Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

VLADIMIR VLADIMIROVIC MAJAKOVSKI (1893-1930)

Portret
VLADIMIR VLADIMIROVIC MAJAKOVSKI (1893-1930)
Varka e dashurise u perplas me te perditshmen. Ti dhe une, ne ne kompesim te njeri tjetrit, por ketu nuk behet fjale te kemi te njejten dhimbje, deshperim e plage. (vargje te shkeputura nga poema e pambaruar e Majakovskit)



Poeti lider i Revolucionit Rus te 1917-es, frymezuesi i periudhes se hershme sovjetike, si dhe nje nga themeluesit e levizjes futuriste ne Rusi. Poeti qe donte te behej fillimisht artist, gje qe binte ne sy tek poemat e tij te para te cilat permbanin sekuenca qe ngjanin me teknika filmi, pati rrotull gjate gjithe jetes se tij shqetesimin rreth vdekjes, nevojen e vazhdueshme per dashuri dhe zhgenjimin aq sa i deshperuar nga kritiket dhe i zhgenjyer shume here nga dashuria, i dha fund jetes se tij me nje revolver.

Fillimet

Vladimir Majakovski lindi ne Bagdadi, Kutais nje rajon ne Gjeorgji. Babai i tij, nje rojtar pylli, vdiq ne 1906-en duke e lene familjen pa asnje kokerr leku. Majakovski e kreu gjimnazin ne Kutais (1902-1906), dhe me pas ndoqi nje shkolle ne Moske (1906-1908) ku familja u vendos pas shitjes te te gjitha pronave. Ne 1908-en Majakovski u bashkua me partine Social Demokrate dhe filloi te lexonte literaturen Marksiste. Ne 1909-en u burgos 6 muaj per aktivitet propagandues. Pasi u arrestua per here te pare, ai arriti te shkaterronte (duke i pertypur) te gjitha shenimet e tij. Gjate burgosjes, Majakovski shkroi poezite e para. Pas lirimit nga burgu u bashkua me grupet futuriste ne Rusi dhe shume shpejt arriti te behej perfaqesuesi i tyre para publikut. Futuristet synonin te clironin artin nga traditat akademike te deriatehershme. Gjate 1908-1909 Majakovski studioi ne Shkollen e Arteve Stroganov, ku disa vite me pare kish studiuar motra e tij Ludmilla. Studimet e metejshme i vazhdoi ne Institutin e Piktures, Skulptures e Arkitektures ne Moske. Piktura dhe leksionet e tjera nuk i terhoqen vemendjen e Majakovskit por per fat te mire ai atje takoi rastesisht perkrahesin e tij te pare, David Burliukun. Sipas nje historie, pasi e degjoi artistin e ri te lexonte nje nga poemat e tij, Burliuku i ofroi atij pesedhjete kopeke ne dite per te, kur Majakovski lexoi ne njeren prej vargjeve "Une munda te shkruaja pa ngordhur urie".

Mberritja ne St.Petersburg

Ne 1912-en Majakovski u vendos ne St. Petersburg. Mberritja e tij ne skenen poetike te qytetit u be e njohur me manifestin "Nje shuplake ne fytyren e shijes se publikut". Nepermjet manifestit Burliuku dhe miqte e tij mbronin idete e futurizmit Italian dhe kritikonin Pushkinin, Dostojevskin e Tolstoin. Majakovski filloi te vishte nje tunike te verdhe dhe u bashkua me futuristet neper rruge ku filloi te lexonte poezite e tij para njerezve qe i mbeshtesnin duke e bere ne kete menyre aparencen e tij publike nje bela te madhe per stabilizimin e artit borgjez.

Poema e famshme e Majakovskit "Re me pantallona" e pa driten e botimit ne 1915, ne te njejtin vit qe ai takoi Lili Brik (1891-1978), gruaja e kritikut te njohur Osip Brik, te cilin Majakovski e kish njohur nepermjet Maksim Gorkit. Ai u be nje vizitor i rregullt i Brikeve duke i dedikuar disa prej lirikave te tij Lilit, e cila ne nje fare menyre ndihej e bezdisur prej adhurimit kembengules te Majakovskit, dhembeve te tij te keqinj dhe neglizhences se poetit ndaj aparences vetjake. Per te kenaqur ate, Majakovski filloi te shkonte rregullisht tek dentisti, filloi te vishte kravate dhe te ecte me bastun.

