Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, shtator 26, 2006

Tre libra për fëmijë nga Gëzim Ajgeraj

Këto ditë dolën nga shtypi, tre libra për fëmijë nga Gëzim Ajgeraj.
Dy në Zvicër dhe njëri në Prizren.


Botoi; “Metafora”, Prizren, shtator, 2006

Fabula: BOSI LEPURUSHI

Me artin e faulës, Ajgeraj reflekton fuqishëm mjeshtërine krijuese te tij edhe në këtë stiltë të shkruarit. Ai, përmes këtij zhanri depërton thelle në botën e më të vegjëlve, të cilët e dua aq shumë fabulën. Është bota shtazore e prezantuar në fabul, përmes së cilës prezantohen të gjitha zhvillimet në pyll, në fushë, në kopsht, e kudo. Është një bote e tërëe shtazëve të egra e të buta shtëpik, të cilat bëhen personazhe të fabulës. Janë karaktere të shumta, të cilat gërshetohen në fabul, duke reflektuar në varg një botë përplot përzierje. Hiq më pak, këto karaktere, fatkeqësisht nganjëherë e pasqyrojnë edhe botën njerëzore, e cila në fabul zhvishet nga maskimet që e mbulojnë atë. Pra, fabula, në një formë apo tjetër, bëhet si një pasqyrë reflektuese edhe për botën njerëzore, për ta zhveshur atë nga dredhitë, lajkat, ndërkamct etj. Megjithatë, fabul i dedikohet botës së të vegjëlve, dhe me personazhet që e ndërtojnë atë, ia arrin që të jetë e pëlqëshme te kjo moshë. Janë të bëmat e arushkës, dredhitë e dhelprës, lepurushit, ujkut, luanit, bletës, pulës, miut e maces, etj. ato që këtë fabul e bëjnë të pëlqyshme. Në karakterin e dhelprës, shpalosen të gjitha dredhitë dhe lajkat që ua ndërton të tjerëve ajo, apo ariun i cili shumë herë bletës ia vjedh mjaltin në kosh, dhe nuk e pranon fajësinë derisa një ditë e zë pranë mjaltit. Apo, bosi lepurushi, i cili shtiret i pasur përpara shokëve, por në fakt zanatin e vjedhjes së lakrave të xha Tomorit nuk e harron. Në mbretërinë e pyllit ndodhin të gjitha ato zhvillime që ndodhin edhe në shoqërinë njerëzore dhe kjo është edhe metafora e fabulës, të cilën vetëm pasi ta keni lexuar, do të keni mundësi t'i mësoni të gjitha ato që ndodhin ne liber.
Ilam Berisha, prof.


Botoi; “Metafora”, Zvicër, shtator, 2006

Poema: DITA ME TONIN

Vargut të krijimeve të larmishme, të poetit, publicistit, dramaturgut, eseistit dhe shkrimtarit tashmë të njohur, Gëzim Ajgeraj, po i shtohet edhe një përmbledhje poetike për fëmijë, përkatësisht poema "Dita me Tonin". "Dita e mirë shihet që në mëngjes", thotë një fjalë e urtë. Bashkë me rrezet e çiltra të mëngjesit, ngrihet i gëzuar Toni. Dhe ashtu, me këngën në gojë, nën qiellin e përshkimeve ku tashmë, zogjtë fluturojnë të lirë, Toni do ta bëjë jetën ashtu siç është më së miri. Toni është i sjellshëm, ka dashuri ndaj prindërve, ndaj shokëve, ndërsa më tepër respekton nënën, ngase, shpeshherë ajo i ndihmon kur ka ndonjë detyrë pakëz si të vështirë. Dhe, dashuria bëhet reciproke. Nëna i thur këngë të birit duke i dëshiruar paqe e lumturi në jetë.
Duke lexuar përmbajtjen e kësaj poeme, të shkurtër, por kuptimplote, lehtë e kemi të kuptojmë se përmes Tonit shihet vetë simbolika e shpirtit të autorit, i cili, për mëmë-dhenë, jepet e tretet.
Përmes kësaj poeme, lexuesi mund të gjejë freskinë e çiltër të botës që e rrethon. Edhe një dëshmi është kjo e poetit Gëzim Ajgeraj, se në botën e fëmijëve sheh shpresën dhe vetëm me fuqizimin dhe optimizmin e njeriut të ri, mund të ndërtohet një ardhmëri e re.

Ilam Berisha, prof.


Botoi; “Metafora”, Zvicër, shtator, 2006


Poema: VITI ME ARDIN

Përmes poemës, ”Muajt e vitit me Ardin", Gëzim Ajgeraj na e sjell botën e larmishme që e sjellin ndryshimet e stinëve në moshën e më të vegjëlve. Kjo poemë me vete bart edhe një plagë të madhe të popullit tanë, atë të udhëve te mërgimit. Vogëlushi Ardi, është njëri nga ata shumë fëmijët e Kosovës që rriten në zhaurimën e mallit për babanë e tij që gjendet diku larg në mërgim. Duke udhëtuar me Ardin nëpër muajt e vitit, gjejmë gëzime, festa, përkujtime e nderime, zhgënjime e shpresë, përkushtim për dituri, mall, rritë... Kjo kategori e fëmijëve, e përvëluar në mall për prindërit e tyre larg, ka dhimbje në shpirt, mall, zbrazëti, e cila e përcjell shtatit të tij. Dhe kjo mungesë, herë herë shkakton trauma të cilat e bashkëshoqërojnë. Sa të dhimbshme janë ato ditë para udhëtimit të babait, ditët e ndarjes kur ai merr udhët e që shpërthejnë në lot. Ndërsa, e gjithë pritja bëhet shpresë, se babai do të kthehet përsëri në pushime dhe do të jetë pranë tyre. Sa ngazëlluese janë ato çaste e ditë kur babai gjendet pranë Ardit e Tonit. Është çmallje e papërshkrueshme. Dhe e gjithë kjo, na i kujton sa e sa vargje fëmijësh, që rrita e tyre bëhet larg kujdesit prindëror. Së dyti, këta vogëlushë, edhe pa babanë, në saje të kujdesit të mamasë, gjyshes, arrijnë të jenë fëmijë të shkëlqyeshëm në shtëpi dhe në shkollë. E gjithë kjo është një dëshirë e babait, sepse duke mësuar në shkollë, do të arrijnë të avancohen dhe të shkollohen. Kështu, perspektiva e tyre do të jetë në atdheun e vet, në Kosovë. Me këtë edhe do të prehen udhët e mërgimit. Ndërsa muajt dhe stinët nëpër të cilat udhëtojmë, na sjellin ndryshimet, kohën, rrethi që e rrethon vogëlushin, etj. Dhe, brenda gjithë këtyre ndryshimeve, ai nuk mbetet anash por bëhet pjesë e tyre, duke mos u ndarë për asnjë çast. Gëzim Ajgeraj, përmes kësaj poeme, rrëfen qetë e bindshëm për botën brenda së cilës përpëlitet vogëlushi Ardi, duke hyrë thellë në botën e fëmijëve, dhe na sjell çaste të cilat na tërheqin gjatë leximit.
Dhe së fundi, viti i vjetër përfundon brenda shpresave të tij, të cilat i ndërton pranë babait, i cili gjendet në pushime. Të gjitha ato shpresa janë pjesë e jetës së tij, se e ardhmja do të sjellë ditë të mira për Ardin, po edhe për prindërit e tij.

Ilam Berisha, prof. 21. 4. 2006,