Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, shkurt 25, 2006

Flori Bruqi:Buletin nr.11 per virusin Influenza Flu avian (H5-N1(

Gripi i shpendeve krijon shqetesim ne BOTE






Avian and Human Influenza(Buletini nr.11)




Autor i buletinit: Mr.sc.Flori Bruqi
Vërejtje mbi të drejtën autoriale:
Përdorimi i botimeve të FLOMED-it,FLOART-it,FLORI-PRESS-it, i kane ekskluzivisht web faqet Art-café ,www.kumanova.li ,www.shqip-dk,www.frosina.org ,www.metaforapoetike.de.vu, http://gjuhashqipe.blogspot.com ,nga mjetet e informimit kane te gjitha ato nese citohet burimi i informimit ….
Pa lejen paraprake me shkrim të autorit FLORI BRUQI është i ndaluar botimi i tersishem apo i pjeseshem i ketij Buletini.
Keqpërdoruesit rrezikojnë ndjekje penale sipas ligjeve nderkombetare në fuqi mbi të drejtën autoriale.
Kontakto ne e-mail ; < bruqi-flori@hotmail.com> ose
apo tel/cel : ++377-44-123-531 ose tel/fax:++381-38-516-064 për të konsultuar kushtet e përdorimit të lajmeve dhe shërbimeve të tjera.
Ky informacion ju dergohet ekskluzivisht institucioneve te larta shendetesore ne etnikumin shqiptare , zyrtareve te larte shendetesore te Shqiperise,Kosoves si dhe figurave eminente te shkences shqiptare dhe boterore.
Poashtu njoftojme opinionin e gjere se Buletinet tona(nga nr.1 deri ne 11 jane marre
nga disa agjensi lajmesh dhe web faqesh virtuale me reputacion boterore).
Shkrimet tona me te madhe jane duke u lexuar , studiuar nga epidemiologet,
mjeket,veterinaret,infermieret shendetesor ,studentet,teknologet e lemijve te ndryshme si dhe lexuesi i rendomte…
Sugjerimet e dhe verejtjet e juaja shkencore i mirepresim….
Me respekt
Autori i buletinit numer 11.
---------------------------
Shteti i Kosoves qe nga tetori i vitit te shkuar ka filluar te marre masa per te parandaluar shperthimin e nje epidemie te gripit te shpendeve, nje epidemi qe deri tani ka prekur miliona pula si dhe grupe te vegjel njerezish ne vende te Azise,Afrikes,Evropes.
Mediat e shkruara dhe elektronike kosovare thone se Kosova ka ndaluar importimin e shpendeve nga rajoni dhe bota. Edhe Qeveria e Kosoves(Shtabi Emergjent i Krizave) ka marre masa per parandalimin e kesaj semurje vdekjepruese per shpeze. Shtabi Emergjent ne nivel te Qeverise se Kosoves (MSH , MBPZHRK,IKSHPK etj) u ben thirrje autoriteteve lokale te mos frigohen ,por nese paraqitet ndonje raste ate ta izolojne….
Disa nga Spitalet kosovare me te madhe kane filluar te furnizohen me preparate dezinfektuese te kompanise se njoftun farmaceutike-kimike “Borer chemie AG”-Zvicer(perfaqsues i se ciles eshte distributori i kompanise Flomed,Prishtine:038-516064)






Ky lloj virusi mund te perhapet nga shpender tek njerezit dhe Organizata Boterore e Shendetesise ka paralajmeruar se ai mund te jete me i rrezikshem se sarsi.
Kosova zbaton plotesisht, direktiven e Bashkimit Evropian, nr 92/40/EEC".
Qeveria kosovare si dhe Shtabi emergjent i krizave thote se "deshiron te beje me dije se eshte e njohur boterisht, qe Kosova ka zbatuar dhe zbaton plotesisht, direktiven e Bashkimit Evropian, nr 92/40/EEC"… Me tej, ajo shton: "Ne kete menyre, cdo lloj alarmi eshte i pajustifikueshem,tash p[r tash ngase ne Kosove per momentin nuk eshte zbuluar te shpezet ase te njerzit virusi H5N1"Komisioni Evropian i ka autorizuar Francën dhe Holandën që të mbikqyrin fushatën e vaksinimit nëpër ferma, si masë për të penguar përhapjen e gripit të shpezëve.

Ky hap pasoi thirrjet e presidentit francez, Jacques Chirac, drejtuar qeverisë, që ta zbusë frikën e konsumatorëve nga sëmundja e gripit. Shitja e produkteve të shpezëve në Francë ka rënë për 30 përqind nga java e kaluar.







Pas zbulimit te nje rasti te dyte te gripit te shpendeve te rosat e egra ka filluar vaksinimi i shpeseve shtepiake.Ne fillim pritet qe te vaksinohen 900 mije shpese te ketilla.Ne nderkohe eshte zbuluar edhe rasti i pare i dyshimit ne nje ferme franceze.Ne Gjermani ka zera, qe kerkojne qe 20 perqind te popullesise ti mundesohen marrja e medikamenteve perkatese per mbrojtje nga virusi i shpendeve(Flomed,23.2. 2006.)
BE lejon përdorimin e ilaçit Tamiflu për fëmijët
Bashkesia Evropiane(BE) ka vendosur që të lejojë përdorimin e ilaçit kundër gripit të shpezëve- Tamiflu – tek fëmijët e moshës 1 deri 12 vjeç, duke ndjekur kështu hapin e SHBA-ve të Dhjetorit 2005(Flomed,25.2.2006)



Shtetet e BE takohen ne Vjene

Siq njofton korrespondenti yne nga Vjena,Zeke Rexhepaj , i cili thote se”...ministra të shëndetësisë nga 25 shtete anëtare si dhe Kroacia, Turqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania do të takohen me ekspertë të OKB-së në Vjenë për të diskutuar problemin e gripit të shpendëve. Ministrja austriake e shëndetësisë, Maria Rauch Kallat, vendi i të cilës ka presidencën aktuale të BE-së, ka kërkuar të ulë shqetësimet për përhapjen e sëmundjes.

Ajo thotë se për momentin nuk ka kërcënim tek shëndeti i njerëzve, por ajo shtoi se kontaktet me zogj të sëmurë duhen shmangur. Ajo tha se megjithë faktin se numra të shumtë shpendësh të egër fluturojnë në Evropë çdo ditë, janë parë shumë pak raste të sëmundjes. Ministrja austriake tha se ministrat do të hanin mish pule në drekë për të dërguar sinjalin te konsumatorët se mishi i pulës nuk ka rrezik të hahet”...(Flori –Press,24.02.2006)

VIRUSI H5N1 NE ITALI , GREQI….

Autoritetet zyrtare zbuluan se mjellmat e ngordhura ishin infektuar nga virusi vdekjeprures
Ministri italian i Shendetesise, Francesco Storace, njoftoi dje se ne disa krahina te vendit te tij jane zbuluar disa raste te virusit vdekjeprures H5N1. Ai njoftoi se virusi eshte zbuluar tek disa mjellma, ne krahinat jugore te Italise. Nderkohe, edhe ministria greke e Bujqesise ka konfirmuar se tri mjellma kane ngordhur nga virusi i gripit ne veri te vendit. Keto jane rastet e para te virusit ne Greqi dhe Itali.
Vendet e BE-se, tashme jane bere vatra te prekura nga virusi vdekjeprures H5N1 i gripit te shpendeve. Ekspertet e ministrise greke te bujqesise raportuan se virusi eshte gjetur ne mjelma te egra ne veri te vendit. Ministria italiane e shendetesise gjithashtu konfirmoi se dy mjelma qe u gjeten te ngordhura ne Sicili ishin te infektuara me virus. Ndersa testet vazhdonin, shkencetaret ne laboratorin e Padoves ne veri te Italise dyshonin se behet fjale per te njejten shtame te gripit qe u gjet tek shpendet ne Azi. Ata thone se askush nuk ka vdekur nga ata qe e kane marre gripin prej shpendeve te egra.

Jane bere analizat e 17 shpendeve shtegtare te semure ose qe kane ngordhur ne rajonet e Pulias, Kalabrise dhe Sicilise. Autoritetet shendetesore ne vend ishin te pergatitura per mundesine qe zogjte shtegtare ta sillnin gripin e shpendeve ne Itali. Organizata e OKB-se per ushqim dhe Bujqesi, FAO ka paralajmeruar kete jave se gripi i shpendeve tashme ka mberritur ne vendet fqinje me Turqine. Mjelmat qe mendohet se riktheheshin ne Evrope nga Rusia mund te kene fluturuar deri ne jug te Italise per shkak te te ftohtit te pazakonte ne kete periudhe te vitit. FAO paralajmeroi gjithashtu se ne periudhen e pranveres gripi i shpendeve mund te perhapej edhe ne Evrope, pas shtegtimit te shpendeve nga vendet lindore. Turqia ishte vendi qe vuajti se fundi pasojat e gripit te shpendeve, per shkak te disa zonave ku u shfaq virusi tek shpendet, si dhe regjistroi disa viktima ne njerez, te cilet e kane marre virusin nga shpendet e semura. Deri me tani akoma nuk eshte zbuluar asnje rast ku virusi H5N1 te jete transmetuar nga njeriu tek njeriu. Shkencetaret i tremben ndonje mutacioni te mundshem te H5N1, e sidomos transmetimit nga njeriu tek njeriu qe do te sillte pasoja katastrofike. Deri me tani gripi i hpendeve u ka marre jeten rreth 88 personave ne te gjithe boten.

Perhapja e gripit te shpendeve ne Evrope

Gjithashtu dy dite me pare zyrtaret e shendetesise ne Azerbaixhan konfirmuan se shpendet e ngordhur, te gjetur pergjate brigjeve te Detit Kaspik, ishin prekur nga virusi H5N1. Njoftimin e dha Ministri i Shendetesise i Azerbaixhanit duke shtuar se ne vendin e tij nuk ka ndonje rast mes njerezve. Edhe ne Afrike eshte zbuluar nje vater infektimi nga virusi vdekjeprures. Nje ekspert i Organizates Boterore te Shendetesise tha se zyrtaret jane te shqetesuar se virusi eshte perhapur nga Azia ne Rusi, Ukraine dhe gjetke. Autoritetet ne Bullgari, Greqi, Rumani po ashtu kane raportuar raste te gripit te shpendeve. Qe nga viti 2003 rreth 90 individe ne vendet e Azise juglindore, Kine dhe Turqi kane gjetur vdekjen te prekur nga ky virus(Flori-Press,23.02.2006)
MUNGESA E FONDE …

Qe Shqiperia dhe Kosova te jete ne gjendje te perballoje nje situate te mundshme te shperthimit te epidemise se gripit te shpendeve, atyre ju nevojiten patjeter fonde nga donatore te huaj.Fjala vjen Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit ne Republiken e Shqiperise disponon vetem me nje pjese te tyre per te dale nga kjo situate. Ka qene vete ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, i cili ne takimin e fundit te zhvilluar nga Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit ka kerkuar ndihma logjistike nga donatoret e huaj duke filluar nga maskat e deri tek ilaqet dhe dezinfektuesit. Ndersa te gjithe perfaqesuesit e agjencive te huaja ne takim e fundit u prononcuan per gatishmeri per mbeshtetje konkrete, e cila per pjesen me emergjente te nevojave te behet konkrete brenda pak kohe. Ministri Gjana apeloi per ndihme donatoret dhe iu drejtua konsumatorit qe te mos bjere pre e panikut dhe keqinformimit. Gjithashtu, ai siguroi prodhuesit vendas dhe konsumatoret se ne Shqiperi nuk ka asnje rast te shfaqjes se gripit te shpendeve. Gjithe rastet e reklamuara si te dyshimta qe nga Saranda ne Kukes jane ekzaminuar dhe ka rezultuar se Shqiperia s(ka grip shpendesh, por eshte prezent prane kufijeve tane duke mos perjashtuar ardhjen e virusit ne vend. Nje nga kerkesat e kesaj ministrie ne Keshillin e Ministrave ka qene shtimi i numrit te specialisteve veterinare ne te gjitha pikat e kalimit kufitar dhe ne lagunat e vendit ku dhe rreziku i shfaqjes se gripit te shpendeve eshte me i madh. Ministri Gjana ka kerkuar nga qeveria te miratohet kerkesa per te rritur numrin e specialisteve ne zonat rurale. Kurse per te mbrojtur jeten e konsumatorit si per shfaqjen e disa semundjeve te tjera si dhe gripit te shpendeve eshte ndaluar plotesisht importi i shpendeve nga jashte.

Situata nen kontroll, nuk ka grip shpendesh

Gjate takimit, ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, ka kerkuar nje vemendje te madhe nga specialistet, por theksoi se ne kushtet aktuale qe ndodhet vendi yne nuk eshte koha per panik. Keshtu konsumatoret jane te lire te perdorin mishin e punes dhe vezen, por ajo qe eshte me e rendesishme eshte blerja e ketyre produkteve ne tregje te licencuara. "Une dua te deklaroj me pergjegjesi se ka nje informacion te pergjithesuar ne Ministrine e Bujqesise, ne strukturat e ekzekutivit per gjithe situaten. Deri me tani nuk ka rezultuar qe te kemi shfaqje te influences aviare ne asnjerin prej rasteve, qe nga gjetjet e shpendeve te ngordhur apo te kontrolluar edhe te gjetur te pademtuar dhe jane marre per t(u analizuar, qe nga Quka e Sarandes, ne Korce apo edhe nga shqiponja e gjetur ne Kukes, si dhe nga shpende te tjere qe gjenden perdite edhe per efekt te kushteve te dimrit te ngordhura ne territor", eshte shprehur gjate fjales se tij ministri Gjana.

Struktuarat ne Ministrine e Bujqesise kane marre te gjitha masat per te mbajtur nen kontroll te gjitha zonat te cilat jane me shume te rrezikuara nga epidemia.

Pergatitjet dhe monitorimi i zonave

Per zonat te cilat mendohet se jane me te rrezikshme dhe mund te preken me shpejt nga gripi i shpendeve, sic jane lagunat dhe pikat kufitare jane marre masa qe tek specialistet dhe tek veshjet e tyre por ne rast se do te kete nje shfaqje te epidemise eshte kerkuar ndihme nga donatoret e huaj. Deri tani eshte punuar ne menyre permanente per te mbajtur nen konntroll situaten dhe per te evidentuar cdo rast dhe per te kontrolluar ne radhe te pare vendet ku ka grumbullime te medha dhe ku ka me shume ardhje te shpendeve migratore si dhe vendet e rritjes se shpendeve. "Specialistet tane jane ne kontakt te perditshem me terrenin dhe me strukturat e ministrise si dhe IKV-ne i cili ka te gjitha kapacitetet e duhura njerezore dhe logjistike per te kryer analizat dhe per te mbajtur nen kontroll situaten", eshte shprehur Gjana.

Nderkohe, ne Ministrine e Bujqesise eshte nje pjese e fondeve te alokuara per t(u perdorur ne rast emergjence dhe aktualisht eshte duke u pritur urdhri i fundit i kryeministrit per shtimin e fondit i cili do te mundesoje rritjen e numrit te specialisteve per te mbajtur nen kontroll situaten.

Donatoret e huaj

Vete ministri Gjana ka kerkuar shpejtimin e procedurave per te pasur mbeshtetje nga donatoret e huaj ne logjistike, ne dizinfektante dhe pajisje mbrojtese si dhe financime per mjeket veterinere pasi keta jane te paret qe perballen me semundjen. Kurse donatoret e huaj jane shprehur te gatshem te ndihmojne vendin tone ne rast se do te kete nje shperthim te epidemise dhe kjo ndihme do te jepet pas shqyrtimit te kerkesave dhe analizes se situates e cila do te behet nga ekipet perfaqesuese te donatoreve.



Donatoret e pranishem si si BB-ja, OBSH-ja, USAID-i, PNUD-i (UNDP) dhe UNICEF-i u shprehen:

"Eshte dicka shume e rendesishme qe Ministria e Shendetesise dhe ajo e Bujqesise dalin me nje program, sepse ceshtja e influences aviare nuk eshte nje ceshtje vetem e shendetesise por eshte nje ceshtje me e gjere. Me vjen mire qe ne vendin tuaj jane bere publike te gjithe ceshtjet e influences aviare, pasi dihet qe kjo ceshtje eshte shume e rendesishme si dhe te gjitha masat qe priten te merren nga qeveria. Ne kemi ardhur te gjithe se bashku ketu si organizata nderkombetare por dhe si organizata te te gjithe perfaqesuesve te Kombeve te Bashkuara, OBSH-se, UNICEF-it dhe USAID-it per t(u dhene nje pergjigje se bashku per mbeshtetjen qe qeveria kerkon per kete ceshtje. Ne jemi te gjithe se bashku te gatshem qe t(ju mbeshtesim juve ne kerkesat qe do te keni", tha gjate takimit Gugen Turkoz Cosslett, perfaqesuese e OKB-se ne Shqiperi, si dhe presidente e UNDP-se. Ndersa perfaqesuesja e Bankes Boterore u shpreh: "Ne kemi marre nje kerkese nga qeveria shqiptare per te ndihmuar financiarisht programin e qeverise per luftimin e influences aviare. Banka Boterore eshte ne shqyrtim te kesaj kerkese dhe shpresojme qe te kemi ne konfirmim per shumen qe do te jete ne dispozicion per kete ceshtje. Nderkohe qe nje ekip i Bankes Boterore do te vije me mision ne daten 27 shkurt per te bere nje analize te situates, per te kontaktuar institucionet dhe per te pergatitur nje plan te detajuar te nderhyrjes. Nderkohe ne kemi kontakt te vazhdueshem me Ministrine e Shendetesise dhe kemi marre disa informacione paraprake per nevojat qe ka. Komisioni qe do te vije do te kete eksperte si te virologjise per kafshet, ashtu edhe tek njerezit".






Rastet e reja

Ne Institutin e Kerkimeve Veterinare para disa ditesh kane mberritur kater shpende te cilat jane gjetur te ngordhur ne Shkoder dhe Elbasan. "Deri tani nga te gjithe mostrat qe kemi kontrolluar qofte ne shpendet e bute dhe te eger, apo edhe rosat te cilat kane qene migratore nuk eshte identifikuar virusi i gripit te shpendeve", eshte shprehur Sulejman Duka, nga departamenti i virologjise. Kurse vete ministri i Bujqesise ka kerkuar qe cdo procedure qe ndodh ne Institutin e Kerkimeve Veterinare te jete e rregullt dhe te behet publike cdo analize dhe te mos fshihet asnje e dhene(Floart,23.02.2006)








IKV: Ska grip te shpendeve ne Shqiperi



Ne Repuliken e Shqiperise ,siq njofton korespondenti i “Flori-Press”-it,prof.Shkumbin Jaha ,nuk ka hyre akoma virusi i gripit te shpendeve.Konfirmimi vjen edhe nga “Instituti i Kerkimeve Veterirane” ne Tirane , pas analizave te kryera te rosat qe u gjeten disa dite me pare ne Shengjin te Lezhes. Drejtori i “Institutit te Kerkimeve Veterinare”.z. Dashamir Xhaxhiu ,i tha korrespondentit tone ,”… se analizat e kryera te rosat rezultuan negative dhe se shpendi kishte ngordhur nga nje ngarkese bakteriale te cilat kishin shkaktuar problemet toksike ne zorre.”

