Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, gusht 15, 2006

Shkrime te nduarndurta te botuara gjate fundjaves ne Floart

e hënë, gusht 14, 2006
Pal Sokoli:„METAFORAT E ARRATISURA“ poezi

palsokoli@arcor.de

Pal Sokoli

Mërgimi është vërtetë plagë e rëndë por pasojat e tij janë edhe më të rënda se vet mërgimi. Mërgimi në esencë ka tragjiken e cila dimensionin e vërtet e fiton kur ndërron ideologjinë ose traditën e mërgimtarit ,kurse dimensionin e tragjikes së dyfishtë e merr kur mërgimtarët tanë asimilohen dhe nuk e dinë më as gjuhen e nënës.


„METAFORAT E ARRATISURA“ poezi

Përmbledhje më poet të mërguar,botuar nga
Shtëpia e Arteve dhe botimeve”Mërgimi A&B”2003 Tiranë-Gjenevë-Prishtinë

Metaforat e arratisura-poezi-Është antologji e shprehjes simbolike të metaforave të 15 poetëve me 122 poezi kusi tërësi është një metaforë në veti ose personalizim i kësaj metafore më vet poetet e mërguar qe më poezitë e tyre shpërthejnë para lexuesve zërin e mërguar qe gjakon fatin e Atdheut,fatin e popullit të vet dhe fatin e vet poetëve. Secili krijues i qaset poezisë në stilin e vet,formën dhe përjetimet e veta qe së bashku përbëjnë një mozaik të bukur poezish qe për tematikë kanë jetën e përditshme, fatin e Atdheut dhe mërgimin, plagën tonë të kamotshme me të gjitha pasojat me të cilat ballafaqohen krijuesit rrugës deri të ëndrra më e madhe Liria,Atdheu i Lirë.
Metaforat kanë kohë nëpër te cilën transformohen,kanë edhe hapësirë nëpër të cilën shtrihen dhe përplasen herë me figura e metafora e herë edhe objektivisht duke mos ju liruar kthetrave të realitetit qe na përcjell. /Njeriun njeri/ e vranë mizëri/ ata që mbeten/ mbajtën veç zi,të Legjenda e Metaforës-Arbër Ahmetaj ose të poezia Ndërkohë;kur krijuesit luftojnë qe njeriu të mbetet njeri me gjithë rrezikun qe e rrethon:”E hapin vet/ varrin e vet/ me shpresë që s`tret. Krijuesit janë në kërkim të mbinjeriut Niçean për të mbijetuar në realitetin që Ahmetaj e sheh me skepticizëm zhvarrimin e metaforës nga po ata qe e kishin varrosur. Poetet i frikohen rrugës kur”Udhës nuk di si të takohem me arsyen” kur “ringjallja vdes pa e prekur pragun”të poezia Mbi re, e Arsim Ferizit. Udhët janë me pluhur kah “njeriu zvarritët/ dhe / në cepin e gurit lëkurën e u zhvesh i tëri.,të poezia Si era lehtë, e Bekim Hashanit. Metaforat shpesh herë janë bartëse të sendërtimit të strukturës së vargut dhe si të tilla janë të krijuara nga një realitet shoqërorë dhe shpeshtë transformohen në poezi ideologjike. /Pritet kohë e ftohtë/ me ngrica Siberie,të poezia Moti e Gani Azemit. Rrënimi i përmendoreve të huaja në tokën Shqiptare të poezia Përmendoret e huaja,e z. Azem,/ Një ditë rrufeshëm do ti rrënojmë/ dhe me gurët e bronzin e Titos ,Milladinit,Stalinit/ Nevojtore moderne do të ndërtojmë. Gjithashtu te poezia Hijet e engjëjve e Ramiz Cacaj,kur thotë: / Le të plasë dreqi i kuq/ dhe engjëlli me kapuç/ se prushi i gjallë ilir/ s`bahet dot me strajcë. Këto rrënime nuk behën pa sakrifica,pa flijime dhe pa murim në urat e reja. Të poezia, Feniks i rilindur ne zjarr i poetit Liman Zogaj; /Krejt trupi në prush i kallet / dhe nga hiri/prapë Feniks i gjallë rilindë. Metaforat e së keqes poetet shpesh i fusin në poezi për ta identifikuar të keqen, të ballafaqohen me të dhe ta luftojnë ose ta fitojnë atë. Sokol Rragami të poezia Gjarpri /Gjarpri qe nuk kafshon/ mos rroftë/ se të kafshon ty or vëlla, ose të poezia Veprimtari dhe robëruesi e Kadri Osmanit;/Kur kujtojnë se të mbyllen/ fluturo në lartësi/ kur t`i ndalojnë librat/ krijon letërsi. Poetet ju drejtohen nënës,atdheut,tokës, fëmijut, zogut, detit apo qiellit, dhe nga ky interkomunikim na pasqyrohet raporti i krijuesve me realitetin apo rrethin objektiv. Vet titulli i këtij libri Metafora e arratisur, të le ta kuptosh se poetet janë veç në mërgim dhe se tema e mërgimit është një temë apo plagë e rëndë dhe për ne shqiptaret fatkeqësisht plagë e vjetër. Mërgimi është vërtetë plagë e rëndë por pasojat e tij janë edhe më të rënda se vet mërgimi. Mërgimi në esencë ka tragjiken e cila dimensionin e vërtet e fiton kur ndërron ideologjinë ose traditën e mërgimtarit ,kurse dimensionin e tragjikes së dyfishtë e merr kur mërgimtarët tanë asimilohen dhe nuk e dinë më as gjuhen e nënës. Mund të marrim shembull konkret pasardhësit e figurave më të ndritura të kombit tonë nuk dinë ta flasin gjuhen shqipe(pasardhësit e Gjergj Kastriotit dhe të Ismail Qemalit ose S. Frashrit etj),pa përmendur edhe shumë familje të asimiluara tani gjatë këtij shekulli. Mërgimtarit përpara i bëhej gjëmë kur ikte jashtë atdheut,se ose nuk kthehej më ose nuk do të ishte ai qe duhej të ishte. Edhe poezitë me këtë temë të këtij libri i dallojmë qe nga titulli;Rrugëhumbur, Ikje nga vetvetja, Nga ditari i një të vdekuri,Kujtime,Letra,Rruga,Atdhe, Nëna ime, Malli,Tragjedi,Brigjeve të Bunës, Këtu as jetë as vdekje, Mërgimtari me varrin prej qelqi, E pa pritura, Testament, Larg mëmëdheut, Udhëtojmë unë dhe ti, Qyteti i huaj,etj. Rrugës se mërgimit gjithmonë i paraprinë një udhëkryq në të cilin gjendet ose Atdheu ose poeti ose të dy se bashku, është pra një përjetim i hidhur të cilin nuk ja preferojnë askujt. Rruga e mërgimit është rrugë ku kënga han fëmijët e vet të mallkuar./ As të më sjellësh as të me marrësh/e kur u takuam as të qesh as te qaj/ dhe nuk dija as të shkojë/ edhe u nisem as kah ti as kah unë,të poezia Nga një ditar i një të vdekuri, i poetit Arsim Ferizi.;ose Vitore Stefa-Lekaj te poezia Qytet i huaj, / Qytet i ftohtë kukullash të ngrira/ Qytet vitrinash plot e përplot/ tek ti me sollën kohë të vështira/ tek ti më dukët se jetoj kot. Vitorja prekë edhe një plagë të re qe e përcjell mërgimtarët e sotëm, mbytja në det; / Otrantoja aty/ ti sjellë e ti përcjell/ ditën vijnë të bardha/ natën gjak të kuqe/ plaga jote e hapur të rrjedhë e të rrjedhë. Poeti Luan Burimi me poezinë Në prehrin e nënës, ta përkujton poezinë e Filip Shirokës vetëm se ky i drejtohet vegimit e jo Dallëndyshes; / Ik atje tek nënë e ngratë/ tejkapitur dëshpërimit/ ik e thuaj:të gjithë bijtë / do të kthehen nga mërgimi/, porosia i drejtohet nënës edhe pse poeti e di se nëna i ka vdekur, /ajo tash po flet me hënën/ tek varrezat në qosh t` katundit/ . Gjithashtu edhe poeti Leom, qe poezitë e veta i ka në veten e parë kudo qe shkon dashurin e sheh dikund brigjeve të Bunës ku dallgët i kanë lënë plagë në shpirt dhe qeshë dhe qanë me maskarenjtë e kohës,/Më dhemb dhimbja e jote/ e shkoj e vij në te/ këtë kohë të maskarenjve/ e qaj, e se dua më. Asimilim është terr për mërgimtarët,është ferr i zi. Liman Zogaj të poezia Këtu as jetë as vdekje e përshkruan shumë bukur pasojat e mërgimit kur as amanetin e fundit nuk mund ta lash në gjuhen e nënës; /Këtu edhe gjuhën e nënave e humbim/ s`është jetë kjo,pa dritë plot vajë/ nëna vdes duke lënë amanetin e fundit,/ e shqip nuk e kuptojnë fëmijët e saj. Gjithashtu edhe Lirie Berisha dhe Mardena Kelmendi prekin temat e mërgimit me poezitë Testament dhe Grykë e Rugovës. Kompozicioni i librit është një tersi e të veçantave qe dallon në stile dhe në formën e shprehjes poetike,gjer sa të disa kemi poezi të rimuar te të tjerët kemi varg të lirë, ose rima është herë e përputhur e herë e kryqëzuar. Kjo dallueshmëri e bënë librin të komunikueshëm dhe te lexueshëm dhe uroj qe kjo Antologji e vogël e poetëve të mërguar të bëhet pjesë në Antologjinë e letërsisë shqipe.


























posted by Flori Bruqi | 5:33 MD

e diel, gusht 13, 2006
Faleminderit te dashur lexues!