Me vone Majakovski sherbeu ne shkollen ushtarake te Petrogradid si dezinjator prej 1915-es deri ne Gusht te 1917-es, ishte editorialisti i Gazetes Futuristov ne 1918-en dhe bashkepunoi me pas me revisten "Iskusstvo kommuna" dhe "Iskusstvo". Pergjate 1919-1921 disenjoi postera dhe shkroi pjese propagandistike te shkurtra per Agjensine Telegrafike Ruse (ROSTA). Majakovski nder te tjera shkroi vargje politike, marshe poetike, poezi per femije si dhe vargje komerciale per sipermarrje shteterore. Ne tekstet e tij perziheshin me njera tjetren ritmet, stilet e ndryshme te te shkruarit dhe neologjizmat.

Kthimi ne Moske

Ne pranveren e 1919-es kthehet ne Moske, ku atmosfera revolucionare e kohes e frymezoi ate per te shkruar poema te njohura me ane te te cilave mbeshteste bolsheviket. Mbeshtetja qe u adresoi bolshevikeve e ndane ate nga shume miq te vjeter, te cilet emigruan ose i bene te heshtnin. Ne fakt bolsheviket nuk ishin tolerante me rrymat avangarde te kohes, e midis te tjerash Lenini nuk kishte simpati per futurizmin. Shume nga studiot e artit te asaj kohe u mbyllen. Majakovski ne 1922 ndermerr nje udhetim ne Berlin e Paris ku vizitoi studiot e famshme te Lexher-it dhe Pikasos. Ne kete kohe ai nderpret lidhjet me Lili Brik. Megjithese admironte thellesisht Lilin, ai kishte nje femije me nje emigrante ruse. Per ti bere gjerat akoma me keq ai bie ne dashuri me 18-vjecarjen Tatjana Jakovleva, nje mikeshe e shkrimtares Elsa Triolet, me te cilen donte te martohej. Serish zhgenjehet nga dashuria duke mos marre ate qe ai ofronte.

Ne 1923 krijon bashke me Osip Brikun gazeten LEF dhe me pas Novij LEF (1927), te cilat nuk paten sukses. Ne 1924 Majakovski shkruan elegjine per vdekjen e Leninit, me te cilen me ne fund behet i njohur ne mbare Rusine. Ndermerr udhetime ne Europe, SHBA, Kube, Meksike, duke i regjistruar mbresat nga keto udhetime ne "Zbulimi im i Amerikes". Majakovski ishte nje nga shkrimtaret qe i lejohej te dilte jashte kufijve te vendit. Per me teper Lili Brik kishte lidhje shume te mira me policine sekrete sovjetike. Kur u kthye nga udhetimet e tij ai solli valixhe te mbushura me libra, revista, riprodhime te veprave te artit, postera dhe ua shperndau ato miqve te tij, qe ne ate kohe kishin kontakt te drejtperdrejte me boten e artit perendimor.

Vetevrasja

I zhgenjyer vazhdimisht nga dashuria, duke u ndjere gjithmone e me i huaj ne realitetin sovjetik, i sulmuar vazhdimisht nga kritiket dhe shtypi si dhe pasi nuk kishte mundesi per te marre me viza udhetimi, Majakovski i jep fund jetes se tij ne 14 prill 1930 ne Moske. Disa vite me pare ai kish denuar vetevrasjen e poetit Sergei Jeseninn nepermjet nje poeme.

Ne shenimin qe kishte lene para vdekjes shprehej. "Nene, motra, miq me falni - kjo nuk eshte rruga e duhur (une nuk ia rekomandoj asnjeriu kete), por nuk ka asnje rrugedalje per mua. Lili me duaj." Me vone Majakovski u vleresua shume nga Stalini, i cili e shpalli indiferencen ndaj veprave te tij nje krim. Pas nje letre qe Lili Brik i shkroi Stalinit, ku flitej per idene e saj per te publikuar te gjithe krijimtarine, poezia e Majakovskit u publikua ne permasa gjigande ne Bashkimin Sovjetik. Pas renies se Bashkimit Sovjetik, Majakovski u etiketua si nje perfaqesues i totalitarizmit.

Majakovski gjate gjithe jetes se tij ishte nje nga figurat me dinamike te skenes letrare te Bashkimit Sovjetik, por nje pjese e poezise se tij sot cilesohet si jobashkekohore. Megjithate, poezia e tij lirike dhe teknikat novatore te tij influencuan nje numer te madh poetesh ne Rusi. Influenca e tij eshte shtrire dhe me gjere jashte kufijve ruse, sidomos ne 1930-en, pasi Stalini e quajti ate “ Poeti me i mire e me i talentuar i epokes sovjetike".