Dashamir Xhaxhiu. tha se “…ne IKV-Tirane kane mberritur edhe shume shpende te tjere jo migratore te gjetur te ngordhur, por qe rezultojne te ngordhura nga shkaqe te ndryshme natyrore dhe nuk kane lidhje me gripin e shpendeve”….Nderkohe per sa i perket shpendit tjeter te gjetur te ngordhur dje po ne qytetin e Lezhes, kreu i IKV, Dashamir Xhaxhiu tha se”… po kryhen analizat por qe procesi zgjat 72 ore”…































Instituti i Kerkimit Veterinar (IKV)paralajmeron te gjithe fermeret qe jane ne kontakt te vazhdueshem me shpendet, te tregohen te kujdesshem me higjenen.
Specialistet higjeno-sanitare dhe veterinare, duke u nisur nga te dhenat e fundit te perhapjes se ketij gripi ne rajonet perreth, i bejne apel banoreve te luginave qe ne rastin me te pare te shfaqjes apo dyshimit per virusin H5N1, te lajmerojne ne komune per t’i dhene mundesi organeve te specializuara te marrin masat e duhura.
Sipas mjekeve te ketij instituti deri tani ne Shqiperi nuk ka asnje rast shpendi e prekur nga ky virus.
Shanghai, China

Nderkaq, ministria e bujqesise qe prej tre muajsh ka ndaluar importin e shpendeve nga Turqia dhe vendet e kontaktuara nga gripi i shpendeve, por gjithesesi mjeket keshillojne konsumatoret qe te ziejne mishin e shpendeve dhe vezet(Flori-Press,23.02.2006).


Shqipëria kërkon ndihmë nga donatorët kundërH5N1






Shpendë të ngordhur nga H5N1








Shpallet embargoja ndaj importit të shpendëve nga të gjitha vendet fqinje deri në një afat të pacaktuar
Meqënëse në vendet fqinje apo afër saj tashmë janë regjistruar rastet e para të shfaqjes së virusit të rrezikshëm H5N1, Shqipëria është në gjendje gatishmërie për të parandaluar ose evituar raste epidemie të mundshme.






Gjate një takimi që ka zhvilluar sot në Tiranë, grupi i task force-s i ngritur kundër gripit të shpendëve, në
Ministri i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, u shpreh se „personeli vëzhgues i ekspertëve në zonat ku ka përqeëdrim të shpendëve migratore, në laguna etj., nuk është i pajisur si duhet me bazën e nevojshme materiale, qofte për dezifektim qoftë për mbrojtje“. Sipas tij ndihma e donatorëve ndërkombëtare duhet pershpejtuar për Shqiperinë në përballimin e situatës që mund te krijohet. „Ekipet e vezhgimit ne terren, ato qe jane dhe ne kontaktet e para me rastet e evidentuara duhet të jenë të pajisura mire me mjete logjistike, dizifektante apo materaili mbrojtese“, tha Gjana, i cili kryeson ekipin task force-s kundër gripit të shpendëve.
Anëtarët e ekipit kanë raportuar për situaten e deritanishme duke deklaruar zero raste të infektimit, pavarësisht se në Institutin e Kërkimeve Veterinare në Tiranë, apo në qendra të tjera të vezhgimit ne terren eshte informuar deri më tani për të pakten 13 raste të ngordhjeve të shpendëve. Nga ekspertët ato janë vlerësuar si raste të sëmundjeve rutine, apo pasoja te sezonit, duke mos patur asnje shenje te prekjes nga vurusi H5N1.

Shqiperia ka shpallur embargo të importit të shpendëve nga të gjitha vendet fqinje deri në një afat të pacaktuar. Ndërkohë që ndalimi i importit me vendet e tjera është marre javë më parë nga autoritetet.
Duhet thënë se në vazhdën e sensibilizimit dhe të informimit të opinionit publik me situatën e gripit te shpendeve ora e pare e mesimit e ditës se sotme ishte e njëjtë në të gjitha shkollat e fillores dhe të mesme. Axhenda ishte e ndryshuar me nje vendim të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shendetesise e nxënësve ju fol për paradalimin dhe mbrojtjen nga gripi i shpendeve, duke diskutuar me ta disa masa bazike qe duhen marre në rast se fëmijët, prindërit a te afermit e tyre bien në një kontakt të mundshëm në një zonë të infektuar(Flomed,22.06.2006)










OBSH-OWH

Përgjigjia ndaj kërcënimit të pandemisë së H5N1

Veprimet strategjike te rekomanduara nga OBSH-ja

(Perkthyer nga Mr.sc.Flori Bruqi)

Qëllimi

Duke iu drejtuar politikëbërësve ky dokument gjithashtu përshkruan çështje që
mund të orientojne drejt zgjedhjeve politike te cilat mund të ndërmerren në një
situate që karakterizohet si nga urgjenca ashtu dhe pasiguria.
Duke parë afersinë e kërcënimit, OBSH-ja rekomandon që të gjitha vendet të
ndërmarrin veprime urgjente për t’u përgatitur për pandeminë dhe ka hartuar një
plan vendi model që do t’u japë shumë vendeve në zhvillim një start të mirë në
vlerësimin e gjendjes së tyre të përgatitjes dhe në indentifikimin e nevojave
përparësore.


Mundësitë për ndërhyrje

Gjatë fazës aktuale para-pandemike, ndërhyrjet synojnë të reduktojnë riskun e
lindjes së një virusi pandemik dhe të grumbullojnë informacion më të mirë,
veçanërisht për sa i takon ndryshimeve në sjelljen e virusit që mund të sinjalizoje
përmirësim të transmetueshmerise se tij.
Mundësia e dytë për të ndërhyrë ndodh në koincidencë me sinjalin e parë kur
virusi ka përmirësuar transmetueshmërinë e tij dhe synon të ndryshojë historinë e
hershme të pandemisë. Mundesia e fundit ndodh pasi pandemia ka filluar.
Nderhyrjet në këte pike synojne të reduktojnë semundshmërinë, vdekshmërine
dhe problemet sociale.

Objektivat

Faza para-pandemike

1. Reduktimi i mundësive për infeksionin e njeriut.
2. Përforcimi i sistemit të paralajmërimit të hershëm.

Faza e shfaqjes së një virusi pandemic

3. Frenimi ose vonesa e përhapjes tek burimi





Faza e shpalljes së pandemisë dhe përhapjes ndërkombëtare të saj

4 Reduktimi i sëmundshmërise, vdekshmërisë dhe probleme sociale
5 Kryerja e punëve kërkimore që do të shërbenin si guide për masat me të
cilat do ti përgjigjeshim pandemisë.

Sfondi i zhvillimit.

Historikisht pandemitë e gripit a kanë zënë botën në befasi, duke i lënë
shërbimeve shëndetësore pak kohë për t’u përgatitur për shtimin e papritur të
rasteve dhe vdekjeve që karakterizojne këto ngjarje dhe i bëjnë këto kaq
shkatërruese. Vaksinat, që janë ndërhyrjet më të rëndësishme për reduktimin e
sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë ishin të disponueshme për viruset e
pandemive të 1957 dhe 1968, por mbërriten tepër vonë për të pasur një impakt. Si
rezultat këto pandemi u shoqëruan me probleme sociale te medha dhe ekonomik
si dhe me humbje jetësh.


Situata aktuale është shumë më e ndryshme për disa arsyje. Sëpari, bota është
paralajmeruar me kohë. Për më tepër se një vit kushtet që favorizojnë një
pandemi tjetër janë shpalosur në pjesë të Azisë. Paralajmërimet se pandemia
mund të jetë e shpejtë kanë ardhur si nga ndryshimet në epidemiologjinë e
sëmundjes tek njerezit dhe tek kafshët ashtu dhe nga një prani gjeografike në
shtrirje te virusit, duke krijuar mundësi të mëtejshme për ekspozimin e njeriut.
Ndërsa qoftë koha ashtu edhe graviteti i pandemisë së ardhshme nuk mund të
parashikohen, faktet se virusi në popullatat e shpendëve tani është endemik tregon
se niveli aktual i riskut nuk do të pakësohet lehtë.

Së dyti, ky paralajmërim ka ofruar një mundësi të paparë për t’u përgatitur për një
pandemi dhe për të gjetur mënyra për të zbutur efektet e tij. Sot, veprimtaritë
kryesore të ndërmarra nga vendet janë përqëndruar në përgatitjen dhe testimin e
planeve të përgjigjes (reagimit) ndaj pandemisë, prodhimin e një vaksine ndjaj
virusit dhe sigurimin e furnizimeve me medikamente antivirale. Por meqë këto
veprimtari janë të kushtueshme vendet e pasura janë sot të përgatitura më mire.

Vendet ku H5N1 është endemik dhe ku ka me tepër të ngjarë që të shfaqet një
virus pandemik, janë tepër mbrapa. Tani me tepër vende kanë plane të përgatitjes
për pandeminë. Rreth një e pesta e vendeve të botës kanë një lloj plani veprimi,
por këto variojne shumë për sa i takon plotësisë se tyre dhe stadit ku ndodhen.

Aksesi tek medikamentet antivirale dhe çka është më e rëndësishme tek vaksinat
mbetet një problem i madh për shkak të kapaciteteve të kufizuara si dhe kostos.
Rreth 23 vende kanë porositur medikamente antivirale për rezerva kombëtare,
por prodhuesi kryesor nuk do të jetë i aftë të plotësojë të gjitha porositë për të
paktën edhe për një vit tjetër.
Më pak se 10 vende kanë kompani vaksinash të
tyret të angazhuara në punën për një vaksinë pandemike. Një konsultim i OBSHse
në nëntor 2004 arriti në përfundimin e fortë se me tendencën aktuale,
shumica e vendeve në zhvillim nuk do të kishte akses ndaj një vaksine gjatë valës
së parë të pandemisë dhe ndoshta gjatë gjithë kohës.


Vlerësimi i gjendjes.

1 Rreziku i një pandemie është i madh

Që nga fundi i vitit 2003 bota i është qasur një pandemie më afër se kurrë
ndonjëherë qe prej 1968, kur ndodhi pandemia e fundit e shekullit të kaluar. Të
gjitha parakushtet për një pandemi përveç njerit tashmë janë plotësuar. Ky është
kontakti nga njeriu tek njeriu. Gjatë 2005 janë parë ndryshime të frikshme te
epidemilogjise dhe semundjes tek kafshet. Raste tek njerezit po vazhdojne te
ndodhin dhe virusi e ka zgjeruar shtrirjen e tij gjeografike duke përfshirë vende të
reja, duke rritur keshtu numrin e popullsisë nën risk. Çdo rast i ri tek njeriu i jep
mundësinë virusit që të transformohet drejt nje shtami terësisht te transmetueshëm
pandemik.

2 Rreziku do të vazhdojë

Faktet tregojne se virusi H5N1 tani është endemik në pjese te Azise, duke krijuar
një fole ekologjike tek pulat. Rreziku për raste te tjera tek njerezit do te vazhdojë
ashtu si dhe mundësitë për shfaqien e një virusi pandemik. Shperthimet kane
ndodhur e pavarësisht masave agresive te kontrollit, perfshirë eleminimin
(therrjen e sforcuar) e 140 milion pulave. Shpendet e egra shtegtuese, historikisht
rezervuari strehues i të gjitha viruseve të gripit A, tani po ngordhin në numër të
madh nga virusi patogjen H5N1. Patat shtëpijake mund të jashtëqesin sasi të
mëdha të virusit tepër patogjenik pa treguar shenja te semundjes. Roli i tyre i
heshtur në ruajtjen e transmetimit e nderlikon me tej kontrollin tek pulat dhe e bën
më të veshtirë shmangien nga njerëzit te sjelljeve me risk

3 Evolucioni i ketij kërcënimi nuk mund të parashikohet

Duke marrë parasysh natyrën ndryshuese të viruseve të gripit, atëhere koha dhe
graviteti i pandemisë të ardhshme nuk mund te parashikohet. Hapi përfundimtar,
pra përmiresimi i transmetueshmërisë nga njeriu tek njeriu mund të ndodhë me
anë të dy mekanizmave. Ri llojezim që nënkupton shkëmbimin e materialit
gjenetik midis virusëve të njeriut dhe shpendeve gjatë bashkë- infeksionit dhe
procesi më gradual i mutacionit përshtates, ku aftesia e ketyre viruseve per t’u
lidhur tek qelizat njerëzore shtohet pas çdo infeksioni.



Ri llojezimi mund të çojë në një virus krejtesisht pandemik, që do te shprehet me
një rritje te papritur te rasteve me një përhapje shperthyese. Mutacioni përshtatës,
i shprehur fillimisht në grupe të vogla rastetsh tek njeriu me një transmetim të
kufizuar, do ti japë botës ndofta disa kohë për të vepruar. Megjithatë nëse një
kohë e tillë e “mëshirës” do te jepet, kjo nuk dihet.






4 Sistemi i paralajmerimit të hershë m është i dobët


Meqë evolucioni i kërcënimit nuk mund të parashikohet, nevojitet një sistem
paralajmërues për të zbuluar shënjën e parë të ndryshimeve në sjelljen e virusit.
Në vendet me risk, sistemet e informacionit të sëmundjeve, kapacitetet veterinare
dhe laboratorike janë të dobta. Shumica e vendeve të prekura nuk mund të
kompensojnë siç duhet fermeret për pulat e therrura forcerisht (eleminuara), duke
dekurajuar kështu raportimin e shperthimeve në zonat rurale ku janë shumica me
e madhe e rasteve.


Zgjerimi i shërbimeve veterinare shpesh dështon në arritjen
e këtyre zonave. Varferia rurale përjetëson sjelljet me risk të lartë, përfshirë
therrjet tradicionale në shtëpi dhe konsumin e shpendëve të sëmure. Zbulimi i
rasteve njerëzore frenohet nga një survejancë e dobët në këto zona. Diagnoza e
rasteve njerëzore pengohet nga mbështetja e dobët laboratorike, kompleksiteti dhe
kostot e larta të testimit.

Pak vende të prekura kanë stafin dhe burimet e
nevojshme për të hetuar terësisht rastet njerëzore dhe çka është më e rëndësishme
të zbulojne dhe hetojnë grupe rastesh, ky i fundit një sinjal thelbësor
paralajmërues. Në pothuaj të gjitha vendet e prekura medikamentet antivirale janë
në sasi të mangët.

Dilema e përgatitjes për një ngjarje potencialisht katastrofike por e
paparashikueshme është e madhe për të gjitha vendet, por veçanerisht më tepër
për vendet e prekura nga shperthimi me H5N1.
Këto vende, në të cilat fermat rurale janë shtylla kurizore e jetës ekonomike,
kanë pësuar humbje të medha bujqesore, që aktualisht vlerësohen me tepër se
10 miliard dollarë amerikanë. Atyre po iu kerkohet të ruajne, nese jo të
intensifikojne veprimtari që kërkojnë burime intensive që lypsen për të ruajtur
shëndetin ndërkombëtar publik, ndërsa përpiqen me forcë për t’u perballur me
shumë perparesi të tjera semundjesh infektive konkuruese.
5 Nderhyrja parandaluese ështe e mundur, por nuk është testuar
Nëse një virus pandemik do të fillojë të shfaqet përmes një procesi më gradual të
mutacionit përshtatës, ndërhyrjet e hershme me medikamete antivirale, të
mbështetur nga masa të tjera të shendetit publik, mund teoritikisht të
parandalonin virusin që të përmiresonte transmetueshmërinë e tij, duke ndaluar
keshtu ose duke e vonuar përhapjen ndërkombëtare të pandemisë.



6 Reduktimi i semundshmërisë dhe vdekshmërisë gjatë pandemisë do të pengohet
nga furnizimi jo i duhur me medikamente.

Vaksinimi dhe përdorimi i medikamenteve antivirale janë dy prej masave më të
rëndësishme për reduktimin e semundshmërisë dhe vdekshmërise së një
pandemie. Me tendencën aktuale, asnjë prej këtyre ndërhyrjeve nuk do të jetë e
disponueshme në sasi të duhur ose nuk do te shperndahet në menyre të barabarte
në fillim të pandemisë si dhe për shumë muaj pas saj.

1 Te reduktohen mundesite për infektimin te njerezeve



PARAT C Smoke Escape Hood Twinse :Price: €273,00
Rreziku që një virus pandemik të shfaqet, varet nga mundësitë për ekspozim te
njerëzeve dhe infeksionet e tyre. Këto mundesi do të ezistojne për aq kohë sa
virusi H5N1 të vazhdojë të qarkullojë tek kafshet. Kontrolli i semundjes tek
kafshët është menyra kryesore per te reduktuar mundesitë per infektimin e
njerezve dhe si rrjedhoje per te reduktuar mundesite e shfaqjes se ndonje
pandemie te virusit. Parandalimi i sjelljeve qe ekspozojne njerezit ndaj virus it
eshte nje menyre e dyte.

Shpresat qe virusi te mund te eliminohej (zhdukej) me shpejtesi nga shpendet nuk
eshte realizuar, dhe situata po behet me shqetesuese. Virusi ne formen e tij me te
larte patogjene, tani eshte endemik ne shume pjese te Indonezise dhe Vietnamit
dhe ne disa pjesë te Kamboxhias, Kines, Tajlandës dhe ka mundësi gjithashtu në
Republiken Demokratike Popullore te Laosit. Faktorët përgjegjës për rezistencen
e virusit nuk jane kuptuar plotesisht. Dinamikat e sjelljes se H5N1 tek kafshet po
ashtu nuk kuptohen mire dhe nuk parashikohen.. Patat shtepiake njihen se jane ne
gjendje te jashteqisin sasi te medha te virusit shumë patogen pa shfaqur shenja
klinike. Speciet e gjitareve qe nuk mendohet te jene te dyshimte per zhvillimin e
infeksionit kane shfaqur semundje gjate koheve te fundit. Çrrenjosja e plotë e
H5N1 ne Azi ndoshta përjashtohet, kjo nga prezenca e tij ne popullatat e
shpendeve të egër. Kontrolli i infeksionit tek zogjte e eger nuk eshte nje opsion i
mundshem.




