Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, tetor 14, 2006

Letr e hapur mediave dhe RUP-it

Hasim Rushiti:Leter e hapur mediave dhe RUP-it
GJYKIM SE JO MAHI – E TËRË KJO NUK ISHTE RASTËSI


Ja se si dhe pse u suspenduam nga puna

Përkundër faktit se jemi viktimizuar duke u suspenduar nga puna me vendimin të njëanshëm të Rektorit të UP-së opinionet e juaja që nuk kanë të ndalur, i kuptoj si mbrojtje të vlerave të mirëfillta intelektuale dhe shkencore të cilat me decenie, e çuditërisht edhe tani po nëpërkëmben.

Nga modestia prej intelektuali nuk do të thellohem në detale, pasi të gjitha këto janë të vendosura mbi tavolina të atyre që vendosin, por me këtë rast dëshiroj ti shtoj vetëm ca të dhëna për ta plotësuar mozaikun e të vërtetës. Nga situata e krijuar në Fakultet, emërimet e ushtruesve të detyrës së udhëheqjes së Fakultetit e shumë e shumë tjera, e gjitha me qëllim të mbulimit të të palarave, me sinqeritetin më të madhë dhe përgjegjësinë morale them se nuk jam viktimizuar rastësisht.

Asgjë nuk ishte rastësi!

VIKTIMIZOHEM - për shkak se si prodekan për çështje mësimore në FKF dhe Sportit kisha guximin profesional dhe akademik në përkrahjen e reformave në insistimin për ndryshime dhe reformim , ndryshimit dhe reformimit të programeve, me qëllim të ngritjes së cilësisë së studimeve në Fakultet.

VIKTIMIZOHEM – sepse kisha guximin profesional e intelektual /pa modesti ndër të rrallët/ që në cilësinë e kryetarit të komisionit për nostrifikim në FKF dhe Sportit të mos jap pëlqimin për barasvlerë të diplomave, magjistraturave të falsifikuara / ekzistojnë dosjet në MASHT-së.

VIKTIMIZOHEM – Për shkak se ua kam tërhequr vërejtjen disa arsimtarëve /lexo – tani ushtrues të posteve udhëheqëse në Fakultet të emëruar nga Rektori/, për fryrje të orëve në studimet master vetëm e vetëm të mos dëmtohen studentët, këtë e kam bërë pasi që isha mentor i vitit të parë të studimeve master./Ekzistojnë shënimet edhe në Rektorat/. Pse edhe për këtë nuk pyeten studentët?

VIKTIMIZOHEM- sepse u kam sugjeruar arsimtarëve që të mos vendosin lajmërime në tabelë të shpalljeve siç janë ;rezultatet e provimeve, shtyrjet e provimeve etj etj,/, të shkruara me dorë të cilat as vet nuk mundë ti lexojnë e lere ma studentët – kohë e kompjuterëve apo!!!!!!!.

VIKTIMIZOHEM – sepse u kam sugjeruar arsimtarëve që patjetër të ju mundësohet studentëve konsultimet dhe shiqimi i testeve të provimeve, praktikë kjo që nuk respektohet nga shumica e profesorëve në UP.

VIKTIMIZOHEM – ku si prodekan për qështje mësimore/ barra kryesore për mabrëvajtjen e provimit pranues/ e edhe si antarë i komisionit për pranim, në të dy afatet korrik dhe shtatorë, nuk kishim asnjë ankesë nga kandidatët, dukuri kjo e cila kurrë nuk ka ndodhur ma parë, ku shqyrtoheshin me dhjetra ankesa të kandidatëve.

VIKTIMIZOHEM – pasi me këmbëngulje jam angazhuar dhe do të angazhohem për autonominë e Universitetit.

VIKTIMIZOHEM – pasi nuk i përkas asnjë partie politike.

VIKTIMIZOHEM – pasi me tërë qenien jam angazhuar në kryerjen e obligimeve dhe detyrave në Fakultet ( le të pyeten studentët).

