Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, gusht 21, 2006

Patrioti Sejdi Veseli i shkruan Ramadan Avdimetaj dhe Flori Bruqit

From : sejdi Veseli
Sent : Monday, August 21, 2006 7:20 AM
To : r_avdimetaj@yahoo.co.uk, bruqi-flori@hotmail.com
Subject : FW: Re: [Art-Cafe] Mos harroni krimet serboslalve kunder shqiptareve

| | | Inbox

Përshendetje!
Duke të përshëndetur përzemërsisht dhe duke të dëshiruar suksese gjithnjë në rritje, të flm për shkrimin dhe njëkohësisht e përgëzoj autorin për shkrimin e goditur!
Puna e palodhshme e autorit të këtij shkrimi në të mirë të të përgjithshmes me ka imponuar rrespektin për te dhe punën e tij!
Përkundër faktit se me ka ngucë disa herë me pa të drejtë, besoj se e ka kuptuar edhe ai, unë ushqej respekt për punën e tij të palodhsme.
Ramadan, mua mund të më ngucë dikush ma pa të drejtë, por kur e vërej se punon për të ardhmen tonë më të sigurt dhe të dinjitetshme, unë falë dhe nuk më pengon që të pranoj publikisht se punon me patos për të ardhmen tonë të përbashkët, që ajo të jetë e sigurtë!
Me nderime dhe qafime vëllazërore Sejdi Veseli

From: Ramadan Avdimetaj <
To: sveseli@hotmail.com
Subject: Re: [Art-Cafe] Mos harroni krimet serboslalve kunder shqiptareve
Date: Fri, 18 Aug 2006 14:20:19 +0100 (BST)

Bruqi Flori < wrote: --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TURQI NË VITIN 1953

-Regjimi komunist jugosllav përmes strukturave pushtetore e sidomos UDB-së,me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stërgjyshore aplikojë format më diskriminuese ndaj tyre në Kosovë dhe viset tjera etnike shqiptare,duke i shfrytëzuar të gjitha kontaktet me shtetet tjera të Ballkanit,për realizimin e këtij qëllimi.

Më 18 .02.1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok... dhe në kuadër të një serie bisedimesh atë vit kryetari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe përfaqësuesi turk :FUAD KYPRILI në Split të Kroacisë nënshkruan një”marrëveshje xhentelmene”,me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave-turke e vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve ...në Turqi.

Për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni kriminal, marshali jugosllavë JOSIP BROZ TITO ngarkoi vetë ALEKSANDËR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar...,shovinist nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve.

Këtë shtab e përbënin,drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ,republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së,si:

1.ALEKSANDËR RANKOVIQ

2.KËRSTO CËRVENKOVSKI

3.SVETISLLAV STEFANOVIQ

4.MILLAN BARTOSH

5.LEO GRISHKOVIQ

6.VOJKAN LLUKIQ

7.MARKO VUCKOVIQ

8.PAVLE JOVIQEVIQ

9.PETAR STAMBOLIQ

10.SLLOBODAN PENEZIQ-KËRCUN

11.GJOKO PAJKOVIQ

12.GOJKO MEDENICA

13.ÇEDO MIJOVIQ

14.SËRBA SAVIQ

15.DUSHAN MUGOSHA

Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Aleksander Rankoviçit (Plenumi i Brioneve,1966) duke mos u duruar një farë "barazie" me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi .

Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.

Shperngulja e shqiptarëve është bërë me këtë dinamikë:

Më 1952 37.000
Më 1953---------------------------- 19.300
Më 1954---------------------------- 17 500
Më 1955---------------------------- 51.000
Më 1956---------------------------- 54.000
Më 1957---------------------------- 57.710
Më 1958---------------------------- 41.300
Më 1959---------------------------- 32.000
Më 1960---------------------------- 27.980
Më 1961---------------------------- 31.600
Më 1962---------------------------- 15.910
Më 1963---------------------------- 25.720
Më 1964---------------------------- 21.530
Më 1965---------------------------- 19.821

Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike .

Ky shtab famekeq i marshalit jugosllavë JOSIP BROZ TITOS vazhdon me krimet ne Kosove!!!

-UDB-a jugosllave në dimrin e vitit 1955/1956 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.

Ky aksion famëkeq ka nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Deçanit,Gjakovës,Rugovës,Drenicës etj.

Në këtë ekspeditë udbeske,nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë,ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë...

