Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, gusht 19, 2006

DOSJA E JONË

Portreti i kryebarbarit

Rrënjët e luftës

Tani armët kanë heshtur. Diplomatët janë në vijën e parë. Lufta nga topat e pushkët është kthyer në luftë tryezash, në një fushë shahu politik, ku aftësia e mendjes dhe argumenti i mundësisë për përdorimin e sërishëm të armëve kanë përparsinë.

Të vrarët janë në varre. Ata janë shumë. Vetëm një zot e di numrin e saktë të tyre. Dhe varret janë kudo. Krejt Kosova është një varrezë e madhe. Kryesisht civilë të vrarë nga ushtria e rregullt e një popull barbar. Varret nuk flasin, por kujtesa është e thellë dhe është kristalizuar dhimbshëm deri te zoti në nënat që kanë mbetur me duar në gji, në gratë që kanë mbetur të veja, në fëmijët që kanë mbetur pa prindër, në vajzat e përdhunuara, në fëmijët që kanë parë llahtarinë me sytë e tyre dhe ata e ato më kurrë nuk do të mund të flenë, të rrijnë, të jetojnë dhe të dashurojnë normalisht.

Qindra mijëra familje janë shkatërruar ose dëmtuar keq. Ato gjer në varr do të bartin mallkimin për njeriun, për popullin, për vendin që ua ka shkatërruar jetën, jetën që jetohet vetëm njëherë.

Dhe për çudi akoma nuk ka një analizë të saktë, një përgjykim të paanshëm për shkaqet dhe shkaktarët e kësaj zezone. Në mediat shqiptare, veçanërisht, ka munguar një analizë e qartë e gjithë barbarive të kreut të Serbisë, të cilin diplomatët perëndimorë, sipas nevojës, e kanë quajtur bashkëbisedues të lezetshëm, njeri të aftë për të bindur tjetrin me argumente bindëse, njeri tepër dinak, tip diabolik, kasap i Ballkanit etj. Madje edhe sot në mediat shqiptare përdoret termi "president i Serbisë", "presidenti Milosheviq" etj. E dihet se, ta zëmë, gazeta e njohur Le Monde, prej shumë kohësh nuk e përmend kryebarbarin as me Monsieur as me Preésident, por thjesht Millosheviq. Eshtë ironia e hollë franceze që pret si brisku i ruzës.

E ne kemi nevojë t'i njohim më mirë vrasësit tanë. Llupa jonë duhet të jetë e thellë tej e tej, në mënyrë që mbamendja te shqiptarët të jetojë e freskët në dhimbje dhe në pamje gjer në amshim. Kjo do të na ndihmonte të mos harrojmë, sepse harresa ndryshe quhet historia që përseritet.

Për këtë shkak, ne në këtë dosje do të merremi, për aq sa është e mundshme në një javore, me Sllobodan Millosheviqin e Serbisë, liderin e serbëve që i dha një vulë të pashlyeshme zezonie fundit të këtij shekulli e mijëvjeçari bashkë.

Koha e llogarive po vjen, kjo ka qenë një kohë e pritur gjatë, një kohë e cila u ka kushtuar me jetë qindra mijëra njerëzve të pafajshëm, një kohë e përdhunimeve që nuk kanë shembull në histori, një kohë që njerëzimin e ka vënë para sprovave e zbulimeve të rralla: se para buzëqeshjes së politikanit, pse jo edhe krijesës me pamje njeriu, duhet pasur kujdes, se mund të na fshehet barbari.

Tani gjërat janë qartësuar, madje dhe për diplomatët që merrnin dieta të majme për takimet me Millosheviqin apo duke shfrytëzuar nga terreni që ai kishte krijuar. Tani edhe këta maten mirë se çka po flasin për personin me të cilin kanë pirë wiski dhe wiliamovka me okë, duke biseduar me gjakftohtësi për fatin e njerëzve si të ishin thnegla.

Millosheviqi nuk është vetëm shembulli i barbarit gjakftohtë, por edhe i manipulatorit të pashëmbullt, i cili në rrethana shumë të vështira u përpoq ta realizojë endërrën shekullore serbe për të krijuar një shtet të fuqishëm në këto hapësira, një shtet të përbërë eksluzivisht prej serbëve që do të jetonin qetësisht e në lumturi mbi varrezat e popujve të pambrojtur, mbi shtëpitë, mbi kujtimet dhe mbi ëndërrat e tyre .

Shpeshherë edhe pesonalitete shqiptare e kanë thënë, ndoshta jo pa të drejtë, se shqiptarët duhet t'i ngrenë Millosheviqit një permendore të madhe, sepse me veprimet e tij të hapura antishqiptare, gjer në përmasa të rrezikimit të ekzistencës tonë biologjike, ai na ka ndihmuar që të zhveshemi nga iluzionet, që të jemi bashkë, që të artikulojmë në mënyrë të vendosur kërkesa të përbashkëta, që të jemi, në një moment vendimtar e ndoshta për herë të parë në histori në anën e të fortëve dhe të atyre që ndër shekuj kanë arritur të imponojnë vlera të qëndrueshme civilizuese.

Permendore apo litar, kjo është më shumë çështje e Bashkësisë Ndërkombëtare. Por, për ne, shqiptarët Millosheviqi është shembulli i fundit që ta kemi të qartë, klasa politike shqiptare në mënyrë të veçantë, se rreziqet nuk janë tejkaluar, se ato mund të jenë jashtë jetës tonë, vetëm nëse jemi zot në shtëpinë tonë, nëse krijojmë institucione të qëndrueshme shtetërore e demokratike, sa që askush dhe askurrë më të mos mund të vërë në pikëpyetje ekzistencën tonë, askush më të mos mund të luajë me fatin dhe me jetën tonë.

Të drejtat e rrezikuara

Psikologjia e sundimit me çdo kusht mbi të tjerët deri edhe në përpjekjet aktive për t'i zhdukur popujt që nuk nënshtrohen është ngulitur thellë në shpirtin serb. Kjo psikologji ka një histori praktikisht të tmerrshme. Një tolerancë dhe një gjysmëbarazie që arriti ta imponojë krejt në fund Tito në ish federatën e Jugosllavisë, ka qenë periudhë ku kacafytja e kësaj psikologjie ka qenë e nëndheshme, perfide, dhe e pamëshirshme si balta e gjallë.

Me vdekjen e Titos, i cili me mjeshtëri ruante balancin etnik, u krijuan kushte që politika serbe të përpiqej të vërë në jetë aspiratat e saj për dominimin definitiv dhe të përhershëm në vend.

Në kohën kur ne shqiptarët fituam ca të drejta në kuadër të federatës (konsakruar me kushtetën e vitit 1974, dhe ngritjen e statusit nga pakicë në kombësi, këto pak të drejta vazhdimisht kanë qenë të kërcnuara nga organet dhe institucionet administrative, policore e ushtarake, kishtare e intelektuale serbe. Ky aparat funksiononte në mënyrë diabolike e të përkryer. Në emër të tij flisnin: popët, shkrimtarët, partiakët, piktorët, artistët, politikanët e të gjitha niveleve gjer te nëpunësi më i parëndësishëm.

Rol të veçantë në këtë drejtim kanë pasur mediat serbe, të cilat në bashkëveprim me policinë politike dhe shtabet për luftë speciale fabrikonin fejtone, artikuj e komente, letra e reagime plot helm. Me një fjalë autonomia e brishtë e Kosovës e kishte të pamundur t'i përballojë kësaj demonie.

