Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, gusht 26, 2006

Parajsat e panjohura shqiptare

Shenime udhetimi te dy italianeve ne veriun e virgjer shqiptar. Boga, nje parajse e panjohur shqiptare me gjithe harresen e shtetit ne infrastrukture dhe mikpritjen e njerezve. Nen guiden Tomes, nje rritesi bletesh dhe rakise se zones, qe kuron cdo plage

nga Elisabetta Borda e Paolo Rossi

Sa here qe nisesh per ne nje udhetim, qofte i gjate apo i shkurter, na pelqen ta lirojme mendjen nga cfaredolloj mendimi, per te lene qe peisazhet dhe njerezit qe takojme mund te na “hyjne brenda”, ne sy por edhe ne zemer dhe te qendrojne aty sa me gjate te jete e mundur.

Gjate ketyre viteve qendrimi ne Shqiperi kemi patur mundesi te vizitojme disa here qendren dhe jugun e vendit, por veriu i Shqiperise mbetej nje zone ende pak e njohur. Keshtu, nje muaj me pare une dhe i dashuri im, u nisem me makine dhe me te mberritur ne Shkoder, vazhduam drejt veriut. U drejtuam nga rruga qe te con ne Razem, te zhytur ne nje peisazh shume te bukur. Para se te ngjitej ne male, rruga priste nje fushe te madhe bari te thare nga dielli, ne ngjyren e grurit, e cila te kujtonte savanen afrikane. Ne sfond, disa rradhe me shtepi te bardha duket se shoqeronin rrugen drejt maleve, te cilat shquheshin ne qiellin e kthjellet blu.

Razma eshte vendi ideal per te rigjetur vetveten, larg nga zhurmat dhe nga stresi i qytetit. Ne qetesine e mrekullueshme te maleve, e thyer vetem nga kenga e zogjve dhe nga era qe feshferin mes gjetheve te pemeve, mundem te pushonim, te thithnim ajrin e fresket dhe te shkeputeshim per pak nga e gjithe pjesa tjeter. Diten tjeter donim te riktheheshim ne Razem, por fati deshi, qe ne kryqezimin mes dy rrugeve, te merrnim ne makine nje burre, i cili duhet te shkonte ne nje drejtim krejt tjeter. Dhe keshtu dita jone mori nje drejtim shume argetues dhe interesant. Tome, ky ishte emri i tij, ishte nje zoteri tek te pesedhjetat dhe kishte nje elegance te natyrshme. I gjate dhe i dobet, kishte syte te thelle blu, mustaqe dhe floke te dendur gri, qe i konturonin fytyren e djegur nga dielli. Tregonte me shume se vitet qe mbante mbi supe, ashtu si pjesa me e madhe e shqiptareve te asaj moshe: tek njerezit qe kemi takuar dhe qe takojme, vuajtjen e nje jete te veshtire dhe pa komunitet qe vesh fytyra akoma te reja. Cdo rrudhe eshte shenja e lene nga lodhja e “te ecurit perpara”, por ndoshta eshte edhe kjo qe e ben popullin shqiptar te bukur, te forte dhe te mbushur me shprese.

Toma ulet ne sediljen e prapme te makines dhe ndersa i ngjitemi malit, nis te na flase ne dialekt. Ne, qe mezi kuptojme dicka nga shqipja e folur nga “tironist”, pergjigjeshim gjithmone “po po, mire mire”, edhe pse ne te vertete perpiqeshim te gjenim domethenien e diskutimeve te tij nga fjalet, qe arrinim te kuptonim aty ketu! Por, ne fakt arritem te kuptoheshim shume mire, duke diskutuar per politike (tema me e perfolur ne cdo bisede me nje shqiptar), puna, korrupsioni, lopet dhe bletet. Po, sepse Toma kishte nevoje per te levizur me makine, pasi duhet te shkonte te kujdesej per bletet e tij, te vendosura ne kopshtin e shtepise se nje miku. Sa here qe e pyesnim: “Po a eshte larg ajo shtepia?” ai pergjigjet gjithmone “Jo, jo!”, dersa sa e gjetem veten duke i dhene makines per nje ore e gjysem, ne nje rruge mali, ndersa ai tymoste i qete nje cigare pas tjetres, e bere gati ne moment me duhanin, e kultivuar nga vete ai dhe fliste gjate te gjithe kohes. Une isha i lumtur qe kisha nderin te kaloja nje pasdite ne fshat, mes atyre maleve imponuese, nga vegjetimi i nje jeshilleku brilant dhe nga natyra ende e virgjer.

