Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, gusht 18, 2006

Faktet historike nuk harrohen dot...

KUSH ESHTE HYSEN GEGA…?



Hysen Gega,ka lindur në fshatin Sallagrazhdë më 1950.Për shkak të kushteve të rënda ekonomike në vitet e 70-ta emigron në Gjermani dhe përveç punës është marrë edhe me aktivitete kombëtare.Pas ardhjes së Jusuf Gërvallës në Gjermani ,Hyseni do të bëhet njëri nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.Në ndrrimin e motmoteve të vitit 1980/81 arretsohet dhe burgoset nga UBD-a në fshatin e tij të lindjes.Ai njihet midis të burgosurve politik si“legjend e burgjeve jugosllave“për shkak të qëndrimit të tij të paepur dhe përherë kryengritës.
Për të mësuar më gjerësisht për përjetimet e tij gjatë hetuesisë,nga udbashët,në vijim po publikojmë një intervistë të botuar në shkurt 1983 në gazetën“Zëri i Kosovës“.


ASGJË NUK HARROHET....!!!!

Pyetja:Z.Hysen,a të kujtohet se kur je arrestuar me t´u kthyer prej Gjermanisë dhe kush të ka marrë në pyetje pas arrestimit ?

HYSEN GEGA:posi.po ato janë gjëra që nuk harrohen.Më kannë arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit,diku kah ora 5-6 sapo kishte filluar pakëz të zdritej.Hetimet e mija kanë zgjatur rreth 6 muaj.pothuajse gjatë gjithë kohës sëhetimeve më kannë marrë në pyetje MEHMET LUMI dhe LORENC SELMANI.Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe ADEM IBRAHIMI.Por në fillim të janarit 1981,data e saktë nuk më kujtohet,po ashtu më ka mërrë në pyetje edhe JUSUF BUXHOVI.Kështu ma kannë prezentuar atë.Për JUSUF BUXHOVIN kisha dëgjuar më parë se ishte korrespodent i „RILINDJES“në Bon,por nuk e kisha parë kurrë me sy.Për herë të parë e kam parë aty,në lokalet sekretariatit(UDB-së)në Prishtinë.

PYETJA:Sa herë e ke parë gjithësejt JUSUF BUXHOVIN në jetën tënde?

HYSEN GEGA:Dy herë.Një herë në fillim të janarit 1981 kur më ka marrë në pyetje dhe një herë tjetët në fillim të vitit 1991 në LOKALET E LIDHJES DEMOKRATIKE TE KOSOVES NE PRISHTINE.

PYETJA:A ishte fjala për të njëjtën fytyrë?

HYSEN GEGA:Po

PYETJA:A mund të na i përshkruani sjelljet e tij gjatë hetimeve?Për çka interesohej më shumë dhe si sillej?

HYSEN GEGA:Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë.Më thoshte se më kishte përcjellur atje (në Gjermani) dhe se i dinte të gjitha gjërat.M´i përmendi disa lokale,por për fat në ato lokale unë s´kisha qenë kurrë.Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte,ma bënte me dije se s´dinte,se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time.ME BENTE PRESION PSIKIK.M´I OFENDONTE SHOKET,VELLEZERIT GERVALLA;IBRAHIM KELMENDIN.E ofendonte ENVER HOXHEN.Më thoshte se ata janë në rrugë të gabuar dhe se edhe mua më paskan hudhur në rrugë të gabuar prandaj duhet…

PYETJA:Domethënë shprehej me fjalorin më të ndytë të UDB-së?

HYSEN GEGA:Po.Po.Po.Me sharje nëne e me fjalë të cilat as me laps nuk shkruhen.

PYETJE:Sa herë të ka marrë në pyetje?

HYSEN GEGA:Vetëm një herë.Ka zgjatur disa orë,saktësisht nuk më kujtohet,2 deri në 3 orë.Në prezencën e tij presion psikik nuk më kannë bërë,nuk më kannë rrahur me asgjë…Gjatë asaj kohe kannë qenë mjaftë korrektë.Aty ishin prezent MEHMET LUMI e LORENC SELMANI..

PYETJE:A ka pasur ndonjë pyetje të BUXHOVIT rreth vëllezërve GERVALLA?

HYSEN GEGA:Jo,ai s´më pyeste asgjë për ta vetëm se i ofendonte,i shante.Thoshte se ata janë në një rrrugë të gabuar,se ne kurrë s´kemi qenë më mirë…

PYETJE:A mos e ke njohur rastësisht BUXHOVIN gjatë qëndrimit tëndë në RF të Gjermanisë?

HYSEN GEGA:Jo.

PYETJE:A është dëshmuar gjatë marrjes në pyetje se ai të ka njohur ty?

HYSEN GEGA:Po.Kur më kannë sjellë në zyrë,ata më kannë prezentuar në bisedë e sipër ai(BUXHOVI)më ka thënë se të kam përcjellë,se të kam njohur shumë mirë,i kam përcjell edhe vëllezërit GERVALLA.M´i përmendte disa lokale e kafene,për të cilat për herë të parë dëgjoja prej tij.

PYETJE:Z.Hysen,kemi dëgjuar edhe për një ofertë që të ka bërë UDB-a jugosllave lidhur me likuidimin e vëllezërve GERVALLA.Sa është e vërtet kjo?

HYSEN GEGA:Po.Kanë qenë të pranishëm aty MEHMET LUMI,ADEM IBRAHIMI,LORENC SELMANI,VESEL KRASNIQI dhe një SERB.Për herë të parë e kam parë atë aty,vetëm se kam dëgjuar se edhe ai ishte inspektor i UDB-së.Kjo ka ndodhur dikun në muajin qershor 1981,kah mbarimi i hetimeve të mia,në zyrat e SPB-së(UDB-së)së Prizrenit.Vetë MEHMET LUMI më ka thënë,ashtu si edhe të tjerët se“DO TE LESHOJME PREJ BURGUT E DO T´I BEJME TE GJITHA KUSHTET E MUNDSHME,DO TE JAPIM ARME CFARE TE DUASH,KEMI ARME SPECIALE….SHKO LIKUJDOI VELLEZERIT GERVALLA ,OSE IBRAHIM KELMENDIN!Të holla përveç shpenzimeve,100 000 Marka i ke!!!!“Kjo ishte e tëra.Për këtë i kam bërë me dije edhe shokët pasi më kthyen në burg nga lokalet e SPB-së(UDB-së).

PYETJA:Çfarë ishte përgjigjja jote pas një oferte të tillë?

HYSEN GEGA:Atyre u thash kështu:“I kam katër fëmijë për të cilët gjithmonë kam qenë i përmalluar sepse tërë jeta më ka shkuar në mërgim.M´i ofroni fëmijët e mi këtu dhe më jepni automatikun.Nëse mund t´i vrasë ata atëherë mund ta bëj edhe veprën që kërkoni ju.“Pas këtyre fjalëve inspektori serb intervenoi me fjalët se nuk duhet zgjatur më tej sepse ky njeri i ka tejkaluar të tridhjetat dhe pas kësaj moshe,sipas tij,bindjet politike po kalokan edhe në gjene dhe s´paska forcë që t´´i ndryshoj

Bisedën e zhvilloi:B.Elshani(

(P.S-Kjo bisedë është botuar edhe në librin:“Terror,dhimbje,qëndresë“të autorit Faridin Tafallari,,në faqen 342-344“.)



Hysen Gega eshte burgosur ne naten e vitit te ri 1980.Ishte derguar me mision te posaqem ne Kosove nga Jusuf Gervalla e Ibrahim Kelmendi.Ai ishte caktuar se bashku me Sadik Blakajn nga LLukavci i Begut (Burimi) tani me qendrim ne France,qe te kontaktonin me Nezir Gashin e Grabovcit te Pejes.Qellimi i ketij grupi ishte te kryente atentat ne Beqir Hotin e Rade Zvicerin dy funksionar te larte krahinor te asaj kohe!Por siç duket ishte mospergjegjesia e Isuf Gervalles e Ibrahim Kelmendit ajo qe beri qe atentati te deshtoj.Sadik Blakaj ishte spiun i regrutuar nga Sherif Bala.Me gjithe mundin e sinçeritetin e Hysen Geges e Nezir Gashit atentati deshtoi.Nezir Gashi pasi qe heton Sadik Blakajn per lojen e tij te ndyre alarmon Hysen Gegen qe te arratiset jashte Kosoves por ishte vone.UDB-ja kishte marre masat e duhura per arrestimin e ketyre dy atedhetareve.Sadik Blakaj u la i lire dhe pas nje kohe iku ne France ku edhe sot jeton!!!
Poeti dhe shkrimtari Murteza Nura -Xaja i frymezuar nga trimeria e Hysen Geges e Nezir Gashit,ketyre dy atedhetareve te medhenje, shkroi romanin "Rreze Kalvarit" ne vitin 1994....



