Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, gusht 10, 2006

Flori Bruqi:Pak psikologji,mos t'ju ardhte merzi

Flori Bruqi:Pak psikologji,mos t'ju ardhte merzi

I nderuari z. Flori Bruqi, se pari ju pershendes.

Me intereson te dij me shum rreth Depresioneve pasi qe e kisha edhe nje anetare te familjes ne ket gjendje,thash te ju pyes,dhe ndoshta kishit mundur te mi spjegoni do gjera.

Kam ndegjuar se ka shum lloj te depresioneve,si ato te renda (te cilin e ka pasur ai person se e thash me lart) ashtu edhe ato te lehta?!
Kisha pasur deshir te ma spjegoni, si mundet te ket depresione te llojllojshme
Cilat jan shenjat e para te depresionit, nga vjen kjo gjendje, si mundet njeriu ti shmanget ksaj gjendje,dhe si mundet njeriu te tejkalon sa me shpejt kte...

Sa per fillim mendoj se mjaftojn keto.

Ju pershendes dhe gjith te mirat.

Rozafa nga Prizreni

12.07.2006


Pasi nuk tu ka pergjigje z.Flori Bruqi po t'pergjigjna une . Shenjat e para te depresionit jane: melankolia, izolimi gradual nga te afermit, humbja e apetit, pagjumesia, etj. Tek format e renda tentohet vetevrasja, si rrugedalje e fundit nga kjo gjendje e veshtire.
Depresionet lindin mbas lindjes, traumave te ndryshme, traumave femijnore mbas humbjes se ndonje te dashuri (ndarjes nga partneri), etj. Perballimi i tyre varet nga struktura psiqike individuale e personit, por edhe trashegimia luan rol. Tejkalimi...nepermjet bisedes dhe medikamenteve.
Dr.Alban Hoti
19.07.2006
E dashura Rozafa,
Ne rendin e pare kerkoj falje se nuk jam pergjigjur, faji nuk ishte aq i imi se eshte shkuar e-majli i juaj ne Junk. Por sot pot ë përgjigjem edhe unë ngase edhe dr.Albani shkurtimisht ju eshte pergjegj.

Nje pershkrim te gjere per depresionin:

1. Depresioni madhor

Depresioni mund tė variojė nė mėnyrė tė dukshme nga pikėpamja e seriozitetit tė gjendjes. Nė formė tė lehtė ėshtė normale qė njerėzit tė ndjehen depresivė, kur ata dėshtojnė nė arritjen e njė qėllimi, apo kur u vdes ndonjė i afėrt.
Depresioni i lehtė zakonisht zgjat jo shumė dhe pasohet nga pėrmirėsimi.
Njė problem mė serioz ėshtė distimia, nė tė cilėn personi kalon njė gjendje depresive shpirtėrore nė pjesėn mė tė madhe tė njė intervali kohe tė paktėn dy vjeēare. Simptomat e distimisė pėrfshijnė njė ndryshim tė madh nė shprehitė e tė ngrėnit dhe tė fjeturit (humbja e oreksit ose mbigrėnia, pagjumėsia ose gjumi i tepėrt), kėputje, vetėvlerėsim tė ultė, pėrqendrim tė dobėt dhe ndjenjėn e tė qenit i pashpresė.
Personi me distimi zakonisht manifeston ērregullime tė vogla nė raportet shoqėrore dhe vetėm rrallė herė e shtrojnė nė spital, dhe kjo nė ato raste kur tenton tė bėjė vetėvrasje. Depresioni nė distimi ėshtė i lehtė, krahasuar me depresionin madhor qė ėshtė mė i rėndė dhe tė bėn krejt tė paaftė.

Vetėvrasja ėshtė njė mundėsi reale nė rastet e depresionit. Grat janė mė tė prirura se sa burrat pėr vetėvrasje. Sidoqoftė mosha kulmore e atyre qė bėjnė pėrpjekje pėr vetėvrasje ėshtė rreth 30 vjeē, studimet mė tė fundit dėshmojnė shumė serioze edhe midis atyre nėn moshėn 20 vjeē dhe tė moshuarve. Grupi mė i rrezikuar ėshtė moshės 15-24 vjeē (Hendin, 1985).

Pėrse njerėzit kryejnė vetėvrasje?
Shumica e tyre kanė tė bėjnė me faktin se ata e kanė njė ndjenjė se jeta nuk ia vlen tė jetohet. Disa njerėz besojnė se akti i vetėvrasjes ėshtė njė kėrkesė e dėshpruar pėr ndihmė.
Rastet kur viktimės sė mundshme pėr vetėvrasje i kėrkohet qė tė mos kryejė vetėvrasje pa takuar mė parė njė kėshilltar, duket se janė tė suksesshėm. Duke biseduar me ta sesi ndjehen, ai mund tė krijojė tek ata njė ndjenjė besimi deri sa t’u jepet ndihma e vėrtetė profesionale.
Nėse me tė vėrtetė personi e ndjen se nuk ka arsye pėr tė jetuar, atėherė trajtimi mė i mirė do tė ishte qė atij t’i jepej shpresė. Psikologėt nuk e kuptojnė plotėsisht pėrse njerėzit kryejnė vetėvrasje.

Simptomat e depresionit madhor ndodh kur njė individ provon njė ose mė shumė episode depresioni madhor, simptoma kryesore e tė cilit ėshtė ajo e njė gjendjeje shpirtėrore (humori) tė rėndė dhe humbja e interesit pėr aktivitetet normale. Simptoma tė tjera mund tė pėrfshijnė prishjen e gjumit, rėnien nė peshė, kėputjen, ndjenjėn e fajit tė kotė ose atė tė tė qenit i pavlefshėm, paaftėsinė pėr t’u pėrqendruar, si dhe mendimet rreth vdekjes dhe vetėvrasjes. Kėto simptoma shfaqen kryesisht pėr njė periudhė tė paktėn dy javore.
Depresioni madhor zakonisht fillon nė moshėn e pjekurisė sė hershme, por njė episod depresioni madhor mund tė shfaqet nė ēdo moshė, pėrfshirė edhe fėmijėrinė. Problemi mė i madh i depresionit ėshtė mundėsia pėr tė kryer vetėvrasje.

Teoritė e depresionit tė cilat pėrpiqen tė shpjegojnė sesi ndodh ai.
Teoria psikanalitike pėrqendrohet nė konfliktin e pavetėdijshėm dhe sipas saj, ndjenja e zemėrimit dhe e hakmarrjes zhvendosen dhe kthehen kah brenda vetes dhe si rezultat personi ndjehet aq fatkeq sa jeta e tij bėhet e padurueshme. Kėshtu ai dorėzohet dhe bėhet depresiv.
Teoria e tė mėsuarit na mėson se, depresioni ėshtė rezultat i tė mėsuarit qė tė jesh i pashpresė. Kur njerėzit zbulojnė se nuk kanė mė kontroll mbi jetėn e tyre nga pikėpamja shoqėrore, ekonomike ose psikologjike, ata kanė prirjen tė dorėzohen.
Teoria biologjike (Seligman, 1975) ka konstatuar se qente qė kishin mėsuar tė ndjeheshin tė mjerė e pa mbėshtetje kishin nivele tepėr tė ulta tė norepinefrinės neurotransmetuese. Ilaēet qė rrisin nivelin e norepinefrinės kanė dhėnė rezultate nė kurimin e depresionit tė njerėzit.
Sipas Janovskit dhe Rishit, depresioni dhe mania shkaktohen nga ērregullime nė ekuilibrin midis neurotransmetuesve si norepinefrina dhe acetilkolina. Norepinefrina luan njė rol nė tė ndjerit e kėnaqėsisė nė tru kur ndodh mbėshtetja apo pėrkrahja, duke lidhur kėshtu teorinė e tė mėsuarit dhe pėrkrahjes me atė biologjike.
Disa tjera kėrkime pohojnė se ėshtė nė keqfunksionimin e sinaptikut dhe nė ērregullimet e gjendjes shpirtėrore. Disa pruva lėnė po ashtu tė kuptohet se depresioni ka njė komponent gjenetik.

