Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Pakesimi i siperfaqeve pyjore, rrezik per mjedisin shqiptar

Sipas nje raporti te Agjencise Kombetare te Mjedisit
Pakesimi i siperfaqeve pyjore dhe erozioni qe ka perfshire prej kohesh ekosistemin natyror te vendit eshte kthyer ne nje problem emergjent per mjedisin shqiptar.

Sipas te dhenave te Agjencise Kombetare te Mjedisit (AKM), siperfaqja pyjore e vendit tone, qe llogaritet ne rreth 1 milion hektare, po kercenohet seriozisht nga erozioni, pasoje e shfrytezimit pa kriter te kesaj pasurie.

Keshtu, perdorimi per perfitime vetiake dhe ndertimet e shumta pa leje dhe pa asnje studim mjedisor kane bere qe nga kurorat me pyje e drure qe rrethonin dikur Tiranen te shkojne vazhdimisht drejt zhdukjes.

Sipas studimeve te AKM-se, edhe ne vijen bregdetare te Durresit, rreth 40 kilometra, brezi pyjor po shkon drejt zhdukjes graduale, duke prere qindra pisha. Demtime jane bere ne plazhin e Porto Romanos, ate te Currilave, Kepit te Lalzit etj, ku pothuaj po zhduken gjurmet e gjelberimit pyjor.

Problematike, gjendja paraqitet edhe ne siperfaqen pyjore te Berati, ku zonat me te prekura paraqiten pyjet e Tomorit, Bogoves, Terpanit etj.

Sipas AKM-se, reduktimi i siperfaqeve pyjore dhe degradimi i vazhdueshem i tyre vjen jo vetem si pasoje e shfrytezimit pa kriter te zonave pyjore, por edhe si pasoje e moskujdesit ne mbrojtjen e tyre, treguar nga ana e autoriteteve lokale dhe atyre mjedisore, qe operojne ne vend.