C'thote Nafi Cegrani ne librin e tij"Ball per balle me vdekjen"

...KUSH ESHTE JUSUF BUXHOVI...?!

Siç theksuam në një afishim më lartë,z.Jusuf Buxhovi... ishte ideator i themelimit të LDK-së dhe se programin.. e kësaj partie e kishte marrë të përgaditur nga ish-strukturat e pushtetit komunist.Z.Buxhovi duke qenë gazetar i”Rilindjes”ishte rekrutuar në radhët e UDB-së dhe në fund të viteve të 70 caktohet si korrespodent i kësaj gazete në Gjermani.Më shumë se gazetar z.Buxhovi në Gjermani kishte shkuar me detyra të caktuara nga UDB-a jugosllave.Ai kishte marrë për detyrë që të përcillte aktivitetin e krerëve të organizatave politike shqiptare në shtetet perëndimore,e veçanërisht veprimtarët:Jusuf Gërvalla,Ibrahim Kelmendi,Bardhosh Gërvalla etj.Madje z.Buxhovi..do të implikohet edhe në vrasjen e vëllezërve Gërvalla e Kadri zeka më 17 janar 1982...!!

Për të argumentuar këto konstatime(që për shumkënd do të jenë befasues)në vijim të këtij shënimi do po ju sjelli disa fakte:

Informatorët e UDB-së nga radhët e gazetarëve shqiptar...!!!

“Edhe pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së Rankoviqit,vazhdon spiunazhi në mes shqiptarëve si në Maqedoni,ashtu edhe në Kosovë,Mal të Zi dhe Shqipëri.Gati të gjitha redaksitë e gazetave dhe të radiotelevizioneve në Maqedoni dhe Kosovë shndërrohen në qendra rezidente,me të cilat UDB-a vite me radhë e sinkronizonte veprimtarinë e vet të errët kundër shqiptarëve.Në kohën kur në UDB të Kosovës vrisnin e prisnin:
1.MEHMET SHOSHI,
2.XHEVDET HAMZA,
3.MEHMET MALIQI
4.SELIM BROSHA...,
-këtij shërbimi sekret iu“shitën“falas edhe shumë gazetarë të“RILINDJES“,si:

1.MAKSUT SHEHU,
2.FADIL BUJARI,
3.MEHMET KRAJA,
4.SABRI HAMITI,
5.JUSUF BUXHOVI,ndërsa në Televizionin e Prishtinës:
6.RIZA ALAJ,
7.FAHREDIN GUNGA,
8.AGIM ZATRIQI,disa punëtor në Arkivin historik të Kosovës etj Ndërkaq në redaksinë e emisioneve në gjuhën shqipe pranë TV të Shkupit tregohen mjaftë aktivë LUAN STAROVA,ALUSH KAMBERI...dhe ALI ALIU...!!! “

(Citat nga libri i NAFI ÇEGRANIT:”Ballë për ballë me vdekjen”,botuar në Shkup në vitin 2000 -faqe 129(nga rreshti 23 deri në rreshtin 30)dhe faqe -130(nga rreshti 1 deri në rreshtin 4,17 e 21)

----------------------------------


Jusuf Buxhovi:Letërsia është përherë e pakryer


Jeton Neziraj

Jusuf Buxhovi është një prej prozatorëve më të njohur kosovarë. Në fillim të krijimtarisë është marrë kryesisht me poezi për të vazhduar pastaj me prozën dhe dramën. Arritjet e tij më të mëdha në letërsi janë padyshim ato në fushën e prozës, sidomos romanet: "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit", "Ura e fshejtë", "Galeria e të vdekurve" dhe "Libri i të mallkuarve". Vepra të tjera janë: "Cirku", "Pioni", "Loja" "Dinosauri", "Nata e shekujve" etj. Jusuf Buxhovi aktualisht jeton dhe krijon në Gjermani.
* * *
Jusuf Buxhovi lindi në Pejë më 4 gusht 1946. Rruga e fëmijërisë ka ndjekur bredhjet e të atit të tij, që ishte normalist i Elbasanit, si mësues nëpër katundet e ndryshme të Kosovës (Drenicë dhe Dukagjin) në misionin e përhapjes së arsimit shqip, detyrë që e ushtroi me përkushtim të madh që nga ditët e para të pasluftës së Dytë Botërore e deri në gjysmën e dytë të viteve gjashtëdhjetë. Shkollimin fillor, Jusuf Buxhovi e ka nisë në Gjakovë dhe e ka përfunduar në Ponoshec të Dukagjinit. Shkollën e mesme e ka kryer në Gjakovë në vitin 1964 dhe më pas ka vazhduar studimet në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, të cilat i kryen më 1968. Ka magjistruar në Degën e Historisë në temën "Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane". Qysh student, në vitin 1967, punësohet në "Rilindja", si gazetar në rubrikën e kulturës, ku fillimisht pasqyron filmin, e më vonë letërsinë, duke shkruar për disa vite si recenzent. Në vitin 1976, pas një konkursi intern, caktohet si korrespodent i gazetës "Rilindja" në Gjermani, duke u bërë kështu gazetari i parë i akredituar i një mediumi nga Kosova në këtë vend. Këtë detyrë e ushtroi deri në fund të vitit 1980, për ta vazhduar prapë pas një ndërprerje disavjeçare në vitin 1994 deri në “mbylljen” e këtij mediumi. Së voni, ç´prej më shumë se dy vjetësh, ka qenë i angazhuar në në një revistë tjetër shqiptare si redaktor përgjegjës e më vonë vetëm si redaktor i politikës së jashtme dhe eseistikës. Shkrimet e para letrare në poezi i ka botuar në numrin e parë të "Jetës së re", të vitit 1963. Më vonë i kthehet prozës, me të cilën vazhdon të merret akoma. Librin e parë me tregime "Pioni" e ka botuar në vitin 1974.