Krimet ndaj shqiptareve s´kishin te ndalur,ato vazhduan edhe pas remjes se RANKOVIQIT deri në qershorin e vitit 1999 kur definitivisht Kosova u çlirua nga soldateska serbosllave e kryegjelatit Sllobodan Millosheviçit dhe suitës së tij.

Flori Bruqi

Letra nga Washingtoni/SHBA

From : Albana Ferati
Sent : Saturday, August 19, 2006 2:05 PM
To : ramush_haradinaj@hotmail.com, hashim.thaqi@pdk-kosova.org, demaci@alb-net.com, kleomuca@yahoo.co.uk, rona1@hotmail.com, BeqirS@aol.com, panxhalia@hotmail.com, lidhjashqiptare@yahoogroups.com, djborti@hotmail.it, dark_shadows@hotmail.co.uk, genta_ismaili@hotmail.com, mynameislindsey@hotmail.com, ajjardin@hotmail.com, newsdesk@kosovalive.com, aberiass@yahoo.co.uk, redaksia@sot.com.al, morina.p@lycos.co.uk, benet.koleka@reuters.com, iva77@msn.com, martinleka@hotmail.com, linditagaspri@yahoo.com, bezzieee@hotmail.co.uk, bota-letrare@yahoogroups.com, info@epokaere.com, albertnikolla@libero.it, voltana_ademi@yahoo.com, advertising@tiranatimes.com, sarahjasper5@hotmail.com, sinedadhefjorza@hotmail.com, ipromoteu@gmail.com, info@korrieri.com, ezejnati@msn.com, posta@gazetametropol.com, maro1986@email.it, Moisiu8@aol.com, albanian@bbc.co.uk, aorgocka@juno.com, dvelija@yahoo.com, edmondcali681@hotmail.com, lindita_komani@yahoo.de
CC : xh_haliti@yahoo.com, nmaloku@hotmail.com, nait_hasani@hotmail.com, agim.ceku@ks-gov.net
Subject : RE: [Art-Cafe] Mos harroni krimet serboslalve kunder shqiptareve

Ju pergezoj zoti Bruci per shkrimin qe na solle ne forumin me te lexuar shqiptar.

Sinqerisht,

Prof.dr.Albana BUtyqi-Ferati

Washington DC,19.08.2006.

-------------------------------

From : Albana Ferati
Reply-To : Art-Cafe prane jush
Sent : Saturday, August 19, 2006 1:53 PM
To : art-cafe@alb-net.com
CC : nurishahehulaj@hotmail.com, kryeredaktori@shekulli.com.al, dr_bsllamniku@hotmail.com, nijazipira@hotmail.com, nurhanismani@hotmail.com, sabina.licina@salbatring-int.si, kosovasot2001@yahoo.com, skenderberisha@hotmail.com, shqiponj@hotmail.com, nazmi.bytyqi@raiffeisen-kosovo.com, durakzyrapi885@hotmail.com, naser.rugova@ks-gov.net, shgalica@hotmail.com, raif.gashi@ks-gov.net, ktraboini@msn.com, i_prokshi49@hotmail.com, dr_nazif_ahmeti@yahoo.com, lutfi_zharku@hotmail.com, voci_coci@hotmail.com, mrama67@hotmail.com, mekulige@yahoo.com, isufdedushaj@hotmail.com, spitaliregjional@yahoo.com, enver_hasani@yahoo.com, jahja.lluka@ks-gov.net, skenderkrasniqi@aol.com, zeqirjah@hotmail.com, drlebibehashani@hotmail.com, nezir_s@hotmail.com, dr_krasniqi2001@yahoo.com, vera_era8@hotmail.com
Subject : Re: [Art-Cafe] Mos harroni krimet serboslalve kunder shqiptareve

| | | Inbox

--- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---

z.Bruci,

Te pergezoje per shkrimet tua te nduardurta qe po na i sjelle keto dite vere ne blogun tone virtual.
Informacionet tua ditore jane shume te vlershme per ne qe jetojme ne diaspore.

Shkrimet e tilla jane te dores se pare dhe te pa censuruara sic bejne disa nga redaktoret e mediave ditore dhe elektronike ne Kosove dhe gjetke.

Ky shkrim qe na solle sot eshte deshmi se Qeveria Jugosllave ne teresi dhe ajo serbe ne vecanti kane qene Qeverite me te ndyra te ceshtjes sone madhore.Prandaj baballaret tane e kane kuptuar mire se kush eshte shkau...