Vdekja e Titos, e shpejtoi procesin dhe hapi mundësinë që politika shtetërore serbe të fillojë me zbatimin e planeve të veta për krijimin e Serbisë së Madhe.

Rinia Kosovare, sepse klasa politike e Kosovës ishte e pakët, e përpunuar, heterogjene e me konflikte brezash përbrenda, rrinte e strukur në matjen e forcave mes federalistëve (sllovenët, kroatët) dhe centralistëve (serbët me aleatë); e vetëdijshme për rrezikun që kanosej organizoi manifestimet e njohura të vitit 1981, të cilat u pasuan me një represion kolektiv, të gjatë e të shumëanshëm kundër shqiptarëve.

Kërkesa për Republikë nuk mund të thoshte asgjë më shumë se barazi me të tjerët dhe për këtë kërkesë, u vranë të rinj e të reja, u arrestuan, u keqtrajtuan apo u dënuan edhe gjer në 20 vjet burg, qindra mijëra shqiptarë kudo në ish-Jugosllavi.

Në rrugë shtetërore filloi organizimi i një terrori psiqik e fizik, i cili me kohën mori përmasa të tilla që nuk la pa prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë asnjë familje shqiptare.

Lufta ndaj shqiptarëve ishte kthyer në detyrështëpie të politikës serbe, shkruheshin libra, memorandume, peticione, letra anonime etj., ku sulmohej me të gjitha mjetet e mundshme kushtetuta e vitit '74.

Ekzekutuesit e idesë për Serbinë e madhe vepronin në dy krahë:

- Nga e majta; që para aprovimit të Kushtetutës së vitit 1974, me ndihmën e shërbimeve serbe dhe ruse u formua Partia Komuniste e Jugosllavisë. Jo rastësisht e gjithë anëtarësia dhe udhëheqja e saj ishte nga Kosova. Dhe formimi i kësaj organizate kishte për brum pakënaqësinë e aderuesve të saj me të drejtat që i kishin fituar shqiptarët

- Nga e djathta që më 1985 doli në qarkullim pamfleti i V. Sheshelit, nënkryetar i Qeverisë aktuale të Serbisë "Sta da se radi" "ç'ka të bëjmë", ku shkruhej e thuhej: "Eshtë e detyrueshme heqja e krahinave autonome, ose së pakut nënshtrimi i tyre i plotë suverenitetit serb, për shkak se në Vojvodinë shumica e popullsisë është serbe, ndërsa në Kosovë shumica dërrmuese e popullsisë shqiptare ka dëshmuar gatishmëri dhe vendosmëri për ndjekjen e politikës separatiste…"

- Nga "qendra" në mesin e platformave, konkluzave dhe anatemimeve partiake, intelektuale, kishtare etj., vendin e nderit e zë Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave, që mbetet dokumenti më i rëndësishëm i asaj kohe, ekzekutues i të cilit do të bëhej S. Millosheviqi:

"S'ka nevojë të bindet askush se nacionalizmi dhe separatizmi po veprojnë në skenën shoqërore, por pak është bërë që të shpjegohet se këtë e bëri Kushtetuta e vitit 1974…të gjithë po largohen nga e ardhmja e përbashkët, por edhe nga e kaluara e përbashkët… gjendja ekzistuese paralajmëron se kriza politike po i afrohet pikës kritike të destabilizimit të plotë të Jugosllavisë. Kosova është akti më evident….

"Të gjitha kombet nuk janë të barabartë: populli serb, për shembull, nuk e ka fituar të drejtën për shtetin e vet. Pjesa e popullit serb që jeton jashtë territorit të ngushtë të Serbisë nuk i gëzon as të drejtat e pakicës kombëtare.

Në Kushtetutën e vitit 1974 Serbia është ndarë në tri pjesë…. Gjenocidi fizik, kulturor, politik e juridik ndaj popullsisë serbe në Kosovë e Metohi është disfata më e madhe në luftrat çlirimtare që i ka zhvilluar Serbia prej Orashcit (1804) gjer te kryngritja e vitit 1941…"

Në kërkim të "vozhdit"

Kjo Platformë kolektive e shtresave thelbësore serbe kishte nevojë për lider të ri, për një person të ri dhe, për origjinalitet, të padalur nga sqetullat e Titos; Për një personalitet energjik të vendosur për të realizuar me çdo kusht synimet e përcaktuara. Dhe gradualisht krahu ushtarak, kreu i Kishës Ortodokse serbe, Akademia serbe e shkencave dhe Universiteti, gradualisht u përcaktuan që udhëheqës i Serbisë për fundin e shekullit të jetë Sllobodan Millosheviqi, për bëmat e të cilit, pa vonuar, do të dëgjojë me llahtar e tërë bota.

Biografia

Kur hipi në pushtet në vitet 1980, Millosheviçi tregoi se zotëronte dhelpërinë e një mjeshtri shahu; zotësia e tij për të qëndruar në pushtet me thonj e me dhëmbë zbulon tiparin e tij makiavelist që gjer më atëherë kishte mbetur i pashfaqur për të tjerët, po jo për bashkëpunëtorët e tij më të afërt në botën e përçarë të politikës së partisë komuniste në Jugosllavinë e pas-luftës.

Sllobodan Millosheviqi u lind me 20 gusht 1941 në Pozharevc. I ati ishte pop, ndërsa e ëma mësuese me bindje komuniste. Ata janë ndarë qysh herët dhe që të dy kanë përfunduar me vetëvrasje. Poashtu ka përfunduar edhe xhaxhai i tij, një gjeneral i shërbimit të zbulimit.

S. Milosheviqi shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Pozharevc ndërsa fakultetin e drejtësisë në Beograd në vitin 1964.

Si nxënës i gjimnazit ka qenë redaktor përgjegjës i gazetës së shkollës, si student sekretar i komitetit të LK për Fakultetin Juridik, pastaj edhe sekretar i Komitetit të LK për Universitetin e Beogradit.

Me aktivitet politik profesional ka filluar të merret me 1984

Është i martuar me shoqen e shkollës, Mirjana Markoviq, profesore e sociologjisë dhe kryetare e partisë JUL (E Majta Jugosllave), e cila është në koalicion me partinë në pushtet. M. Markoviq rrjedh nga një familje e njohur komuniste serbe. E ëma gjersa kjo ishte foshnje është pushkatuar nga gjermanët dhe është akuzuar nga shokët e saj se në pamundësi t'u përballojë torturave ka tradhtuar.

Çifti Millosheviq-Markoviq ka dy fëmijë, Marinë e Markon. E para është e shkurorëzuar dhe merret me gazetari, udhëheq një radio private, ndërsa i biri është marrë me ngarjen e automobilëve të shpejtë dhe së fundit me biznës. Ky është i lidhur në mënyrë të drejpërdrejtë me grupimin mafioz që udhëheq me të gjitha kanalet e trafikut dhe kontrabandës. Si 18 vjeçarë është pranuar në LKJ.

Millosheviqi ka marrë gradën e Kapitenit rezervë të APJ-së. Flet gjuhën angleze, gjer më tani ka botuar librin "Vitet e çnyjimit", 1989, në të cilën përfshihen fjalimet e tij gjatë kohës së ardhjes në pushtet. Libri është përkthyer në disa gjuhë të huaja.Karierën e tij politike e ka filluar në Komitetin e Lidhjes komuniste për Universitetin e Beogradit, ku prej vitit 1963 deri me 1966 ka punuar si sekretar, duke udhëhequr komisionin për çështje ideologjike. Pastaj tri vite ka qenë këshilltar i kryetarit të komunës së Beogradit për çështje ekonomike dhe udhëheqës i shërbimit të sistemit informativ në Beograd. Prej vitit 1969 deri në 1973 ka qenë zëvendësi i drejtorit të përgjithshëm në ndërrmarrjen e njohur "Tehnogas", e pastaj pesë vite si drejtor përgjithshëm i saj.

