Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, shtator 17, 2006

Flori Bruqi:Këshilla psikologjike

Nëse dashuria është lojë: Ja rregullat


Dashuria s’rastis, duhet ta krijoni

Jeni ju që vendosni të keni një lidhje. Ta bëni tjetrin të dashurohet dhe të filloni një marrëdhënie në çift, varet nga ju. Këngët për dashurinë na thonë se fijet e dashurisë mbështillen nga gishtat e fatit, ndërsa poetët se ajo është diçka e paprekshme, e paparashikueshme dhe vagëlluese si një fill tymi. Miqtë mund të na thonë se të gjesh njeriun e duhur është thjesht të gjesh kohën e duhur, ndërsa revistat lënë të nënkuptohet se sekreti për të takuar dashurinë e përjetshme është të ngasësh një veturë të shtrenjtë, të veshësh xhinse moderne, ose të kesh dhëmbë të shkëlqyer si perla, goja të të vijë erë e freskët dhe të kesh flokë të parfumuar. E gjithë kjo mund të shkaktojë pështjellim. Por sekreti për të gjetur dashurinë e vërtetë nuk qëndron në një studim të dhëmbëve e as në duart e fatit apo të kohës. Qëndron në vetëdijen tonë. Dashuria nuk rastis. Dashurinë duhet ta krijoni, tamam siç do të krijonit çfarëdo lloj gjëje tjetër.

Para së gjithash të doni veten

Marrëdhënia që keni me veten tuaj është modeli në bazë të të cilit krijohen marrëdhëniet e tjera. Për të krijuar një lidhje të thellë dhe të lumtur me një njeri, është thelbësore të mësosh të duash veten. Eshtë marrëdhënia vendimtare e jetës suaj. Ka një ndryshim midis “Ju”-së dhe “unit” tuaj. Ai është bërthama e qenies suaj, thelbi që ekziston, pavarësisht nga personaliteti juaj, nga ju, nga opinionet dhe emocionet tuaja. Eshtë një hapësirë e vogël dhe e shenjtë brenda jush, strehë e zemrës dhe e shpirtit tuaj. “Ju” është vëzhguesi, trajneri dhe kritiku që kontrollon mendimet, fjalët, emocionet, sjelljet dhe përcakton se sa nga “uni juaj i brendshëm” do t’u tregohet të tjerëve. Cilësia e marrëdhënies midis jush dhe “unit tuaj të brendshëm” është themelore, sepse të gjitha marrëdhëniet e tjera që vendosni bazohen tek kjo marrëdhënie. Nëse ajo që dëshironi është një lidhje e vërtetë dashurie, atëherë hapi i parë duhet të jetë të mësoni të doni, të nderoni dhe të përkëdhelni veten tuaj.

Të njihni veten

Të njihni mirë veten do të thotë të viheni në kontakt me esencën tuaj më intime, të zbuloni natyrën, objektivat, dëshirat, pikat tuaja të dobëta, kërkesat e parevokueshme dhe kufijtë e tolerancës; pra të dini kush jeni dhe ku doni të shkoni. Këto pika mund të jenë më pas të zbatueshme në kërkim të shokut që me të vërtetë ju përshtatet. Sa më shumë ta njihni dhe kuptoni veten, aq më të shumta do të jenë mundësitë e suksesit në lidhjen tuaj. Të njihni dhe të kuptoni veten nuk është shumë e vështirë, por kërkon kohë dhe energji. Mund ta bëni duke lexuar, duke folur, duke medituar, duke u lutur, duke marrë pjesë në seminare, duke u këshilluar me një mjek, një astrolog, apo cilindo tjetër udhërrëfyes.

Shikoni përtej lenteve rozë

Eksplorimi është faza e “njohjes reciproke”. Kjo fazë ka shpesh ngjyrën rozë të romanticizmit. Në ekstazën e njohjes së shumë realiteteve të reja e të mrekullueshme mbi partnerin tuaj dhe të gëzimit të zbulimit të emocioneve tuaja më intime, mund të jetë e vështirë që të kujtoheni të ecni përpara me kujdes, me sytë hapur dhe antena të ngritura. Por edhe nëse mund të mbani lentet rozë që të mos pëlcisni tullumbacen tuaj të lumturisë, herë pas here hidhni një sy sipër tyre, për të pasur të paktën një sy mbi realitetin.

Mos iu largoni përgjegjësive

Arsyeja pse gjysma e martesave përfundojnë me ndarje është se partnerët midis tyre nuk kanë vendosur kurrë një mirëkuptim dhe një marrëveshje, përveç premtimeve të shkëmbyera në altar. Njerëzit njihen, dashurohen, diskutojnë ëndrrat dhe objektivat, angazhohen për ndonjë pikë dhe martohen. Më vonë, zbulojnë se nuk kanë ditur se mbi ç’baza rrinë së bashku dhe çfarë pret secili nga tjetri. Rrallëherë njerëzit harxhojnë kohë për të vendosur role e përgjegjësi ose për të rënë dakord për mënyrën se si do zhvillohet lidhja. Pastaj, me kalimin e kohës, zbulojnë se martesa e tyre nuk ka rregulla bazë për ta forcuar dhe për ta mbështetur.