Do te ishte mire qe edhe kafepiresit tjere te sjellin tema te tilla.Per lakmi eshte edhe publicisti yne Seradin Berisha i cili here pase here ne art-cafe po sjellin shkrime te rendesishme historike,ashtu si edhe ti qe na solle kete shkrim.

Poashtu e pergezoje sinqerisht edhe moderatorin tone Dritan(Tan)Mezinin i cili ka guximin intelektual dhe kombetare te servoje dhe moderoje shkrime te tilla te lexueshme dhe konstruktive.

Zoti Bruci,sinqerisht une te pergezoje per guximin dhe dijen tende prej nje eruditi ,qe gadi cdo dite po na sjelle tema te freskta pothuaja ne cdo lemi,kulure,politike,shkence,sport etj.
Ne fund edhe nje here te uroje shendet dhe pune te mbare.

Sinqerisht,

Dr.sci.Albana Bytyqi-Ferati

Washington DC,19.08.'06

From: "Bruqi Flori"
Reply-To: Art-Cafe prane jush
To: art-cafe@alb-net.com, bruqi-flori@alb-net.com
Subject: [Art-Cafe] Mos harroni krimet serboslalve kunder shqiptareve
Date: Thu, 17 Aug 2006 23:15:29 +0000

--- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TURQI NË VITIN 1953

-Regjimi komunist jugosllav përmes strukturave pushtetore e sidomos UDB-së,me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stërgjyshore aplikojë format më diskriminuese ndaj tyre në Kosovë dhe viset tjera etnike shqiptare,duke i shfrytëzuar të gjitha kontaktet me shtetet tjera të Ballkanit,për realizimin e këtij qëllimi.

Më 18 .02.1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok... dhe në kuadër të një serie bisedimesh atë vit kryetari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe përfaqësuesi turk :FUAD KYPRILI në Split të Kroacisë nënshkruan një”marrëveshje xhentelmene”,me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave-turke e vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve ...në Turqi.

Për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni kriminal, marshali jugosllavë JOSIP BROZ TITO ngarkoi vetë ALEKSANDËR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar...,shovinist nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve.

Këtë shtab e përbënin,drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ,republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së,si:

1.ALEKSANDËR RANKOVIQ

2.KËRSTO CËRVENKOVSKI

3.SVETISLLAV STEFANOVIQ

4.MILLAN BARTOSH

5.LEO GRISHKOVIQ

6.VOJKAN LLUKIQ

7.MARKO VUCKOVIQ

8.PAVLE JOVIQEVIQ

9.PETAR STAMBOLIQ

10.SLLOBODAN PENEZIQ-KËRCUN

11.GJOKO PAJKOVIQ

12.GOJKO MEDENICA

13.ÇEDO MIJOVIQ

14.SËRBA SAVIQ

15.DUSHAN MUGOSHA

Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete
jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Aleksander Rankoviçit (Plenumi i Brioneve,1966) duke mos u duruar një farë "barazie" me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi .

Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.

Shperngulja e shqiptarëve është bërë me këtë dinamikë:

Më 1952 37.000

Më 1953---------------------------- 19.300
Më 1954---------------------------- 17 500
Më 1955---------------------------- 51.000
Më 1956---------------------------- 54.000
Më 1957---------------------------- 57.710
Më 1958---------------------------- 41.300
Më 1959---------------------------- 32.000
Më 1960---------------------------- 27.980
Më 1961---------------------------- 31.600
Më 1962---------------------------- 15.910
Më 1963---------------------------- 25.720
Më 1964---------------------------- 21.530
Më 1965---------------------------- 19.821

Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike .

Ky shtab famekeq i marshalit jugosllavë JOSIP BROZ TITOS vazhdon me krimet ne Kosove!!!

-UDB-a jugosllave në dimrin e vitit 1955/1956 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.

Ky aksion famëkeq ka nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Deçanit,Gjakovës,Rugovës,Drenicës etj.

Në këtë ekspeditë udbeske,nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë,ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë...

Krimet ndaj shqiptareve s´kishin te ndalur,ato vazhduan edhe pas remjes se RANKOVIQIT deri në qershorin e vitit 1999 kur definitivisht Kosova u çlirua nga soldateska serbosllave e kryegjelatit Sllobodan Millosheviçit dhe suitës së tij.

