Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, gusht 26, 2006

Sejdi Veseli : MERCENARËT SHQIPFOLËS UNMIKISTANEZ NË MBROJTËJE TË NDARJES SË KOSOVËS!

To: agim.ceku@ks-gov.net, art-cafe@alb-net.com,
Afrim.Loku@balkans.Halliburton.com, asani57@hotmail.com,
bektesh.rudhani@kek-energy.com, besnikelezi@yahoo.com, Bruqi-Flori@hotmail.com,
dea2608@verizon.net, drlebibehashani@hotmail.com, durakzyrapi@yahoo.com,
durakzyrapi885@hotmail.com, enver_hasani@yahoo.com, fadil.kryeziu@ks-gov.net,
g.ajgeraj@bluewin.ch, granitbruci@hotmail.com, hasim_rushiti@yahoo.com,
i_prokshi49@hotmail.com, ibrahimtershnjaku@yahoo.com, ilirjana_z@yahoo.com,
islamhusaj@yahoo.com, isufdedushaj@hotmail.com, jahja.lluka@ks-gov.net,
kajtazi@romandie.com, ktraboini@msn.com, luigji_61@hotmail.com,
maca__82@hotmail.com, moza_eu@hotmail.com, mrama67@hotmail.com,
nijazipira@hotmail.com, nurishahehulaj@hotmail.com, palsokoli@arcor.de,
ramadanhalimi@hotmail.com, rtgintervente@yahoo.com, sdetari@yahoo.fr,
shehuengjell@hotmail.com, shema_andi@hotmail.com, shgalica@hotmail.com,
shkelzengashi@yahoo.com, skenderberisha@hotmail.com, Skender.Berisha@ks-gov.net,
spitaliregjional@yahoo.com, tetori13@hotmail.com, VanChristo@frosina.org,
vasilq@voila.fr, vjollcazymberi@gmail.com, xhafer_syla@hotmail.com,
ydyla@yahoo.com, zeqirja_h@yahoo.com, zeqirjah@hotmail.com
Cc: sveseli@hotmail.com
Bcc:
Subject: Shqiperia etnike eshte e domosdoshme ne Ballkan...
Date: Fri, 25 Aug 2006 18:41:18 +0000



Te nderuar lexues,
Bashkangjitur keni shkrimin e publicistit SEJDI VESELI,nga Prishtina,shkrim ky i publikuar sot ne web faqet virtuale Floart dhe Flori-Press.

Te njajtin ju lutem postoni miqeve ane e kend globit,si perkrahje dhe senzibilizim te opinionit gjithekombetare per mbrojtjen me paqe - PAVARESISE se KOSOVES!

Ndarja e Kosoves mund te behet vetem me lufte!

Luften shqiptaret nuk e deshirojne,por nese kjo ju imponohet nga BASHKESIA NDERKOMBETARE,atehere shqiptaret (mbi 10 milione)nuk do te rrijne duarkryq-ne formimin e Shqiperise Etnike!


Flori Bruqi

-------------------------------------------------------------------
From : sejdi Veseli
Sent : Friday, August 25, 2006 7:58 AM
To : bruqi-flori@hotmail.com
Subject : opinion

