Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Vigani i demokracise e i kultures shqiptare

Portret

Theofan Stilian Noli

Fan Noli ka lindur ne nje dite te shenjte (Theofania ose Epifania qe do te thote Shfaqja e Zotit) , 6 Janar, dhe prej ketij shkaku i eshte vene emri Theofan (shkurt i mbeti Fan).

Noli ka lindur ne te njejten date qe u pagezua Krishti ne lumin Jordan, ne Diten e Ujit te Bekuar. Theofan Stilian Noli u lind me 6 janar te vitit 1882.

Emri i Nolit, Theofan Stilian Noli , eshte lidhur me gjithe kulturen e re shqiptare te shekullit tone, por per fat te keq si shume artiste te medhenj shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheut.

Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, nje fshat shqiptar ne Traki, afer Adrianopojes, si dhe disa fshatra te tjera afer tij ishin per Nolin nga menyra e jeteses, zakonet e temperamenti, si nje copez e shkeputur nga Shqiperia. Aty shpirti i tij thithi te paster boten shqiptare, kulturen e gjere popullore, mori informacionin e pare per historine e Shqiperise e jeten e kryetrimit Skenderbe. Por midis ketyre dy vendeve zemra e tij e madhe rrahu vetem per Shqiperine, shpirti i tij krijoi gjera madheshtore qe e lartesuan dinjitetin e shqiptarit, kurse ne veprimtarine energjike te perditshme iu perkushtua pavaresise e teresise tokesore te atdheut dhe sidomos demokratizimit te jetes shqiptare.

Pasi kreu ne greqisht shkollen fillore dhe gjimnazin, ne vitin 1900, ne moshen 18 vjecare, ai u largua nga vendlindja per te mos u kthyer dot me dhe shkoi ne Athine. Ne gjimnazin grek ai ishte njohur me letersine antike greke, me letersine evropiane e sidomos me vepren e Shekspiri. Kjo gje i kishte ngjallur atij deshiren per ta zgjeruar kulturen e vet, deshire qe mbeti e zjarrte ne shpirtin e tij deri sa vdiq. Keshtu ky djalosh i ri , me interesa te gjera, shendetlig, por i guximshem e me nje intuite te zhvilluar, i hyri rruges se studimeve, qe per te ishte mjaft e veshtire, sepse i mungonin mjetet financiare. Pikerisht prej kesaj mungese ai shpejt i nderpreu ato, te cilat do te mund t'i vazhdonte shume me vone, ne nje moshe te madhe. (Vetem me 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse me pas ne moshen 55-vjecare, mbaroi konservatorin, dhe ne moshen 63-vjecare mori doktoraten e filozofise per histori).

Per te siguruar jetesen hyri ne nje shoqeri tramvajesh e me pas si sufler ne nje teater. Here-here luante edhe ndonje rol te vogel , por puna ne teater nuk i vleu me teper, sepse e nxiti te shkruante dramen "Zgjimi", ne greqisht, (e cila u ndalua te shfaqej sepse aludonte per levizjen shqiptare per liri), dhe me vone dramen ne shqip "Izraelite e filistine".

Me 1903 shkoi ne Egjipt ku punoi per dy vjet si mesues. Gjate kesaj kohe ai u njoh me patriote te shquar te kolonise shqiptare te Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, te cilet luajten nje rol te rendesishem per drejtimin qe do te merrte jeta e Nolit. Ata e lidhen ate me levizjen patriotike shqiptare edhe ai po ne kete kohe perktheu ne greqisht vepren e Sami Frasherit "Shqiperia c'ka qene, c'eshte e c'do te behet".

Me 1906 Noli u dergua ne Amerike nga patriotet e kolonise se Egjiptit per organizimin e levizjes kombetare te shqiptareve te atjeshem. Brenda nje kohe te shkurter Noli krijoi shoqerine "Besa-bese", qe me pas u shkri ne federaten "Vatra"si dhe gazeten "Dielli".