Flori Bruqi

BIL KLINTON –DËSHTOJ NË KEK?

Për sportin shqiptar në veçanti mund ti veçojmë në këtë shkrim sportistët :

Shaban Terrstena (fitues i medaljes se artë në lojërat olimpike në mundje ); Shaban Sejdiu(mundës);Xhevat Prekazi, Fadil Vokrri(futbollistë) Nazif Gashi, Mehmet Bogujevci, Xhevdet Peci ; Aziz Salihu(boksierët e klubit të Prishtina); Enver Idrizi,Ajvaz Berisha(karatistë) etj.

Kush është Aziz Salihu ?

Azizi lindi më 1. maja 1954 Gjatë kohës kur ishte boksier i KB Prishtina disa herë ishte kampion i Jugosllavisë. Ka marrë pjesë në Olipiadë ku ka prezentuar reprezentacionin Jugosllavë dhe është shpërblyer me medaljen e bronztë(Lojrat Olimpike XXIII, Los Anxheles 1984.).
Kush ishin fituesit e Lojrave Olimpike në vitin 1984 sipas web faqes: http://66.249.93.104/search?q=cache:gpfWsMVls5gJ:www.ibhof.com/ibhfoly.htm+aziz+salihu&hl=sq&ct=clnk&cd=12 janë sa vijon:
1984
Gold: Tyrell Biggs, USA
Silver: Francesco Damiani, Italy
Bronze: Aziz Salihu, Yugoslavia
Bronze: Robert Wells, Great Britain

Telegram ngushllimi i Aziz Salihut, drejtuar opinionit për vdekjen e Dr.Ibrahim Rugovës ,këti bokseri dhe klubit të tij po i kushton më sa duket bukur shumë Klubit të boksit Prishtina,gjegjsisht kryetarit të tij z.Aziz Salihu.

Citojmë nga web faqja virtuale teelgramin e Aziz Salihut sa vijon:

Aziz Salihu: Presidenti Rugova është i pazëvendësueshëm

Klubi i Boksit "Prishtina": Humbem njeriun e urtë, bujar, një President të zotin dhe mençur. Me këtë rast nuk keni humbur vetëm ju njeriun e shpirtit, por ka humbur e gjithë Kosova në momentet më vendimtare për Kosovën.Ai e përkrahu sportin kosovar, duke na mbështetur në të gjitha përpjekjet tona, për ta përfaqësuar në mënyrë të denjë sportin kosovar para syve të botës. Presidenti Rugova është i pazëvendësueshëm, thuhet në mesazhin e Aziz Salihut, kryetar.
http://www.trepca.net/2006/01/060123_deklarata_dhe_mesazhe_vdekja_presidentit_na_preku_thelle.htm
Më datën 4 gusht të këtij viti kryetari i Boks klubit “Prishtina” z.Aziz Salihu,dërgoj Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës(KEK) një shkresë ku në mes tjerave bokseri i njohur kosovarë shkruan”Klubi i boksit”Prishtina” ,është klubi më I mire në Kosovë,me bokserë më cilësorë…Klubi I boksit }Prishtina”,dikur kishte një emër të madh në boksin kosovarë.Ky Klub sivjet më datën 8 shtator 2006 në Pallatin e Rinisë dhe Sportëve në prishtinë organizon turneun ndërkombëtarë të radhës më emrin e çliruesit të Kosovës:”Bill Klington”.Në ketë turne pritët të vijnë bokserët më të mire ndërkombëtarë nga Shqipëria,Bullgaria,Bosna dhe Hercegovina,Kroacia,Irlanda dhe disa Klube kosovare.
P[ër të realizuar këtë turne Aziz Salihu ,kërkon nga KEK-u dhe disa organizata tjera sponzorë për pagesën e premive të bokserëve(24 bokserë),delegatëve dhe gjyqtarëve që kushtojnë disa qindra mija euro.Por për fat të keq nga KEK-u në adresë të zotit Aziz Salihu erdhi letra e dates 8.9.2006 z. John Ashleu,drejtor –menaxher i KEK-ut më numër 4192 në të cilën REFUZOHET donacioni për nder të ditëlindjes së Bil Klingtonit ,më këto fjalë:
Citojmë:
Kosovo Energy Corporation J.S.G
Nr.4192 Date:08.08.06
Prishtina

To:Mr.Aziz Salihu
From:John Ashley
Managing Director of KEK

Dear Mr.Salih,

I refer to your request for sponsorship date 4/08/2006.
The KEK executive Board considered your request on its mecting of 7/08/2006,however due to the diffieult financial circumstances in the company we ars unable to assist you at this stage.