Sivjet keni bërë ribotimin e plotë të veprave tuaja në prozë. A është ky vetëm një ribotim apo edhe retushim i atyre veprave. Dhe nëse i keni retushuar, pse e keni ndjerë të nevojshme të bëni një gjë të tillë?
Nuk e kam bërë ribotimin e plotë të prozës, por të një pjese të saj, të cilën e konsideroj të rëndësishme për të qenë tërësi, që frymon bashkarisht në planin tematik dhe atë të shtrirjes horizontale dhe vertikale. Pra fjala është për rrumbullaksimin e një projekti tejet ambicioz krijues, që është dashtë t´i nënshtrohen trilogjia "Prapë vdekja", pastaj "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit", "Nata e Shekujve" dhe triptiku "Libri i të mallkuarve", që konsideroj se si të ndërlidhura, me mbi dy mijë faqe, me ato që pasqyrojnë/shfaqin një dramë të gjërë dhe të thellë të mbijetimit, në të cilin përfshihet dhe reflektohet një kontinuitet jetësor dhe ekzistencial, nga antika e deri në ditët tona. Kujtoj se ripunimi ka qenë i domosdoshëm që kësaj pjese të prozës sime t´i heqet diskontinuiteti që i ka ardhur nga çasja e spontaniteti të trajtimit nga libri në libër për t´iu kthyer koherencës dhe "rregullit të brëndshëm tematik", që i duhet një koncepti të tillë, që kronologjikisht nis me "Natën e shekujve", kalon te "Shënimet e Gjon Nikollë kazazit", shkon te "Libri i te mallkuarve", për t´u mbyllur me "Prapë vdekja". Vlerësoj se ky "rirreshtim" prozës sime ia ka dhënë lidhjen e brendshme, së cilës nuk i ndërthuren vetëm ngjarjet, por edhe personazhet dhe kjo ndodh me anën e të ashtuquajturave referenca "të zhdrejta", që përhera ndjekin kahët e puçjeve ekzistenciale përkundër faktit se ato bëhen shthurshëm dhe në përputhje me përseritjen e së njëjtës me dimensionin e atij nderlikimi kohor, kur e sotmja është edhe e djeshme që përseritet në të nesermën, por edhe anasjelltas. Kjo "shpërputhje" megjithatë prozës sime ia krijon frymimin e natyrshëm që e kam projektuar dhe synuar gjatë punës pesëvjeçare të rikrijimit ndërthurës të saj, që në njëfarë mënyre ia ka siguruar linjën gjeneologjike që i duhet një sage historike për t´u kuptuar dhe rikuptuar në mënyrë që të njihet dhe të përvetësohet si tërësi e patjetërsueshme. Duhet theksuar se kjo tërësi proze, që kap katër romanet e mia, nuk ua ka humbur mvetësinë atyre. Përkundrazi, ato qendrojnë edhe si njësi dhe frymojnë si të pavarura, por që i nënshtrohen edhe të ashtuquajturit "rreth të përbashkët", ku plotësohen, ndërthuren dhe së fundit sqarohen. Kjo ecuri ka bërë që gjatë ribërjes, që e konsideroj favor dhe jo handikap krijues, pasazhe të caktuara të barten nga njëra pjesë te tjetra, të shfaqen "përseritje" dhe "rilexime" dhe mbi të gjitha, të bëhen edhe ndryshime që lidhen me lirimin nga "tepritë", por edhe ato që nuk i shkojnë frymës së përbashkët. Megjithatë, gjatë procesit të rilidhjes së prozës sime, kundrimi i ngjarjeve në kuadër të zhvillimeve që kanë përcaktuar epokat historike nëpër të cilat është kaluar gjatë rrugës së gjatë të mbijetimit, është bërë në përputhje me bindjen se cilësia dhe kahu i këtyre ndryshimeve është përcaktuar nga sjellja nëpër hapësirat e mëdha si dhe ngritja nëpër to me pushtimin e tyre, që paraqet karakteristikë civilizuese, dhe jo të kundërtën, që do të pasqyrohej me mbylljen si "model kështjelle" e të tjera, që jo rrallë është vlerësuar si një "cilësi e dëshmimit dhe e qendresës së veçantë", e cila përkon vetëm me bindjet folklorike dhe logjiken e patriarkalizmit, të cilat edhe sot e gjithëditën vazhdojnë të ndikojnë një pjesë të krijuesve tanë. Në këtë kontekst,gjatë ripunimit, proza ime mëton të paraqesë pasojat e konfrontimeve të koncepteve të ndryshimeve shoqërore nga lartë poshtë dhe nga poshtë lartë, pra me evolucione dhe revolucione, me ç´rast vehet në pah se çfare kanë qenë pasojat nga kjo ndeshje, që edhe mëtutje vazhdojnë të ushqejnë polet e rrjeshtimeve shqiptare dhe çfarë parqesin në të vertetë ato modele për botën shqiptare. Historikisht shqiptarët që nga Iliria kanë humbur shtetin dhe thuajse pareshtur kanë qenë të përfshirë në kuadër të perandorive të mëdha, siç kanë qenë ajo e Romës, e Bizanti dhe ajo Osmanët, por që hendikepin e humbjes së shtetit janë përpjekur ta kompenzojnë me pushtimin e vazhdueshëm dhe të fuqishëm të hapësirave perandorake, gjëqë prirja për ngritje dhe fuqi ata i ka bërë krijues të rëndësishëm, i ka bërë ushtarak të njohur dhe madje perandorë, që kanë udhëhequr perandoritë e fuqishme të kohës. Në këtë kundrim hapësira perandorake luan një rol të veçantë, ngaqë krijon mundësi që energjitë e ndryshme njerëzore dhe idetë e tyre të jetësohen drejt një ngritjeje civilizuese, e cila ka eleminuar grindjet provinciale që kanë shkaktuar mentalitetet e mbyllura. Duhet thënë se realietet perandorake u kanë shkuar për shtat shqiptarëve, por jo vetëm atyre, dhe se në këtë dritë sot shfaqen edhe integrimet politike dhe ekonomike si dhe magjistralat e rendit të ri botëror dhe të globalizimit ekonomik, që në njëfarë mënyre paraqesin të vetmen mundësi për t´u ikë recidivave të atyre konjukturave politike dhe diplomatike që kërkojnë ruajtjen e sferave të interesit që shqiptarët i kanë handikapuar keqas që nga koha e Kongresit te Berlinit e këndej dhe veçmas pas shembjes së perandorisë osmane dhe asaj habsburge kur ata dhe hapësria e tyre jetësore janë bërë pre e hegjemonizmit të fqinjve...

Keni kryer studimet e larta në histori. Cilat konsideroni se janë të përbashktat dhe kundërshtitë mes historisë dhe letërsisë?
Historia, si shkencë, ngjarjet i përcakton sipas kalendarit kohor dhe rëndom ato i interpreton sipas fitimtarëve, të cilët përherë përpiqen që atë ta hartojnë në përputhje me ambicjet e tyre dhe projektimin e hapësirës së pushtetit, ndërsa letërsia dhe në përgjithësi krijimtaria, ka për qëllim që me anën e trajtimit artistik dhe gjithë atyreve që i takojnë prosedeut të saj,ngjarjeve t’ua kthejë përjetësinë, pra t´i bëjë pjesë të historisë së njëmendët, të asaj shpirtërore dhe qenësore që nënkupton parësisht përpjekjet që ajo të nxirret nga monopoli i keqpërdorimit, i cili fatkeqësisht është i përhershëm dhe në njëfarë mënyre përcakton atë raportin e të përbashkëtave, por edhe të kundërshtimive midis tyre... Duhet thënë se në këtë fërkim të pandalshëm krijimtaria megjithatë ka dalë fituese, dhe përkundër humbjeve të përhershme që ka pasë, ajo ka vendosë për kalendarin dhe cilësinë e përjetësimeve historike. Kështu, histori e qëndrueshme ka mbetë vetëm ajo ngjarje që i është nënshtruar jetësimit artistik. Ngjarjet madhore historike sot kuptohen dhe përjetohen si të tilla në saje të trajtimit që atyre u ka bërë Homeri, Shekspiri, Tolstoi dhe krijuesit tjerë anembanë rruzullit tokësor... Jemi dëshmitarë se kohës nuk u kanë qëndruar as lapidarët e përmasave monumentale që ia kanë ngritur vetes perandorët dhe diktatorët e shumtë, por testin e pranimit e kanë kaluar vetëm ato monumente që i ka trajtuar ashtu si duhet krijimtaria artistike.

