Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Mbreti i endacakeve (Bit-ve)

Xhek Keruak u lind me 1922 ne Louel, ne shtetin Masacusets. Ne qytetin e vendlindjes i kaloi ditet e para te femijerise dhe ditet e shkollimit ne vellezerine e Jezuiteve.

Shkollimi ne rrethin e Jezuiteve u reflektua thellesisht ne jeten e tij ne pergjithesi, sepse katolicizmi i rrepte ne frymen e te cilit ka qene edukuar nuk e braktisi kurre nenvetedijen e tij, per czarsye, edhe per kunder deshires se papermbajtshme qe te depertoje ne kulturat dhe religjionet e huaja, mbeti i krishtere.

Pas mbarimit te shkollimit, braktisi vendlindjen dhe filloi te bredhe anembane Amerikes. U mor me lloj-lloj punesh, flinte rrugeve, i ndalonte automobilat neper autostrada, hipte ilegalisht ne trena, shoqerohej me druvare, me endacake dhe me shofere.

Ne Berkli u njoh me Ginsbergun, me Barouzin, Kesidin dhe Shnajderin. Mori pjese ne levizjen e renesanses poetike te San Franciskos, e cila filloi nje nate ne "Galerine 6" ne San Francisko me poemen tronditese "Ulerima" te Allen Ginsbergut. Te gjitha keto ngjarje ne "Galerine 6" jane prezantuar ne menyre figurative ne romanin e Keruak-ut "On the Road".

Kerouac eshte njeri nder udheheqesit shpirteror te levizjes "Bit". Ketu fillon kapitulli i ri i jetes se Keruak-ut: orgjite e gjata me pije, leximet maratonike te poezise, vozitja e cmendur neper autostradat e Amerikes, seancat narkotike te cilave nuk iu dorezua plotesisht per shkak te frymes se siperpermendur te katolicizmit, perhere te pranishem ne te gjitha sferat e botes se tij shpirterore.

Xhek Keruak : "Sipas mendimit tim, te vetmit njerez jane ata qe jane te krisur, qe jane te marre pas jetes, qe jane te marre pas bisedes, te marre pas deshires per te mbijetuar, qe kane deshire te flakte qe universin ta perjetojne brenda nje casti te vetem, ata kurre nuk gogesitin as nuk thone gjera te mirenjohura, por rrezatojne, rrezatojne sikur qirinjte e verdhe te Romes se perjetshme".