John Ashley
Managing Director

Azis Salihu i rezignuar sot në Byfenë e restorantit “Grand” Prishtina tha:”Vallë as KEK-u,PTK-ja dhe disa biznesmenë Kosovarë nuk kanë para të japin për Sportin Kosovarë dhe ditëndjen e të madhit Bil Klington?...
Të dashur lexues kudo që jeni,
Ti ndihmojmë Aziz Salihun ,që të mos pimë nja 3 ditë nga një kafe të mengjesit që në xh.ll. e tij më numër 1201001010131028 (Aziz Salihu,kryetar i BOX CLUB”Prishtina) xh.ll.që ndodhët në Banken e Re të Kosovës-Prishtinë ,ti ndihmohet këtij Klubi për organizmim e turneut ndërkombëtar “Bill Klinton”.

Prishtinë,21.08.2006. Mr.sci.Flori Bruqi

http://www.croatia.ch/sport/prilozi3/040513.php
Kurse materjali tjetër është shfrytëzuar nga faqet virtuale:
www.olympic.it/italian/event/id_27296/year_1984 -
http://www.olympic.it/english/event/id_27296/year_1984
http://www.databaseolympics.com/players/playerpage.htm?ilkid=AZIZSAL01
http://www.databaseolympics.com/country/countrypage.htm?cty=YUG
http://www.vreme.com/cms/view.php?id=187098
http://www.okscg.org.yu/i12301.htm
http://www.ibhof.com/ibhfoly.htm

UTOPIA E BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE NDAJ CËSHTJES SHQIPTARE

UTOPIA E BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE NDAJ CËSHTJES SHQIPTARE

Pas përfundimit të luftës së ftohtë (1948-1989) ndërmjet dy superfuqive botërore (SHBA-së dhe BRSS-së, procesi i çarmatimit mbetet çështje kyç në sistemin shtetëror dhe në rendin e bashkësisë ndërkombëtare në dimensione të përbotshme. Fenomenologjia e këtij procesi është manifestuar edhe me rastin e zhbërjes së ish-BRSS-së dhe ish-RSFJ-së. Si rrjedhim i krijimit të shteteve të reja në hapësirat e këtyre dy shteteve sllave, përkatësisht për njohjen e subjektivitetit të tyre ndërkombëtar, Bashkimi Evropian(BE-ja) ndër të tjera, u kishte vënë kusht që, në mënyrë të prerë t’i merrnin për sipër të gjitha detyrimet e shteteve të tyre paraprake lidhur me procesin e çarmatimit dhe të mospërhapjes së armëve dhe armatimeve bërthamore. Mirëpo, në këtë kontekst nuk është arritur objektivi dhe imperativi i plotë i Bashkimit Evropian, dhe i bashkësisë ndërkombëtare, sepse si Rusia, ashtu edhe Jugosllavia(Serbia+Mali i Zi) pavarësisht nga deklarimet e tyre zyrytare të marrjes përsipër të obligimeve të ish-shteteve të tyre (BRSS dhe RSFJ), si dhe pavarësisht nga agresionet e tyre ndaj popujve të tjerë (Çeçenia..., etj.; Kroacia, Bosnja dhe Kosova) nuk i kanë përmbushur ligjërisht kërkesat e BE-së dhe të OKB-së lidhur me procesin e çarmatimit dhe të reduktimit të tyre të armatimeve dhe të armëve, sidomos të atyre kimike-biologjike dhe bërthamore, të cilat e rrezikojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan dhe në Evropë, por edhe më gjerë, në përmasa globale të bashkësisë ndërkombëtare.