"Tehnogas" për shumë kuadro serbë ka shërbyer si trampolinë për ngjitje të rrufeshme në pushtet.

Gjer në vitin 1983 ka punuar në Bankën e Beogradit.

Para emërimit për kryetar të komitetit të Lidhjes komuniste për Beogradin, në prill të vitit 1984, funksion kyç në hierarkinë e atëhershme, ka punuar në kryesinë e Komitetit Qendror të LK të Serbisë. Kryetar i KQ të LK të Serbisë është zgjedhur në maj të vitit 1986.

Në mbledhjen e 8-të të KQ të LK, mbajtur më 23-24 shtator 1987, fraksioni i S. Millosheviqit ka fituar mbi krahun e "moderuar" të ish-mikut të tij, Ivan Stamboliq. Në të vërtetë shpatat thyheshin lidhur me Kosovën, dhe jo për qëllimin e fundit, pra heqjen e autonomisë me çdo kusht, sepse ai ishte i njëjtë, por thjeshtë për mënyrën se si të arrihet gjer te kjo. Stamboliqi ishte shumë më dinak e më me përvojë dhe preferonte metodat e "buta", pa zhurmë, por me efekt të njëjtë.

Në maj të vitit 1989 Kuvendi i Serbisë emëroi Millosheviqin Kryetar të kryesisë së Serbisë.

Në zgjedhjet e para shumëpartiake presidenciale në Serbi, më 9 dhjetor 1990, si përfaqësues i PS të Serbisë Millosheviqi fitoi bindshëm dhe u bë kryetar i Serbisë. Përsëri është rizgjedhur si kryetar i Serbisë në vitin 1993 ndërsa me 15 korrik 1997 është zgjedhur Kryetar i të ashtuquajturës RFJ.

Familja

Çifti Markoviq-Millosheviq, është një mpleksje organizative-politike-intelektuale, në të cilën ndikim themelor ka Mirjana. Ajo i'a ka shkruar të gjitha fjalimet të shoqit gjatë ngritjes së tij në pushtet. I'a ka krijuar rrethin familjar nga të gjitha qarqet e mundshme: profesorë të universitetit, gjeneral, bankierë, gazetarë, politikanë, gangsterë të kalibrave më të mëdhenj, me të cilët ka formuar partinë e saj e majta e bashkuar jugosllave.

Fjala është për një rrjet të tërë me ndikim në gjithë jetën e vendit: media, diplomaci, shërbim të zbulimit, ushtri, nëntokë etj.

Në saje të këtyre lidhjeve, përmes të të birit, Markos, klani i Millosheviqit ka grumbulluar një kapital të rëndsishum përmes shvercit dhe formave të ndryshme të plaçkitjeve. Në bankat e Zvicrës llogaritet t'i ketë 4 milionë DM, ka disa shtëpi në Greqi dhe xhirollogari të tjera në bankat e Qipros.

I biri qysh se 20 vjeçar ka hapur në Pozharevc diskotekën më të madhe në Ballkan "Madona", pastaj një radio lokale, një shitore buke e pizeri që punon non-stop, një shitore telefonash, si dhe një fushë argëtimi për fëmijët "Bambi park" që "ishte ndërtuar gjatë kohës së bombardimeve në Pozharevc".

Sigurisht mbi këtë bazë ngritet edhe "vici" i fundit për familjen e Kryebarbarit: Babë, unë kam vetëm gjysmën e Pozharevcit timen; Durim bir, i përgjigjet i ati, do të gjinden të hollat, sepse tani jemi duke shitur Kosovën".

Vajza, Marija ka një radiostacion të vetin, Radio-Kosharën që emitonte nga njëra prej ndërtesave më luksoze dhe më të shtrenjta të Beogradit. Ishte e martuar me Nikolla Misljenoviq në vitin 1987 ku gjatë kësaj kohe ky i fundit ishte diplomat në Tokio. Ka kohë që janë shkurorzuar.

Për një intervistë që i kishte dhënë "Nasa Borba" ku kishte kritikuar Millosheviqin, Misljenoviqi ishte pezulluar nga ministria e punëve të jashtme. Vendimin për largim i'a kishte nënshkruar Milan Milutinoviqi, bashkëpuntor i ngusht i Millosheviqit.

"Këta dy shpirtra të plagosur, ajo dhe Millosheviçi, kanë qenë të pandarë që nga adoleshenca. Ditarët dhe intervistat e Mira Markoviçit, që gjatë një sërë viteve të fundit janë transmetuar nga mediat në seri, janë të famshme për cilësinë e tyre surealiste. Ndryshe nga i shoqi, ajo e quan veten ideologe, feministe dhe marksiste. Pushteti i saj politik është i llahtarshëm. Ajo ka funksionuar jo vetëm si besnikja intime e Millosheviçit, por edhe si kritike politike e sociale. Flitet se gjatë viteve 1980, ajo ka shkruar shumicën e fjalimeve më elektrizuese të Millosheviçit (të mbledhura dhe të shitura si bestseller), të cilat bënë që ai të hipte në pushtet. Për shkak të figurës së saj të spikatur dhe të ndikimit të saj të fuqishëm, ajo ka qenë si rrufepritëse për kritikat kundër regjimit të Millosheviçit.

"Ditarët dhe intervistat e saj shpalosin një kotësi dhe egocentrizëm të pashoq, gjë që ka bërë që të shahet ashpër për pandjeshmërinë e saj dhe të etiketohet si Ledi Makbethi i Serbisë. Krahasimi me Ledi Makbethin është vërtet me vend, pasi në shumë aspekte ajo ka qenë më e ashpër se i shoqi -- duke patur parasysh monologun e Ledi Makbethit në Aktin I, Skenën V, ku ajo reflekton me shqetësim për dobësinë e "partnerit të saj të madhërishëm" dhe ka frikë se kjo do ta frenojë atë në arritjen e pushtetit: "Po prapë ndruhem prej natyrës sate, se ma ke tepër plot me qumështin e zemërbutësisë njerëzore dhe kështu s'e kap dot udhën më të shpejtme". Shumica e vëzhguesve janë të një mendimi se pa udhëheqjen dhe zhdërvjelltësinë e Mira Markoviqit, nuk do të kishim këtë Slobodan Millosheviç që e shohim sot."

Fjalimet

Në kohën e ndërrimit të brezave në hierarkinë komniste serbe, S. Millosheviqi solli një risi në oratorinë politike: ishte i qartë, konciz, cinik e i paskrupull, përdorte fjalor modern dhe konkret, jashtë floskulave ideologjike e të lodhshme dhe në mënyrë të zhdërvjeltë i ndryshonte tezat:

Serbia duhet të bëhet republikë si edhe republikat e tjera.

Ne duhet t'i mbrojmë në Kosovë të gjithë njerëzit, por parasegjithash ata që i janë ekspozuar diskriminimit, keqtrajtimit dhe poshtërimit, e ata siç e di i gjithë opinioni i Jugosllavisë janë serbët dhe malazezët.

Ata (serbët) i janë ekspozuar një presioni të tillë fizik, ekonomik, politik dhe kulturor që në vendet e zhvilluara të Evropës më nuk ndodhë.