Parat C Smoke Escape Hood Price: €121,80

____________________________________________
Pavaresisht nga keto vështiresi, kontrolli i semundjes tek shpendet mbetet nje
objektiv i mundshëm dhe nje prioritet i lartë. Organizata e Ushqimit dhe
Bujqesise (FAO) dhe Organizata Boterore për Shendetin e Kafsheve (OIE) kanë
nxjerrë rekomandime të detajuara teknike dhe një dokument-draft të strategjise
globale për kontrollin në shtetet aziatike të prekura. Disa nga masat e
rekomanduara kërkojnë ndryshime të ndjeshme në sistemet tradicionale të
fermereve dhe disa do te kerkonin më shumë kohë per t’u implementuar. Situata
shqetesuese tek shpendet ka rritur mundësinë që pandemia e virusit të shfaqet, dhe
kjo mund te ndodh në një periudhë kohore më të shkurter se ajo që nevojitet për

______________________________

Multi-Gas Scanner Multi-IMS for Detection of Warfare Agents
Price: €12.198,56
_______________________

Veprimet strategjike

- Të mbeshtetet strategjia e kontrollit te FAO/OIE

Rekomandimet teknike te FAO/OIE pershkruajne masat specifike te kontrollit dhe
shpjegojne se si duhet te implementohen. Strategjia globale, e pergatitur ne
bashkepunim me OBSH-ne, e konsideron situaten urgjente nisur nga rreziku per
shendetin e njerezve, duke perfshire dhe ate qe vjen nga pandemia, si pasojë e
qarkullimit te vazhdueshem te virusit tek kafshet. Strategjia adopton nje metode
progresive, me opsione te ndryshme kontrolli te paraqitura ne pershtatje me
profile te ndryshme te semundjes, duke perfshire faktore te tille si densiteti i
shpendeve, sistemet e fermave, dhe nese infeksionet jane shfaqur ne ferma
komerciale ose ndermarrje te vogla rurale. Vemendja fillestare e propozuar eshte
perqendruar tek Vietnam, Tajlanda, Kamboxhia dhe Indonezia., kater vendet ku
jane zbuluar rastet e infeksionit te njerezve me H5N1.

Masa te qarta dhe te arritshme jane propozuar per vende te ndryshme dhe situata
brenda vendeve. Vaksinimi eshte rekomanduar si nje mase e pershtatshme
kontrolli ne disa, po jo ne te gjitha situatat epidemiologjike. Masa te tjera ne kete
strategji perfshijne masa strikte bio-sigurie ne fermat komerciale, perdorimi i
koncepteve te ndarjeve dhe zonave, kontrolli i levizjes se kafsheve dhe
produkteve, dhe nje ristrukturim i industrise te shpendeve ne disa vende.
Startegjia ve ne dukje vullnetin e forte politik per te zgjidhur problemin.
Megjithate, periudhat kohore per te arritur objektivin e kontrollit maten me vite.
___________________________________________________

Geiger Counter Gamma-Scout Price: €280,00
__________________________________________________
Ne korrik te 2005, vendet anetare te OIE miratuan standartet e reja, te njohura nga
Organizata Boterore e Tregetise, specifike per gripin e shpendeve dhe qe kanë per
qellim permiresimin e sigurise te tregetise nderkombetare te shpendeve dhe
produkteve te tyre. Standartet e reja mbulojne metodat e survejances, njoftimin
nderkombetar te detyrueshem dhe shenjat patologjike te larta ose ulta te gripit te
shpendeve., perdorimi i vaksinimit, dhe sigurine ushqimore nga produktet e
pulave. Permbushja e ketyre standarteve duhet te jete prioritet ne kuadrin e
perpjekjeve per te forcuar zbulimin ne kohe, raportimin dhe pergjigjen ne vendet
aktualisht te prekura nga shperthimi i gripit te shpendeve H5N1.
- Te intensifikohet bashkepunimi midis sektoreve veterinar dhe atij te
shendetit publik
OBSH-ja do të caktoje staf të dedikuar që të rrisë shkembimin aktual të
informacionit midis sektoreve të bujqesise dhe atij të shëndetesise në nivelin
nderkombetar. Shtimi i bashkepunimit midis dy sektorve shërben për tre qellime.
Të lokalizoje zona të aktivitetit të semundjes tek kafshët ku duhet të shtohet
vigjilenca për rastet njerëzore, të siguroje se masat per kontrollin e semundjes tek
kafshët janë të perputhshme me reduktimin e mundesive të njeriut për t’u
ekspozuar ndaj virusit dhe të siguroje se keshillat për komunitetet rurale për



Gas Mask DefendAIR

Price: €157,00
Masat mbrojtëse të mbeten në përputhje me natyrën ndryshuese të semudjeve në
kafshe.

OBSH-ja do të ndermarre veprime të perbashkta me FAO dhe OIE për të kuptuar
evolucionin e virusit H5N1. Që të arrish kete objektiv do të thote perftim dhe
shkembim i një inventari të plote të viruesve H5N1 nga njerezit, pulat, shpendet e
egra dhe kafshe të tjera .
---------------------------------------




NBC-Survival-Kit Price: €299,00
----------------------------------------------

OBSH-ja akoma thekson rendesine e kontrollit të semundjes në zonat rurale.
Masat per të kontrolluar semundjen në kafshët shtepijake konsiderojne sesi të
riftohet sa me mirë që të jetë e mundur prodhushmeria bujqesore dhe tregetia
nderkombetare dhe ky objektiv pasqyrohet në objektivat e FAO /OIE. Ndërsa
eleminimi i virusit nga popullatat komerciale të pulave do të ndihmoje ne
sherimin e bujqesise, ai nuk mund t’a reduktoje në menyre sinjifikative
mundesite per ekspozim të njeriut, pasi shumica e rasteve sot lidhet me
ekspozimin ndaj grupe të vogla ruralen te pulave. Asnje rast nuk është zbuluar
midis punonjesve që punojne në pularite komerciale.

Strategjia e FAO/OIE pranon plotesisht se kontrolli i semundjes në oboret rurale
do të jetë gjeja me e veshtire për t’u sfiduar. Mbeshtetja e fuqishme nga sektori
shendetesor siç shprehet nga OBSH-ja, ndihmon në formimin e vullnetit politik
për te të perballur sfiden. Perveç kesaj, është imperative që masat për kontrollin e
semundje në stallat rurale të shoqerohen me komunikimin e riskut që i behet
fermereve dhe familjeve të tyre.

Një takim i perbashket i FAO OIE OBSH në Malaizi në korrik 2005, trajtoi
lidhjet midis semundjes tek kafshët dhe riskun e ekspozimit te njeriut dhe
infeksionit dhe percaktoi masat parandaluese që duhet të futen sebashku nga
sektori veteriner. Perparesi iu dha nderhyrjeve në sistemin e fermave kopesht (te
vogla) dhe të ashtuquajturve tregje të lagesht, ku pula të gjalla shiten në kushte
dyndjeje dhe shpesh jo sanitare.

OBSH-ja, FAO dhe OIE kanë krijuar sebashku një Sistem Global të
Paralajmerimit të Hershem dhe një Sistem Pergjigjeje për semundjet e kafsheve
që kapercejne kufite .Mekanizmi i ri kombinon alarmin ekzistues për
shperthimet, verifikimin e pergjigjes reaguese të të tre agjensive dhe ndihmon që
te behet gjurmimi (ndjekja) i semundjes në dobi të OBSH-se nga informacioni me
i fundit mbi semundjet relevante te kafsheve. Sistemi formalizon shkembimin e
informacionit epidemiologjik dhe orfron kuadrin operativ për misione te
perbashkta ne terren ne zoant e prekura



- Të perforcohet komunikimi i riskut për banoret rurale
OBSH-ja permes rrjeteve të saj të kerkimit dhe në bashkepunim me FAO dhe OIE
do te permiresoje kuptimin e lidhjeve midis sëmundjes tek kafshët, sjelljen
njerezore dhe riskun e marrjes se infeksionit H5N1. Ky informacion do të
perdoret si bazë për komunikimin e riskut tek banoret rurale.
---------------------------------


-----------------------------
Sjellje të njohura mirë dhe të shmagshme me riks të larte të infeksionit vazhdojne
të hasen në zonat rurale. Nevojitet një komunikim i vazhdueshem i riksut për të
vene në gadishmeri banoret rurale ndaj ketyre risqeve dhe ti shpegojne sesi ti
shmangin ato. Njohuri më të mira për sa I takon lidhjes midis kafsheve dhe
semundjes njerezore, të perftuara nga OBSH-ja në bashkepunim me FAO/OIE
mund të perdoren për të bere komunikimin aktual të riskut më të sakte keshtu
edhe me të mirë për të parandaluar sjellje me risk.

- Të permiresohen qasjet për zbulimin në mjedis të virusit
OBSH-ja, FAO dhe OIE do të lehtesojne, permes rrjeteve të tyre kerkimore
zhvillimin e shpejte të metodave të reja për zbulimin e virusit në kampionet
mjedisore. Qellimi i ketyre metodave është për të perfituar një kuptim me të mirë
të kushteve që rrisin riskun e infeksionit njerezor dhe prandaj favorizojne lindjen
e një virusi pandemie. Një njohuri e tille nenvizon suksesin e parandalimit
paresor të pandemise permes kontrollit të semundjes tek kafshët. Ai gjithashtu
nenvizon keshillimin për banoret rurale për sjelljet që duhen shmangur.


Mbeshtetja në survejancen veterinare rutine, e cila është e dobet në shumicen e
vendeve me risk, nuk ka sjellë nje kuptim të duhur të lidhjes midis semundjes tek
kafshet dhe asaj tek njerezit. Për shembull, në disa raste, shperthimet në pula
zbulohen vetem pasi është konfirmuar një rast tek njeiu. Në raste te tjera, hetimi
i rasteve tek njeriu nuk ka mundur të gjeje lidhjen me semundjen tek kafshët.

2 Të perforcohet sistemi i hershem paralajmerues

Ngjarjet e shpalosura ne pjese te Azise per me shume kane dhene alarmin e
pergjithshem se nje pandemi mund te jete e afert. Nëqoftë se ky paralajmërim
duhet te behet aq i sakte sa për të udhehequr veprimet kombetare dhe
nderkombetare, atëhere survejanca dhe raportimi ne vendet e prekura duhet te
permiresohet.

Pamjaftueshmeria aktuale e sistemit ekzistues të survejancës ka disa arsye. Disa
vende kane mungesa kapacitetesh te nevojshme epidemiologjike dhe laboratorike
për t’iu pergjigjur çdo lloj semundje qe shfaqet. Per sa i perket H5N1, testimet
diagnostike konkluduese jane teknikisht te veshtira dhe te kushtueshme, dhe
mund te jene te sigurta vetem ne disa institucione te pajisur ne menyre speciale.

Survejanca dobesohet nga fakti se shumica e rasteve kane ndodhur ne zonat
rurale. Zbulimi i rasteve nderlikohet nga mbizoterimi i larte ne keto vende i
rasteve te ndryshme te semundjeve te renda te frymemarrjes që kanë simptoma te
ngjashtme

Shume aktivitete e percaktuara ne planet globale dhe kombetare te pergjigjes ndaj
pandemise, nxiten nga ndryshime ne sjelljen e virusit. Zbulimi i ketyre
ndryshimeve dhe interpretimi i tyre varet nga te dhenat epidemiologjike,klinike
dhe virologjike ne kohe dhe te besueshme. Çdo rast i veçante tek njerezit jep te
dhena thelbesore per te vleresuar riskun. Investigimi i grupeve te rasteve te
aferteta ne kohe dhe vendndodhje, ofron alarmin e pare per permiresimin e
transmetueshmerise se virusit. Studimet serologjike ne kontaktet e ngushte me
pacientet, komunitetet qe kane raste te tilla dhe popullsine qe eshte me e risk te
larte ,siç mund te jene punonjesit e shendetit, gjithashtu orfron një alarim te
hershem te ndryshimeve ne sjelljen e virusit. Informacioni mbi ecurine klinike te
rasteve eshte po aq nje shenje vitale, pasi semundjet me te buta me fatalitet te ulet priten te perkojne me transmetueshmeri te permisuar te virusit.. Analizat e
viruseve,te mbledhura gjate survejances nga laboratoret e OBSH-se dhe
FAO/OIE, kane zbuluar ndryshime ne virus dhe gjithashtu kane percaktuar, nese
shfaqin transmetueshmeri te permisuar, duke punuar keshtu per te konkretizuar
rezultatet e mbledhura nga vezhgimet epidemiologjike dhe klinike. Po ashtu
nevojiten studime te viruseve te mbledhur kohet e fundit për tu siguruar se puna
për zhvillimin e vaksines vazhdon

Veprimet strategjike

Te permiresohet zbulimi i rasteve tek njerëzit

OBSH-ja do te ofroje trajnimin, reagentet diagnostike,dhe mbeshtetjen
administrative per verifikimin e jashtem qe duhet per permiresimin e shpejtesise
dhe besueshmerise se zbulimit te rastit. Sot shumica e rasteve eshte zbuluar duke
ndjekur rastet e shtrimeve spitalore per semundjet e frymemarjes. Spitalet ne
vendet e prekura kane nevoje per mbeshtetje ne zbulimin e rasteve, konfirmimin
laboratorik dhe raportim. Perveç rolit te tij ne nje sistem te paralajmerimit te
hershem, konfirmimi i shpejte laboratorik sinjalizon nevojen per te izoluar
pacientet dhe per ti menaxhuar ato sipas procedurave strikte te kontrollit te
infeksionit dhe mund te ndihmoje keshtu per parandalimin e rasteve te metejshem.
Mbeshtetja diagnostike vazhdon te sigurohet nga loboratoret ne rrjetin e OBSHse.
Megjithate per shkak te simptomave fillestare te H5N1 qe imitojne shume
semundje qe jane te zakonshme ne keto vende, zbulimi i rasteve te sakta kerkon
testimin e nje numri te madh kampionesh. Permiresimi i kapaciteteve lokale eshte
zgjidhja me racionale.

Per shkak te patogjenicitetit te larte, H5N1 mund te mbahet e sigurte vetem nga
nje staf i trajnuar te punoje me laboratore te pajisur ne menyre speciale duke
punuar ne nivel te larte biosigurie. Keto lehtesira nuk ekzistojne ne shumicen e
vendeve te prekura. Si nje alternative, kapaciteti laboratorik mund te ngrihet duke
forcuar sistemin aktual te qendrave te gripit ose nga sigurimi i laboratoreve
levizes me ruajte(siguri) te larte. Aktivitetet mbeshtetese perfshijne trajnimin ne
metoda laboratorike per diagnostikimin e H5N1, shperndarjen e reagenteve
diagnostike moderne,dhe koordinimin e punes midis loboratoreve lokale dhe
institucioneve epidemiologjike.

Nje infrastrukture duhet zhvilluar per te plotesuar testimin kombetar me verifikim
te shpejte nderkombetar ne laboratoret e OBSH-se, vecanerisht sepse çdo rast i
konfirmuar ofron te dhena thelbesore per te vleresuar riskun. Nderkohe kapaciteti
per ta bere kete ekziston. OBSH-ja i ofron vendeve mbeshtetjen administrative te
shpejte qe te dergoje kampjone jashte zonave te prekura. Forma te tilla asistence
behen veçanerisht kritike kur ndodh nje grumbuj rastesh dhe kerkohet hetim.
- Te kombinohet zbulimi i shperthimeve te reja tek kafshet me kerkimet
aktive ne rastet e njerzve.

Duke perdororur epidemiologe ne zyrat e vendit dhe kur eshte e nevojshme
partnere te jashtem OBSH-ja do te beje qe zbulimi i shperthmeve te reja me
patogjenicitet te larte te H5N1 në shpende te shoqerohet me kerkime aktive ne
rastet njerezore. Surveilanca në disa vende ku H5N1 eshte konsideruar endemik
në shpende eshte jo adekuate dhe ka dyshim te madh se rastet ne njerez nuk jane
kapur. Kater raste ne njerez ne Kamboxhia u zbuluan vetem pasi pacientet
kerkuan trajtim neVietnamin fqinj ku doktoret jane ne gadishmeri te larte dhe te
familiarizuar me paraqitjen klinike te rasteve.

- Te mbeshteten hetimet epidemiologjike

Nje vleresim i besueshem i riskut varet nga hetimi i plote i rasteve sporadike ne
njerez dhe grupe njerezish. Po pergatiten urgjentisht per perdorim ne trajnimet e
ekipeve lokale udhezuesë per hetimin shperthimesh specifik nga H5N1 dhe te
situates epidemiologjike ne vende te ndryshme.Keta ud hezues i japin nje theks te
veçante hetimit te rasteve dhe percaktimit nese ka ndodhur transmetimi nga njeriu
ne njeri. Ekipe te mbledhura nga institucione te ndryshme nen organizmat
„Alarmin e Shperthimit Global” te OBSH-se dhe „Rrjetit te Pergjigjes” mund te
perdoren per mbeshtetje te shpejte investiguese ne terren .

- Te koordinohen kerkimet klinike ne Azi.

Te dhenat klinike per rastet njerezore duhet te plotesohen dhe te krahasohen, me
qellim qe te ndriçojne metodat e transmetimit,identifikoje grupet ne risk dhe te
gjejne trajtime me te mira. Puna per krijimin e nje rrjeti spitalesh ka filluar,
modeluar nen ndikimin e rrjetit te survejances te OBSH-se,qe do merret me
kerkimet klinike ne semundjet njerezore.

Rrjeti do te lidhe bashke spitalet kryesore ne Azi qe trajtojne paciente me H5N1
dhe kryejne pune kerkimore. Mbeshtetja teknike do te lejoje shkembim te shpejte
te informacionit dhe ndarjen e kampjoneve dhe rezultateve te kerkimeve dhe do
te inkurajoje perdorimin e protokolleve te standartizuara per trajtim dhe te
procedurave per marrje kampjoni per hetim..

Identifikimi i grupeve me risk sherben si guide e masave parandaluese dhe
nderhyrjejeve te hershme. Ofrimi i te dhenave me cilesi te larte per ecurine
klinike, rezultatet dhe trajtimi efikas, ploteson nje nevoje te qarte dhe imediate ne
vendet me raste në njerez. Pergjigjet e disa pyetjeve kyç si efikasiteti i ilaçeve
antivirale, doza optimale dhe skedat pershkruese, mund te ndihmojne shërbimet
shendetesore gjetiu tjeter tani qe pandemia eshte ne rruge e siper.