Shikuar në retrospektivën e historikes së marrëdhënieve shqiptare serbosllave në Ballkan, “dekretligji” i theksuar është i barasvlershëm me dekretligjet e grumbillimit të armëve dhe të konvertimeve të shqiptarëve në trevat e Shqipërisë Etnike, të aprovuara dhe të zbatuara nga regjimet militariste të Malit të Zi (në kohën e mbretit Nikollë) dhe të Serbisë (në kohën e kryeministrit, Nikolla Pashiq), të cilat kanë qenë në funksion të kolonizimit dhe të pacifikimit të shqiptarëve dhe të tgrojeve etnike të tyre, që nga viti 1912 e deri më sot. Pikërisht, duke marrë për bazë një “strategji ligjore” të atillë të princërëve dhe të mbretërve të Serbisë dhe të Malit të Zi, paraprakisht të sugjeruar, të ndërtuar dhe të planifikuar në hollësi nga klerikët e Kishës Ortodokëse Serbe, erdhi në shprehje politika dhe praktika gjenocidale antishqiptare e diktatorëve Josip Broz Tito,Aleksandër Rankoviq, akademikëve serb Qubrilloviq ,Dobrica Qosiq ,Luba Tadiq,fAntonije Isakoviq ,fashist serbomadh, Slobodan Milosheviq, i cili vidq n Burgun e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krime të luftës kundër njerëzimit në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Shpërngulja, konvertimi, internimi, vrasjet, masakrat, djegia e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, torturat, persekutimet masovike të shqiptarëve, duke mos kursyer foshnja, fëmijë, gra, pleqë, apo të rinj shqiptarë)mbi popullin duarthatë-të çarmatosur shqiptar.
Ndër të tjerë, shmebuj të këtillë drastikë të grumbullimit të armëve të shqiptarëve ishin edhe Aksioni i armëve i dimërit tragjik të vitit 1956, ku me këtë pretekst të murkulluar dhe të rrejshëm me qindra-mijëra shqiptarë shpërngulen kryesisht në Turqi (300 mijë), vriten, plagosën, burgosen, (sipas dëshmive dhe dëshmitarëve të rrjeshëm kolaboracionistë) hendikepohen përjetësisht në prani të familiarëve të tyre, në shtëpitë e tyre, në vende pune, në shkolla, në fakultete dhe nëpër kazamatet famëkeqe jugosllave nga OZNA dhe UDBA e Josip B. Titos, e Aleksandër Rankoviqit dhe e Slobodan Peneziq-Kërcun etj., si dhe Aksioni më i ri i grumbullimit të armëve të shqiptarëve i vitit 1989, që identifikohet me urdhërat, me ligjet dhe me kushtetutat e Serbisë së madhe gjakatare të Slobodan Milosheviqit, të cilët përjetojnë të njëjtën “golgotë” ankthi, të heqjes së drejtës së jetës, të shpërnguljes së “vullnetshme” të afro 1.000.000 shqiptarëve në Evropë dhe nëpër vende të ndryshme të botës. Ky ishte emëruesi i çdo bilanci të statistikës së aksioneve të grumbullimit të armëve të shqiptarëve si në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi-pacifikimi dhe gjenocidi mbi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike, si proces historik i Serbisë së Madhe dhe i partnerëve të saj “selxhukë” sllavë të Ballkanit.

Gjatë gjithë fazave të derisotme historiko-politike të marrëdhënieve shqiptare-jugosllave në Ballkan, fenomeni i çarmatimit të shqiptarëve ka qenë element prioritar i politikës pushtuese dhe i doktrinës strategjike e diplomatike ushtarake të Serbisë dhe të Malit të Zi për t’i pacifikuar më lehtë shqiptarët dhe territoret e tyre të Shqipërisë Etnike. Këto “eksperimente” politiko-ushtarake me shqiptarët, Serbia dhe Mali i Zi i kanë zhvilluar që nga viti 1912, kur me ndihmën e fuqive të mëdha evropiane, e pacifikojnë gjysmën e territorit të Shqipërisë Etnike. Këtë proces historik-militarist janë duke u orvatur ta vazhdojnë edhe sot ndaj shqiptarëve në Kosovë (eliminimin e UÇK-së-TMK-së) edhe pse kjo gjendet në mbrojtjen e protektoratit ndërkombëtar të OKB-së, si dhe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, të cilët që nga invadimi i Shkodrës (1913), i Ulqinit, i Tivarit, i Plavës i Gucisë, i Hotit dhe i Grudës janë të çarmatosur dhe të kolonizuar brutalisht nga terrori gjenocidal shtetëror i Malit të Zi(edhe tash kur shteti MZ është pavarsuar nga Serbia “demokratike”Tadiq-jane).

