Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, gusht 04, 2006

Lexoni në Floart dhe Flori-Press:Si po anashkalohet çështja e Iliridës?

From : Bruqi Flori
Sent : Friday, August 4, 2006 7:45 AM
To : art-cafe@alb-net.com, bruqi-flori@hotmail.com
Subject : Flori Bruqi:Pak histori mos t'ju ardhte merzi...




Lexoni në Floart dhe Flori-Press:Si po anashkalohet çështja e Iliridës?



Dinamika e ngjarjeve të shekullit 21 ,detyroi,dashur e pa dashur,angazhimin e mekanizmit ndërkombëtar,si faktor të shtytjes së kahjeve paqësore.



Njëherit,kjo ishte edhe sprova morale,etike e më shumë politike e botës së ndërgjegjësuar,në 7 vitet e fundit. Të këtij shekulli.



Edhe shqiptarët u gjenden në pozicionime kyçe politike,situata të cilat e vunë mbarë kombin në pikën më nevralgjike të zhvillimit të ngjarjeve.



Keto ngjarje në Evropë,as që kanë mundur të anashkalojnë, pa përfshirjen e çështjes shqiptare në mbarë globin,kur kihet parasyshë fakti se pikërisht shqiptarët ishin dhe,përfat të keq,vazhdojnë të jenë kombi më i përvuajtur,më i përsekutuar dhe i ndarë e i coptuar mu në trojet e tyre,në vorbullin dhe kanalin e ngjarjeve mijëravjeçare në Gadishullin Ballkanik-dikur i tëri i banuar nga paraardhësit e tyre ILIRET.



Në luftërat e parreshtura gjatë shekujve,edhe pse vazhdimisht të t'kurrur gjeografikisht shqiptarët janë edhe të vetmit,që mbeten si komb me mvetësi në vijimësi me specifitetet e tyre morale,etike, kulturore e kombëtare në rajon.



Pikësht ato veçori që prezentojnë bërthamën e fortë të një trungu të lashtë specifik etnik -kombëtar vijimisht deri në ditët e sotme.



Këtë,pothuajse është vështirë ta gjesh te popujt tjerë të Ballkanit,pasiqë shumica prej tyre janë ardhacak.Në këtë kontekst mund të bësh përjashtim vetëm kur është fjala për grekët,megjithëse edhe ,ketyre të sotit,shpjegimet e shkencës gjithnjë e më bindshëm iu japin rrugën e njejtë të fatit të popujve,që gjatë mijëvjeçarëve kanë mbetur si ndonjë përqindje,mbase shumë e vogël,e surogatit të tyre të lashtë në siudhesen Ballkanike.



Ndërsa,kur flasim për maqedonët,lirisht mund të themi se;sot ata,as që janë dhe as që mund të kenë diç të përbashkët me maqedonët e Aleksandrit të Madh,i cili kohëve të fundit,falë shkencës moderne,doli në dritë me të gjitha veçorit e tija identifikuese ilire të asaj kohe.



Nga kjo del se edhe fjala MAQEDONI-MAQEDON ishte vetë një emërtim gjeografik ilirian -si sot psh:Dukagjin –Dukagjinas;Drenicë-Drenicak,Has-Hasjan pse jo edhe Kosovë-Kosovar.



Prandaj,maqedonët ishin vetëm një pjesë e trungut të atëhershëm ilir në trollin e tyre Maqedoni & Iliri.



Nga ketu maqedonët e sotëm janë një hibrid i krijuar nga marshali jugosllavë Josip Broz Tito pas Luftës së Dytë Botërore.



Kjo sadoqë tingëllon idhët është e vërtetë. Satrapi jugosllavë J.B.Tito ishte ai që krijoi një surogat shteti artficial-Republikën Maqedone,në kuader të krijesës së atëherëshme Jugosllavi.Iu ofroi beneficione të majme bullgarëve të deklaruar si maqedon,ndërsa në anën tjetër ngushtonte rrethin e shtrirjes etnike kombëtare shqiptare në të dy anë e Vardarit.



Politika e J.B. Titos ishte ajo që polli nacionalitetin artificial me gjuhë e alfabet të viteve të 70-tës,vetëm e vetëm ti ndaj nga trungu i tyre bullgar.



Për të kuptuar më mirë atë politikë të çoroditur titiste,mjafton të kujtosh Mbledhjen e Ilindenit ku përfaqësimi i drejtë ishte 3 me 2 në të mirë të shqiptarëve:3 shqiptarë-1 bullgar dhe 1 vëlleh.



A nuk ishte deri në fund të vitit 1980-të SHKUPI-qyteti më i populluar i shqipëtarëve?.



A nuk ishte Shkupi edhe kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës mbi urën e të cilit kaluan dhe defiluan trimërisht forcat çlirimtare prirë nga Is Boletini kunder hordhive të Imperatorisë Otomane të Osmanllinjve?



A nuk ishte edhe Shtipi-po po SHTIPI-qytet i banuar nga shqiptarët,për të cilën gjë,sot,deshëm apo nuk deshëm,bindemi nga faktet e shumta dokumentuese,të cilat dita dites gjenden në duart e shqiptarëve të shkolluar dhe arsimuar anë e kënd botës,që më parë popullonin atë pjesë të trollit Maqedoni.


Mjafton të vëresh tregun e druvarëve dhe nga vet qeleshet e tyre të kuptosh përkatësinë e tyre kombëtare. Po Manastiri që ishte shejtënia e shkronjave të sotme shqipe,i cili në zgjedhjet e fundit,për të parën herë,fitoi prefektin e parë shqipëtarë nën pushtetin e sotëm maqedon.



Po për këtë qytet,me qellime të prapta politike,(koha e marshal Titos)për vizione fallsifikuese ishte komponuar dhe bërë kinse hit kënga "Bitola.."-ndërrimi i emrit të qytetit Manastir.



Po të ndalemi te politika e sotme e politikaneve maqedonas është vazhdimësia e marrë e politikës së perënduar titiste.



Ndërsa,gjeneratat e reja të politikës maaqedone,sikur e kuptojnë,në një masë,edhe pse jo hapët,sa,e si duhet,para botës,se pa shqiptarët,nuk mund të kenë një shtet të stabilizuar në Ballkan.



Ngjarjet e fundit në Maqedoni,denimet masive të shqiptarëve,nën pretekstin e lidhjeve të tyre me çlirimtarët e Kosovës;flasin për një korozion sërbo-maqedon –lexo antishqiptar,i cili me siguri do të përjetojë fiasco –lexo fundin e pashmangshëm para botës së civilizuar paqëdashëse.



Flori Bruqi