- Te perforcohet vleresimi i riskut

Operacionet e perditshme te OBSH-se kanë nevojë të perforcohen, qe te sigurojne
mbledhje te vazhdueshme dhe verifikimin te informacioneve epidemiologjike dhe
virologjike, esenciale keto per vleresim risku. Ministrite e shendetesise dhe
institucionet e kerkimit ne vendet e prekura duhet te angazhohen teresisht ne
mbledhjen dhe verifikimin e te dhenave. Ministrite e shendetesise dhe
institucionet e kerkimit ne vendet e pa prekura duhet te ndihmojne ne vleresimin e
rendesise se ketyre te dhenave dhe rezultatet duhet te nxirren shpejt. Keto
aktivitete , aktualisht te koordinuara nga OBSH-ja,duhet te pershkallezohen:
viruset e gripit mund te evoluoje shpejt dhe ne nje menyre te papritur qe ndryshon
vleresimin e riskut te shpejte, siç eshte evidentuar nga zbulimet e fundit te
viruseve shume patogjene H5N1 ne zogjte shtegtare. Funksionet e rrjetit te
laboratoreve te OBSH-se me ekspertize ne analizen e virusit te H5N1 mund te
permiresohen nepermjet mjeteve siç jane:te dhenat gjenetike dhe nje bashkepunim
i forte me rrjetet e laboratoreve veterinare per te bere qe viruset e kafsheve ashtu
si dhe te njerezve te mbahen nen survejance te vazhdueshme.
- Te perforcohen qendrat ekzistuese kombëtare te gripit ne te gjithe rajonin e
predispozuar per risk.

Shume qendra kombetare te gripit , te dizenjuara nga WHO, tashme zoterojne
infrastrukture te konsiderueshme ne formen e pajisjeve dhe personelit te trainuar.
Mbeshtetjet shtese,veçanerisht ne formen e reagenteve diagnostike,mund te
ndihmojne perforcimin e nje sistemi te hershem paralajmerimi ne vendet me
predispozicin risku dhe fqinjet e tyre.

- Ti jepen stimul vendeve me predispozim per risk per te bashkepunuar ne
menyre nderkombetare.

Premtimi i asistences eshte nje motivim i forte per te raportuar raste dhe per te
shkembyer shembuj klinike ne rruge nderkombetare. Nje mbledhje e nivelit te
larte duhet thirrur ne menyre qe kryetaret e shteteve ne vendet e industrializuara
dhe ne vendet me risk mund te kerkojne zgjidhje dhe te arrijne marreveshje per
ato lloj mbeshtetje qe konsiderohet si me e deshirueshmja nga vende te veçante.

3. Te frenohet ose vonohet perhapja ne burim

Disa konsultime nderkombetare mbi gripin pandemik kane kerkuar nga OBSH te
shqyrtoje krijimin e nje rererve nderkombetare te barnave antivirale per perdorim
strategjik ne prag te fillimit se nje pandemie. Ekspertet sugjerojne se masat
agresive, te perqendruara ne perdorimin profilaktik te barnave antivirale, mund ta
kufizojne nje pandemi ne burimin e saj, ose te ngadalsojne perhapjen, duke fituar
kohe per te marre masa emergjente dhe per te shtuar furnizimin me vaksina.
Bazuar mbi rezultatet e modelimit matematik, mundesia teorike per te ndermarre
nje veprim te tille perfundon shpejt. Sipas ketyre studimeve profilaksia antivirale
duhet te arrije 80% te popullates se infektuar fillimisht, brenda rreth tre javeve
nga shfaqja e simptomave ne personin e pare te infektuar nga shfaqja e nje virus
pandemik. Studimet japin disa udhezime mbi sasite e barnave antivirale te
nevojshme ne menyre qe strategjia te funksionoje. Ato gjithashtu nxjerrin ne pah
domosdoshmerine e kombinimit te administrimit ne mase te barnave me masat e
tjera, duke perfshire edhe karantinen e zones.

Nderkohe qe propozimi eshte interesant, suksesi i nje nderhyrje te tille varet nga
disa hamendje:

1) Viruset e para qe paraqesin aftesi per ta ruajtur transmetimin
midis njerezve nuk do te kene aftesi te medha transmetimi;
2) Shfaqja e ketyreviruseve do te jete e kufizuar gjeografikisht.;
3) Grupet e para te rasteve ne njerez
te shkaktuara nga virusi do te zbulohen dhe raportohen menjehere dhe viruset do
te identifikohen dhe karakterizohem ne menyre te shpejte.
4) barnat antivirale do te mobilizohen menjehere nga stoqet e rezerves ,
dhe do te vihen ne dispozicion te popullates se prekur dhe administrohen per nje numer te madh dhe te konsiderueshem njerezish ; dhe
5) Levizja e njerezve brenda dhe jashte zones do te kufizohet ne menyre efektive. Per shkak te sjelljes se paparashikueshme te viruseve te gripit , eshte e pamundur qe te dihet qe me pare nese dy hamendjet e para do te behen realitet kur nje virus shfaqet nje virus pandemik. Hamendjet e
tjera marrin ne konsiderate nje kapacitet mbikqyrjeje dhe logjistike te persosur ne
zonat fillestare te prekura, te kombinuar me aftesine per te perforcuar ndalimin elevizjeve.

Meqenese asnje perpjekje nuk eshte bere deri tani per te ndryshuar ecurine
natyrore te nje pandemie duke nderhyre ne burimin e saj, suksesi i kesaj strategje
ne ndalimin apo ngadalsimin e perhapjes nuk mund te sigurohet. Megjithate,
barnat e rezerves, mund te perdoren gjithashtu per qellime trajtimi. Ne kete
menyre, ekzistenca e nje rezerve nderkombetare ne dispozicion, ne prag te
pandemise do te beje qe njerezit e prekur fillimisht dhe ne nevoje urgjente te
perfitojne trajtimin me barna antivirale.

Veprime strategjike

- Te krijohet nje rezerve nderkombetare me barna antivirale.
OBSH do te krijoje nje rezerve nderkombetare te barnave antivirale per pergjigje
te shpejte ne fillim te pandemise. Rezerva, eshte nje opsion strategjik qe i sherben
si interesave te komunitetit nderkombetar, ashtu edhe atyre interesave te
popullatave qe preken fillimisht. Çeshtjet qe duhen trajtuar jane çeshtjet e
logjistikes te shoqeruara me shperndarjen dhe administrimin dhe licensimi per
perdorim ne vende te veçanta. Mekanizmat per perdorimin e nje rezerve
nderkombetare duhen percaktuar ne menyre me te sakte si lançuesit (sinjal13
dhenesit) epidemiologjike per shperndarjen e rezerves dhe grafiket e percaktuar
per shperndarjen dhe administrimin emergjent. OBSH po bashkepunon me grupe
qe merren me modelimin matematik si dhe me te tjere per te udhehequr zhvillimin
e strategjive te kufizimit te hershem.

Ndersa ndjekja e ketij opsioni nuk ka garanci suksesi, ai prapeseprape lypset te
ndermerret pasi ai perfaqeson nje prej opsioneve te paket parandalues per nje
ngjarje me pasoja qe parashikohen te renda per çdo vend te botes
Kjo eshte gjithashtu garancia me e mire qe popullatat e prekura fillimisht te kene
akses per barna trajtimi. Nese kufizimi i hershem deshton ne ndalimin e perhapjes
se virusit, nje vonese ne perhapjen e gjere nderkombetare do te bente që te fitohej
kohe per te intensifikuar procesin pergatitor. Eshte e pritshme qe shumica e
qeverive te fillojne te ndermarrin masa emergjente vetem kur kercenimi per nje
pandemi eshte i sigurt dhe i menjehershem. Nje kohe paraprirese prej nje muaj
ose me teper per ta bere kete mund ti lejoje shume sherbime shendetesore te
ngrene kapacitete dhe te bejne kalimin e nevojshem nga sherbimet rutine tek ato
te emergjences.

- Te zhvillohen mekanizma te shperndarjes masive te barnave antivirale
Disa programe te OBSH, siç jane ato te pergjigjes emergjente ndaj shperthimeve
epidemike te poliomielitit, fruthit, meningitit me prirje epidemike dhe etheve te
verdha, kane fituar nje pervoje te konsiderueshme ne shperndarjen masive
urgjente te vaksinave ne vendet ne zhvillim. Ekziston me pak pervoje ne drejtim
te shperndarjes masive te barnave antivirale, ku administrimi komplikohet nga
nevoja qe barnat te merren brenda disa diteve dhe nevoja per skema te ndryshme
dozimi ne perputhje me perdorimin terapeutik ose profilaktik. OBSH do te
zhvilloje dhe pilotoje mekanizma shperndarje prove per barnat antivirale ne
bashkepunim me autoritetet shendetesore dhe industrine ne vend. Studimet do te
vleresojne nivelet e mbulimit qe mund te arrihen, duke marre ne konsiderate
nivelet e kenaqeshem dhe rruget per te mbeshtetur kete nderhyrje me ane te
masave te tjera, sic eshte karantina.

-Te kryhet survejanca e ndjeshmerise antivirale

Duke perdorur rrjetin e saj ekzistues te laboratoreve te gripit, OBSH do te
pregatise nje program mbikqyrjeje per testimine te ndjeshmerise antivirale, te
modeluar mbi nje program te ngjashem per barnat antiturbekuloz. Perdorimi i nje
rezerve nderkombetare qe synon te ndaloje nje shperthim epidemik do te perfshije
administrimin e barnave ne nje numer te madh njerezish per disa jave. Duhet te
krijohet nje mekanizem per monitorimin e ndonje ndryshimi qe mund te ndodhe
ne ndjeshmerine e virusit ndaj ketyre barnave. Zhvillimi i rezistences ndaj
barnave mund te kercenoje efektivitetin e rezervave kombetare te barnave
antivirale te ngritura per perdorim te brendshem. Puna e qendrave bashkepunuese
te OBSH per gripin dhe laboratoret e references per analizat e H5N1 mund te
koordinohen per te perfshire testimin e ndjeshmerise antivirale.
Te reduktohet semundshmeria, vdekshmeria dhe problemet
Shoqerore

Vaksinat dhe barnat antivirale jane dy nderhyrjet mjekesore me te rendesishme
per te reduktuar semundshmerine dhe vdekshmerine gjate nje pandemie, por ato
nuk mund te jene te disponueshme ne sasirat e duhura. Vaksinat jane konsideruar
boterisht si vija e pare e mbrojtjes. Barnat antivirale luajne nje rol kritik fillestar
per arsye se furnizimi i tyre mund te jete jo i mjaftueshem per çdo vend ne fillim
te pandemise. Autoritetet e te gjithe vendeve do te kene nevoje te ndermarrin
shumicen e masave me natyre jo farmaceutike per te reduktuar semundshmerine,
vdekshmerine dhe problemet shoqerore. Problemet e furnizimeve jo te
pershtatshme me vaksina dhe aksesi jo i barabarte ndaj tyre, duhet te trajtohen
veçanerisht ne menyre urgjente.

Nderkohe qe as vijushmeria kohore dhe as graviteti i pandemise pasardhese nuk
mund te parashikohen. Historia tregon qe keto ngjarje cojne vazhdimisht ne nje
rritje eksplozive te numrit te semundjeve dhe vdekjeve, te mjaftueshme per te
paralizuar perkohesisht sherbimet publike dhe prodhimin ekonomik. Te gjitha
qeverite duhet te pregatiten per te pershtatur sherbimet shendetesore perfshire
njesite e kujdesit emergjent dhe intensiv dhe kapacitetin e morgut, per te
perballuar nje rritje te papritur dhe te madhe te kerkeses. Nje tjeter pasoje do te
jete mungesa nga puna ne te gjithe sektoret, me kapacitet perkohesisht te
reduktuar ne sherbime publike thelbesore te tilla si kujdesi shendetesor, zbatimi i
ligjit, transporti, sherbimet komunale dhe telekomunikacioni.

Bazuar ne pervojen e meparshme gripi pandemik nuk prek te gjitha vendet ose te
gjitha pjeset e nje vendi ne te njejten kohe. Nese perpjekjet per te kufizuar nje
virus perhapes ne burimin e tij deshtojne, autoritetet shendetesore mund te kene te
pakten disa mundesi per te nderhyre ne parandalimin e perhapjes nderkombetare,
brenda vendit dhe brenda komunitetit te prekur. Veprimet qe synojne ne vonesen
e perhapjes duhet megjithate te ndermerren me shpejtesi. Te tre pandemite e
shekullit te kaluar e pershkuan globin ne 6 deri 9 muaj. Qe prej te fundit qe
ndodhi ne 1968, volumi i udhetimit ajror internacional u rrit ne menyre
eksponenciale. Higjiena me e mire, gjendja e te ushqyerit dhe barnat per trajtimin
e nderlikimeve dytesore te gripit, te hasur sot ne shume pjese te botes, pritet te
zbusin disa nga pasojat shendetesore te pandemise, por ato duhet te vihen ne
raport me gjasen qe ka sot shperndarja nderkombetare per te qene me e shpejte.
Sapo nje pandemi shperthen, udheheqesit politike do te jene nen nje trysni te
madhe per te mbrojtur qytetaret e tyre. Vendet me plane pergjigjeje ndaj
pandemise, te provuara paraprakisht idealisht , do te jene ne pozicionin me te
mire per te marre vendime dhe per te vepruar me shpejtesi, sic pershkruhet ne
Aneksin 1. Pervec kesaj, vendet duhet te sigurohen se kane legjislacionin e duhur
qe i lejon autoritetet te ndermarrin dhe te zbatojne masa te jashtezakonshme.




Veprimet stategike

- Te monitorohet evolimi i pandemise ne kohe reale.
Shume karakteristika te pandemise qe cojne ne perzgjedhjen e masave reaguese
behen te dukshme vetem pasi virusi i ri shfaqet dhe fillon te shkaktoje nje numer
te madh rastesh. OBSH, mbeshtetur nga rrjete virtuale ekspertesh do te
monitoroje sjelljen shpalosese epidemiologjike dhe klinike te virusit te ri ne kohe
reale. Ky monitorim do t’iu jape autoriteteve shendetesore pergjigjet e duhura
ndaj pyetjeve kyce rreth grupmoshave me rrezikun me te madh, infektivitetit te
virusit, gravitetit te semundjes, niveleve te sulmit, rrezikut ndaj punonjesve te
shendetesise dhe niveleve te vdekshmerise. Nje monitorim i tille gjithashtu mund
te ndihmoje te percaktohet nese semundjet e renda dhe vdekjet shkaktohen nga
pneumonia primare virale apo pneumonia sekondare bakteriale, e cila reagon ndaj
antibiotikeve dhe si rrjedhim sherben si guide per ofrimin emergjent te
funizimeve . Ekspertet ne modelimin matematik do te perfshihen ne ekipet
vleresuese me te hereshem ne terren per te bere parashikimin e prirjeve ne
menyre sa me te besueshme.

-Te futen nderhyrjet jo-farmaceutike

Pergjigjet ndaj ketyre pyetjeve do ti ndihmojne autoritetet te perzgjedhin masat, si
mbyllja e shkollave, karantina, ndalimi i grumbullimeve masive te njerezve,
kufizimet ne udhetim, ne perputhje me sjelljen e virusit, duke pasur ne kete
menyre mundesine me te madhe per reduktimin e numrit te rasteve dhe vo nesen e
perhapjes gjeografike. OBSH ka prodhuar udhezues mbi perdorimin e ketyre
masave ne nivele te ndryshme ne fillim te pandemise dhe pas shperndarjes se saj
neper bote.

-Te perdoren barna antivirale per te mbrojtur grupet prioritare

OBSH rekomandon qe vendet me burime te mjaftueshme te investojne ne krijimin
e rezerves se barnave antivirale per perdorim te brendshem, vecanerisht ne fillim
te pandemise kur vaksinimi ne mase nuk eshte i mundur dhe grupet prioritare sic
jane punonjesit e frontit te pare, duhet te mbrohen.

-Te shtohet furnizimi me vaksina

OBSH, ne bashkepunim me autoritetet e industrise dhe sistemit rregullues, ka
futur procedura per zhvillimin dhe licensimin e vaksines pandemike. Gjithashtu
jane zhvilluar edhe strategji qe bejne te arrihet maksimumi nga nje antigjen i
paket vaksinor dhe si rrjedhoje duke lejuar qe sasi me te medha vaksinash te
prodhohen pavaresisht nga limitet e kapacitetit te fabrikes ekzistuese. Aktivitetet
per shpejtimin e prodhimit te vaksines dhe shtimit te furnizimit pershkruhen ne
ankesin


2. Sapo deklarohet nje pandemi, te gjitha prodhuesit kalojne nga prodhimi
i vaksinave stinore ne prodhimin e vaksines pandemike. Vendet duhet te trajtojne
ceshtjet e detyrimeve qe mund te dalin nga administrimi ne mase i vaksines
pandemike dhe te sigurojne strehim, logjistike dhe furnizime shtese, sic jane
shiringat ne menyren e duhur.

-Te sigurohet aksesi i barabarte per vaksina

Ndervartesia e forte aktuale nga tregu do te thote qe komuniteti nderkombetar nuk
mund te perballoje financiarisht lejimin e pjeseve te medha ne bote te perjetojne
nje pandemi te pambrojtur nga vaksina. Argumentet humanitare dhe etike per te
siguruar kete mbrojtje jane tashme te dukshme. Eshte çeshtje urgjente per OBSHne
qe te hartoje nje proces politik qe synon ne gjetjen e rrugeve per rritjen e
metejshme te kapacitetit te prodhimit ne menyre rrenjesore dhe per per ti bere
vaksinat te perballueshme dhe te arritshme ne vendet ne zhvillim. OBSH
gjithashtu do te punoje me agjensite donatore per çeshjten e fundit

-Te komunikohet risku ne publik

Sapo nje pandemi deklarohet, autoritetet shendetesore duhet te fillojne procesin e
vazhdueshem te komunikimit te riskut ne publik. Shume çeshtje te veshtira
si:perhapja e paevitueshme ne te gjitha vendet, mungesa ne vaksina dhe barna
antivirale, justifikimi per grupet prioritare te mbrojtjes, duhet te trajtohen.
Komunikimi me efektivitet i riskut, i mbeshtetur nga besimi ne autoritetet
qeveritare dhe besueshmeria e informacionit te tyre, mund te ndihmoje ne zbutjen
e problemeve shoqerore dhe ekonomike ardhur si pasoje e ankthit ne publik.
Vendet keshillohen qe te planifikojne paraprakisht. Strategjia e komunikimit ne
nje situate pandemike duhet te perfshije trajnimet ne komunikimin ne rastet e
shperthimeve epidemike dhe integrimin e komunikuesve ne ekipet e larta te
menaxhimit.

5.Te kryhen kerkime shkencore qe paraprin masat reaguese
-Te vleresohen veçorite epidemiologjike te nje pandemie shperthyese
Ne fillim te pandemise, politike beresit do te perballojne nje nevoje urgjente per te
dhena epidemiologjike mbi grupmoshat kryesore te prekura, menyrat e
transmetimitdhe patogjenitetin. Keto te dhena do te mbeshtesin vendimet e
menjehershme rreth grupeve te piketuara per vaksinim dhe marrje te barnave
antivirale. Ato mund te perdoren gjithashtu per parashikimet mbi modelet lokale
dhe boterore te perhapjes, si nje paralajmerim i hershem qe i ndihmon autoritetet
kombetare te intensifikojne masat pergatitore. OBSH do te identifikoje qendrat
epidemiologjike per mbledhjen e ketyre te dhenave dhe krijimin e protokolleve
standarte te kerkimeve shkencore.




