Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, gusht 19, 2006

Kercnime serioze nga prijsit fetar te Iranit

Nëse Irani sulmohet, Tel Avivi do të rrafshohet me tokë, porosite prijësi fetar i Iranit



Udhëheqësi autoritative fetar Ahmad Khatami dje deklaroi se Tel Aviv do të bëhet "caku i raketave iraniane" nëse SHBA-të dhe Izraeli vendosin ta sulmojnë Iranin.
“Raketat (70km) të Hizbollahut e shndërruan Izraelin në vend të fantazmave. Nëse SHBA-të dhe Izraeli dëshirojnë ta sulmojnë Iranin duhet t’i frikohen ditës kur raketat tona – 2 000 km (Shahab-3) do të godasin zemrën e Tel Avivit”, tha ai.

Në CNN Seymour Hersh nga New Yorkeri (YouTube clip), personi i cili e nxorri në opinion rrëfimin e Abu Ghraibit, duke komentuar artikullin e tij, pohon se Xhorxh Bushi dhe qeveria izraelite muaj të tërë planifikojnë çfarëdo incidenti që do të shkakton përleshje, të cilat në fund do të përfundonin me luftë me Iranin. Bushi deklaoi qartë se nga Irani kërkon ndërprerjen e ndihmës dhënë grupacioneve të cilat dëshirojnë të shkatërrojnë demokracinë e Iranit dhe Libanit, ndërsa krytari Iranian e përsëriti se Irani nuk do të heq dorë nga zhvillimi i teknologjisë nukleare.

Për më tepër...

http://www.newyorker.com/fact/content/articles/060821fa_fact

http://today.reuters.com/news/articlenews.aspx?type=topNews&storyID=2006-08-15T152428Z_01_HAF553822_RTRUKOC_0_US-NUCLEAR-IRAN.xml

Nga Irfan Zejnullahu

18 gusht 2006/Ankara/Turqi