Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, gusht 26, 2006

Te vishesh “JP”

Stilisti shqiptar, bashkepunetor prej shume vitesh i Armanit ka zgjedhur te shfaqet ndryshe. Me linjen e pare te “firmosur” prej tij, Joni Pecci pergatitet per modelet vjeshte-dimer 2007. Aventura e djalit qe do te ccoje emrin e Shqiperise ne pasarelat e “alta-moda” te Londres dhe Milanos

nga Flori Bruqi

Ai ishte ende nje djalosh i vogel, kur vemendjen e tij filloi ta perqendronte rreth fushes se modes. Paksa e cuditshme per nje djalosh vetem 7 vjec, e aq me teper, ne nje vend te izoluar, ku moda ishte e fundit per te cilen mund te diskutoje. Djaloshi i vogel, me nje trup te imet, qe quhej Joni Peci, do te bente vend pas kuintave, dhe ashtu i kerrusur, ai do te mund te futej fshehurazi ne sallen e Teatrit te Operas dhe Baletit, per te ndjekur koncerte dhe premiera te ndryshme. Qellimi i tij nuk ishin as muzika, as kercimi, por veshjet dhe stilimi qe perdornin artistet ne ate kohe. Gjithkush mund te besonte se ai djale gjendej fare rastesisht aty, ose gabimisht kishte ngaterruar destinacion.

As vete djaloshi i vogel nuk e kuptonte se dita dites kjo fushe do ta rrembente rreth saj duke e futur ne nje bote magjike. Askush ne ate kohe nuk i shkonte ne mendje, se ai djale do te ishte i lindur per te krijuar art, dhe aq me teper askujt nuk i shkonte ne mendje se ai shume shpejt do te behej nje nga emrat me te lakuar te botes se artit. Madje as vete Joni nuk e dinte se ku do ta nxirrte gjithe ajo kureshtje perzier me pasion. Qe ne ate kohe djaloshi i vogel do te shfaqte tendecat dhe preferencat e para rreth veshjve. Kurresesi nuk mund te vishej si te tjetert, me po ate model sandalesh apo ato veshjet unikale qe egistonin per te gjithe femijet e asaj kohe. Ai ishte i prirur qe gjithmone te kerkonte te vishte gjera te vecanta, ndryshe nga te tjeret, por edhe ndryshe nga dy femijet e tjere te familjes Peci. Te gjithe cuditeshin me deshirat dhe tekat e te voglit, i cili qe ate kohe s’ndreqej kollaj duke i qendruar strikt gjerave. E dua keshtu dhe pike. Askush nuk do ta besonte se nje dit ai djalosh do te radhitej perkrah emrave te medhenj te modes ne bote. Dhe aq me teper, nuk do ta besonin qe emrat e medhenj ta artit dhe skenes do t’i besonin atij veshjet e tyre skenike. Me shume pune, e pasion ai shume shpejt arriti atje ku deshironte.

Sot ai eshte rritur, dhe eshte vendosur pikerisht ne qytetin qe zien nga moda, ne Milano. Eshte radhitur perkrah Armanit, stilistit mjaft te njohur te artit italian, duke percjelle keshtu ne bote pak art shqiptar.

Pas mbarimit te liceut ne Tirane Joni i vuri vetes qellimin per t’iu perkushtuar artit te modes. Prej 14 vjetesh ai eshte vendosur ne kete qytet se bashku me nenen e tij ku jetojne ne apartamentin tashme te tyre.

Pas mbarimit te Akademise se Modes ne Milano prej kater vjetesh Joni ka frekuentuar konkurse te ndryshme, ku eshte shquar per talentin dhe pasioni i tij per artin e modes. Nje nga stilistet me te medhenj te botes Armani, do te spikaste talentin tek ai dhe do ta perfshinte ne projektet e tij, duke i dhene keshtu mundesine per nje eksperience te vecante ne fushen e modes. Por, Joni nuk do te mjaftohej me kaq. Me ambicjet e tij do t’i perkushtohej dhe javes se modes qe zhvillohet ne Milano, duke bashkepunuar me stiliste te famshem si “D&G”, “Kavali”, “Rokobaroko”, Cuci”, e te tjere.

“Me pelqente te punoj me ta sepse ne nje jave mode duket sikur eshte nje eksperience e njejte, por nuk eshte ashtu sepse ne nje jave mode punon me stiliste te ndryshem te cilet kane menyren e vet, ku jepen tendencat e modes. Dhe per me teper ke mundesi te marresh shume. Eksperienca me stitistet me te medhenj te Italise me ka ndihmuar shume. Pra kam mare shume gjera qe me kane vlejtur.”