Dashuria kërkon angazhim

Shumë njerëz i shmangen angazhimit, sepse kanë frikë se mos bëjnë ndonjë gabim. Mund të kenë bërë gabime të tjera në të kaluarën dhe vazhdojnë ta qortojnë veten e tyre për të. Nëse vuajnë (“nuk duhet të isha lidhur kurrë me të…”) ose kanë ndjenjë pendimi (“ka qenë gabimi më i madh i jetës sime”), atëherë do të ngurrojnë dhe do të kundërshtojnë idenë për t’u angazhuar edhe një herë tjetër. Para se të mund ta bëjnë, duhet të dinë të falin njëri-tjetrin dhe të shërojnë plagët. Eshtë diçka që secili duhet ta bëjë për veten e tij, sepse asnjë tjetër nuk do ta bëjë për të. Eshtë një udhëtim i vetmuar. E vetmja gjë që mund të bëni si partner është që ta qetësoni shokun tuaj, në mënyrë që të tregojë frikën e tij dhe të presë që të jetë gati. Nëse procesi do të kërkojë më tepër së sa ju lejon durimi ose koha juaj, atëherë duhet të vendosni nëse duhet ta prisni apo jo.

Jo çdo tërheqje është dashuri

Interesimi ekziston, kur shkëmbimi i energjive midis partnerëve nuk has pengesa. Lidhjet sentimentale normalisht fillojnë me një shkëndijë, ndonjëherë me një familjaritet të çuditshëm sikur atë person e njeh prej kohësh, ndonjëherë është një ndjenjë e fortë si një fshikullimë, ose një ndjenjë mirëqenieje e thellë. Shumë njerëz flasin për një tërheqje fizike të menjëhershme. Mbi të gjitha alkimia mund të jetë vërtetë e fuqishme. Kur takojmë dikë drejt të cilit jemi të tërhequr seksualisht, zemra rreh më shpejt, trupi shkrihet, fantazia vrapon dhe papritmas mund të ndihemi sikur në një farë mënyre dhe në një jetë tjetër kemi qenë të bashkuar me këtë krijesë magjepsëse. Megjithatë kujdes: një tërheqje e fortë nuk është njëlloj si të dashurosh, aq më pak do të thotë që dy njerëz janë bërë për njëri-tjetrin. Sigurisht është e rëndësishme, por është vetëm hapi i parë. Gjatë jetës mund të tërhiqeni nga shumë njerëz, por vetëm në fazat e mëtejshme do të mund ta zbuloni, nëse njëra prej tyre është vërtetë dashuria e jetës suaj.

Ju sugjerojmë për të lexuar

Psikologjia e stresit
Si të njihni dhe të pakësoni stresin në jetën tuaj

Në këtë libër do gjeni gjithçka rreth stresit, gjendjes prej së cilës nuk mund të shpëtojë asnjëri prej nesh. “Stresi është një vrasës i heshtur. Dikë më shumë e dikë më pak, ai na kërcënon të gjithëve”. Profesori i njohur i psikologjisë në Universitetin e Tiranës Theodhori Karaj përcjell përmes këtij libri në mënyrë shumë professionale po aq sa edhe të kuptueshme, gjithçka që ne duhet të dimë për stresin:
-çfarë është dhe çfarë e shkakton stresin
-nga se varet niveli i stresit që ju përjetoni
-cilat janë reagimet tuaja fiziologjike dhe psikologjike në gjendje stresi
-kur stresi është i dobishëm dhe kur i dëmshëm
-cili është efekti i stresit në trupin, mendjen dhe veprimet tuaja
-si stresi shkakton hipertensionin, atakun e zemrës dhe shumë sëmundje të tjera
-si të pakësoni ndikimet negative të stresit me anë të teknikave relaksuese:
• Meditimi
• Relaksimi progresiv
• Desensibilizimi sistematik
• Rlaksimi autogjenik
• Frymëmarrja diafragmatike
• Relaksimi me anë të imazheve

- si të ndryshoni mënyrat stresante të të menduarit
- si të ndryshoni mënyrat stresante të të sjellurit
- si të administroni më mirë kohën tuaj etj.

Të dini të mbroheni nga stresi është një avantazh i madh. Lexoni “Psikologjinë e stresit”.


--------------------------------------------------------------------------------

Si na shohin femrat në takimin e parë?

Çfarë lexon ajo në pamjen tonë?!

Je njohtuar përmes internetit apo je duke shkuar të takohesh për të parën herë, me një vajzë dhe pasi jeni marrë vesh për vendin dhe kohen e caktuar, je ndrequr dhe rregulluar. Po i afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në tavolinë duke të pritur dhe shikuar. Je disa metra larg saj, dhe deri sa ti i afrohesh tavolinës, truri i saj tashmë fillon të funksionojë me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar në tavolinë, ajo e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e saj dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty. A do të dëshironit të dini se në çka është bazuar ajo për ta krijuar atë mendim bazë për ty? Nëse po, atëherë lexoje në vazhdim.

1. Sa mirë je i “veshur dhe i paketuar”

Këtu, ajo në ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hudhur ca rrobe në trup, të cilat më pare kanë qënë të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës (mjekrës etj). Kur jemi në këtë temë, shumicën e femrave e dëbojnë tipet e meshkujve që fare nuk përkujdesen për vete, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi për vete. Nëse ajo e sheh se rrobet tua janë aq perfekte, atëherë do ta kaplojë një frikë nga ideja se është e pamundshme për të t’kënaqur në jetë. Sidoqoftë është më mire të dukesh perfekt mirë se i lënë pas dore! Në raste nëse tepër i ke kushtuar rëndësi vetes, atëherë duhesh t’i ndihmosh që në njëfarë mënyre ta shërosh nga kompleksi i inferioritetit, e cila e ka kapluar nga pamja jote. Pra duhet t'i japesh ndonjë shenje se ty të nevojitet ajo. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për rastet kur asaj i pëlqen stili yt. Nëse jo, atëherë, skanimi i saj ndalet me kaq, i kaloni edhe disa çaste, dhe në vazhdim do të dëgjosh vetëm arsyetime për mungesë të kohes së saj etj etj…Ajo asnjëherë nuk të thotë drejtëpërdrejtë se ti nuk i pëlqen. Kjo ndodhë për arsye se femrat asnjëherë nuk do të donin të ishin në pozitë të tillë t’mos i pëlqejnë një mashkulli! Paramendo, po ti thotë një mashkull një femre, “ti smë pëlqen”, kjo do të shkaktonte te ajo trauma aq ë thella sa që me muaj do t'i duhet të mjekohej nga ato trauma. Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili ytë, atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua…