Sa keni shfrytëzuar të dhënat dhe kronikat e kohës për të shkruar romanin tuaj "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit"?
“Edhe kur dua t´i ik historisë, ajo më ndjek dhe sikur nuk bën pa të" thoshte, kohë më parë, shkrimtari gjerman Gynter Gras, me rastin e botimit të romanit më të ri, ku ai trajton ngjarjet deri vonë "të paprekura" që lidhen me genocidin që është ushtruar ndaj gjermanëve te Prusisë dhe viseve të tjera lindore, në prag të mbarimit të luftës së dytë botërore nga ana e rusëve, çekëve por edhe e fitimtarëve. Pra, ngado që sillesh ndodh historia, ndaj së cilës askush nuk mund të jetë indiferent. Në përputhje me këtë qëndrim sillem dhe do të sillem, gjë që faktet, kronikat si dhe dokumentet e kohës paraqesin atë burimin e pashterrshëm të vokacionit tim krijues me përkushtimin që ngjarjet t´i kthej në të verteta artistike, që i nënshtrohen konceptit që arsyetova pak më lart. Siç dihet, Gjon Nikollë Kazazi është një figurë e njohur historike. Ai ishte prelat i lartë katolik që sherbeu në Ballkan dhe u shqua me zbulimin e "Mesharit" të Buzukut, por edhe qëndrimin prej një intelektuali që ishte i përcaktuar t´u rrijë përballë lëvizjeve intelektuale dhe kulturore në ato rrethana. Kazazi do të veprojë ngjashëm siç do të veprojnë edhe pararëndësit e tij Budi, Bogdani dhe më vonë edhe Gjeçovi dhe të tjerët që ishin shkolluar në perëndim dhe përpiqeshin që kujtesën shpirtërore ta ushqenin me kulturën perëndimore, gjëqë nuk ishte punë e lehtë. Fakt historik, poashtu është edhe çështja e përhapjes së sëmundjes së murtajës në viset shqiptare në shekullin shtatëmbëdhjetë, e cila në disa relacione perëndimore vlerësohet "si e mundur pjesërisht nga mbrojtja që i është bërë nga njëfarë grrithjeje", që nga aspekti i shkencës së mjekësisë shpjegohet me njëfarë autovakcinimi, që më vonë është përqafuar nga mjekësia me çka është aplikuar vakcinimi në masë, që njerëzimin e ka shpëtuar nga shkatërrimet. Pra kjo është gjuha e fakteve. Natyrisht se personaliteti i Kazazit dhe murtaja janë shfrytëzuar në kontekste që lidhen me të keqen që kërcënohet, që nuk mund të jetë spontane, por nga dikah, si dhe të mirën, që poashtu duhet të mos jetë spontane, por e organizuar dhe kjo mund të bëhet vetëm nga forcat intelektuale dhe të përgjegjshmit. Ndaj mendimin se proceset historike dhe lëvizjet civilizuese janë ndikuar dhe mund të ndikohen vetëm prej intelektualeve dhe zotimit të tyre për t´u vënë në krye të tyre dhe jo që ato, siç ka ndodhur në kohën e ideologjisë, t´u atribohen masës dhe "forcës së saj progresive" për të ndryshuar gjendjet. Te “…Kazazi”, por edhe te "Natat...", te "Libri i të mallkuarve" dhe veçmas te "Prapë vdekja" jam përpjekur të ngreh vijën e qartë midis lëvizjeve intelektuale dhe kulturore dhe atyreve të masës, pra midis zhvillimeve evolutive dhe atyre revolucionare, që dihet se çfarë kanë sjellë dhe çfarë mund të sjellin. Këtu zatën, qendron edhe kredoja e veprës sime dhe e agazhimit tim drejt shpjegimit se çfarë sjellin lëvizjet intelektuale dhe programet që u duhen atyre dhe çfarë sjellin revolucionet dhe idoeoligjitë. Kazazi, por edhe personazhet tjerë që qëllimisht i kam veçuar nga historia, janë bartës të frymës civilizuese, që janë intelektualë të lartë dhe me sjelljet dhe veprat e tyre i takojnë kujtesës historike, ndërsa të tjerët janë revolucionarë, që rrënojnë për "të ndërtuar" sistemet totalitare dhe ato që dihet se ku kanë çuar dhe ku kanë përfunduar. Në versionin e parë të "…Kazazit" që e kam shkruar në Gjermani në vitin 1980 dhe që është botuar në vitin 1982 nga "Rilindja", intelektuali është prijetar i proceseve, edhe kur bie ndesh me herezinë, siç është rasti i një prelati shqiptar, i cili i ka të limituara sjelljet, ndërkohë që në versionin e plotësuar të "…Kazazit", poashtu të shkruar në Gjermani, pas njëzet e dy vjetesh, futet aspketi i veprimit të drejtpërdrejtë të intelektualit, që t´i drejtojë ngjarjet, në mënyrë që ato të mos bëhen revolucione, por të mbesin pjesë të asaj që quhet forcë e lëvizjes së mbikëqyrur, që ruan kontinuitetin dhe mbron ato që janë arritur...

A e konsideroni "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" si veprën tuaj më të mirë?
Nuk më takon mua të vlerësoj veprën time. Kjo i mbetet lexuesit dhe mirë është që është kështu...

Në fillim të viteve `90-të keni qenë politikisht shumë aktiv. Sa është reflektuar ai angazhim politik në veprën tuaj letrare?
Nuk e di si mund të përcaktohet ajo "politikisht shumë aktiv", por mund të them se gjatë viteve të tronditjeve por edhe të shembjeve të mëdha të viteve të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta, jam përpjekur që të ndihmoj për aq sa di dhe mundem në planin intelektual ato procese dhe zhvillime që kanë qenë të domosdoshme në ato rrethana që u kanë paraprirë kthesave të mëdha dhe tektonizmave politike që akoma nuk janë kryer. Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës dhe institucionet tjera të Kosovës kanë pasë për detyrë t´i kundërvihen propagandës shoveniste serbe që përhera është zhvilluar në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Akademisë së tyre. Kujtoj se në këtë drejtim një pjesë e shkrimtarëve tanë, bashkë me akademikët, por edhe intelektualët tjerë, kanë bërë përpjekje që t´i kundërvihen kësaj propagande dhe kjo ka qenë më se e domosdoshme në ato rrethana, kur është pritur termeti ballkanik, i cili edhe mëtutje vazhdon. Në këtë kontekst duhet shikuar angazhimin tim intelektual, si një detyrim ndaj rrethanave, dhe asesi ndryshe. Si dhe sa këto angazhime kanë ndikuar veprën time letrare këtë nuk mund ta them, ngaqë nuk ekzistojnë "parametra" me të cilat mund të matet diçka e tillë. E vertetë megjithatë mbetet se ato zhvillime, ato kthesa bashkë me gjithë atë që do ta vinte në lëvizje gjithë makinerinë ushtarake dhe policore të Beogradit për ta jetësuar programin nacional serb për qërimin përfundimtar të hesapeve me shqiptarët, pra për ta bërë një genocid të armatosur ndaj një popullate të pambrojtur, vetëm sa do ta përforcojnë bindjen se murtaja, kundër së cilës do të luftojë Kazazi dhe bashkëkohanikët e tij, nuk ishte diç e rastit e as vetëm metaforë, por pjesë e projekteve për shkatërrimin e një populli, që për fat të keq ende nuk janë hequr përfundimisht as nga koka e projektuesve të tyre e as nga një pjesë e disa konjukturave ndërkombëtare, që do ta dëshironin heqjen nga rendi i ditës të çështjes shqiptare vetëm ashtu dhe vetëm me mjetet të tilla... Frika dhe shqetësimet e krijuesve nuk duhet marrë si ogur, por si vërejtje e përhershme se historia nuk kthehet prapa, por përsërit ngjarjet...

Shkrimet e juaja të para datojnë diku në fillim të viteve `60-të. Që nga ajo kohë keni botuar mbi 15 vepra në prozë, poezi e dramë. Nëse do t`u kërkohej të bënit një retrospektivë të veprës tuaj, në cilin aspekt do të kishit vënë theksin kryesor?
Vetëm te ndërlidhja e saj organike dhe plotësimi i saj, që duhet të vazhdojë edhe mëtutje dhe që e konsideroj çështje të përhershme krijuese...

Procesi krijues i një vepre letrare interpretohet në forma të ndryhsme. Sipas jush, kush është një krijues letrar dhe çka do të thotë të krijosh një vepër letrare?
Krijues letrar është ai që me përkushtim të vazhdueshëm ndjek rrugën e frymëzimit dhe të krijimtarisë, që duhet të jetë e pandalshme, e pasosshme dhe e pakryer në mënyrë që përherë ajo të sfidohet nga detyra e kryemjes... Natyrisht se vepra letrare, flas për prozën që nënkupton edhe mundin fizik të shkrimit dhe "telashet" që sjell kundrimi epik, ku bashkëjetohet me dhjetra apo qindra personazhe, nënkupton identifikimin me ta, ndonjëherë madje dhe si modele imagjinative. Për mua ky model tashmë ekziston dhe lidhet me rolin prijës të intelektualit në të gjitha zhvillimet shoqërore. Aty ku ndodh abstenimi i tij, është për t´u pritur e kundërta, pra që mediokrët dhe të tjerët të thonë fjalën kryesore. Gëte kishte plotësisht të drejtë kur thoshte se krijuesit duhet të jenë edhe arbitër po qe se e do puna, por kjo të bëhet me anën e fuqisë së tyre intelektuale dhe krijuese, pra me vepra dhe qëndrim superior, ndaj të cilit edhe shoqëria, edhe politika duhet të ketë respekt, por edhe frikë, pse jo...

Një kohë të gjatë jetoni në Gjermani. Sa jeni në rrjedhë me zhvillimet aktuale të letërsisë shqipe?
Përpiqem që përhera të përcjell zhvillimet kryesore në të. Kam një privilegj, që mbetja larg tollovisë, mundëson të kem qëndrim më të qetë dhe më të balancuar ndaj gjithë atyre që ndodhin, por që i takojnë edhe klimës krijuese dhe kanë të bëjë me të.

Cila konsideroni se është ngjarja kryesore në letërsinë shqipe?
Nuk jam i prirur të bëj vlerësimin e ngjarjeve.

Në libraritë shqiptare kohët e fundit kanë vërshuar gjithëfarë botimesh. Është krijuar njëfarë “hallakame letrare”. Cili është pozicioni juaj karshi këtij feneomeni?
Ajo që ndodh nëpër libraritë tona dhe tezgat e ndryshme i takon klimës së përgjithshme krijuese dhe shoqërore që sot ndodh në hapësirën e botës së gjithmbarshme shqiptare, që do ta quaja si një kaos, i cili shfaqet nga tronditjet, kur bie një sistem i caktuar i vlerave, që historikisht mund të jetë edhe i tejkaluar, por ai nuk zëvedësohet me tjetrin. Kjo është një fatkeqësi e madhe.