Përdhunimi i fëmijëve, poshtrimi i pleqve është mjerimi i familjeve serbe në Kosovë, por edhe turp për shqiptarët para syve të të cilëve ndodhin këto dhe ata nuk i dalin në udhë!

Serbia nuk ka në plan të heqë dorë nga qëllimi për t'u bërë Republikë. Forcat jashtë saj, të cilat duke shfrytëzuar specificitetin e saj, që t'i mohojnë këtë drejtë, pra që të jetë Republikë. Le ta dijnë se ai argumentim nuk kalon në Serbi…

Në mars të vitti 1988, Milosheviqi në një dolli ngritur përnder të Gorbaçovit, thotë:

Ne në Serbi intensivisht po kërkojmë zgjidhje për vështirësitë që kemi. Së pari po lirohemi nga bllokadat ekonomike dhe disa praktikave negative kushtetuese dhe sidomos nga pasojat e kundërevolucionit në Kosovë.

Në prag të ndryshimeve të Kushtetutës, apo thënë me mirë të aplikimit të Kushtetutës së tankeve, Milosheviqi mban edhe këtë fjalim:

… Nacionalizmi shqiptar po bën presion fizik, politik, kulturor, para se gjithash mbi serbët e malazezët çfarë nuk i njohim shëmbull në Evropën e sotme…

Në krejt Kosovën, mes gjithë qytetarëve është bërë dominuese e pushtetshme, klima e mosdurimit, mosbesimit, një tension i vazhdueshëm, të cilin askush nuk mund ta evitojë, e që rëndon mbi çdo popull, mbi çdo familje, mbi çdo njeri.

Fajësia kolektive

Millosheviqi ka treguar aftësi për të mbajtur pranë faktorët kryesorë politikë në vend, në mënyrë që për çdo vendim të rëndësishëm për shtetin dhe popullin serb të ketë mbështetjen e shumicës absolute në opinion dhe në parlament.

Tingëllon çuditshëm, por është e pamohueshme se jo pak veprime të kreut serb kanë qenë të drejtuara kundër interesave të popullit serb. Ta zëmë shkatërrimi i Jugosllavisë, ku ata kanë dominuar dukshëm në të gjithë zërat e jetës etj. Por në të gjitha veprimet, madje edhe në aktet e pashembullta të barbarisë, Milosheviqi dhe banda e tij kanë pasur mbështetjen absolute të shumicës dërrmuese të popullit serb.

Pikërisht kjo shpjegon për thellësinë habitëse të mentalitetit racist që është ngulitur në shpirtin e popullit serb.

Raporti origjinal pozitë-opozitë në jetën politike të Serbisë del edhe nga ky shënim:

Shënim nga takimi i punës lidhur me strategjinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet plotësuese për Kuvendin e Serbisë në njësinë zgjedhore në Rakovicë, 30 maj 1991

1.Si kandidat i Partisë Socialiste të caktohet Karaklajiq. Të dhënat kompromituese për Karaklajiqin dhe faktin se ai ndiqet penalisht të shpërndahen përmes Kanalit të pavarur televiziv Studio B.

2. Punën operative në njësinë zgjedhore dhe kontaktet me përfaqësuesit e Partisë Radikale Serbe, do ta udhëheqë dr. Bozhidar Jeliçiq. Të organizohet vetëm një takim promovues dhe në të të dërgohet një folës i paaftë nga këshilli i PS për Beogradin, mundësisht Nada Popoviq ose Dushan Matkoviq, që janë të kompromituar. Në këtër takim simpatizuesit e Sheshelit do të bëjnë provokime.

3. Edicionet e gazetës "Politika" do të organizojnë fushatë në favor të Sheshelit. Këtë do ta organizojnë gazetarët Stevan Zec dhe Branko Gjurica. Për kompromitimin e kandidatëve të tjerë t'i drejtoheni Slobodan Jovaniqit (Kryeredaktor i Politika expres) dhe njerëzve që ai ju sygjeron. Në javën e fundit të fushatës të përdoret RTV "Politika".

4. Drejtoria e Sigurimit të Shtetit për Beogradin do të organizojë gjer në fund të fushatës shërbimin përgjues për të përcjellur funksionarët e partive të Drashkoviqit dhe Gjingjiqit, ndërsa në shtabet zgjedhore të këtyre partive të futen urithët. Më 9 qershor, në prag të zgjedhjeve, policia nuk do të pengojë vandalët e Sheshelit kur ata do t'ua prishin mitingjet e partive opozitare.

Për të gjitha masat e ndërmarra të informohet shefi i kabinetit të Kryetarit të Republikës.

Koordinimin e të gjithë sektorëve e merr Novica Vujiq, i cili është gjithashtu përgjegjës për çështje zbulimit dhe kriptimit.

Marrë nga libri i Stipe Mesiq "Si u shkatërrua Jugosllavia"

Bashkëfajtorët

Me shpërthimin e luftës së fundit në Ballkan, Serbia ishte shumë e përgatitur në rrafshin ushtarak, diplomatik e informativ. Ajo vuri në lëvizje të gjitha lidhjet e vjetra, angazhoi një numër të madh diplomatësh, gazetarësh e informatorësh, përfshirë këtu edhe gejshet e njohura serbe, që u vunë në shërbim të agresionit serb.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti se shtetar kyç si Miterani, Meixhori De Mikelisi, Keringtoni, Oweni, përndryshe mik i familjes së Millosheviqit, e plot të tjerë vertiteshin nga Millosheviqi dhe për shumë kohë kanë qenë avokatë të mirë të veprimeve të tij kriminale.

Diplomacia ndërkombëtare e udhëhequr nga personalitete të dobëta, edhe pse, e dihej se, ta zëmë, masakrimi i më se 8000 burrave të Srebrenicës ishte bërë me dijen dhe me urdhërin e kasapit të Ballkanit, megjithatë shtetarët dhe diplomatët e takonin, pinin wiski me të dhe vazhdonin ta konsideronin personalitet të pazëvendësushëm për të bërë paqe!

Kjo praktikë e shëmtuar që imponohej nga evropianët dhe i vënte në pozitë të palakmueshme amerikanët sa herë që donin ta ndëshkonin Serbinë, ndryshoi me ardhjen në pushtet të Chirakut, i cili e kuptoi se Franca nuk duhej të përpinte edhe më tej broçkullat e përgjakshme serbe.

Deklarata për Kryebarbarin

"Portretet e mëparshme të Millosheviqit kanë evidentuar edhe dinakërinë dhe zemërgurësinë e tij, por edhe prakticitetin dhe karizmën e tij. Pasqyrimet e negociatave të paqes të vitit 1995 në media vinin në dukje se si Millosheviçi u bënte serenata negociatorëve amerikanë, pinte wiski Johnnie Walker, shante duke përdorur epitete amerikane plot kolori, shprehej me një oratori të fryrë për dashurinë e tij për Nju Jorkun, për pamjet dhe aromat e tij, shijonte kafenë amerikane dhe, kur u arritën kompromiset e vështira, bëri sikur i mbylli paksa sytë dhe nuk nxori zë. Atë kohë Millosheviçi të krijonte imazhin, gjë që mbështetej edhe nga Ambasadori Riçard Hollbruk, e një lideri me të cilin Shtetet e Bashkuara mund të arsyetonin dhe të negocionin. Marti Ahtisari i Finlandës (një nga arkitektët e marrëveshjes së paqes për Kosovën) i karakterizoi negociatat e fundit për Kosovën si "efikase" dhe fotot e lajmeve të kohëve të fundit të Millosheviçit nxjerrin në pah një lider që shfaqet buzagaz, i patrazuar, në kontroll të vetvetes dhe të ngjarjeve që e rrethojnë. Sharmi i Millosheviçit i ka rrënjët në mashtrim, pasi magjepsja e tij është e ligë, është ajo e një njeriu që ish-Ambasadori i SHBA, Uorrën Zimerman e ka quajtur "batakçiu më pehlivan i Ballkanit" si dhe "një njeri me një gjakftohtësi të llahtarshme". Millosheviqin e kanë quajtur edhe "aparatçik" dhe e kanë damkosur me nofkën 'Kasapi i Ballkanit'. "