2. Ajo çfarë mbani në duar – flet shumë për ju!

Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaj flet mjaftë. Ajo çka ke në duar, bënë që femra të mund të t'lexoj më mirë. P.sh topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirtë garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë. Do t’i interesoj se ç'ka lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexoj, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kosmosi të jesh fat i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund t'vjen edhe në konstatim se ia ke shpërtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besoj se je fati i saj...
Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant.
Në anën tjetër telefoni mobil në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je! Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj.
Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre.
Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: “Për të kuptiar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t’i kushtoni paketimit. Dhe kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të filloj të studioj në tjetër sferë…

3. Sytë flasin më tepër se vetë goja

Sytë janë aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Profesori Maichael thekson se, prej syve mund të vërehet se sa është i mencur një njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: a janë të kthjellët apo të skuqur, apo të turbullta. Nëse bebëzat i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombë!. Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, ngase lëvizjet e syve janë të drejtuara në njëfarë mënyre nga ndërdija e njerëzve. Dhe atëherë është çasti kur edhe ajo merr në mënyrë të ndërdijshme mjaft informata për botën tuaj dhe sjell vendimin për po apo jo…
Tjetër gjë që asaj i tërhjeq vëmendjen është edhe madhësia e syve tu. Për një vajzë, sa më të mëdha i ka sytë mashkulli aq më i bukur është. Kështu thotë psikologu social, Anita Barbee, e cila bashk me burrin e saj profesorin Michael Cunningham, e kanë mësuar ndikimin e fytyrës te joshja e njerëzve.
Sytë e mëdhenj të femra asocionojnë me pamjen e foshnjeve simpatike. Edhe vetë mund ta merrni me mend se sa të dhëna janë femrat pas foshnjeve. Prej gjithë kësaj, ngjyra e lëkurës është më pak e rëndësishme dhe ajo varet nga shija individuale e femrës. Ndërsa sa i përket syzeve, përshtypje shumë më të mire lenë nëse ato janë në harmoni me fytyrën tënde.


--------------------------------------------------------------------------------

Dashuria në largësi

Jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç i ke planifikuar në një lidhje. Madje mund të ndodhë që të shkojnë shumë më keq sesa mund të ishte marrë me mend. Si të jetosh një lidhje në largësi. Si të shmangësh që ajo flaka të mos shuhet për shkak të disa kilometrave largësi?

Nuk përbën aspak një çudi që gjatë një udhëtimi pune ose në muajin pushimeve qoftë edhe në një shëtitje të thjeshtë ose njohje të rastësishme, të dashurohesh me dikë. Dhe sigurisht që ndodh shumë shpesh që ky “dikush” të mos ta ketë shtëpinë te pallati përballë shtëpisë sate, as në lagjen aty pranë dhe as në një lagje tjetër shumë larg tëndes. Por edhe në ndodhtë që të mos jesh e detyruar të bësh shumë rrugë për të arritur te shtëpia e tij, sepse fati e deshi që të jetoni në një qytet, me mijëra arsye mund të bëhen shkak që ai të transferohet në një vend tjetër, pa përjashtuar këtu edhe mundësinë e një shteti tjetër. Arsye pune, studimi, çështje familjare e të tjera të këtij lloji mund të bëhen shkaku që nga partneri yt të ndajnë qindra kilometra largësi, mbase edhe mijëra. Dhe në raste të tilla jo gjithmonë mund të ndodhë që të gjesh një zgjidhje ideale të tipit "Do vij me ty. Do jetoj me ty kudo që të shkosh” dhe kjo në të shumtën e rasteve shkakton probleme ndonjëherë aq të mëdha, sa përfundimi aspak i lumtur do të ishte fundi i lidhjes njëherë e përgjithmonë, pavarësisht se duheni, pavarësisht se midis jush gjërat shkonin shumë mirë, pavarësisht se kishe menduar se mund të përballonit gjithçka bashkë. Largësia nuk është asnjëherë një aleat i mirë për një lidhje. Sepse ajo, siç thonë më të vjetrit, është si era, shuan zjarret e vegjël dhe ndez të mëdhenjtë. Pastaj largësia shkakton dhimbje, vuajtje, keqkuptime dhe xhelozi. Ka në mes edhe pak ndjenjë fajësie, sepse mund të paraqiten shumë raste dhe jo gjithmonë është kaq e thjeshtë t’u thuash “jo”. Me pak fjalë, të jetosh një lidhje në distancë jo gjithmonë mund të jetë romantike si nëpër filma. Në më të shumtën e rasteve rezulton se është jo pak e vështirë.


--------------------------------------------------------------------------------

Tërheqje fatale

Në artikull rezultonte se fytyrat burrërore (nofulla katrore e tipare të ashpra, kështu po i quajmë) vijnë si rezultat i niveleve të larta të testosteronit, faktorë që i bëjnë shumë tërheqës.
Lajmi i keq është që në rastin e një mashkulli me nivel shumë të lartë testosteroni, shtohen së tepërmi edhe shanset që ai të dashurojë shumë në çastin e parë dhe të lodhet me të njëjtën shpejtësi.


