Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, gusht 21, 2006

UTOPIA E BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE NDAJ CËSHTJES SHQIPTARE

UTOPIA E BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE NDAJ CËSHTJES SHQIPTARE

Pas përfundimit të luftës së ftohtë (1948-1989) ndërmjet dy superfuqive botërore (SHBA-së dhe BRSS-së, procesi i çarmatimit mbetet çështje kyç në sistemin shtetëror dhe në rendin e bashkësisë ndërkombëtare në dimensione të përbotshme. Fenomenologjia e këtij procesi është manifestuar edhe me rastin e zhbërjes së ish-BRSS-së dhe ish-RSFJ-së. Si rrjedhim i krijimit të shteteve të reja në hapësirat e këtyre dy shteteve sllave, përkatësisht për njohjen e subjektivitetit të tyre ndërkombëtar, Bashkimi Evropian(BE-ja) ndër të tjera, u kishte vënë kusht që, në mënyrë të prerë t’i merrnin për sipër të gjitha detyrimet e shteteve të tyre paraprake lidhur me procesin e çarmatimit dhe të mospërhapjes së armëve dhe armatimeve bërthamore. Mirëpo, në këtë kontekst nuk është arritur objektivi dhe imperativi i plotë i Bashkimit Evropian, dhe i bashkësisë ndërkombëtare, sepse si Rusia, ashtu edhe Jugosllavia(Serbia+Mali i Zi) pavarësisht nga deklarimet e tyre zyrytare të marrjes përsipër të obligimeve të ish-shteteve të tyre (BRSS dhe RSFJ), si dhe pavarësisht nga agresionet e tyre ndaj popujve të tjerë (Çeçenia..., etj.; Kroacia, Bosnja dhe Kosova) nuk i kanë përmbushur ligjërisht kërkesat e BE-së dhe të OKB-së lidhur me procesin e çarmatimit dhe të reduktimit të tyre të armatimeve dhe të armëve, sidomos të atyre kimike-biologjike dhe bërthamore, të cilat e rrezikojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan dhe në Evropë, por edhe më gjerë, në përmasa globale të bashkësisë ndërkombëtare.

Shikuar në retrospektivën e historikes së marrëdhënieve shqiptare serbosllave në Ballkan, “dekretligji” i theksuar është i barasvlershëm me dekretligjet e grumbillimit të armëve dhe të konvertimeve të shqiptarëve në trevat e Shqipërisë Etnike, të aprovuara dhe të zbatuara nga regjimet militariste të Malit të Zi (në kohën e mbretit Nikollë) dhe të Serbisë (në kohën e kryeministrit, Nikolla Pashiq), të cilat kanë qenë në funksion të kolonizimit dhe të pacifikimit të shqiptarëve dhe të tgrojeve etnike të tyre, që nga viti 1912 e deri më sot. Pikërisht, duke marrë për bazë një “strategji ligjore” të atillë të princërëve dhe të mbretërve të Serbisë dhe të Malit të Zi, paraprakisht të sugjeruar, të ndërtuar dhe të planifikuar në hollësi nga klerikët e Kishës Ortodokëse Serbe, erdhi në shprehje politika dhe praktika gjenocidale antishqiptare e diktatorëve Josip Broz Tito,Aleksandër Rankoviq, akademikëve serb Qubrilloviq ,Dobrica Qosiq ,Luba Tadiq,fAntonije Isakoviq ,fashist serbomadh, Slobodan Milosheviq, i cili vidq n Burgun e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krime të luftës kundër njerëzimit në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Shpërngulja, konvertimi, internimi, vrasjet, masakrat, djegia e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, torturat, persekutimet masovike të shqiptarëve, duke mos kursyer foshnja, fëmijë, gra, pleqë, apo të rinj shqiptarë)mbi popullin duarthatë-të çarmatosur shqiptar.
Ndër të tjerë, shmebuj të këtillë drastikë të grumbullimit të armëve të shqiptarëve ishin edhe Aksioni i armëve i dimërit tragjik të vitit 1956, ku me këtë pretekst të murkulluar dhe të rrejshëm me qindra-mijëra shqiptarë shpërngulen kryesisht në Turqi (300 mijë), vriten, plagosën, burgosen, (sipas dëshmive dhe dëshmitarëve të rrjeshëm kolaboracionistë) hendikepohen përjetësisht në prani të familiarëve të tyre, në shtëpitë e tyre, në vende pune, në shkolla, në fakultete dhe nëpër kazamatet famëkeqe jugosllave nga OZNA dhe UDBA e Josip B. Titos, e Aleksandër Rankoviqit dhe e Slobodan Peneziq-Kërcun etj., si dhe Aksioni më i ri i grumbullimit të armëve të shqiptarëve i vitit 1989, që identifikohet me urdhërat, me ligjet dhe me kushtetutat e Serbisë së madhe gjakatare të Slobodan Milosheviqit, të cilët përjetojnë të njëjtën “golgotë” ankthi, të heqjes së drejtës së jetës, të shpërnguljes së “vullnetshme” të afro 1.000.000 shqiptarëve në Evropë dhe nëpër vende të ndryshme të botës. Ky ishte emëruesi i çdo bilanci të statistikës së aksioneve të grumbullimit të armëve të shqiptarëve si në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi-pacifikimi dhe gjenocidi mbi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike, si proces historik i Serbisë së Madhe dhe i partnerëve të saj “selxhukë” sllavë të Ballkanit.

