Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Jeta e ish-presidentit Ronald Reagan

Portret
Ronald Reagan

Jeta e ish-presidentit Ronald Reagan

Ronald Wilson Reagan lindi me 11 shkurt te vitit 1911 ne Tampico te shtetit Ilinoi. Ai u rrit ne pjesen qendrore te Amerikes dhe pati nje kariere te shumellojshme, nga komentator sporti, ne aktor filmash, zedhenes konservator, guvernator i Kalifornise e me ne fund president i Shteteve te Bashkuara.

Ai fitoi zgjedhjet e vitit 1980 per ne Shtepine e Bardhe dhe u perpoq te rikthente besimin e krenarine e nje Amerike, e shqetesuar rreth gjendjes se saj ekonomike dhe e lodhur nga nje krize pengjesh nje vjecare me Iranin.

Ne fjalimin e tij me rastin e perurimit ne detyre ne janar te vitit 1981, presidenti Reagan parashtroi synimet e tij per ta futur vendin ne nje rruge te re, e cila perfshinte edhe ndryshimin e rolit te qeverise federale.

"Veshtiresite ekonomike qe ne po vuajme jane pasoje e disa dekadave. Ato nuk do te zhduken brenda disa ditesh, javesh apo muajsh. Por ato do te eliminohen, sepse ne si amerikane kemi aftesine tani, ashtu si edhe ne te kaluaren, qe te bejne c’eshte e mundur per te ruajtur kete bastion te madh e te fundit te lirise. Ne krizen e tanishme, qeveria nuk eshte zgjidhje e problemit tone, qeveria eshte vete problemi."

Presidenti i ri mori masa te menjehershme per te shkurtuar taksat dhe shpenzimet qeveritare. Pas nje ngadalsimi ekonomik ne vitin 1982, ekonomia u zhvillua me ritme shume te shpejta dhe zoti Reagan fitoi me lehtesi mandatin e dyte presidencial ne zgjedhjet e vitit 1984.

Por pervec sukseseve te tij ne ekonomi, amerikaneve u pelqente stili i tij. Ata pershendeten perpjekjet e zotit Reagan per te kthyer krenarine e Amerikes ne atdhe dhe kredibilitetin e saj ne bote. Amerikaneve u pelqente vecanerisht menyra se si ai u paraqit me miresi dhe humor pas nje atentati kunder jetes se tij ne vitin 1981. Pas 4 vjetesh, presidenti Reagan shpetoi nga kanceri ne zorren e trashe.

Pati gjithashtu sfida ne frontin e politikes se jashtme. Zoti Reagan do te mbahet mend per nje kohe te gjate per kontributet e tij per kontrollet e armatimeve, vecanerisht per traktatin e vitit 1987 me Bashkimin Sovjetik per eliminimin e raketave berthamore me rreze te shkurter dhe te mesme veprimi ne Evrope.

Zoti Reagan zhvilloi gjithashtu 4 takime me udheheqesin sovjetik, Mihail Gorbacov, takime qe ndihmuan ne zbutjen e Luftes se Ftohte midis Shteteve te Bashkuara dhe vendit, qe presidenti e cilesoi si Perandoria e se Keqes.

Ne tetor te vitit 1983, presidenti Reagan autorizoi pushtimin e Grenades pas nje grusht-shteti marksist, qe ende shikohet si nje prej shume sukseseve te politikes se jashtme te administrates se tij. Por ky pushtim ndodhi vetem dy dite pas nje prej deshtimeve me te medha te politikes se tij te jashtme, nje sulm terrorist shkaterrimtar kunder bazave te marines amerikane ne Liban, ku gjeten vdekjen 241 trupa amerikane. Ai incident me ne fund coi ne terheqjen e forcave amerikane nga Libani.

Konservatoret ne kongresin amerikan pershendeten mbeshtetjen prej presidentit te kryengritesve Kontra ne Nikaragua gjate viteve 1980-te. Por administrata u perball me kritika intensive si nga demokratet edhe nga republikanet per skandalin Iran-Kontra, ne te cilin perfitimet nga shitjet sekrete te armeve Iranit per te liruar pengjet amerikane iu kaluan luftetareve Kontra ne Ameriken qendrore.

Popullariteti i zotit Reagan ra pas skandalit Iran-Kontra dhe do te jene historianet ata qe qe te gjykojne se sa shume demtoi kjo ceshtje arritjet e administrates se tij. Por ne kohen qe ai u largua nga detyra e presidentit ne janar te vitit 1989, miratimi i publikut per punen e tij u permiresua ndjeshem. Ai gezonte miratimin me te larte per nje president ne fund te mandatit te tij qe prej Luftes se Dyte Boterore.

Ne nje leter qe i dergoi popullit amerikan ne vitin 1994, Ronald Reagan njoftoi se vuante nga Alcajmeri, semundje qe prek trurin dhe shkakton humbjen e kujteses. Kujtesa ndoshta e la ish presidentit Reagan ne vitet e fundit te jetes se tij, por perkrahesit e tij konservatore nuk i harruan kurre kontributet e tij. Ata vazhdojne kerkimet per nje person, qe do te vazhdonte trashegimine e tij politike.