Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Portret:Shkrimtarja Elvira Dones

Elvira Dones eshte lindur ne Durres (Shqiperi) ne 1960.

Eshte diplomuar ne letersi shqipe e angleze ne Universitetin Shteteror te Tiranes. Ka jetuar e punuar ne Zvicer qe prej vitit 1988.

Nga mesi i korrikut 2004 jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Washington DC.

Ka shkruar e publikuar ne gjuhen shqipe:

DASHURI E HUAJ, roman, shtepia botuese Cabej, Tirane 1997
KARDIGAN, roman, shtepia botuese Cabej, Tirane 1998
LULE TE GABUARA, vellim me tregime, shtepia botuese Onufri, Tirane 1999
YJET NUK VISHEN KESHTU, roman, shtepia botuese Sejko, Elbasan 2000
DITE E BARDHE E FYER, roman, shtepia botuese Sejko, Elbasan, 2001
I LOVE TOM HANKS (PERRALLA MODERNE), tregime, shtepia botuese Sejko, Elbasan, 2002
ME PAS HESHTJA, roman, shtepia botuese Sejko, Elbasan, 2004
Romanet

YJET NUK VISHEN KESHTU,
DITE E BARDHE E FYER
ME PAS HESHTJA
jane pjese e nje trilogjie te titulluar "Trilogjia e dhimbjes".

Ka botuar ne gjuhen italiane:

SENZA BAGAGLI (nga origjinali shqip "Dashuri e huaj"),
BESA Editrice, Nardo (Lecce), 1998
SOLE BRUCIATO (nga origjinali shqip "Yjet nuk vishen keshtu"), Feltrinelli Editore, Milano, 2001
BIANCO GIORNO OFFESO (nga origjinali shqip "Dite e bardhe e fyer"), Interlinea Edizioni, Novara, 2004
Krahas krijimtarise letrare levron punen si skenariste filmash e gazetare dokumentariste. Ka shkruar dy skenare filmash artistike me metrazh te gjate:

skenar per filmin SENZA BAGAGLI I ("Dashuri e huaj"), 1998
skenar per filmin SOLE BRUCIATO ("Yjet nuk vishen keshtu"), 2003. Ky film, tashme ne faze te perparuar realizimi, eshte nje bashkeprodhim evropian ku marrin pjese producente nga Zvicra, Italia e Franca. Do te drejtohet nga regjisori shqiptar Fatmir Koci e xhirimet do te fillojne mes vjeshtes 2004 dhe pranveres 2005.
Ka realizuar dy dokumentare televizive:

Per Televizionin e Zvicres italiane gjate vitit 2003 realizoi dokumentarin CERCANDO BRUNILDA (finalist i Cmimit te gazetarise "Ilaria Alpi 2004"). Kohet e fundit ka mbaruar se realizuari nje dokumentar te ri: "I NGUJUAR (Inchiodato)".

Nderkohe vazhdon aktivitetin si publiciste per disa gazeta shqiptare.

Eshte duke punuar mbi nje roman te ri ne gjuhen shqipe e nje skenar filmi artistik ne gjuhen italiane me titullin provizor GATI MARTESE

Eshte anetare e Shoqates Zvicerane te Shkrimtareve