Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, gusht 26, 2006

Une, ekstravagantja e cmendur

Deshira per te qene e cuditshme ne syte e te tjereve qe e mbarti nga femijeria. Te cilen e shfrytezoi me pas per te mbetur interesante ne skene, edhe pse nuk arriti kurre te fitoje nje cmim te madh. Gjithe sekretet dhe trillet artistike, qe Jonida Ma

nga Zefina Hasani

Ne paskuintat e Pallatit te Kongreseve, ndersa ne skene Ardit Gjebrea ndante cmimet e "Kenges magjike", nje vajze elegante, me floket e kapur bukur [ku nje tufe flokesh te lyera ne gri dominonin mbi te zezen e gjithe kokes], e veshur e tera me te kuqe, e grimuar me ngjyra te ndezura, ...ankthin e zbraste ne te qeshuren e saj lozonjare. Vetem prej asaj te qeshure te tjeret e kuptonin se ajo ishte Jonida Maliqi. Qe edhe kete here [e dobesuar me shume se kurre ndonjehere], kishte ngjizur mbi vete fantazite e cmendura, te cilat e tjetersojne te teren, aq sa zor se mund te njihet. E kjo ndodh edhe nga nata ne nate, brenda nje festivali.

U shfaq me floket e fryra, te bera kacurrela [tip vajze nga xhungla] ne naten e pare te "Kenges Magjike". Te nesermen, nuk ishte me ajo, por nje zonjushe sallonesh, elegante dhe shume simpatike. Qe terhoqi jo vetem vemendjen, por dhe cmimin "Look-u me i bukur" te festivalit. Publiku e kishte ndjere se keshtu do ndodhte, aq sa shumekush ne salle do e thoshte para Gjebrese emrin e kengetarit qe do te merrte ate cmim.

Ndoshta dhe Jonida vete, e kishte parashikuar se keshtu do te ndodhte. Aty pas kiuntave, perballe paqyres ne dhomen e grimit, ndersa konkurentet e ndiqnin me bisht te syrit, nuk kishte pse te dyshonte me. Kishte goditur edhe kete here, ende pa dale ne skene. Ndoshta edhe pse, kilet e saj te teperta, per te cilat me shume se ajo vete shqetesoheshin te tjeret, i kishte eleminuar pernjeheresh si me magji. Jo me dieta te rregullta por me reduktimin e ushqimit te zakonshem. Rezultati: nje forme perfekte mbi skene.

Eshte mesuar tashme me shijen e mire qe i mbetet, pas efektit te bujshem qe shkakton look-u i saj i cuditshem. Por nuk arrin te ngopet dot kurre me te. Aq sa tani, pasi ka kaluar disa vite jete-artistike nuk heziton te pranoje se synimi: te spikase fort me pamjen e jashtme ne skene, i eshte ngjitur nga pas si nje semundje e pasherueshme profesionale. E cila i ndjell deshiren te duket here me e madhe e here me e vogel nga c'eshte ne te vertete [eshte studente ne vitin e trete per kanto, ne Akademine e Arteve]. Te duket nje dite teper serioze, e nje dite tjeter ekstravagante ne kulm. Gjithsesi ne gjitheheret, te duket, ndryshe nga vetja, dhe nga te tjeret.

Nuk i ka deshtuar kurre ky pikesynim. As nuk e ka zhgenjyer. Perkundrazi, prej tij , Jonida Maliqi vit pas viti [qe nga shfaqjet e saj te para] do te portretizohej ne skenen shqiptare si nje kengetare interesante, qe e gllaberon skenen me shume me "lajthitjet" qe cenojne gjithe pjeset e saj te dukshme, sesa me zerin dhe interpretimin e saj.

Kohe me pare, kur ishte ajo vajza e famshme e fesitivaleve te femijeve qe u rrembente shoqeve cmimet e para, e ca kohe te tjera me pas kur e hodhi grepin per cmim te madh edhe ne festivalet e te rriturve, Jonida nuk kishte pse ta mendonte te tille te ardhmen e saj. Atehere ishte [krahas shoqes se saj te klases Mariza Ikonomit] nje nder te paktet elemente te rinj, emrin e se ciles te medhenjte e muzikes shqiptare e lakonin si pretendenten e mundshme qe do te pushtonte festivalet dhe cmimet e medha. Ne parashikimin e pare, ata nuk u gabuan, ndersa ne te dytin...???

Per cudine e shumekujt qe e njohin mire Joniden, dhe per habine e asaj vete, kengetarja qe hyri bujshem ne boten muzikore ca vjet me pare, edhe sot e kesaj dite nuk eshte kurorezuar me ndonje cmim te madh. Ky fat i mbrapshte e trembi disi ne fillim. Ndjesi kjo qe do e ndiqte deri ne kohet kur mesoi se castet e veshtira te mbetjes pas kiuntave pa ate fitoren e madhe, mund te kaperdiheshin lehte me kenaqesine qe i jepnin pershperimat dhe jehonen qe ato linin nga pas...Uauuu e pe Joniden, sa shume kishte ndryshuar. Vazhdon te cudise me look-un e saj...