2. Ērregullimi bipolar ose depresioni maniak

Ērregullimi bipolar ose depresioni maniak, karakterizohet nga luhatja tė skajshme dhe tė paparashikuara tė gjendjes shpirtėrore: nga njė eksitim i madh nė njė melankoli tė skajshme. Gjatė fazės maniake, pacienti mund tė bėhet tej mase i eksituar, llafazan, mburravec, i papėrmbajtur dhe ndoshta destruktiv. Pastaj, fare papritur, ai bėhet aq i zymtė dhe pėrjeton ndjenja kaq tė thella pavlefshmėrie sa nuk don tė hajė, fle me vėshtirėsi dhe nuk donė tė lėvizė. Kur ndodhet nė gjendje depresive, sillet nė mėnyrė krejtėsisht tė njėjtė si personi me depresion madhor.
Psikoza shfaqet me kriza periodike maniake ose depresive. Disa tė sėmurė shfaqin gjatė gjithė jetės sė tyre vetėm kriza maniake, ose vetėm kriza depresive. Tė tjerė e manifestojnė psikozėn me kriza maniakale dhe depresive qė ndjekin njera-tjetrėn pa periudhė pushimi, midis tyre. Nganjėherė shfaqet kriza maniakale, i sėmuri shėrohet, kurse kriza tjetėr ėshtė depresive e kėshtu vazhdon gjithmonė.
Ērregullimi bipolar ndeshet njėlloj si te burrat ashtu edhe te gratė, por nuk ka shumė njerėz (rreth 1% e popullėsisė.
Disa njerėz provojnė ērregullimin bipolar tė quajtur Ciklotimia, qė nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē njė luhatje e gjendjes shpirtėrore nga episode hipomaniake tek depresioni, por jo aq tė skajshme sa episodet maniako-depresive apo ato tė depresionit madhor.
Njė episod hipomaniak karakterizohet nga njė gjendje shpirtėrore e pėrmirėsuar ose qė irritohet shpejt, por nuk ėshtė aq seriozė sa tė shkaktojė ndėrprerje tė dukshme tė funksionimit normal. I pėrngja njė individit, i cili ka njė cikėl stinor nė ērregullimin e tij bipolar, gjatė tė cilit ka njė lidhje midis njė episodi tė ērregullimit bipolar apo tė episodit depresiv dhe periudhės pėrkatėse tė vitit.
Diagnoza diferenciale duhet bėrė me:
1) Skizofreninė (forma hebefrenike), gjatė sė cilės mungon produktiviteti nė mendime, sjellja ėshtė e ēuditshme, purile, pa lezet.
2) Gjendjet konfuzionale – ku mungon euforia, mendimet janė pa lidhje, eksitacioni ėshtė i moderuar, tė sėmurėt janė tė ēorientuar.
3) Eksitacionin epiletik – ku errėsimi i vetėdijes shoqėrohet me eksitacion tė fuqishėm, halucinacione, ide delirante, tė cilat drejtojnė sjelljen e pacientit. I sėmuri shkatėrron ēdo gjė qė i del pėrpara, mund tė bėjė krime tė shėmtuara.
4) Me dehjen nga alkooli, qė dallohet nga era e pijes.

Sindromat depresive
Nė ērregullimet depresive me rėndesė tė moderuar, tiparet qendrore janė: humori i ulur, mungesa e gėzimit dhe argėtimit tė menduarit pesimist dhe pakėsimi i energjisė, tė cilat mund tė shkaktojnė dėmtim tė efiēencės. Pacienti ka pamje karakteristike dhe shpėrfilljej pėr veshjen dhe kujdesin pėr tualet.
Simptomat dhe shenjat e ērregullimit depresiv tė rėndė tė moderuar:
• Pamje e pikėlluar, helmuar (Pamja e fytyrės karakterizohet nga kthim poshtė i kėndeve tė gojės dhe thellimi i brazdės vertikale nė mes ballit. Pakėsohet shkalla e vezullimit tė syve. Supet bien dhe koka inklinohet pėrpara e poshtė, kėshtu qė drejtimi i vėshtrimit anon nga poshtė. Pakėsohet lėvizja e gjesteve. Ėshtė e rėndėsishme tė thuhet se me gjithė ndjenjėn e thellė tė depresionit, disa pacientė akoma ruajnė buzėqeshjen e jashtme)
• Prapambetje psikomotore (pacienti ecė dhe vepron ngadalė)
• Humori i ulur (pacienti ėshtė i pikėlluar. Humori mund tė pėrjetohet ndryshe nga hidhėrimi i zakonshėm, ngandonjėherė, pacientėt flasin pėr re tė zeza qė pėrhapen nė gjithė veprimtarintė mendore).
• Ankth, iritabilitet, axhitacion (iritabiliteti ėshtė tendenca pėr t’u pėrgjigjur me mėrzitje tė paarsyeshme kėrkesave dhe pengesave tė vogla, kurse axhitacioni ėshtė njė gjendje shqetėsimi, qė pėrjetohet nga pacienti si paaftėsi pėr t’u qetėsuar).
• Mungesė e interesit dhe energjisė (pacienti nuk tregon entuziazėm pėr veprimtaritė dhe hobet qė normalisht pėlqen, shpesh herė, u shmanget takimeve shoqėrore.
• Pakėsimi i energjisė ( pacienti ndjehet letargjik, konstaton se ēdo gjė kėrkon effort dhe i lė detyrat e papėrfunduara).
• Simptomat biologjike (ērregullimi i gjumit, ndryshimet ditore tė humorit, humbja e oreksit, humbja nė peshė, humbja e libidos ose pakėsimi i energjisė seksuale etj).
• Tė menduarit depresiv (mendimet pesimiste- pacienti shikon pjesėn fatkeqe, tė mjerė tė ēdo ngjarjeje. Pacienti pret mė tė keqen. Shpesh herė ato marrin formėn e fajit tė paarsyeshėm dhe tė fajėsimit tė vetes rreth ēėshtjeve tė vogla).
• Ankesat pėr njė kujtesė tė keqe (kjo paraqitje qė ėshtė veēanėrisht e zakonshme nė pleqtė, ngandonjėherė quhet pseudodemencė depresive).

Ērregullimi i rėndė depresiv quhet depresioni psikotik:
• Deluzione kanė tė bėjnė me tė njėjtat tema se dhe tė menduarit jo deluzional tė ērregullimeve tė moderuara depresive. Kėto tema janė pavlerėsia, faj, shėndeti i sėmurė dhe mė rrallė varfėria, si vje fjala pacienti me deluzione hipokondrike mundet tė bindet se ka kancer ose sėmundje veneriane).
• Ērregullime perceptive (disa pacientė provojnė halucinacione tė pėrcaktuara tė cilat si rregull janė dėgjimore nė formė tė zėrave qė i adresojnė fjalė dhe fraza pėrsėritėse /p.sh. “ju jeni djall, ju duhet tė vdisni”)
Idetė suicidale (vetėvrasje) duhet shqyrtuar me kujdes pėr ēdo pacient me ērregullim tė rėndė depresiv.

Ērregullimi i lehtė depresiv
Ērregullimet e lehta depresive zakonisht prezantohen me simptoma tė ngjajshme me ato tė ērregullimeve depresive tė pėrshkruara deri tani por me mė pak intensitet. Pacientėt ankohen pėr humor tė ulur, mungesė energjie, gėzimi dhe gjumė tė keq.

Tiparet klinike tė manisė:

• Pamja e jashtme e pacientit shpesh pasqyron humorin mbizotėrues. Veshja mund tė jetė me ngjyra tė ndezura dhe tė pėrshtatėn keq. Pacientėt maniakalė janė tė hutuar, me vėmendje tė papėrqėndruar, qė fillojnė shumė veprimtari, por qė i lenė ato tė papėrfunduara pasi fillojnė veprimtari tė reja. Tė folurit e tyre ėshtė i shpjet dhe me bollėk. Kur ērregullimi ėshtė mė i rėnd vihet re fluturimi i mendimeve, ku ndryshimet janė aq tė shpejta sa qė ėshtė vėshtirė tė ndjekėsh vargun e mendimit. Gjumi shpesh ėshtė i pakėsuar. Oreksi ėshtė i shtuar dhe ushqimi mund tė hatet me lakmi pa i kushtuar vėmendjes etikės konvencionale. Dėshirat seksuale janė tė shtuara sjellja seksuale mund tė jetė e shfrenuar.
• Idetė ekspansive. Pacienti beson se idetė e tij janė origjinale. Nganjėherė, kėto tema ekspansive shoqėrohen me deluzione madhėshtie.
• Halucinacionet nė disa raste janė tė pranishme, duke marrė formėn e zėrave qė i flasin rreth fuqive tė tij speciale ose nga pamjeve me pėrmbajtjen fetare.
• Kritika dhe mprehtėsia dėmton vazhdimisht. Rrallė herė, mendon se ėshtė i sėmurė dhe ka nevojė pėr trajtim.
• Shumica e pacientėve maniakalė mund tė ushtrojnė njė farė kontrolli mbi simptomat e tyre, pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe.

