Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Shkrimtari Luan Starova

Luan Starova eshte shkrimtar, profesor ne Fakultetin Filologjik te Shkupit dhe diplomat.

Ka lindur me 14 gusht te vitit 1941 ne Pogradec, prej ku ne vitin 1945, familja e tij u shperngulet ne Shkup. Ai magjistroi dhe doktoroi ne Shkup.

Ka bere hulumtime ne letersine franceze, ne Institutin e Letersise Franceze te Sorbones se Re ne Paris.

Ka qene redaktor pergjegjes i emisioneve ne gjuhen shqipe ne televizionin e atehershem te Shkupit.

Ka botuar disa vepra letrare dhe eseistike.

Veprat e tij me te rendesishme jane: "Kufijte e pranveres", "Barrikadat e kohes", "Afrime", "Relacione", "Pranvera kineze", "Miqte", "Kontinuitete", "Kartagjena nuk mposhtet", kurse veprat e "Sages ballkanike" jane: "Librat e babait", " Koha e dhive", "Celesi ballkanik", " Muzeu ateistik", "Dheu i mbjelle", "Rruga e ngjalave" dhe "Keshtjella prej hiri”.

Nje pjese e madhe e tyre jane perkthyer ne shume gjuhe te botes. Ka fituar disa cmime nderkombetare.

Libri "Koha e dhive" eshte shpallur roman i vitit ne France. Ai eshte fitues i cmimit "Jean Monnet", ne edicionin e romanit me te mire evropian.

Luan Starova me nje karriere te pasur diplomatike, ka qene ambasador i Jugosllavise ne Tunis dhe ambasador i Maqedonise ne France, Spanje, Portugali dhe UNESCO.

Pas Ismail Kadarese, eshte shkrimtari shqiptar me i perkthyer ne bote.