Vit pas viti, kjo kenaqesi ia mbushi gjithe boshllekun e mungeses se cmimeve te medha. "U mesova me faktin se karrierren mund ta ndertosh edhe pa ato cmimet e medha. Mjafton qe te ngacmosh publikun me ndonje element, sa here qe te dalesh ne skene dhe mbetesh ne kujtesen e tyre. Une kam zgjedhur look-un e jashtem, kete pasion te vjeter, per te realizuar mbi portretin dhe trupin tim gjera te cuditshme qe sigurisht i shkojne skenes dhe kenges me te cilen shfaqem, sigurisht. Eshte e vertete qe kenget e mia, duke qene se kane qene gjithnje te karakterit dramatik nuk kane goditur fort qe ne heren e pare e ndoshta ndaj dhe nuk kane arritur kurre te kurorezohen me nje cmim te pare por me te tjera cmime me pak te rendesishme. E po kaq e vertete eshte dhe fakti tjeter se me shume se kenga ne ato festivale me eshte diskutuar veshja, grimi, gjithe tjetersimi im". Jonida pohon se nuk i vjen aspak keq per kete. Sepse edhe keshtu, eshte emri i saj ai qe lakohet lart e poshte. Sepse edhe keshtu behet e njohur dhe interesante.

Nje bindje e tille, te tjereve do t'u dukej si nje justifikim pas se cilit Jonida perpiqet te fshehe ate cfare ndjen ne te vertete, pse nuk ka mundur te shenoje suksesin e saj te madh. Ndersa ata qe e njohin mire jane te bindur se Jonida, e ngopur me te tilla suksese ne femijerine e saj, nuk e vuan kaq shume realitetin e ri. Po aq te bindur jane se deshira qe ajo ka, per te luajtur fort me pamjen e saj te jashtme nuk eshte ngaxmuar ne kohet kur

ajo mbeti pa cmime. Jonida ka qene e tille qe ne femijerine e saj, kur i merrte llakun motres e rregullonte floket me te, qe te dukej keshtu nje vajze e kujdeshme dhe e rregullt. Motres se madhe i rrembente vjedhurazi edhe rrobat e bukura, qe te ndjehej ne shetitjet me shoqet, me e madhe dhe me interesante se ato.

Kjo loje djallezore e femijerise se saj, do te shnderrohej ne pasionin e saj me te forte, te cilin me shume se cdo gje tjeter, ia ushqeu skena. "Ne vitin 1995 kur u shfaqa per here te pare ne nje festival te rriturish, ne nje kenge me tenorin Aleksander Rrapi, nuk isha me shume se 13 vjec. I kerkoja mamase sime qe te me vishte bukur."-kujton Jonida duke shtuar se kishte kerkuar qe te ndryshonte dhe floket, te mos i mbante me ashtu te prera rrumbullak, me vijen ne mes [ashtu sic e kishin pare shume e shume here]. Por mamaja nuk ia kishte plotesuar kete teke. Me vone, ne 1999 kur do te konkuronte ne festival si nje kengetare me vete me "Do jetoj pa ty", Jonida Maliqi do te hidhte shkendijat e para ne skene. Askush nuk e njohu kur doli ne skene, me floket qe per here te pare provuan idete e cuditshme.

Keshtu do te ndodhte dhe nje vit me pas, dhe nje vit tjeter... ndersa vajza shfaqej me floke te kuq, me fije ngjyra-ngjyra, ne ngjyre lejla. Here me onde te medha si ne moden e viteve '70, e here te drejta fare. Ndryshimet qe kenaqnin syrin e Jonides perpara pasqyres se parukierit, linin gjurme edhe ne syte e publikut. Dhe kengetarja ndjehej ne qender te vemendjes, ndersa nuk harronte te cudiste dhe me veshjet e saj. "Ne fillim gjemoja neper dyqane per te gjetur dicka te vecante. Ndersa tani kam kuptuar se tek nje stiliste te mire mund te gjesh mrekullira. Ekperienca me Enada At'Nikollen me bindi edhe me shume per kete. Veshjet e fundit ne "Kengen Magjike" u realizuan prej duarve te saj". Dhe mori cmimin e look-ut me to.