Cili konsideroni se është niveli i dramaturgjisë shqipe?
Fatkeqësisht ajo nuk është në gjendje të përcjellë zhvillimet pozitive të viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta, kur autorët si Teki Dervishi, Ymer Shkreli, Anton Pashku, Beqir Musliu, Mehmet Kraja dhe të tjerët, me veprat e tyre, kësaj gjinie të vështirë i hapën shtigje të reja.

Ç’po shkruan aktualisht Jusuf Buxhovi?
Këto ditë del nga shtypi romani im i ri "Letrat për Kryeprincin", që paraqet njëfarë vazhdimi të romanit "Nata e shekujve". Edhe kjo vepër që e kam shkruar gjatë dy viteve të fundit, është koncipuar të rrumbullaksojë tërësinë e prozës sime të plotësuar. Aktualisht po shkruaj romanin "Vdekjet e Kolonelit", që lidhet me ngjarjet e rrënimit të perandorisë osmane dhe asaj habzburge si dhe shfaqjen e shtetit torzo shqiptar, si konjukturë ndërkombëtare e paqëndrueshme. Në qendër të vëmendjes është një kolonel shqiptar nga radhët e perandorisë osmane, i cili lë postin e atasheut ushtarak të Stambollit në Berlin dhe u bashkohet vullnetarëve nga Vjena, që shkojnë për të mbrojtur mbretin dhe qeverinë shqiptare, por që kjo nga koloneli kuptohet se e gjitha ishte pjesë e një prapaskene europiane për t´u përgatitur Lufta e Parë Botërore dhe zhvillimet e saj në Ballkan. Në këto rrethana, koloneli sheh përmasat e tragjedisë shqiptare që ia shkakton vëllavrasja, ku ai si ushtarak i profesionit, në pamundësi të veprojë si duhet përfshihet në labirintin e asaj vdekjeje.
****