Femrat duhet ta pranojnë një herë e mirë: parapëlqejnë burrat me pamje të ashpër, të egër e që duken se do të shpërthejnë nga çasti në çast nga testosteroni, në vend të atyre me tipare të ëmbla e delikate. Përse? Prej kohësh, revistat e specializuara për femrat ua shtrojnë këtë pyetje lexueseve, por tani në këtë diskutim kanë hyrë, edhe pse me shumë kujdes e maturi, edhe biologët e shkencëtarët e tjerë evolucionistë.
Të parët që do t'i hynin kësaj aventure, e cila mund të hapte polemika nga më të ashprat mes qarqeve shkencore, fetare e feministe, qenë një grup shkencëtarësh nga universiteti "St Andrews", në Skoci. Një prej tyre tentoi të gjente pikat e përbashkëta në rezultatet (të cilat shumë shpesh ishin kontradiktore mes tyre) e një artikulli të publikuar në Aktet e Shoqatës Mbretërore. Në artikull rezultonte se fytyrat burrërore (nofulla katrore e tipare të ashpra, kështu po i quajmë) vijnë si rezultat i niveleve të larta të testosteronit. Ndërkohë që sipas këtyre evolucionistëve, arsyeja për të cilën këto trajta rezultonin tërheqëse ishte pasi këto shenja flasin për një nivel të lartë testosteroni në organizëm, të cilit i duhet bashkangjitur edhe një sistem shumë i mirë imunitar. Një ndër efektet anësore dhe me pak avantazhuese të të qenit burrëror është shtimi i mundësive për të vdekur, kjo e vlefshme për të gjitha moshat në raport me femrat. Pjesërisht, kjo i detyrohet faktit që testosteroni ndikon negativisht në sistemin imunitar, duke i bërë subjektet me nivel të lartë të këtij hormoni mjaft të dobëta përpara rrezikut të infeksioneve.
Kështu pra, një mashkull që ka arritur maturitetin seksual, pavarësisht nivelit të lartë të testosteronit, ka shumë gjasa që të zotërojë mbrojtje imunitare shumë më të mira se normalisht, gjë që mund ta transmetojë edhe te të bijtë. Ky është edhe lajmi i mirë. Lajmi i keq është që në rastin e një mashkulli me nivel shumë të lartë testosteroni, shtohen së tepërmi edhe shanset që ai të dashurojë shumë në çastin e parë dhe të lodhet me të njëjtën shpejtësi, duke kërkuar menjëherë dashurinë tjetër: kështu që, në rastet kur femrat kanë ndër mend të krijojnë familje e të gjejnë një baba të mirë për fëmijët, në shumicën e rasteve i hedhin sytë nga meshkujt me trajta më të ëmbla e me sjellje më të butë. Sidoqoftë, të dhënat mbi llojin e fytyrës që parapëlqejnë gratë flasin për preferenca thuajse të njëjta në të dy rastet. Problemi që u veçua nga ky grup shkencëtarësh ishte që këto barazi në preferenca mund vijnë si shkak i realitetit në të cilin jetojmë sot (gratë ndjekin strategji të ndryshme riprodhimi), ose mund të jetë rezultat i mënyrës me të cilën u zhvilluan eksperimentet në fjalë. Në përgjithësi, u kryen duke u bazuar mbi fotografi të modifikuara virtualisht, në mënyrë që meshkujt të shfaqeshin më burrërorë ose më pak.
Duke qenë se grupe të ndryshme studiuesish kanë ndjekur mënyra të ndryshme manipulimi, shtohet mundësia që femrat e përfshira në këto eksperimente të kenë reaguar ndaj diçkaje që në të vërtetë kishte të bënte vetëm me metodat e përdorura dhe jo kundrejt fytyrave që u tregoheshin: ndoshta do të silleshin në mënyra shumë të ndryshme, në rast se do të bëhej fjalë për fytyra reale. Skuadra e Universitetit të Skocisë veçoi tri mënyra manipulimi: e para u realizua duke shkrirë tiparet e burrave e grave mesatare, për t'i dhënë më pas formë një fytyre mashkullore; e dyta niset nga një seri fytyrash, të cilat më parë janë përzgjedhur në bazë të burrërisë së tyre, duke pasur njëherësh parasysh edhe rëndësinë e ngjyrës së lëkurës; metoda e tretë bazohet në imitimin e ndryshimeve që pëson realisht fytyra e meshkujve, kur kalon nga mosha e pubertetit në moshën madhore. Duke marrë për bazë të njëjtat fytyra, grupi skocez gjeneroi gjashtë versione: njëra prej fytyrave e burrëruar dhe një tjetër me trajta më femërore për secilën nga tri metodat e manipulimit.
Eksperimenti nuk vërejti asnjë ndryshim lidhur me metodën e manipulimit që qe përdorur. Është e vërtetë që femrat preferojnë nivele të ndryshme burrërie (lajm i mirë për burrat qullacë). Por vazhdohet vetëm me lajme të këqija për "burrat e vërtetë". Studime të zhvilluara në shkuarën bënin të ditur që, pavarësisht preferencave, femrat tërhiqeshin nga trajtat burrërore vetëm gjatë fazës së pjellorisë; efekti bie kur vjen fjala te lidhjet e qëndrueshme. Evolucioni i ka rregulluar gjërat në mënyrë të atillë që në rast se gruaja e tradhton burrin, ka shanse të përfitojë së tepërmi në planin fizik e në sistemin imunitar, duke nxjerrë në dritë fëmijë meshkuj e të bukur si etërit. Por këtë mos ua thoni bashkëshortëve.