Uni, stresi dhe depresioni i njeriut tė sotėm
Njeriu pa “unin” e vetė ėshtė porsi bima pa rrėnjė dhe pa trung. Ai nuk lind me “unin” ose personalitetin e vetė por formohet dhe zhvillohet gradualisht. Nė tė folmen e pėrditshme zakonisht shprehemi, se ky njeri apo ai e ka karakterin e fortė ose ėshtė tip labilė! Nė formimin e karterit ndikon mes tjerash “trashėgimi” nga baba, nėna, gjyshja e stėrgjyshėrit, me njė fjalė figurative kėto janė ato rrėnjėt e degėzuara, prej kah thithė “trungu” – “uni” i njeriut dhe degėt e degėzuara, fletėt, lulet qė janė tė drejtuara kah dielli. Po ashtu pėr zhvillimin e shėndoshė njė njeriut pėrpos trashėgimit ose rrėnjėve tė thella ndikon edhe mjedisi nė tė cilėn jetojmė. Prandaj gjendemi pėrpara pyetjes vendimtare: Si e pranoj vetveten si tė tillė, po ashtu si ndikon nė mua bota e jashtme dhe ajo e brendshme, sa kam guxim tė kacafytėm me jetėn e pėrditshėm dhe i aftė pėr formimin e unit dhe karakterit tim?
Bota nė tė cilėn jetojmė ėshtė mjaft dinamike dhe e koklavitur, dhe njeriut i duhet pėr ēdo ditė ta gjej baraspeshėn e jetės. E cila ėshtė nė mes vetvetes dhe trashėgimit, mes shpirtit dhe trupit (shėndetit), mes vetvetes dhe mjedisit, dhe nė fund mes “unit” dhe vetvetes. Nė kėto katėr dimensione ėshtė themeli i domosdoshėm pėr ta krijuar baraspeshėn e jetės, e cila sjellė edhe fatlumturin e tij.
Nė qoftė se e vazhdojmė me pamje figurative, atėherė mund tė themi se rrėnjė janė ajo baza trashėgimit, kultura, gjuha, identiteti, religjioni etj. Pėrderisa trungu ėshtė “uni” karakteri i njeriut, i cili mund me qenė i lėmuar, i drejtė, i shtrembėruar, me shumė nejēe, shkurtabiqe ose i hjeshėm dhe madhėshtor. Kjo ėshtė ajo pamja e njeriut.
Tipet ose karakteret e ngurta rriten drejt nė lartėsi, por nuk kanė kurorė fare. Pėrderisa karakteret dinamike rriten nė mėnyrė madhėrore dhe tė fuqishme, si tė doshin ta mposhtin mjedisin. Karakteret e tipit ciklotim i adaptohen mjedisit apo rrethit, varėsisht sipas rrethit, nė qoftė se mjedisi i ngushton atėherė rritėn nė lartėsi, po qese u jepet mė tepėr liri zhvillohen nė gjerėsi (horizontalisht).
Fjalėn e fundit e ka uni prej tė cilit varet pamja pėrfundimtare dhe karakteri i personit.
Temperamenti ose karakteri ka pėrpos unit edhe kulturėn. Baraspesha mes vetvetes dhe unit do tė thotė edhe baraspesha mes natyrės dhe kulturės, mes tokės dhe qiellit, mes fuqive qė janė nga e toka, dhe ato qė janė nga lartėsia. Njeriu nė formimin e vet e tejkalon edhe vetveten.
Si tė ēlirohemi nga stresi i ditės
Njeriu i sotėm posaēėrisht rinia ėshtė e ngarkuar jo vetėm me frustrime tė llojllojshme por edhe me atė karakterin psikik dhe fizik, siē ėshtė tensioni i lartė, pasiguria, hidhėrimi, frika, brengosja, mėrzia, paperspektiva e sė ardhmes, papunėsia etj. Janė shkatar i humbjes jo vetėm baraspeshės sė jetės, por edhe shėndetit nė tėrėsi. Ėshtė e rėndėsishme ta njohim strategjinė me tė cilėn i kundėrvihemi stresit ose sė pakut e lehtėsojmė.
Sipsa dr. Hubert Pozharnik-ut do ti numėrojmė dhjetė kėshilla qė vijojnė:
1. Shmangu mjedisit dhe atyre qė tė nevrikosin.
2. Mos pritė tė pamundshmen. Po ashtu mos e merr punėn ose ngjarjet tragjike, por pėrkushtoju me vėmendje edhe ngjarjeve jo aq tė rėndėsishme. Nė mjedisin e mėrzitshėm ėshtė i mirėseardhur edhe humori.
3. Nganjėherė na duket se gjithēka ka marrė fund dhe nuk shohim rrugėdalje, nė qoftė se shikon pak mė mirė, do tė shohėsh se nuk ėshtė aq keq, siē e mendon.
4. Mos u ngarko me gjėrat e panevojshme. Zakonisht ngarkohemi me brenga tė pa nevojshme, duke paramenduar se mund tė ndodhė kjo ose ajo fatkeqėsi edhe nė qoftė se ndodh nuk do tė ndodhė aq tragjikisht siē e kemi menduar.
5. Ta krijojmė mėnyrėn e shėndoshė tė jetės. Mos u ngarko me punė dhe kujdes tė tepruar, por rezervoje kohėn pėr afrimin tėnd, po ashtu ndėrto urat e miqėsisė me ata qė tė duan dhe qė do.
6. Mos e humb fuqinė nė kurdisjen e hakmarrjes, as mos u zhyt nė kujtimet e hidhura tė kaluarės ose tė sė tashmes, po ashtu mos ia lehtėso vetes tendosjen me alkool, me medikamente, por mė mirė lirohu me gjimnastikė nė ajrin e pastėr ose bėre ndonjė vizitė asaj familjes qė nga natyra ėshtė optimiste.
7. Ndjenjat duhet t’i shikojmė nė sy. Mė mirė ta pranojmė se jemi tė hidhėruar, tė fyere, tė brengosur ose tė mėrzitshėm, sesa i shtypim nė sferėn e nėnvetėdijes. Por tė kemi kujdes qė ndjenjat tė lirohen nė mėnyrė spontane dhe dinjitoze.
8. Fajtor jemi ne vetė nė rastet e shumta, duke korrigjuar vetveten dhe raportet tona ndaj tjetrit ashtu do tė ndėrrohet edhe situata e krijuar. Sepse ai tjetri ėshtė pasqyra jonė.
9. Nė qoftė se jemi pėrherė tė pakėnaqur si me punėn tonė profesionale ashtu edhe nė jetėn private, ose gjendemi pėrballė problemeve tė pazgjidhshme, atėherė tė gjejmė atė trimėri dhe ta ndėrrojmė vendin e punės ose stilin e jetės.
10. Tė mėsohemi ta lirojmė trupin me ndonjė metodė relaksimi.