Ne gjysem te rruges ndaluam ne nje lokal per te pire nje kafe, e cila pothuajse gjithmone eshte dicka tjeter: ne fakt pime Pepsi dhe raki shume te mire te asaj zone. U pritem ne nje menyre te shkelqyer nga nje grua shume e embel dhe mikpritese. Edhe pse nuk i’a kuptuam shume gjuhen, buzeqeshja e saj e hapur dhe e sjellshme vlejti me shume se fjalet.

Kishte nje aftesi te habitshme per te ta ngrohur zemren. Kjo zonje kishte floke te zinj, te cilet i mberrinin deri tek shpatullat, te mbuluar nga nje shami e bardhe, te lidhur poshte mjekres. Ne nje moment na thote ngadale ne vesh, nese kishim nevoje te perdornim banjon, dhe ne pranuam, me shume nga kurioziteti sesa nga nevoja.

Shtepia e saj ishte e mobiluar thjesht, dukej qe nuk ishte e pasur, por si te gjitha shtepite shqiptare, qe kemi patur mundesi te vizitojme, emetonte ngrohtesi: ngrohtesia e nje familje te bashkuar, e dashurise e kujdesit per femijet dhe shtepia, qe vetem nje nene di te krijoje ne menyre komplekse dhe pa interes, deri ne sakrifikimin e vetvetes. Nenat shqiptare e kane me te vertete kete shkendije dashurie ne sy, qe i ben speciale dhe krenare per ate qe kane krijuar dhe rritur me sakrifice. Pikerisht ketu qendron forca e tyre. Duke u kthyer nga shtepia e saj tek lokali, gruaja na tregon per veshtiresite e te jetuarit ne keto zona, ku shkollimi eshte i paket dhe jeton mire vetem ai qe ka ndonje te aferm, qe punon jashte shtetit dhe mund ti ndihmoje ekonomikisht. Pas qendrimit ne bar, vazhduam udhetimin tone, derisa mberritem ne Boga, ku me ne fund gjendej dhe shtepia e mikut te Tomes. Nderkohe qe ky i fundit kujdesej per bletet, ne u pritem serish nga zonja e shtepise, e cila na uli ne disa karrike te improvizuara dhe na ofroi raki, kafe turke dhe nje djath shume te mire, te cilin e kishte bere vete.

Pastaj, me tu kthyer Toma pas ushqimit te bleteve, filluam te pime serish ne shoqerine e tij, te zotit te shtepise (i cili fliste pak italisht, te cilen e kishte mesuar nga nje ushtar ne vitin 1930) dhe te nje mikut te tyre. Mes nje cigareje dhe nje rakije, Toma e ferkonte me shume se nje here krahun me raki, pasi ishte pickuar nga bletet. Mesa kuptuam, ne Shqiperi rakija ishte nje ilac per cdo semundje: ftohje, kolle, dhembje dhembesh, dhembje ne kraharor, dhembje shpine dhe tani mesuam, qe ishte dhe per pickimin e insekteve.

Meqe po behej vone, i pershendetem te gjithe dhe se bashku me Tomen u nisem serish. E kaluam udhetimin e kthimin, duke kundruar peisazhin qe na rrethonte, me te vertete sugjestionues. Do te ishte e rendesishme, qe qeveria shqiptare te mund te investonte ne kete parajse natyrale, duke krijuar struktura te posacme per te mikpritur turistet e ardhur nga vende te ndryshme, por edhe nga vete Shqiperia. Te bashkuara nga mikpritja e madhe shqiptare, do te krijonin vende turistike me te vertete interesante, duke i dhene keshtu nje tjeter imazh veriut te vendit, shpesh i lene pas dore.

Ne fund te udhetimit tone u gjendem ne shtepine e Tomes, i cili na prezantoi me te shoqen, tre djemte dhe tre vajzat: me te vertete nje familje e bukur! Mes nje birre, buke te bere vete dhe mjaltit te prodhuar nga vete ai, mundem te provonim edhe nje here ndjenjen e forte te mikpritjes shqiptare. Gati nuk gjenim fjalet per te pershkruar ate qe kishim kaluar. Me ato peisazhe te mrekullueshme para sysh dhe xhentilesen e njerezve qe na kishin prekur ne zemer, morem rrugen per ne Tirane, te ndergjegjshem se Shqiperia e vertete nuk eshte ajo qe shfaqet ne televizionin italian dhe as ajo qe thuhet ne gazetat tona. Eshte me te vertete tjeter gje.