-Te monitorohet efektiviteti i nderhyrjeve shendetesore.

Disa nderhyrje jo-farmaceutike rekomandohen per reduktimin e perhapjes lokale
dhe nderkombetare te pandemise per ngadalesimin e shkalles se transmetimit.
Nderkohe qe shume nga keto nderhyrje jane provuar si te dobishme ne
parandalimin dhe kontrollin e semundjeve te tjera infektive, efektiviteti i tyre
gjate nje pandemie nuk eshte vleresuar kurre ne menyre gjitheperfshirese.
Nevojitet me shume informacion mbi tolerancen, efektivitetin dhe
pranueshmerine ne popullata. OBSH do te krijoje qendra studimi dhe do te hartoje
protokolle studimi per te vleresuar keto nderhyrje ne nivel lokal, kombetar dhe
nderkombetar. Te dhenat krahasuese mbi efektivitetin e nderhyrjeve te ndryshme
jane gjithashtu te rendesishme, meqenese disa masa shoqerohen me nivele shume
te larta te problemeve shoqerore.

-Te vleresohen pasojat mjekesore dhe ekonomike

OBSH do te ngreje qendra studimi dhe do te hartoje protokolle per vleresimin ne
prespektive te pasojave mjekesore dhe ekonomike te pandemise, keshtu qe
nderhyrjet e ardhme ne shendetesi do te ndryshojne ne perputhje me to. Ne te
shkuaren, vleresime te tilla jane kryer vetem pasi pandemia ka perfunduar. Vlera e
tyre si nje udhezues politik per shperndarjen e burimeve ka qene e manget per
arsye te te dhenave jo te pershtatshme.

Aneksi 1 Strategjitë për permiresimin e përgatitjes kombëtare

- Të asistohen vendet në zhvillim në planifikimin e prodhimit të vaksinave të tyre
Nevojitet urgjentisht mbeshtetje për disa vende nen risk të cilet po zhvillojne vaksina të
gripit apo që po ngrenë kapacitete te prodhimit të vaksinës. OBSH-ja do të koordinojë
ofrimin e keshillimit me eksperte ndërkombëtarë, siç është kërkuar tashmë për të
mbështetur të tilla përpjekje kombëtare. Një grup pune i OBSH-së do të ngrihet për të
ofruar keshillime ad hoc për qeveritë në përputhje me nevojat, përparësitë dhe kapacitetet
kombëtare. Detyre e grupit të punës do të jetë që të përfshije mundësitë për vlerësim për
transferimin e teknologjisë prodhuese në vendet në zhvillim dhe hartimin e projekteve
pilote. Objektiv është që të rritet kapaciteti i prodhimit të vaksinës në një mënyrë
efiçiente dhe ekonomike, duke zgjeruar keshtu aksesin si tek vaksinat stinore (në
përputhje me përparësite kombëtare për kontrollin e semundjeve infektive) dhe
vaksinave pandemike.

- Të mbeshtet planifikimi për përgatitjen ndaj pandemisë.

Nevojiten mjete për një vleresim global të gjendjes së pergatitjes kombëtare. Vendet
vazhdojnë t’i kërkojnë OBSH-së mbështetje në vleresimin e planeve të tyre të përgatitjes,
por nuk ka një mjet rajonal apo global për vlerësimin e gjendjes aktuale të pergatitjes në
vende të veçante dhe lokalizim të dobësive që lyspet të trajtohen. Një mjet i tille mund të
përdoret për të koordinuar mbeshtetjen bilaterale dhe multilaterale për përgatitjen në
vendet në zhvillim. Pergatitja nga OBSH-ja e nje shablloni të një plani pandemik do t’i
jepte shumë vendeve në zhvillim një start avantazhues. Disa kurse fillestare rajonale
trajnimi dhe takime janë perdorur per të vleresur gjendjen e përgatitjes kombëtare, dhe
kjo mundesi lypset të shtrihet më tej.

- Të zhvillohen ushtrime modele të pergjigjes ndaj pandemise.

Disa vende kanë zhvilluar ushtrime për të vënë në provë planet e tyre të pandemise. Këto
ushtrime janë konsideruar si sqaruese, duke rezultuar në nje njohje të sakte te dobësive
kritike në operacionet e përditëshme dhe formulimin e rekomandimeve të sakta për
korrigjimin e tyre. Një mekanizem i tille do të beje qe mesimet e nxjerra gjatë ushtrimit të
një vendi mund të jene përfituese për vende të tjera.

Aneksi 2 Strategjite për përshpejtimin e zhvillimit të një vaksine pandemike

1 Të shkurtohet koha midis shfaqjes së virusit pandemik dhe fillimit të prodhimit
Komercial

- Të zhvillohen standarte për të siguruar cilësinë, sigurinë dhe efikacitetin e
vaksinave të gripit

Standartet e OBSH-se u japin autoriteteve regullatore dhe prodhuesve norma
ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë, sigurisë dhe efikacitetit të vaksinës, duke
sjellë në këtë menyrë një njetrajtshmeri në furnizmin me vaksina. Në veçanti,
kerkesat për një vaksinë të efektshme kundër H5N1 kërkojnë nevojën për norma
ndëkombëtare që sherbejne si guide per bio-sigurine ne prodhimin e vaksinës.
Për të mbeshtetur lejimin e dergesave (loteve) të vaksinës në të gjithë botën,
nevojiten reagentë ndërkombëtare reference, të furnizuar permes OBSH-së për të
kalibruar standartet rajonale, kombetare dhe të prodhimit. Gjithashtu lypsen
standarte globale për të mbuluar përdorimin e propozuar me qeliza të reja për të
ekonomizuar prodhimin e vaksinave.

- Te zgjidhjen çeshtjet e laboratoreve të shkelqyer dhe të çeshtjeve të
sigurise.

OBSH-ja ka identifikuar një numer çeshtjesh teknike dhe regulatore që kerkojne
zgjidhje.

Këto perfshijne specifikimet për testimin e pershpejtuar te sigurise se vaksinave
kandidate, metodat laboratorike per testimin e vaksinave me adjuvante dhe
shenjuesit e standartizuar të mbrojtjes për vleresime klinike. OBSH-ja duhet të
mbledhe bashke ata qe merren me ligje, zhvilluesit e vaksinave dhe prodhuesit e
tyre për të arritur një konsensus për këto çeshtje.

- Te harmonizohen menyrat për të liçensuar vaksinat e gripit pandemik
Një qendrueshmeri me e madhe nderkombetare në liçensimin e kerkesave për një
vaksinë pandemike, përfshirë studimet që duhen për autorizim të makretingut, do
të lehtesonin aksesin ndërkombetar tek vaksinat duke përshpejtuar
disponueshmerine e tyre në vendet jo prodhuese. OBSH-ja mund të lehtesoje
diskutimin mes autoriteteve regullatore për të zhvilluar procedura të
harmonizuara për regjistrimin e vaksinave..

- Te trajtohen çeshtjet e sigurisë që lidhen me perdorimin e vaksines.
Cikli i shkurter i prodhimit të vaksines në menyre të pashmagnshme kufizon
studimet që kanë të bëjnë me sigurine e saj perpara liçensimit, duke krijuar
nevojen për një monitorim të sigurisë gjatë perdorimit të vaksines. Zbulimi i
problemeve do të kerkonte një pune kerkimore të shpejte, e cila mund të
koordinohet nga OBSH-ja në të gjitha vendet, duke perdorur një database mbi
baze popullate.

- Të mbeshten strategji të prodhimit që ekonomizojne perdorimin e
Antigjenit

Kapaciteti i kufizuar për prodhimin e pembajtes antigjenike të vaksines është një
faktor kritik kufizues. Strategjite per prodhimin e vaksinave që jane të efektshme
dhe qe perdorin me pak antigjen, mund të rrisin shume kapacitetin prodhues.
Provat klinike nevojiten per të hartuar protokolle plotesuese dhe per të lehtesuar
shkembimin e shpejte të të dhenave paraklinike dhe klinke.

2 Të rritet furnizimi me vaksina te gripit

- Të gjenden menyra për të kapercyer hendekun midis kapacitetit aktual të
prodhimit të vaksinave dhe kerkeses se pritshme gjatë pandemise.
Duhet të gjehen menyra për të siguruar se vendet pa kapacitet të brendshem
prodhues të kene akses ndaj vaksinave të perballueshme financiarisht në sasi të
duhura. Po ndiqen disa rruge, perfshire edhe strategjite e kursimit te antigjenit,
transferimin i teknologjise dhe zhvillimi i vaksinave me kultura qelizore dhe ato
me rikombinim gjenik . Shtimi i kerkeses për vaksine stinore zgjeron kapacitetin
e pergjithshem prodhues. Efektiviteti relativ dhe kostot e zbatimit për menyra të
ndryshme nuk janë pare ende. Kerkohet urgjentisht një plan veprimi, me
rekomandime specifike për vendet me ose pa kapacitet prodhues të vaksines

- Të perfshihen prodhuesit e vaksines nga të gjitha vendet

Disa vende, perfshire Republiken e Korese dhe Federaten Ruse, kanë kapacitete
prodhuese por nuk kanë marrë pjese në aktivitete të koordinuara nga OBSH-ja

- Te mbeshteten perpjekjet në vendet në zhvillim, perfshire edhe permes
perdorimit të transferimit të teknologjise për zhvillimin dhe prodhimin e
vaksines.

Një mbeshtetje e tille nevojitet urgjentisht për vendet me risk të larte, perfshire
Tailanden dhe Vietnamin, të cilat po zhvillojne vaksine të gripit ose po ngrene
kapacitete per prodhimin e vaksines se gripit. Aktivitetet specifike janë paraqitur
në aneksin 1

- Të rritet shfrytezimi i vaksinës stinore të gripit në grupet me risk të larte ,
në përputhje me shënjestrat e OBSH-se (50% mbulim në 2006 dhe 75% në
2010)

Arritja e ketij qellimi kerkon lidership global në vleresimin dhe komunikimin e
progresit në mbulimin e gripit në vendet që kanë politika kombetare për
vaksinimin për grip dhe gjetiu në grupe të cenueshem. Aktivitete të tjera
perfshijne zhvillimin e rekomandimeve për të shtuar mbulesen me vaksine në
grupet shenjester, mbeshtejta për zbatimin e programeve kombetare të vaksinimit
dhe perftimi i të dhenave me të mira epidemilogjike dhe ekonomike lidhur
peshen e gripit stinor në vendet në zhvillim(Flomed,24.02.2006)



SHKAKTAR I VIRUSIT H5N1?


Gripi i shpezeve eshte semundje virale qe prek organet e frymemarjes e sistemin nervor te disa lloje shpendesh, duke perfshire dhe shpendet e zbukurimit. Forma virulente akute karakterizohet nga nje kohezgjatje e shkurter e semundjes. Nga kjo semundje preken gjelat e detit, rosat, patat, fazanet dhe pulat.

Shkaktari

Eshte nje virus i klasifikuar ne grupin Ortomiksovirus te Tipit A. Berthama e segmentuar ne 8 pjeseza, permban ARN. Segmentimi lehteson rikombinime te gjenotipeve ndermjet viruseve influencale te Tipit A. Berthama rrethohet nga nje matrice proteinike e rrethuar nga nje membane lipide e veshur nga 2 struktura proteinike, ku varen aktivitetet e hemoaglutininave "H) dhe neuramidazave "N). Klasifikimi i fundit ka ne baze karakteristikat antigjenike te H dhe N, qe japin stimulimin e pergjigjes imunitare. Njihen 15 nentipe H dhe 9 nentipe N "cdo virus permban IH dhe IN).

Transmetimi i semundjes

Perhapet si rezultat i kontaktit te ngushte me shpendet si dhe horizontalisht nepermjet personelit dhe pajisjeve te kontaminuara. Nje rol ne perhapjen e saj luajne shpendet e eger, perfshi ketu edhe shpendet e zbukurimit dhe ata te ujit. Theksojme se ne asnje rast nuk duhet te shqetesohemi se kjo semundje mund te transmetohet nepermjet konsumimit te mishit te pules te gatuar apo vezeve si dhe te produkteve te tjera me qe vijne nga shpendet.






Perhapja e semundjes

Eshte vene re per here te pare ne Evrope "Itali) ne fund te shekullit XIX dhe eshte shtrire deri ne 1930, kohe pas te ciles eshte ndeshur ne Lindjen e Mesme. Jane raportuar shperthime ne Skoci "1959), Angli "1963,1979) ne pula, Kanada "1966) ne gjela deti, Australi "1975). Ne SHBA "1983-1984), ku per zhdukjen e se ciles u shpenzuan 70 milione dollare per 2 vjet. SHBA eshte deklaruar e paster qe prej vitit 1986. Kjo semundje shpertheu ne Hong-Kong ne 1997 dhe nje vit me pas ne Itali. Deri ne 1997, IA konsiderohej nje semundje vetem per vemendjen veterinare. Ne '01/'02/'98 Shtami H5N1, i gjetur ne shperthimin e semundjes ne pula ne Hong-Kong, shkakton semundje tek njerezit, si dhe te kuajt e derrat. Ne vitin 2004 semundja e shkaktuar nga Shtami H5Nl shpertheu ne 6 shtete te botes, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave . Semundja ka prekur Kinen, Vietnamin, Tailanden, Pakistanin, Korene, Hong-Kongun, Indonezine,Afriken,Evropen ... Rasti i pare zyrtar i konfirmuar ne Kine me 27.01.2004 tek rosat e ngordhura nga virusi i IA u shkaktua nga Shtami H5Nl. Ne vitin 2005, pervec Indonezise, Vietnamit, semundja ka shperthyer dhe ne Rusi dhe Kazakistan,kurse keto dite edhe disa vende te BE-se.

Kontrolli i Semundjes

Ne vendin tone, bazohet ne gjurmimin e vazhdueshem me metoden e ID dhe HAP. Departamenti i Virusologjise monitoroi situaten epizootologjike per semundjen e IA, duke filluar nga zogjte 24 oresh, ne te gjithe stabilimentet, si dhe ne zonat rurale rreth tyre. Ne kontrollin e semundjes rendesi ka evitimi i kontaktit me shpendet e eger, te cilet jane edhe bartesit dhe transportuesit kryesore te semundjes.

Me antigjenin e importuar nga Holanda u testuan gjate vitit 2005 rreth 600 serume dhe te gjitha rezultuan negative. Nga Instituti i Kerkimeve Veterinare vazhdon kontrolli i perditshem e gjendjes ne vend dhe rezuletatet paraqiten ne nje garfik, i cili shperndahet ne te gjitha institucionet dhe shoqatat e interesuara si dhe ne media. Nga ky grafik vihet re se gjendja ne vendin tone paraqitet krejtesisht e sigurte. Behen rregullisht analiza te kujdeshme dhe sistemtika ne ndermarrje te tilla te medha si "Floryhen", "Aiba" e te tjera dhe ne asnje rast nuk eshte vene re ndonje dukuri shqetesuese. Keshtu qe tregtimi i mishit, vezeve dhe i produkteve te tjera te ketyre kompanive eshte dicka me se normale dhe konsumatori mund t'u drejtohet ketyre prodhimeve si edhe me pare, pa asnje merak e shqetësim(Flomed,24 shkurt 2006)


SHKODRA, MASA TE RREPTA NDAJ GRIPIT TE SHPENDEVE

Alarmi per perhapjen e virusit te shpendeve N5N1 ka ngritur ne kembe strukturat kontrolluese. Ai ka rivene ne gatishmeri te plote jo vetem Drejtorine e Bujqesise se rrethit te Shkodres, por edhe sherbimet veterinare, te cilat jane stacionuar si prane ligatinave, ashtu dhe prane pikave te kalimit kufitar te Qarkut te Shkodres. Ne piken e kalimit kufitar te Hanit te Hotit jane ushtruar kontrolle te imtesishme te te gjitha mjeteve qe importojne mallra nga vendet e tjera, ne menyre qe ne vendin tone te mos hyje asnje shpend, qofte edhe dekorativ, nga kjo pike kufitare.

Gjendja



Ne lidhje me gjendjen e deritanishme te kalimeve te mallrave te importit, veterineri Baft Lohja, i cili cdo dite kontrollon automjetet per te parandaluar futjen e shpendeve te importit, shprehet se deri tani situata ka qene e qete dhe nuk ka pasur asnje rast te kalimit te shpendeve nga vendet e tjera ne Shqiperi. "Kjo ka ardhur,- shprehet Lohja,- jo vetem si rezultat i masave shtrenguese qe jane vendosur, por edhe si rezultat i ndergjegjesimit te tregtareve per rrezikun qe paraqet gripi i pulave". Nga ana e saj, Drejtoria e Bujqesise dhe e Ushqimit ne Shkoder, nisur nga alarmi i dhene per rrezikun e perhapjes se epidemise se virusit te shpendeve, ka ngritur disa grupe pune qe monitorojne disa zona te rajonit tone, ku deri tani nuk eshte shenuar asnje rast problematik. Jane shtuar kontrollet ne zonat lagunore te rajonit te Shkodres, duke qene se kjo zone eshte teper e ekspozuar nga rreziku i perhapjes se ketij virusi, i cili vjen kryesisht nga shpendet migratore.

Masat

Per mbajtjen nen kontroll te situates, Drejtoria e Bujqesise dhe Ushqimit Shkoder ka ngritur disa grupe pune te perbere nga banore te zonave te rrezikuara, veterinere dhe gjuetare, te cilet po monitorojne vijen bregdetare lumore dhe liqenore te Shkodres, ku deri tani nuk ka pasur asnje rast dyshues te virusit te shpendeve. Njeri prej ketyre grupeve drejtohet nga drejtori i Drejtorise se Bujqesise dhe Ushqimit, Guri Beshi. Ky i fundit shprehet se deri tani situata eshte nen kontroll dhe nuk ka vend per panik.