Te dashur lexues,
Ka disa dite qe ne blogun tone virtual "Floart"po kam probleme ne editimin e tij.
Me siguri dikujt nga sherbimet sekrte nuk po i plelqejne shkrimet e mija politike,ngase une pa pardon kritikoje funksionaret nese ata dicka gabojne.Me sa e dije une deri me tash asgje skam gabuar,bile nga lexuesit kam edhe fjale miradije per guximin tim intelektual dhe kombetare qe te levderoj dhe kritikoje keqebersit,pa marre parasysh se kush jane keta...
Para 3 diteve sherbimet sekrete drejteperdrejte po bejne presion ne kontrollimin e shkrimeve te mija...
E dije se koha e Millosheviqit eshte kohe e shkuar dhe e harruar,besoj qe keto sherbimet e UNMIK-ut kane pune me te mencme per "zbulimin" e ndonje vrasje te bere ne Kosove,e jo ti kontrolloje shkrimet e mija se cka une shkruaj per funksionaret e larte partiake e shteteror.Kam thene publikisht se jam nje Vizental qe do ta gjurmoj dhe ndjeke te gjithe ata qe merren me korrupcion...Bile dije shume gjera me mire(analitiksht dhe statistikisht) se kush qendron prapa ketyre marifetlleqeve"demokratike".
Nejse ,kesaj radhe nuk po ju mundoje me shkrime politike.Kesaj tadhe mund te lexoni ne bllogjet tona virtuale nese klikoni per crregullimet psikologjike ne shoqerine tone,pa politike...

http://floart.blogspot.com/2006/08/flori-bruqipak-psikologjimos-tju.html

http://flori-press.blogspot.com/2006/08/flori-bruqipak-psikologjimos-tju.html

http://floart.blogspot.com/2006/08/pak-psikologji-mjeksi-mos-tju-ardht.html

Faqja mbanë titullin”Pak psikologji-mjekësi,mos t’ju ardhtë mërzi”.

Lexim të këndshëm,



Flori Bruqi

posted by Flori Bruqi | 4:56 MD

Thoma Simaku - individualitet krijues ndërkombëtar

Këto ditë Gjermania, dhe gjithë bota e artit muzikor shijoi edhe njëhere bukurinë dhe forcën magjepëse të kompozimeve tashmë mjaft të vlerësuara të kompozitorit shqiptar Thoma Simaku.
Lexuesi nuk përballet për herë të parë me këtë emër, pasi shpesh është shkruar për të dhe suksesin e muzikës së tij. Por herë pas here, ngjarje madhore të karakterit ndërkombëtar zhvillohen dhe ndërsa vendet e ndryshme të mëdha apo të vogla, me famë ose jo, mundohen të përfaqësohen, Shqipëria ka fatin e mirë që në një numër të madh aktivitetesh të tilla, është përfaqësuar denjësisht përmes veprës së kompozitorit Thoma Simaku.
"Ditët e Muzikës Botërore" po zhvillohet në Stuttgart, Gjermani nga data 14- deri më datën 29 Korrik. Koncerti për Violinë i Simakut ,"Reflexions de la Croix III", përfaqësoi Shqipërinë dhe u interpretua më 18 Korrik në Theaterhaus nga violinistja gjermane Hannah Weirich dhe Grupi i Muzikës Bashkëkohore musikFabrik i Koëln-it - një nga ansamblet më të njohura jo vetëm në Gjermani por në të gjithë Evropën. Në të njejtin program ishin dhe vepra të kompozitoreve nga Rusia, Çekia dhe Lituania. Salla ishte plot dhe vepra e Simakut mbylli koncertin kryesor të ditës - reagimi ishte jo vetëm duartrokitje por edhe ovacione.

Ky interpretim u regjistrua nga radio kryesore gjermane (SWR) dhe do të transmetohet në Gusht. Menjëherë mbas koncertit dy gazetare të radios intervistuan Simakun. Ansambli është i shkëlqyer dhe vepra u prit mjaft mirë, të gjithë flisnin për "individualitet".

Ndër të tjera, gazeta Stuttgarter Nachrichten e datës 20 Korrik 2006 shkruajti: “Réflexions de la Croix III” e Simakut ishte e vetmja vepër në koncert që domonstroi një individualitet të vërtetë karismatik, sepse kompozitori nuk kish harruar që muzika duhet të shprehë dhe energji emocionale.”
Premiera e kesaj vepre u dha nga Sinfonietta e Kopenhagës në sallën e Librarisë Mbretërore "Den Sorte Diamant" në Kompenhagë. Për të, gazeta qendrore daneze Politiken shkruajti:

“Muzika e Simakut është energjike dhe plot shkëndija zjarri, me një forcë të brendshme mjaft bindëse, me integritet struktural, dhe një karakter të fuqishëm impresionues” .

Në Stuttgart, vepra u dallua qartë jo vetëm në kontekstin e këtij programi, por në të gjithë festivalin. Aq më tepër që kjo është hera e tetë që Shqipëria është përfaqësuar denjësisht në këtë festival.

I themeluar më 1923 në Salzburg, ky është forumi më i “vjetër” i muzikës së re, dhe për më shumë se 80 vjet zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të botës. Veprat e Simakut janë zgjedhur nga Juria ndërkombëtare në festivalet e vitit 1995 në Gjermani - për herë të parë një vepër shqiptare zgjidhej në këtë festival prestigjoz - 1999 Rumani, 2000 Luxembourg, 2001 Japoni, 2003 Sloveni, 2004 Zvicer, 2005 Kroaci. Ato janë vleresuar mjaft nga kritika (për më shume ju lutem shikoni linket në website-n e mëposhtme).
Këto vepra kanë spikatur dukshëm në shkallë festivali. Kjo shumë mirë mund të ilustrohet me faktin që në raportin kryesor të International Society for Contemporary Music (ISCM) për festivalin e vjetshëm në Zagreb, Hyllus për orkestër ishte nga të paktat vepra që është trajtuar në veçanti në World New Music Magazine të muajit korrik 2006, ku është cilësuar si një vepër “plot fantazi dhe cilësi magjepëse”. Ndërsa kritiku anglez i gazetës “The Independent” Keith Potter e cilësoi atë si “një vepër e zotëruar, dramatike dhe çuditërisht me një fuqi individuale”.

Muzika shqiptare jo vetëm që po paraqitet me dinjitet, por tani "ka hyrë" në Evropë - falë Simakut dhe kolegëve të tij të dëgjuar dhe mjaft të talentuar që jetojnë në Shqipëri apo jashtë saj. Në një bisedë, per ta uruar Dr. Simakun dhe për të mësuar diçka më shumë për këtë sukses, duke falenderuar, ai mes të tjerash shprehet:

“Në Stuttgart takova mjaft muzikantë nga e gjithë bota që shprehën mjat interes dhe shpresoj se vepra të tjera do të luhen në Germani dhe gjetkë. (Një ensemble hollandez tashmë e ka vendosur që të interpretojë një veper të re në Mars të vitit 2007 në Koëln dhe që do të incizohet në Radio). Sot sapo kam marrë një kërkesë nga Ansambli Alea III në Boston që do të luajnë një vepër në shkurt 2007. Ndërsa ditën e Diel, më 30 Korrik në Cambridge u dha premiera e veprës “des pas chromatiques – homage à Debussy” nga pianistja japoneze me banim në Londër Sayazu.”

Para disa javësh Simaku ishte prezent edhe në Selanik të Greqisë, ku iu interpretua vepra per kuartet harqesh Nr. 3 'Voci Celesti' – fitues is Cmimit Lutoslawski Award nga kuarteti i mrekullueshëm “Disonart” dhe pastaj ai u kthye në Londër për premierën e veprës 'Ed e' subito sera' luajtur nga “Uroboros Ensemble” i Londrës.

Duke mësuar gjithë keto fakte, gjithë këtë informacion, unë shpesh kam folur e shkruar për Dr. Simakun, dhe i kam uruar sukses, por mendoj se ka nevojën e një vemendjeje më të madhe institucionale shqiptare…..kur bota i gezohet suksesit të tij, Shqipëria, të paktën le të “çlodhet “ një moment dhe le t’i gëzohet suksesit të bijve të saj që i rrisin vlerën jo vetëm vetes por edhe kombit…

Per më shumë për Dr. Simakun shihni kete adrese elektronike
http://www-users.york.ac.uk/~ts8


Falemidnerit per kohen tuaj
Merita Bajraktari
Botuar ne gazeten : ILLYRIA", New York, 11 gusht 2006
Merita Bajraktari McCormack

e-mails jmrome94@aol.com or albanianw@yahoo.com
web: www.albanianliterature.org


­­

posted by Flori Bruqi | 4:51 MD

Intervistë me Adem Demaçin

Edhe po qe se Kosova bëhet e pavarur, unë do të jem ithtar i projektit Ballkania

Në këtë intervistë Nelson Mandela i Kosovës flet ekskluzivisht për bashkimin kombëtar dhe për projektin e tij Ballkania. Ai është i bindur se Ballkania nuk është projekt i dëmshëm. Shqiptarët nuk kanë kapacitet që ta kuptojnë këtë projekt – thotë simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. Bile-bile, ai thotë se edhe pasi që Kosova të bëhet e pavarur, do të jetë edhe më tutje ithtar i projektit Ballkania…

Intervistuar nga Shkëlzen Gashi

A je për bashkim kombëtar a jo?