Pasi ka mare pjese ne spektakle te ndryshme ne Itali dhe Shqiperi por edhe ne Kosove, Joni eshte pare te bashkpunoje me sopranon e njohur Inva Mula. Ardhja e tij nuk qe rastesore. Ai punoi per veshjet e albumit te sopranos Mulo, si dhe per veshjet e kalendarit te saj.

“Aktualisht po merrem me veshjet e Inves qe do te perdoren per te gjitha turet qe ajo do te kete ne shtete te ndryshme gjate ketij sezoni”, tregon Joni e ndersa tregon mbi projektin e 4 gushtit ne France, ne nje qytet qe shtrihet midis Lionit dhe Marsejes. Nje skene gjigande e cila ngjason me Butrintit por qe mund te permbaje rreth 10 mije vete.

Stilisti tregon se ne shume veshje do te fuse motive popullore shqiptare, por edhe gjera te cilat do tu pershtaten kengeve dhe veshjeve te tyre te cilat nuk kane lidhje me Shqiperine. Veshjet e tjera do te jene pershtat me veprat te cilat do te interpretohen nga vete sopranoja. Mes ngjyrave qe jane me te lakmuara Joni radhit ngjyren e bardhe, panen dhe shampanje. Aktualisht ka renditur disa plane te cilat kane te bejne me fushen e modes, qe do te jene ne Kosove, Ballkan por njekohesisht po pergatitet dhe per festivalin e pervitshem “Kenga Magjike”.

Shpeshhere Jonin e kemi pare te merret me stilimin e veshjeve te konkursit “Mis dhe Mister Albania”. Kete here duket se Joni ka hequr dore plotesisht. “Kjo eshte nje eksperience e vjeter dhe nuk dua te perseris veten. Eshte mire qe individe te tjere te merren me kete pasi dhe i ndihmon ne eksperiencen e tyre. Une kam te tjera projekte”, shton Joni me mjaft modesti.

E ndersa moda e stines se nxehte te veres ka kohe qe ka trokitur Peci, nuk heziton te na njohe me tendencat e modes se stineve qe do te pasojne. “Ne dimrin e ketij viti pritet te mbizoterojne shume ngjyra e shampanjes, dhe copat e mendafsha si kadife, kastor, akllaz dhe kashmir. Kete dimer do te jete moda e veshjeve shume te shkurtra. Nuk do te jene me ne mode palltot e gjata. Femra ne dimer duhet te jete shume seksi por edhe komode, shoqeruar me kepuce ortopedike. Keto do te jene per femrat, ndersa per meshkujt do te mbizoterojne ngjyrat, bardhe dhe bezhe”. E ndersa flet per moden Joni mban te veshur nje bluze bezhe dhe nje pale zhinkse firmato dhe nje kapele ne koke. Tregon se shume gjera te tij i stilon vete pasi nje problem per te jane masat te cilat nuk gjenden kollaj, duke qene paksa me permasa te imeta, dhe per me teper stilit dhe komoditetit qe ai kerkon.

“Nje njeri qe ka gusto dhe stil mund te vishet shume here me bukur dhe pa kushtuar shume, se sa ato qe shkojne dhe blejne rrobat me te shtrenjta”. E ndersa vjen shpesh ne Shqiperi Joni veren dhe studion menyren sesi vishen femrat shqiptare. Shume sinqerisht pergjigjet. “Ketu ende nuk dine te ndajne oraret e punes nga party, diten nga nata. Duhet patjeter te ndajne gjerat pasi nuk mund te shkosh ne pune e veshur si per opera. Por megjithate kohet e fundit kjo tendence eshte zbutur disi, pasi vitet e shkuara ka qene me e theksuar. Ketu cdo njeri ka moden e vet, qe ka te miren e te keqen bashke. Dhe shpeshhere ketu fajin ia vene modes”, komenton stilisti Peci e ndersa shton se ne kete vere do te vazhdojne te qendrojne veshjet te zbukuruara me tantella, tip ciganesh. Persa i perket ecjes paralele te modes ne vende te ndryshme te botes dhe Shqiperise Joni pohon se ketu tek ne moda vjen disi me vonese e ndersa jane nje pakice njerezish ata qe e sjellin menjehere. Persa i perket stilimit te femrave tregon se puna me to eshte me e lehte, ndersa me te veshtirin klasifikon stilimin e meshjkujve. “Meshkujt te lodhin me teper sepse nje kopse te levize humbet komplet bukuria e veshjes. Duhet te jesh shume i kujdesshem, pasi nje kopse me shume a me pak dhe veshja humbet komplet stilin”.