Nga inspektimet konstante si ne pikat kufitare, ashtu dhe ne aktivitete te ndryshme private ne Shkoder, grupet e punes kane ushtruar kontrolle, gjate te cilave nuk eshte verejtur asnje shenje e virusit. "Nga ana e grupeve veterinere,- shprehet Beshi, jane kontrolle seriologjike ne pularite e medha", ndersa konfirmon se nuk ka shenja te semundjes H5N1. Megjithate, ardhja e shpendeve migratore nuk ka munguar, pasi qe nga vjeshta e deri tani jane verejtur ardhje te rosave dhe patave te egra, te cilat mendohet se vijne nga Siberia, nderkohe qe ditet e fundit eshte vene re ardhja e 8 mjellmave ne Velipoje, te cilat mendohet se kane ardhur nga brigjet e shtetit fqinj, Italise(Floart,24.2.2006)



OBSH: Mishi dhe vezët e shpendëve të gatuara mirë janë të parrezikshëm


OBSH(WHO) thotë se është e shqetësuar që njerëzit mund ta ndërpresin konsumin e mishit të shpendëve për shkak të frikës nga gripi i shpendëve. Gjatë kohës kur mbizotëronte frika nga sëmundja e lopës së tërbuar, shitja e mishit të gjedhit ra në mënyrë dramatike. Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Jan Simons, thotë se nuk ka asnjë arësye për panik. “Në këtë fazë, nuk ka prova që dikush të jetë sëmurë me gripin e shpendëve si rezultat i konsumit të mishit dhe vezëve të shpendëve të gatuara mirë. Pra, nuk ka asnjë arësye të ndërpritet konsumi i këtyre produkteve, për duhet garantuar që, me çdo kusht, mishi dhe vezët e shpezëve janë të gatuara mirë”.
Organizata thotë se gatimi i kujdedsshëm shkatërron çdo virus, përfshirë variantin vdekjeprurës të gripit të shpendëve, H5N1. Edhe vezët e shpendëve të infektuara mund ta kenë marrë virusin. Prandaj, Organizata Botërore e Shëndetit këshillon banorët e zonave të prekura të mos hanë vezë të gjalla ose të pagatuara mirë.



Agjencia e OKB-se për shëndetin thotë se zogj nga tufa të infektuara nuk duhet të përdoren për ushqim kafshësh. Por organizata thotë se konsumatorët nuk rrezikojnë të infektohen me virusin e gripit të shpendëve nga kontakti me shpendë apo po të hanë mishin e tyre në zonat e paprekura.
Zoti Simpson thotë se banorët në zonat e prekura shpesh ekspozohen ndaj variantit H5N1 të virusit gjatë asgjësimit të shpendëve apo përmes prekjes së shpendëve të sëmura apo të ngordhura. Ai thotë se njerëzit duhet të marrin masa mbrojtëse. “Për shembull, njerëzit që përgatisin shpendët, në rastin më të mirë, duhet të kenë maska në fytyrë dhe doreza në duar. Zona ku i mbajnë shpendët, duhet të jetë e mbrojtur me masa higjenike, plotësisht e pastër, pra, në fund të ditës apo turnit, mbeturinat duhet të largohen dhe asgjësohen, në mënyrë që të mos paraqesin rrezik për njerëzit e tjerë”.
Organizata Botërore e Tregëtisë (OBT)thotë se mishi i pagatuar nuk duhet mbajtur në një vend me ushqimet e përgatitura për të shmangur infektimin. Ai thotë se njerëzit që përgatisin ushqimet në zonat e prekura nga gripi i shpendëve, duhet ti lajnë dhe dezinfektojne duart shpesh, si dhe ta bejne dezinfektimin e të gjitha sipërfaqet ku punohet, bashkë me veglat e punes(Floart,24.02.2006)
Bllokohen 80 tonë mish viçi
Rreth 80 tonë mish viçi dhe nënprodukte të cilat janë prodhuar dhe vinin nga Brazili janë bllokuar dje në Durrës. Bllokimi i mishit të gjedhit është i pari i këtij lloji dhe vjen automatikisht pas urdhrit që ka nxjerrë para pak ditësh ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, për bllokimin e të gjitha importeve të mishit nga disa shtete ku është shfaqur afta epizootike. Burime pranë Institutit i Kërkimeve Veterinare në Tiranë si dhe kryedoganieri i Durrësit kanë konfirmuar mbërritjen e sasisë prej 80 tonë në afërsi të Durrësit. Ndërkohë, për sa i përket bllokimit të tij, drejtues të IKV-së, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë kanë bërë të ditur dje në orët e vona të darkës për “Floart-in dhe Flori”, se nuk do të lejohet hyrja në treg e kësaj sasie, por do të urdhërohet menjëherë asgjësimi me anë të groposjes.

Ardhja

Drejtori i degës Doganore të Durrësit, Arben Ibro, ka konfirmuar dje për agjensite tona , nisjen për në Shqipëri të 80 tonë mish viçi, gjuhë dhe zemra të po të njëjtit lloj, të cilat janë të ngrira. Ibro tha mbrëmë se “nga informacionet që kemi, jemi njoftuar se nga Brazili janë nisur drejt Shqipërisë 80 tonë mish i ngrirë viçi, gjuhë dhe zemra, por ende nuk na është paraqitur asnjë subjekt në doganë për të deklaruar një gjë të tillë”. Kryedoganieri sqaroi se, sipas procedurave të përcaktuara, sasia prej 80 tonë duhet të kalojë më parë kontrollet nga Inspektoriati i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe më pas, nëse merret certifikata përkatëse, mund të zhdoganohet mishi dhe nënproduktet. Informacionet për itinerarin e mishit tregojnë se, pas nisjes nga Brazili, ngarkesa ka ndalur në Pire dhe më pas është nisur për në Durrës.

Bllokimi

Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë kanë konfirmuar faktin e bllokimit të mishit dhe moslejimit të konsumimit të tij. Bllokimi vjen pas një urdhri të nxjerrë para pak javësh nga ministri Jemin Gjana, i cili ndalon importimin e mishit nga vende në të cilat është shfaqur afta epoozitike dhe janë burim i përhershëm i saj. Zyrtarët nga Ministria e Bujqësisë dhe Instituti i Kërkimeve Veterinare, të cilët nuk duan të identifikohen, kanë bërë të ditur se mishi nuk do të lejohet të hyjë në vend ose, nëse do të hyjë, ai do të groposet dhe ndaj subjektit që e ka importuar do të merret një masë administrative prej 5 milionë lekësh të reja. Ndërkohë, të njëjtat burime thanë për “Flori-Press-in dhe “Floart”-in”, se subjekti që ka importuar mishin e ngrirë të viçit nuk ka paraqitur asnjë licencë për aktivitetin dhe për më tepër ky subjekt nuk disponon certifikatë për prejardhjen e mishit, gjuhëve dhe zemrave. Sipas tyre, edhe urdhrit të Gjanës, mosdeklarimi i prejardhjes së mishit, sjell automatikisht bllokimin e tij. “Subjekti importues, sipas informacioneve që kemi, nuk ka paraqitur dhe nuk asnjë licencë dhe certifikatë për ngarkesë, çka sjell bllokimin e tij”, - tha dje një prej drejtuesve të Institutit të Kërkimeve Veterinare. “Përfundimisht, sasia e ardhur do të bllokohet dhe nuk do të lejohet konsumi i saj”, - pohuan edhe zyrtarët të Ministrisë së Bujqësisë. Ndërkohë, nuk është vendosur sesi do të veprohet me sasinë prej 80 tonë mish, gjuhë dhe zemra viçi.




Mishi


Zyrtarë të doganës thanë për dy agjensite tona (Floart dhe Flori-Press) se janë 80 tonë mish, gjuhë dhe zemra viçi, ndërkohë që nga IKV-ja dhe Ministria e Bujqësisë është njoftuar për një sasi prej 50 tonë. Sasia është e ngarkuar në katër trailera frigoriferikë dhe është e ngrirë. Anija që e ka sjellë në Durrës është anija “Ester”, dhe ka ardhur nga Pireu. Nuk dihet se kur është nisur mishi nga Brazili, por kjo ngelet për t’u verifikuar nga dokumentet që do të paraqesë subjekti shqiptar që ka bërë importin. Urdhri për bllokim është bërë për importet e mishit nga Turqia, Brazili, Argjentina dhe vende të tjera ku është shfaqur afta epizootike (Flori-Press dhe Floart,24.02.2006)…
Faza emergjente e gripit te shpendeve ne Turqi ka perfunduar




Ministri turk i Shëndetësisë, Recep Akdag pohoi sot korespondentit te “Flori-Press”-it Hysein Kelmend se” disa ditë pas konfirmimit të rastit të fundit të infektimit të njerëzve nga gripi i shpendëve në Turqi”..., se faza e "administrimit të situatave të emergjencës" lidhur me sëmundjen ka përfunduar.
"Lidhur me gripin e shpendëve, punët lidhur me administrimin e situatave të emergjencës përfunduan. Punët lidhur me administrimin e rreziqeve do të vazhdojnë", deklaroi Akdag në Erzurum, një qytet në lindje të vendit i prekur nga sëmundja.
Laboratorët turq diagnostikuan që prej fillimit të vitit praninë e virusit H5N1 të gripit të shpendëve tek 21 persona, disa prej te cileve edhe vdiqën. Ata ishin viktimat e para në njerëz jashtë Azisë Juglindore dhe Kinës.
Ministri i Shëndetësisë, thote se” 14 nga pacientët bartës të H5N1 janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali, tre të tjerë vazhdojnë të jenë në spital”....
"Çështja nuk është plotësisht e mbyllur", paralajmëroi gjithsesi Akdag. "Qytetarët tanë nuk duhet të kontaktojnë me shpendët dhe duhet të heqin dorë nga rritja e shpendëve në fshatra".
Ministria e Shëndetësisë ne Ankara bëri të ditur se një laborator londinez, i lidhur me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi 12 nga 21 rastet gripit të shpendëve tek njerëzit të diagnostikuara në Turqi.
Mediumet bënë të ditur se në Stamboll deri tani janë hospitalizuar 21 persona për shkak të druarjes nga gripi i shpendeve me çka rritet frika se sëmundje e rëzikshme është zgjeruar në këtë qytet 12 milionësh. (Flori-Press,25.02.2006)

________________________________________
Ministrat e shëndetësisë së BE-së diskutojnë rreth gripit të shpendëve

Ministra të shëndetësisë nga 25 shtete anëtare si dhe Kroacia, Turqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania do të takohen me ekspertë të OKB-së në Vjenë për të diskutuar problemin e gripit të shpendëve. Ministrja austriake e shëndetësisë, Maria Rauch Kallat, vendi i të cilës ka presidencën aktuale të BE-së, ka kërkuar të ulë shqetësimet për përhapjen e sëmundjes.



Ajo thotë se për momentin nuk ka kërcënim tek shëndeti i njerëzve, por ajo shtoi se kontaktet me zogj të sëmurë duhen shmangur. Ajo tha se megjithë faktin se numra të shumtë shpendësh të egër fluturojnë në Evropë çdo ditë, janë parë shumë pak raste të sëmundjes. Ministrja austriake tha se ministrat do të hanin mish pule në drekë për të dërguar sinjalin te konsumatorët se mishi i pulës nuk ka rrezik të hahet./ http://www.lajmet.com/index.php 24 02 2006/
“Utrinski Vesnik” nga Shkupi thote se"Maqedonia eshte pa mbrojtje nga gripi i shpendeve " - nëse vallë pritet rasti i parë për të filluar me parandalim më efikas,kur ska denar per ilaqe…”(Floart,24.2.2006)

Zyrtarët thonë se në Kosovë ende nuk ka grip të shpezëve





Ministria e Bujqësisë dhe Shërbimi Veterinar dhe i Ushqimit të Kosovës përmes një kumtese ka deklaruar se me vëmendje po e përcjell situatën epidemiologjike të gripit të shpendëve (Avian Influenza) dhe se mbi bazë të vlerësimeve dhe analizave të bëra deri tani, është konstatuar se gjendja e shpendëve në Kosovë është plotësisht nën kontroll dhe masat e ndërmarra
deri tani me urdhëresat të caktuara, janë duke dhënë efektet e veta.

Agjencioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës njofton se në bazë të rezultateve të analizave të
fundit, në Kosovë nuk ka shenja të gripit të shpendëve. Agjencioni Veterinar ka marrë rezultatet
e analizave edhe të 21 rasteve të fundit, pas të cilave ka bërë këtë konstatim.


Qeveria e Kosovë në pajtim me rekomandimet e OBSH-së urdhëroi Ministrinë e Shëndetësisë,
Konform Ligjeve në fuqi,themeloi Komitete menagjuese për pandeminë “Gripi i shpezëve”,në nivel
ministrorë,ZASHMSH,QKUK,spitaleve rajonale,komunale duke marrë masa që popullata të jetë më
kohë e Informuar për masat që merr MSHK gjegjësisht Qeveria e Kosovës.(masat mbrojtëse të punëtorëve
Shëndetësorë,hospitalizimin e pacientëve të dyshuar me infeksion me virus të grpit të shpezëve,nevojat
me materiale sanitare dhe preparate farmaceutike duke u bazuar në rekomandimin zyrtarë të Institutit
Kombëtarë të Shëndetësisë publike të Kosovës,të datës 17 tetor 2005).
Kosova pritët të ballafaqohet me problemin e pandemisë së gripit të shpezëve në fillim të marsit të vitit
2006.Nstituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës,më kohë ka paraparë sasinë e materialeve të nevojshme sanitaro-teknike(paisje,aparaturë,vaksina,dezinfekcione,medikamente antivirale e të përgjithshme) për
Realizimin më sukses të shërbimeve parandalues dhe profilaktike,në përputhje me kërkesat emergjente epidemiologjike ne teren dhe sipas standardeve bashkohore lypset të sigurohen barërat,dezinfektantet,
aparatura etj.










Nga një vlerësim i Organizatës Botërore Shëndetësore,i projektuar enkas për popullatën e Kosovës,
nëse nuk do të këtë vaksinë kundër gripit të shpezëve(Tamiflu-Oseltamivir;Relenza.Vaxigrip),preparate dezinfektuese(decosept,esemtan,desderman,deconex 50 FF,deconex 50 AF,deconex solarsept,dezifen P,
Safe granulat,deconex 54 sporocide,deconex 3 zyme,deconex dental,gigasept ff etj)pritet të sëmurët
popullata e Kosovës(15—300 mijë të sëmurë)...Sipas parashikimeve statistikore(OBSH-së) numri i të
sëmurëve do të sillet prej 200 deri 700 mijë të sëmurë respektivisht prej 308 deri 496 mijë pacientë.
Komplikimet nga pneumonia që kërkojnë hospitalizim të domosdoshëm do të jenë prej 30.800 deri
49.600 gjegjsisht prej 61.600 deri 99.200(10-20%).Vdekjet më një shkallë legaliteti vlerësohen që
të jenë prej 1.540 deri 2480 gjejgësisht 3.080 deri 4.960 pacientë(0,5 deri 1%).
Pothuaja të gjitha shtetet e globit urgjentisht janë duke zbatuar urdhëresat e OBSH-së.
Medikamentet antivirale për gripin e shpendëve


Ekzistojnë katër medikamente antivirale të ndryshme kundër gripit; amantadine, rimantadine, oseltamivir, dhe zanamivir. Megjithatë viruset kanë shfaqur rezistencë dhe ndaj këtyre medikamenteve.

Virusi H5N1 aktualisht konsiderohet si virusi që mund të shkaktojë pandeminë e rradhës.

Ndërkaq, shkencëtarët amerikanë thonë se, kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën, duke deshifruar strukturën gjenetike të këtij virusi.

Epidemitë stinore të gripit shkaktojnë pak a shumë 250 000 deri 500 000 vdekje në vit, për këtë arsye shqetësimet për një epidemi të mundshme të gripit të shpendëve kanë rritur së tepërmi kërkesat për një paketë të re diagnostikimi.
Kjo paketë e re e prodhuar nga një kompani në Singapor krijon mundësi për diagnostikimin e virusit H5N1 në fazat e para të sëmundjes, duke dhënë mundësi për izolimin e personave të infektuar, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e gripit.
Gripi i Shpendeve, si te mbrohemi si ta parandalojme!
Influenza, qe zakonisht njihet me emrin “gripi” eshte nje semundje serioze me infeksion respirator, te shkaktuar nga viruset e influenzes te tipit A dhe B, qe zakonisht qarkullojne ne muajt e vjeshtes dhe te dimrit.
Tashme dihet se i ftohti qe ka mberthyer hemisferen e veriut sjell edhe njehere rrezikun e e influenzes sezonale.
Influenza ose gripi sezonal eshte nje semundje me e rende sesa ftohja dhe karakterizohet me shenja klinike te tilla si: fillim i menjehershem,lodhje, temperature,personat e prekur zene krevatin per disa dite dhe mund te shoqerohet me pafuqi trupore deri edhe ne dy jave.
Ne grup moshat e para (pediatrike 1-13 vjec) dhe ne grup moshat e treta ( te vjeterit) , influenza mund te coje drejt semundjeve shume te renda te tilla si pneumonia dhe bronkitis.Prandaj duke qene se qarkullojne disa tipe virusesh, e mira eshte qe femijet dhe te rriturit te bejne vaksinen kunder gripit cdo vit.
Vaksinimi konsiderohet si linja e pare e mbrojtjes se organizmit nga influenza.
Influenza eshte nje semundje me rrezik per jeten nga 35-50% .
Vemendja e medias eshte e perqendruar ne gripin e shpendeve “Avian Influenza”, ose H5N1, por per shume te tjere nje rrezik akoma me shume imediat mbetet influenza normale sezonale.Gripi i shpendeve ose influenza aviane eshte nje semundje e shpendeve e shkaktuar nga shtamet e tipit A te virusit te influenzes, qe u identifikua per here te pare para me shume se 100 vjetesh ne Itali.
Gripi i shpendeve ka rritur tashme shqetesimin per rrezikun e nje pandemie.
Rreth 150 shtete kane bere porosi per TAMIFLU (Oseltamivir) si pjese e planit te tyre ne rast pandemie .
Kompania Hoffmann – La Roche ka punuar jo vetem qe te plotesoj keto kerkesa, por te siguroj qe Tamiflu eshte e vlefshme dhe ne mjekimin e gripit sezonal.
Edhe ne vendin tone ne kuadrin e masave te marra, jane bere shpesh takime ne Institucionet Shendetesore dhe Organizaten Boterore te Shendetesise. Per kete qellim eshte ngritur edhe nje grup pune.
Rastet e raportuara me influenze ne Europe per javen e dyte te Janarit sipas EISS (Influenza Surveillance Scheme internet site for Europe) tregojne se Shqiperia dhe gjithe Ballkani jane vende me rrisk te larte per influenzen sezonale. Kjo do te thote qe rreziku i prekjes nga gripi sezonal eshte i pranishem dhe i mundshem per cdo njerin nga ne!
Eshte shume e rendesishme qe te behet brenda 48 oreve percaktimi i diagnozes dhe per kete do te duhet te behet dallimi nese jemi para nje pacienti te prekur nga influenza apo, nje gjendje te ftohure. Qe te dyja jane infeksione virale qe shkaktojne simptoma te ngjashme te tilla si kolla dhe dhimbjet e fytit. Femijet e moshes shkollore jane shpesh te paret qe preken nga gripi te cilet e transmetojne me pas ate ne shtepi dhe ne vende te tjera komunitare.
Shenja me karakteristike e gripit eshte temperatura, por sidoqofte temperatura si nje shenje e vetme nuk eshte e mjaftueshme per vendosjen e diagnozes.
Le te hedhim nje sy mbi shenjat kryesore sipas grup moshave .

