Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e hënë, gusht 21, 2006

Letra nga Washingtoni/SHBA

From : Albana Ferati
Sent : Saturday, August 19, 2006 2:05 PM
To : ramush_haradinaj@hotmail.com, hashim.thaqi@pdk-kosova.org, demaci@alb-net.com, kleomuca@yahoo.co.uk, rona1@hotmail.com, BeqirS@aol.com, panxhalia@hotmail.com, lidhjashqiptare@yahoogroups.com, djborti@hotmail.it, dark_shadows@hotmail.co.uk, genta_ismaili@hotmail.com, mynameislindsey@hotmail.com, ajjardin@hotmail.com, newsdesk@kosovalive.com, aberiass@yahoo.co.uk, redaksia@sot.com.al, morina.p@lycos.co.uk, benet.koleka@reuters.com, iva77@msn.com, martinleka@hotmail.com, linditagaspri@yahoo.com, bezzieee@hotmail.co.uk, bota-letrare@yahoogroups.com, info@epokaere.com, albertnikolla@libero.it, voltana_ademi@yahoo.com, advertising@tiranatimes.com, sarahjasper5@hotmail.com, sinedadhefjorza@hotmail.com, ipromoteu@gmail.com, info@korrieri.com, ezejnati@msn.com, posta@gazetametropol.com, maro1986@email.it, Moisiu8@aol.com, albanian@bbc.co.uk, aorgocka@juno.com, dvelija@yahoo.com, edmondcali681@hotmail.com, lindita_komani@yahoo.de
CC : xh_haliti@yahoo.com, nmaloku@hotmail.com, nait_hasani@hotmail.com, agim.ceku@ks-gov.net
Subject : RE: [Art-Cafe] Mos harroni krimet serboslalve kunder shqiptareve




Ju pergezoj zoti Bruci per shkrimin qe na solle ne forumin me te lexuar shqiptar.

Sinqerisht,

Prof.dr.Albana BUtyqi-Ferati

Washington DC,19.08.2006.

-------------------------------

From : Albana Ferati
Reply-To : Art-Cafe prane jush
Sent : Saturday, August 19, 2006 1:53 PM
To : art-cafe@alb-net.com
CC : nurishahehulaj@hotmail.com, kryeredaktori@shekulli.com.al, dr_bsllamniku@hotmail.com, nijazipira@hotmail.com, nurhanismani@hotmail.com, sabina.licina@salbatring-int.si, kosovasot2001@yahoo.com, skenderberisha@hotmail.com, shqiponj@hotmail.com, nazmi.bytyqi@raiffeisen-kosovo.com, durakzyrapi885@hotmail.com, naser.rugova@ks-gov.net, shgalica@hotmail.com, raif.gashi@ks-gov.net, ktraboini@msn.com, i_prokshi49@hotmail.com, dr_nazif_ahmeti@yahoo.com, lutfi_zharku@hotmail.com, voci_coci@hotmail.com, mrama67@hotmail.com, mekulige@yahoo.com, isufdedushaj@hotmail.com, spitaliregjional@yahoo.com, enver_hasani@yahoo.com, jahja.lluka@ks-gov.net, skenderkrasniqi@aol.com, zeqirjah@hotmail.com, drlebibehashani@hotmail.com, nezir_s@hotmail.com, dr_krasniqi2001@yahoo.com, vera_era8@hotmail.com
Subject : Re: [Art-Cafe] Mos harroni krimet serboslalve kunder shqiptareve

| | | Inbox


--- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---



z.Bruci,

Te pergezoje per shkrimet tua te nduardurta qe po na i sjelle keto dite vere ne blogun tone virtual.
Informacionet tua ditore jane shume te vlershme per ne qe jetojme ne diaspore.

Shkrimet e tilla jane te dores se pare dhe te pa censuruara sic bejne disa nga redaktoret e mediave ditore dhe elektronike ne Kosove dhe gjetke.

Ky shkrim qe na solle sot eshte deshmi se Qeveria Jugosllave ne teresi dhe ajo serbe ne vecanti kane qene Qeverite me te ndyra te ceshtjes sone madhore.Prandaj baballaret tane e kane kuptuar mire se kush eshte shkau...