Gjatë gjithë fazave të derisotme historiko-politike të marrëdhënieve shqiptare-jugosllave në Ballkan, fenomeni i çarmatimit të shqiptarëve ka qenë element prioritar i politikës pushtuese dhe i doktrinës strategjike e diplomatike ushtarake të Serbisë dhe të Malit të Zi për t’i pacifikuar më lehtë shqiptarët dhe territoret e tyre të Shqipërisë Etnike. Këto “eksperimente” politiko-ushtarake me shqiptarët, Serbia dhe Mali i Zi i kanë zhvilluar që nga viti 1912, kur me ndihmën e fuqive të mëdha evropiane, e pacifikojnë gjysmën e territorit të Shqipërisë Etnike. Këtë proces historik-militarist janë duke u orvatur ta vazhdojnë edhe sot ndaj shqiptarëve në Kosovë (eliminimin e UÇK-së-TMK-së) edhe pse kjo gjendet në mbrojtjen e protektoratit ndërkombëtar të OKB-së, si dhe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, të cilët që nga invadimi i Shkodrës (1913), i Ulqinit, i Tivarit, i Plavës i Gucisë, i Hotit dhe i Grudës janë të çarmatosur dhe të kolonizuar brutalisht nga terrori gjenocidal shtetëror i Malit të Zi(edhe tash kur shteti MZ është pavarsuar nga Serbia “demokratike”Tadiq-jane).

Fundja, rishfaqja dhe “inaugurimi solemn” i procesit politiko-ushtarak të çarmatosjes së shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, nuk premton kurrfarë optimizmi për “shkrirjen e akullit” të ideologjisë nacionaliste sllavomaqedone, kur është fjala për njohjen eksplicite të së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve si komb me të drejta të barabarta sikurse populli maqedon në territorin e “kontestuar” të Shqipërisë Etnike.



Ekziston rreziku, që paradigma “e re e vullnetshme” e grumbullimit të armëve të shqiptarëve në Maqedoni, të rishfaqet edhe në hapësirat shqiptare në Republikën e Malit të Zi. Mirëpo, subjektet politike shqiptare, nevojitet të jenë të vetëdijshme dhe vigjilente në tërheqjen e potezave politikë në përballimin e një rreziku të këtillë, që në thelb për statusin politik dhe kombëtar të shqiptarëve si në Mal të Zi, ashtu edhe në Maqedoni është vetëm një modus vivendi, që nuk garanton kurrfarë perspektive në avancimin e çështjes së shkolonizimit shekullor të tyre. Përkundrazi, ripërsëritja e fantazmës së procesit historik të grumbullimit të armëve të shqiptarëve nga ana regjimeve kolonilaiste serbomalazeze e maqedone, ka për qëllim parësor, që me “bekimin” e bashkësisë ndërkombëtare, të risanksionojë strategjinë e pacifikimit dhe efeketet e teorisë “lebensraum” mbi kurrizin e shqiptarëve dhe të territorit të tyre etnik, duke krijuar kështu paradokse dhe “teori të reja” kompnesimi në disfavor të lirisë, të sigurisë dhe të ekzistencës së qenies së përgjithshme shqiptare në Ballkan,thotë profesori ynë i mirënjohur Dr. Dr.Mehdi HYSENI.
Dhe krejt në fund si përkujtim për lexuesin:
Nocioni “çarmatim” nënkupton dy elemente kryesore: (1) kufizimin e armatimeve dhe (2) reduktimin e armatimeve ekzistuese nga ana e palëve të të gjitha shteteve, të përfshira në kuadrin e një marrëveshjeje të caktuar, që janë në funksion të krijimit dhe të mbrojtjes së sigurisë dhe të paqes ndërkombëtare.
Në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare përkufizimin e “çarmatimit”, e gjejmë që në Paktin e Lidhjes së Kombeve (1919), ku në nenin 8 paragrafi 1 decidivisht, thuhet: “ ruajtja e paqes kërkon zvogëlimin e armatimeve në minimum të nevojshëm për sigurinë kombëtare të shteteve, si dhe për përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare përmes veprimit të tyre të përbashkët”. Gjithashtu, më pastaj nocionin e “çarmatimit” e ndeshim edhe në dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara( neni 11 /1/), si dhe në një sërë traktatesh e konventash ndërkombëtare lidhur me çarmatimin, sigurinë dhe paqen ndërkombëtare. Mirëpo, kur është fjala për efektet e 100% pozitive të “çarmatimit të tërësishëm”, përvoja dhe praktika e derisotme e historisë së marrëdhënieve poliitke ndërkombëtare ka dëshmuar se, zhdukja në tërësi e fenomenit të çarmatimit ishte vetëm një utopi (Charles Rousseau, Le droit des conflicts arme, Paris, 1983, f.537).

Carmatimi dhe të demilitarizimi I tërësishëm I Serbisë,MZ ,Maqedonisë (të cilat disponojnë arsenal ushtarak të pakufizuar të të gjitha llojeve, duke përfshirë edhe armë kimike-bilogjike,ndofta edhe berthamore ) aksionet e tjera me karakter lokal dhe të njëanshëm etnik, sikurse që po veprohet herë pas herë kundër shqiptarëve në Kosovë (si rrjedhim i ndikimit dhe i infiltrimit të propagandës së ndyrë luftarake subversive të Serbisë dhe i Kishës Ortodokëse Serbosllave , si forcë centrifugale e ndërmarrjes së çdo aksioni politik a propagandistik në kompremetimin dhe vënien nën hipotekë të shqiptarëve para Policisë së UNMIK-ut dhe KFOR-it, përkatësisht bashkësisë ndërkombëtare e ne veçanti tash para BE) dhe në Republikën e Maqedonisë kundër shqiptarëve, do të jenë vetëm dështim dhe utopi të bashkësisë ndërkombëtare për vendosjen e rendit demokratik pluralist, të drejtësisë, të sigurisë, të stabilitetit dhe të paqes në Ballkan, përkatësisht në Evropën e “integruar” Juglindore, sepse kanë për qëllim të fundit ripacifikimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Flori Bruqi