Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Vasil Qesari:Kengetarja Jolanda-Dalida

Kengetarja Dalida



Jolanda - e quajtur me pas - Dalida, ndoqi mesimet e para ne nje shkolle katolike dhe ishte aty qe provoi per here te pare te luaje edhe ne disa pjese teatrale.

Ajo donte te behej sekretare, por bukuria trupore dhe pamja e saj e cila binte ne sy, shkaktoi te ajo nje mendim e ambicje tjeter per te ardhmen.

Mbasi fitoi titullin "Miss Egjipti", (1954) ajo u be "manekine" dhe luajti ne disa filma egjiptiane e franceze. Nderkohe morri edhe kurse kantoje per te mbijetuar me pas, pikerisht si kengetare kabaresh, atehere kur vendosi te lere Kajron e te instalohet ne Paris, per te provuar fatin ne kinema. Por kariera e saj, per cudi, ndodhi ne kenge.

Disku i saj i pare i kenduar me 1957, me titull "Bambino, bambino" u shpall "Disk i Arte" dhe u shit ne 300.000 kopje, nderkohe qe nje vit me pas Dalida fiton Oscar- in e Montecarlos, cmim te cilin e mbajti per shtate vjet me rradhe.

Pas vitesh te tera suksesesh, me 1968 ajo fiton cmimin e pare ne "Canzzonissima", nje spektakl i njohur i televizionit italian e, me 1981 merr "Diskun e Diamantit" per 80 milion disqet e shitura neper bote ( nder te cilet 55 Disqe te Arta ).

Takimi me tre burra, ne jeten e saj do te linte gjurme te pashlyeshme. Ata ishin Bruno Coquatrix, pronar i salles se njohur "Olympia", tempulli i artisteve te shquar te muzikes franceze, Lucien Morisse drejtor artistik i radios Europe 1 dhe Eddie Barclay, prodhues disqesh. Por, nje nga njerezit qe do te linte gjurme tronditese dhe shkaterruese, persa i perket sentimenteve dhe veshtrimit te saj mbi dashurine, do te ishte kengetari italian Luigi Tenco, i cili vrau veten te nesermen e Festivalit te Sanremos, me 27 janar 1967.

... Luigi Tenco u njoh me Dalida ne shtator te vitit 1966 ne Paris, ku edhe i kish propozuar qe ajo te kendonte nje nga krijimet e tij te fundit per ne Festvalin e Sanremos.



Nderkohe, shume shpejt mes tij e kengetares franceze, kish lindur nje marredhenje teper intime dhe, dy artistet, i kishin premtuar njeri-tjetrit nje dashuri pa fund. Disa muaj me pas, Dalida e Luigi, lajmeruan martesen e tyre e cila do te zhvillohej ne prillin e vitit ne vijim. Por, fati i Tenkos, do te merrte nje drejtim fatal…Luigi Tenco ( Luixhi Tenko ), nje nga shpresat e medha te muzikes dhe kenges italiane, e keputi jeten ne mes me 27 janar 1967, fill pas nates se dyte te festivalit te 17-te te Sanremos.

I vrare shpirterisht, i shgenjyer dhe i tronditur thellesisht nga mosperfillja e jurise si dhe nga skualifikimi i kenges se tij "Ciao amore, ciao !" ( kenduar prej tij dhe Dalida ), rreth ores dy e cerek te mengjezit, ai vrau vehten dhe u gjet i vdekur prej Dalida ne dhomen 219 te hotel Savoy te Sanremos.

Disa muaj ma pas, Dalida tentoi te helmoje vetveten duke marre "somnifere" dhe alkol, por shpetoi fale nderhyrjes se menjehereshme te mjekeve.

Nderkohe qe ishte ne kulmin e lavdise se saj, mbas disa tentativash per vetevrasje, Dalida i dhe fund jetes, ne 3 Maj 1987.

Luigi Tenco dhe kenget e tij gjer atehere te "fishkellyera",pas vdekjes u kthyen ne mit…Ja ma poshte nje tekst, vertet mjaft i bukur dhe prekes, shkruar nga nje kompozitor e poet i cili premtonte mjaft:

HOMAZH PER LUIGI TENCO

U dashurova me ty
Teksti dhe muzika L. Tenco
(1962)

U dashurova me ty
nga qe s'kisha c'te beja,
diteve doja te takoja ndonje,
neteve te enderroja per dike ...

U dashurova me ty
se s'rrija dot me i vetmuar
diten doja te flisja per te miat enderra
naten te flisja per dashurine ...

E tani qe kam njeqind gjera per te bere
ndjej qe enderrat me ikin
e prape s'bej gje tjeter
vec mendoj per ty

U dashurova me ty e tani
nuk di as une se c'te bej
diten pendohem qe te takova
naten vij e te kerkoj...


Luigi Tenco

Mi sono innamorato di te

Mi son inamorato di te perche
non avevo niente da fare
il giorno
volevo qualcuno da incontrare
la notte
volevo qualcuno da sognare
Mi sono innamorato di te
perche
non potevo piu stare sola
il giorno
volevo parlare dei miei sogni
la notte
parlare d'amore
Ed ora
che avrei mille cose da fare
io sento i miei sogni svanire
ma non so piu pensare
a nient'altro che a te
Mi sono innamorato di te
e adesso
non so neppure io cosa fare
il giorno
mi pento d'averti incontrato
la notte
ti vengo a cercare.