Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

POETI HERMETIK ITALIAN I NDERUAR ME ÇMIMIN NOBEL

Portret
EUGENIO MONTALE
POETI HERMETIK ITALIAN I NDERUAR ME ÇMIMIN NOBEL



Pergatiti Hiqmet Mecaj

Eugenio Montale u lind në Gjenovë në 12 Tetor 1896 nga Domenikua tregtar dhe Xhuzepina Riçi. Ishte i fundit nga gjashtë vëllezër, nga të cilët njëri i vdekur menjëherë pas lindjes. I kalon fëmijërinë dhe adoleshencën në brigjet ligure.

1916

Shkruan poezinë e parë "Nën hije i zbehtë dhe i përhumbur", që do të bëhet bërthama e librit "Ossi di Seppia" (eshtra prej sopie).

1917

Futet nxënës në shkollën e oficerëve të këmbësorisë. Njohu kritikun Serxhio Solmi.

1918

Si oficer këmbësorie shkon vullnetarisht për të luftuar në Trentino; i besohet komanda e një pozicioni në vijën e zjarrit në fshatin Valmorbia. Nga kjo eksperiencë do të mbetet si dëshmi poezia "Valmorbia, bëhet fjalë për fundin tënd", më pas e botuar në librin "Ossi di Sepia" (Eshtra prej sopie).

1920

Fillon të frekuentojë krerët kryesorë të kulturës Gjenoveze, midis të tjerëve poetin Kamilo Sbarbaro.

1921

Poli intelektual i tij u bë Torinua, ku njohu bërthamën e gazetës "Primo Tempo".

1922-1926

Sergio Solmi i boton në “Primo Tempo” poezitë e para. Njihet me letërsinë e autorëve të mëdhenj europianë: Musil, Kafka, Italo Svevo. Në Milano njeh Sibilan Aleramon. Boton librin e tij të parë "Ossi di seppia" (1925). Ka shumë sukses nga kritikët më të mëdhenj. Në Trieste njeh Umberto Sabën, me të cilin lidh miqësi të fortë.

1927

Njeh poetin amerikan Ezra Paund. Takon Drusila Tancin që do të bëhet shoqja e tij e jetës. Transferohet në Firence.

1928

Del botimi i dytë i librit i plotësuar me poezi të reja. Poezia "Arsenio" përkthehet në anglisht dhe bëhet e famshme pas botimit të saj nga T.S.Eliot.

1931-1932

Del botimi i tretë i librit. Boton "Shtëpia e doganierëve" që bëhet bërthama e librit të dytë "Occasioni" (Raste).

1939

Bashkëjeton me Drusila Tancin. Njeh dhe frekuenton në të famshmen "Kafe e Xhupave të Kuq" tregimtarët Elio Vitorini, Karlo Emilio Gada, Aleksandër Bonsanti, Tomaso Landolfi dhe dy poetë të rinj, Piero Bigonxhari dhe Mario Luci, që do të bëhen autorët më të rëndësishëm të shkollës hermetike. Në grup bëjnë pjesë edhe disa piktorë.

1940

Del botimi i dytë i "Occasioni" i zgjeruar. Fillon për Montalen një aktivitet i dëndur prej përkthyesi midis të cilëve Eliotin, Shekspirin, Stainbekun, Servantesin, etj. Vazhdon aktivitetin e tij në fushën e studimit dhe të kritikës.

1944

Strehon në shtëpi disa miq hebrej të persekutuar nga regjimi fashist midis të cilëve Umberto Saba dhe Karlo Levi.

1945

Bashkë me Aleksandër Bonsanti dhe Artur Loria, themelon dhe drejton revistën pesëmbëdhjetë ditore "Il Mondo" (Bota).

1946

Fillon të bashkëpunojë me gazetat "Corriere d'Informazione" (Korrieri i Informacionit) dhe "Corriere della Sera" (Korrieri i Mbrëmjes). Takon poetin Pol Eluar. Në vjeshtë "Il Mondo" ndërpret botimet.