Ne Amerike ai u detyrua te beje nje pune te rende qe te siguronte jetesen. Nga gjithe veprimtarite e kesaj periudhe te jetes politike te Nolit, me e rendesishmja eshte shkeputja e kishes ortodokse shqiptare. Per kete qellim me 1908 ai u dorezua prift dhe duke vazhduar traditen e nisur nga Kristoforidhi perktheu shume libra te ndryshem te kishes ne gjuhen shqipe.

Kur u shpall Pavaresia, Noli pershendeti qeverine e Ismail Qemalit, nderkohe qe kishte bere edhe nje udhetim neper Evrope per te mbrojtur ceshtjen shqiptare.

Periudha me e rendesishme e aktivitetit te tij ne te gjitha fushat eshte dekada 1920-1930. Me 1920 ai, se bashku me patriote te tjere, u perpoq dhe arriti te siguroje pranimin e Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve. Me 1921 ai botoi edhe vepren e rendesishme "Historia e Skenderbeut". Gjate viteve `20-24, krijoi nje opozite demokratike ne Parlament.

Me fitoren e klanit te tij, Noli u caktua kryetari i qeverise se re, qe doli prej tij, qe eshte quajtur si qeveria me perparimtare ne Ballkan. Ajo shpalli nje program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizoje.

Revolucioni Demokratik ne Shqiperi u gjend menjehere i rrethuar nga qendrimi armiqsor i Fuqive te Medha, monarkive dhe qeverive evropiane te shteve ballkanike. Nolit iu desh te bente nje perpjekje te jashtezakonshme qe qeveria shqiptare te njihej. Por nderkohe gjithe forcat reaksionare te vendit, te kryesuara nga A.Zogu dhe te ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenare biellogardiste arriten ta rrezojne qeverine demokratike, e cila duke mos patur kohe te realizoje reformat e shpallura, sidomos reformen agrare, mbeti e shkeputur nga populli.

Noli u detyrua te mergoje jashte vendit ne Austri dhe u denua me vdekje ne mungese. Gjithe demokratet revolucionare ne mergim themeluan ne Vjene Komitetin Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar. Ne organin "Liria Kombetare" te ketij Komiteti qe dilte ne Gjeneve, Noli botoi shume artikuj kunder armiqtve te ceshtje shqiptare, fashizmit dhe reaksionit dhe disa nga poezite e tij me te mira.

Noliu end neper Evrope plot tete vjet, duke mos pushuar se punuari per Shqiperine, me shprese se do te vinte nje dite qe ai te kthehej perseri. Por me 1932, kur Zogu arriti te forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresen dhe u largua per ne Amerike per te mos e pare me kurre atdheun. Me mire se gjithcka, gjendjen e rende shpirterore te tij ne kete kohe e shpreh poezia "Moisiu ne mal".

Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkeputur perdhe permbyset
Me lot ne sy, me zemer te ngrire
I lyp meshire.
Pse kaqe gjate, Zot, m'arratise,
Pse me perplase, me perpelise,
Pse shpresen dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

Pervec veprimtarise shume te rendesishme politike, poetike e publicistike, gjate ketij dhjetevjecari Noli perktheu tragjedite e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Ne gjithe kete veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Megjithate si politikan e udheheqes shteti ai humbi, ai deshtoi. Me pas u vendos ne ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime te ndryshme, sic ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj dhe me organizimin e veprimtarive te kishes shqiptare ne Amerike, e cila sherbente si qender e lidhjes se kolonise shqiptare.

Fan Noli mbeti deri ne fund te jetes se tij nje demokrat i shquar. Ky vigan i demokracise e i kultures shqiptare, te i cili vepron me te njejten force intuita e artistit shkencetarit dhe e politikanit, ky patriot i madh qe shkriu gjithcka per Shqiperine, per fat te keq vdiq larg saj me 13 mars 1965 ne ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.