Fundja, rishfaqja dhe “inaugurimi solemn” i procesit politiko-ushtarak të çarmatosjes së shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, nuk premton kurrfarë optimizmi për “shkrirjen e akullit” të ideologjisë nacionaliste sllavomaqedone, kur është fjala për njohjen eksplicite të së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve si komb me të drejta të barabarta sikurse populli maqedon në territorin e “kontestuar” të Shqipërisë Etnike.

Ekziston rreziku, që paradigma “e re e vullnetshme” e grumbullimit të armëve të shqiptarëve në Maqedoni, të rishfaqet edhe në hapësirat shqiptare në Republikën e Malit të Zi. Mirëpo, subjektet politike shqiptare, nevojitet të jenë të vetëdijshme dhe vigjilente në tërheqjen e potezave politikë në përballimin e një rreziku të këtillë, që në thelb për statusin politik dhe kombëtar të shqiptarëve si në Mal të Zi, ashtu edhe në Maqedoni është vetëm një modus vivendi, që nuk garanton kurrfarë perspektive në avancimin e çështjes së shkolonizimit shekullor të tyre. Përkundrazi, ripërsëritja e fantazmës së procesit historik të grumbullimit të armëve të shqiptarëve nga ana regjimeve kolonilaiste serbomalazeze e maqedone, ka për qëllim parësor, që me “bekimin” e bashkësisë ndërkombëtare, të risanksionojë strategjinë e pacifikimit dhe efeketet e teorisë “lebensraum” mbi kurrizin e shqiptarëve dhe të territorit të tyre etnik, duke krijuar kështu paradokse dhe “teori të reja” kompnesimi në disfavor të lirisë, të sigurisë dhe të ekzistencës së qenies së përgjithshme shqiptare në Ballkan,thotë profesori ynë i mirënjohur Dr. Dr.Mehdi HYSENI.
Dhe krejt në fund si përkujtim për lexuesin:
Nocioni “çarmatim” nënkupton dy elemente kryesore: (1) kufizimin e armatimeve dhe (2) reduktimin e armatimeve ekzistuese nga ana e palëve të të gjitha shteteve, të përfshira në kuadrin e një marrëveshjeje të caktuar, që janë në funksion të krijimit dhe të mbrojtjes së sigurisë dhe të paqes ndërkombëtare.
Në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare përkufizimin e “çarmatimit”, e gjejmë që në Paktin e Lidhjes së Kombeve (1919), ku në nenin 8 paragrafi 1 decidivisht, thuhet: “ ruajtja e paqes kërkon zvogëlimin e armatimeve në minimum të nevojshëm për sigurinë kombëtare të shteteve, si dhe për përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare përmes veprimit të tyre të përbashkët”. Gjithashtu, më pastaj nocionin e “çarmatimit” e ndeshim edhe në dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara( neni 11 /1/), si dhe në një sërë traktatesh e konventash ndërkombëtare lidhur me çarmatimin, sigurinë dhe paqen ndërkombëtare. Mirëpo, kur është fjala për efektet e 100% pozitive të “çarmatimit të tërësishëm”, përvoja dhe praktika e derisotme e historisë së marrëdhënieve poliitke ndërkombëtare ka dëshmuar se, zhdukja në tërësi e fenomenit të çarmatimit ishte vetëm një utopi (Charles Rousseau, Le droit des conflicts arme, Paris, 1983, f.537).

Carmatimi dhe të demilitarizimi I tërësishëm I Serbisë,MZ ,Maqedonisë (të cilat disponojnë arsenal ushtarak të pakufizuar të të gjitha llojeve, duke përfshirë edhe armë kimike-bilogjike,ndofta edhe berthamore ) aksionet e tjera me karakter lokal dhe të njëanshëm etnik, sikurse që po veprohet herë pas herë kundër shqiptarëve në Kosovë (si rrjedhim i ndikimit dhe i infiltrimit të propagandës së ndyrë luftarake subversive të Serbisë dhe i Kishës Ortodokëse Serbosllave , si forcë centrifugale e ndërmarrjes së çdo aksioni politik a propagandistik në kompremetimin dhe vënien nën hipotekë të shqiptarëve para Policisë së UNMIK-ut dhe KFOR-it, përkatësisht bashkësisë ndërkombëtare e ne veçanti tash para BE) dhe në Republikën e Maqedonisë kundër shqiptarëve, do të jenë vetëm dështim dhe utopi të bashkësisë ndërkombëtare për vendosjen e rendit demokratik pluralist, të drejtësisë, të sigurisë, të stabilitetit dhe të paqes në Ballkan, përkatësisht në Evropën e “integruar” Juglindore, sepse kanë për qëllim të fundit ripacifikimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Flori Bruqi

Sa e embel sa e mire…

Nuk duhet të jesh ekspert i gjuhës shqipe për të parë se në mediat tona elektronike dhe të shkruara nuk i kushtohet kujdes i duhur përdorimit të drejtë të saj.