VIKTIMIZOHEM – pasi që nuk isha i angazhuar në dy, tri apo edhe ma shumë vende të punës, dukuri të cilën shumë mirë e din opinioni dhe se edhe vet Rektori është zotuar se do ta luftoj.

Apo mos ndoshta jam viktimë, ku nën përkujdesjen time si trajner, studenti i UP – së Bujar Jashari arriti ti thyej dy rekorde botërore/ duke hyrë në “Librin e rekordeve”, çka do të thotë kjo për një amerikan, gjerman ........etj.

Kam edhe të tjera, por ai a vlen, ...po kujt me ju rrëfyer ma...

Çfarë duhet bërë tjetër që ti tregojmë Evropës se jemi në Evropë. A i plotësojmë ne “standardet” brenda vetvetes që të na njohin të tjerët, si duket qëllimisht apo pa te jemi shumë larg!

Me vendimin e njëanshëm të Z.Rektor, përfundimisht grushti ma i madhe u është dhënë reformave të filluara dy tri vite ma parë.
Ndërkaq grushtat e shumëpërfolur në opinion janë gënjeshtra dhe trillime, për qëllime të caktuara, e që edhe opinioni i respektuar do të njihet shumë shpejt, siç thuhet në popull “ I duel timi kësaj pune”

Të tjerat gjykoni vetë.....

Sa për të ju përkujtuar , me një biografi shumë e njohur për opinionin, me angazhim të njohur për student, me punime profesionale e shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit me..........., ende nuk mund ta kuptoj se pse jam suspenduar. Si mundë të etiketohemi se kemi bërë vepër penale. Cilat organe e vërtetojnë këtë? Si mundë të akuzohen studentët, vetem e vetëm pse kërkojnë kthimin e profesorëve të suspenduar.

Absurditeti vazhdon edhe më tej – kur profesorët e emëruar si organ i përkohshëm udhëheqës në Fakultet nuk i lejojnë studentët të vendosin lajmërimet për protestë, ata i vendosin e këta i shkoqin po në q’kohë po jetojmë.

Një asht e qartë, dikush përfitoi duke i fërkuar duart /vetëm sa për ti mbuluar marifetllëqet e tyre/ Apsurdi tjetër, të ashtuquajturit “kolegë” ushtrues të përkohshëm të posteve u turren me vrap dhe formuan komisione për provime pa kurrfar kriteri / apo mos duan ti kthejnë studentët për vete duke ua falur notat/– këtë e dinë më së miri studentët, shumica e kolegëve arsimtarë brenda dhe jashtë Fakultetit.
Po kush i kontribuoi se?
Edhe qëllimi i tërë këtij marifeti u kurorizua me sukses, u shkarkua Dekani, u suspendua Prodekani për qështje mësimore, u suspendua Koordinatori i ECTS – së për Fakultet. Andaj nuk është e vështirë të kuptohet prapavia. Këto shum mirë i din edhe Rektorati, me çrast u stopuan propozimet për ndryshime të lëndëve dhe programeve mësimore. A nuk janë këta grushtat që i pësoi ma së shumti Fakulteti dhe studentët. Dhe tani i fërkojnë duart ata të cilët edhe pas dy tri viteve nuk deshën apo nuk duan të kuptojnë se çka është sistemi i ECTS – së, çka janë kreditë, çka janë ngarkesat në mësim ,hartimi i programeve kompatibile me vendet tjera,etj etj.....
Pse mediat nuk shprehin guximin per ta zbardhur të vërteten? Pse nuk i bëjnë vetem një vizitë të vetme Fakultetit , për ta ndëgjuar të vërteten nga mbrenda, duke përjashtuar disa media me ndikim më tëvogël të cilët me guxim shkruan për të vërteten!
Dhe fare në fund çfarë tu them studentëve, familjes shokëve dhe miqve se ende nuk e di se pse jam suspenduar

Me respekt Dr. Hasim Rushiti, prof.ass në FKF dhe Sportit dhe ish prodekan për qështje mësimore.

posted by Flori Bruqi at 8:50 MD