Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Gruaja qe lufton me kembengulje kunder mosdenimeve ne Ballkan

Portreti i Javes
Carla del Ponte

Gruaja qe lufton me kembengulje kunder mosdenimeve ne Ballkan


Avokatja zvicerane, Carla del Ponte, nje grua kembengulese po ndermerr qe prej me teper se kater vjetesh nje lufte pa meshire kunder mosdenimit te krimineleve te ish-Jugosllavise, por menyra e saj e te folurit hapur dhe impulsiviteti i kane shkaktuar armiqesi serioze.

E emeruar ne fund te vitit 1999 Prokurore e Gjykates Penale Nderkombetare per ish-Jugosllavine, TPI, kjo grua shtatvogel me floket bjonde, te prere shkurt, arriti te bente qe nje ish-kryetar shteti si Sllobodan Milloshevici te pergjigjej per krime lufte perpara drejtesise nderkombetare, qe perben nje rast te paprecedent.

Kjo perben nje kenaqesi per vajzen e nje infermiereje dhe te nje hotelieri, lindur 57 vjet me pare ne Lugano, Zvicer, dhe qe shprehet se nuk e ushtron kete zanat "sepse beson se eshte thirrur nga Zoti, por per dicka qe ajo e ka shume per zemer: per te luftuar kunder mosdenimeve".

Kjo perben dhe lajtmotivin qe e udhehoqi ne zgjedhjen e saj, ne hetimet kunder mafias perkrah gjykatesit italian Giovani Falcone ne hetimet qe ajo ndermori ne rrethet financiare zvicerane, ne vitet 1990, kur ishte ne krye te Prokurorise Federale.

Ne ate kohe, prirja e saj per t'i thene gjerat ashtu sic jane i solli vetem miq ne rrethet bankare zvicerane, te mesuar me ambiente me te qeta.

Hetimet qe ajo ndermori kunder mafias e ekspozuan shume dhe qe prej atehere ajo mbrohet gjate 24 oreve.

Qe kur erdhi ne TPI, me deklaratat per te arrestuar ish-shefa ushtarake dhe politike te serbeve te Bosnjes, krijoi pakenaqesi.

"Karaxhici dhe Mlladici", sic i pelqen asaj t'i quaje, kerkohen ende qe prej tete vjeteve pasi jane akuzuar per gjenocid, sic shihet ne nje afishe te vendosur ne zyren e saj.

Del Ponte akuzon vazhdimisht autoritetet serbe se nuk po bejne asgje per te arrestuar Mlladicin. Ne Beograd, ajo eshte bere hale ne sy per nacionalistet.

Ne te kaluaren, ajo nuk ka ngurruar as te kritikoje grupet e NATO-s ne Bosnje, SFOR dhe rrjedhimisht vendet e aleances per mungesen e vullnetit per te kerkuar Karaxhicin.

"Duket se ajo nuk frikesohet as nga grupet lokale maskiliste, as nga fuqite e medha. Gruaja e imet projekton imazhin e nje Davidi qe luften me guxim kunder Goliathit dhe kjo u jep besim viktimave te krimit", ben te ditur nje diplomat evropian me detyre ne Bosnje.

Megjithate, vendimi i saj per te mos hapur hetime per bombardimet e NATO-s ne Serbi dhe Kosove eshte kritikuar shume, disa organizata si "Amnesty International" theksojne' se ajo ishte kenaqur shume shpejt me pergjigjet tona per NATO-n.

Me imazhin e dames se hekurt, bashkepunetoret e saj te afert kundervene vizionin e nje gruaje miqesore, humane, shume te hapur dhe te pajisur me nje sens te madh humori.

Duke lavderuar "aftesine per te marre persiper gjerat dhe vullnetin e saj", zevendesprokurori i TPI-se, Graham Blewitt shpreh ne te njejten kohe keqardhjen per sensibilitetin e saj te pakte ndaj konsensusit.

"Ajo deshiron qe gjithcka te behet ne menyren e saj pa marre parasysh pasojat", thote ai.

Dy here e divorcuar, Carla del Ponte tregon se eshte shume e dhene pas punes se saj. Vendosmerine ajo e gjen ne takimet me viktimat e krimit.

"Kam per detyre t'ju kthej atyre shpresen dhe ndjej barren e rende qe bie mbi shpatullat e mia, mendoj se prokurori duhet t'i perfaqesoje ata", thote ajo.