"…Elasticiteti i tij politik dhe aftësia e tij për t'i rikthyer në qeveri kolegët e tij të pushuar nga puna, të tillë si Vojislav Shesheli dhe Vuk Drashkoviçi, janë vërtet të jashtëzakonshme. Millosheviçi e ka përdorur përherë me mjeshtëri politikën e frikës dhe të propagandës në një mënyrë që e zbulojnë atë njeri më shumë si një llogaritës pragmatist, sesa si një ideolog vizionar. Duke përdorur gjuhën e mitologjisë për të ushqyer urrejtjen etnike, Millosheviçi gjithnjë ka shfrytëzuar mjeshtërisht formalitetet ligjore, të gërshetuara me një kontroll thuajse absolut mbi mediat, për të arritur dhe çuar në maksimum pozitën e tij politike.

Duke qenë një manipulues mjeshtër i imazheve, Millosheviçi arriti ta shndërronte veten e tij gjatë fushatës së NATO-s nga një spastrues etnik i Kosovës, në një martir-hero i Beogradit duke e identifikuar veten me Princ Llazarin. Gjatë krizës së Kosovës, ai manipuloi me zotësi si mediat Perëndimore, edhe opinionin e brendshëm jugosllav duke shfrytëzuar mjeshtërisht viktimat civile të bombardimeve të NATO-s dhe duke e drejtuar vëmendjen te civilët serbë të gjymtuar dhe të vrarë në spitale, shkolla e qendra të populluara.

Pasi Millosheviçi më në fund ra dakord me kushtet e NATO-s, shumë serbë e festuan duke shpallur fitoren. Millosheviçi përgëzoi kurajën e popullit serb duke deklaruar se ai arriti ta ruante sovranitetin e Kosovës dhe se çështja e autonomisë së Kosovës nuk ishte më në rendin e ditës.

Politikat e Millosheviçit, të mbushura me mbeturinat e mitologjisë nacionaliste, një ditë mund të shihen nga populli serb si një dredhi e mbushur me mizori e vuajtje. Shkatërrimi i Kosovës dhe i Serbisë…, një ditë mund të shikohen nga populli serb si një dredhi e mbushur me mizori e vuajtje dhe teksa ky lidership kokëkrisur po shkon drejt fundosjes, Millosheviçi dhe gruaja e tij (njeriu i vetëm i besuar i tij dhe këshilltarja e tij më e afërt), një ditë do të shikohen si shumë të ngjashëm me Çausheskët, politikat e të cilëve çuan në shkatërrimin e Rumanisë moderne.

Indiferenca e tij ndaj vuajtjeve të të tjerëve, përfshirë vuajtjet e popullit të tij, të lë pa mend. Megjithatë, Millosheviçi është një manipulues dinak dhe karakterizohet dukshëm nga aftësia e durimit.

Periudha e qëndrimit të Millosheviçit në detyrë ka lënë pas një tragë të mbushur me vrasje të pandriçuara personash të rangut të lartë që kanë patur lidhje qoftë me të, qoftë me familjen e tij.

Për Sllobodan Millosheviçin, paqja është kriza e rrezikshme e gjithçkaje. Vetëm atëherë për të ekziston rreziku që populli serb mund ta dorëzojë atë njeri edhe në sallën e drejtësisë, edhe në librat e historisë në mënyrë që ai të mos mundë, edhe njëherë, t'ia dorëzojë Ballkanin flakëve të vizioneve të tij të liga dhe apokaliptike. "

Dr. Kenneth B. Dekleva është Asistent Profesor klinik i Universitetit të Psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Teksasit Jugperëndimor në Dallas, Teksas. Dr. Jerrold M. Post është Drejtor Programi i Psikologjisë Politike dhe Profesor i Psikiatrisë, i Psikologjisë Politike dhe i Çështjeve Ndërkombëtare në Universitetin Xhorxh Uashington, Uashington D.C.

Herve de Charret, ish ministër francez i Punëve të Jashtme: Me Millosheviqin njëherë kam ngrënë drekë. Kisha përshtypjen se kam përballë djallin vetë.

Qëndrimi i Millosheviqit ndaj udhëheqjes së Kosovës.

Tash dihet krejt se gjer ku ishte në gjendje të shkojë Serbia për ta mbajtur Kosovën, dihen deri diku përmasat e investimeve në fushën ushtarake, administrative e policore për të shpërbërë strukturën etnike të Kosovës, por shumë pak dihet për gjithë spektrin e formave të presionit, të përpunimit dhe të manipulimi të klasës së re politike të Kosovës, e cila doli në sipërfaqe me pluralizmin politik.

Duke evituar çdo spekulim, mund të thuhet se shërbimet sekrete serbe kanë bërë në heshtje një punë kolosale për ngulfatjen e Kosovës dhe rrënimin e çdo projekti serioz që do të çonte në mënyrë të sigurtë te Pavarësia e Kosovës.

Udhëheqësi i Lëvizjes e më vonë dhe Kryetari i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova ka qenë objekti kryesor i shërbimeve serbe. Si intelektual dhe njeri i papërgatitur për veprimtari organizative, ai ka qenë një cak i lehtë për t'u përcjellur dhe për t'u rrethuar me njerëz që kanë punuar për serbët. Këtu nuk duhet ekzagjëruar duke futur në thes të gjithë bashkëpunëtorët e tij, sepse aty ka pasur edhe njerëz të përkushtuar, të aftë dhe të vendosur për të bërë çdo gjë për të mirën e Kosovës.

Nën një syrvejim të vazhdueshëm ka qenë edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, kryetari i të cilës, Bujar Bukoshi, po ashtu ka qenë plotësisht i papërgatitur për të organizuar struktura të efektshme shtetërore që do t'i kunderviheshin me sukses Serbisë. Edhe Bukoshi ka qenë i rrethuar me njerëz të dyshimtë dhe vetëm përmes ndikimit të tyre qoftë te Rugova qoftë te Bukoshi mund të shpjegohen dështime të mëdha në fushën e organizimit të qëndresës në Kosovë, siç është moskonstituimi i Kuvendit të Republikës, përçarjet e panevojshme e me shumë pasoja, mosformimi i organeve vitale të Kosovës (sigurimi, mbrojtja, administrata, diplomacia etj.).

Kjo ka çuar te zgjatja e agonisë së Kosovës, te rraskapitja e saj graduale përcjell me një hemorragji demografike që rrezikonte seriozisht qenien e Kosovës, me një rënie morale kolektive, me krijimin e një mentaliteti kolektiv të papërgjegjësisë, të dembelisë etj.

Kulmi i të gjitha këtyre ka qenë edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Arsimit, shtator 1996, ku Rugova në mënyrë krejt të papërgjegjshme në prag të takimeve të rëndësishme ndërkombëtare, përmes këtij nënshkrimi e hoqi Kosovën nga rendi i ditës.