MERCENARËT SHQIPFOLËS UNMIKISTANEZ NË MBROJTËJE TË NDARJES SË KOSOVËS!
Shkruan: Sejdi Veseli
Siç dihet botërisht, ditën e mërkurë, me 23 gusht 2006 ( në orët e paradites), pjesëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje!, në përputhje me të drejtën demokratike, protestuan para ndërtesës së të ashtuquajtur “Kuvendi i Kosovës” dhe para selisë së monarkut unmikistanez.
Kjo protestë paqësore u organizua në shenjë të kundërshtisë ndaj pazarllëqeve që po bëhen nga i ashtuquajturi Grupi negociator i Kosovës(lexo: klanet që e konsiderojnë Kosovën dhe të drejtat e popullit shumicë të saj, si çiflig të tyre, që për nga mentaliteti do t’ua kishte lakmi Esat Toptani dhe pasuesit e tij).
Parulla kryesore e shpalosur në këtë protestë ishte “Decentralizimi ndarje-ndarja luftë”.
Protestuesit-pjesëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje!, me trupat e tyre të njomë dhe plotë energji pozitive bllokuan hyrjen kryesore të ndërtesës të ashtuquajturit Kuvendi i Kosovës, me një qëllim të vetëm dhe në përputhje me interesat e Atëmemëdheut, për të kundërshtuar takimin e “çifligarëve” vendor me ndërmjetësuesin ndërkombëtar dhe të paguar mirë, pensionistin senil Mart Ahtisari - përmbaruesin e regjur të krizave, çdo herë në përputhje me instruksionet e qarqeve të njohura ndërkombëtare, të cilat tregtojnë me fatet e popujve.
Siç dihet, ky takim u mbajt prapa dyerve të mbyllura, por dihet se tema bosht e tij ishte: zgjerimi i enklavave serbijane dhe legjitimimi i pushtetit të Serbisë në më shumë se ¼ e territorit të Kosovës.
Në momentin kur Lëvizja Vetëvendosje!, kishte filluar me bllokimin e hyrjes kryesore të ashtuquajturit Kuvend i Kosovës, Ahtisari dhe suita e tij kishin zënë kryevendin në tavolinën e “bisedimeve”, përballë toptanistëve kosovar, të cilët me buzëqeshjet e tyre prej servilësh, merrnin në shënime instruksionet-detyrat e shtëpisë, që u diktonte i përzgjedhuri i punëdhënësve të tyre. Detyra këto të përpiluara sipas recetave të Beogradit zyrtar, rrënuese për interesat legjitime të 95% të popullit të Kosovës, pra të shqiptarëve!
Ashtu si dhe herëve tjera kur shqiptarët demonstruan paqësisht, njësitet speciale të të ashtuquajturës SHPK u sulën mbi protestuesit paqësor të Lëvizjes Vetëvendosje! Por kësaj radhe me brutalitet prej bishave të dresuara, sipas parimeve dhe metodologjisë së spcialcave serbo-çetnik.
Specialcat shpkëst duke përdorur dhunën më barbare, prangosen 72 djem dhe vasha, në mesin e tyre edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje!, veprimtarin e urtë Albin Kurti, për të vetmin faj që kishin bërë, pse shfrytëzonin të drejtën demokratike për të protestuar kundër ndarjes mbi baza etnike të Atëmemëdhut të tyre, që shpie pa shmangshëm në copëtimin dhe aneksimin nga Serbia e ¼ të territorit të tij!
Gjatë prangosjes së pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nga mercenarët shqipfolës u lënduan shumë protestues e protestuese dhe ashtu të përgjakur i fusnin nëpër autoburgje dhe i transportonin në lokalet e burgut SHPK-ist në Prishtinë.
Edhe pas arrestimit, brenda lokaleve të burgut SHPK-ist, nga “mbrojtësit” e rendit “demokratik” të Kosovës,ndaj të arrestuarve të prangosur u ushtrua dhunë shtazarake, e paparë në arrestimet e mëhershme. Si pasojë e kësaj dhune, shumë nga protestuesit e prangosur pësuan lëndime serioze.
Për argumentim, mjafton të veçohet vetëm rasti i patriotit të dëshmuar, Liburn Aliu, i cili është i shtruar për shërim në Klinikën ORL, të QKU-së, me hundë të thyer dhe me dorën e djathtë të pëlkyer rënd.
Sjellja e pashpirt e pjesëtarëve të njësisë speciale të SHPK-s, e ngjashme me ato të bishave kur bien në mish, të imponon përfundimin, se ky soj krijesash që ka pranuar të veshë uniformën e kaltër, në të cilën, jo vetëm se nuk ka as edhe në shenjë kombëtare, por as edhe një fjalë në gjuhën popullit shumicë të Kosovës, nuk mund të konsiderohen tjetër pos ashtu siç janë –mercenar të kolonizatorve unmikistanez.
Mos reagimi i këtyre mercenarëve ndaj, minoritarëve serbijan, jo vetëm kur i bllokojnë rrugët arteriale të Kosovës, por edhe kur sulmohen automjetet e shqiptarëve dhe rrahen drejtuesit dhe pasagjerët e tyre, si dhe përputhshmëria e reagimit të tyre të fundit ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, me kërkesat e serbo-çetnikut Boris Tadiq, të imponon përfundimin se këto krijesa dirigjohen edhe nga gishtat e zgjatur të Beogradit, ngase një pjesë e madhe e tyre kanë shërbye me devotshmëri dhe besnikëri në milicinë jugosllave, deri në momentin kur u hodhën si limona të shtrydhur prej saj.
Qëndresa stoike e pjesëmarrësve edhe në këtë protestë është dëshmia më bindëse, se do të përfundojnë turpshëm të gjitha përpjekjet për ta mbjellur frikën te pjesëtarët Lëvizjes Vetëvendosje! dhe te simpatizuesit tyre, jo të paktë, qofshin ato të “Çifligarëve” të Kosovës(të ashtuquajturit “Grupi i Unitetit”), apo të punëdhënësve të tyre unmikistanez dhe të atyre që qëndrojnë në hije!
Përkundrazi, do të forcojnë mbështetjen e popullit ndaj djemve dha vashave të tij, që i lindi, i rriti dhe që i edukoi se si duhet dhe si mbrohet Atëmemëdheu!
Edhe Protesta e 23 gushtit 2006, për ata që kanë sy e vesh, ridëshmoi një të vërtet të pakontestueshme, se populli shqiptar ka bijë dhe bija besnike të tij, të cilët po përbashkohen përreth Flamurit kombëtar, të vendosur që të japin hisen e tyre të plotë të kontributit, deri në përmbushjen e plotë të aspiratave të tij shekullore, për të jetuar i lirë dhe me dinjitet në Atëmëmdheun e tij!
Edhe Protesta e 23 gushtit 2006 është një porosi e qartë, se të gjithë ata të cilët përpiqen (së koti) për ta penguar popullin shqiptar në rrugën e tij të natyrshme, për funksionalizimin e të drejtës së tij legjitime për të vetëvendosur për të ardhmen e tij, do të ballafaqohen ma pasoja të paparashikueshme!
Edhe kjo protestë është edhe një paralajmërim shumë serioz, se po afron dita kur shqiptarët do ta dënojnë pamëshirshëm pabesinë, e cila nuk ishte, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e karakterit të tyre!
Situata nëpër të cilën po kalojmëm plotë rreziqe për të sotmen dhe të ardhmen tonë, nga të gjithë ata që e duanë Atëmemëmdheun pa hile, duhet të kuptohet si kushtrim për t’i ngjeshur radhët me besa-besë, në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje! e cila është përcaktuar e deklaruar publikisht dhe që po dëshmohet me vepra konkrete, se është e vendosur për ta quar deri në fund Amanetin e Dëshmorëve të Kombit!
Tjetër rrugë nuk kemi,shkruan ne mes te tjerave shkruan publicisti dhe patrioti yne Sejdi Veseli nga Prishtina.


Prishtinë, me 25 gusht 2006