Vdekjet e Kolonelit

Marrja me traktatin "Për bërjen e Shqipërisë" të kolonel Ibrahim Prevezës dhe ato që do të thuhen për të, në të vertetë paraqesin vetëm një pjesë të përfytyrimieve halucinative midis ëndrrës dhe anktheve, që kohëve të fundit e kishin ngarkuar si shumë Kolonel Drenin në atë dhomën e madhe të ziçrit të teqes së Leqezës, ku kishte pritur vrasjen e paralajmëruar, e që kishin gjetë pasqyrim edhe në shënimet, të cilat gjithnjë e më tepër vuanin nga shkëputjet, qëndonjëherë ato i linin të pakryera, por që pasqyronin gjendjen e njëmendët në të cilën ndodhej aty ku kufiri midis jetës dhe vdekjes bëhej gjithnjë e më i paqartë sa të ngatërrohet fare.
Pasi do të përkujtojë se kolonel Ibrahim Prevezën e njihte nga koha e luftës kundër forcave të perandorisë britanike që kishin bërë bashkarisht skaj një shkretëtirë që lidhte vendet e Sirisë me ato të kalifatit të Bagdadit dhe si me nastolgji do të flasë për mijëra e mijëra ushtarë të rreshtuar në shumë e shumë kontigjente, që do të bëjnë një luftë të madhe të cilën do ta fitojnë, me çka perandorisë osmane do t´i kthehej përpak vetëbesimi i humbur nga disfatat ushtarake që kishte përjetuar në Egjipt dhe pjesët tjera arabe, Koloneli do të ndjek pjesët e një ëndërre të paqartë, ku kolonel Ibrahim Preveza i ishte shfaqur befas herë me rrobet e një gjenerali, e herë si një qiri përmasash të mëdha, që vetëdigjej e shkrihej dhe ashtu në atë shpërqëndrim kishte zënë t´i fliste me dhembsuri për katandisjen në të cilën ishte zhytur dhe poashtu t´i tregonte për një vrasje që ishte bërë në një luftë tjetër të madhe botërore, që sikur përseritej nga lufta në luftë...
Atë ëndërr-bisedë, që mëtutje do t´i japë shkas për të përkujtuar traktatin "Për bërjen e Shqipërisë" të bashkëluftëtarit të dikurshëm të betejave të mëdha perandorake, kolonel Ibrahim Prevezës, që do të mundohet ta përfolë mjegullueshëm, Koloneli do ta përshkruajë kështu:
Kolonel Ibrahim Preveza:
"Deri kur do të sillesh bllaqukeve shqiptare?..."
Përgjigjeja:
"Deri sa të vritem..."
Kolonel Ibrahim Preveza:
"E pastaj?..."
Përgjigjja:
"Do të rigjallem...Do të rikthehem..."
(Përshkruhet një e qeshur e thartë, që i kishte ardhur si thekamë e ashpër...)
Kolonel Ibrahim Preveza:
"E pastaj?..."
Përgjigjeja:
"Pastaj, do ta kaloj lumin...Pastaj, do të ngjitem një përpjetëze... Pastaj, do ta mbledh një ushtri të madhe, ndër më të mëdhatë... Pastaj, do të bëj atë luftën me gjithë botën... Dhe kështu, luftë pas lufte deri te lufta e fundit..."
Kolonel Ibrahim Preveza:
"Nuk ke frikë se sërish mund të kthehesh në bllaqukun shqiptar?..."
Përgjigjja:
"Do ta kapërcej lumin..."
Kolonel Ibrahim Preveza:
"A nuk ta thotë mendja se përtej lumit sërish do të takosh vrasësit e Shqipërisë, ata që çirren në mbrojtje të saj ndërkohë që nga të gjitha anët ia fusin thikat?..."
Përgjigjja:
"Ata nuk do të jenë më..."
Kolonel Ibrahim Preveza:
"Do t´i lëshojë toka?..."
Përgjigjja:
"Sapo ta kalojnë ujin, do të shndërrohen në hardhuca, në bretkoca...Të tillët i pret dënimi i pashmangshëm i shnëdrrimit...Nuk kanë ku të ikin..."
(Pason një e qeshur e thatë...)
Kolonel Ibrahim Preveza:
"Mendon se përgjithmonë do të mbesin të tillë?..."
Përgjigjja:
"Nuk ka ndryshe... Bishat do të kthehen në jokurrizorë... Ky është dënimi që i pret shpirtrat e ligj dhe ata që luftojnë kundër vetvetes..."
Kolonel Ibrahim Preveza:
"Mbase mashtrohesh?..."
Përgjigjja:
"Prapë do ta kapërcej lumin..."
Kolonel Ibrahim Preveza:
"Prapë dhe prapë?..."
Përgjigjja:
"Prapë dhe prapë, deri sa të vijë ai fundi, që sjell rifillimin, rizgjimin..."
(Pason një e qeshur tjetër e fortë)
Kolonel Ibrahim Preveza:
"Dhe prapë e prapë deri te ajo prapaprashtja që çon te shkretimi i askundkurrkundjes?..."
Përgjigjja:
"Fundin do ta kthej në fillim... Ndryshe nuk bën..."
(Pason një thekamë tjetër)
Kolonel Ibrahim Preveza:
"Prapsht dhe prapsht?..."
Përgjigjja:
"Deri sa të vijë vrasja... Deri sa të shfaqet lumi... Deri sa të rikthehem..."
(Pason edhe një e qeshur e fortë, e cila ndërpritet me fjalët e Kolonel Ibrahim Prevezës rreth një vrasjeje dhe rivrasjeje, si dhe një tjetre, që mund të sillte ringjalljen, të cilën e priste, që i kishte thënë se mund të zgjaste me qindra e qindra vjet, por që megjithatë do ta priste dhe do ta priste pa marrë parasysh zgjatjen dhe pa marrë parasysh se mëpastaj prapë mund të vritej dhe të rivritej...)
Në vazhdim, Koloneli do të sjell diç nga kallëzimi i kolonel Ibrahim Prevezës rreth një bisede për një lufte të përbashkët në atë luftën e dytë të madhe botërore, që është dashtë të lidhej midis forcave të ndryshme shqiptare të shkapërderdhura në anë të ndryshme, që për fat të keq kishte dështuar dhe poashtu do t´i flasë për atë vrasjen e dytë, që i kishte ardhur nga shkaku se kishte shkruar dhe mbrojtur traktatin "Për bërjen e Shqipërisë"...
Rrëfimi i kolonel Ibrahim Prevezës do të shënohet kështu:
"...Dukej se ishte në prag përfundimi i asaj lufte të madhe botërore, të dytës me radhë, që kishte ndodhur njëzet e një vjet pas përfundimit të luftës së parë të madhe botërore dhe ne ishim në pritje të atij qartësimi që do të mundësonte rifillimin e përpjekjeve tona për bërjen e Shqipërisë Shqipëri, përpjekje këto që mund të kurorëzoheshin me sukses nëse do të sendërtohej bashkimi i të gjitha forcave luftarake në Ushtrinë e Përbashkët Shqiptare, e cila do të merrte në dorë fatet e luftës për t´u rreshtuar përkah atyre që do ta fitonin
luftën e madhe botërore, të dytën me radhë... Natyrisht se për këtë duhej një marrëveshje, duhej një përpjekje e madhe që forcat e shkapërderdhura luftarake shqiptare në anë të kundërta të bashkoheshin dhe kjo nuk mund të bëhej pa vendimin e prerë dhe betimin e atyre që luftonin nën flamuj të ndryshëm dhe nën ombrella të huaja se në të ardhmen lufta e tyre i nënshtrohej idealit të bërjes së Shqipërisë Shqipëri në përputhje me të drejtën për bashkim dhe shtet të përbashkët, siç e kishin të tjerët...
Por ç´e do se në atë luftë, si edhe në luftërat e mëparshme, dikush i binte thumbit e dikush patkoit, kush andej e kush këndej, ‘kush për lisa e kush për fshisa’...
Megjithatë, në një teqe të Gjakovës, skaj Çabratit, njëherë për të vetmen dhe për të fundmën herë, u bisedua për luftën e përbashkët, u bisedua për atë që quhej ardhmëri, me çka u dëshmua se ndodhja në anët e kundërta mund të ishte rastësi, por që mbetja në to do të thoshte më shumë se fatkeqësi... Pra, të gjithë
e kishin të qartë se duhej heqë dorë nga rastësitë për t´iu kthyer marrëveshjeve që parandalonin fatkeqësinë e madhe që ishte në prag dhe kjo mund të bëhej nëse shikohej interesi i përbashkët... Marrëveshja pra, po të bëhej, do të thoshte shpëtim i vatanit, se po nuk u bë, atëherë hapeshin plasaritejet e një lufte të brendshme vëllavrasëse, që do ta qëllonte pamëshirshëm idenë e bërjes së Shqipërisë Shqipëri, por do të sillte edhe kobe të tjera, që nuk do të kishin të ndalur...
Baba Tali tha se përçarja do të rendonte mbi ata që nuk do ta bënin këtë bashkim që do të shkonte edhe te gjeneratat e ardhshme si një mallkim i tmerrshëm.
Këtë e dinin të gjithë, por krimbi i ndarjes ishte më i madh se vullneti për bashkim, që shpirtit tonë ia kishte lënë sëmundjen e pashërueshme të ngarendjes pas flamujve të huaj, pas kurorave të huaja, pas ngjyrave të huaja...
Menjëfjalë, nuk duhej bashkimi...
Nuk duhej lufta e përbashët...
Nuk duhej ngaqë ishin rishfaqur ato luftërat e veçanta, ku tashmë kishte ideologji, ku kishte revolucion, ku kishte zotime të internacinalizmit proletar dhe çmos tjetër, pos zotimit për bashkim të njëmendët kombëtar...
Duhej, pra, lufta ideologjike...
Duhej, pra, revolucioni botëror...
Dhe kështu ajo lufta e madhe botërore, e dyta, siç ndodhi edhe gjatë luftës së parë të madhe kur u zhbë ajo Shqipëriza, u kthye në luftë të brendshme, prapë u këthye në luftë vëllavrasëse, serish hapësira shqiptare u përgjak dhe u vetëpërgjak deri sa u kthye në bllaquk...
Lufta e brendshme vëllavrasëse shqiptare filloi dhe vazhdoi me përcaktimin dhe kundërpërcaktimin rreth traktatit "Për bërjën e Shqipërisë", që mori aq shumë e aq shumë koka, që vendin e ktheu në një plojë të re të gjakut...
Dhe traktati "Për bërjen e Shqipërisë", që për moto ka betimin "ta bëjmë Shqipërinë Shqipëri" edhe mëtutje ndan shqiptarët... Edhe mëtutje vret shqiptarët... Edhe mëtutje vret pandalshëm hartuesit dhe përkrahësit e saj, siç i ka vrarë atë ditën që do të përfundojë ajo lufta e dytë e madhe botërore nga gjykimi që u erdhi prej atyre që i kishin ikur luftës së përbashkët ngaqë kishin përkrahur bindjet internacionaliste, dhe do t´i vrasë të gjithë ata që për qëllim kishin bashkimin kombëtar dhe një të ardhme demokratike, të cilët nga
fitimtarët ishin shpallur nacionalistë me të cilët duhej qëruar hesapet sa më parë dhe sa më ashpër...
Ai gjykim më vrau edhe pas luftës së dytë të madhe dhe ndoshta do të më vrasë edhe pas luftës së tretë të madhe dhe do të më vrasë pas të gjitha luftrave, nëse edhe mëtutje do të vazhdojë ajo mosmarrëveshja ndërshqiptare rreth bërjes së Shqipërisë Shqipëri..."
Përshkrimin e asaj ëndrre me halucinacione Koloneli do ta mbyllë me një si kërcënim, që e kishte dëgjuar në atë gjendje ankthi, që nuk ishte i sigurtë a i kishte ardhur nga ato që ia kishte thënë kolonel Ibrahim Prevezës apo nga gjetiu, ku thuhet se "janë të gjykuar për vrasje të pashmangshme të gjithë kolonelët..."
Në vazhdim të atij përfytyrimi me ankthe, Koloneli do të shkruajë se krahas shfaqjes së kolonel Ibrahim Prevezës, të cilin e kishte njohur nga ajo lufta e përbashkët, që e kishin bërë trembëdhjetë vjet më herët kundër forcave perandorake britanike, e ku kishin shënuar një fitore të madhe, që ishte ndër të paktat dhe e fundit e forcave perandorake osmane në hapësirat arabe, dhe krahas fjalëve të tij për atë vrasjen që e kishte gjetë në një luftë tjetër të madhe, që ishte e dyta, (sadoqë ende nuk kishte përfunduar e para që sapo kishte filluar), për njëfarë gjykimi dhe për vrasjen e paralajmëruar i kishte folë edhe një kolonel tjetër, që si në mjegull dhe me zukatje ia kishte treguar emrin, të cilin nuk kishte qenë në gjendje ta sqaronte pikërisht nga ajo zukatja e madhe që ia kishte mbërthyer kokën, por që në ato fjalët që ai i thoshte me plot zzz-ja, kishte kuptuar se ishte edhe një luftë tjetër e madhe, e treta, që kishte vazhduar t´ua merrte kokat kolonelëve, veçmas atyreve që kishin komanduar armatat e fuqishme perandorake, që pas shembjeve të tyre dhe mbetjes as andej e as këndej, për ideal kishin bërjen e Shqipërisë Shqipëri e jo ngarendjen e verbër pas flamujve të huaj dhe premtimeve joshëse të atyre që nuk shkonin tutje rikthimit te gjendja në të cilat ishte shfaqur ajo ndarja dhe prapaskenat e ndryshme që mbetet në frymën e marrëveshjeve të kahmotshme me të cilat ishte gjymtuar trungu shqiptar...
"O zot, prapë luftat që nuk janë bërë për ta bërë Shqipërinë Shqipëri, dhe prapë vriten kolonelët, që nuk u lejohet t´i parashohin, t´i përgatisin dhe t´i udhëheqin ato?!" kishte klithur Koloneli…
Ministria e Kulturës ndau çmimin kombëtar Kulturë

Ministria e Kulturës ndau sot për herë të dytë në Prishtinë çmimin kombëtar “Azem Shkreli” . Çmimi për vepër jetësore i takoi presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ndërsa për veprën më të mirë të botuar gjatë vitit të shkuar, çmimi i takoi Jusuf Buxhovit.


”Është ky një çmim stimulues për punën tone, për çka besoj se çdo vit do të nxjerrim në pah veprat me vlerë letrare,” ka thënë në paraqitjen e tij, Jusuf Buxhovi. Ministria e Kulturës, me këtë rast ka botuar kompletin e veprave të Ibrahim Rugovës dhe të Azem Shkrelit.


