Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, gusht 19, 2006

Cka te re ne krijimtarin letrare dhe publiistike te Blendi Krajes?

Kritike nji polemike



Mbi gegnishten asht ba nji krim qe po vazhdon me u konsumue me gjakftohtesi e cinizem



Blendi Kraja



Para pak ditesh gazeta “Shekulli” qe botohet ne Tirane u ba logu i nji ndeshjeje per ceshtjen e gjuhes shqipe mes Migjen Kelmendit, botues kosovar i gazetes “Java” ne Prishtine, dhe Shefkije Islamajt, gjuhetare kosovare. Perplasja e mendimeve mbi ceshtjen e shqipes, “standardit” te ’72-shit dhe gegnishtes asht e mocme dhe nuk ka vend per analiza historike. Por analiza duhet fillue nga nji fakt: dy shqiptare nga Kosova perplasen per “standardin” ne nji gazete te Shqipnise, ose e shprehun ndryshe Tirana paraqet si debat mbi gjuhen shqipe dy shqiptare nga Kosova.

Cka ka ndodhe? A nuk ka zane nga Shqipnia qe kerkojne rishikimin e “standardit mbarkombtar”? A nuk ka organe shtypi ne Shqipni qe kerkojne me e trajtue kete teme? A ka individe a personalitete, a quejini si te doni, ne Shqipni qe jane kunder ketij “standardi”?

Keto pyetje po i lame heperhe pa pergjigje dhe t’ia nisim shtjellimit prej nji argumenti qe shtron Islamaj (Shekulli, 15.12.2005) kur shkruen “…disa ceshtje thelbesore te gjuhes standarde gjithmone dhe gjithkund jane ceshtje politike… integrimi gjuhesor e integrimi kombetar…” ne pergjigje t’akuzes se Kelmendit se kjo gjuhetare perdor nji fjalor politikani, te cilin po e quejme me nji fjale te lirshme “patriotizmi”. Islamaj perfaqeson ate kaste gjuhetaresh, por edhe ma gjane, te Kosoves qe “patriotizmin” e sjellin si mburoje argumentative sa here vihet ne dyshim nji zgjidhje e Tiranes, sepse fatkeqsisht shumica derrmuese e gjuhetareve te Kosoves jane thjesht satelite te Tiranes, te kastes sunduese te “metropolit” qe ka krijue nji sistem toske i cili bluen cdo mendim dhe e kthen ne konformist, pamvarsisht nga vjen e cka nenkupton.

Kjo Tirane, ky “metropol”, e ka thane fjalen e vet ne disa here, dhe fort bile, me kryenecesi: “gjuha e njesuar” asht arritje kombtare, kush guxon me e preke asht antikombtar. Kqyrini tana deklarimet e gjuhetareve t’Institutit te Gjuhesise dhe me nji uniformitet te habitshem ata paraqesin te njejten linje. Nga ana tjeter ato paraqesin edhe impotencen profesionale te gjuhetareve shqiptare (andej e kendej kufinit) kur jane te mbushuna me probleme gjuhesore qe paska gjuha shqipe, jo huazimet e forestierizmat, jo sintaksa e gabueme etj., etj.. Impotence profesionale sepse, nese paska kaq probleme gjuha shqipe, a din ndonji lexues i ketyne radheve te jete ba ndonji ndryshim ne “standardin” e shqipes prej vitit 1990 kur erdhi demokracia (sic!) nder shqiptare? A din ndonji mase qe te jete marre ne kete drejtim?

Por gjuhetaret e Institutit te Gjuhesise, te kesaj Tirane, te ketij “metropoli”, nuk u intereson me u marre me gjuhen shqipe per disa arsye. Nji nga keto asht se ata vete jane arkitektet e lavdishem, nen drejtimin e lavdishem te PPSH-se, qe udhehiqej me lavdishmeni nga diktatori Enver Hoxha, te “standardit” te ’72-shit, dhe nese hapet debati i ndershem profesional ka me rezultue se ’72-shi asht i keq, profesionalisht i keq. Edhe nese i lame menjane tana argumentet e tjera dhe flasim gjuhesisht, shkenerisht, profesionalisht, arrihet ne perfundimin: asht standard i keq, joprofesional. Asht i keq, kombtarisht i keq, sepse nuk perfaqeson kombin. Ketyne kinse-gjuhetareve nuk u intereson edhe per nji arsye tjeter: tue qene ne shumice toske, ose gege qe i ka blue mullini i Tiranes, i “metropolit”, pse duhet me e preke nji “standard” qe s’asht standard, por asht tosknishte e standardizueme?

