Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Une kam nje enderr…

Martin Luther King Jr (1929-1968)

Nga Sofjola Kotelli

--------------------------------------------------------------------------------

Une kam nje enderr…


--------------------------------------------------------------------------------

"Une kam nje enderr se nje dite ky komb do te ngrihet dhe do te tregoje kuptimin e vertete te bindjeve te tij: 'Ne kemi ne dore te verteten e dukshme, se te gjithe njerezit lindin te barabarte'... Une kam nje enderr se nje dite kater femijet e mij te vegjel do te jetojne ne nje komb ku nuk do te gjykohen nga ngjyra e lekures se tyre, por nga karakteri".

Kleriku amerikan, fitues i cmimit Nobel, lideri kryesor i levizjes per te drejtat civile ne Amerike si dhe mbojtesi i spikatur i protestave jo violente.

Pikepamjet e Martin Luter Kingut per diskriminimin racial dhe segregacionin ne vitet 1950-1960, arriten te bindnin shume te bardhe amerikane qe ndihmuan kauzen e te drejtave civile ne Shtetet e Bashkuara. Pas vrasjes se tij ne 1968-en, Dr. Kingu u be simboli i protestave te luftes per drejtesi raciale.

Edukimi dhe fillimet

Martin Luter King Jr lindi ne Atlanta, shteti i Xhorxhias, ne 15 Janar te 1929-es. Ishte femija i dyte dhe djali me i madh i Reverend Martin Luter King Sr , nje prifti protestant dhe i Alberta Wlliams King. Babai i tij sherbente si pastor i kishes se Atlantes, kishe qe ishte themeluar nga gjyshi nga ana e te emes i King Jr.

King Jr e filloi shikollen fillore 5 vjec, por kur u zbulua mosha e tij, ai nuk u lejua te vazhdonte shkollen. Me pas ai vazhdoi shkollen publike te Atlantes ku shkelqeu dhe per shkak te notave te larta qe kish arritur ne provimet e hyrjes, pavaresisht nga mosha e vogel, ai arriti te futej ne Kolegjin Morhaus qe ne moshen 15-vjecare pa marre diplomen formale te gjimnazit. Ne Morehaus u diplomua ne sociologji ne vitin 1948. Pas laureimit te tij me cmim nga Crozer Theological Seminary i Pensilvanise ne 1951, ai shkon ne Universitetin e Bostonit ku mbron doktoraturen ne teologji sistematike ne 1955.Aftesite e te folurit ne publik te Kingut u zhvilluan dalengadale qe ne vitet e tij te kolegjit. Ai fitoi vendin e dyte per permbajtjen e nje fjalimi ne Morhaus, dhe ne fund te vitit te trete ne Crozer, profesoret e vleresuan ate maksimalisht per pershtypjet qe linte gjate fjalimeve te tij publike dhe diskutimeve. Pervec edukimit te tij, Kingu u influencua se tepermi nga lidhja e teologjise kristiane me luften e vazhdueshme te njerezve te shtypur. Ne Morhaus, ne Krozer dhe ne Boston, ai lexoi me zell mesimet e protestave jo violente te liderit indian Mahatma Gandi. Ai gjithashtu lexoi dhe degjoi predikimet e nje sere pastoreve protestante te bardhe qe luteshin kunder racizmit amerikan. Benxhamin E. Mais, president i Morhausit si dhe nje nga liderit e komunitetit te klerikeve, ishte nje nga ndikuesit kryesore te formimit teologjik te Kingut.

Ne Boston, Kingu u njoh me Koreta Skot , nje studente e muzikes nga Alabama, me te cilen u marutua ne 18 Qershor te 1953-shit. Cifti pati kater femije, Jolanda Denis (1955), Martin Luter III (1957), Dekster Skot (1961) dhe Bernis Albertin (1963). Ne 1954 Kingu beri predikimin e tij te pare si pastor ne Kishen Baptiste ne Montgomeri te Alabamas.