Pastaj takimi në Beograd, ndërkohë që ishte përgjakur Drenica, dhe takimi i fundit i Rugovës me kasapin e Ballkanit, ndërkohë që Kosova zbrazej. Pavarësisht nga pasojat, takimi ka qenë i përdhunshëm dhe është bërë me synim diabolik për të poshtruar një popull të tërë, për t'i thënë faqe tërë botës se populli që ka për prijës një njeri që thehet kaq lehtë, është popull i padinjitet, i papërspektivë dhe si i tillë nuk meriton tjetër pos deportimit, zhbërjes së tij.

Millosheviqi ka organizuar takimin me Rugovën edhe për të shprehur publikisht urrejtjen dhe neverinë ndaj shqiptarëve.

Në këtë frymë qe bërë edhe instalimi si përfaqësues i Kosovës në kryesinë e ish-Jugosllavisë i klounit, Sejdo Bajramoviq. Këtu nuk ishte fjala për të pasur një votë më shumë, por thjeshtë ishte marrë nga ruga një shitës i llotarive për të poshtruar një popull. Dhe ky zotëri, në mbledhjen e parë të Kryesisë çështjen e Kosovës e "shtroi" në këtë mënyrë: E ku do fle unë sonte?

Rambouillet

Zgjërimi i Lëvizjes së armatosur në Kosovës dhe pamundësia e kontrollimit të saj të plotë nga brenda i ka nxjerrë telashe të mëdha Millosheviqit, në strategjinë e tij rraskapitëse që përmes bisedimeve të pafundme t'i vërë një kapak tuçi çështjes së Kosovës.

Kjo është vërejtur edhe te humbja e hapit në Ramboullet. Ai mendonte se do të arrijë ta përçajë faktorin shqiptar dhe ta kthej Konferencën për Kosovën në një cirk të vërtetë. Por ishte tepër vonë, tani faktori shqiptar edhe pse i përçarë keq kishte vetëm rol deklarativ, të nënshkruajë një dokument që do të mundësonte ndëshkimin e Serbisë, sepse me Kosovën tani mplekseshin interesa me dimensione marramendëse dhe loja që bënte Milutinoviqi, dora e djathtë e Millosheviqit, i cili sillej nëpër Ramboullet dhe Paris si hamshor ishte loja e fundit e tij dhe ekspansionit serb

Parisi, ku është formuar Srbia më e Madhe që quhej herë kralevinë herë Jugosllavi, në të vërtetë u bë ajo pllaka e mermertë që vihet mbi çdo varr: duke zënë përfundi përgjithmonë idenë dhe praktikat për relizimin e projektit për Serbinë e Madhe.

Rambouillet ishte një kapërthurje e madhe e Serbisë në kërpeshin e vet, e cila do të pasohet me bombardime rrënuese, me shkatërrim të ekonomisë, me një rënie të moralit dhe me ballafaqimin e një populli me egërsinë e tij patologjike, me akullnajën e barbarisë kolektive.

Aktakuza

Mundësia për ta nxjerrë Millosheviqin para gjyqit për krime të luftës dhe gjenocid është përmendur që më 1992, nga sekretari i atëhershëm i Shtetit i SHBA, Lorens Igëllbergër, përndryshe i njohur i kahershëm i Millosheviqit. Mirëpo u desh të kalojnë 7 vjet, gjatë të cilave janë masakruar qindra mijëra njerëz, që më në fund Gjykata Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë të ngre aktpadi për krime lufte kundër Millosheviçit dhe ndihmësve të tij.

PROCEDURA E GJYKATES SE OKB-së PER KRIMET E LUFTES NE ISH-JUGOSLLAVI

Prokurorja e Përgjithshme e Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së për krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, me seli ne Hagë te Hollandës, ka vënë nën akuzë, më 27 maj 1999, Slobodan Milosheviqin dhe 4 liderë të tjerë jugosllavë, për krime kundër njerëzimit dhe dhunime të ligjeve të luftës të kryera gjatë ngjarjeve në Kosovë që prej fillimit të vitit 1999. Sipas akuzës, Milosheviqi "ka planifikuar, përgatitur dhe urdhëruar" pastrimin etnik në Kosovë, i cili është kryer nëpërmjet "vrasjeve, dhunimeve dhe deportimit masiv". Milosheviqi është cilësuar nga akuza si përgjegjës për deportimin masiv të 740'000 kosovarëve dhe vrasjen e të paktën 340 vetëve.

MANDATI I ARRESTIT

Mandati i arrestit i lëshura nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës më 27 maj 1999, detyron të gjithe shtetet anëtare të OKB-së, madje teorikisht edhe vetë Jugosllavinë, për t'i dorëzuar të akuzuarit në Gjykatën e Hagës. Në rast se të akuzuarit kapen, ata do të transferohen në Hollandë ku do t'i nënshtrohen gjykimit. Dënimi maksimal që mund të jepet nga Gjykata e Hagës është ai me dënim të përjetshëm.

PROVAT

Në mandatin e arrestit, Gjykata e Hagës ka shënuar vetëm disa prej provave te krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nën urdhërat e Milosheviqit gjatë periudhës së konfliktit. Provat janë mbledhur nga shërbimet sekrete të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, por edhe nëpërmjet satelitëve. Hetuesit në terren do të përfundojnë mbledhjen e provave.

Por për shqiptarët veprimet kriminale të Millosheviqit datojnë edhe më kaherë:

1. Arrestime masive, përndjekje kolektive të shqiptarëve, zyrtarizim të diskriminimit në të gjitha fushat: në kulturë, në ekonomi, në arsim, në adiministratë në punësim;

2. Trajtim çnjerëzor ndaj ushtarëve shqiptarë. Brenda viteve tetëdhjetë në ushtri janë vrarë rreth 100 ushtarë shqiptarë vetëm pse nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me pushtuesit. Ndërkohë janë organizuar qindra procese politike dhe mijëra të rinj janë dënuar edhe gjer në 20 vjet burg para gjyqeve ushtarake. Në kuadër të këtij terrori është organizuar edhe masakri i Paraçinit, që kishte për qëllim demonizimin e shqiptarëve dhe përgatitjen e atmosferës për marrjen e të drejtave të tyre që u takonin me Kushtetutë;

3. Terror i përgjithshëm për të imponuar suprimimin e autonomisë, organizimi i mitingjeve, persekutimet përmes mediave serbe, krijimi i një klime të padurueshme terrori prikologjik;

4. Imponimi i Kushtetutës së tankeve (23 mars 1989) dhe suprimimi i autonomisë, i përcjellur me vrasjen e dhjetëra shqiptarëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve;

5. Izolimi i qindra intelektualëve pa asnjë bazë ligjore dhe përdorimi i torturave më çnjerëzore ndaj tyre;

6. Aplikimi i apartheidit në të gjitha zërat e jetës; Ndarja e shkollave me mure; Helmimi rinisë shkollore të Kosovës; afro 3000 fëmijë janë helmuar brenda një dite të vetme në krejt Kosovën. Qëllimi ishte të provokohet një kryengritje spontane dhe të fillojë aksioni i deportimit të popullit të Kosovës.

