Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Piktori Fatmir Velaj

Fatmir Velaj

--------------------------------------------------------------------------------

Piktori Fatmir Velaj


--------------------------------------------------------------------------------

Flora Durmishi

Fatmir Velaj u lind ne Vlore me 1963. Atje kaloi femijerine dhe u shkollua.

Qe nga fillimi i viteve te nentedhjeta jeton dhe vepron ne Austri.

Ai ka marre pjese ne shume ekspozita personale dhe kolektive ne Austri, Gjermani, Itali, Belgjike, Greqi, Egjipt, Rumani, Maqedoni, Shqiperi etj.

Prej 13 tetorit e deri me 15 nentor te vitit te kaluar qendroi e hapur ne Rojal Lamington Art Galeri ne Londer ekspozita me piktura e piktorit me fame Fatmir Velaj me titull "Kujtime nga e ardhmja".

Veprat e tij jane te pranishme ne shume koleksione e ne galeri e muzeume ne vende te ndryshme te botes. Ato jane paraqitur edhe ne revista arti e katalogje te ndryshme ekspozitash.

Fatmir Velaj, eshte edhe kryetar I Organizates Nderkombetare te Artit Forum Weltoffen Internacional Artist Network.

Pasqyre e aktiviteteve ne vitin 2004 ;

21.Shkurt - expo" Fqinjet dhe arti i tyre" ne te cilen moren pjese artsite nga vendet fqinje te Austrise(ketu dhe piktori shqiptar me banim ne Itali Edmond Dumi)

15.Mars - symposium mbi gjendjen politiko-ekonomike ne Maqedoni dhe expo"Art nga Maqedonia" nje bashkepunim me Institutin per Danubin dhe Juglindjen e Evropes dhe me pjesmarrjen e personaliteteve te ndryshme nga Austria dhe Maqedonia. Me kete rast u hap edhe 1 expo ku ftova artiste maqedonas nga te gjitha grupet etnike.

17. Prill - expo personale me titull "Beautiful day" ne gallery im turm ne qytetin Baden te Austrise.Hapjen e se ciles e beri deputetja Erika Adensamm.

3.Maj- "Ne blune e jugut" expo e artisteve vlonjate Agron Dine dhe Arben Meksi te cilet paraqiten ne bashkine 1 te Vjenes ne menyren me te shkelqyer ,vlerat me te mira te artit visual shqiptar. Hapja e expos u be nga kryetari i bashkise z. Franz Grundeald

24 Qershor - "Good morning balkan" expo internacionale ne museumin kombetar te Rumanise ne Bukuresht me pjesmarrjen e artisteve nga te gjitha vendet e Ballkanit si dhe nga vende te ndryshme. Ky aktivitet qendroi dhe u zhvillua nen patronatin e Presidentit te Rumanise Ion Iliescu dhe u pershendet nga Presidenti i Paktit te Stabilitetit z.Erhard Busek. (katalog)

16.Shtator - "Forca e Diellit" art symposium ne Salzburg land. 4 artist internacional,(Anglia, Gjermania,Austria, dhe Velaj ) punuan per dy jave ne atelie Ruhdorf ne Werfeneeng dhe punimet qe bene i paraqiten ne daten 16.09. Hapja u be nga shefja e Departamentit te Kultures se Landit Salzburg dr. Monika Kalista.

13. Tetor- "Memories from the future" expo personale ne Royal Leamington Art Gallery ne Angli.

28.Tetor - "Nje japoneze ne Florisdorf" expo e artistes se shquar japoneze Kyoko Adanya ne Florido Tower ne Vjene.Hapja u be nga kryetari i bashkise Katsushika ne Tokio(1.6 milion banore) si dhe nga kryetari i bashkise Florisdorf te Vjenes.

29. Tetor. "Merrem dhe mua tek Deti Jon" expo personale ne Wachau Museum.Nje retrospektive pikturash te viteve 1993-1999 te zgjedhura nga cikli "Paint into the light". Hapja u be nga dr. Artan Canaj- keshilltari kulturor i Ambasades se Shqipersise ne Vjene dhe nga kryetari i bashkise Eeissenkirchen.

Nentor - Themelimi I Wmc Artforum. Ky eshte bashkepunimi me klasik i artit dhe i ekonomise dhe qe e ngre Forum Weltoffen ne nje stad akoma me te larte.