Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Kafshet e rralla ne Shqiperi jane te rrezikuara te pakesohen

Kafshet e rralla ne vendin tone prej disa vitesh jane rrezikuar te pakesohen si pasoje e demtimit dhe ndryshimeve ne habitateve te tyre, shprehen per ATSH-ne specialiste te mjedisit.

Shqetesimin e tyre ata e lidhin me situaten qe prej vitesh ka perfshire boten shtazore ne vendin tone, e cila gjate ketyre viteve te fundit po perballet me probleme te shumta dhe po gjen shume pak mbrojtje. Specialistete shprehin domosdoshmerine e organizimit te fushatave sensibilizuese.

Kafshe te rralla si ariu i murme, derri i eger, lepuri i eger, pelikani dalmat, gjeli i eger, kaprolli, lopa e eger, si dhe gjallesat e detit si karkaleci i detit, korali i kuq, por edhe lloje te ndryshme peshqish, molusqesh, amfibesh dhe repitlesh, rrezikojne nga dita ne dite te zhduken perfundimish na ekosistemi i vendit tone.

Ritmi i humbjeve te biodiversitetit ne Shqiperi dhe numri i llojeve te njohur qe rezultoje te zhdukur gjate ketyre 50 viteve te fundit mendohet te jete nga me te lartet ne Evrope. 4 lloje gjitaresh jane zhdukur plotesisht, ndersa 17 lloje shpendesh nuk folezojne me ne territorin e vendit tone.

Prishja e habitateve ka ndikuar direkt ne jeten dhe riprodhimin e kolonive te vecanta. Shqiponja e detit, vite me pare kane qene nje lloj i perhershem si dhe me shume vende folenizimi ne zonen bregdetare si Velipoje, Lezhe, Karavasta, tashme po shihet vetem si dimerues. Nderkohe qe kafshe te tjera po largohen nga habitatet e tyre ne vendin tone, si karabullaku i vogel, i cili eshte zhdukur plotesisht nga ligatinat shqiptare pas shqetesimit dhe prishjes se habitetit te ushqimit.

Humbja dhe copezimi i habitateve, gjuetia e pakontrolluar dhe pa kritere, ne menyre te vecante gjate dimrit, varferimi dhe degradimi i ekosistemeve, prishja dhe erozioni gjenetik, shpyllezimi, zhvillimi i bujqesise, jane faktoret kryesor te zhdukjes se llojeve te kafsheve ose kerkcenim per zhdukjen e tyre. Cdo shqetesim apo forme gjuetie e ushtruar gjate periudhes se riprodhimit sjell braktisjen e foleve dhe strofkullave, braktisjen e te vegjelve, madje edhe nderprerjen e riprodhimit.

Tipet kryesore te ekosistemeve dhe habitateve me te rrezikuara ne vendin tone jane detare, bregdetare (dunat ranore, grykederdhjet e lumenjve, pyjet aluvjane, lagunat dhe liqenet bregdetare), livadhet dhe kullotat alpine, liqenet kontinetale e ata akullnajore, etj.

Sipas specialisteve te mjedisit, ne Shqiperi rreth 122 lloje rruazoresh ( 27 gjitare, 89 shpende 6 peshqe) dhe 4 lloje bimesh ne keto 25 vitet e fundit mendohet se kane humbur mbi 50 per qind te popullates se tyre, tendence qe eshte ne rritje.