1948

Transferohet në Milano, ku punësohet në "Corriere della Sera". Detyra e tij e re do ta çojë të udhëtojë nëpër botë. Gjatë një udhëtimi në Angli, ku ndodhet i ftuar për një cikël konferencash bashkë me Alberto Moravia dhe Elsa Morante, takon T.S.Eliot.

Boton në librin "Quaderno di traduzioni" (Fletore përkthimesh), përkthimet e tij nga poetët më të rëndësishëm.

1956

Boton librin e tretë poetik, "La bufera e altro".

1957

Shtëpia botuese "Mondadori", boton botimin e dytë të zgjeruar të librit "La bufera e altro".

1959

I akordohet titulli "Legion d'onore".

1962-1965

Martohet në kishë me Drusila Tanci. Në Milano i akordohet çmimi ndërkombëtar "Feltrineli". Në tetor, pas një viti martese vdes Drusila Tansi. Poeti nuk do të rimartohet kurrë. Merr pjesë së bashku me poetët më të njohur nga e gjithë bota në festimet përvjetorit të lindjes së Dantes.

1967

Fama dhe prestigji i tij rriten jo vetëm në kufujtë kombëtarë. Universiteti i Kembrixhit i akordon titullin “L’Honorary Degree”. Në Itali i akordohet vëndi i senatorit të përjetshëm “që ka nderuar Kombin me meritat e larta në fushën letrare dhe artistike”.

1968

Njihet me poeten e re Analiza Çima.

1971

Boton në "Mondadori" librin e tretë me poezi "Satura", në të njëjtin vit del vëllimi "Diario del '71".

1972

Botohet versioni i parë i zgjeruar i "Diario", i titulluar "Poeti, Ditar".

1974

I akordohet nga universiteti i Romës titulli "Honoris Causa" në Letërsi. Nga Mondadori boton versionin definitiv të ditarit në vargje, të titulluar "Diario del '71 e del '72".

1975

Boton versionin e dytë e të tretë, të zgjeruara, të "Quaderno di traduzioni", në Mondadori. I akordohet Çmimi Nobel për Letërsi. Në Stokolm, në Akademinë e Zvicrës, mban diskutimin " Është ende e mundur poezia?".

1976

Botohet nga Mondadori një vëllim i studimeve të tij mbi poetë italianë e të huaj dhe mbi poezinë e tij, "Sulla poesia", që do të bëhet një libër i rëndësishëm.

1977

I akordohet nga Bashkia e Firences në mënyrë solemne titulli "Qytetar nderi". Del nga Mondadori libri i tij i gjashtë poetik "Quaderno di quattro anni". Nga i njëjti botues në nëntor del vëllimi "Tutte le poesie', me të gjitha vëllimet që kishin parë dritën e botimit deri atë moment.

1978

I akordohet titulli "Anëtar Nderi i Akademisë Amerikane dhe i Institutit të Arteve dhe Letrave".

1980

Botohet nga shtëpia botuese "Einaudi", botimi i parë i kritikave të poezive të tij, "L'opera in versi", një rast i rrallë për një poet ende të gjallë, që konfirmon rolin e jashtëzakonshëm të aritur tashmë në kulturën italiane.

1981

Botohet përmbledhja poetike "Altri Versi" që rimbledh tekste të pabotuara dhe publikime të tjera nëpër media të ndryshme. Në gusht shtrohet në klinikë, ku vdes në 14 shtator. Pas funeralit shtetëror në Duomo të Milanos, varroset pranë Drusila Tancit në varrezën "San Felice" në Ema të Firences.

1991

Dhjetë vjet pas vdekjes së tij, siç e kishte lënë amanet vetë, publikohet nga Mondadori, me përkujdesjen e Analiza Çima dhe Rozana Betarini, vëllimi i poezive të pabotuara "Diario postumo", si rezultat i besimit dhe dhënies së rregullt të teksteve të pabotuara nga Montale vetë Çimës.