Plagėt e shpirtit i thellojnė plagėt e trupit
Bari shėrues ose ilaēi mė i mirė pėr shėrimin e njeriut posaēėrisht nga plagėt e shpirtit, por edhe nga ato trupore, janė: mendja, ndjenjat dhe imagjinata. Eksperimentet me kafshė posaēėrisht me minj, tė cilėt ishin me plagė nė trup. Shumė mė shpejt shėrofshin minjtė qė kishin hapėsirė pėr lėvizje sesa ata qė ishin tė mbyllur nė kafaz. Pėrjetimi i kufizimit pėr minj ėshtė “tension psikik”. Po tė njėjta gjė ėshtė vėrejtur te minjtė e frikėsuar ose fizikisht tė ndjekur, se mė shpejt janė shėruar ata qė kishin qetėsi dhe siguri.
Po ashtu vlenė edhe pėr njeriun, i cili dita-ditės ballafaqohet me problemet e jetės, ose me tronditje tė rėnda shpirtėrore. Sepse shpirti i plagosur i thellon edhe plagėt e trupit. Jo vetėm se nuk shėrohen plagėt fizike por i fitojmė edhe plagėt psikosomatike nėpėr mes psikės, siē ėshtė migrena, dhimbja e gjymtyrėve, tretja e ushqimit, thati etj. Njeriu nėn ndikimin e neurozės, disfatės, brengosjes, depresionit, stresit dhe mėrzisė, plagėt fizike jo vetėm se shėrohen shumė ngadalė por shkaktojnė ngarkimin psikik. Hidhėrimi dhe urrejtja e dėmtojnė njeriun mė tepėr se sa armiku mė i pėrbetuar.
Njė prej shkaqeve tė shkurtimit tė jetės dhe pleqėrisė sė hershme tė njeriut janė: depresioni, pesimizmi, pasiguria, frika, xhelozia etj. Sipas analizave klinike gjendja shpirtėrore ndikon mė se 40% nė shėrimin e pacientit pas njė operacioni tė rėndė. Njerėzit qė janė nga natyra optimist, tė gėzuar dhe e kanė njė besim nė jetė, po ashtu dėshirojnė sa mė parė me u rikthyer nė vendin e punės, nė jetėn e pėrditshme, tipat e tillė shėrohen shumė mė shpejtė, po ashtu plaga i mbyllet dhe shėrohet pothuaj para kohe. Pėrderisa njeriu, i cili ėshtė nga natyra pesimist, i ngarkuar me depresion, neurozė, xheloz, nuk ka besim ndaj tjetrit, por ėshtė nynykaē (mumuritės), dhimbjet nuk i duron fare, vetėm kėrkon hapa pėr t’i lehtėsuar dhembjet etj. Tipat e tilla do tė mbesin shumė mė gjatė nė spital, dhe plagėt i shėrohen shumė mė ngadalė, sepse trupi i tij nuk ėshtė rezident ndaj sėmundjeve dhe dhimbjeve.
Nga ky kėndvėshtrim do t’i kuptojmė mjekėt, tė cilėt u japin pacientėve barin ose ilaēin e qujtur “placebo”. Simulon ilaēin i cili nuk ėshtė ilaē. Zakonisht u jepet atyre pacientėve qė nuk kanė tjetėr ndihmė, siē ėshtė kanceri nė fazėn e fundit, sepse pacienti mendon dhe shpreson se ilaēi i ndihmon dhe nė tė vėrtetė e ndjenė njėfarė lehtėsimi pas konsumimet tilla tė ilaēit. Posaēėrisht ilaēi i tillė ndikon shumė te njerėzit qė janė tė sėmurė psikikisht.
Ja njė eksperiment: Studentėt i ndamė nė dy grupe, njėrit grup u japin hapa placebo dhe tjetrit u japin antibiotikė kundėr gripit. Rezultati na befason, studentėt qė kanė marrė hapin placebo kanė qėnė rezident ndaj gripit mė tepėr sesa studentėt e tjerė qė kanė marrė antigripin.
Nuk ėshtė ilaēi qė shėron por piska e njeriut qė shėron, gjithashtu i ndihmojnė njeriut si nė shėndetin trupor ashtu edhe nė kondicionin fizik dhe psikikisht. Njeriu me njė besim tė gjallė, me njė shpresė dhe me bindje pozitive ai i bėhet vetvetes mjek, poashtu mund tė bėhet edhe vrasės i vetvetes!
Njeriu i sotshėm ėshtė “azilant” ose “refugjat”, i vetvetes, dhe si i tillė nuk di tė jetojė jetėn qė e ka nė disponim. Ai vuan nga sėmundjet e lloj-llojshme siē ėshtė tensioni i lartė, depresioni, pesimizmi, neuroza, ngutėsia, xhelozia, frika etj. Po ashtu ai vuan edhe nga mungesa e kohės. Sepse shtėpia , familja, profesioni dhe puna e kėrkojnė kohėn e vet, gjithashtu duhet kohė pėr shkollė dhe detyra shkollore, prapė duhet kohė pėr dashuri, po ashtu kohė pėr kujdesin e trupit dhe tė shpirtit! Me njė fjalė jeta ėshtė aq dinamike saqė e humb baraspeshėn e jetės dhe sėmuret nga sėmundjet e llojllojshme si psikike, neuroze dhe psikosomatike etj.!
Dr. H. Dantzig-u i numėron disa sėmundje dhe shenjat e saj, qė vijojnė mė poshtė i rreshton nė mėnyrė pyetje, dhe ēdo lexues mund tė pėrgjigjet dhe ta verifikojė vetėveten:
- kur mė del gjumi nė mėngjes, si e ndjej vetėn: tė lodhur, tė mėrzitur, ndoshta i frikohem ditės?
- Gjatė ditės, apo para se tė shkoj me fjete a shėrbehem me medikamentet e qetėsimit?
- Nga ana e nervave si e ndjeni veten: tė lodhur, shumė nervozė, i padurueshėm?
- A keni pėrshtypje se nuk keni kohė pėr pushim dhe as pėr relaksimin e nervave, por kėshtu nuk mund tė ecet pėrpara?
- A keni dhimbje koke, kryqit, ngarkesė nė tretjen e ushqimit etj.?
- A keni oreksin e mirė, ose nuk keni fare, sepse asnjė lloj ushqimit nuk ka shije?
- A vuani nė vetveten apo shpėrtheni si vullkani?
- A e konsumoni alkoolin mė shumė se njė gotė pėrpara ushqimit? A u duhet gjithherė ta pini nga njė gotė alkool pėrpara se tė shkoni mysafirė?
- Punėn qė e kryeni ndoshta nuk tė kėnaqė, nuk e realizon vetin, po ashtu vlen pėr ata qė shkojnė nė shkollė?
- A keni zili ndaj shokut ose shoqes, sepse ai ka mė tepėr sukses, si nė punė ashtu edhe nė shkollė ose nė sport etj..?
- A e pėrjetoni bezdinė ose mėrzinė e kohės, nuk di ēka tė bėsh me kohėn e lirė?
- A keni pėrshtypje se asnjė punė dhe asnjė veprimtari nuk u intereson?
- A i refuzoni vizitat shoqėrore, tani mė tepėr se dikur?
- A djersiteni shpesh?
- A keni shprehi tė murmuritni (nynykatni) pėr ēdo gjėj dhe t’i kundėrshtoni tjetrit?
- A keni shprehi me gjet kohė pėr vete?
- A keni pėrshtypje se ju nuk jeni i suksesshėm?
- A keni pėrshtypje se disa dhimbje qė i pėrjetoni janė shenja pleqėrie?
- A shpėrtheni shpejt dhe vrullshėm apo e frenoni vetveten dhe mbeteni tė qetė?
- Si e ndjeni veten pas pushimit: mė tė lodhur se pėrpara pushimit?
- Ndoshta gjatė ditės shpeshherė u vjen gjumi, apo fleni tepėr shumė?
- A e keni lėkuren e trupit nė rregull? Ndoshta keni puērra ose u kruhet lėkura?
- Nė martesė ndoshta jeta seksuale ėshtė bėrė vetėm detyrim?
- A keni probleme ēka i pėrket botės seksuale?
- A keni vėshtirėsi tė vendosni pėr ndonjė vendim?
- Ndoshta harroni shpejt? A keni pėrshtypje se kujtimi i jua ėshtė dobėsuar?
- Ndoshta nuk keni duresė ndaj fėmijės, anasjelltas fėmija ndaj prindit?
- Ndoshta gjithherė ia mveshni fajin ose disfatėn tjetrit?
- A keni pėrshtypje se je i tradhtuar?
- A keni shprehi t’i merrni me vete medikamentet?
- A keni pėrshtypje se fatlumturia, pasuria dhe shėndeti ėshtė vetėm pėr njerėzit e zgjedhur?

Afėrsisht 90% tė gjitha sėmundjeve e kanė burimin nė mendjen tonė ose nė ide fikse, nė disponimin e ndjenjave, nė ngacmimet e ditės, dhe jo nė tumorin e trurit, dhe jo nė ndonjė sėmundje tjetėr fizike. Njerėzit qė vuajnė pothuaj tėrė jetėn, janė tė sėmurė nga ideja qė i pjekėt nė mendjen e tij, kjo ose ajo sėmundje. Njeriu e ka ēelėsin nė duart e veta, sepse ai mund t’i jap vetes, familjes dhe rrethit shumė gjėra tė mira, por sėmundjet qė burojnė nga psika e tij shumė herėt e rrėzon dhe e pėrplasin pėr tokė.

Besoj pėr kėtė radhė mjafton, po qe se dėshiron ndonjė shpjegim tė hollėsishme shkruaj. Ju pėrshėndes
Flori Bruqi

Prishtine,10.08.2006
----------------------------------
Depresionet

Zoti Bruci,
I lexova disa sepse eshte nje pergjie e gjat dhe shum e hapur pritova me lexu krejt.
Shka mua me interson eshte ajo sherimi me psiqik me ato exprimente me minje..

Para dy diteve ne telivizjonin RAI UNO e pashe nje femje te semur nga tumori, ai nuk kishte shance te sherohet e prisje vdekjen. Para tre muajsh gjate vizites se PAPES pra te takimit te te rinjeve, PAPA e bekon kete femije dhe eshte i inqizuar duke e bekur duke i vendosur duart ne koken e ti.
Tashe ky femije eshte sheruar krejtesisht nga tomoret qe i rriteshin ne trupin e ti, pas keti lajme te shkruet FEMIJE ME TUMORE SHEROHET NGA BEKIMI I PAPES, u gezova pa mase.
Masandej dulen disa mjek dhe e spjegonin kete mrekulli me disa psiqika me nje perforcim te psiqikes se femijes e me disa muhalife tjera.

Ju si e spjegoni kete, pse nuk ja perforcuan ata mjek qe aqe mire po e dishin kete pune me psiqike, por Papa. A eshte kjo nje mrekulli dhe pse nuk predikohet sipas fes per depresionet?. A ka nga Shkrimi shejt keshilla psikologjike, nejse mjafton ajo per Papen?
Viktori,Prizren
Prizren,10.VIII.2006.
I dashuri Viktor,
Une nuk merrem me fed he ne kete pyetje do te ishte mire t’i drejtohesh Dr.Dom Lush Gjergjit, pasiqe ai eshte edhe prift katolik e edhe psikolog.
Flori Bruqi
Prishtine,10.8.2006.
Zoti Bruci,
Cilat teori te reja ndermerren te ndricojne nje nga misteret me te medhaja:ate te personalitetit te njeriut?
Vjoillca Ferati,Istog 9.7.2006
Pergjegja:10.8.2006.

