Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, shtator 23, 2006

Kolec Traboini: Nga vellimi poetik ne shtyp"Tirana ime"

Cikel i derguar nga Tirana, shtator 2006


1- NË RRMAJ

Sa herë shkoj në Shkodër
zë shtegun e selvive të Rrmajit
e ndaloj perpara varrit të Atit.
Të dy në heshtje nuk flasim
peng jeta ime në atë varr
të gjithë ikjet e kthimet aty përplasen.

Re të zymta ngrysin sytë e mi prej mergimtari
po varri i tim eti nuk ka nevojë për lotë
në Shkodër shirat pikëllojnë sa për gjithë botën.

- Ku ikën?- më thotë im atë që nga varri,
sikur të ishte ai e jo unë, i gjalli…

Rrmaj, Shkodër shtator 2006



2-SIMBIOZE SHKODRANE

Kur na ze gjumi mbi grate, Rozafat qe fati
na i ka taksur
ne i ndjejme ninullat qe zbresin prej kalase
me nje djep druri prere prej pyjesh pagane
e lumejt e tamlit dallgedisur prej andrrave
harbuem si te ishin Kiri, Drini e Buna.

Dashnija e dhembja e malli e halli
drita e erresina, kanga e vaji
plumbi e pellumbi e tamli ne gur
flene krye ne krye nen hijen tragjike te harkadave.

Nuk ka pse ti ankohna as zotit as dreqit
per aluvionet qe lashtesia ne bijeve te Teutes na i percjell
as per fatin qe na vuni kete rrisk biblik ne shkodraneve
te rrojne si ne legjenda e ti mekojne femijet me tamel prej guri
edhe sot mbas dymije vjetesh…

Qe kur u vume themelet e qytetit mbi gjirin e bardhe
te nje gruaja, me kete simbioze sizmike kemi lindur.


3-NJERIU KA NEVOJE...

Njeriu ka nevoje per qiririn
packa se dritat sfidojne henen, yjt e diellin
njeriu ka nevoje per pamunduren
sepse kur gjerat i prek me dore
shpesh lodhet e mundet
njeriu ka nevoje te velet
kur plastika zevendson seksin
drurin, pocin prej balte e qelqin
njeriu ka nevoje per endrrat dhe lotet
per borebardhen qe i fle ne qerpik
mes ninullash te lashta te flere e te zgjohet
njeriu ka nevoje qe prej trenave elektrike
ne peisazhe te shohe zogj te blerte
e kuaj te kalter
qe poetikisht pushtojne boten.

26 gusht 2006


4-PELAT BJONDE

meditim i kalit plak

Pelat bjonde duken si engjej kur fle
me jelet te leshuara, praruar me rreze dielli
e kaltra tek buzet, ca re rrotullore puplore
shfaqen ne qerpik
ne gjoks e ne gji qetesuar rri deti
por kur zgjohen... ngjyre roze behet qielli
perflaket horizonti e brigjeve perplasen dallge.

Nuk e perdorim, ne kuajt, me kot fjalen eshke,
pela-bjonde merr zjarr pa u ndjere
duket sikur eshte e shuar
por me nje shkendi te perflak trupin e shpirtin
te ben gjemen ajo e uruar
kerkon ta shuash - e te shuan.

Te japin nje dore eshke-zjarr pelat bjonde
e me nje hingellime te thithin qenien,
kshtjellari yt, pas kesaj, rob i tyre ka rene,
ndaj triumfale si amazone - mbi te rrine shaluar.

Ca thone se pelat bjonde nuk flene
vec harbohen harruar, nen diell e nen hene.

23 Gusht 2006


5- TUNG, QE PALLA...

Tjeter pergjigje armiku nuk do, vec me palle
tha Kanani me burri nder shqiptaret.
Te ish Kanani grua do ta thoshte alios
do fliste per indentitetin qe fle nder shale
se jetojme ne epoken kur seksi e kombi na jane tredhur
ne Athine, ne Londer, ne Rome, ne Toronto
ku sojniket tona, pa breke, thone "Pronto!".