Moshat 0-5 vjec
Temperature, te vjella, diarrea, inflamacion i hundes (bllokim i rrugeve te siperme te frymemarrjes),dhimbje fyti.
Moshat 5 - 50 vjec
Temperatura,djersa,kolla, dhimbje e kyceve dhe muskujve,dhimbje fyti,dhimbje koke, keputje dhe dobesi trupore.
Moshat mbi 50 vjec
Temperatura mbi 37grade celsius, lodhje dhe dobesi trupore, gjendje konfuze ,bllokim te rrugeve te siperme te fymemarrjes me inflamacion nazal.
Nese keto shenja jane te pranishme drejtohuni sa me shpejt qe te jete e mundur tek mjeku juaj per te vendosur diagnozen brenda dy diteve dhe per te filluar mjekimin me antiviral.

TAMIFLU ( Oseltamivir )
• Antiviral i klases se Frenuesve te Neuroaminoidazes (NAI) qe sulmon direkt virusin e influenzes dhe ndalon perhapjen e virusit ne organizem.
Tamiflu nuk eshte vaksine, por per sa kohe nuk eshte zbuluar vaksina per
Gripin e Shpendeve ( H5N1) mbetet i vetmi medikament i vertetuar tashme per
efikasitetin e tij kurativ kunder virusit H5N1 si dhe per trajtimin e gripit
sezonal.
• Tamiflu eshte ne forme kapsule 75 mg ne kuti me 10 kapsula dhe ne forme suspensioni per moshat pediatrike.
• Eshte i vetmi medikament antiviral qe perdoret per parandalimin ne moshat mbi 13 vjec dhe mjekimin e gripit te shpendeve per te gjithe moshat mbi 1 vjec ( pranuar edhe nga FDA ne Amerike).
• Tamiflu merret dy here ne dite ( mengjes dhe darke) per 5 dite rrjesht. Tamiflu mund te merret me, ose pa ushqim. Marrja e saj me ushqim do te ndikoje ne uljen e efekteve anesore te mundshme si psh te perzierat, ose te vjellat. Asnjehere mos e nderprisni mjekimin edhe pse shenjat e permiresimit duken brenda dy diteve .
Nese harroni te merrni dozen e nje vakti, rrimereni ate sapo te kujtoheni.
Marrja e Tamifluse sipas pershkrimit te mjekut dhe brenda 48 oreve ka treguar se
ka keto efekte:
38 % ulje te shenjave dhe simptomave te semundjes










1.Çfarë është sëmundja e gripit të shpendëve? Çfarë është gripi i shpendëve i shkallës së lartë?

Pyetje dhe përgjigje mbi parandalimin e mjekimin e sëmundjes së gripit të shpendëve
Gripi i shpendëve është një lloj sëmundjeje ngjitëse e përhapur në gjirin e shpendëve shtëpiak dhe të egër, e shkaktuar nga virusi i grippit të shpendëve të tipit A. Pas ngjitjes së virusit të gripit te shpendët mund të dallohen shenja të lehta në rrugët e frymarrjes dhe në kanalin ushqimor, në këtë rast përqindja e mortalitetit është e ulët. Por, në raste të tjera, shpendwt mund të kenë shenja relativisht serioze në gjithë organizmin, si hemorragjia, shenja të septicemisë dhe një përqindje relativisht të lartë të mortalitetit. Këto dallime përcaktohen kryesisht nga tipi i virusit të gripit të shpendëve.
Nisur nga këto dallime, gripi i shpendëve grupohet në tri lloje: i shkallës së dobët, i shkallës së mesme dhe i shkallës së lartë. Kohët e fundit ka rënë në Kinë dhe në vende të tjera të botës gripi i shpendëve, i shkaktuar nga tipi i serumit të gjakut H5N1, që quhet gripi i shpendëve i shkallës së lartë, që ka përqindje të lartë si në ngjitje ashtu edhe në mortalitet.




2. Sa zgjat periudha e inkubacionit të virusit të gripit të shpendëve? A përhapet virusi gjatë kohës së inkubacionit?
Koha e inkubacionit të virusit të gripit të shpendëve zgjatet nga disa orë deri në disa ditë, më e shumta deri në 21 ditë. Kohëzgjatja e periudhës së inkubacionit varet nga faktorë të ndryshëm, si shkalla e virusit, sasia e shpendëve të infektuar, imuniteti i shpendëve, mosha dhe llojet e tyre, gjendja e rritjes së tyre, si dhe gjendja ushqimore, sanitare etj. Por gripi i shpendëve i shkallës së lartë është me periudhë të shkurtër inkubacioni dhe shenjat e virusit të këtij gripi duken shpejt, po ashtu përqindja e mortalitetit të shpendëve në këtë rast është e lartë.
Virusi i gripit të shpendëve ka mundësi të përhapet brenda periudhës së inkubacionit.

3. Cilat janë rrugët e përhapjes së virusit të gripit të shpendëve?


Për përhapjen e virusit të gripit të shpendëve ka dy rrugë kryesore: kontakti i drejtpërdrejtë me shpendët e sëmurë dhe kontakti i tërthortë me sende të ndotura nga virusi. Virusi i gripit të shpendëve ekziston në kanalin ushqimor, në rrugët e frymarrjes dhe në të gjithë organizmin e shpendëve të sëmurë dhe të atyre të infektuar. Kështu virusi i gripit të shpendëve mund të dalë nga sytë, hunda dhe së bashku me jashtëqitjen e shpendëve dhe si rrjedhim, virusi përhapet mekanikisht nëpërmjet çdo sendi të ndotur, si ushqimet e shpendëve, uji, koteci, ajri, automjetet transportuese të tyre, etj. Dhe kështu shpendët e shëndoshë mund të infektohen nga virusi nëpërmjet rrugëve të frymarrjes dhe kanalit ushqimor.





4. Cilat janë karakteristikat e përhapjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë?

Gripi i shpendëve i shkallës së lartë është i ngjajshëm me gripin e zakonshëm, që përhapet përgjithësisht në të katër stinët, por më shumë në dimër dhe në pranverë, sepse virusi i gripit të shpendëve ka forcë të madhe rezistuese në temperatura të ulëta. Shpendët e llojeve të ndryshme dhe me moshë të ndryshme mund të infektohen nga ky virus i gripit të shpendëve me ngjitshmëri të madhe dhe virusi përhapet shpejt. Përqindja e mortalitetit të shpendëve është qind përqind.

5. A mund të përhapet nëpërmjet vezës virusi i gripit të shpendëve të shkallës së lartë?


Virusi i gripit të shpendëve i shkallës së lartë përhapet kryesisht në mënyrë horizontale, si në ajër, nga jashtëqitjet, ushqimet dhe uji që pijnë shpendët etj., dhe ka shumë pak argumente lidhur me përhapjen e tij në mënyrë vertikale. Por eksperimentet kanë vërtetuar se në vezët e pulave të infektuara ekziston virusi i gripit të shpendëve, prandaj nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia e përhapjes së virusit edhe në mënyrë vertikale. Nuk duhet të ngrohen për çelje vezët e tufave të pulave të prekura.
6. Pse gripi i shpendëve i shkallës së lartë përhapet më shumë në dimër e pranverë?

Virusi i gripit të shpendëve të shkallës së lartë përhapet në të katër stinët e vitit, por më shumë në dimër e pranverë nga këto shkaqe: Së pari, virusi i gripit është relativisht i ndjejshëm ndaj temperaturës dhe krahas ngritjes së temperaturës në mjedisin rrethues, shkurtohet koha e mbetjes gjallë të virusit. Përveç kësaj, në verë e vjeshtë drita e diellit është relativisht e fortë dhe rrezet ultraviolet të diellit luajnë rol të fortë goditës ndaj virusit. Së dyti, ajrimi i pularive në verë e vjeshtë është më i mirë se në dimër e pranverë, kështu ajrimi i mirë mund të pakësoje shumë sasinë e virusit në mjedisin e pularive, si rrjedhim pakësohen edhe rastet e infektimit të shpendëve nga virusi. Në të njëjtën kohë, ruajtja e ajrimit të mirë pakëson edhe stimulimin e cipës jargore të rrugës së frymarrjes së shpendëve. Ajrimi ka rëndësi të madhe për mbrojtjen e forcës rezistuese të cipës jargore në rrugët e frymarrjes.




7. A duhet te mjekohen shpendët e prekur nga gripi i shpendëve të shkallës së lartë ?

Kur ndër shpendë ra gripi i shpendëve të shkallës së lartë, për shkak të karakterit vdekjeprurës, përqindja e mortalitetit të shpendëve të prekur nga ky grip ishte e madhe dhe deri tani nuk janë gjetur mënyrat e efektshme të mjekimit. Në bazë të rregulloreve të vendit, me përcaktimin e ndodhjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë, duhen therur të gjithë shpendët e rrezës 3 kilometra për rreth ndodhjes së këtij gripi dhe të gruposen thellë, duke u trajtuar në atë mënyrë të mos shkaktojnë ndotje. Duke vepruar në këtë mënyrë, mund të zhduket shpejt kjo epidemi dhe mund të priten burimet e përhapjes, të pakësohen humbjet ekonomike. Pra kjo është një nga rrugët efikase për zhdukjen e gripit të shpendëve që duhet të ndiqet me vendosmëri.

8. Si të disinfektohen pularitë e shpendëve të prekura nga gripi i shkallës së lartë, sendet e ndotura dhe mjedisi për rreth saj ?

Virusi i epidemisë së gripit të shpendëve ka mundësi të përhapet gjatë ndotjes së pularive, kotecave dhe nëpërmjet shtresave ku grumbullohet jashtëqitje dhe nëpërmjet lëngëve të nxjerra nga shpendët e infektuar. Por ky virus është i ndjeshëm ndaj lëngjeve disinfektues dhe nxehtësia. Gjatë disinfektimit të pularisë, duhet të pastrohen para së gjithash sendet e ndotura me detergjen, pastaj të disinfektohen me klorik acid sodiumi, dhe më në fund të disinfektohen me tym ose avull formalini dhe potassiumi. Qymezet prej lamarine mund të disinfektohet me flakat e zjarrit. Për arsye se në plehrat e shpendëve mbahen më shumë virus, prandaj duhet t'i kushtohet nje rëndësi e madhe trajtimit të plehrave. Ato duhet të mbulohen në thellësi të dheut dhe veglat për mbulimin e plehrave duhet të disinfektohen duke u futur në ujë me sodë kaustike ose në lëngët e tjera disinfektuese.





9. Cilat lëngje disinfektuse mund ta vrasin virusin e gripit të shpendëve ?

Si të përdoren ato ? Virusi i gripit të shpendëve nuk ka aftësi të madhe për të jetuar në mjedisin e jashtëm. Aq më tepër kur merren masat e duhura disinfektuese, kur përdoren shpesh ilacet disinfektuese gjatë rritjes së shpendëve, siç janë disinfektuesët prej aldehydi, disinfektuesët prej kloriku, prej fenoli, oksigjenti ose prej sode.Poashtu virusi nuk mund të jetojë asnjë minut kur përdorën preparatet dezinfektuese si decosept,esemtan,desderman,deconex 50 FF,deconex 50 AF,deconex solarsept,dezifen P,safe granulat,deconex 54 sporocide,deconex 3 zyme,deconex dental,gigasept FF etj.

10. Rritja e pulave, rosave dhe patave së bashku me derrat, a është shkak i ndodhjes së gripit të shpendëve të shkallës së lartë ?

Shpendët nuk duhet të mbahen së bashku me derrat, a është epidemia e gripit të shpendëve ka mundësi të prekë edhe derrat, edhe epidemia e gripit të njerëzve ka mundësi të prekë derrat. Përveç kësaj, edhe pulat nuk është të mirë të rriten së bashku me rosat dhe patat.

11. A mund të luajë një rol parandalues forcimi i administrimit në rritjen e shpendëve ?
Forcimi i administrimit në rritjen e shpendëve është kusht paraprak për parandalimin e të gjitha sëmundjeve infektuese të kafshëve. Vetëm administrimi si duhet i rritjes së shpendëve mund t'u sigurojë shpendëve kushte të mira jetese dhe të ketë aftësi parandaluese të ndaj sëmundjeve. Nisur nga këndvështrimi i parandalimit të gripit të shpendëve, administrimi i rritjes së shpendëve dhe parandalimi i sëmundjeve duhet të konsiderohen si një detyrëp unike, d.m.thnë dhe të merren masa të rrepta administruese, si ndarja e pularive, disinfektimi i mjedisit, kontrolli i lëvizjeve të njerëzve dhe sendeve etj. grupit të shpendëve nga sëmundjet.
12. Si të parandalohet epidemia e gripit të shpendëve të shkallës së lartë ?

Për parandalimin e gripit të shpendëve duhet të merren masa komplekse parandaluese. Pularia duhet të vendoset larg zonave të banimit, tregjeve fshatare, rrugëve kryesore të komunikacionit, fabrikave për prodhimin e produkteve të kafshëve dhe shpendëve si dhe instalimeve përkatëse. Të ndalohet importimi i vezëve dhe shpendëve të shumimit, të disinfeksohen automjetet që kalojnë pranë pularive si dhe mjedisi përreth pularive, të disinfektohen sallat e inkubatorëve dhe vetë inkubatorët, qymezet; të disinfektohen rreptësisht kapelat, këpucët dhe veshtjet e punonjësve, të përdoret modeli i rritjes në grup, të ndalohen kontaktet midis zogjve dhe shpendëve. Në pulari duhet të vendosen linja të posacme për hyrje-daljen e punonjësve, punonjësit e pularive si dhe sendet mbrojtëse të përdorura duhet të pastrohen në mënyrë të sigurtë dhe të disinfektohen; të ndalohet hyrja dhe vizita e personave të jashtëm në zonat e rritjes së kafshëve dhe të shpendëve. Në zonat e kërcënuara nga epidemia e gripit të shpendëve të shkallës së lartë, shpendët duhet të vaksinohen nën drejtimin e sektorëve administrativë veterinarë lokalë dhe të bëhet kontrolli i gjakut në afate të përcaktuara për të siguruar efikasitetin parandalues të vaksinave.

13. A ka lidhje mënyra e rritjes së shpendëve me gripin e shpendëve?

Mënyra e rritjes ka lidhje të ngushtë me përhapjen dhe kontrollin e gripit të shpendëve, kushtet e mira të rritjes janë kyç për parandalimin e këtij gripi.
Duhet të evitohet rritja përzitëse e lepujve,pulave dhe e shpendëve ujorë, sepse shpendët janë nga mbartësit kryesorë të virusit të gripit të shpendëve. Shpendët ujorë nuk sëmuren megjithse e kanë virusin në trup, por ata e lëshojnë virusin nëpërmjet urinës, duke ndotur burimet e ujit dhe mjedisin përreth. Virusi i lëshuar ka mundësi të infektojë pulat dhe shpendët e tjerë shtëpiakë që rriten së bashku, duke i bërë këta të fundit të sëmuren.
Përqindja e prekjes nga gripi i shpendëve është më e madhe tek shpendët që rriten në fushë, sepse këta hyjnë lehtë në kontakt me shpendë të tjerë, me zogj shtegtarë ose me mjedisin, foragjeret dhe ujin e ndotur nga këto kafshë të egra.
Ndërsa për shpendët shtëpiake, që rriten të përqendruar, ka më pak mundësi infektimi nga gripi i shpendëve, sepse kushtet e mjedisit të rritjes së tyre janë relativisht të mira, këtu kontrollohet rreptësisht qarkullimi i personave dhe i materialeve dhe ka kushte të mira sanitaro-veterinare. Edhe sikur të bjerë gripi, mund të merren shpejt masa kontrolluese.


14. Projekti i vaksinës kundër gripit të shpendëve

Në rastet e epidemisë së këtij gripi, duhet të vaksinohen me ngut të gjithë shpendët që mund të preken lehtë brenda një rrethi me rreze 5 kilometra. Njëkohësisht, duhet të krijohet një rrip ndalimi në rajonin e prekur nga kjo epidemi. Vaksinohen vetëm shpendët e pa prekur nga virusiii gripit të shpendëve. Vaksinimi duhet të bëhet nën drejtimin e veterinerëve.
15. A mund të vet-shërohen shpendët e prekur nga ky grip?

Nuk mundet. Po të infektohen shpendët nga virusi i gripit të shpendëve, përqindja e sëmundjes dhe e ngorthjes mund të arrijnë deri në 100%

16. Pse duhet të theren të gjitha shpendët shtëpiake brenda një rrethi me rreze 3 kilometra në rajonin e prekur nga ky grip?

Kina ka përcaktuar këtë rreze, sepse shpendët brenda këtij rrethi janë lehtësisht të infektueshëm. Për të garantuar zhdukjen e plotë të kësaj epidemie, është e domosdoshme të theren plotësisht shpendët në rrethin me rreze 3 kilometra nga rajoni i prekur nga kjo epidemi. Kjo është në dobit të kontrollit të shpendëve të prekur dhe të urinës së tyre, të ujit të ndotur dhe të kontrollit të përhapjes së burimeve të tjera të ndotura. Kjo është metoda më efikase për kontrollin e sëmundjeve të rënda ngjitëse, është gjithashtu një metodë praktike në botë.


16.Pse duhet të trajtohen shpendët e therura?

Kjo është për arsye se brenda trupit të shpendëve të therura ka mundësi të mbartet edhe virusi i gripit të shpendëve. Në rast se nuk zhduket rrënjësisht ky burim i virusit dhe shpendët e prekur të përhapen në treg, do të jetë e pashmangshme përhapja e virusit dhe do të dëmtohet shëndeti i klientëve. Për të garantuar shëndetin e klientëve dhe për të kontroluar në mënyrë efikase këtë epidemi, duhet të digjen ose të varrosen thellë shpendët e therura.








17. Kur ndodh epidemia e gripit të shpendëve, pse duhet të zbulohet burimi i epidemisë?

Sepse zhdukja e plotë e burimit të epidemisë është kyç për kontrollin e kësaj epidemisë. Kur ndodh kjo epidemi, duhet të raportohet në kohë, të gjehet sa më pare burimi i epidemisë dhe vetëm kështu mund të bllokohet brenda një kohe të shkurtër rajoni i prekur, të theren në kohë shpendë shtëpiake dhe të ndalohet në mënyrë efikase.
18. A ka vaksina për parandalimin e gripit të shpendëve të shkallës së lartë ?