--------------------------------------------------------------------------------

Si ta vëreni nëse ajo ju tradhton?

Në vend se të paguani ndonjë detektiv që do ta ndiqte të dashurën tuaj, provoni me metoda më të lira dhe mjaft efikase ta lexoni të vërtetën nga trupi i saj. Janë disa shenja në trupin e njeriut, që pa dëshirë flasin për realitetin

Të përdredhurit
Sipas ekspertëve për komunikimin e trupit, femra, që një natë më parë ka pasur kënaqësi të mëdha seksuale, përdridhet më pak dhe më ngadalë. Shpejtësia e frymëmarrjes dhe e përpëlitjes së syve, menjëherë pas seksit, është e shpejtë, por të nesërmen ato ngadalësohen, ngaqë trupi është i relaksuar.

Buzëqeshjet
Seksi i largon të gjitha kufizimet dhe kornizat e sjelljes, për këtë gjithë trupi reagon si më i relaksuar. Pas aktit seksual, njerëzit qeshin më shpesh dhe sigurisht të shikojnë në sy më gjatë, apo të qëndrojnë më afër, gjë që se kishin bërë në ndonjë nga situatat normale.

Skuqja e dyshimtë
Metodë e mirë për të verifikuar se a ka bërë dikush seks është ajo nëpërmjet lëkurës. Mësojeni ngjyrën e lëkurës për një kohë. 30 për qind e femrave pas seksit kanë shenja të dukshme të të skuqurit në lëkurë. Njollat e kuqe nëpër fytyrë, gjinj, qafë, krahë dhe në hundë mbeten për shkak të ngritjes së tensionit të gjakut. Kjo shfaqet dhe vazhdon për 20 minuta pas orgazmës. Veshët i kanë të paprekur. Përderisa buzët i kanë të plota dhe të skuqura.

Dëshira për prekje
Seksi shkakton prodhimin e hormonit të quajtur oksitocin, gjatë së cilës kemi më tepër nevojë për t'i prekur njerëzit dhe të jemi të prekur. Nëse kolegia e juaj ju prek papritmas më fort se zakonisht, nuk keni nevojë që shumë të mendoni për atë se çfarë ka bërë mbrëmë.


--------------------------------------------------------------------------------

Sharmi sensual

Çuditesh edhe vetë kur sytë mbesin tek një femër, e cila kalon në rrugë… Ajo mund edhe të mos jetë ikona e bukurisë: disa kile më tepër, hundën pak të madhe; por gjithsesi ty nuk të shqitet vështrimi. Tërheqje! Sharmë, e quajnë francezët ose ndryshe njihet si "sex appeal". Është një formë komunikimi pa fjalë, me sinjale: vështrime, lëvizje duarsh, mimika e fytyrës. Është erotizëm, i pathënë, por që ndihet në ajër; njëlloj si një aromë që të bën të kthesh kokën, pa menduar dy herë.

Të jesh tërheqëse, vjen natyrshëm apo duhet të mësosh metodat?
Dikush ka thënë se sharmi, është formula e një lëngu magjik, pirja e të cilit të shndërron në një qenie të parezistushme seksualisht; është marrje-dhënie e pakufizuar hormonale. Fantazitë njerëzore nuk kanë fund në këtë aspekt, duke filluar që nga përrallat me "hirushe" që transformohen në princesha, deri te filmat hollivuadianë. Edhe në një përrallë të pafajshme, që u tregohet fëmijëve, elementet e tërheqjes seksuale janë të pranishëm, duke krijuar modele dhe mënyra të sjelljes karshi seksit tjetër Sipas studiuesve, tërheqja seksuale është një reaksion kimik, i feromoneve (hormonet e dëshirës), por mund të konsiderohet edhe si një gjendje mendore: të jesh dhe jo të dukesh. Do të thotë të vlerësosh atë çka ndjen dhe mënyrën sesi e ndjen. Të pranosh jopërsosmërinë e trupit tënd, por të njohësh pikat e forta të fizikut.

Strategjitë e seksit
Arma e parë: vështrimi. Nuk është e thënë të jenë sytë e një perëndeshe; forma apo ngjyra jo gjithmonë ka rëndësi, por intensiteti i emocionit që përçohet me anë të syve është vendimtar. Thonë që sytë të tradhtojnë gjithmonë, sepse shprehin të vërtetën. E vërteta është që, për të krijuar emocion të menjëhershëm tek të tjerët nuk ka parametra apo metoda për të ndjekur. Emocioni është instiktiv, ashtu siç ndodh edhe reaksioni i tërheqjes. Parulla e vetme është: spontanitet. Ndjenjat e lindura natyrshëm janë gjithmonë më shprehëset dhe më emocionalet. Të pëlqesh veten do të thotë të pëlqehesh edhe nga të tjerët, por për të arritur një gjendje të tillë shpirtërore duhet të kesh siguri në vetvete. Siguria, e fituar nuk mund të jetë e ndryshueshme apo jokostante, kjo ndjesi duhet të na shoqërojë edhe në ditët tona 'të zeza', kur gjithçka shkon mbrapsht dhe jemi vetëm.