Por, ketyne pseudo-shkenctareve u intereson me ja hape deren kosovarit Kelmendi dhe kosovares Islamaj edhe per nji arsye ma te mshehte e ma cinike: geget e Shqipnise nuk kane cka me thane ne kete pike, ata qe po bajne zhurme jane kosovaret! Bile edhe ndersa i shkruej keto radhe nuk jam aspak i bindun se ky shkrim ka me u botue tek “Shekulli”, te cilit kam me ja nise se pari per botim. Nuk jam i bindun sepse Tirana, ky “metropol”, e ka monopolizue krejtsisht mendimin dhe debatin dhe nuk pranon me ja prishe kush terezine, aq ma teper gege, aq ma teper shkodran. Tirana, ky “metropol”, nuk don me ja dite se geget e Shqipnise po bertasin, e po bertasin fort. Po bajne shkrime ne gegnisht, po nxjerrin periodike ne gegnisht, po botojne libra ne gegnisht. Po japin argumente, po paraqesin ankesa. Por dyert e Tiranes, ketij “metropoli”, jane te mbylluna per ta. N’dreq me mija vjet histori e kulture te Shkodres e te Veriut, n’dreq me ndihmesat e shkodraneve (pa dashte me mohue ato te te tjereve) n’artin, kulturen e kombesine shqiptare. Nji shkodran i mire asht nji shkodran me goje mbylle!

Po tek gazeta “Shekulli” asht botue me 20 tetor te ketij viti nji shkrim nga Ledi Shamku-Shkreli lidhun me ligjin per gjuhen qe ka kohe qe po pergatitet dhe me krijimin e famkeqit Komision per gjuhen shqipe, shkrim ku nuk permendet se a ka reague kush kunder ligjit. Me 6 nandor po te ketij viti, po tek “Shekulli”, Ardian Klosi habitet se “…opinioni publik shqiptar nuk ka kurrfare dijenije se Instituti i Gjuhesise paska pergatitur nje projekt-ligj te tille…”. Shamku-Shkreli dhe Klosi nuk duhen cu fort larg, vetem me iu kallxue se po, opinioni publik shqiptar ka fare dijenie, nese ata te dy, qe po reagojne kaq shum per ceshtjet gjuhesore – dhe po dalin si kundershtaret e vetem te ketij “standardi” dhe mbrojtesit e vetem te gegnishtes – e perfshijne ne “opinion publik shqiptar” revisten letrare shqiptare “ars”, gazeten e Shqipnise “Koha Jone” dhe te perjavshmen “Java” te Prishtines. Ne te trija keto botime asht botue nji reagim i “ars”-it ku ne menyren ma t’ashper, ma profesionale e ma kombtare, ky projektligj, i lexuem nga “ars”-i dhe i botuem i plote krahas reagimit, hidhet poshte si i damshem per shqiptaret. Kete reagim “ars”-i ia nisi tana mediave shqiptare, pervec te sipercituemes asnjena s’e botoi e as e permendi. A thue asht rastesi kjo? Vetem qorri e budalla mundet me mendue keshtu…

Ky reagim i asht cu me qindra adresave elektronike qe gjenden n’adresarin e kesaj reviste, por as Shamku-Shkreli e as Klosi nuk paskan asnji te njoftun nder ta qe me iu kallxue se cka paska ndodhe! Ky reagim asht botue te “Koha jone” diten e fundit te legjislatures se kalueme kuvendare te Shqipnise, kur ishte planifikue me u shqyrtue projekt-ligji (c’rastesi e perkryeme…), dhe keta te dy nuk e lexokan kete gazete dhe nuk paskan shoke e miq qe e lexojne.