Sokrati mesoi tek nxenesit e tij”Njohjen e vetvetes”,duke besuar padyshim se vetem kur te njohim vetveten do kuptojme natyren rreth nesh dhe do arrijme ne gjetjen e se vertetes.
Sa e lehte eshte njohja e vetvetes?
Jo dhe aq,Pjeset qe e perbejne ngjasojne me reflektimet ne nje dhome te mbuluar me pasqyra,pasi secila eshte nje pjesez e personalitetit tone.Ato nuk ndalojne kurre dhe njeri idhull mbulon tjetrin,derisa ne fund nuk mund te dallojme cila eshte ,cfare.
Filozofet,psikologet,psiqiatret,anthropologet,akoma dhe genetistet studiojne ketu e shekuj me pare kapitullin “personaliteti”.Pra pyetja baze se: cilet ne te vertete jemi, qendron akoma pa pergjigje.

TEORIA E PERBASHKET

Xhorxh Bauri,psikolog dhe professor i teorive rreth personalitetit ne Universitetin Sipenburg te USA,u ndesh me nje problem:Pertej cdo gjashte mujori,teorira te pergjithshme te personalitetit-te Froid,Jung,Bandura dhe Aizek-,studentet e tij e pyesnin se cila teori ishte me e sakta.Ai s’mundi te jape nje pergjigje te duhur,pasi te gjitha teorite konsiderohen shkencerisht te sakta por njekohesisht te padyshueshme.Ndoqi shembullin e kolegeve te tij nga shkencat pozitive.Ashtu sic fizikantet mundohen te percaktojne nje teori ku te pershkruhen te gjitha-nga levizja e elektroneve deri ne forcen e rendeses te nje vrime te Zeze,keshtu dhe Bauri vendoi te bashkoje te gjitha teorite e personalitetit ne nje teori te vetme.Ne 2002-in deklaroi qe zbuloi teorine Absolute,sic e quajti.Sipas kesaj,personaliteti eshte nje pazell nga shtate pjese te vecanta,disa prej te cilave jane trasheguese dhe disa te ndertuara.

Le ti njohim ato.

SHTATE

1 - Mosndergjegjshmeria dhe ndergjegja.Rregullat I percaktoi Froid,por Bauri vazhdoi me tutje.Ndau mosndergjegjen ne tre kategori:biologjike,sociale dhe personale.E para na shoqeron qe ne momentin qe lindim dhe perfshin instiktet baze te natyres njerezore-seksuale,agresiviteti,shoqerorja dhe vetmbajtja.E dyta perbehet nga gjuha,nga provokimet dhe ndikimet shoqerore qe pranojme.Fund,e treta merret me veprimet qe kryejme mekanikisht-psh menyra e te dhenit te makines,e ngrena ose se si hapim nje dere.Te treja kategorite e mosndergjegjes mbulojne nje pjese te madhe te personalitetit tone e cila nga ne eshte e pakapshme.Ndergjegja shpreh komplet te kunderten,pasi eshte menyra me te cilen kuptojme veten tone dhe ambjentin rreth nesh.Fale saj zgjedhim dhe arrijme te drejten e veprimit.

2 - Fazat.Bauri si te tilla ndan periudha kohe ne te cilat ndodhin fakte te rendesishme ne jeten e njeriut.Keto jane kaq te theksuara,sa mbeten te ngujuara brenda nesh.Paraqiten ne moshen femijenore,adoleshente dhe moshen e trete.

3 - Vetqendrueshmeria.Eshte gjenetikisht e percaktuar dhe nuk ndryshon me kalimin e viteve.Lindim me te dhe eshte ajo qe ndikon ne nje mase te madhe ne zhvillimin e personalitetit tone.Jane te shumte shkencetaret ne mbeshtetjen e:se dy nga pjeset e saj referuese,percaktohen para se te lindim ne.Behet fjale per qendrueshmerine e ndjenjave ,ne permbjatjen ose mospermbjatjen e tyre.

4 - Mesimi.Nje tjeter pjese me te cilen te gjithe psikologet jane te te njejtit mendim ku transformon personalitetin e njeriut.Bauri beson se kjo vjen nga tre ngacmime:gjuhesoret,ambjenti dhe shoqeroret.Ngacmimet e ambjentit burojne nga verejtjet e njerezve qe na rrethojne dhe nga pozita qe ne kemi brenda tyre-nqs kuptojme qe kur godasim koken ne nje peme na dhemb,ne nuk e perserisim ate..E kunderta,ngacmimet shoqerore nuk asimilohen direkt por ne menyre indirekte.Fund,ngacmimet gjuhesore,-shkolla,njohuria e librave,televizori-jane me te perhapura dhe komblekse.Pra,nuk mesojme nga pema ose nga sjellja e te tjereve por nga fjalet e thjeshta.Sic dihet shkollimi baze I detyrueshem zgjat dymbedhjete vjet,ndikimi I ngacmimeve gjuhesore nuk eshte bere akoma e kuptueshme.

5 - Stimuj.Ne te gjitha teorite e sjelljes,stimujt lozin nje rol shume te madh.Uria,etja dhe nevoja per seks,jane me teper instikte sesa stimuj.Ndjekin stimujt shoqeror,ne te cilat bazohet nevoja per t’u bere te pranueshem nga shoqeria.Me te njerezishmet jane ato altruiste,deshira per te ofruar tek njerezit tane dhe tek shoqeria.Altruizmi eshte I lidhur direct me idealizma te larta,si psh mbrojtja e familjes dhe atdheut.

6 - Ndjenjat.Pa ndergjegjen nuk do ekzistonin ndjenjat,te cilat shfaqen shume te theksuara tek njeriu.Ne kete pike duhet te bejme te qarte ndryshimin midis ndjenjave dhe shqisave.Epshi eshte nje ndjenje-shqise ku cdo kafshe e ndjen ate ne periudhen e riprodhimit,pra eshte e pamundur te dashuroje dhe te ndjeje erotizem.Ndjenjat jane njerezore ku ushtrojne nje ndikese te madhe tek sjellja jone.

7 - Nervozizmi.Sipas Baurit,ketu behet fjale per njerezit me veshtiresi ne sjellje,dhe kjo per arsye te traumave ne moshen e femijerise.Moskurajimi, ose zhgenjimi nga prinderit,perdhunimi ose nje experience traumatike, lene pas gjurme te pashmangshme ne personalitetin e femijes.

Marshimi drejt Un-it te vertete

Mbi te gjitha jeta eshte je lufte e vertete per te tejkaluar krizat,dhe fale tyre ne krijojme identitetin tone.
Pra miliona vjetesh,nje njeri-primitiv guxoi ne dicka.La sigurine e pemeve dhe zbriti ne toke,duke marre parasysh rreziqet dhe dhembet e zvarranikeve.Ne keto vite te hershme,njeriu nuk ishte ne kulmin e zinxhirit ushqyes.Ne 1969,sternipi I tyre I larget Nil Armstrong beri pikerisht te njejten:la Token per te udhetuar ne siperfaqen e Henes.Dy hapa te vogla per njeriun,por kapercime madheshtore per njerezimin.
Cfare I shtyu keta njerez te bejne dicka kaq absurde?
Cilat elemente te personalitetit te tyre I bene gjenial?
Sic e bejne te ditur psikologet,vetperqendrimi eshte nje produkt percaktues.Lindim te ndryshem-disa gjenial,disa frikacake.Vetbesimi nuk eshte destina qe nuk mund t’I shmangemi dot,dhe s’mund te jete as e para dhe as e fundit arsye e cila transformon personalitetin tone.

Rruge me pengesa

Sot eshte shkencerisht e pranueshme qe personaliteti zhvillohet me kalimin e viteve dhe pasi njeriu ka perballuar situata te ndryshme.Secila nga keto shoqerohet nga nje provokim qe duhet t’I perballoj njeriu.Vetem kur ja arrin,atehere siguron nje dinamizem per te vazhduar ne fazen tjeter te jetes se tij.Ne te kunderten,provokimi perseritet vazhdimisht dhe ky njeri eshte e pamundur te krijoj nje personalitet te kompletuar.Me pak fjale,nje lufte e vazhdueshme me pengesa.