Shikoni, çështja e bashkimit kombëtar nuk është çështje dëshire. Ajo klasë, e cila e ka krijuar vetëdijen kombëtare, e, e cila klasë na ka munguar gjatë gjithë kohës, sepse klasa kapitaliste e interesuar për ta ruajtur tregun e vet e ka zhvilluar ndjenjën kombëtare duke u munduar që të mos lejoj konkurrentë në tregun e vet kombëtar… ajo klasë ka luftuar për unisimin e gjuhës, për ngritjen e vetëdijes se ne i takojmë një kombi; se ne duhet ta kemi shtetin tonë; se ne s’duhet të na përzihet kërkush etjetj…E kjo klasë na ka munguar neve. Kur erdhi koha që të fillonin embrionet e para të krijimit të klasës kapitaliste, atëherë në Shqipëri fitoi komunizmi, e cila ishte një brymë e ftohtë që i shkatërroi në themel mundësitë e krijimit të klasës kapitaliste sepse komunizmi doli me idenë e internacionalizmit - çka na duhet neve kombi?! Domethënë, ende pa u bërë kombëtar, u bëmë ndërkombëtar…

Tash po e dinamizojmë pakëz intervistën! Ju jeni njeri prej njerëzve kryesorë që jeni angazhuar për bashkim kombëtar dhe…

Ashtu është! Ne të rinjtë atëherë kemi menduar se nuk ka zgjidhje tjetër përveç bashkimit kombëtar…

Pse nuk keni kërkuar republikë, por keni kërkuar bashkim kombëtar?

Sepse prapë do të ishim të lidhur me Serbinë. Po qe se ne kërkonim republikë, prapëseprapë Serbia do ta kishte fjalën kryesore dhe…

Pse s’keni kërkuar atëherë konfederatë ku krejt republikat do të ishin të barabarta…

Atëherë s’kemi pasur ide për konfederata. Pavarësia na dukej zgjidhja më e mirë…

Pavarësia zgjidhja më e mirë apo bashkimi kombëtar…

Pavarësia në kuptimin e bashkimit me Shqipërinë sepse mendonin se do të na ndihmonte Rusia ngase Rusia e dënonte revizionizmin serb…

Do të thotë keni gabuar që keni kërkuar bashkim kombëtar…

Ka qenë një vlerësim, një strategji e gabuar. Kemi menduar se do të na ndihmojë Rusia, e cila i kishte 100 popuj të shtypur. E lamë Rusinë e u kapëm për Kinën, duke menduar se edhe Kina do të na ndihmonte sepse edhe Kina filloi njëfarë propaganda anti-jugosllave. E ne thamë: e tash kemi rënë në një miliardë kinez dhe ka kush na ndihmon, por kinezët vetë e kishin Tibetin, e kishin…

Kur e keni kuptuar se keni gabuar?

Kur kam rënë në burg e kam kuptuar se kam gabuar, pra kur kam rënë në burg kam pasur më shumë kohë të lexoj dhe i kam kuptuar zhvillimet e ngjarjeve. Domethënë, e kam kuptuar Rusinë e Kinën…

Kur ka qenë kjo?

Në kohën e burgut të dytë! Ne kemi rënën në burg në qershor të vitit 1964, domethënë deri në qershor të vitit 1974, pra më janë dashur dhjetë vite që ta kuptoj se kemi vlerësuar gabimisht. Pra më është dashur ta lexoj Leninin krejt, Marksin e Engelsin krejt, pastaj autorë si Raselli, e shumë autorë të ndryshëm botërorë që ta kuptoj të vërtetën.

Dhe e keni kuptuar që keni bërë gabim…

E kam kuptuar që kemi vlerësuar gabimisht! Nga rezistenca jonë kemi arritur ta detyronim regjimin serb që t’u bënte lëshime shqiptarëve. Nga rezistenca jonë, të cilën e filluam në vitin 1964, kur i qitëm flamujt e parë në prill – me 13 prill 1964 – e deri në vitin 1974 u bënë një numër lëshimesh… Amendamentet e Kushtetutës së vitin 1964…

E herën e tretë kur keni rënë në burg për çfarë arsye keni rënë pasi që jo për bashkim kombëtar, pra pasi që e keni kuptuar se keni bërë gabim…

Mos thoni gabim! Nuk është gabim, por është vlerësim i gabuar. Politikisht doli se nuk ka qenë gabim sepse populli shqiptar megjithatë fitoi me ndryshimin e kushtetutës së vitit 1974. Me Kosovën më nuk mund të luanin majtap si më përpara…

E pse keni rënë në burg herën e tretë atëherë?

Më kanë përcjellur mirë gjatë kohës sa kam qenë në burg dhe e kanë vërejtur se politikisht jam pjekur shumë mirë dhe mund të jem i rrezikshëm për ta…

Qysh i rrezikshëm? Ke mundur të fillosh të gjuash bomba…

Jo, por të organizoj një formë të rezistencës…

Tash për pavarësi e jo për bashkim kombëtar…

Tash kjo ishte diçka tjetër. Ka pasur mundësi të përfundonte në bashkim kombëtar. Unë kam dalur nga burgu pikërisht në kohën kur Kushtetuta e vitit 1974 ka filluar të zbatohej. Kjo kushtetutë parashihte bukur shumë privilegje për Kosovën. Ne nuk e kemi pasur ende të formuluar mirë se çfarë të kërkonim…

Vetëm se jo bashkim kombëtar…

Bashkimi kombëtar varej se si do të vinte puna. Nëse do të vinte puna që bashkimi kombëtar të na sillte interes më të madh, ne do ta kërkonim atë… Nëse do të vinte puna që ne të kërkonim një konfederatë, siç edhe e patën filluar ta kërkojnë sllovenët…

A kanë menduar kështu sikur ju edhe shokët me të cilët keni punuar… pra se më nuk duhet të punohet për bashkim kombëtar…

Jo! Kurrë nuk kanë menduar se duhet të ndërpritet puna për bashkim kombëtar! Është një fenomen me mua dhe me shokët e mi. Gjithmonë kur kam dalur unë nga burgu, shokët i kam gjetur në ato pikat fillestare, pra në ato pikëpamjet fillestare, kurse unë…

Do të thotë i keni tradhtuar shokët…

Kurse unë… S’i kam tradhtuar shokët, por kam ecur përpara… Kurse unë jam kapur me do shokë tjerë të cilët kanë menduar pak më ndryshe. Për shembull kur kam dalur nga burgu i parë jam kapur me do shokë të cilët kanë menduar për bashkim kombëtar, ndërsa në fillim para se të burgosesha unë kanë menduar për do të drejta e anej knej… Nuk luftohet kundër Serbisë! Është e pamundur të luftohet Serbia e poshtë e përpjetë… Kurse burgu i dytë ishte diçka tjetër: duhet vetëm bashkim kombëtar sepse terrori atëherë - ti s’ke qenë atëherë – ka qenë i papërshkrueshëm…

A ke pasur problem me shokët kur ke dalur nga burgu…?

Nuk kam pasur problem me shokë. Mua më janë afruar njerëz me pikëpamje më të avancuara dhe unë me ta jam kapur…

Më të avancuara do të thotë të heqësh dorë nga bashkimi kombëtar…

Jo! S’është lëshuar pe nga bashkimi kombëtar. As sot s’po lëshohet pe nga bashkimi kombëtar. Tash ne po tentojmë që bashkimin kombëtar ta bëjmë në suazën e trendeve evropiane. Unë nuk jam kundër bashkimit kombëtar sepse kjo është një e drejtë elementare e çdo populli, mirëpo…

Pasiqë qenka e drejtë elementare e çdo populli pse s’po angazhoheni atëherë për bashkim kombëtar…

Nuk angazhohem sepse bashkimi kombëtar nuk mund të arrihet me ato mjetet klasike…

Cilat janë ato mjete?

