Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Ekosistemi natyror i Bunes, nje nga me te vecantet ne Shqiperi

Shoqata gjermane "EuroNatura" zbaton projektin per mbrojtjen e pasurise natyrore te Bunes
Ekosistemi natyror i Lumit Buna vleresohet si nje nga me te vecantet ne Shqiperi, por edhe ne mbare rajonin dhe dallohet per pasurine e saj te flores dhe faunes, llojet e vecanta te gjallesave, si dhe eshte nje nga tre rruget kryesore te migrimit te shpendeve ne Evrope.

"E gjithe siperfaqja qe perfshin Bunen cilesohet si nje nga zonat me te pasura dhe te vecanta ne vendin tone", vlereson Ormir Shqarri, specialist ne shoqaten e Ruajtjes dhe Mbrojtjes se Mjedisit Natyror, prane Qendres Rajonale te Mjedisit.

Megjithe rendesine e saj si nje nga zonat me te vecanta Lumi Buna, ashtu si edhe ekosistemet natyrore ne vendin tone vitet e fundit po perballen me probleme te ndryshme qe lidhen me ndotjen e mjedisit, shfrytezimit pa kriter te burimeve te tij, peshkimi dhe gjuetia e paligjshme, etj. Si pasoje eshte e domosdoshme mbrojtja dhe ruajtja e kesaj pasurie natyrore te Shqiperise dhe rajonit.

Nderkohe qe Shoqata gjermane mjedisore "EuroNatura" me partner "Shoqaten e Gjallesave Ujore", po zbaton projektin "Vleresim i shpejte i vlerave natyrore te Lumit Buna dhe delta e tij", projekt qe pritet te perfundoje ne muajin Maj dhe te shoqerohet edhe me publikimin e nje raporti me te dhena te rendesishme per kete zone, qe do te sherbejne per mbrojtjen dhe ruajtjen e kesaj pasurie natyrore.

Sipas REC, "EuroNatura ka shprehur interes per ekosistemin edhe pasurine e Lumit Buna dhe qellimi i projektit eshte grumbullimi dhe perpunimi i informacionit per zonen ne fushen e biodiversitet, peshkimit, bujqesi, ekonomise, historise, etj".

Biodiversiteti i Lumit Buna

Lumi Buna ndodhet ne kufirin shteteror shqiptaro-malazez, me nje gjatesi 44 km dhe eshte i vetmi emisar i Liqenit te Shkodres dhe bashkohet me lumin Drin. Nga fshati shqiptar i Samrishit e deri ne Detin Adriatik, Buna ndahet mes Shqiperise dhe Malit te Zi. Cilesohet si nje pike strategjike per Shkodren si dhe nje pasuri me vlera te larta natyrore, duke mbartur gjithashtu edhe nje histori te lashte.

Kodrat qe kufizojne fushat e Bunes kane qene vendbanime dy mijevjecare. Sipas dokumentave, vendbanimet pergjate lumit njihen qe ne shekullin XV. Mendohet se qendra me e rendesishme per ankorimin e barkave ka qene Pulaj.

Lumi Buna konsiderohet nder lumenjte kryesore te Mesdheut persa i perket prurjeve ujore. Permes lidhjes me Liqenin e Shkodres dhe lumin Drin, Buna komunikon me lumejte Moraca ne Mal te Zi, Cemin, Kirin, Drinin ne Shqiperi, Drinin e Bardhe ne Kosove, Liqenet e Ohrit, Prespes se Madhe dhe Prespes se Vogel, liqene nderkufitare mes Shqiperise, Maqedonise dhe Greqise. Buna eshte nder lumenjte e rralle te Adriatikut me delte te vertete natyrore, e cila perbehet nga tre ishuj aluvionale Ada, qe e ndan Bunen ne dy dege, ishulli Franc Jozef dhe ishulli Paemer.

Buna eshte rruge kalimi per 13 lloje e nenlloje peshqish qe migrojne nga liqeni per ne det dhe anasjelltas. Nder to permendim blinin qe eshte lloj globalisht i rrezikuar, kublen, ngjalen Anguilla, levrekun, qejfullin e veres, qejfullin e vjeshtes, shojzen, etj. Ne grykederdhjen e Bunes ka mbi 50 lloje te tjere peshqish, ku nder me te njohurit jane acuga, gjilpereza turigjate, korbi i zi, korbi i bardhe, sargu, murra, aterina, gjuhpza e Adriatikut, etj.

Gjithashtu Buna perfaqeson nje nga siperfaqet me te pasura me shpende ne rajon. Grykederdhja e saj, Rezervati i Velipojes, Keneta e Domnit, Viluni, Liqeni i Shasit, kriporja e Ulqinit, siperfaqja kenetore e Shtojit te poshtem te Ulqinit jane plot me shpend vecanerisht ne dimer. Avifaunat e ketyre siperfaqeve komunikojne me njera-tjetren, por edhe me Liqenin e Shkodres, lagunen e Kunes e me gjere.

Keto siperfaqe perfshihen ne njeren prej tre rrugeve te migrimit te shpendeve te Evropes, duke treguar rolin e madh te Bunes ne shkalle rajonale, kur madje nje perqindje e larte e llojeve jane migrues dhe folezues ne kete zone. Rendesi te vecante ka pulebardha e vogel dhe dallendyshja e detit, numri i te cilave konsiderohet i rendesishem kundrejt numrit te pergjithshem per Shqiperine dhe Mesdheun.

Nderkohe edhe bimesia pyjore pergjate lumit eshte shume e rendesishme, megjithe se prerja e paligjshme e pyjeve ka lene gjurme ne fondin pyjor te zones. Kjo gjithashtu ka sjelle edhe ndikim te madh ne rritjen e kercenimit ndaj erozionit te tokes.

Kjo bimesi perbehet kryesisht nga shelgje, plepa, akacie e me pak marine, nderkohe qe ne Bune dhe ujerat qe lidhen me te gjenden edhe disa lloje bimesh te kercenuara.