Hej dreq, prap me doli llafi tek palla,
kemi dy shekuj qe s'na hiqet nga dora e goja
e pra nuk desha ta permend, por kali i kuq e ka nje huq
tani si do bejme? Ta bejme a mos ta bejme
te hyjme apo te dalim - ta fusim apo ta nxjerrim
indentitentin tone palletar e zulmemadh nder kombe
ti veme zjarrin ureve e gureve, apo ti ndragim
e te futemi ne nje shtrat me Europen.

Epilogu i rrokanisjes sone trullusore mbetet konstante:
te palluarit eshte filosofia e ekzistences
edhe kur ( gjasme) ua fusim - edhe kur( prej verteti) na fusin
po kjo eksistence eshte vene themelisht ne dyshim
prej ikjeve se grave, hallakatjes e harrim-mergimit
e s'na mbetet vec te pallim mushken
me pak djath si meze( qejf o qejf ) e me nje kunj raki
se gjalpin e gjalmin i kemi per pushken.

Indentitet, tung, qe palla
me breke te grisura ne gardh te Europes!

22 gusht 2006


6- ETYD SHTATORI

Shtatorin do ta kaloj ne Tirane
mund te shkoj dy dite ne Athine
patjeter do ndaloj ne Tuz, ne Mal te Zi
por ne Ankona nuk mund te vij.

Por ndoshta pulebardhat ne krah me marrin
nese per kete ardhje u lutesh ti
e me kuverte valesh ne det do te mbulohemi
siper valeve duke bere dashuri...

Prag shtatori 2006


7- ZJARRI

Jam lodhur per ate zot, jam lodhur, besome
nuk ndjej te kem pasione te ndezura
vec zukatje mendimesh si karthija te lagura nga vesa...
E ne keto kushte, mikja ime, nuk me behet te them
my darling, sagapo, apo zhe tem.
Kam ecur shume larg monopatesh, e ndjej
te kem mbetur si kale revan neper endrra, por cte bej:
nje eshke mezi i ve flaken e nje dore zjarr me zor e ndez
e ky zjarr i pleqerise eshte fort i ngadalshem
i shtruar, i qete, me gjysem ze
si nje yll qe qe pikon diku ne boten tjeter.
e mijra vite drite larg prej teje fle..


8- Lakuriq

me thua se do shfaqesh lakuriq pa kurrfare veshje
ne shpirt e ke fjalen, por une, shpirtit i jap trajten qenies,
te nje trupi me nje tatuazh te vogel ne nje vend intim qe,
kurrsesi nuk mund ta fshehesh...
Aty fle Akili yt, e di, me nje thember dobesie,
qe sapo ta prekesh te dorezohet plotesisht e pastaj,
Troja do te digjet neper floket e tua prej Helene.

shfaqu, mikja ime, shfaqu, e pres te shpallet kjo shfaqje,
lere shpirtin te pikoje se edhe une kam etje
ate pike vese do ta pi, sic pija sise ne gjirin tend
kohe ma pare se te njihja, neper endrra sigurisht,deri sa
planetet levizen e i sollen kahjet ne perplasje
ne castin kur zogjte shkuan te flene
e nje keterr i vetmuar i gezohej boces se pishes,
si une i gezohesha gjirit tend.

E kam thithur ate gji deri ne dehje,e tokes me grusht i kam rene,
aq sa ti u perflake, kerkoje uje, kerkoje leng jete dhe erdhi casti
kur fantazia mirrte trajten e mishit te athet,
kur brenda teje kendonte motiv i lashte i zjarrit
qe kerkonte te shuhej, por me teper perflakej e ne qiell
vizatoheshin ikona shejtoresh, qe mblidhnin rete e i hidhnin
si vello parajse mbi supet e tua e shpatullat e mia derisa
nje rige shiu e shuante zjarrin brenda njeriut.

Lakuriq, me thua, do te shfaqem
si meteor do te digjem ne gjoksin tend, e ti
me hidh nje rige shi e me shuaj!

27 Korrik 2006
Cikel i derguar nga Tirana, shtator 2006

.
"Vesa bie mbi bar tamam atëherë kur nata është më e heshtur." - Friedrich Nietzsche
www.traboini.com
Materjali eshte huazuar nga Art-Cafe