Nuk e kemi forcën! Ne do të binim në konflikt me shqiptarët rreth e rrotull…

Ne biem në konflikt po qe se angazhohemi për pavarësi e i lëmë anash shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi…

Jo nuk biem sepse krijohet një situatë e qetë ku të gjithë afërsisht gjinden aty ku janë dhe…

E pse s’krijohet kjo situatë e qetë me bashkimin kombëtar? Pse besoni që shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi s’do të kryengriten…

Së pari, ne nuk e kemi klasën që do ta krijonte bashkimin kombëtar. Ende nuk është krijuar klasa kapitaliste. Vetëm klasa kapitaliste mund ta krijoj bashkimin kombëtar. Në procesin që po hyjmë ne do ta kemi shumë të vështirë ta krijojmë klasën kapitaliste. Ju po e shihni se ka njerëz që kanë para, por nuk i harxhojnë për çështje kombëtare, por i harxhojnë për çka po di unë – bukuroshen e kësaj e bukuroshen e asaj… për sport e për poshtë e përpjetë… Me fjalë tjera, ne nuk e kemi klasën kapitaliste sikur që ka lindur te popujt tjerë…

S’mora përgjigje në pyetje! Pse mendoni që nuk do të ketë kryengritje në viset ku jetojnë shqiptarët përreth Kosovës po qe se nuk bëhet bashkimi kombëtar… A s’i tradhtojmë ne shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi po qe se angazhohemi vetëm për pavarësinë e Kosovës…

Shikoni! Tradhtia është fjalë e rëndë! Nëse ti ke mundësi ta bësh një punë dhe për interesa të ngushta nuk e bën atëherë i tradhton ata… Por nëse ti nuk mundësi sepse rrethanat nuk të lejojnë sepse s’ke as mekanizma as forcë sepse tekefundit forca është ajo që i ndërron kufijtë e i ndërron situatat etjetj… Ne nuk kemi vetëdije kombëtare të formuar sa duhet. Luftonte Drenica e derdhte gjak ndërsa nëpër Prishtinë dilnin gocat me miniqa deri në 12:00 të natës… Me fjalë tjera, vetëdija kombëtare është ende në formim e sipër. Popujt tjerë po heqin dorë nga shtetet nacionale dhe ne nuk po hasim në mirëkuptim te të tjerët për shtetin nacional…

Ju jeni për shtet të pavarur të Kosovës…

Unë jam për shtet të pavarur të Kosovës. Jam për një kanton të shqiptarëve në Maqedoni. Jam gjithashtu për një kanton të shqiptarëve në Serbi dhe…

Edhe për një kanton të serbëve në Kosovë…

Le të bëhet edhe një kanton i serbëve në Kosovë në qoftë se duan ata. Por të bëhet kantoni para se ne të bëhemi të pavarur nuk bën. Atëherë kjo do të nënkuptonte bashkimin e atij kantoni me Serbinë…

Nëse jeni për shtet të pavarur të Kosovës atëherë jeni edhe për flamur të Kosovës…

Patjetër! Ne duhet ta kemi flamurin tonë! Duhet ta kemi edhe himnin tonë!

A mos po i fyeni pakëz shokët me të cilët keni punuar për bashkim kombëtar…

Ha-ha-ha! Mund të fyhen ata të cilët nuk e kuptojnë realitetin! Sepse nëse dëshiron të bëhesh shtet duhet ta kesh firmën tënde. Nëse ti dëshiron të jesh Shkëlzen ti duhet ta kesh emrin tënd. S’mund të jesh ti edhe Shkëlzen edhe Adem…

A ke menduar ndonjëherë se kjo ideja e himnit të Kosovës dhe e flamurit të Kosovës është në përputhje me idetë e qarqeve politike shoviniste serbe e greke…

Ne nuk humbim asgjë nëse ne bashkohemi në Evropën e Bashkuar sepse kufiri do të mbetet formal. Ne humbim vetëm nëse nuk mund të hyjmë në Evropë të pavarur. Atëherë Serbia dalëngadalë do të na kapërdijë, ndërsa nëse hyjmë në Evropë të pavarur ne automatikisht nuk humbim asgjë… Nuk duam të bëjmë probleme e të ndryshojmë kufij formal sepse s’do të na pengojë askush që net ë bashkëpunojmë në të gjitha fushat me Shqipërinë… Kufijtë do të jenë vetëm administrative… Pikërisht sepse ka zgjatur kaq gjatë ndarja e Kosovës dhe Shqipërisë…

Fillimisht keni menduar për bashkimin kombëtar si zgjidhja më e mirë, pastaj pas viteve të 90-ta keni menduar se zgjidhja më e mirë është pavarësia… Në vitin 1997 Keni dalur me projektin Ballkania…

Projekti Ballkania ishte një përpjekje që ta mashtronim Serbinë sepse në atë kohë ne ishim ngritur në kryengritje dhe duke paraparë që do të ketë gjakderdhje të madhe dhe duke e ditur s’jemi të përgatitur që të luftojmë me armatën jugosllave dhe ta mundim atë, atëherë propozimi im ka qenë Ballkania – ku të gjithë, pra Mali I Zi Serbia dhe ne do të ishim shtete me himne; me flamuj; me anëtar në Kombet e Bashkuara; me armatë… me të gjitha…

Veç pak të lidhur me Serbinë…

Po pak të lidhur me Serbinë në atë mënyrë që të mund të shkoqesh kur të duash. Ne nuk do të humbnim asgjë me këtë konfederatë…

Për vitin 1997 kjo ide s’ka qenë e keqe, por ju tash keni deklaruar për një gazetë beogradase se projekti Ballkania do të mund të realizohej edhe tani dhe ju jeni i gatshëm që…

Veç se tash është një ndryshim këtu: Atëherë kam propozuar derisa kemi qenë të robëruar nga Serbia, kurse tash po propozoj që ne fillimisht të pranohemi si shtet e pastaj hyjmë në biseda për konfederatë. Me fjalë tjera, prapë po dua…

Po don që të na kthesh në Serbi…

Jo, jo nuk është nën Serbi konfederata…

Po ju po thoni se njëherë duhet të bëhemi të pavarur! E pse paskëtaj të futemi në konfederatë me Serbinë…

Jo! Ne po i bashkojmë disa sende që na interesojnë!

Jo s’po duam të kemi asgjë të përbashkët me Serbinë…

Nën kë do të futemi po qe se hyjmë në BE?!

Në Evropë, por jo në Serbi

Çka është ajo Evropë?! Pse po tutesh ti nga Serbia kur ti e ke armatën tënde, ekonominë tënde, politikën tënde…

Po Serbia na ka vrarë, na ka prerë… dhe nuk duam të kemi më lidhje me të…

Na ka vrarë e na ka prerë, por ti nuk mund ta vazhdosh armiqësinë deri në infinit… Krijimi i konfederatës pasi që të bëhet Kosova subjekt i pavarur, pra pasi që të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara – edhe malazezët po duan një gjë të tillë – do të ishte një përparësi e madhe për shqiptarët sepse do të arrinim ta përfundonim konfliktin shqiptaro-serb. A e dini çfarë po thonë serbët?! Ata po thonë se nuk guxojmë t’ia japim Kosovës pavarësinë sepse menjëherë bashkohet me Shqipërinë dhe krijohet Shqipëria e madhe. Kështu që kur të krijohet konfederata me Serbinë dhe me Malin e Zi del që ne s’jemi të interesuar të bashkohemi me Shqipërinë, por të bëhen shtet stabil…

Në bazë të kësaj që po e thoni tani del se ne është dashur ta pranojmë Rambujenë…

Jo! Rambujeja nuk e ka nënkuptuar këtë punë, por e ka nënkuptuar autonominë në kuadër Serbisë…

Ka njëfarë ngjashmërie këtu sepse…

S’ka kurrfarë ngjashmërie…

Po, sepse ju fillimisht keni lëshuar pe nga bashkimi kombëtar në pavarësi… edhe ata prej pavarësisë kanë lëshuar pe në autonomi (Rambuje)… S’u bë kurrgjë…

Jo qysh s’u bë kurrgjë…

Ata i kanë vlerësuar objektivisht rrethanat sikur ju qysh i keni vlerësuar rrethanat kur keni dalë prej burgut dhe keni hequr dorë nga bashkimi kombëtar…

Ata nuk i kanë vlerësuar gjërat si duhet…

Atëherë as ti nuk i ke vlerësuar gjërat si duhet kur ke hequr dorë nga bashkimi kombëtar…

Unë s’kam hequr dorë nga bashkimi kombëtar, por bashkimin kombëtar po e kërkoj sipas mundësive aktuale botërore. E kam kërkuar bashkimin kombëtar me ndihmën e Rusisë e pastaj me ndihmën e Kinës, por kjo ka qenë një fantazi…

Edhe ata që e kanë nënshkruar Rambujenë kanë kërkuar pavarësinë me ndihmën e Amerikës, por kjo ka qenë një fantazi dhe kanë pranuar Rambujenë…

S’është kështu sepse Amerika ka qenë e gatshme që t’i dalë në ndihmë popullit shqiptar dhe i doli në ndihmë…

Me çka i doli në ndihmë?! Me intervenimin e NATO-s…

Po pra me intervenimin e NATO-s, pastaj me shumë rezoluta të miratuara…

Po ai intervenim është bërë për ta ruajtur integritetin dhe sovranitetin e Serbisë…

Nuk e kanë pranuar Serbinë në organizatat ndërkombëtare, pra Serbia ishte e anatemuar dhe sikur shqiptarët të qëndronin vetëm edhe pak dhe këtu do të merrej për bazë e drejta për vetëvendosje…

Edhe ju sikur të qëndronit vetëm edhe pak, e të mos hiqnit dorë nga bashkimi kombëtar ne do t’i ishim bashkuar…