Do te ishte mire qe edhe kafepiresit tjere te sjellin tema te tilla.Per lakmi eshte edhe publicisti yne Seradin Berisha i cili here pase here ne art-cafe po sjellin shkrime te rendesishme historike,ashtu si edhe ti qe na solle kete shkrim.

Poashtu e pergezoje sinqerisht edhe moderatorin tone Dritan(Tan)Mezinin i cili ka guximin intelektual dhe kombetare te servoje dhe moderoje shkrime te tilla te lexueshme dhe konstruktive.



Zoti Bruci,sinqerisht une te pergezoje per guximin dhe dijen tende prej nje eruditi ,qe gadi cdo dite po na sjelle tema te freskta pothuaja ne cdo lemi,kulure,politike,shkence,sport etj.
Ne fund edhe nje here te uroje shendet dhe pune te mbare.

Sinqerisht,

Dr.sci.Albana Bytyqi-Ferati

Washington DC,19.08.'06



From: "Bruqi Flori"
Reply-To: Art-Cafe prane jush
To: art-cafe@alb-net.com, bruqi-flori@alb-net.com
Subject: [Art-Cafe] Mos harroni krimet serboslalve kunder shqiptareve
Date: Thu, 17 Aug 2006 23:15:29 +0000

--- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---







SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TURQI NË VITIN 1953

-Regjimi komunist jugosllav përmes strukturave pushtetore e sidomos UDB-së,me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stërgjyshore aplikojë format më diskriminuese ndaj tyre në Kosovë dhe viset tjera etnike shqiptare,duke i shfrytëzuar të gjitha kontaktet me shtetet tjera të Ballkanit,për realizimin e këtij qëllimi.



Më 18 .02.1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok... dhe në kuadër të një serie bisedimesh atë vit kryetari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe përfaqësuesi turk :FUAD KYPRILI në Split të Kroacisë nënshkruan një”marrëveshje xhentelmene”,me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave-turke e vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve ...në Turqi.

Për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni kriminal, marshali jugosllavë JOSIP BROZ TITO ngarkoi vetë ALEKSANDËR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar...,shovinist nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve.


Këtë shtab e përbënin,drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ,republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së,si:

1.ALEKSANDËR RANKOVIQ

2.KËRSTO CËRVENKOVSKI

3.SVETISLLAV STEFANOVIQ

4.MILLAN BARTOSH

5.LEO GRISHKOVIQ

6.VOJKAN LLUKIQ

7.MARKO VUCKOVIQ

8.PAVLE JOVIQEVIQ

9.PETAR STAMBOLIQ

10.SLLOBODAN PENEZIQ-KËRCUN

11.GJOKO PAJKOVIQ

12.GOJKO MEDENICA

13.ÇEDO MIJOVIQ

14.SËRBA SAVIQ

15.DUSHAN MUGOSHA


Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete
jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Aleksander Rankoviçit (Plenumi i Brioneve,1966) duke mos u duruar një farë "barazie" me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi .



Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.



Shperngulja e shqiptarëve është bërë me këtë dinamikë:


Më 1952 37.000

Më 1953---------------------------- 19.300
Më 1954---------------------------- 17 500
Më 1955---------------------------- 51.000
Më 1956---------------------------- 54.000
Më 1957---------------------------- 57.710
Më 1958---------------------------- 41.300
Më 1959---------------------------- 32.000
Më 1960---------------------------- 27.980
Më 1961---------------------------- 31.600
Më 1962---------------------------- 15.910
Më 1963---------------------------- 25.720
Më 1964---------------------------- 21.530
Më 1965---------------------------- 19.821


Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike .

Ky shtab famekeq i marshalit jugosllavë JOSIP BROZ TITOS vazhdon me krimet ne Kosove!!!

-UDB-a jugosllave në dimrin e vitit 1955/1956 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.



Ky aksion famëkeq ka nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Deçanit,Gjakovës,Rugovës,Drenicës etj.



Në këtë ekspeditë udbeske,nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë,ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë...


Krimet ndaj shqiptareve s´kishin te ndalur,ato vazhduan edhe pas remjes se RANKOVIQIT deri në qershorin e vitit 1999 kur definitivisht Kosova u çlirua nga soldateska serbosllave e kryegjelatit Sllobodan Millosheviçit dhe suitës së tij.



Flori Bruqi