7. Shkatërrimi i sistemit të arsimit, të ekonomisë, të kulturës, të shëndetësisë, të informimit, të drejtësisë; të çdo institucioni vetanak që kishte ndërtuar Kosova me dhjetëvjeçarë të tërë;

8. Largimi nga puna e 140'000 shqiptarëve; i mjekëve, i policëve, gjyqtarëve, prokurorëve, administratës, i drejtorëve, minatorëve…

9. Plaçkitje masive e të mirave materiale dhe bartja e tyre në Serbi: uzina të tëra, paisje të gjithllojshme; plaçkitje e pasurisë private përmes tatimeve shumëfish të larta, taksave të përditshme tejet rënduese dhe marrjes së të hollave etj.;

10. Ndërtimi në Kosovë i një sistemi okupues që dërrmonte popullin shqiptar në të gjitha poret e jetës. Ky sistem gjer me shpërthimin e luftës në Kosovë detyroi ta braktisin vendin rreth 500'000 shqiptarë, kryesisht të rinj;

Përfundim

Do ta ishte joserioze të merremi me sypozime se si do të përfundojë bosi i barbarëve, zatën kjo tani është çështje e Bashkësisë Ndërkombëtare. Por duhet thënë se dhjetëvjeçari i fundit në Kosovë, kur udhëheqës i Serbisë ka qenë S. Millosheviqi, padyshim është periudha më e vështirë që kanë kaluar shqiptarët në historinë e tyre të gjatë e, kryesisht, të dhimshme.

Prandaj jo vetëm për Kosovën, por edhe për Bosnjën, Kroacinë etj., Bashkësia ndërkombëtare, krahas vendosmërisë që ka dëshmuar, tani së fundi, që të mos përsëritet edhe një Munich i ri, ka për detyrë që këtë kapitull të historisë moderne të Evropës ta çojë gjer në fund. Duke vepruar me krerët serbë në të njëjtën mënyrë si edhe me krerët nazistë. Pra duke i nxjerrë para Gjyqit Ndërkombëtar gjer në një të gjithë ata që janë përgjegjës: prijësit politikë, intelektualë, shpirtërorë, ushtarakë, policorë pa kursyer edhe eksponentët e klerit dhe të mediave të implikuar në barbari.

Ky gjykim krahas dënimeve kapitale duhet të nxjerr një aktgjykim me vlera universale, një aktgjykim shembull, i cili, tani e tutje, do ta bëjë çdo tiran, kudo qoftë ai në këtë rruzull, t'i dridhen leçet e këmbëve para se të urdhërojë hordhitë e tij të bëjnë krime.

Ky gjykim do të ishte një shtysë e fuqishme për të imponuar vlera civilizuese kolektive për mijëvjeçarin që po vjen. Ky proces gjyqësor kundër udhëheqësve kriminelë të një vendi e populli bashkëfajtor do të shërbente që viti 2000 të fillojë me një: KURRË MË.

Ndërsa popujt që kanë pësuar aq shumë nga kryebarbari dhe populli tij, boshnjakët dhe shqiptarët parasegjithash duhet të caktojnë komisione të tëra ekspertësh që duhet të analizojnë të gjithë veprimet e shtetit dhe popullit serb, të gjitha llahtaritë dhe pasojat përcjellëse, duke i bërë publike të gjitha një për një; duke ngritur myzetë lokale të holokaustit bashkëkohor, ku duhet të ekspozohen fotografitë, dëshmitë, filmimet, deklaratat e incizimet përkatëse. Me një fjalë çdo gjë që ka të bëjë me mizoritë serbe, në mënyrë që populli serb jo vetëm në kujtesën e njerëzve, të ngarkohet historikisht me përgjegjësi kolektive.

Në të gjitha vendet ku janë kryer krime, duhet ngritur Monumente në kujtim të viktimave të gjenocidit serb, ndërsa në kryeqytetin e Kosovës, krahas kryemonumentit duhet ngritur edhe Muzeu Qendror i Gjenocidit, sepse, pos tjerash, mbamendja te ne shqiptarët është shumë e cekët. Për shëmbull, gjatë Luftës së Dytë Botërore, brenda dhjetë minutash janë pushkatuar pabesisht në Tivar rreth 5000 shqiptarë dhe, për turpin tonë, gjer më sot nuk ka pasur qoftë një përpjekje të vetme serioze për të evidentuar emrat e të pushkatuarve.

Prandaj mbledhja dhe përpunimi i të dhënave për të gjitha ato krime e llahtari që i ka kryer Serbia në Kosovë është e domosdoshme për shumë shkaqe:

- a. Do të kontribuonte në zhbarbarizimin (denacifikimi është fjalë e butë) e popullit serb;

- b. Do të obligonte Bashkësinë ndërkombëtare të mbajë Serbinë nën tutelë për një kohë të gjatë sa që ajo kurrë më të mos mund të paraqes rrezik për shtetet dhe popujt tjerë. Kjo do të thotë çarmatimin e saj të plotë, shkatërrimin e industrisë së luftës, detyrimin që t'i paguajë dëmet e shkaktuara nga pushteti okupues, dëmet e luftës jo vetëm në kuptimin e rrënimit të të mirave materiale, por edhe në dëmshpërblimin e të gjithë atyre, të afërmit e të cilëve janë vrarë a zhdukur, kanë mbetur invalidë apo jetimë, u është shkatërruar familja, janë përdhunuar etj., etj.

- c. Që Bashkësia ndërkombëtare me një qasje të paanshme e me perspektivë ndaj Evropës Juglindore të kontribuojë për krijimin e një barazpeshe në mes popujve të rajonit, në përputhje me numrin dhe mundësite e tyre, duke evituar që edhe më tej të kenë mundësi të luajnë rolin e xhandarit, madje edhe popuj të dëshmuar për barbari. Nuk duhet harruar se gjakftohtësia dhe siguria me të cilën serbët kanë kryer krime të papara në vazhdimësi nuk mund të shpjegohen ndryshe pos me mbështetjen që kanë pasur edhe për këso veprimesh nga ana e disa fuqive të mëdha, në radhë të parë të Rusisë.

Duhet të shtohet në fund, se edhe duke pasur gjithnjë parasysh barbaritë që janë kryer në Kosovë, shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe kurrsesi të mos lëshohen në akte hakmarrjeje, sepse ky do të ishte një kurth serb, në mënyrë që të bëhet, të paktën para opinionit të huaj, një baraspeshë në krime. Dhe po qe se dikush njëmend do baraspeshë, atëherë kjo do të arrihej vetëm duke rivënë strukturën etnike të kohës para Kongresit të Berlinit.

Por kjo është e pamundur, prandaj kombi shqiptar duhet të mbajë qëndrim të qytetëruar ndaj serbëve, duke dëshmuar kështu epërsinë e tij civilizuese dhe njëherit, sipas shëmbullit të izraelitëve duke vazhduar për një kohë të gjatë të sillet si viktimë e gjenocidit. Të mos harrojmë se të gjitha veprimet ushtarake që ka ndërmarrë Izraeli gjer më sot janë bërë në emër të viktimës.

Çdo etje për hakmarrje, që në këtë rast është një ndjenjë e kuptueshme, duhet të kthehet te ne në një burim energjie për ta bërë Kosovën një shtet të fortë, për t'i bërë shqiptarët një komb të integruar me ekonomi të zhviluar, me ushtri të modernizuar dhe institucione të tjera përcjelëse sa që kurrë më askush të mos mund të rrezikojë të ardhmen, sigurinë dhe jetën tonë.