S’ka pasur shanse…

Adem Demaçi dikur simboli i bashkimit kombëtar, sot kundër bashkimit kombëtar…

S’kemi mundur të bashkohemi për shkak të mungesës së klasës kapitaliste…

Është dashur t’i kaloni dhjetë vite në burg që ta kuptoni se ideja e bashkimit kombëtar është ide e gabueshme… Edhe sa vite duhet t’i kaloni në burg që ta kuptoni se projekti Ballkania është i gabueshëm…

Mos ma imputoni këtë ide e gabuar! Unë po them vlerësim i gabuar, kurse ideja e bashkimit kombëtar nuk është e gabuar. Ne po shkojmë kah realizimi i idesë së bashkimit kombëtar por në kushte dhe rrethana tjera…

Është dashur t’i kaloni dhjetë vite në burg që ta kuptoni se ideja e bashkimit kombëtar është ide e gabueshme… Edhe sa vjet duhet t’i kaloni në burg që ta kuptoni se projekti Ballkania është i gabueshëm… A mjaftojnë pesë vite…

Nuk besoj që është i dëmshëm në qoftë se projekti Ballkania realizohet ashtu si po them unë. Edhe po qe se e fiton Kosova nesër pavarësinë, unë do të jem ithtar i projektit Ballkania… Ballkania do të jetë një shkollë përgatitore për të shkuar në Evropë. Nuk na pranon neve Evropa qysh po mendojnë shqiptarët…

Duhet të lidhemi me Serbinë që të na pranojë Evropa…

Po duhet të lidhemi me Serbinë e me Malin i Zi… Duhet të tregojmë se s’mbajmë inati etjetj…

Pse s’bën projekti Ballkania me Shqipërinë – pra Kosova dhe Shqipëria të jenë subjekte të Ballkanisë…

S’ka kuptim me Shqipërinë…

E me Serbinë ka kuptim?

Me Serbinë ka kuptim, kurse me Shqipërinë s’ka kuptim projekti Ballkania…

Me Shqipërinë s’ka kuptim se ata s’na kanë vrarë kurse me Serbinë ka kuptim se ata na kanë vrarë na kanë masakruar…

Nëse ne jemi një popull, një gjuhë e një gjak atëherë duhet të bashkohemi - kjo ka kuptim e jo konfederata… Ne mund të bashkohemi me Shqipërinë, por atëherë dalin kundërshtarët e thonë: ja, ne u kemi thënë se Shqipëria e madhe po krijohet, e prandaj ne kemi thënë se s’duhet të njihet pavarësia e Kosovës. Kështu që ne duhet të shkojmë në konfederatë, e cila mund të jetë e përkohshme 10 vjet, 15 vjet… s’ka rëndësi… atëherë kjo do të jetë një përgatitje për shkuarjen në konfederatën e madhe evropiane… Kështu ne paraqitemi një popull jo-hakmarrës, jo-destruktiv…

Ata edhe me pavarësinë po na paraqesin destruktiv, ekstremist…

Ajo është në natyrën e atyre që nuk duan të japin diçka që të takon, mirëpo pavarësia sot po hahet… Po të kishin shqiptarët kapacitet që ta pranojnë këtë projektin Ballkania atëherë disa shtete që nuk janë dakord t’ia japin Kosovës pavarësinë do të bindeshin që ne nuk jemi për Shqipëri të madhe…

Faleminderit për intervistën!

Edhe juve faleminderit!

posted by Flori Bruqi | 4:49 MD

Miqte dhe shoket....

From : Madi

Miqte dhe shoket....
Nje djale i ri vinte shpesh here vone ne shtepi , kjo perserritej shpesh e i jati filloj te preokupohej .
-More bir po ku vonohesh?
-Me shoket bab, ehuuu sa shoke te mire kam dhe me duan shume rrime e bisedojme shume gjera interesante dhe ora iken vetvetiu. Mos u bej merak, i kam miq besnike e shkojme bukuri me ta, i qeras pasi kam edhe rrogen tani me te mire, sepse ndihemi dhe burra e te rritur
-Vertete? .Jam i lumtur per ty, po edhe kujdes orarin, se ka dite prap .
Kaluan disa koh djali e bente me rralle , e ne respekt te te jatit vonesen dhe kur ndodhte, lajmeronte
Nje dite i jati i thote te birit:
-Degjo ketu-....-Kam vrare nje njeri , isha gjak me te , e kam ne qilar poshte te mbyllur .Duhet ta varros larg, pra shko e merr dy shoke e miq nga te tute te na ndihmojne, e tregoja hallin tone
Djali i zverdhur niset tek shoket dhe tek cdo njeri prej tyre i kerkoj ndihmen duke i thene hallin sejcilit Te gjithe nuk pranuan te vinin ne ndihme, duke gjetur sebepe te ndryshme.
Kthehet djali ne shtepi i merzitur dhe i trishtuar, duke shfryre me vehte me ze te mekur thote :-Bab ...askush s'mundej te vinte nga shoket e miqte e mi !Bab pra lerme te ndihmoje une vete per kete pune
Jo more bir, pret puna pret dhe duhen dy vete ta bejne - Nisu e shko ne filan fshat (qe mbante tre ore larg prej aty ne kembe ) Shtepine e pare qe do gjesh therrit fort OOOOO i zoti shtepise ! Jam djali i Bashes a del pak?
Keshtu bej edhe ne shtepine e fundit, po tek ai fshat , therrit e njesoj kerkoj te dale .Te dyve tregoja hallin dhe thuaj po i pres ketu
Bab more ,po si te shkoj une atje? -Eshte mesi nates tani ketu , ata kur une mberrije atje flene ?
Shko e nisu shpejt ska problem -tha prere ati ,i shqetesuar ne fytyre
Djali u nis dhe sapo mberriti ne te paren shtepi beri si i jati i tha
O i zoti i shtepise Jam djal i Bashes, a del pak?
Ooooo Hajde byjrum more petrit i malit, po ku je si e kam mikun tim -u pergjigj zotnia duke hapur deren , Hajde grua zgjohu , pregatit djalin te haje e fleje se eshte lodhur nga rruga e gjate ....Po sa qenke rritur more trimosh? Hej lum miku per ty more Bash c'fare deli djali paske rrit.....
Jo more zotni ,une te falenderoj per mikpritjen tende po baba ka hall dhe don te shkojme atje se bashku me mikun tuaj qe jeton ne fund te fshatit, don te jemi sonte atje patjeter .....
Mire mire patjeter shkojme e pa e zgjatur i hipi kalit dhe shkuan tek tjetri mik
Hajde byjrum more djalei mikut Byjrum miku im, pse ju ka sjelle nata ?A keni hall a per qef ?
-Jo more zotni baba ka hall , ja tregon fije per pe edhe ketij djali i shqetesuar ,per ti nxitur te niseshin sa me pare
Pret puna pret lum miku.... -Po hani e fleni njehere, e nisemi neser me ngadale te baba jot ,tha zotnija e shtroj sofren e me flejt mysafiret si jo ma mire .
Djali i lodhur fjeti dhe nga dreka pasi pine kafene ngadale, te tre u nisen tek babai qe i priste te pragu i deres se tij krah hapur miqte e vjeter dhe djalin....
-Hajt mirese-erdhet o miq te dashur kembet ju lumshin .Ky hall i madh me beri te sjelle djalin tek ju me nate ....
E morrem vesh more Bash, po mire ke bo boll qe na ke kerkue ,sepse malli na kishte keput dhe ne besa
Shtruan sofren me qingj te pjekur ne hell , pine raki e folen deri vone, mbremja i zuri akoma me kujtime e me kenge e bejte
Djali i habitur dhe pa duruar me, pyeti
-More babe kur po e mbarrojme hallin tend qe pate ?
-Halli im mbarroj more bir-u gjegj plaku i mencur, kisha mall te takoj miqte e vjeter dhe ne qilar kisha pregatit kete hall te madh ta ndaj me miq te vertete ...edhe me te tute !!!......
Kete histori qe sjell tek ju e kujtoj nga im ate ja ka treguar edhe tim biri para se te kryente ushtrine ashtu si shume te tilla qe i kishte perla...
Mardena Kelmendi

posted by Flori Bruqi | 4:44 MD

Minella Aleksi:Bashkëbisedim me Teodorin (leter)

From: Minella Aleksi
To: minella60137@yahoo.com
Subject: teodori
Sent: Friday, August 11, 2006 5:48 PM
Bashkëbisedim me Teodorin
(Për dashamirët e verës dhe rakisë)

