Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, gusht 21, 2006

Patrioti Sejdi Veseli i shkruan Ramadan Avdimetaj dhe Flori Bruqit

From : sejdi Veseli
Sent : Monday, August 21, 2006 7:20 AM
To : r_avdimetaj@yahoo.co.uk, bruqi-flori@hotmail.com
Subject : FW: Re: [Art-Cafe] Mos harroni krimet serboslalve kunder shqiptareve

| | | Inbox



Përshendetje!
Duke të përshëndetur përzemërsisht dhe duke të dëshiruar suksese gjithnjë në rritje, të flm për shkrimin dhe njëkohësisht e përgëzoj autorin për shkrimin e goditur!
Puna e palodhshme e autorit të këtij shkrimi në të mirë të të përgjithshmes me ka imponuar rrespektin për te dhe punën e tij!
Përkundër faktit se me ka ngucë disa herë me pa të drejtë, besoj se e ka kuptuar edhe ai, unë ushqej respekt për punën e tij të palodhsme.
Ramadan, mua mund të më ngucë dikush ma pa të drejtë, por kur e vërej se punon për të ardhmen tonë më të sigurt dhe të dinjitetshme, unë falë dhe nuk më pengon që të pranoj publikisht se punon me patos për të ardhmen tonë të përbashkët, që ajo të jetë e sigurtë!
Me nderime dhe qafime vëllazërore Sejdi Veseli

From: Ramadan Avdimetaj <
To: sveseli@hotmail.com
Subject: Re: [Art-Cafe] Mos harroni krimet serboslalve kunder shqiptareve
Date: Fri, 18 Aug 2006 14:20:19 +0100 (BST)



Bruqi Flori < wrote: --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TURQI NË VITIN 1953

-Regjimi komunist jugosllav përmes strukturave pushtetore e sidomos UDB-së,me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stërgjyshore aplikojë format më diskriminuese ndaj tyre në Kosovë dhe viset tjera etnike shqiptare,duke i shfrytëzuar të gjitha kontaktet me shtetet tjera të Ballkanit,për realizimin e këtij qëllimi.

Më 18 .02.1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok... dhe në kuadër të një serie bisedimesh atë vit kryetari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe përfaqësuesi turk :FUAD KYPRILI në Split të Kroacisë nënshkruan një”marrëveshje xhentelmene”,me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave-turke e vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve ...në Turqi.

Për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni kriminal, marshali jugosllavë JOSIP BROZ TITO ngarkoi vetë ALEKSANDËR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar...,shovinist nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve.

Këtë shtab e përbënin,drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ,republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së,si:

1.ALEKSANDËR RANKOVIQ

2.KËRSTO CËRVENKOVSKI

3.SVETISLLAV STEFANOVIQ

4.MILLAN BARTOSH

5.LEO GRISHKOVIQ

6.VOJKAN LLUKIQ

7.MARKO VUCKOVIQ

8.PAVLE JOVIQEVIQ

9.PETAR STAMBOLIQ

10.SLLOBODAN PENEZIQ-KËRCUN

11.GJOKO PAJKOVIQ

12.GOJKO MEDENICA

13.ÇEDO MIJOVIQ

14.SËRBA SAVIQ

15.DUSHAN MUGOSHA


Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Aleksander Rankoviçit (Plenumi i Brioneve,1966) duke mos u duruar një farë "barazie" me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi .

Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.

Shperngulja e shqiptarëve është bërë me këtë dinamikë:

Më 1952 37.000
Më 1953---------------------------- 19.300
Më 1954---------------------------- 17 500
Më 1955---------------------------- 51.000
Më 1956---------------------------- 54.000
Më 1957---------------------------- 57.710
Më 1958---------------------------- 41.300
Më 1959---------------------------- 32.000
Më 1960---------------------------- 27.980
Më 1961---------------------------- 31.600
Më 1962---------------------------- 15.910
Më 1963---------------------------- 25.720
Më 1964---------------------------- 21.530
Më 1965---------------------------- 19.821

Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike .

Ky shtab famekeq i marshalit jugosllavë JOSIP BROZ TITOS vazhdon me krimet ne Kosove!!!

-UDB-a jugosllave në dimrin e vitit 1955/1956 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.

Ky aksion famëkeq ka nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Deçanit,Gjakovës,Rugovës,Drenicës etj.

Në këtë ekspeditë udbeske,nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë,ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë...

Krimet ndaj shqiptareve s´kishin te ndalur,ato vazhduan edhe pas remjes se RANKOVIQIT deri në qershorin e vitit 1999 kur definitivisht Kosova u çlirua nga soldateska serbosllave e kryegjelatit Sllobodan Millosheviçit dhe suitës së tij.

Flori Bruqi