Bojkotimi i autobusave ne Montgomeri

Ne 1 Dhjetor 1955 Roza Parks, nje anetare e kryesise se deges lokale te Shoqates Kombetare per Avancimin e Njerezve me Ngjyre (NAACP), u urdherua nga nje shofer autobusi qe tia linte vendin nje pasagjeri te bardhe. Kur ajo refuzoi, u arrestua dhe u fut ne burg. Drejtuesit lokale te NAACP dhe sidomos Edgar Nikson ishin te bindur se arrestimi i nje personazhi popullor sic ishte Parks, ishte ngjarja e duhur per te filluar nje proteste masive. Nikson gjithashtu mendonte se kjo proteste duhej te drejtohej nga nje njeri qe do te mund te unifikonte komunitetin. Martin Luter King, nje njeri pa armiq si dhe orator i lindur, ishte njeriu i duhur qe do te drejtonte levizjen e te drejtave civile te zezakeve ne Montgomeri.Ai u zgjodh president i Shoqates per Permiresimin e Montgomerise (MIA), organizate qe do te organizonte bojkotimin e autobuzave ne Montgomeri.
Bojkotimi i autobuzave ne Montgomeri zgjati me teper se nje vit, duke demostruar nje shpirt te ri te zezakeve jugore. Qendrimi serioz i Kingut dhe apeli per nje vllazerim kristian dhe idealizem amerikan, lane pershtypje pozitive tek te bardhet jugore. Incidentet kunder protestuesve te zinj dhe venia e bombes ne familjen e Kingut e fokusuan vemendjen e medias ne ngjarjet e Montgomerise. Ne kete kohe, Kingu kthehet ne nje figure Kombetare. Kujtimet e tij per bojkotimin ne Montgomeri te permbledhura ne «Nje hap drejt Lirise » (1958) sollen nje gjykim me te plote per ate ngjarje si dhe rriten influencen e Kingut ne rang kombetar.

Udheheqja e levizjes per te drejtat civile

Ne 1957-en, Kingu ndihmoi ne krijimin e Konferences se Udheheqesve Kristiane Jugore (SCLC), nje organizate e kishave te te zinjve qe kishte per qellim zhdukjen e segregacionit racial. Si president i SCLC-se, Kingu ishte figura dhe influencuesi kryesor i organizates. Kingu dhe liderit e tjere te SCLC inkurajuan protestat jo violente kunder diskriminimit racial. Keto aktivitete perfshinin marshime, demostrata e bojkotime. Pergjigjet violente qe provokoheshin nga te bardhet e detyruan qeverine federale te konfrontohej me mosdrejtesine dhe racizmin ne jug.Kingu beri aleanca strategjike me te bardhet e Veriut dhe pati influence ne mbare opinionin publik te Shteteve te Bashkuara. Ai i forcoi lidhjet e tij dhe me aktivistet radikale, shume prej te cileve hebrej, te cilet e financuan ekonomikisht strategjine e tij te veprimit. Keshilluesi me i afert i tij ne kete kohe ishte Stenli Levison, nje hebre, anetar i partise komuniste. Te gjithe ata qe ndanin pikpamje te njejta teologjike dhe morale me te, qofshin keta te zinj apo te bardhe, ishin aleatet e tij. Ne fillimet e 1960-es Kingu drejtoi nje sere protestash qe paten vemendjen e gjithe opinionit publik amerikan.

Une kam nje enderr

Kingu dhe drejtuesit e tjere te levizjes organizuan ne Mars te 1963-shit nje proteste masive ne Washington D.C. ne 28 Gusht 1963 ku Kingu iu drejtua nje audience prej me teper se 200 mije mbeshtetesve. Fjalimi i tij "I Have a dream" (Kam nje enderr), shprehte shpresat e levizjes per te drejtat civile si asnje tjeter ne historine amerikane. "Une enderroj se nje dite ky komb do te ngrihet dhe do te tregoje kuptimin e vertete te bindjeve te tij: 'Ne kemi ne dore te verteten e dukshme, se te gjithe njerezit lindin te barabarte'... Une enderroj se nje dite kater femijet e mij te vegjel do te jetojne ne nje komb ku nuk do te gjykohen nga ngjyra e lekures se tyre, por nga karakteri".
Per efikasitetin e tij si lider i levizjes per te drejtat civile ne Amerike, si dhe per qendrimin e larte moral ai u nderua me cmimin Nobel per paqen ne 1964-n ne moshen 35 vjecare. Ishte me i riu, i dyti amerikan dhe i treti zezak qe ka marre ndonjehere kete cmim. Ne vitin 1965, pas nenshkrimit nga presidenti Lindon Xhonson te Aktit te te drejtes se votes ne gusht 1965, Kingu filloi te kishte me pak mbeshtetes ne luften e tij per te drejta civile. Shume te bardhe amerikane qe vazhdimisht e kishin mbeshtetur, u terhoqen duke e quajtur misionin e tij te plotesuar. Kingu gjithashtu humbi mbeshtetjen e shume te bardheve kur iu bashkua aktivisteve qe protestonin kunder luftes ne Vietnam. Nga ana tjeter, shume te tjere rane dakort me kritikat qe ai i adresonte nderhyrjes se Shteteve te Bashkuara ne Vietnam, aq shume sa i pane te lidhura ngushte me njera tjetren, aktivitetin e tyre per te dreja civile dhe levizjen anti lufte.
Ne kete kohe Dr Martin Luter Kingut iu akorduan shume tituj nderi e cmime nga universitete te njohura si doktor i ligjeve nga Universiteti i Harvardit dhe ai i Jeilit, doktor i teologjse nga Universiteti i Bostonit, doktor i shkencave sociale nga Universiteti i Amsterdamit etj.

