Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Shkumbini po humbet pamjen e lugines lumore

Shkumbini po e humb pamjen e nje lugine lumore, duke u kthyer ne nje rrjedhe uji ku nuk dallohet me shtratin e lumit, vlereson Leonard Lushi, specialist ne shoqaten ambientaliste "Lilium albanicum".
Sipas tij, prej disa kohesh nuk po dallohet me rrjedha e njetrajtshme e tij. Bimesia e shkurreve mesdhetare tipike per luginat lumore ne vendin tone, ka nisur te demtohet ndjeshem.

Lushi thekson se, "Shkumbini tashme po kthehet ne nje lum ne te cilin po nderhyet pa asnje studim, duke ndikuar negativisht ne te gjithe sistemin e tij mjedisor".

Prej disa vitesh, lugina lumore e Shkumbinit po humbet formen e saj natyrale dhe kjo eshte bere e dukshme ne shume zona, te cilat kohe me pare kane qene te pyllezuara, dhe tashme jane degraduar ne hapesira pa bimesi. Kjo po sjell qe ne disa zona, nen veprimtarine e ujrave rrjedhese ka nisur te behet prezent edhe erozioni i tokes me rreshqitje te dheut. Shfrytezimi i shtratit te lumit po krijon gropa, pragje e devijime te ndryshme.

Nderkohe, lumi i Shkumbinit po perballet edhe me ndotjen e tij, si dhe te ujrave nentokesore. Zonat e ushqimit te pellgjeve te ujrave nentokesore te vendosura ne depozitimet e kuaternarit jane ne pergjithesi zona ujembajtese, me prekshmeri te larte ndotjeje. Ne Shqiperi, siperfaqja e pergjthshme ne depozitimet aluviale te ketyre pellgjeve eshte 2040 km2.

Faktoret kryesore qe ndikojne jane; ne shume zona karstike, mungesa e mbuleses argjirole ben qe ujrat siperfaqesore te depertojne me shpejt ne thellesi te tokes; qarkullimi i ujerave nentokesore realizohet brenda nje kohe shume te shkurter, e pamjaftueshme per vetepastrimin biologjik te tyre; prania e gropave natyrore ne relievet karstike i ben ato te pershtatshme per depozitimin e mbeturinave te ndryshme, kryesisht industriale, urbane dhe bujqesore.

Nje tjeter dukuri eshte edhe kripezimi i ujerave nentokesore, qe lidhet me futjen e ujerave te detit ne zonat e ujembajtjes, si dhe me nderhyrjen e subjekteve private te palicensuara, qe po sjellin demtimin e ekuilibrave te ketyre zonave.