RTK 29/03/2006 14:44:56

------------------------------

Flori Bruqi:ÇFARË SUBJEKTI POLITIK ISHTE LDK-ja?!

Lidhja Demokratike e Kosovës fillimisht konsiderohej si një lëvizje gjithëpopullore,para se të ishte parti politike.Ndërkaq duke pas parasysh rrethanat ekzistuese të kohës(1989)mund të themi se ajo ishte bashkim euforik i fëmiut dhe plakut,i bujkut dhe intelektualit…,pra mbi të gjitha ishte komponim i bërë brenda natës në mes të LKJ-së dhe LSPP-së tashmë gjoja se të moderuar-demokratë dhe avangardë e popullit shqiptar…dhe kjo po ndodhte pikërisht në kohën e euforizmit pluralist në ish-Jugosllavi dhe pas fillimit të rënies së sistemeve socialiste(komuniste) në Evropën Lindore.Për më tepër mund të konkludojmë(pa dyshim) se LDK-ja,përbëhej nga njerëz të të gjitha shtresave,moshave,gjinive,përcaktimeve ideologjike e fetare…dhe si e tillë rezulton se funksiononte si një parti multiplurale.Ndonëse LDK-ja ishte vazhdimësi e LKJ-së,pas krijimit të rrethanave të reja,vetëm udhëheqja e djeshme e LKJ-së ishte ajo që u mënjanua nga skena politike dhe në vend të saj kishin ardhur profesorë e intelektualë-ish aktivistë të OTH të LKJ-së si :Ibrahim Rugova,Jusuf Buxhovi,Mehmet Kraja,Sabri Hamit,Anton Kola,Ali Aliu,Milazim Krasniqi,Ibrahim Berisha,Zekria Cana...e shumë të tjerë,të cilët me përkushtim,gjatë viteve 1981-1989(por edhe më herët)kishin luftuar kundër„nacionalizmit dhe separatizmit“shqiptar.

KUSH E PËRGADITI PROGRAMIN DHE STATUTIN E LDK-së..?!
(...)
Nga shënimi i Qendrës për Informim të Kosovës(QIK-ut)të publikuar më lartë(në këtë temë),mësuam se promotor gjegjësisht Koordintator i Këshillit Nimëtar për Themelimin e LDK-së ishte z.JUSUF BUXHOVI,njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit Rugova.Edhe z.Buxhovi, padyshim i takonte elitës intelektuale e cila kishte privilegje te caktuara në periudhën e regjimit totalitar titist. Kjo klasë servilësh e pushtetit komunist,që nga fillimi i viteve të 70-ta drejtonin të gjitha institucionet shkencore,informative(RTP-në,radion dhe gazetat) si dhe shtëpitë botuese në Kosovë...,të cilat ishin vënë në mënyra të ndryshme në shërbim të strukturave pushtetore të regjimit.Z.Buxhovi gjithnjë duke ju referuar shënimit të QIK-ut.meqë ishte Koordinator i këshillit nismëtar”disa herë ua parashtroi anëtarëve të bërthamës të Këshillit nismëtar përmbajtjen e Programit dhe të Statutit, duke e plotësuar atë me vërejtjet dhe propozimet që i jepeshin nga njëmbëdhjetëshja, si dhe të tjerët që konsultoheshin(se kush ishin të tjerët nuk jepet asnjë sqarim!!!!).Në javët e para të dhjetorit versioni i programit ishte i gatshëm dhe ai u miratua.”
Po çfarë përmbante ky program....ja disa fragmente të shkurta:

PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Miratuar në Kuvendin Themelues më 23 dhjetor 1989
(...)
Pra, Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit,ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të të vendosin lirisht edhe qytetarët e kosovës.

(...)
Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.

(...)
Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta. Pra, angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave, për sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votimit të lirë, të drejtpërdrejtë e të përgjithshëm, për Kuvend Federativ të përbërë nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarëve.
(...)
Lidhja Demokratike e Kosovësdo të luftojë kundër çdo qëndrimi ose pikëpamje të pabarazisë....;
- kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare. Lidhja Demokratike E Kosovës përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi...
(...)

Në Prishtinë, më 23 dhjetor 1989.
Marrë nga libri Ç'THONË DHE Ç'KËRKOJNË KOSOVARËT faqe122 deri 126 botuar në gusht 1990 Tiranë.
(...)
Këtë program dhe statutin z.Buxhovi e ka sjell të përgaditur nga strukturat e LKJ-së. Për të argumentuar këtë fakt,po i referohemi librit të Mehmet Krajës”Vitet e humbura”të botuar në vitin 1995 në Tiranë.
Z.Kraja në faqen 167(nga rreshti 3 deri në rreshtin 13) të këtij libri shkruan(po citoj):
(...)"Tashi nuk e them dot se e kujt ishte ideja që partia të quhej"Lidhje",e ndonjërit prej nesh,apo e atyre me të cilët BUXHOVI konsultohej vazhdimisht(pushtetarë të LKJ-së ishin ata me të cilët konsultohej e që në shenimin e QIK-ut nuk përmendet), por e di se asnjërit nuk na pëlqente kjo"lidhje"për shkak të asociacionit që krijonte me LIDHJEN KOMUNISTE.Sido që të ishte ashtu sikundër ishim marrë vesh,2-3 ditë para mbajtjes së Kuvendit Themelues ,Buxhovi solli programin dhe statutin.Që në fjalinë e parë e hetova se programi nuk ishte shkruar nga Buxhovi dhe as nga ndonjë "ekip" me i gjërë,por nga një person"pa emër"që i takon klanit të vjetër politik komunist-autonomist dhe i cili nga prapaskena edhe sot e kësaj dite tërheq shumë hapa politik në Kosovë".



Historia do flas vete:C'thone forumistet per partite politike ne internet(Pjesa 1)

SI U THEMELUA LDK-ja DHE KUSH ISHTE KOORDINATOR(PROMOTOR)I KESHILLIT NISMETAR TE SAJ...?!
Shkruan:Flori Bruqi



Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore te ne, u pajtua, gati spontanisht, që të themelonte një parti politike, e cila do t'i artikulonte kërkesat politike të shqiptarëve dhe do të bëhej nismëtare e proceseve të pluralizmit, që ishin në nismë në vendet e bllokut të atëhershëm socialist. Iniciativa për themelimin e një partie që do të pagëzohet Lidhja Demokratike e Kosovës, doli nga shkrimtarët

1.Jusuf Buxhovi,
2.Ibrahim Berisha,
3.Milazim Krasniqi,
4.Mehmet Kraja dhe
5.Xhemail Mustafa.

-Pas shumë bisedash, ata angazhuan koordinator të Këshillit nismëtar Jusuf Buxhovin, i cili mori përsipër kontaktimin me intelektualët e tjerë dhe hartimin e programit dhe statutit të partisë.
Nisma për themelimin e Partisë u përkrah menjëherë pa rezervë nga dr.Ibrahim Rugova, dr.Ali Aliu, Ajri Begu, Basri Çapriqi dhe Ramiz Kelmendi, të cilët me nënshkrimet e tyre, pranuan të bëhen anëtarë të Këshillit nismëtar për themelimin e LDK-së.
I kompletuar, Këshilli nismëtar takohej herë pas here dhe bisedonte për konturat e ardhshme të partisë. Pa marrë parasysh vështirësitë e fillimit dhe ato të kohës, u vendos që në punën e mëtutjeshme të themelimit të partisë të përfshiheshin edhe intelektualë të tjerë, të profileve të ndryshme. Kështu, në listën e nismëtarëve u gjendën edhe
-dr.Fehmi Agani (që dha ndihmesë të konsiderueshme për versionin përfundimtar të tekstit të Programit të partisë), pastaj aktivistët e palodhshëm
-dr.Bujar Bukoshi,
-dr.Zenel Kelmendi,
-Zenun Çelaj,
-dr.Jusuf Bajraktari,
-Mustafë Radoniqi,
-Hysen Matoshi e
-Neshet Nushi, për t'u forcuar, më në fund, me akademikët dhe shkencëtart tanë të nderuar:
-prof.dr.Idriz ajeti,
-prof.Mark Krasniqi,
-prof.Dervish Rozhaja,
-Anton Çetta dhe
-Zekiria Cana.