Minella Aleksi
minella60137@yahoo.com

E kisha mysafir Teodorin dhe për ta ngarë muhabetin vumë përpara nga një gotë verë, pavarësisht se ai dukej i gatëshëm për bisedë. Dukej sikur ishte nga ato ditët e veçanta kur njeriu do të thotë diçka që ka kohë që e bluan në mullirin e tij të mëndjes.
Ishte shpirt i lirë dhe model i qytetarit me sqimë, që na kënaq sa herë që e kemi mes nesh nën dritën e abazhurit duke lexuar, pasi dihet se është shpirti që gëzon dhe jo kamja që të zvetënon.
Mirëpo edhe unë kisha kohë që e mendoja dhe doja t’ia thoja një përshtypje shumë mbresëlënëse nga koha kur ai ishte zgjedhur nga populli si përfaqësues i një zone në Parlament.
Dhe atëhere kur ishte koha e turmave ai u ngjit në podium dhe mbajti një ligjëratë model të sarkazmës politike dhe humorit të hollë lidhur me punën vetmohuese të qeverisë Meksi në epokën e fajdeve.
I them Dorianit që na solle imazhin e Nolit në Parlament, kur ligjëronte për deputetët halldupë.
Dhe Teodori duke buzëqeshur fillon të shtjellojë idenë e tij: - Unë i dashur mik ia qava shumë hallin kryeqeveritarit Meksi në atë kohë, sepse atij i kishin dhënë një këmborë varur në qafë, por që shumë shpejt ia xhvati Njëshi, që kishte vulën e shtetit në dorë dhe që i donte të dyja edhe vulën edhe këmborën.
Kështu që Meksi i dashur mik, edhe atë vegël që kish për të tundur e humbi me dëshirën dhe vullnetin e tij dhe ne këtyre lloj vegjetuesish pa këtë vegël administruese u themi dash pa këmborë. Them e la me vullnetin e tij, sepse edhe kur kish rast që të shqelmonte Atë të vulës, jo vetëm që nuk e bëri, por u fut në tufë me delet dhe u bë as dele as dash.
Dhe vazhdon mysafiri – prita ca kohë që të shihja ç’do bënte Vulë dhe Këmborë mbajtësi më pas dhe do ti që pas shumë zallamohish me kopenë dhe grupin e çobenëve, pas një shtrëngate politike dhe tërbimi të grigjës, nuk ndjehej asnjë i zoti që të merrte përsipër dhe të ngarkonte në shpinë Vulën dhe Këmborën bashkë, me pwrjashtim tw njwrit qw iu çfaq imazhi hyjnor kur ishte duke mbushur verw nga buti i madhwshtisw.
Këtu Teodori bie në të thella dhe pas një heshtje domethënëse të shoqëruar me një gllënjkë verë, më drejtohet me një zë të qetë: Unë mendoj se e njoh disi jetën dhe që në rini kam filluar të studioj kuptimin e jetws me ndihmën e një miku të vjetër të stazhionuar në butet e shkollave të vjetra në kurbet, kuptimin e asaj jete të paraqitur me kode tek vepra e kryemjeshtrit Da Vinçi – Darka e Fundit.
E kam parë dhe riparë, menduar dhe interpretuar sipas vlerësimit tim dhe gjithmonë thoja me vehte dhe miqtë e mi se u gjënd një kryemjeshtër që na dha për 500 vjet kuptimin e moralit të jetës me anë të një pikture.
Rreth historisë së këtyre dishepujve do e vërtiste, do e përshkruante dhe transmetonte mesazhin e historisë njerëzore për 500 vjet.
I përmban ajo të tëra veset e shoqërisë, që nga vuajtja e shpirtit tek mungesa e ndershmërisë, nga mashtrimi makabër tek gënjeshtra, që nga vetmohimi për të tjerët dhe deri tek braktisja e idealeve dhe kështu me radhë miku im, unë mund të të flas shumë për këtë temë ngaqë e kam të fushës time të artit dhe hobit të të shkruarit dhe jam marrë me atë.
Ajo që më mundon më thotë Teodori në bisedë e sipër është dilemma nëse ka ndonjë kryemjeshtër tjetër nga fusha e mjekësisë që të portretizojë kuptimin psikologjik dhe personalitetin e politikanëve në përgjithësi, të cilët udhëheqin shtetet në epokën moderne dhe këtu më duhet ndihma jote si i lëçitur që je në këtë fushë.
Tendoset i tëri Doriani kur nis t’i them që ashtu sikurse 500 vjeçari i mëparshëm kishte mjeshtrin e vet të Darkës së Fundit edhe ky 500 vjeçar i kohës moderne ka mjeshtrin e vet, i cili i kaloi të gjitha shkallët e hierarkisë shkencore dhe në fund nga pozita e mjeshtrit dha përcaktimet e tij për ata që duan t’i ndjekin në jetën mbi tokë. Pa pritur akoma t’i them emrin e mjeshtrit, Teodori më ndërpret se mos e harron atë që i erdhi në mënd dhe thotë: Po si është e mundur që kryemjeshtri i kaloi të gjitha shkallët e hierarkisë derisa u bë i tillë, e këtu tek ne u varin këmborë ca qingjave pa lesh, që s’kanë qënë regjistruar më parë në asnjë listë inventari borderoje dhe fap e në krye të qeverisë?
Mos ndoshta ka zyra nëpër atë Europën plakë që bëjnë sikur s’durojnë dot të indoktrinuarit nga era komuniste dhe na sugjerojnë këta qëngja të pa indoktrinuar nga vera vdekjeprurëse e ideologjisë marksiste, por pa vegël për të tundur, paçka se na mbajnë në vënd qëndro ?
Prit i them Teodorit, mos më ndërpre se s’të kam thënë akoma emrin e mjeshtrit e pastaj të njohësh të thënat e tij.
E vazhdova më tej të hedh ca verë në gotë për vehte e për mikun.
Kur në Europë filloi të ndjehej era e luftës së dytë botërore, vëndi që po rritej pa ndalim, Amerika, e mori mjeshtrin Frojd dhe e la në Londër nën kujdesin e Mbretëreshës angleze, duke i thënë që ma ruaj këtë djalë dhe lëre të punojë, sepse i ka vënë vehtes një detyrë. Për të mirën e shoqërisë po përcakton kriteret sipas të cilave do zgjedhim liderat e ardhëshëm që mbas lufte do fillojnë të kungohen në Uashington e Londër dhe jo më në Paris e Romë.
Frojdi do ishte Somelieri i shijeve dhe aromave të politikanëve të ardhëshëm e në bazë të psikanalizës së personalitetit të tyre, të detajuar deri në imtësi prej tij, do bëhej zgjedhja e duhur ose e dështuar e tavolinës së madhe të Drekës Moderne të Frojdit.
Tani e kuptoj, më ndërpret Dori, kuptimin e shprehjes popullore të hëngërsha Drekën, d.m.th. dreka përpara fundit.
Ndërsa Da Vinçi na la Darkën e Fundit, Frojdi na la Drekën e Psikanalizës, me anë të së cilës mund të çkodojmë tiparet dhe psikologjinë e liderave, karakterin agresiv, këmbëngulës në qëllimet e mbrapshta, apo ndjenjën e sakrificës dhe vetmohimit për interesat e shumicës.
Të mund të bëjmë dallimin e atij që kërkon të drejtojë me kolegjialitet dhe e kundërta, përcaktoi tiparet e atij që shkon drejt diktatorit.
Në këtë moment ndërhyn menjëherë mysafiri duke sjellë shëmbuj nga jeta jonë e ditës – Me sa duket ne duhet të jemi shumë miopë që nuk i përmbahemi kritereve të këtij mjeshtri, përderisa kemi këtë katrahurë politiko shoqërore sot në vënd.
Përpiqem t’i shpjegoj Dorit se sollëm ish Vulëmbajtësin në krye të tufës, por kësaj radhe i besuam Këmborën, duke harruar ca mësime të mjeshtrit. Mirëpo këmboraxhiu do edhe Vulën, vet firmos e vet vulos, sipas shprehjes shteti jam unë.
A ka mjeshtri ndonjë përcaktim për këtë rast ? pyet ai menjëherë.
Prit i them se do të t’i rrjeshtoj ato më kryesoret dhe më të qartat e pastaj bëji deduksionet vet.
Kur mjeshtri përcaktonte tiparet e politikanëve të mijëvjeçarit të ri, mbartur edhe nga eksperienca e ustallarëve dhe personazheve historikë të mëparshëm, përgjëronte mbi kazanin e mushtit karakterial dhe në varësi nga aroma e tij dhe vazhdimësia e proçesit të maturimit, përshkruante tiparet e shijeve karakteriale njerëzore, lakmitë e tyre, dedikimin e tyre për dalldisje apo në të kundërt për vetpërmbajtje, kështu që si puna e vendosjes së shisheve në tavolinën e drekës ai përshkroi rregullat e zgjedhjes dhe vendosjes së figurave në tavolinën e pijetarëve të politikës.
Por nga proçesi i maturimit, thekson mjeshtri, varet edhe radha e dehjes së politikanëve nga fuqia e pushtetit dhe kjo dehje vjen sipas radhës së numrave algjebrikë, pra nga Njëshi.
Këtu më rri, më thotë Dori, se kjo puna e njëshit është gjithëandej çelësi i enigmës. Sa jam marrë me këta njëshat dhe e di përse – më ka mbetur në mëndje shprehja e Sovranit të katandisur në moçal si buajt në llucë që - e keqja dhe e mira vijnë përherë nga koka, pra nga peshku Njësh.
Dhe mjeshtri Frojd të shpjegon se kur njëshi i gëzohet thirrjes së turmës, nxitur nga ata që e rrethojnë dhe përmëndet nga njerëzit si p.sh.: po vjen Komandanti, do flasi Kryetari i madh i partisë që e ringriti nga përbaltja, apo po pritet ardhja ose votimi i Doktorit, sikurse përmëndet nëpër podiume para turmave se tani do na nderoj me çfaqjen e tij në publik qytetari i parë i Kryeqytetit, etj, etj, atëhere mos u çudisni o njerëz kur më pas të dëgjoni Njëshin t’ju thotë se unë jam e vërteta absolute. Dhe kështu njëshit i fillon dehja që i manifestohet me çfaqjen e vehtes si atë të një njeriu shumë të fortë, si njeri i veprimit të shpejtë, që parashtron ide me deklarime konçize të përsëritura pa rast e vënd, me fraza të shkurtëra të shprehura me tone orakulli dhe triumfatori, me gjestikulacione shkatërruese për kundërshtarin, duke përdorur shumë metafora, terminologji ushtarake si: zjarr, hekur, topa, bajoneta, çfarosje, antikrim, antikorrupsion, krahas terminologjisë spiritualiste si: ideali demokratik, besimi, katarsis shpirtëror e material, sakrifica, martirizim, thirrja nga një mision historik, bekim nga zoti dhe i biri, thirrje historike e patriotike të projektuara në një të ardhme pa përcaktim e pikërisht për shkak të kësaj të vështira për t’u vrifikuar.
Kaq sa duken të fryrë, të rrethuar nga plot servilë këta njësha delirioz, kanë edhe ca të fshehta të brëndëshme karakteriale, paranoide, të cilat u prishin gjumin mbretëror dhe i bëjnë të jenë dyshues pa arsye të mjaftueshme ndaj bashkëpunëtorëve përqark, mendojnë se këshillat që guxojnë t’u japin mbartin keqdashjen dhe pabesinë, tek çdonjëri shikojnë tradhëtarin, të pabesin, provojnë t’u shtijnë frikën me të gjitha format atyre që i rrethojnë, selektojnë ata që kanë vrima të zeza në proçesin e maturimit të tyre dhe i përdorin deri në përdhosje, mendojnë deri edhe se mos gruaja është dyshuese për fillimin e dalldisjes së tyre, ndërrojnë flamurin shpesh herë nga njëri ekstrem në tjetrin me një pafytyrësi të pabesueshme, mohojnë sot atë që thanë dje, shtyhen në ekstazë nga paraja dhe ky veprim i fundit ua ka shitur shpirtin tashmë e jetojnë me dehje zeusiane. Tjetër tipar që na jep mjeshtri – që këta tipa për të arritur tek dehja e njëshit bëjnë kthesa të papritura, pirueta marramëndëse, shkelin pa mëshirë mbi fate njerëzish, ndërrojnë kampet sipas gradës së pushtetit dhe nuk durojnë dot fare t’i thërrasësh në emër zoti filan apo fistëk, pale pastaj të thonë ndonjëherë më falni për atë që bëra keq megjithëse e mendova për mirë.
Dale ma pret Teodori, se në çdo fjalë që më thua më duket sikur më dalin përpara Njëshat tanë dhe disa të tjerë të mëparshëm që bënë histori të keqe në Europë.