Persa i perket raportit te femrave, Joni tregon se zakonisht krijon raporte shume te mira. Pyetjes nese eshte i dashuruar i pergjigjet me nje pergjigje mjaft te thjeshte dhe te shpejte. ”Ndoshta”...

“Nuk me pelqejne femrat qe kane nje bukuri qe te trembin por ato qe kane shume sharm, dhe qe kane nje bukuri te brendshme dhe qe jane intiligjnete mbi te gjitha,” perfunon Joni perkufizimin mbi femren e ndersa padyshim femra qe ia ka perkrah i gezon keto veti.

E ndersa flet pak, ngadale dhe pa u ngutur, hera heres kerkon te mos zbuloje shume gjera rreth vetes. Eshte tipi qe nuk flet shume dhe deshiron qe projektet e tij t’i zbuloje ne kohe.

Deshiron shume qe te arrije te gjitha endrrat dhe deshirat qe i ka brenda vetes.

Dhe tashme kur stilisti ndjehet me i kompletuar se kurre, me me kembe ne toke, pas nje eksperience te gjate me stilsite mjaft te njohur ai ka ndermarre ndoshta hapin me te rendesishem te jetes se tij. Deshiron qe se shpjeti te sjelle linjen e tij ne Tirane. Koleksionet e tij me te fundit nen frimen “Made in Peci”, deshiron t’i sjelle si fillim ne Prishtine dhe me pas ne Tirane. Tregon se se shpejti do te jete nje eveniment mjaft ambicioz. Pas pak ditesh ai do te prish kontraten me Armanin dhe do te dale i vetem drejt rruges se stilimit. “Eshte nje hap i madh dhe ndoshta mund te rrezikoj, por te pakten do te kem mundesi te prezantoj veten time dhe atdheun tim. Eksperienca e nje njeriu qe ka krijuar moden si Armani, te meson pa dyshim, me ka vlejtur dhe besoj se do te me ndohmoje te dale me sukses ne kete iniciative qe kam nderrmarr”, tregon ai e ndersa perjashton mundesine per te punuar edhe me pas me Armanin ne bashkpunime te metejshme.

Ne kete evenimnet do te jene vajza dhe djem nga Shqiperia, Kosova, Kroacia dhe Italia te zgjedhur nga vete Joni te cilet do te mbajne mbi supe veshjet e ideuara dhe te stiluara nga vete ai. Si fillim keto ide do te hidhen ne foto per te ndertuar nje katalog dhe nje faqe interneti, me pas gjithcka do te konkretizohet ne pasarela. Java e modes ne Prishtine, pritet te realizohet ne javen e fundit te mujait tetor per te mberritur me pas ne Tirane. Luan Oruci eshte presidenti i agjensise “Kosova Model’s” i cili i ka bere dhe ftesen Jonit per te paraqitur ne Prishtine koleksionin e tij vjeshte –dimer 2006. Oruci tregon se prej gjashte vitesh ka krijuar kete agjensi te tij te modes, dhe prej tre vitesh ai organizon Javen e modes ne Prishtine, ku ka lidhje te drejteperdrejte me boten e perendimore te pasarelave. Oruci se bashku me Jonin pohojne se pasarelen e tyre do ta prezantojne ne pasarelat e Parisit, Londres, dhe Milanos, per te perfunduar ne pasarelat ne “Fashion tv”. Ne koleksionet e tij Peci tregon se do te sjelle qe nga veshjet e brendshme, dhe deri tek fustanet e mbremjes ku do te dominojne shume ngjyrat bezhe, shampanje, ngjyra te lehta por edhe ato te fortat te zbukuruara keto me aksesore te ndryshem bizhush. Ne fund nuk do te mungoje dhe nje parfum me emrin e Joni pecit mbase per ta kompletuar me mire figuren e stilistit me te ri.

Stilisti mendon dhe eshte i sigurt se veshjet e stiluara prej duarve te tij te cilat tashme do te preken nga realiteti shqiptar do te vleresohen dhe do te mund te blihen nga nje grup individesh te perzgjedhur. Mendon se keto veshje vijne ne nje kohe te pershtashme edhe pse jo me statusin ekonomik.

Kjo eshte gjithcka persa i perket ardhjes se linjes me te re “Peci”, ne Shqiperi, ndersa per nje kthim te perhershem ne Shqiperi 27 vjecari Peci i pergjigjet me nje “ndoshta” te forte.