-Bërthama e Këshillit nismëtar, e përbërë prej njëmbëdhjetë vetash (sa parashihej edhe me ligjin e atëhershëm federativ për shoqatat e qytetarëve), u mblodh disa herë gjatë tetorit dhe nëntorit. Takimet duhej të dukeshin "spontane", andaj shumica e tyre mbaheshin në kafenenë "Elida" në qendrën tregtare "Boro-Ramizi". Ndërkohë, nga gjysma e nëntorit dhe fillimi i dhjetorit po krijoheshin konturat e qarta të Programit të partisë si dhe statuti.



-Koordinatori Jusuf Buxhovi disa herë ua parashtroi anëtarëve të bërthamës të Këshillit nismëtar përmbajtjen e Programit dhe të Statutit, duke e plotësuar atë me vërejtjet dhe propozimet që i jepeshin nga njëmbëdhjetëshja, si dhe të tjerët që konsultoheshin. Në javët e para të dhjetorit versioni i programit ishte i gatshëm dhe ai u miratua. Mbetej për t'u caktuar dita dhe vendi i mbajtjes së kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kishte propozime të ndryshme, nga ato se kuvendi duhej mbajtur menjëherë në heshtje, deri tek ata që duhej shtyrë pas vitit të ri. Rrethanat përnjëmend ishin të tensionuara, ngase nuk dihej se si do të reagonte pushteti i atëhershëm partiak, i cili ishte në shkatërrim e sipër. Pas shumë shqyrtimesh, u caktua data - 23 dhjetor 1989, pra, dita e shtunë.
Kuvendi themelues u vendos të mbahej në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku rëndom asokohe zhvilloheshin që të gjitha vlimet shoqërore dhe politike. Koordinatori i grupit z:BUXHOVI u angazhua ta bënte paraqitjen ligjore të mbajtjes së kuvendit themelues në polici, me tërë dokumentacionin, ashtu si e kërkonte ligji i atëhershëm për mbajtjen e manifestimeve dhe tubimeve publike. Policia nuk njoftoi se do ta ndalonte kuvendin themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por as nuk dha pëlqim për të. Gjendja, pra, mbahej e tensionuar.
Duhet cekur se shtypi i atëhershëm në gjuhën shqipe nuk botoi kurrfarë lajmi për ditën dhe vendin e mbajtjes së kuvendit themelues të LDK-së, anipse Këshilli nismëtar kërkoi që kjo të bëhej. Megjithatë, informimi u bë në mënyrë fare interne, gojë me gojë, duke njoftuar ata që dëshironin të vinin në kuvendin themelues. Të shtunën, në mëngjes, diku rreth orës 9, në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, u mblodh tash në përbërje të zgjeruar Këshilli nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të gjithë u pajtuan me Programin dhe Statutin e saj. U bisedua bukur shumë për strukturën udhëheqëse të partisë.
Që të gjithë ishin të mendimit se kryetar i saj duhej të bëhej
-dr.Ibrahim Rugova, ndërsa sekretar
-Jusuf Buxhovi.
Grupi nismëtar nguli këmbë që dr.Rugova duhej të propozohej për kryetar dhe u deklarua që këtë ta parashtronte Kuvendi themelues, me çka ai u pajtua.
Diku para orës dhjetë të paraditës filluan të vinin, heshtazi, të interesuarit për Kuvendin themelues. Pikërisht në orën dhjetë, lokali i vogël i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës mezi i zuri ata që kishin vendosur të merrnin pjesë në mbledhjen e Kuvendit themelues të LDK-së. Ata ishin gjithsej 96 veta, të cilët me nënshkrimet e veta dhe me deklarim të lirë u përcaktuan t'ia vinin themelet partisë së parë politike shqiptare të pagëzuar Lidhja Demokratike e Kosovës.
Këshilli nismëtar, që më parë u pat marrë vesh se mbledhjen duhej ta hapte
-dr.Zenel Kelmendi,
i cili, pasi do të përshëndeste të pranishmit, do të propozonte rendin e ditës, kryesinë e punës, si dhe komisionet e domosdoshme të Kuvendit.
-Dr.Zenel Kelmendi e hapi kuvendin me pak fjalë dhe propozoi kryesinë e punës në këtë përbërje:
1.dr.Ibrahim Rugova,
2.Jusuf Buxhovi,
3.Ali Aliu,
4.Fehmi Agani dhe
5.Zenel Kelmendi, gjë që të pranishmit u pajtuan.
Pastaj, ai propozoi komisionin kandidues në krye me Milazim Krasniqin, si dhe procesmbajtës Hysen Matoshin.
Në emër të Këshillit nismëtar dhe të Kryesisë së punës, Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Statutin e saj e lexoi Jusuf Buxhovi.
Të pranishmit dëgjuan me vëmendje Programin dhe Statutin e LDK-së dhe miratuan me duartrokitje të gjatë përmbajtjet e tyre. Askush nuk ishte kundër. Kryesuesi ia dha fjalën Milazim Krasniqiti, që në emër të Këshillit kandidues të propozonte udhëheqësinë e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai bëri këto propozime:

1.Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës - dr.Ibrahim Rugova,
2.Sekretar- Jusuf Buxhovi,
Anëtarë të Kryesisë:
3.dr.Fehmi Agani,
4.dr.Bujar Bukoshi,
5.dr.Ali Aliu,
6.Nekibe Kelmendi,
7.Mehmet Kraja.

Ndërkaq në korrik të vitit 1990 në mbledhjen e Këshillit nismëtar, të Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të LDK-së në Kosovë, u bë zgjerimi i saj edhe me katër anëtarë të rinj:
1.dr.Rexhep Gjergji,
2.Ibrahim Berisha,
3.Anton Kolaj,
4.Xhemail Mustafa.

posted by Flori Bruqi | 9:48 PD

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TURQI NË VITIN 1953

Regjimi komunist jugosllav përmes strukturave pushtetore e sidomos UDB-së,me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stërgjyshore aplikojë format më diskriminuese ndaj tyre në Kosovë dhe viset tjera etnike shqiptare,duke i shfrytëzuar të gjitha kontaktet me shtetet tjera të Ballkanit,për realizimin e këtij qëllimi.



Më 18 .02.1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok... dhe në kuadër të një serie bisedimesh atë vit kryetari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe përfaqësuesi turk :FUAD KYPRILI në Split të Kroacisë nënshkruan një”marrëveshje xhentelmene”,me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave-turke e vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve ...në Turqi.

Për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni kriminal, marshali jugosllavë JOSIP BROZ TITO ngarkoi vetë ALEKSANDËR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar...,shovinist nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve.


Këtë shtab e përbënin,drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ,republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së,si:

1.ALEKSANDËR RANKOVIQ

2.KËRSTO CËRVENKOVSKI

3.SVETISLLAV STEFANOVIQ

4.MILLAN BARTOSH

5.LEO GRISHKOVIQ

6.VOJKAN LLUKIQ

7.MARKO VUCKOVIQ

8.PAVLE JOVIQEVIQ

9.PETAR STAMBOLIQ

10.SLLOBODAN PENEZIQ-KËRCUN

11.GJOKO PAJKOVIQ

12.GOJKO MEDENICA

13.ÇEDO MIJOVIQ

14.SËRBA SAVIQ

15.DUSHAN MUGOSHA


Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Aleksander Rankoviçit (Plenumi i Brioneve,1966) duke mos u duruar një farë "barazie" me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi .



Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.



Shperngulja e shqiptarëve është bërë me këtë dinamikë:


Më 1952 37.000

Më 1953---------------------------- 19.300
Më 1954---------------------------- 17 500
Më 1955---------------------------- 51.000
Më 1956---------------------------- 54.000
Më 1957---------------------------- 57.710
Më 1958---------------------------- 41.300
Më 1959---------------------------- 32.000
Më 1960---------------------------- 27.980
Më 1961---------------------------- 31.600
Më 1962---------------------------- 15.910
Më 1963---------------------------- 25.720
Më 1964---------------------------- 21.530
Më 1965---------------------------- 19.821


Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike .

Ky shtab famekeq i marshalit jugosllavë JOSIP BROZ TITOS vazhdon me krimet ne Kosove!!!

-UDB-a jugosllave në dimrin e vitit 1955/1956 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.



Ky aksion famëkeq ka nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Deçanit,Gjakovës,Rugovës,Drenicës etj.



Në këtë ekspeditë udbeske,nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë,ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë...


Krimet ndaj shqiptareve s´kishin te ndalur,ato vazhduan edhe pas remjes se RANKOVIQIT deri në qershorin e vitit 1999 kur definitivisht Kosova u çlirua nga soldateska serbosllave e kryegjelatit Sllobodan Millosheviçit dhe suitës së tij.



Flori Bruqi