I pari qe pershkroi kete procedure ishte Sigmund Froid ne teorine e tij per zhvillimin psiko-seksual.Ai qe e perfeksionoi ishte nxenesi I tij ,psikologu Eric Ericson,I cili mbeshteti se:personaliteti ndertohet ne nje periudhe tetevjecare fazash te rendesishme.Per Froidin shkroi shkelqyeshem edhe nje mik ii mi(Simbad Detari nga Franca).Shkrimin e tij te plote per Sigmund Froid mund ta lexoni ne blogun virtual te tij: www.simbadi.com/liste-article-blog.php - 173k

Merrni masat

Ne evolimin dhe permiresimin e personalitetit tone favorizon thellimi ne art dhe te shkrimeve.Nje mik I librit ose I filmit njeh fale fantazise se shkrimtarit ose te regjizorit historira dhe persona qe kane prejardhjen nga te tjera qyteterime dhe shprehin vlera te ndryshme.Librat na lejojne te njohim me mire veten tone.Brenda tyre lidhemi me historite e jetes tek te cilat njohim eksperiencat qe kemi jetuar,njohim persona qe kemi karakteristika te perbashketa.Sigurisht historite formohen nga jeta reale dhe heronjte e tyre perbejne nje shembull per imitim ose shmangje..

Le te mendojme Pinokion .Nga gabimet dhe crregullimi I tij ndjekim fazen e zhvillimit te nje te riu dhe mundimin e tij per te arritur ne pavaresi.Shpesh,ndryshimet e rendesishme ne sjelljen e dikujt jane produkt frymezimi,I nje momenti delikat ne menyren me te cilen perballon jeten.Quhet e rendesishme qe te clirohemi nga modele te tiposura sjelljesh qe na shterojne ate cfare kemi ne te vecante.Ndoshta eshte me e lehte te adoptojme identitete fallco,keshtu qe ka vlere me te madhe per te ndergjegjesuar pergjegjesine tone personale dhe pavaresine.Ky lloj dinamizmi na shpeton nga zoterimi I reklamave dhe I politikes, dhe na vendos ne boten madhore.
Me poshte keni shkrimin e plote te Vasil Qesarit(Simbad Detarit) me titull:”Gezuar ditëlindjen doktor Frojd “


Njeriu Freud - Gëzuar ditëlindjen, Doktor Freud! Sikur të jetonit, sivjet ju do të ishit 150 vjeç. Me ç’emër do të duhet t’ju flasim sot, si t’ju quajmë? Ka shumë që ju thërrasin thjesht “mjeshtër”. Të tjerë nuk ngurojnë t’ju flasin thjesht me mbiemrin tuaj Freud. Por ka edhe një grup të vogël njerëzish që s’hezitojnë t’ju quajnë “sharlatan”. Këta janë pasuesit e atyre, të cilët qysh kur ishit gjallë ju trajtonin si “pornokrat”. Por, megjithatë një gjë është e saktë. Që ju, edhe pse i vdekur, vazhdoni të “turbulloni gjumin e njerëzve” kudo në botë. Kjo ndodh, në radhë të parë, nga që ne nuk dimë kush e di se çfarë për ju. Ju, që gardianët e memories kolektive ju kanë kryqëzuar duke ju mbyllur në arshiva gjer në vitin 2113! Asgjë s’na ndriçon rreth vlerave tuaja të shumëfishta: neurologu që ishte njëherësh edhe një shërues i shquar, dekriptuesi i seksualitetit njerëzor qe s’preku grua me dorë gjer në moshën 40 vjeç. Rebeli që jetoi si një mikroborgjez. Deshifruesi i simptomave që s’lejoi kurrë të interpretonin ato të tijat. Çifuti që nuk rreshti së quajturi veten ateist. Gjithë ajo çka na ka mbetur është praktika juaj terapeutike si edhe gjurma e përflakur e një revolucionari shpirtrash. Fakti që ne s’jemi gjë tjetër veç kalorës që endemi pa busull, nga të na shpien kuajt – të udhëhequr e të nënshtruar ndaj disa forcave të brendshme. Ju vazhdoni të na përplasni, mëkatarë siç jemi, në vuajtjet dhe emocionet tona. Ngushëllimi ynë i vetëm: fakti që ju ishit i pari mes nesh që vuajtët dhe luftuat… Gëzuar ditëlindjen, Doktor Freud!

Jacob Freud – i ati
Në ketë fotografi, i dashur Sigmund, ju keni dalë në moshën 8 vjeç. Me dorën kapur dorën, atë të babait Jacob (1815 – 1896). Jeni djalë serioz e me vështrim kureshtar. Por, ka diçka që s’shkon në shikimin tuaj. Me sa duket, ti s’e ndjen veten dhe aq krenar për atin tënd. Pas dy vjetësh ai ka për t’ju treguar një ngjarje. Në rrugë, dikush e pat agresuar, duke i shkulur kapelën nga koka e duke i bërtitur: Zbrit poshtë nga trotuari, çifut! E ju, i shqetësuar, do ta pyesnit: Po ti, ç’bëre?

Asgjë! U ula për tokë dhe mora kapelën – i rrëfeu i ati, Jacob Freud. Pra, s’kish asgjë të pushtetshme në natyrën e tij që të mund të shtynte të shpikje Kompleksin e Edipit. Por, megjithatë, pikërisht ajo marrëdhënie dashurie zhgënjyese si dhe dëshira për të ngritur lart një baba të përulur, do t’ju frymëzonin në kërkimet tuaja shkencore. Ju ishit 40 vjeç kur ati juaj iku e vdekja e tij do të “revolucionarizonte” shpirtin tuaj. “Vdekja e babait është ngjarja më e rëndësishme, humbja me thërëse në jetën e një njeriu” - do të shkruanit ju. Pas kësaj, ju do ta ndjenit veten të lire. Të lirë të jetonit, të lirë të shkruanit “Interpretimin e ëndrrave” dhe t’i hynit psikanalizës.

Amalia – e ëma
“Është në marrëdhëniet mes nënës e djalit që ne gjejmë shembujt më të pastër të një dashurie të pandryshueshme e cila s’mbështetet kurrë mbi ndonjë lloj egoizmi...”. Cili psikolog do të guxonte sot ta mbështeste këtë gjë? Por, ju, Sigmund, s’e keni shkruar këtë frazë nga verbëria e dashurisë së nënës që ju jepte bujarisht Amalia, kjo grua e cila jetoi gjer në moshën 94 vjeç, për të parë se kush do bëhej “Sigi i saj i dashur” (famën e të cilit ajo e kish parashikuar që në vogëli të tij). Sigurisht, një dashuri e tillë për nenën është e “rëndë” dhe ka “faturat” e saj për të paguar! Sepse, juve do t’ju duhej ti bindeshit asaj në çdo çast. E, ajo, ishte e plotfuqishme në familje. Nuk harrohen, ndër të tjerat, vizitat tuaja të rregullta që duhej t’i bënit për çdo të diel, një ritual qe “ju kish nxirë jetën”. E ajo ndjenjë bindje do t’i u shoqëronte gjithë jetën. Gjersa ajo vdiq. Në varrimin e saj, ju nuk shkuat vetë, por dërguat vajzën e pastaj pohuat se ndjetë një farë “lehtësimi” prej ikjes së saj dhe se, paskësaj, ju ishit gati për të jetuar plotësisht për veten tuaj. Dhe ju atëherë ishit 75 vjeç!

Martha – gruaja
Ah, ju e donit shumë gruan tuaj Martha! (1861-1951). Sidomos, së largu, në ato katër vjet që ishit të fejuar e që dukej sikur s’do mbaronin kurrë. Gjatë nëntë vjetësh martesë, ju bëtë me të gjashtë fëmijë. Pastaj, në marrëdhëniet me të ju aplikuat kontraceptivin më efikas: ndenjët larg prej trupit të saj. Ju atëherë ishit 40 vjeç! Ju që zbuluat libidon, u larguat prej saj. Ju e tradhëtuat gruan me të motrën Minna, e cila ishte gjithmonë e pranishme në familjen tuaj, gjer në vdekjen e saj më 1941. Thonë se ajo, natën, për të shkuar në dhomën e saj, duhej të kalonte në dhomën tende të gjumit. Sidoqoftë gjërat ishin të ndara qartë: Martha – nënë, merrej me shtëpinë e fëmijët dhe Minna – intelektuale, merrej me librat e pacientët tuaj. Ju ishit burri i përkryer i dy grave të ndryshme!

Anna – Vajza
“Kjo është Antigona ime!”- thoshit ju për Annën! Ajo qe e fundit ndër fëmijët tuaj, vajza e dashur e lindur pikërisht atëherë kur ju po përpunonit teoritë tuaja të para mbi psikanalizën (1896). Ju e përpunuat atë, qysh para se ajo të zinte vendin e teze Minna, si partnerja juaj intelektuale më e privilegjuar. Pas një shkolle për mësuese, ajo u bë analiste më 1922 dhe i’u kushtua studimit të sëmundjeve të fëmijëve. Më 1938, Anna u burgos e ju kuptuat se jeta po bëhej e padurueshme në Gjermaninë naziste. Dhe thatë: Vërtet që jam me fat! Ata po djegin librat e mi, para se të me djegin dhe mua! Anna do të jetonte gjer në vitin 1982, pasi kish përvetësuar dhuntinë e memories suaj, duke punuar që ju të bëheni një prijës i paprekshëm. Ju u bëtë arsyeja e vetme e ekzistencës së saj, trashëgimia e saj e vetme. E ajo do të vdiste pa njohur dashuri, pa bërë fëmijë. A s’kish dashur ajo vallë të ishte vetvetja, e lirë që të zgjidhte në jetë? Besoj se jo! Hija e madhështisë suaj i pat mjaftuar!

