Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, gusht 26, 2006

Kreshnik Qato:Leter nga Anglia

Të dashur Bashkombas,

Duke qenë mirenjohës për mbështetjen tuaj të gjithnjëshme, po ju shkruaj t'ju njoftoj se me datë 15 Shator 2006, në arenën Alexandra Palace, Alexandra Palace Way, Wood Green, London, N22 7A, (Dyert hapen në orën 18:00) do të konkuroj n ndeshjen time të rradhës ku do luftoj për tu ngjitur më lart në rënditjen Angleze; momentalisht rënditem i 6 ti në Britaninë e Madhe.

Kjo do të jetë një ndeshje me 6 raude dhe u paraprin dy ndeshjeve më të rëndësishme në karrieren time në boksin profesional, pasi në Dhjetor 2006 do të ndeshem për të mbrojtur dy titujt që, faleminderit mbështetjes suaj dhe stërvitjes sime të zelltë, kam arritur ti ngrej lart nën tingujt e Hymnit tonë kombëtar dhe hijen e Flamurit Kuq e Zi.

Gjithashtu, më lejoni ta shfrytëzoj këtë rast e të kërkoj mbështetjen tuaj morale e shpirtërore, që së bashku të ngrejmë sa më lart ballin e kombit tonë të lashtë e fisnik.

Sinqerisht

Kreshnik QATO
www.kreshnikqato.com

Nse keni ndonj pyetje, Ju lutem na kontaktoni nprmjet numrave t shnuar mposht:
07886731367
07930314404