Kronologjia
1974
Kushtetuta e re e Jugosllavisë; Kosova dhe Vojvodina u bënë njësi federale
4 maj 1980
Vdekja e Josip Broz Titos
Mars 1981
Demonstratat studentore, për Kosovën Republikë. Këto demonstrata nga regjimi i Beogradit u vlerësuan si kundër revolucionare dhe u shuan me vrasje burgosje rrahje, keqtrajtime dhe diferencime ide politike nga regjimi i Beogradit; 6000 shqiptarë janë burgosur, dhe denuar deri në 20 vjet burgë; 22'000 të tjerë me nga 30-60 ditë burgim
17 janar 1982
Në Shtutgart policia sekrete jugosllave, vret vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zekën.
Mars '81 - mars 87
Në polici dhe në gjygjet serbe janë keqtrajtuar e dënuar 584.373 shqiptarë të Kosovës të të gjitha moshave. Pa llogaritur këtu krimet dhe dënimet në ushtri dhe keqtrajtimet dhe dënimet e shqiptarëve në krejt territoret e pushtuara;
24-25 prill 1987
Tubimi i serbëve në Fushë-Kosovë ku fillon ngjitja e furishme në pushtet të S. Millosheviqit
Shtator 1987
Procesi politik i Paraçinit
Nëntor 1988 /janar 1989.
Protestat masive të Minatorëve, të cilëve iu bashkangjitën punëtorët e Ramiz Sadikut e më pastaj edhe solidarizimi i studentëve dhe puntorëve tjerë të popullit të Kosovës.
20-28 shkurt 1989
Greva e minatorëve të Trepçës; në Stantërg 1300 minatorë u ngujuan në e horizontit të 13-të, 800 metra nën sipërfaqen e tokës dhe vendosën të mos dalin nga zgafella, pa u larguar rreziku dhe personat që donin të suprimonin autonominë e Kosovës.
Mars 1989
350 Intelektual shqiptarë u arrestuan nga policia në formë të izolimit. Ata gjatë arrestit kanë pësuar tortura çnjerëzore vetëm pse ishin shqiptarë.
23 mars 1989
Rrënimi i Autonomisë së Kosovë; Imponimi i Kushtetutës së tankeve.
Shtator 1989
Formimi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, KMLDNJ
23 dhjetor 1989
Formimi i LDK-së
Mars '89/mars 90
Demonstratat masive të popullit të Kosovës kundër rrënimit të autonomisë. Gjatë kësaj periudhe u vranë 74 të rinj shqiptarë dhe u plagosën me armë zjarri qindra të tjerë.
8-23 mars 1990
Helmimi i rinisë shqiptare; 7000 nxënës të helmuar
Maj 1990
Ardhja e kongresmenëve amerikan, rrahje burgosje nga policia serbe e popullatës shqiptare
2 korrik 1990
Kuvendi i Kosovës aprovoi Deklaratën kushtetuse
5 korrik 1990
Serbia ndërpreu punën e Kuvendit të Kosovës, qeverisë, mbylli Radiotelevizionin e Prishtinës dhe ndaloi botimin e gazetave shqipe.
3 shtator 1990
Greva e përgjithshme e punëtorëve shqiptarë e organizuar nga Sindikata e Pavarur e Kosovës
7 shtator 1990
Në Kaçanik u aprovua kushtetuta e Republikës së Kosovës
Korrik/tetor 1990
Nga puna u larguan mbi 32'000 punëtor shqiptarë për pjesëmarrje në grevën evës së 3 shtatori.
26-30 shtator 1991
Referendumi, ku populli i Kosovës u deklarua për Kosovën shtet sovran e i pavarur.
5 tetor 1991
Mbyllja e Akademisë së shkencave të Kosovës;
22 mai 1992
U mbajtën zgjidhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë; (Ibrahim Rugova kryetar i LDK-së u zgjodh kryetar i Republikës së Kosovës).
10 janar 1993
Arkani në një program të televizionit.të Prishtinës bën thirrje për pastrime etnike në Kosovë
24 maj 1993
Adem Demaçi hyn në grevë urie.
2 korrik 1993
Nuk iu vazhdua i observatorëve të OSB-së për Kosovë Vojvodinë dhe Sanxhak
1996
Dalja në skenë e UçK-së (Ushtria çlirimtare e Kosovës)
Shtator 1996
U nënshkrua Marrveshja për arsimin nga Ibrahim Rugova dhe Millosheviq
1997
Vrasje, Procese politike, dënime drastike me burg ndaj shqiptarëve me akuzat për "terorizëm" ndaj pjesëtarëve të UçK-së. Manifestimet masive të Lëvizjes Studentore.
23 shtator 1997
Këshilli i Sigurimit aprovoi Rezolutën 1199 për Kosovën
21. 01.- 28 02.-5 03 '98
Qëndresa gjer në flijim i Familjes Jashari, masakrat e Drenicës. Fillimi luftës në Kosovë.
13 tetor 1998
Marrëveshja Holbruk-Millosheviq (ndërprerja e luftimeve, tërheqja e forcave serbe, dhe lejimi i verifikatorëve të OSBE në Kosovë)
15 tetor 1998
Sekretari i përgjithsjhëm i Nato-s, Havier Solana nënshkroi marrëveshjen me Beogradin për kontrollimin e hapësirës ajrore nga NATO-ja , në përputhje me rezolutën 1199 të KS të OKB-së për Kosovën.
16 tetor 1998
Kryetari i OSBE-së, J. Geremek nënshkroi marrëveshjen, për hyrjen e 2000 verifikatorëve të OSBE-së, në Kosovë.
15 janar 1999
Masakra e Reçakut. 45 civilë shqiptarë u masakruan nga policia serbe)
16 janar 1999
Shefi i Misionit të OSBE-së për Kosovën Wolkeri, para komunitetit ndërkombtar deklaron se në Reçak është kryer masakër në civilë shqiptarë nga policia serbe.
18 janar 1999
Wolkeri, nga qeveria jugosllave u shpall "person non grata".
29 janar 1999
Grupi i kontaktit për Kosovën mblidhet në Londër dhe u bën thirrje ultimative shqiptarëve dhe serbëve për bisedime paqësore në Francë
6 shkurt 1999
Në Rambouillet të Francës fillun bisedimet paqësore për Kosovën me ndërmjetësimin e ministrave të jashtëm francez Hubert Vedrin dhe atij anglez Robin Cook, si dhe pjesmarrjen e 3 mediatorëve të SHBA, BE, dhe Rusisë
15 mars 1999
Në Paris pala shqiptare nënshkroi planin e paqës për Kosovën të propozuar nga Grupi i Kontaktit, ndërsa pala serbe e refuzoi.
6 shkurt-15 mars 1999
Serbia në Kosovë dërgoi më se 40'000 ushtarë me mjete të rënda luftarake.
24 mars 1999
Filluan sulmet ajrore të NATO-s, mbi caqet ushtarake serbe në Serbi dhe Kosovë
24 mars-3 qershor 1999
Në Kosovë pati mbi 10'000 të vrarë, 986'000 të dëbuar me dhunë nga shtëpit e tyre, nga forcat ushtarake policore dhe paramilitare serbe.
27 maj 1999
Millosheviqi me 4 bashkëpuntorët e tij të ngushtë: M.Milutinoviqin, N. Shahinoviqin, D. Ojdaniqin dhe V. Stojilkoviqin akuzohen nga Gjygji i Hagës për krime të luftës
3 qershor 1999
Beogradi pranon kërkesat e NATO-s.
9 qershor 1999
Në Kumanovë: ushtarakët e Nato-s dhe ata të Beogradit nënshkruan Marrëveshjën për tërheqjen e forcave jugosllave nga Kosova dhe vendosjet e trupave të NATO-s aty.
10 qershor 1999
Havier Solana jep urdhër për suspendimin e sulmeve të NATO-s mbi Jugosllavinë.
12 qershor 1999
Hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë
Dosjen e përgatitën: Naser BERISHA e Xhafer SHATRI