Lou, Marie, Sabina…
A s’janë vërtet të bukura këto gra që formojnë “gardën pretoriane” të psikanalistit tonë të shquar? E zjarrta Lou Andreas – Salomé, e ëmbla Marie Bonaparte, rebelja Sabina. Ju ditët ta rrethonit veten me gra të shkëlqyera, intelektuale, pa lenë kurrë përshtypjen apo dyshimin se në ato përzgjedhje kish preferenca seksuale apo raporte të tilla me ju. Ju qe pohonit ngado se s’kishit asnjë tërheqje te tille pas grave, që s’kuptonit asgjë nga bota e tyre e që në fakt studimet më të shumta i bëtë për to. Ah, gratë përreth jush! Të shkëlqyera, të lira, të pavarura, të ndara nga burrat apo pa fëmijë. Por, ndërkohë, gratë “tuaja” shquheshin për pasione të mëdha, përfshirë edhe psikanalizën. E, kështu, ndodhi qe me pas, shume pasues apo studiues të veprës suaj s’munguan t’i u bëjnë homazhe, pikërisht për shkrimet që ju u dedikuat pikërisht atyre grave.

Jung, Ferenczi… miqtë
Miqësia juaj ka një “skenar” i cili përsëritet: ju njiheni me shokë, lidheni me ta me një pasion të çmendur intelektual, bëheni pothuajse vëllezër e pastaj zemëroheni, prisheni e ndaheni. Miqtë tuaj janë: Josef Breuer, Ëilhelm Fliees, Carl Gustav Jung, Sandor Ferenczi, Otto Rank… Letërkëmbimi juaj flet qartë për këtë. “Në jetën time, ju e dini mirë, gratë nuk i kanë zëvendësuar kurrë shokët e miqtë” - i shkruani ju Fliees. Por inatet, dhimbjet, zemërimet tuaja ne çastet e ndarjeve prej tyre, kanë qenë aq të ashpra sa të krijojnë përshtypjen se e ndjenit veten të tradhëtuar. Ishte e vërtetë që ju ishit tejet egzigjent në besnikëri, sidomos në çështje intelektuale. Veçanërisht ndaj atyre që në fillimet e teorisë suaj mbi psikanalizën, shkonin kundër objektivave tuaja. Ju ishit mashkulli dominues dhe ujqit e rinj ose duhej te përuleshin ose të largoheshin nga strofka …

Duhani dhe kanceri
Ju keni pirë gjithmonë duhan! Edhe pas vitit 1923, kur mjekët zbuluan se ju vuanit nga një kancer në nofull. Edhe pas vuajtjeve të shumta, pas tridhjete e tre operacionesh, ju nuk hoqët dore nga cigaret tuaja të dashura. Me 1937, ju shkruanit: “Kush nuk vuan nga asnjë lloj neuroze s’ka nevoje për dehje për t’u trullosur”. Tek zëvendësimi i dehjes me anë të duhanit qëndron shpjegimi i këtij shpjegimi. Është e vërtetë që ju s’qetë i privuar në planin e vuajtjeve fizike, përfshirë: mizerjen ekonomike, mjedisin antisemit, varfërinë seksuale, rolin dominues të nënës suaj, nevojën për të qenë i famshëm, pasionet tuaja mashkullore... Shkurt, ju keni qenë në gjendje po aq të keqe sa shumica prej nesh. Por, po të kishit bërë një analizë psikanalizë të gjitha këtyre, ndofta do të ia kishit dalë mbanë ndryshe. Por ju tymosët duhan... gjer në fund! Sipas Max Schur, mjekut që do t’u qëndronte gjithmonë pranë, ju shkuat në Angli për të vdekur atje “i lire”. Ndërkohë, kanceri vazhdonte t’ju torturonte qysh prej 15 vjetësh. Ju refuzonit të merrnit barna kundër dhimbjeve. Për librin i fundit që po lexonit në shtator të vitit 1939 e që ishte romani i Balzakut “Le peau de chagrin”, ju thatë: “Ky është libri që më duhej: aty jepet një rrugë shpëtimi – vdekja me anë të injeksionit”. Max Schur, i cili ju pat premtuar t’ju ndihmonte, më 21 shtator 1939, jua kujtoi këtë gjë. I tronditur e me duar të dridhura, ai përgatiti tri injeksione prej tre centigramësh morfinë. Dy ditë më pas, në orën tre të mëngjesit, ju u shuat. Ishte zgjedhja juaj. Të vdisnit lirshëm. Pikërisht, ndërkohe që Europa po hynte në luftë...

Frojd – PSIKOANALISTI
Hipnoza dhe transferimi
Në Paris, në spitalin Salpetrière, ku ai studioi më 1885 dhe 1886, pikërisht në pavijonin e profesorit Jean Martin Charcot, Freud zbuloi fenomenin e hipnozës. Hipnozës, së cilës ai nuk do t’i kushtonte shumë kohë e do ta braktiste shpejt, por që megjithatë e bëri të mendonte thellë për shumë mistere të shpirtit njerëzor... Një ditë, në Viennë, teksa qe duke vizituar, një prej pacienteve ju hodh në qafë. I çorientuar fillimisht nga ajo mënyrë e papritur shprehje afeksioni Freud, më pas, arriti në konkluzionin se ato gjeste kishin, gjithsesi, një lidhje apo shpjegim terapeutik. Ndodhi kështu që ai zbuloi metodën e “transferimit”. Sipas saj, mjeku terapist ishte njeri i dashur apo i urryer - sepse pacienti transferonte tek ai - dëshirat që pat përjetuar në fëmijëri kundrejt nënës apo atit të vet. Në bazë të atij arsyetimi, Freud arriti të shihte në mënyrë simbolike, defektet e përjetuara gjatë fëmijërisë si dhe të rrëmojë në kujtimet e asaj periudhe. Sipas Freud, pa bërë atë lloj kërkimi, s’kish asnjë rrugë shërimi. Pra, asnjë lloj analize s’mund të arrihej me sukses, pa ndihmën e “transferimit” ...

Kompleksi i Edipit
Në korrik të vitit 1897, pak kohë pas vdekjes së të atit, Freud vendosi të “vetë - analizohet” duke deshifruar ëndrrat e veta. “Ëndrra është rruga mbretërore drejt inkonshiences (pavetëdijes)” shkroi ai në “Interpretimin e ëndrrave”, më 1900. Në atë kohë, ai besonte se neurozat janë pasojë e abuzimit seksual të kryer nga prindër perversë. Ndërkohë, duke punuar me atë metodë zbulimi, ai zbuloi që inkoshienca është e populluar nga fantazma incesti e vrasëse, të cilat e kanë origjinën qysh në fëmijëri. Ato skenarë imagjinarë janë shpesh po aq traumatizues sa edhe veprimet e tyre reale. Në fakt, përjetimi i atyre akteve seksuale, provokojnë në vetvete tronditje të tmerrshme për krijesat e reja njerëzore. Në një fazë të caktuar të zhvillimit tonë – aty rreth moshës 3 dhe 5 vjeç – ashtu si Edipë të vegjël, ne dëshirojmë prindërit tanë të seksit të kundërt dhe ëndërrojmë të eliminojmë prindin rival. E këto fantazma na shoqërojnë gjatë gjithë jetës e s’na ndahen kurrë. Ato përcaktojnë jetën tonë prej të rrituri, duke na shndërruar në fajtorë imagjinarë eternelë. Po ashtu, “vetë – analiza” e çoi Freud në zbulimin e faktit që ëndrrat e simptomat psikike flasin me të njëjtën gjuhë të koduar: ato fshehin në vetvete dëshirat për të cilat ne preferojmë të heshtim. Duke ëndërruar, ne i jetojmë ato, në mënyrë të tërthortë. Dhe për pasojë, vuajmë neuroza për të cilat jemi dënuar për vete faktin se jemi ne vetë, autorët e tyre.