Gjurmet e asaj nate kane mbetur ende mbi floket e Jonides, ne tufen e lyer ne gri. Nuk eshte merzitur ende me kete aventure te fundit. Ndoshta duhet te kalojne edhe ca dite, qe komentet per bishtin e cuditshem gri qe ngre krye mbi floket e zeze pisk, te shterin. Atehere sigurisht qe dhe vete Jonida do te jete merzitur dhe do te trokase serish ne deren e parukierit te saj, per te ndryshuar edhe nje here. "Nje ftese per ndonje spektakel mund ta nxise me shpejt kete trokitje tek parukieri sepse asnjehere nuk i kam lejuar vetes qe te shfaqem dy here njelloj ne ekran ose ne skene". Eshte nje fiksim ky, qe ka nisur ta mbertheje dhe ne te perditshmen e saj. Edhe nese boja e flokeve ruhet per ca kohe, krehja dhe modeli i kapjes se tyre asnjehere nuk eshte njelloj nga dita ne dite. Ne varesi te krehjes ndryshon dhe grimin, te cilin ia beson duarve te saj. Guxon te luaje edhe me portretin, aq sa edhe miqve u ndodh qe te mos e njohin ndonjehere kur ajo u kalon nxitimthi para syve. Edhe nese e njohin, nuk arrijne kurre te perceptojne qe ne shikimin e pare, cfare ndyshimi ka bere ajo ne ate dite.

Jonida, ruan gjithnje supriza edhe per ta. "Me vjen mire kur shkaktoj habi tek te tjeret ndaj dhe nuk rresht dot se fantazuari. Nuk kam pse ta bej perderisa jam e vetedijshme se njerezit me pelqejne ne te gjitha shfaqjet e mia, e perderisa i kam edhe mundesite financiare per t'ia plotesuar vetes kete deshire tjetersimi". Jonida eshte e bindur se edhe nese nuk do i kishte parate e duhura, do te arrinte gjithnje te shfaqej ndryshe nga te tjetet, dhe interesante. "Sepse jo gjithmone parate zgjidhin pune. Me te rendesishme se ato, jane idete dhe shijet".

Keto shije Jonida ka vendosur t'i shfrytezoje me shume se kurre ndonjehere me pare, ne keto kohe qe po punon per realizimin e albumit te saj te pare ku: "do te shfaqem krejt ndryshe, me kenge qe nuk do jene me vetem brenda stilit te baladave por edhe ne rryma te tjera me te cilat nuk jam prezantuar kurre. Me ndonjeren prej ketyre kengeve do te realizoj dhe vidioklip". Ka menduar te realizoje dhe nje kenge brenda te ciles te permbledhe gjithe karrierren e saj 10 vjecare. Ne vidioklipin e kesaj kenge te perfshije pjese te shfaqjeve te saj, te mbetura ne arkivat e televizioneve. Atehere, ndoshta, tjetersimi i cuditshem nga hera ne here do te shfaqet brenda te paktave minuta te atij vidioklipi. Ne fundin e se cilit do te jete i regjistruar edhe suksesi i fundit i look-ut te saj, shenjuar ne nje cmim. Si nje deshmi me shume per te verteten se, Jonida Maliqi e ka shfrytezuar mire piken e saj me te forte, guximin per te ndryshuar e per te mbetur keshtu, interesante ne syrin e te tjereve, edhe atehere kur kenga e saj nuk mbetet ne kujtese.

Nje "semundje" e pergjithshme

Jonida nuk eshte e vetme ne perpjekjen per te spikatur ne skene, me te tjera elemente, vec zerit dhe interpretimit. Edhe Ledina Celo, ndonese vazhdon studimet per kanto, ndonese ka provuar dhe shijen e cmimit te madh, ka kuptuar se me shume vemendje i duhet dhene look-ut, fale te cilit ka arritur te shijoje sukses me te madh se me zerin e saj.

Publikun mund ta joshes fare lehte me look-un e tjetersuar. Pasi e kuptoi kete, Ledina Celo nuk ngurroi te shnderrohej ne nje bjondinke interesante. Ashtu si dhe Kristi, nuk heziton asnjehere te shfaqet here me floke te lyer e here, pa to fare. Te shfaqet me veshje te cuditshme, madje edhe me fustanelle. Elemente keto qe kane mbetur ne kujtesen e fansave te tij, ndoshta me shume se kenget.

Guximin per te dale jashte kornizave te zakonshme skenike, per te thithur keshtu vemendjen, e ka shpalosur prej kohesh dhe Bleona Qerreti, e cila me [apo pa] vetedije ndoqi shembullin e Adelina Ismajlnin, kengetares kosovare qe i ka cmendur qe ne fillim fansat e saj me look-un e cuditshem.

Nderkohe qe skenes se festivaleve e spektakleve ne keto kohe u jane shtuar shume kengetare qe me shume se me potencen e zerit te tyre, po luajne me elementet e jashtme. Dhe po rezultojne te jene te sukseshem, sic pershembull djemte e grupit "The drems" [me ndryshimin e ngjyres se flokeve], Flori, Miranda Hashani, Alketa...