Kina ka prodhuar me sukses vaksina për parandalimin e gripit të shpendëve të shkallës së lartë H5N1. Shpendët e pularive të zonave të paprekura nga ky grip duhet vaksinohen për parandalimin e përhapjes së gripit të shpendëve.
19. Cili është standarti i zhdukjes së epidemisë së gripit të shpendëve ?

Standarti i zhdukjes së epidemisë së gripit të shpendëve është ky: Pas marrjes së masave dhe pas çhelmimit përfundimtar, nuk ka shpend të prekur, të paktën brenda 21 ditësh, kjo tregon se është zhdukur epidemia e gripit të shpendëve në një zonë të prekur.







20. Si parandalohet epidemia e gripit të shpendëve në shtëpitë ku rriten pulë në përmasa të vogla , rosë etj?

Duhet të bëhet pastrimi dhe të pranohet kontrolli nga organet e kontrollit të epidemive të kafshëve. Në zonat e kërcënuara nga epidemia e gripit të shpendëve, duhet të bëhet bakteri në pulë dhe rosë. Kur të zbulohet ndonjë rast i dyshuar i epidemisë së gripit të shpendëve, duhet të raportohet menjëherë organi vendës i kontrollit të epidemive të kafshëve dhe të merren masa bllokuese për të penguar përhapjen e epidemisë së gripit të shpendëve.
21.Si të përballohet shkencërisht epidemia e gripit të shpendëve e rrezikut të lartë ?


Kërkimi shkencor i epidemisë së gripit të shpendëve ka një histori të gjatë. Epidemia e parë e gripit të shpendëve siç thamë më laretë ndodhi në vitin l878. Deri më sot kanë ndodhur 12 raste të mëdha të kësaj epidemie. Vitet e fundit, kjo epidemi ka ndodhur më shpesh në vendet aziatike. Pas një kërkimi shkencor prej shumë vjetësh, tani ka mënyra efektive për kontrollin e epidemive të gripit të shpendëve. Virusi i epidemisë së gripit të shpendëve nuk duron dot temperaturën e lartë. Ai mund të vedsë në temperatura 60-70 gradë celsius, pas 2 deri 10 minutave. Prandaj, mishi i shpendëve, vezët dhe produktet e tyre mund të hahen pa merak.
22. A është e rrezikshme për banorët e thjeshtë epidemia e gripit të shpendëve?


Në gjendje të zakonshme banorët e thjeshtë nuk kanë rast të bier në kontaktet me shpendët e prekur nga epidemia e gripit të shpendëve. Shpendët dhe produktet e shpendëve të tregut kontrollohen reptësisht nga sektorët e ruajtjes së shëndetit të kafshëve dhe prandaj, epidemia e gripit të shpendëve e rrezikut të madh nuk mund të kërcënojë direkt shëndetin e banorëve të thjeshtë.




23.Si veprohet pas kontaktit me shpendët e prekur nga epidemia e gripit të shpendëve?

Në radhë të parë duhet shmangur frika. Sepse përqindja e ngjitjes së kësaj epidemie nga shpend tek njeriu është shumë e ulët … Me rast kontakti me shpendët e prekut dhe në rast shenjash të gripit, duhet shkuar menjëherë në spital për mjekim .
PROJEKTI SHKENCOR PËR GRIPIN E SHPEZËVE
Sipas informacionit të BBC,ky vendim u mor pasi një grup shkencëtarësh nga Anglia vizitoi Lindjen e Largët më qëllim që të mësonte më shumë për gripin e shpezëve,për saktësinë e informacioneve të shpallura zyrtarisht për numrin e njerëzve të vdekur nga ky grip.
Sipas njoftimeve zyrtare,deri tani nga ky virus vdekjeprues,në Azi kanë vdekur mbi 60 persona.
OBSH ka deklaruar se përpjekjet për të luftuar këtë sëmundje I ka ndihmuar shumë edhe mungesa e bashkëpunimit në shkallë botërore.
Besohet dhe shpresohet shumë se nisma e Këshillit kërkimoro-shkencorë në fushën e mjekësisë do të shpjerë,jo vetëm në shpërndarjen e vlershme të informative në fushën e mjekësisë të botuara ne Buletinet tona(prej 1 deri 11) nga autori Flori Bruqi,te adresuara zyrtareve te larte shendetesor ne Ministrine e Shendetesise,IKSHPK,IKSHP-ve rajonale,Spitaleve rajonale,Shtepive te Shendetit, në disa web faqe interneti si dhe të postuara miqeve në mbi 4000 adresa të postës elektronike…
Fondet e ndonjë programi të Qeverisë së Kosovës për një hulumtim nga ana e shkenctarëve tanë nga institucionet tona fjala vjen nga IKSHPK(prof.dr.sc.I.Dedushaj,prof.dr.N.Ramadani etj),për këtë sëmurje janë tash për tash te pakta(mungojne mjetete si dhe donatoret),kurse në shtetët tjera do të shpenzohën më siguri në fushën e zbulimit të rrugës së infektimit të njerëzve nga gripi i shpezëve,në përhapjen e sëmundjës dhe në fushën e zbulimit të shfaqjes eventuale të viruseve rrezistentë ndaj ilaqeve.Një fushë tjetër më rëndësi është edhe analizimi I trajtimit që spitalet tona(në rast të paraqitjës së pandemisë) do t’u bejnë pacientëve të infektuar dhe konstatimi se cilat barna si bije fjala :
Tamiflu-Oseltamivil;Relenza,Vaxigrip, erythromycin,cephalosporin
;antireumatikët josteroid,aminoglikozidet,metronidazol,vankomycin,
klindamycin ,diuretikët e ndryshëm ) dhe trajtime klinike i japin rezultatet më të mira në mjekimin e pacientëve kosovarë….


ANALFABETET MENAXHOJNE QKUK E KOSOVES ….
Per cdo kritike eshte edhe menaxhimi teper keq qoft nga aspekti shendetesor apo finanasiar i QKUK ne Prishtine dhe i mendimit jame qe per ta vene disi ne binare kete institucion shendetesor mund ta beje nga kosovaret tash per tash vetem prof.dr.Ilir Tolaj, prof.dr.Gani Bajraktari ,prof.dr.Avdyl Krasniqi,prof.dr.Mehmet Maxhuni apo ndonje menagjer nderkombetar(jo i tipit dr.Hanu Vuori)….Per cka heret apo vone prof.Sadik Idriz,si minister shendetesor,etj. duhet te pergjigjet publikisht pse Qendra Klinike Universitare eshte bere nje XHUNGEL “UNIVERSITARE”me njerez qe s’dine te MENAXHOJNE fjala vjen nje ambulance private e le me nje institucion kaq te ndijshem shendetsor.Pergjegjesine per kete e ka edhe Dr.Skender Murati,zyrtare I larte shendetesor ne MSHK,I cili e la kete institucion sa ishte kryetar I Bordit te dhunshem ne kete gjendje katastrofale.
DENONCIM PUBLIK
KERKOJ PUBLIKISHT NGA QEVERIA E KOSOVES gjegjsisht nga Mr.Bajram Kosoumi,kryeminister i
Qe te beje nderrime radikale menaxhuese sa me pare ne kete institucion(QKUK) te menaxhuar nga ANALFABETET dhe nga te KORRUPTUARIT!...
FALENDERIM PUBLIK
Per momentin vetem Spitali i Prizrenit me stafin e shkelqyer te ketij institucioni si dhe Departamenti I Shendetit Publik ne Prizren jane ne gjendje sado kudo te baravaten me pandemine e gripit te shpendeve.
LEVDATE PUBLIKE
Vlene theksuar publikisht qe pune te madhe ne kete drejtim kane dhene edhe Dr.Astrit Ajeti,Dr.Pleurat Sejdiu,Dr.Arben Cami,Skender Berisha,Prof.dr.Isuf Dedushaj,prof.dr.Naser Ramadani,dr.Naser Rugova,prof.dr.Muharem Bajrami,prof.dr.Ilir Tolaj,prof.dr.Sali Ahmeti ,Ilirjana Zymberaj,Ibrahim Tershnjaku,Durak Zyrapi,Bislim Zyrapi,Ajshe Kingji,Muzafer Kalenderi,Dr.Sinan Rizvanolli,Dr.Nurishahe Hulaj,Dr.Lebibe Hasahni,Muharem Rama,Muzafer Kalenderi,Dr.Nazif Ahmeti,Dr.Ali Berisha,Dr.Pal Lekaj,Dr.Ismail Bekteshi,Dr.Ramadan Halimi,Dr.Adem Nura,Dr.Isa Kaliqani,Dr.Samile Juniku,Dr.Zeqe Kuqi,Xhevat Sejdiu,Dr.Sami Rexhepi,Dr.Njazi Shala,qe pak a shume kane senzibilizuar Institucionet e tyre ku punojne dhe veprojne per edukimin e stafit te tyre per parandalalimin e kesaj semurje ,qe po I kanoset edhe vendit tone …
PSE DRUAJNE SHKENCTARET
Shkenctarët druajnë se në qoftë se virusi H5 N1 ndërron formë apo kombinohet më ndonjë virus tjetër për t’u bartur lehtë në mes njerëzve,atëherë ai do të mund të shkaktojë një epidemic globale që do të kushtonte miliona jetë njerëzish.
Në Angli dhe në vende të tjera,tashmë është vendim I prerë,që në rast infektimi,është më mire të therën të gjitha shpendët,sesa të varën shpresat në kalimin e gjendjës nëpërmjet vaksinimit.Dhe një gjë e tillë,kohëve të fundit e kemi pare edhe në Rumani dhe Turqi.
DENONCIM PUBLIK :PER CDO KRITIKE ZYRTARET E MBPZHRK NE PRISHTINE
Dhashtë Zoti që pandemia e gripit të shpendeve të jetë larg nesh,por nese bije të mos keqpërdorën mjetet buxhetore nga matrapazet siq u keqpërdorën disa vjetë më pare vaksina rabies(për qent endacak etj) nga 2-3 matrapazë të MBPZHR të Kosvës e që edhe tash janë në Këshillin emergjent të Qeverisë së Kosovës për pandeminë e “gripit të shpezëve”…
Me qellim I publikuam edhe cmimet fabrikore te disa nga mjeteve qe I ka blere MBPZHRK ne menyre qe te behen krahasimet se sa jane blere nga zyrtaret e larte te kesaj ministrije T .H dhe Q.K,te cilet deri me tash nuk publikuan Faturat dhe fletedergesat per hargjimit e evrove te dhena nga Shtabi emergjent I Qeverise se Kosoves…
Autori:Flori Bruqi
Literatura e shfrytezuar per pergatitjen e Buletinit 11 nga autori eshte:
Prishtine,25.02.2006
1) http://www.euroczech.org/tamiflu/tamiflu.html
2) http://goldpharma.com/?show=deal
3) http://goldpharma.com/?show=deal
4) http://www.pandemic.info/
5) http://www.notocatchcold.com/
6) http://www.notocatchcold.com/
7) http://www.notocatchcold.com/
8) http://floart.blogspot.com
9) http://flori-press.blogspot.com
10) http://tamiflu-guide.com/aviantamiflu.html
11) http://tamiflu-guide.com/h5n1tamiflu.html
12) http://www.rocheusa.com/
13) http://www.adevia.com/pandemicbirdflu/index.html
14) http://www.eda.org.hk/h5n1.htm#TOP
15) http://en.wikipedia.org/wiki/H5N1
16) http://www.who.int/en/
17) http://www.cdc.gov/flu/avian/professional/han081304.htm
18) http://www.cdc.gov/flu/avian/
19) http://www.borer.ch/cgi-bin/flexi050215?ID=NU4ZuNRHZmQAAHKIgNUAAAAV&Q=&S=1:1:3:::38:::1::&P=&MT=main2&land=XZ&typ=wwwMED
20)http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051018/7535a242/influenzafigure11.bin

21) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051018/7535a242/221_resistance1.bin

22) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051018/7535a242/PreparatetpervirusinH5N1.obj

23) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051024/254403c1/Gripi-0001.obj
24) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051024/009385.html
25)http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/attachments/20051104/4285e24e/H5-N1-0001.obj
26) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051031/009550.html
27) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051114/009743.html
28) http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20051121/009823.html
29)Bruqi,Flori”Vademecum DDD”,Prishtinë 2000.
30)Bruqi,Flori”Buletini prej 1 deri 11” botuar ne web faqet
Flori-Press,Floart,Art-Café dhe ne 20 web site te tjere.


http://sq.wikipedia.org/wiki/Flori_Bruqi






20/02/2006 Influenza activity in Europe: update in Eurosurveillance Weekly..... (read more)



08/02/2006 Rapid testing vital in tackling bird flu..... (read more)



02/01/2006 Low levels of influenza activity in Europe over Christmas and New Year..... (read more)



21/11/2005 Influenza activity in Europe during the 2004-2005 season..... (read more)



01/11/2005 Mapping the spread of influenza activity in Europe..... (read more)



23/10/2005 Update on avian influenza A(H5N1) in Europe..... (read more)



21/10/2005 Very low risk to human health from avian influenza A(H5N1) in Europe..... (read more)



14/10/2005 Avian influenza detected in Turkey and Romania..... (read more)



09/10/2005 European Centre for Disease Prevention and Control (ECDC) Statement on Die-Off of Ducks in Romania Under Investigation..... (read more)



28/09/2005 Four-country study assesses the role of respiratory syncytial virus (RSV) in community cases of influenza-like illness..... (read more)



19/08/2005 Highly pathogenic avian influenza reported to be spreading into western Russia..... (read more)



09/06/2005 Consultation of the European Centre for Disease Prevention and Control Advisory Forum on avian influenza threat..... (read more)



06/05/2005 New legislation to control avian influenza in Europe proposed by the European Commission..... (read more)



08/04/2005 Recommendations for travellers to regions affected by avian influenza outbreaks..... (read more)



11/03/2005 National influenza pandemic preparedness in Europe..... (read more)



05/01/2005 Considerable progress in European preparations for a potential influenza pandemic..... (read more)



21/04/2004 Actions taken by EISS in response to the transmission of influenza A(H7) virus from poultry to humans in Canada..... (read more)



02/02/2004 Actions taken by the European Commission in response to the recent outbreaks of avian influenza in humans and poultry in Southeast Asia..... (read more)



23/01/2004 Initiatives taken by EISS to monitor the possible spread of avian influenza in humans in Europe..... (read more)



13/01/2004 Avian influenza A(H5N1) in humans and poultry in Viet Nam..... (read more)







Avian influenza A(H5N1)
Information on the avian influenza
A(H5N1) virus
EISS Weekly Electronic Bulletin
This Bulletin provides a weekly update of
influenza activity in Europe.




Frequently Asked Questions
Information about influenza,
vaccination, pandemic planning, etc.
EuroGROG
A complementary influenza surveillance
system that includes countries in Europe
not covered by EISS.




Annual Report: 2003-2004 Influenza
Season
In Adobe Acrobat PDF format
Members
(Password protected, for authorised
persons only)







22-02-2006Avian Influenza: Vaccination of certain poultry in France and Netherlands approved 22-02-2006Questions and Answers: Vaccinating poultry and other birds against Avian Influenza 21-02-2006Avian influenza confirmed in two wild birds in Slovakia: Slovak authorities applying precautionary measures 20-02-2006Avian influenza confirmed in wild duck in France: French authorities applying precautionary measures 16-02-2006Avian Influenza: Measures to be taken in the event of a highly pathogenic outbreak in a Member State 16-02-2006Avian influenza confirmed in swans in Hungary: authorities applying precautionary measures 16-02-2006Questions and Answers: Measures in event of avian influenza in poultry in the EU 15-02-2006Avian influenza H5 confirmed in swans in Austria: authorities applying precautionary measures 15-02-2006Avian influenza H5N1 in swans in Germany: authorities applying precautionary measures 15-02-2006Avian influenza: Standing Committee gives favourable opinion to two Commission measures 13-02-2006Avian Influenza: Highly pathogenic H5N1 virus confirmed in Bulgaria 13-02-2006Avian Influenza: Highly pathogenic H5N1 virus confirmed in Greece 13-02-2006Avian influenza H5 confirmed in a swan in Slovenia: Slovenian authorities implement the same measures as in Greece and Italy 13-02-2006Avian influenza confirmed in wild swans in Italy: Italian authorities applying precautionary measures 09-02-2006Suspected avian influenza in dead wild swans in Greece: the Commission takes precautionary measures 30-01-2006Avian Influenza H5N1 Confirmed in Northern Part of Cyprus 24-01-2006Commissioner Kyprianou visits Turkey to support efforts in tackling avian influenza 19-01-2006Avian Influenza: EU surveillance measures extended 18-01-2006Avian influenza: expectations surpassed as international community pledges USD 1.9 bn in Beijing 16-01-2006Commissioner Kyprianou visits China to discuss avian flu, influenza preparedness and product safety 16-01-2006Information Note from Commissioner Kyprianou 11 January 2006 13-01-2006Commission pledges €80 million to fight bird flu in third countries 12-01-2006Avian influenza : Commission and Member States to discuss latest situation and future actions 09-01-2006Avian influenza in Turkey : EU takes further import measures and joint expert team starts work on the ground 07-01-2006Avian influenza: high pathogenic type H5N1 confirmed in poultry in eastern Turkey 05-01-2006Suspected human cases of avian influenza in Turkey: the Commission is working in close contact with the Turkish authorities, and the WHO, the OIE/FAO and the ECDC to clarify the situation
22-12-2005European Commission to co-host International Pledging Conference on Avian and Human Influenza in Beijing 12-12-2005Avian Influenza : chief medical and veterinary officers discuss guidelines for poultry sector workers 29-11-2005 Preparing for pandemic influenza and other health threats: Commission adopts EU plans 29-11-2005 Preparing for influenza and major health threats 23-11-2005Avian Influenza: Adjustments to import bans and to biosecurity requirements agreed 04-11-2005Commissioner Kyprianou visits SE Asia to discuss avian influenza and other issues 27-10-2005European scientists develop H7N1 avian flu vaccine 26-10-2005 Avian influenza: EU bans imports of captive live birds from third countries 26-10-2005European health experts take stock of influenza pandemic preparedness 21-10-2005 Avian influenza: further preventive measures agreed and Russian import restrictions adopted 19-10-2005Pandemic influenza: Kyprianou announces drive to reinforce EU’s preparedness 17-10-2005Avian influenza : high pathogenic type H5N1 confirmed in Romania is same strain as in Asia and Turkey 14-10-2005 Avian influenza: Romanian import restrictions confirmed and EU preventive measures debated 13-10-2005Avian Influenza in Romania and Turkey: Commission takes further action 13-10-2005Avian Influenza in Romania: Presence of virus confirmed 11-10-2005Avian Flu in Turkey: EU bans imports of live birds and certain poultry products 10-10-2005Information on suspicion of Avian Influenza in Romania and Turkey 14-04-2005Avian influenza in North Korea : import of feathers and pet birds banned