Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Ish drejtori i CIAS

Portret
Xhorxh Tenet

Ish drejtori i CIAS

George Tenet lindi me 5 Janar 1953 ne Flushing, New York, USA. Eshte binjak me te vellane William Tenet.

Edukimi i tij arsimor u krye ne Georgetown University, School of Foreign Service, B.S.F.S., 1976; Columbia University, School of International Affairs, M.I.A., 1978

Eshte i martuar me Stefanie Galakas dhe ka nje djale, Johni. Jeton me nenen Evangjelitsa Kacalano.

Ai fillon karieren si Asistent Legjislativ e me pas behet Drejtor Legjislativ i Senatorit John Heinz, 1982 - 85 anetar i Stafit.

Pason posti si anetar i ceshtjeve te Komitetit te Zbulimit ne Senat (SSCI) dhe me pas Drejtor i Stafit me 1988 - 93.

Ne vazhdim ai behet anetar i Keshilli te Sigurimit Kombetar i Presidentit Klinton gjate periudhes 1992 - 93, asistenti Special i Presidentit Klinton dhe i derguar i posacem i presidentit per Programet e Zbulimit ne CIA dhe ne Keshillin e Sigurimit Kombetar 1993 -95.

Karriera me e larte: Drejtori i Agjencise Qendrore te Zbulimit CIA prej Qershor 1997.

Gerge Tenet eshte emeruar Drejtori i CIA-s ne Qershorin e 1997, i propozuar nga Presidenti Bill Klinton dhe i votuar unanimisht nga Senati Amerikan.

Ai ka sherbyer si zevendes i CIA-s ne vitin 1995, por me pas ka vazhduar te kryesoje ne krye te zbulimit amerikan, pasi Drejtori i saj John Deutch ne Dhjetor te 1996 dha doreheqje nga kreu i CIA-s. Dr.

Tenet ne kohen kur sherbente si asistent prane Presidentit Klinton, ishte ngarkuar me detyra te rendesishme ne programet e Keshillit te Sigurimit Kombetar si NSC, ''Intelligence Priorities,'' ''Security Policy Coordination,'' ''US Counterintelligence Effectiveness,'' dhe ''US Policy on Remote Sensing Space Capabilities.''

Ne programet e mesiperme Dr. Tenet krijoi sistemin legjislativ te funksionimit te sherbimeve sekrete te zbulimit perfshi dhe komunikimin inteligjent kompiuteror si dhe organizimin e ri te CIA-s. Gjithashtu Dr.

Tenet ka punuar dhe ne programet berthamore te zbulimit, dhe eshte ngritur ne detyre fale perpjekjeve dhe bashkepunimit me Senatorin David C. Boren.

Ne programin e tij te paraqitur ne Senat, Dr. Tenet u ka kushtuar rendesi kerkimeve dhe monitorimin e problemeve berthamore vecanerisht te forces nukleare te reagimit te shpejte qe perpara mbarimit te luftes se ftohte, kur me 1985 ka sherbyer prane Komitetit te Senatit per problemet berthamore prane Senatorit Patrick Leahy.

Dr. Tenet eshte emeruar me se fundi nga Presidenti Republican George W. Bush serish ne krye te CIA-s.

Pas miqesise se forte me ish Presidentit Klinton, pike se pari nga kapaciteti ne drejtimin e nje prej strukturave me te forta te qendueshmerise se interesave te Shteteve te Bashkuara te Amerikes CIA, me propozim te Presidentit aktual George Bush, Senati amerikan vendosi me shkurt 2001 te mbaje si kreun e CIA-s Drejtorin e saj aktual George Tenet.

Reagimet pas ikjes

Lajmi per ikjen e tij e befasoi shumicen ne Washington. Presidenti Bush i informoi keshilltaret e tij ne mengjes ne nje takim ku merrte pjese Nenpresidenti Dick Cheney, Sekretari i Shtetit Colin Powell dhe keshilltarja per Sigurine Kombetare, Condoleezza Rice.

Burime nga Shtepia e Bardhe thane se Presidenti u tha ndihmesve te tij se nuk donte qe askush te spekullonte se Tenet po largohej per arsye te tjera dhe jo personale. Ne fakt ai mori vetem lavderime nga Presidenti: "Ai ka qene nje udheheqes i forte dhe i zoti ne CIA. Ai ka qene nje udheheqes i forte ne luften kunder terrorizmit. Dhe une do ta ndjej mungesen e tij".

Drejtori i FBI-se, Robert Mueller, tha duke deshmuar ne Kongres se doreheqja e zotit Tenet ishte "nje humbje e madhe" per CIA-n dhe per vendin. "Besoj se ai eshte nje nga udheheqesit e vertete, jo vetem ne fushen e zbulimit dhe ikja e tij do te shkaktoje dhimbje tek koleget e CIA-s, tek publiku amerikan dhe nga ne ne FBI. Une kam bashkepunuar ngushte me te. Per mua do te jete nje humbje personale. Ne kemi krijuar nje marredhenie shume te mire gjate ketyre dy viteve e gjysme".

Nancy Pelosi, udheheqesja e pakices demokrate ne Kongres ne Dhomen e Perfaqesuesve foli per te metat ne zbulim: "Sigurisht qe pati deshtim te zbulimit ne operacionin e Irakut, vecanerisht ne muajt para nderhyrjes ushtarake. Ka patur gjithashtu edhe deshtime te tjera. Nuk mendoj se doreheqja e George Tenetit duhet te jete e vetmja pergjigje per keto deshtime".

Kandidati demokrat per president John Kerry u pyet nese ajo qe do te lere pas George Tenet eshte deshtimi i CIA-s per te frenuar 11 shtatorin, ose pohimi i agjencise qe ne Irak kishte arme te shkaterrimit ne mase. "Ai eshte njeri i mire dhe ka dhene shume per kete vend. Personalisht une e pelqej. Por mendoj se deshtimet e Agjencise se zbulimit keto vitet e fundit, ne nje kohe shume kritike nuk mund te lihen jashte vemendjes. Nuk e di a eshte faji i tij, apo se i kujt eshte faji, por ato jane deshtime. Dhe sigurisht qe ne duhet ta korrigjojme nje gje te tille".

Zoti Tenet do te vazhdoje te rrije ne detyre deri ne mes te korrikut. Nendrejtori i CIA-s John McLaughlin do ta vazhdoje te kryeje funksionet e tij, derisa te emerohet drejtori i ri perhershem.