Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, shtator 01, 2006

Faleminderit Zvicer ...

Ne Solothurn të Zvicrës, eshte duke u mbajte
Samiti internacional i divizionit shendetesor boteror per preparate dezinfektuese

KOMPANIA PTC FLOMED NGA PRISHTINA PERFAQSON KOSOVEN DHE SHQIPERIN

Nën moton: "Në kërkim të sigurisë dhe të saktësisë së deinfektanteve ekologjike ”, folen shkencëtarë nga mbarë bota,si: Anton Borer, Rene Jordi, Kathrin Alleman, Margarit Müller, Ernst Heininger, Urs Rosenberg, Peter Christ, Ronald Schülz, Flori Bruqi .

Zürich(Solothurn,1 shtator).-

Diaspora jonë, e në këtë rast konkretisht Zvicra, në këtë kohë është e stërngarkuar me projekte për aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.

Sidoqoftë, duhet pajtuar me realitetin e kohës, se korriku e gushti po kalojnë, kështu që atmosfera e nxehtë më nuk do të jetë në natyrë, por do të mbretëroj tash e tutje gjatë muajve me shi e me borë, nëpër diskoteka dhe restaurante, ku do të mblidhen me mijëra bashkëkombas, ku rrallë marrin ndonjë lajm me përmasa shkencore apo letrarë.

Sidoqoftë, jeta e kurbetit e bënë të veten me baticat e zbaticat e saja dhe korezioni i betejës art, shkencë e letërsi, nuk do vdes kudo që do jetojmë, falë shumë intelektualëve, që na përfaqësojnë ,si komb në tërësi nëpër shumë tryeza të njohura ndërkombëtare,shkroi para dy diteve gazetari i njohur njohur nga Zürich-u i Zvicres z.Dashnim Hebibi.

Pardje, nga kryeqyteti i Kosovës, me aeroplan u nis për në Zvicër, Mr.sci.Flori Bruqi,i cili e përfaqësonë Shqipërinë dhe Kosovën në Samitin botëror të produkteve dezinfektuese...

Dhe ky lajm, u fute si agjentë e suksesit të muajve të fundit për mërgatën në Zvicër ne mediat boterore...

Në këtë Samit shkencor, të preparative DEZINFEKTUESE marrin pjesë shkencëtarë, përfaqësues të lartë të mjekesise,farmacise ,teknologjise nga New Yorku, Gjeneva, Londra,Pekini,Tokio,Pakistani,Moska,Praga, etj.,pra mjekë, veterinarë, teknolog, përfaqësues të lartë evropianë të fushave mjekësoro-teknologjiko-farmaceutike,të politikës, ekologjikë, ekonomisë, shkencave të biznesit, të cilët nga 154 vende të ftuara ,me daten 30 gusht ne Solothurn te Zvicress u mblodhen hiq me pak se 120 vende boterore për të diskutuar për çështjen që kanë të bëjnë me të ardhmen e preparative dezinfektuese në nivelin global në tërësi dhe të Evropës në veçanti.

Presidenti i kompanisë “FLOMED” nga Prishtina, Mr.sci.Flori Bruqi, e perfaqsone Shqipërinë dhe Kosovën në Samitin botëror të produkteve farmaceutiko-kimike (dezinfektuesve)që po mbahet tash 3 dite ne Solothurn te Zvicres.

Nën moton: “Në kërkim të sigurisë dhe të saktësisë së dezinfektuesve folen shkencëtarë nga mbarë bota, si: Anton Borer, Rene Jordi, Kathrin Alleman, Margarit Müller, Ernst Heininger, Urs Rosenberg, Peter Christ, Ronald Schülz, Flori Bruqi (Shqipëri-Kosovë) ,Zoran dhe Branka Nasteski (nga teritori i ish YU-së Maqedonia) etj.

Gjatë punimeve të Kongresit për preparatet dezinfektuese Z.Flori Bruqi, zhvillojë edhe takime të veçanta me përfaqësues të lartë të politikës globale shëndetësore si fjala vjen me Technotrade nga Amerika(z.Johnny Hagen), ALKAPHARM Franca (Philipe Bonnard dhe Jean-Francois Michel),Borer chemie Ukraina(z.Lydmilla Bala),Borer China Liason office (z.Chen Geng),DPD Tradin nga Italia(z.znj.Melitt Menz),In vitro nga Australia(z.Gavin Bunn),Niti-ON nga Japonija(Taketoshi Iwaki),Ronly nga Israeli(Samuel Etzyon),Satisloh UK nga Anglia(z.Ken Wakley-Trick),Aqua trade nga Shkupi(znj.Branka dhe Zoran Nasteski),Top Chemie -S&M(Aleksandra Mecava) dhe shume ekspertë të lartë të fabrikave më të njohura botërore për prodhimin e preparative dezinfektuese, që janë pjesëmarrës në këtë Samit shendetesore.

Poashtu z.Bruqi,u takua edhe me bashkombasit e tij emigrant ne Zvicer si me dr.Shaqir Shalen,Haxhi Januzajn,Malsor Tafajn,Arsim Hajdarin etj.

Gjate dite se neserme z.Bruqi takime do te kete edhe me perfaqsuesit e mediave boterore ne Zvicer ,siq njofton agjensioni i lajmeve ne internet FLORI-PRESS.