A e di më thotë ai me nxitim, unë kam ndenjur, diskutuar, debatuar, admiruar për veprime të drejta, por dhe jam rrahur nga këta të dalldisur prej dehjes pushtetore. Sëbashku me disa të tjerë miq të mitë, kemi shkruajtur dhe dënuar ashpër uzurpimin fuqiplotë të institucioneve dhe partive të tyre nga këta të intoksikuar deri në konvulsione pushtetore vetvrasëse.
Vazhdoj të ndjehem i dëshpëruar, e nget muhabetin, që disa prej miqve të mi, të rrahur dhe përplasur më shumë se unë, që shkruanin dhe bënin publiçistikë për tu lakmuar, e nuhatën aromën e mushtit politikë që po fryhej e ziente dhe e lanë publiçistikën, i mohuan ato që kishin argumentuar si të padrejta para masës dhe kërcyen, u kacavirën, gllabëruan vëndin e njëshit, duke u thënë turmave që Unë jam ai që u duhet në këtë katrahurë politike, shpëtimin e së cilës shikojeni tek farfurit tek Unë.
Nuk e di, vazhdon më tej, se ku filloi të nuhasë aromën e njëshit edhe ky i Gjati i Jugut, se deri dje ishte shërbëtor i mirë i vegjëlisë, por siç duket këshilli i atyre që përzgjedhin njëshat, në kundërshtim me kriteret e mjeshtrit somelier të politikanëve, e nuhatën aromën e rrushit të Edvinit, e ngatërruan me aromën që nxiste frymëmarrje të thellë të publiçistikës së tij dhe e gjykuan se e vetmja verë politike që mund të konkurojë rrushin e hazdisur të të Gjatit të Veriut ishte qytetari i parë i kryeqytetit. Erdhi si numër një me disa kapërcime të papritura në tavolinën politike, por humbi aromën jetësore të lirisë publiçistike, kur na mbërthente mëndjen me analizën argumentuese, të saktë si bisturia e kirurgut, deri në demaskim të të gjitha deformimeve që vinin nga të dy krahët, si nga rrondokopi i Jugut ashtu edhe nga Gjatoshi i Veriut. Dhe ta them unë mik vëllai që për të mbyllur gojën e këtyre publiçistëve dhe për tu shitur demokratë të kulluar e vlerësues të kontributeve të këtyre intelektualëve, Njëshat përdorin taktikën e dhënies së karrigeve pushtetore, përsëri i ulin tek karrigia me numër Një, duke na bërë që t'i quajmë nga ky moment jo më publicist, por me shprehjen e goditur angleze Chair’s Pubass-ist.
Ndërkohë këta pubassist nga euforia e karriges zyrtare duan të na mbushin mëndjen neve grigjës se do bëjnë maksimumin për të rivendosur rregullat e lojës demokratike, si me thënë do përpiqemi të gricemi si miza me demin.
Dhe a e di se nga kush e kam dëgjuar për herë të parë një shprehje të tillë, ngazëllehet miku im, - nga një prej këtyre ish pubass apo njeri i letrave siç i pëlqen tani ta quajnë, i cili pasi kish qënë në një nga këto karrige edhe pse për pak kohë, i ishte çfaqur majasëlli me pasojat e tij dhe nuk shijonte dot më verë e raki si unë e si ti, por me të njohur më thellë rregullat e kryemjeshtrit Frojd, u kthye mes nesh dhe tani shqepemi në biseda të lira pa teklif e publikime shkrimesh sa herë që Njëshat dhe pasuesit e tyre bëjnë marrëzinë e radhës.
Dale pak o Dori, se ti sillesh nga sillesh dhe u jep gjërave ca shprehje të ngatërruara nganjëherë, i them. Kjo shprehje më tingëllon me kuptim shumë të dyshimtë, se duket sikur nuk janë as ashtu dhe as kështu, pra nga mendon se anojnë më shumë këta individë, nga seksi femër apo mashkull.
Po këtu është bukuria o ditëbardhë, më rreh krahët Teodori, se këta janë ata që quhen Hermafroditë Politikë, herë me zë të hollë femre dhe herë me zë të trashë mashkullor me tonalitete në ulje deri në shuarje, sipas nivelit të glukozës apo thartirës që përmban rrushi i Njëshit. Por ky lloj varieteti hibrid ka pamjen në tavolinë dhe shijen kur e ha, me atë lloj të kultivuar në fermën me emër Central Komitet.
Dhe e blejnë me çmim të lartë, sepse merret për atë rrush safi që prodhon ferma me emër E Djathta Reale e Munguar.
Më hidh ca verë i them, e mbaje mënd muhabetin se dua të bëj një parantezë për të thënë diçka që e ka thënë mjeshtri me shumë rezervë.
Frojdi e ka përmëndur, por disi i rezervuar që edhe këta Njëshat kanë shumë rrallë një moment sinqeriteti disi të shtyrë nga hyjnitë.
Dhe jep shëmbuj nga vëndet e mëdha, e unë bëj analizën e këtij vëndit tonë të vogël për të gjetur këtë sinqeritet hyjnor të Njëshave. Dhe më del që edhe ish Njëshi ynë e ka një moment të tillë kur filloi të shkruante librin Kur hidheshin themelet e pushtetit të ri popullor. Pra themelet e pushtetit të tij. Ai e filloi me gurin e themelit sinqeritetin e tij, duke na thënë që nëse doni të vini gur në themel, më të fortë, më solid e të pa shkatërrueshëm nga natyra është guri i madh i pronës private. E vazhdon të shtjelloj idenë që këtë gur ua mora të mundurve dhe e vura në themelin tim. Tani që duam të ndërtojmë godinën e demokracisë, meazallah se do Njëshi dhe kllounët e tij që të vënë këtë gur në vëndin e vet, prandaj dhe nuk bëhet godina, nuk mban dheu dhe na rrëshqasin institucionet gjithmonë drejt ekstremit të majtë me pasoja shkatërrimtare sociale.
Kështu më del miqtë e mi, analiza e çastit të sinqeritetit të ish njëshit tonë. Por edhe e këtyre njëshave të sotëm që i përdridhen pronës, gurit të themelit, si ato valltaret e pubeve që mezi presin ti ndukin spektatorët. Dhe në delir u deklarojnë të entusiazmuarve nga përtej detit në mes të Tiranës që juve mund t'jua japim tokën për Njëshka.
Por e bukur është se këtë dërgatë e përshëndeti përfaqësuesi i njëshit me fjalimin me titull:
Kemi cjepër me këmborë/
edhe tufa blegërin/
ky behar me këtë vapë/
Nëno, kokrra e rrushit po na ndrin.
Në kllapa -të tillë verë e raki i dhanë edhe dërgatës 400 figurëshe të përtej oqeanit para ca ditësh dhe ata të dehur pa e pirë akoma mirë filluan të kërcejnë valle të ansamblit Na bashkoi Rrushi Popullor tek Piaca përballë Skëndërbeut.
Por le ti kthehemi bisedës ku e lamë e unë dua të të pyes për këta që janë shkëputur nga njëshat dhe s’u kanë lënë gjë pa thënë ish bashkëluftëtarëve të tyre partiakë pas ndarjes dhe na çfaqen si desh të rinj që duan këmborë për të prirë kopenë që blegërinë pa pushim për Ata.
E kuptoj për kë më pyet, më thotë Dori, pasi e kthen një herë gotën e merr pak djathë nga mezeja.
Tërhiqet pak përpara dhe më thotë: më dëgjo me vëmëndje se edhe vet e kam pasur ca të vështirë për ta formuluar këtë mendim dhe sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e çmoj këtë mjeshtrin e psikanalizës.
Ia hodhën sirenat e pushtetit në kopësht Ismail Gjirokastritit dhe ç’nuk bënë ato për ta joshur Malon, ia zbërthyen para syve Malos të gjitha kopsat e karriges pushtetore, i treguan edhe modele europiane nga ato më shpirtkëputëset me dizenjo nga kompania numër një e modës, Presidencia, e kërkuan që të flinte me disa prej tyre në pallatin e kësaj kompanie, ku aromat frojdiane të dehin e bije në kllapi parajsore.
Po unë e kam thënë me kohë që nuk e ha atë kokërr ulliri Malua, se jo vetëm që ai fle në një pallat tjetër me aroma dehëse pavdekësore dhe shijon çlirim total frojdian, por ka edhe meritën që i studjoi mirë përcaktimet psikanalitike të mjeshtrit, i fitoi atij zemrën dhe ustai e mori pranë duke i thënë që rri këtu me mua, se ti ke pothuaj po atë thumb intelekti si unë që injekton tharmë të lartë. Më duhesh o Ismail, për të përgatitur tavolinën e madhe të politikës shqiptare dhe goditi sarahoshët me rregullat e mija, të cilat i ka vërtetuar koha dhe historia e tani njerëzit më thërrasin kryemjeshtër i kohës moderne dhe janë penduar që nuk më dëgjuan kur jepja përcaktimet e mija për liderat europianë, të cilët ekzaltonin turmat në sheshet e Berlinit, Romës, Moskës e më pas Tiranës, Budapestit, Sofies, etj, etj.
Ka kohë që më japin të drejtë se nuk më dëgjuan kur u thoja që mos duartrokisni ata që kapërcejnë brënda natës nga njëri pallat partie tek tjetri ekstrem, mos u joshni nga ata që vënë të tjerët për tu përhapur famën dhe lavdinë boshe, mos mbështesni ata që kanë vrima boshe në proçesin botëkuptues arsimor, aq më tepër mos duartrokisni ata që eleminojnë bashkëpunëtorët e orëve të para sot, sepse nesër e keni radhën ju, brënda çatisë tuaj. Dhe u sakatosën me njëra tjetrën këto turma derisa një ditë dërguan përfaqësues në pallatin tim me pikësynim njohjen dhe studimin e rregullave të mija, për të mos lejuar përsëritjen e marrëzive shoqërore.
E kupton tani i dashur mik, më pyet mendueshëm Teodori, se ku e kanë hallin ca avoketër, pubass, ca rrondokopër kokëmisha kërcimtar e shkërdhatarë parlamentar, që bëjnë sikur nevrikosen dhe tërbohen nga diktati i njëshave, por gjithë merakun dhe nepsin jargavitës e kanë tek numri Një. Vetëm kur binden që kanë për ta siguruar me një mijë marifete dhe delegime alla lesiane, tërhiqen në ndonjë ambasadë këshilluese dhe mbas ca firmave surrogatosh, na çfaqen me parti të re ku kryetari, megjithëse i dhjerë mbahet krenar me kollare të trashë e që i ulur në Chair’s Pubassin e njëshit i kënaqet pamjes prej ofiqari dhe kostumit e limodhesë me ngjyrë të verdhë, që mezi e lejon të bëj frymëmarrjen e lirë.
Tani, më thotë Dori, do ta mbyllim se unë jam miku dhe ne e kemi traditën që miku e mbyll, por le të përmëndim edhe një fakt tjetër: Kur në erën e lirisë u çfaq Papa dhe më pas në mes të katrahurës misioni i San Exhidos nga përtej detit, epo thashë tani filluan t’i mbledhin dhitë njëshat tanë dhe do mësojnë pak nga eksperienca e tyre. Mendoja se do nxinin ca mëntë nga fakti shumë domethënës i shëmbullit të tyre, që kanë një shtet me popullsi 2 miliard banorë dhe nuk i kemi parë asnjëherë në historinë e shoqërisë që të bëjnë fushata elektorale si këto që bëjmë ne.
Sa pak zhurmë, sa shumë heshtje, studim e meditim dhe lutje në tavolinën e politikës kristiane.
Mbyllen dyert për publikun dhe fillojnë të çmitizojnë ata që kanë manifestuar delirin e madhështisë së njëshit, pasi të parin e grigjës e kanë të zgjedhur që më parë dhe sipas mësimeve të historisë e principeve psikanalitike është ai, i pari, që i shërben më shumë kauzës, duke u lutur përditë për të shpurë misionin e ngarkuar në destinacionin e njerëzve të thjeshtë, me të parin, si shërbëtori mes shërbyesve të kauzës.
Le të presim dhe aq kohë më thotë mysafiri, sa duhet për të ardhur të paintoksikuarit nga deliret, me mëndje shërbëtori të njerëzve deri në fund, pa fallcitete, me norma qytetarie perëndimore, që respektojnë institucionet si shtylla të ngrehinës jetësore.
E kemi vet në dorë që t’i mbajmë pranë apo t’u japim shtymën, të mos i lëmë që të ngrihen apo t’i thërrasim në detyrë, t’iu besojmë institucionet si të shënjtat vlera shoqërore, apo ti ndjekim pas duke u rritur madhështinë e Njëshit.
Kështu, or mik, po nuk u gjënd rrush politike ( jo pa fara, për stafidhe) me Farën e Dorëheqjes brënda, këtë lloj vere e raki do pijmë përditë o miqtë e mi.