Me hapa të vegjël drejt sigurisë
Si të mësosh ta duash veten dhe të të duan të tjerët? Rregulli i artë: falsiteti nuk vlen asgjë. Të jesh sharmante, nuk do të thotë të vishesh në mënyrë provokuese, takat e larta dhe dekoltetë duhen përdorur me vend; inteligjencë femërore do të thotë të jesh tërheqëse edhe veshur me xhinse, e rëndësishme është që të ndihesh komode me veten. Të pëlqehesh ashtu si je, duke qenë e sigurt se atë çka zotëron personi juaj, nuk e ka asnjë tjetër. Pikat e referimit, kur të mungon mbështetja mbi këmbët e tua, nuk vlejnë për asgjë: ndoshta duke kultivuar një narcizëm të shëndetshëm dhe pak autoironi do të arrinim, ta poziciononim veten aty ku dëshirojmë. Nuk ka vetëm një mënyrë për të qenë tërheqëse. Vetëm gjatë 100-vjeçarit që kaloi, na ka dhënë me qindra shembuj të ndryshëm të sharmit dhe tërheqjes, që nga e famshmja Merilin Monro, deri te modelet e pasarelave; të gjitha të bukura, por krejtësisht të veçanta.


--------------------------------------------------------------------------------

40 vitet e minifundit

Cilado veshje 40 vjeçare e modës do të quhej një klasike e paperëndueshme dhe do të mbahej me një kujdes të veçantë në gardërobë duke pritur momentin e përshtatshëm për ta veshur, ose për të shijuar në pak momente vështrimi një elegancë të përjetshme por……nuk ndodh kjo me minifundin. Që në 1963 vit nën të cilin u krijua nëFrancë nga stilisti Pierre Cardin dhe në Angli nga Mary Quant minifundi, moda i ka rezervuar vetëm pozicione seksi, rinore dhe alegre. Kjo ka ndodhur dhe në sfilatën më të fundit ku stilistët pothuajse unanimisht kanë deklaruar: fundi është i shkurtër madje shumë i shkurtër dhe më shumë se kurrë sensual. Veshja me funde të shkurtër tani e tutje do të jetë një domosdoshmëri për ato që e ndjekin modën. Ja disa pika referimi për ato që duan ta provojnë dhe disa kujtime për ata që vite më parë ja kanë dalë kësaj nisme. Në qoftë se e vesh minifundin në këtë moshë...

Deri në 25 vjeç
Kushtet themelore për një përdorim korrekt janë: jetë plot gjallëri, një shpirt i lirë, pasion për muzikën. Nga mund të frymëzohesh: nga garderobat e balerinave të spektakleve dhe nga veshjet e këngëtareve pop të brezit të fundit si Shakira dhe Britney Spears. Me çfarë mund ta veshësh: me një kanotierë të shkurtër, me një bluzë të shkurtër dhe të ngjitur pas trupit ose me një T-shirt me numrat e lojtarëve të tu të preferuar. Aksesorët me të cilët mund ta shoqërosh: me syze dielli jo të tejdukshme, me çantë të stampuar me figura të mëdha apo të modeluar me lule.

Nga 25 vjeç në 35 vjeç
Kushtet themelore për një përdorim korrekt janë: siguri në vetvete, disa orë palestër në javë, flokët e prerë nga një parukier i llahtarshëm dhe një nxirje e lehtë e trupit. Nga se mund të frymëzohesh: nga stili pak i ftohtë por i pakundërshtueshëm i ish- Spice Girl, Victoria Beckam. Me çfarë mund ta veshësh: me një xhup të ngushtë dhe të shkurtër lëkure apo xhins, ose me një bluzë pop.

Nga 35-45 vjeç
Kushtet themelore për një përdorim korrekt janë: sa më pak celulit, grintë me vetveten dhe aspak xhelozi për vajzën tuaj adoleshente. Nga mund të frymëzohesh: nga fantazia e larmishme e Julia Roberts tek filmi Erin Brockovich por pa i marrë anët e ekzagjeruara. Me çfarë mund ta veshësh: me një xhaketë saharianë me prerje të mrekullueshme, me një T-shirt klasike, me këmishë me prerje si të burrave dhe me bluza hipi të ruajtura që nga vitet 70.


--------------------------------------------------------------------------------


Si ndikon depresioni në lidhjen tuaj

Shumë njerëz që janë në depresion humbin edhe interesimin për seks. Andaj nëse jeni partneri i një personi që është në depresion, mbani mend se humbja e interesimit për seks nuk është diçka personale, por ajo më shumë konsiderohet si sëmundje.
Depresioni fatkeqësisht ndikon në shumë aspekte në jetë, përfshirë edhe në lidhjen tuaj. Shpeshherë kur njeri nga partnerët është në depresion, kjo mund ta shpie lidhjen edhe deri te fundi i saj dhe ta shkatërrojë krejtësisht. Megjithatë, një lidhje e shëndoshë mund të jetë edhe terapi për të mirë për një person i cili ka depresion. Për shembull, kur ndjehemi keq, ne dëshirojmë dashuri, përkrahje dhe afërsi. Andaj personat që kanë lidhje të shëndoshë një gjë të tillë shpeshherë e tejkalojnë me ndihmën e partnerëve të tyre. Njerëzit në depresion ndihen shumë të tërhequr dhe të izoluar.
Ata shumë shpesh nuk kanë energji që të vazhdojnë me rutinën ditore, pra heqin dorë nga mënyra e jetës që kanë bërë deri në atë kohë dhe nuk kanë dëshirë që të kalojnë kohë me familje, madje shpeshherë nuk e vërejnë as partnerin e tyre. Prandaj partneri shumë shpejt e vëren mosinteresimin që vjen si pasojë e depresionit. Shpeshherë ndodh që dikush që jeton me një person i cili është në depresion, të mos e kuptojë atë. Një keqinterpretim i tillë nënkupton se mënyra se si sillen partnerët do të thotë edhe dëshirë e tyre për t'i dhënë fund lidhjes. Befasisht gjërat në shtëpi dhe në jetë në përgjithësi mund të shkojnë aq keq, sa që mund të mendohet që partneret të cilët janë në depresion kanë ndonjë aferë me dikë tjetër.
Këto mendime janë të gabuara për personat që kanë depresion, mirëpo është shumë e vështirë të qëndrohet e qetë dhe me besim të plotë kur personi që keni menduar se e keni njohur mjaft mirë sillet në mënyrë të çuditshme dhe haptas shfaq pakënaqësitë. Sidoqoftë, secili person që ka partnerin në depresion duhet të dijë se është normale që të ndihet i pikëlluar në ato momente. Andaj, edhe pse mendoni se i dashuri juaj ka humbur interesimin dhe koncentrimin në atë që e thoni ju, nuk iu buzëqeshë dhe nuk u vlerëson për një gjë që e arrini me punë, mundohuni të kuptoni se të gjitha këto shenja janë thjesht pjesë e sëmundjes së rëndë të tij - depresionit.


