Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Legjenda e gjalle e kenges kosovare

Nexhmije Pagarusha

--------------------------------------------------------------------------------

Legjenda e gjalle e kenges kosovare


--------------------------------------------------------------------------------

Flora Durmishi

Nexhmije Pagarusha u lind me 7 maj te vitit 1933 ne Pagarushe. Babai i Nexhmijes Veseli, mesues, sic thote Nexhmija, eshte me meritori qe nuk e la kete yll te shuhet, po na e dhuroi te gjitheve deri ne shkalle krenarie.

Dikush e quajti Bilbili i Kosoves, dikush Mbreteresha e Kenges Shqipe, dikush tjeter Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Baterflaj, Fyti i Kristalte, e te tjera, e te tjera. Te gjitha keto epitete jane bere sinonim per emrin e Nexhmije Pagarushes dhe mbase te gjithe kane te drejte sepse te gjithe gjejne dicka te vecante ne zerin e saj magjik.

Rendesia dhe vlera e vepres se Nexhmijes eshte cmuar e vleresuar nga kompetentet dhe njohesit e artit dhe kjo eshte bere ne superlativ.

Nexhmija dhe kenga ishin nje, ketu mbase e ka shpjegimin fakti se ajo as qe ka mbajtur ndonje evidence per koncertet as per kenget e kenduara.

Opusi i kengeve te Nexhmijes ishte shume i gjere dhe ajo ka shkelqyer ne te gjitha zhanret. Shume artdashes edhe sot e kujtojne nje koncert te Nexhmijes me ariet operistike te Bethovenit, te Pucinit, Verdit …te perkthyera shqip.

Nexhmija me sukses e provoi veten edhe si aktore filmi e teatri. "Dasma e pergjakur"; "Tre vete kapercejne malin" ; "E kafshoja terrin" ; "Lepuri me pese kembe" ; "Fluturimi i Micakut" ; "Daullet e te cmendurve", "Rexha i nenes ne grazhd te kalit" etj., etj., jane disa nga projektet ku interpretoi rolet kryesore.

Ne jeten artistike Nexhmija mori shume cmime te cilat ajo nuk mund t'i vecoje. Ne po e vecojme cmimin – titullin "Kengetare e Shekullit" e kete e meriton padyshim. Nexhmije Pagarusha vulosi me emrin e saj shekullin e XX-te.