Vrasja

Dr King u qellua me arme nderkohe qe rrinte ne ballkonin e motelit Lorraine ne Memfis ne 4 Prill 1968. Dr Kingu ishte ne Memfis per te ndihmuar disa punetore te sherbimit sanitar ne nje proteste kunder pagave te ulta dhe kushteve mizerabel te punes. Xhejms Erl Rei u arrestua ne Londer ne 8 Qershor te 1968 dhe u cua ne Memfis ne 19 Qershor 1969, i akuzuar per vrasjen e Martin Luter Kingut. Ne 9 Mars 1969 para se te fillonte gjyqi, ai pranoi akuzen dhe u denua me 99 vjet heqje lirie. Megjithate, me kalimin e viteve, te shumte ishin ata qemendonin se Rei nuk mund te vepronte kurre i vetem. Ne 1999, nje juri e sjelle ne gjykaten e Memfis nga pjesetaret e familjes se Kingut gjeti se nje komplot i shtrire deri ne instancat me te larta te shtetit, pa perfshire Rein, kishte mundesuar vrasjen e Kingut. Pas vdekjes se tij, historiane qe studionin jeten e Kingut, gjeten se FBI shume shpesh pergjonte telefonin e Kingut dhe i jepte informacion te vazhdueshem per jeten e tij private presidentit dhe qeveritareve te tjere te larte.
Funerali i Kingut u krye ne 9 Prill 1969 ne Kishen baptiste te Ebenezer dhe ne kampusin e kolegjit Morhaus. Presidenti e shpalli ate dite, dite zie kombetare dhe flamuret u ulen ne gjysemshtize. Ne vitet me vone, nje sere ngjarjesh ne jetet e te afermve te Kingut kane vazhduar te reflektojne tragjedine dhe triumfin te kombinuara njetrajtesisht ne jeten e vete Kingut dhe ndoshta ne jeten e te gjithe atyre qe iu dedikuan atij ne mbare boten.
Ne me pak se nje vit pas vdekjes se Kingut vdes ne nje aksident tragjik Alfred Daniel,vellai i tij.
Ne 30 Qershor 1974, Alberta Uilliams King, nena e Martin Luter King qellohet me arme e ulur ne Kishen baptiste te Ebenezer. Perseri me nje akt violent iu dha fund nje jete qe ishte teresisht jo violente, nje jete qe reflektonte vetem dashuri. Serishmi besimi i familjes King u vu ne prove dhe serish dashuria i parapriu urretjes. Reverend Martin Luter King, babai i dy djemve te vrare dhe bashkeshorti i nje gruaje te devotshme mundi te thoshte akoma -dhe tha- ne sherbimin funeral te gruas se tij ne 3 Qershor "Une nuk mund te urrej asnje njeri." Rendesia historike e Kingut u memorizua ne Qendren Martin Luter King Jr, qender per ndryshime sociale jo violente, ku ndodhet dhe varri i tij. Qendra ndodhet ne Parkun Historik Kombetar Martin Luter King qe perfshin shtepine e lindjes dhe kishen Ebenezer. Ndoshta perkujtimi me i rendesishem eshte festa kombetare ne perkujtim te Martin Luter King dhe ceshtjes se tij qe u vendos nga presidenti Ronald Regan ne vitin 1983 dhe festohet te henen e trete te janarit, qe bie afer ose ne te njejten dite me ditelindjen e Kingut, 15 Janarin.