--------------------------------------------------------------------------------

Si te jeni e parezistueshme?
express arte

Jeni të apasionuara pas modës, zgjidhni gjithnjë veshjet me ardhjen e sezonit të ri dhe kërkoni gjithnjë të jeni perfekte. Për të arritur përsosmërinë duhet të dini se çfarë nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj, cilat janë veshjet dhe ngjyrat që ju shkojnë më shumë, me të cilat do të ndjeheni më mirë. Nga pantallonat e ngushta, takat e larta, këmisha e bardhë, çanta prej lëkure, bluzat kashmiri, xhinset dhe t-shirt, deri te buzëkuqi. Dëshironi të jeni në çdo çast e mrekullueshme? Ja çfarë duhet të ketë gardëroba juaj:

- Mund të jenë ndërthurje e pantallonave me xhaketë, fund me bluzë, një fustan apo një kostum. E rëndësishme është që të jenë të ngushta. Gjithsesi mundohuni që të thyeni ngjyrat, dhe të mos jeni një ngjyrë. Përveç ngjyrës së zezë që gjithnjë është klasike dhe shik. Asnjëherë nuk duhet që në veshjen tuaj të kenë më shumë se dy elemente të zeza apo të të njëjtës ngjyrë. Për shembull, këpucët duhet të jenë në të njëjtën ngjyrë, apo nuancë, me veshjen. Në këtë rast, çanta duhet të bëjë thyerjen. Përjashtim këtu bëjnë kombinimet e veshjeve dhe aksesorëve që janë të të njëjtës copë. Janë shumë të këshillueshme çorapet në ngjyrë mishi që të japin idenë e këmbës nudo.
- Takat e larta mbeten gjithnjë në modë dhe klasike. Për këmbët e shëndosha nuk janë të këshillueshme rripat te kavilja, pasi japin idenë e skive.
- Femrat që nuk janë të gjata asnjëherë nuk duhet të përdorin veshje me spaleta, kopsa të mëdha, karre voluminoze si dhe veshje shumë të gjata.
- Këmisha e bardhë është ideale dhe e mrekullueshme. Do t'ju tregojë gjithnjë në formë. Por nuk duhet të harroni se nuk këshillohet që nën këmishën e bardhë të vishni recipeta shumë të bardha, vetëm nëse do të dukesh. Për të pasur një pamje më diskrete përdorni nuancat e mishit. Për të pasur një imazh të plotë jaka duhet të jetë me majë dhe e gjatë.
- Fundet dhe fustanet shprehin tërë feminitetin tuaj. Janë të përshtatshme për të gjitha raste ndaj mos hiqni dorë nga to. -Xhinset janë gjithnjë të këshillueshme, por janë jashtë mode ato në ngjyrë të zezë. Por gjithashtu duhet të tregoni kujdes me gjatësinë e shtratit të tyre.
- Buzëkuqi është ai që kurrë nuk duhet të mungojë. Por kujdes, një shenjë e tij te dhëmbët nuk është ndonjë pamje e bukur.




