Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e martë, gusht 08, 2006

Nuk e di a kam te drejte?

Flori Bruqi:Gazetat dhe etika e gazetareve

Pronari i gazetës «Kohës ditore» z.Veton Rexhai Surroi,tash e 7 vjet pretendon të zë vendin e kryeministrit të Kosovës. Pronari i «Zërit» z.Blerim Shala,ka në qejf postin e ministrit të jashtëm . Ndërsa pronari I gazettes bulevardeske «Lajm»z.Behxhet Pacolli,dëshiron heret apo vonë të bëhët president i Kosovës. Çka don të bëhet pronari i »Botës sot»,”Epokës së re”
Për çka shërben gazeta? «Për të informuar opinionin me ngjarjet më të reja», do të përgjigjej ndonjë student i Fakultetit “Faik Konica” I prof.Ramiz Kelmendit në Prishtinë. Përveç naivitetit, studenti duhet të plotësojë edhe një kusht tjetër: të jetë aq I varfër saqë të mos ketë mundësi ta blejë asnjërën gazetë të përditshme shqiptare!
Pse?

Sepse po të blinte ndonjërën prej gazetave nuk do ta jepte një përgjigje të tillë. Jo se gazetat tona nuk qalojnë për t’i mbushur faqet me lajme e ndodhi «të ngjajshme ditore për botim», porse ato ndodhi editoriale, mbeten nën hijen e synimeve të xhveshura nga mendimet dhe portretet e edituesve të tyre.
Fenomeni i tillë kërkon analizë psiko-socio-patologjike ,ngase dukuria e tillë është absurde,banale saqë njeriu nuk duhet të zotërojë hiçgjë më shumë se sa të ketë mundësinë materiale për të sakrifikuar ,020 -0,30 cent për ti blerë këto gazeta të shkreta.
T’ia nisim me radhë.
Pacolli – Berluskoni në Kosovë

Le të bëjë edhe Surroi si homologu i tij, pronari i të së përditshmes tjetër «Lajm». Bexhet Pacolli jo vetëm në gazetën e vetë, por edhe në tjerat (së fundi «Zëri») kallëzon pa dorëza qëllimin e tij se donë të bëhet shef edhe i Kosovës. Këtë mision e kanë kuptuar edhe tandemi (suma) gati katërqindkilogramëshe që ia udhëheq gazetën. Agim Mala dhe dytësori i tij Qani Mehmedi: Ky i fundit madje e shfrytëzon çdo shfaqje, nëpër mediume tjera, për të dëshmuar se sa i mençur, i aftë dhe se sa shumë pare ka i zoti i tij. Njëjtë si në kohën kur shkruante reportazhe për Titon dhe «vllazërim bashkimin» në «Zëri».
Rasti i Pacollit tregon edhe rolin megaservilesk të gazetarëve në shërbim të synimeve të padronëve të tyre. Kjo praktikë nuk është as e panjohur dhe as komprometuese (gazetarët duhet të punojnë diku, dreqi e marrtë), poshtëruese është mënyra gjysmëkonspirative, mos të themi skizofrene: nuk mundesh të thirresh në atë se ushtron profesionin në mënyrë të pavarur dhe objektive e në të njëjtën kohë të jesh pjesëtar i shtabit zgjedhor të shefit. Nuk e ha pazari!
Veton Surroi – topmodeli i skenës politike në Kosovë

Nëse bazohemi më përmbajtjen e «Kohës ditore» atëherë e kemi të qartë se kush duhet të jetë kryetari, kryeministri, kryediplomati i Kosovës. Veton Surroi pra. Askush tjetër përpos shefi, dora vetë.

Gjersa te Blerim Shala ende është vështirë të definohet (edhe për shkak natyrës së tij oportuniste) saktësisht se çka e motivon ta përdorë gazetën si pamflet personal - megjithë spekulimet rreth ëndrrës së tij për t’u bërë Ministri i parë i jashtëm i Kosovës- tek Veton Surroi motivi është i tejdukshëm: ky donë të jetë i pari nahisë!
Pse jo? I plotëson kushtet e një kandidati potencial; i mençur, i zoti, biznesmen, jo aq i bukur ama as i shëmtuar jo. Le të dalë sërish në vota dhe masa do vendosë se a e do a jo. Punë e pastër.
E pahijshme është mënyra se si Surroi luan k.... me miletin. Po të dilte në faqe të parë të gazetës «Koha ditore» dhe të shkruante me shkronja të mëdha «Dua të bëhem numri 1 i Kosovës» ose »Jam ma i mençuri i kopesë» ose diçka të ngjashme, do të ishte shumë më e ndershme se sa të japë dorëheqje nga udhëheqja e gazetës – gjoja për të mirën e gazetës – dhe pastaj të na plasë sytë gati për çdo ditë si shef i ORA-s apo diç tjetër.



Zëri i Blerim Shalës ose fjala e padronit

Për çdo ditë, në faqen e parë Blerim Shala e boton komentin e tij mbi ndonjë temë, për të cilën ai mendon se është më e rëndësishmja e ditës.
«Zëri i ditës» - me gjithë rrezikun e të qenurit gazetë që qëllimisht ndjek vijën e oportunizmit në politikë dhe rrëshqitjes së herëpashershme në favor komunikatave të AAK-së– nga ata që rregullisht konsumohet konsiderohet si gazeta më objektive. Është vërtetë kështu? Objektive? Për këtë temë, dmth. rreth «objektivitetit në mediat shqipe» le të shkruajë një ese Ibrahim Berisha, se ia ka zanatin dhe është kompetent. Ne kemi punë kësaj radhe me botuesin, pronarin dhe gazetarin Blerim Shala.
Të gjithë, unisono, madje edhe gazetarët e tij që janë të detyruar të heshtin (se ndryshe e hanë) e dinë se rasti i botuesit të tyre, në gazetarinë e përditshme, është unikat. Çdo ditë në faqe të parë? Jam i sigurt se çdo besimtar i denjë, qoftë islam apo i krishterë, po t’ia nxjerrin për çdo ditë profetin në faqe të parë, një ditë do t’i shpifej dhe do të transformohej në ateist.
Çka e shtyn një njeri në një veprim të tillë? Snobizmi, narcizmi, megalomania? Mendon Blerim Shala se është më i mençuri i vendit dhe pa komentin e tij nuk nis dita si duhet në Kosovë?
Nëse është kështu atëherë: të fala nga Sigmund Freud & Co!
Fakti se Blerim Shala është pronar ish-ndërmarrjes shoqërore «Zëri», domethënë padroni, e bën që kësaj dukurie t’i vijë era e keqe edhe më shumë. «Unë jam shef dhe pikë. Le të më durojë opinioni ose le t’i plasin sytë».
Përndryshe le t’ia parashtrojë një pyetje vetes Blerim Shala: po të mos ishte pronar i «Zërit» a do të gjendej ndonjë kryeredaktor normal që do ta lejonte çdo ditë të lume të njëjtin gazetar ta shkruajë komentin e ditës? Është e ulët, shumë e ulët kjo sjellje padroneske.

Në gazetën e Blerim Shalës,janë tubuar një duzinë spijujsh të ish UDB-ës jugosllave…
Po gazetat tjera? Ndoshta ka raste edhe më banale, mirëpo këto bien më së shumti në sy.

Ne lexuesve na ka lodhur ky vetëreklamim dhe narcizëm. Shpresojmë që një ditë ta lodhin edhe veten dhe të na informojnë më objektivisht.

8 gusht 2006

http://floart.blogspot.com dhe
http://flori-press.blogspot.com

posted by Flori Bruqi | 8:17 PD