Në shumë raste për shkak të pakujdesisë e në disa raste edhe për shkak të mosdijes, në mjetet tona të informimit hasim përplot fjalë e shprehje në mënyrë të gabuar.

Disa drejtues të emisioneve të ndryshme në radiot e televizionet tona sa për të bërë më “kallaballëk” fjalë, e kanë bërë shprehi të thonë:
“Rikthehemi sërish në studio” – Radio Kosova, më 26.10.2003, programi për bujqësi. Fjala rikthehemi, apo sërish, njëra është e tepërt.

“Këta ishin disa nga titujt e të përditshmeve tona ditore”- Radio Dodona, 26.01.2004, ora 8.30. Fjala ditore, është e tepërt.

…të bashkëbisedojmë së bashku… Radio 21, më 2.10.2004. Programi i natës.…së bashku, është e tepërt.

Bëhen edhe gabime të natyrave të tjera si:

...kanë japur votat e tyre... -Shpesh në emisionin “Hiti i ditës”, Radio Kosova. Duhet të thuhet: Kanë dhënë, e jo kurrësesi kanë japur.

..filxhana për kafe të vjetra – Radio Drenica, dhjetor 2003. Do të duhej: Filxhana të vjetër të kafesë.

“Në kinemanë e qytetit ABC”- Radio Kosova, më 17.01.2003, ora 10,00. Duhet: Në kinemanë ABC të qytetit.

...në shkollën fillore të qytetit “Meto Bajraktari”, sot filloi mësimi... Radio Kosova, më 20.10.2003, ora 8,00.

Duhet: Në shkollën fillore “M. Bajraktari”, të qytetit...
...arsimtarët të pakënaqur me lartësinë e tyre të pagave- Radio Kosova, 26.01.2004, ora 11.00.

Këtu është fjala për lartësinë e pagave, e jo për lartësinë e tyre,( të arsimtarëve).

“Ora 8 e 21 minut” – Radio Kosova, më 24.12,2003. Duhet të thuhet 21 minuta.

“Ora 24 e 8 minuta, së bashku me ju do të jemi deri në orën 24 e 3o minuta”.

Radio Kosova, programi i natës, 7.12.2002. ( Sipas drejtuesit të emisionit, pas 30 minutash, ora do të jetë 25:00)

Ndrimi i tiketave -Star Bingo, shkruhet çdo javë në anën e sipërme të ekranit , në TV 21.

Duhet : Ndërrimi...

“Radiotelevizioni i Kosovës është në shërbim të audiencës së saj” ,

Radio Kosova, më 23.09. 2004, në emisionin “Dëshirat e dëgjuesve”.

Duhet: Në shërbim të audiencës së tij.

Druri i gjatë 6 m e 700 cm… Radio Dukagjini, më 14.10. 2004, ora 11,00. Kështu u përsërit shumëherë gjatë emisionit të kuizit.

Edhe nxënësit e fillores e dinë se 700 cm, bëjnë shtatë metra. Druri, në këtë rast në vend të 6 m e 70 cm, na del 13 m i gjatë.

Ja edhe një shembull i përkthimit keq të një filmi në KTV, nga Sudio “Tre Yje”, më 07.05. 2004, pas mesnate.

S`mund ta lëjmë...(duhet, ta lëmë) motra yte... (duhet, jote), ka mundur të është ndryshe...(ka mundur të jetë), pse se merr... (s`e), punëtorët si vrasin...(s`i), do ti vërtëtoj...(t`i vërtetojë), mi jepni...(m`i), tëne...(tënde).
Kështu është kur gjuha në vend që të mbrohet me ligj, qoroditet pa mëshirë nga kuleret e ndryshem -njerëzit që punojnë e paguhen në radiot dhe televizionet tona(RTK,RTV21,Koha vizion etj).

Për fat të keq, kështu ndodh edhe në Shqipëri edhe pse shumëkush mendon se atje flitet më mirë dhe shkruhet bukur gjuha shqipe(TV Klan;RTSH;AL SAT etj).

Flori Bruqi