--------------------------------------------------------------------------------

Diferencim, eksplorim dhe riafrim

"Çfarë filmi të pëlqen të shohësh?" Sigurisht që jo ndonjë nga ata filmat me aksion dhe pa pikë ndjenje që të pëlqejnë të shohësh ti! Fillon të theksosh mospërputhjet dhe diferencat. Në vazhdim vjen faza e "eksplorimit", gjatë së cilës tentohet të distancohesh nga tjetri. Në këtë periudhë fillon të të pëlqejë të dalësh me miqtë e tu pa partnerin, ose të regjistrohesh në palestër, ose të merresh me një hobi tëndin, të cilin e kishe lënë pas dore. Ky largim i momentit i ndihmon individët në çift të rigjejnë unin e tyre të humbur, që ishte lënë mënjanë përkohësisht, për të qëndruar më pranë partnerit. Bëhet fjalë për një fazë delikate. Shumë çifte nuk arrijnë ta kapërcejnë pa u prekur nga kjo gjë. Nëse kjo fazë kapërcehet pa e paragjykuar raportin, kalohet në fazën e "riafrimit", në të cilën të dy kanë ide më të qarta mbi faktin se cilët janë dhe çfarë duan nga ky raport. Në këtë pikë mund të arrihet të mësohet të "bashkëpunosh" për një qëllim të përbashkët dhe çifti mëson të mos jetojë më vetëm për veten e tij, por edhe për të tjerët, p.sh. fëmijët. Në fund të këtij udhëtimi njihet dhe pranohet partneri për atë që është në të vërtetë, mund të zbulohet që defektet që ai ka të pëlqejnë, sepse e bëjnë atë të jetë një person i veçantë, favorizohet zhvillimi i plotë dhe i hapur i personalitetit të të dy palëve. Në varësinë afektive, përkundrazi, gjithçka ka ndaluar, asgjë nuk transformohet, por gjithçka përsëritet me një shigjetë të hidhur vuajtjeje dhe pakënaqësie. Nuk është një fazë e raportit, por një skenar unik që rishfaqet gjithmonë në të njëjtën mënyrë, dhe në të cilin protagonistët duket sikur kanë gjithmonë të njëjtin rol gjatë gjithë vazhdimësisë së marrëdhënies.
Të pranosh realitetin dhe veten Çfarë duhet bërë nëse ndërgjegjësohesh se e do tjetrin më shumë se ç'duhet, se nuk ke një jetë tënden të pavarur dhe të kompletuar edhe jashtë asaj në çift?
Kujt t'i drejtohesh? Kush dashuron shumë, ka pretendimin të manipulojë partnerin, ndjen nevojën të ndërhyjë duke ndryshuar realitetin dhe ka vështirësi të mëdha për të pranuar tjetrin për atë që është. Duke e mbajtur tjetrin nën kontroll, mendohet gabimisht të kontrollohen edhe ndjenjat. Të ndërgjegjësohesh për këtë sjellje do të thotë të bësh një hap të rëndësishëm përpara. Nëse varësia afektive të shtyn të kontrollosh tjetrin, gjëja e parë për t'u bërë është të mos bësh më asnjë lëvizje, dhe të mos veprosh më me kontroll. Por të fillosh të pranosh realitetin dhe mbi të gjitha veten tënde. Të shohësh realitetin ashtu siç është dhe të vlerësosh partnerin për atë që është, të ndihmon pa diskutim të marrësh vendime të shëndetshme dhe të dobishme.




--------------------------------------------------------------------------------

Njerëzit që gënjejnë

Të gjithë njerëzit gënjejnë. Mund të bëhet fjalë që prej gënjeshtrave të vogla mbi p.sh. një shfajësim për një ardhje me vonesë e deri tek gënjeshtra të mëdha mbi p.sh. pasjen e një jete të dyfishtë apo kryerje tradhtie. Por njeriu gënjen edhe kur e mban të fshehtë diçka e nuk e thotë. Sipas disa studimeve njeriu gënjen nga çdo katër deri në çdo tetë minuta. Rreth 5 përqind e popullsisë janë gënjeshtarë të dhuntuar: çfarë do të thotë se nuk mund ta kuptosh nëse ata gënjejnë apo jo. Kurse gënjeshtrat e 95 përqindëshit që mbetet mund t´i zbulosh kur ke njohuritë përkatëse.
Zotësia për të zbuluar gënjeshtrën qëndron në aftësinë për të lexuar të ashtuquajturën gjuhë trupore. Bo Sjöberg, psikolog dhe përgjegjës i institutit suedez NLP që mëson njerëzit për të lexuar gjuhën e trupit dhe zbuluar gënjeshtrat, thotë se një gënjeshtar është i mëdyshëm. Ajo që ai thotë me gojë nuk përputhet me atë që ai shpreh me trupin e tij. P.sh. gjestet nuk përputhen me tempon e zërit ose fjalët nuk përputhen me zërin që nxjerr. Edhe shikimi mund ta tradhtojë gënjeshtarin. Nëse shikimi i dikujt është i ngurtë dhe i ngulitur ai mund të jetë duke gënjyer. Përveç të tjerash, një gënjeshtar ngul këmbë në atë që thotë. Zakonisht me gënjeshtër kuptohet ajo që njeriu me vetëdije e fsheh apo e shtrembëron për të bërë dikë të humbasë fillin. Më së shumti hasen tre grupe të mëdha gënjeshtarësh. Grupi i atyre që të gënjyerit e kanë për dëfrim, të atyre që gënjejnë për të shmangur një konflikt dhe grupi i atyre që duan të fshehin diçka për të cilën u vjen turp ose prej të cilës nuk ndjehen mirë. Ata që gënjejnë për tu dëfryer shtyhen nga e njëjta gjë që shtyn dikë që ka qejf të hidhet me parashutë. Gënjeshtra kthehet në një mënyrë për të sfiduar fatin dhe krijuar pak variacion në jetë.
Gënjeshtra që të gjithë njerëzit i thonë janë p.sh. rasti si ai kur njeriu thotë se gjella është bërë shumë e mirë ndonëse mendon se nuk hahet dot. Apo kur i bën qejfin dikujt duke i thënë p.sh. shoqes se fustani i ri i shkon shumë bukur kur ndërkohë mendon se ajo ngjan sikur ka veshur një thes. Në këto raste bëhet fjalë për tregim respekti ndaj tjetrit, për t´iu shmangur diçkaje apo për gënjeshtra të nevojshme. Ka edhe njerëz që përpiqen ta zbukurojnë të vërtetën dhe që besojnë me të vërtetë mbi atë që thonë. Këta quhen mitomanë. Ata nuk e përjetojnë si gënjeshtër atë që thonë. Prandaj është e vështirë ta quash mitomanin me plot gojë gënjeshtar. Njerëzit mund të kenë plot shkaqe për të gënjyer. Bo Sjöberg thotë se Bill Clinton gënjeu mbi Monica Lewisky-n përpara popullit të tij pasi i vinte turp. Shikohej qartë shprehja e fytyrës së tij që herë tregonte inat e herë keqardhje.