Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, gusht 19, 2006

POPULLSIA E SHQIPERISE ESHTE 3, 087,159 BANORE

Popullsia e Shqiperise eshte 3, 087,159 banore, sipas INSTAT it; me nje dendesi prej 113, 3 banore per kilometer katrore. Shkalla e rritjes natyrore te popullsise eshte 0,97 per qind ne vit. Lindshmeria eshte 21,35 lindje per 1000 banore. Jetegjatesia mesatare eshte 71,4 vjet. Per meshkujt ky tregues eshte 68,5 dhe per femrat eshte 74,3.
Struktura e moshes Meshkuj Femra

0 14 vje] 29, 53% 536,495 500,026
15 64 vje] 63,58% 1,073,351 1,155,115
mbi 64 vje] 6,99% 107,476 138,021
Para vitit 1990 dy te tretat e popullsise jetonin ne fshat. Si pasoje e levizjes se lire nga fshati ne qytete dhe jashte shtetit ky raport ka ndryshuar. Qe prej vitit 1990, Shqiperia vazhdon te kete emigrim masiv.
Destinacioni i emigranteve jane kryesisht Greqia dhe Italia. Numri i emigranteve shqiptare ne Greqi eshte 480 mije, ne Itali 180 mije, ne SHBA 12 mije, ne Gjermani 11 750 dhe ne Kanada 5 mije. 99 per qind e popullsise eshte shqiptare etnike, por ka nje minoritet grek prej 50 000 banoresh ne zonen jugore te vendit ne rrethet e Gjirokastres (Dropull dhe Pogon), Delvine (Vurgu) dhe Sarande.
Pas vitit 1990 nje pjese e minoritetit grek shkoi ne Greqi. Rreth 4 000 maqedonas jane vendosur prane Prespes se Madhe ne Korce dhe nje numer i vogel rumunesh eshte vendosur ne zonen qendrore dhe juglindore te Shqiperise. Minoriteti malazez eshte vendosur ne fshatrat e Shkodres.
Rreth 6 milione shqiptare jetojne jashte kufinjve te Shqiperise. Pas pushtimit turk ne shekullin e 15 te, shume shqiptare emigruan, sot pasardhesit e tyre ndodhen ne Kalabri dhe Sicili, dhe njihen si "arbereshe", ndersa ne Greqi ata quhen arvanitas. Ne vitin 1913, ne Konferencen e Londres, Fuqite e Medha vendosen qe Kosova t'i kalonte Serbise. Rreth dy milione shqiptare jetojne ne Kosove, Mal te Zi, ish Republiken Jugosllave te Maqedonise si dhe ne kolonite shqiptare ne SHBA, Argjentine, Australi, Bullgari, Kroaci, Egjipt, Greqi dhe Turqi.
Nje rritje e popullsise vihet re ne Shqiperi; ne Tirane popullsia e ka kaluar shifren 700 000, Durresi ka rreth 95 400 banore, Shkodra 87 800, Elbasani 83 800, Vlora 73 800, Korca 65 300, Fieri 45 300.
Burimi i informacionit:http://www.mekulipress.com/shkenca/shkenca.htm