Divani...
Në fillimet e praktikës së tij kuruese, Freud mendonte se shpjegimi ndaj pacientit i kuptimit të fshehur të simptomave të tij, mjaftonin që ai të shërohej. Por, kjo do të qe diçka mjaft e lehtë ! Në fakt, shërimi nuk arrihej në se pacienti s’do të kuptonte vetë origjinën e vuajtjeve të tij. Për këtë arsye, gjatë seancave, ai duhej të fliste, të hapej. Ai duhej të tregonte gjithçka që kish në kokë, pa i përzgjedhur mendimet dhe imazhet që i përzienin shpirtin. Ky është dhe rregulli themelor i psikanalizës - një rregull i paprekshëm që Freud do ta quante “association libre” (lidhje e lirë).
Në mënyrë që pacienti të “lidhej” sa më mirë, ai shtrihej në një divan. Ky pozicion, i cili përngjan me atë të gjumit, favorizonte shprehjen e imagjinatës e të rrëfimit të saj. Për Freud, divani ishte pjesë e një rituali, një ceremoni që simbolizonte situatën analitike. Por, kjo zgjedhje u përgjigjej dhe kërkesave tepër personale të vetë Freud. Ai s’dëshironte që pacienti ta shihte në sy e as të vërente shprehjet e fytyrës së tij, të cilat do të influenconin në shprehjen e lirshme të mendimeve të tij. Por, megjithatë, Freud, s’besonte se ajo mënyrë e kryerjes së asaj analize ishte universale. “Për mua, kjo është e vetmja metodë që preferoj. Një mjek, i cili ka një personalitet të ndryshëm nga imi, është i shtrënguar ndofta të aplikoje e të adoptojë një mënyrë tjetër sjellje ndaj pacientit të tij” – shpjegonte ai më 1912.

Kostoja e një kure
Freud bënte vizita pesë ditë në javë dhe seancat vazhdonin 55 minuta. Përsa i përket pagesës, ai s’bënte kurrë pazar: çdo seancë e lënë përgjysmë, paguhej e plotë. Ai shpresonte se kështu, sakrifica financiare do të qe një motiv më tepër për një progres më të shpejtë të analizës. Pacientët e kamur paguanin më tepër. Ishte në sajë të tyre që Freud mund të kuronte ata që ishin të varfër. Sipas tij çdo mjek e kish për detyre të trajtonte një numër të caktuar pacientësh gratis. Një tjetër kërkesë për pacientet ishte që gjatë kurave, ata të mos kryenin marrëdhënie seksuale. Kjo jo për arsye morale, por në mënyrë që atë dëshirë, atë force dinamike, ata ta vendosnin në shërbim të analizës.

Në fillimet e këtij lloj kurimi, Freud i ndiqte pacientet e tij, në periudha relativisht të shkurtra – gjashtë a shtatë muaj. Më 1908 ai çmon se një kurë mund të vazhdojë nga tetë muaj gjer në tre vjet. Koha e kurave zgjatet. Me 1932, Freud shpjegonte se “disa paciente janë aq shumë të vështirë sa që duhet të jenë në mbikëqyrjen e analizës psikike gjatë gjithë jetës. Pse kjo zgjatje e tillë trajtimi? Për të operuar sa më mirë, psikoanalisti ka nevojë për efektin e të papriturës. Sepse, sa më shumë që ai njihet me pacientin, aq më tepër misteri i tij ndalet e po ashtu, po aq shumë shfaqet rezistenca ndaj trajtimit” – shpjegonte ai. Por, ndërkohë, duke u përballuar me kura të tilla të pafund, Freud shtrëngohet të reflektojë për rezultatin e tyre. Ishte kjo arsyeja pse, ai u sugjeronte nxënësve të vet që të evitonin “terapinë” e tepruar – këmbënguljen për shërimin e pacienteve me çdo kusht. Kjo, nga që ajo mënyrë veprimi, i nxiste ata në mënyrë të pandërgjegjshme që të mbroheshin ndaj mjekut, për të ruajtur simptomat, të cilat bënin pjesë në vetë qenien e tyre.

Sulmet ndaj Freud
Qysh prej një shekulli, Freud dhe teoria e tij, ka pasur e ka kundërshtarë të rreptë. Nuk kaloi shumë kohë nga zbulimet e tij në fushën e psikanalizës dhe nuk ishin të paktë ata që e vunë në dyshim bazën e teorisë së tij, vetë ekzistencën e inkoshiencës në interpretimin e tij të ëndrrave.

I sulmuar dhe i akuzuar nga shumë drejtime, vallë teoria e tij është drejt zhdukjes? Suksesi i “Libri i zi i psikanalizës” tregon se koha e ka rritur edhe më tej frymën anti – Freud. Por, megjithatë, teoritë e Freud vazhdojnë të pranohen për forcën e tyre të mendimit, për pistat e nisura e ende të pazbuluara si edhe shumë praktikave të tij të cilave vazhdohet tu referohet. Edhe në jetën e përditshme, ai është i pranishëm e teoria e tij studiohet nëpër shkolla. Cili vallë, s’ka kërkuar që ëndrrave të tij tu japë një shpjegim? Kush nuk ka përdorur fjalët “histerik” apo “tabu” ? Kush nuk ka dëgjuar dikë të shpërthejë me shprehjen: Ti nuk e paske kaluar mirë kompleksin tënd të Edipit? I kritikuar, i agresuar, i keqtrajtuar, Freud, megjithatë, mbetet një fenomen i cili s’del kurrë jashtë “mode”...

Një figurë historike
Duke venë në dukje rëndësinë e veçantë të rolit të inkoshiencës, duke zhvilluar teorinë e pulsioneve apo duke hartuar shkallët e ndryshimit dhe klasifikimit të neurozave, psikozave e perversioneve, Freud i dha njerëzimit një vështrim të ri mbi njeriun. Ai ju imponua historisë si një eksplorues i vërtete i shpirtit të tij. Filozofë, historianë, psikiatër a sociologë mund ta kundërshtojnë këtë gjë, por ata s’mund të venë në dyshim vuajtjet e sfilitjet fizike, turbullimet e ndërgjegjes, sëmundjet mendore dhe rolin e mjekësisë psikosomatike.

Problemet për të cilat Freud përflitet është fakti që teoritë e tij s’mund as të hidhen poshtë, por as dhe të pranohen. Sepse, vetëm me anë të një mrekullie të shkencës, njeriu do të mund të hynte në labirintet e inkoshiencës. Në se shumë studiues bëjnë pyetje, hamendje, dyshojnë, disa herë me të drejtë; ata në punimet e tyre, megjithatë, marrin si bazë reflektimi pikërisht teorinë froidiane. Një gjë është pra e sigurtë ! Edhe në se psikanaliza si praktikë mjekësore, do të zhdukej, Freud do mbijetonte...
Sepse, Freud i tregoi njeriut si të dalë nga injoranca, duke i dhënë atij mundësinë e takimit me vetveten.

E kjo gjë do zgjasë, për sa kohë njeriu do ketë pyetje rreth vetes. Parë në këtë drejtim, psikanaliza ka një fat e vend të veçante në shoqëri. Ajo as mund të katalogohet, as të matet e ka të gjithë shanset që të jetojë po aq gjatë, sa kohë njerëzit do të kërkojnë të mësojnë të jetojnë më mirë me njeri-tjetrin e vetveten. Për Sophie de Mijolla - Mellor, psikoanaliste dhe themeluese e grupit të kërkimeve ndërvepruese të psikanalizës,” ajo që Freud i solli kulturës e kurave psikike nuk janë për tu hedhur poshtë. Ajo që është më interesante për to, është pyetja se kush është e ardhmja e tyre. Sepse, vepra e Freud është e pafund dhe e hapur. Ajo s’është dogmatike. Freud, ka lenë vazhdimisht shumë shtigje që të çojnë drejt rrugësh të pazbuluara, të cilat do flasin shumë po të kemi parasysh progresin e madh të biologjisë e shkencave të tjera”.

E ardhmja e Freud, siç profetizonte edhe ai vetë, s’është iluzion sepse prej tij mbetet akoma për të mësuar shumë. Tani për tani, s’është akoma e mundur që të hyhet në arkivat e tij që do hapen vetëm në vitin 2113 e ku, sipas tij, në ato shënime, ai i pat riparë, thelluar, pasuruar e rinterpretuar teoritë e tij. Parë në këtë vështrim, bie fjala, është vazhduar të zhvillohet me tej teoria e tij e pulsioneve dhe kërkohet gjithmonë te kuptohen mekanizmat e trurit, bëhen përpjekje për të hyrë e deshifruar misterin e ëndrrave. Rezultatet e këtyre studimeve, padyshim do ta çojnë njerëzimin përtej kufijve të kohës dhe do të shkruhen në fushën e njohjes e dijes. Më tepër se kurrë ndonjëherë tjetër, ne sot po kërkojmë që të kuptojmë se si “funksionojmë”. Është kjo arsyeja, përtej debateve mbi të vërtetat e psikanalizës se, për njeriun e ardhmja s’mund të marrë formë, pa një kthim të veçantë mbi veprën e Freud – it ...( http://forumi.parajsa.com/t2051-sigmund-freud-gezuar-ditelindjen-dr-frojd.html apo ne forumin http://www.shkoder.net/fjala/2006/vqesari7.htm


Pergatiti:Flori Bruqi

posted by Flori Bruqi | 10:05 PD

<< Home