Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, nëntor 18, 2006

A i duhet perkrahja Isuf Dedushaj?

Prishtinë,18 nentor –
Peadagogu dhe patrioti shiqptar Prof.dr.Isuf Dedushaj ,pati fatin e tij Prej Dekani t Fakultetit t Mjeksis ,qe ti pas me 31 tetor te ketij viti me titullin Bachelor 29 infermierë dhe 18 mami në Departamentin e ri të Infermierisë dhe Mamive të Universitetit të Prishtinës, i themeluar me 1.5 milion euro I një projekti të menaxhuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim, si pjesë e përpjekjeve më të gjera të BE-së për përmirësimin e edukimit në Kosovë.

“Ky program paraqet një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e standardeve profesionale në sektorin e shëndetësisë në Kosovë”, tha Dr. Renzo Daviddi, zëvendësshefi i zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.
“Me përfundimin e kësaj faze të parë të programit të trajnimit, kujdesi shëndetësor në Kosovë ka arritur një nivel të ri të profesionalizmit në sektorin e infermierisë dhe mamive”, tha ai.

Të diplomuarit i takojnë gjeneratës së parë të profesionalistëve të kujdesit shëndetësor që marrin një titull më të lartë pas shkollimit të mesëm në fushën e infermierisë dhe mamive; gjatë sistemit të vjetër, Infermieria është mësuar gjatë shkollimit të mesëm profesional të përfunduar pas shkollimit fillor tetëvjeçar.
Duke folur gjatë ceremonies se 31 tetorit , Prof.Dr. Isuf Dedushaj, dekani i Fakultetit të Mjekësisë e përshkroi diplomimin e studentëve dhe themelimin e Departamentit të Infermierisë dhe Mamive në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës si një të arritur të shkëlqyeshme për kujdesin shëndetësor në Kosovë. Ai falënderoi Agjencinë Evropiane për Rindërtim për mbështetjen e themelimit të Departamentit si dhe personelin akademik nga Universiteti Kaledonian i Glasgout, i cili e ka implementuar projektin gjatë tri viteve të kaluara, duke shtuar se marrëdhëniet e ndërtuara midis tyre do të vazhdojnë përherë.

Përveç të 47 infermierëve dhe mamive të diplomuara, 5 infermiere dhe 2 mami morën titullin Bachelor i shkencës dhe do të vazhdojnë studimet për titullin Master në Universitetin Kaledonian të Glasgout.

“… ne kremtuam kulminacionin e punës së zellshme disavjeçare të personelit dhe studentëve të përfshirë në programin e parë në rajon i cili është udhëhequr në përputhje me Deklaratën e Bolonjës dhe direktivat e KE-së për infermieret dhe mamitë", tha Prof.Dr. Valerie Fleming, udhëheqëse e projektit.

Që nga viti 2000, BE-ja financoi themelimin e programeve të tjera arsimore, siç janë mjekësia familjare si dhe një program master në menaxhimin e shërbimeve të shëndetësisë…

Qnesore per te gjitha keto eshte se Isuf Dedushaj edhe gjate luftes si pedagog dhe Kryetar I Kryqit te Kuq te Kosoves,edhe pas luftes si drejtor I IKSH dhe tash Dekan I Fakultetit t Mjekesise pati baticat dhe zbaticat e tij,j one aspektin shkencor e ase ate patriotic porn e aspektin finansiar per te mekembe tash institucionet shendetesore.
I njajti megjithperkrahjen megoje te faktorit politike I lypset edhe perkrahja materjale per te mekembur Fakultetin e Mjekesise,I cili nuk ka para per te blere edhe 50 bretkoca per studente ne oret mesimore te Fiziologjise se njeriut,e te mos flasim per gjera tejet te nevojshme per student,mesimdhenesit dhe reformat qe duhet ti beje Deushaj per kohe te shkurter.
I vetedijshem eshte shkenctari Dedushaj qe duhet bere reformat nga aspekti shkencor,por nuk mund ti largoj si me gume traktori qindra pedagog dhe asitent qe kane kontribuar dhe kontribojne shkences boterore te mjekesise dhe asaje shiptare ne vecanti per cka ketij I lypset inkurajimi moral dhe materjal per te zhvilluar shkencen ne standardet e WHO-se,e jo me premtime e fjala boshe te disa udheheqesve politike ne vend dhe jashte tij.
Flori Bruqi
Verjtje:Shkrimin e plote mund ta lexoni nese klikoni: http://dervina.com/?sherbimi=lajme&lajmi=2293-2086:666