Minella Aleksi

posted by Flori Bruqi | 4:42 MD

e shtunë, gusht 12, 2006
Agim Çeku: E ardhmja e serbëve të Kosovës është në

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ftoi sot përfaqësuesit serb që të inkuadrohen në institucionet kosovare sepse sipas tij, askush nuk mund ta rregullojë jetën e qytetarëve serbë nëse ata vet nuk marrin pjesë në institucione

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ju bëri thirrje serbëve të Kosovës që të inkuadrohen në institucionet kosovare sepse sipas tij askush nuk mund të rregullojë jetën e qytetarëve serb nëse ata vet nuk marrin pjesë në institucione. Këtë thirrje kryeministri i Kosovës, Agim Çeku e bëri gjatë një takimi që zhvilloi me udhëheqësin e subjektit më të madh politik serb në Kosovë Lista Serbe për Kosovë e Metohi, Oliver Ivanoviq. Ky i fundit vazhdon ta cilësojë gabim, vendimin e përfaqësuesve të serbëve për largim nga institucionet e Kosovës, ndërsa, tha se ky gabim u përsërit edhe në takimin e Vjenës ku përfaqësuesit serb të Kosovës nuk ishin pjesmarrës në bisedimet për të drejtat e pakicave në Kosovë.


Unë mendoj se serbët e Kosovës nuk janë pakicë në Kosovë, sepse nëse flasim për dokumente zyrtare, Kosova vazhdon të jetë pjesë e teritorit të Serbisë dhe këtë e përcakton edhe rezoluta 1244 më të cilën akoma administrohet Kosova, por mendoj se, mospjesëmarrja e serbëve të Kosovës në asnjërin prej delegacioneve ku u diskutua për të drejtat e pakicave në Vjenë ishte gabim, tha Oliver
Ivanoviq.

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, nga ana e tij thotë se askush më mirë se serbët e Kosovës nuk mund të diskutojë për problemet e tyre dhe në këtë linjë ai shfrytëzoi rastin të ftojë ata që të inkuadrohen në institucionet e Kosovës.

Kryeministri Çeku, tha se qeveria që ai drejton është duke bërë të pamundurën për kthimin e serbëve të zhvendosur dhe për lirinë e lëvizjes së tyre në Kosovë që sipas tij kohëve të fundit është përmirësuar dukshëm. Kryeministri Çeku, tha se, inkuadrimi i përfaqësuesve serb në institucionet e Kosovës do të ndikojë edhe tek qytetarët serb që të integrohen në shoqërinë e këtushme. Ai ftoi qytetarët serb që ta njohin realitetin e ri të krijuar në Kosovë, të mos shikojnë nga Beogradi, por nga Prishtina, sepse e ardhmja e tyre sipas kryeministrit është në Kosovë.

Bekim Shehu