Nese ne Tirane nuk e dine se cka mendojne shkodranet dhe geget e Shqipnise londineze, u rekomandoj me shkue ne biblioteken kombtare dhe me lexue numrat e “ars”-it (nese duen, sepse shkenca nder shqiptare paska mbete ne duer te deshirave, munden me lexue edhe libra). Aty kane me pa se si reagohet per perfshimjen e gjuheve te pakicave kombtare ne shkollat shqipe (greqishtes) dhe per anashkalimin e gegnishtes, si dhe me shumice per ceshtje te tjera gjuhesore shqiptare. Sepse, ky asht thelbi i ceshtjes se shqipes: gegnishtja! Sado t’anashkalohet, sado te thuhen fjale te bukura si uniteti, kombi, integrimet kombtare e patriotizmi, sado te thuhen fjale te kqija si damtimi i shqipes, huazimet etj., thelbi i ceshtjes asht se cka po bajme me gegnishten, a ta lejojme me u perdore a ajo? A ta “zhvarrosim” a jo? A t’ia nisim me i quejte geget qytetare normale apo te vazhdojme me i quejte te dores se dyte, maloke, cecene, e te tjera e te tjera? E, krimineli kthehet herdokur tek vendi i krimit… sepse mbi gegnishten asht ba nji krim qe po vazhdon me u konsumue me gjakftohtesi e cinizem.

E nese shqiptaret duen me e kuptue se pse qenka aq e veshtire me u mbrojte gjuha shqipe, ose edhe me kuptue pse gegnishten e duen te vdekun, mjafton me pa se kush del para teleshikuesve ose lexuesve qe flet per probleme gjuhesore. Jane “kriminelat” qe e kane ba “krimin”, jane po ata gjuhetare e shkrimtare nenshkrues te ’72-shit qe japin mend se cka duhet ba tashti me gjuhen shqipe. Mbasi s’kane lane rresht te diktatorit Enver Hoxha pa e cu ne qiell per stilistiken e pashoqe, per konfigurimet estetike dhe impaktet pozitive psikologjike qe shkaktonin veprat e tij, akademikomisare si Jorgo Bulo, Shaban Demiraj, Xhevat Lloshi, Gjovalin Shkurtaj e shum te tjere pa piken e dinjitetit profesional, pa piken e turpit njerzor, ende e mbajne te bllokuem kete proces te ndihmuem edhe nga nji bashkesi mediatike e pazonja dhe e paafte me krye detyren e vet. Por jo se jane kufizue keta “gjuhetare” ne panegjerizmat e tyne per Partine e diktatorin, edhe diskursi i tyne profesional len shum, shum per te deshirue. Ne kete vije jane edhe shkrimtaret e socrealizmit si Kadareja, Agolli, Arapi me shoke, por keta jane te perkohshem ne kulturen kombtare shqiptare. E vetmja gja qe mund te thuhet asht shprehja e keqardhjes qe e kane ndote tosknishten aq shum me panegjerizmat e tyne partiake…

E kjo asht arsyeja pse akademikomisaret e Tiranes, “metropolit”, i perdorin si mashe geget e Kosoves si Islamaj, I. Bajcinca e te tjere. Tashma – per shkak t’epokes se globalizmit dhe integrimeve – gjuha shqipe nuk asht ma ceshtje mes gegeve e toskeve te Shqipnise, por mes gegeve te Shqipnise e te Kosoves mes gegeve te Shqipnise e te Kosoves. Shqiptaret e Kosoves kane problemet e tyne t’identitetit, pamvarsise, si dhe te zgjidhjes se ceshtjes se importimit dhe eksportimit te kultures nga Shqipnia dhe anasjelltas. Kosova asht ba vec importuese kulture nga Shqipnia, dhe nderkohe Shqipnia nuk ia pranon prodhimet e veta, ose shprehe ma qarte, ia kushtezon e injoron. Prandaj kosovaret i lepihen Toenes, Onufrit etj., dhe logjika qe i ofroi Ali Podrimja para disa javesh autorit te ketij shkrimi per keto akuza ishte se “…po diku duhen botu librat…”. Pse, a pak shpija botuese ka Kosova?

Sa i perket gegeve te Shqipnise politike, kryesisht atyne te Shkodres, ka nji hendek perfaqesimi mes popullsise dhe gjuhetareve e shkrimtareve. Kemi nji universitet ne Shkoder ku Tomor Osmani i Albanologjise ta thote nen za se “nuk te lane” me ba gja per gegnishten, ama per vete shkon e merr pjese ne komisione me ba ligje qe realisht kishin me “e cu gegnishten ne muze”. Turpi ma i madh i Katedres se Gjuhes se ketij Universiteti asht qe asnji pedagog/e nuk ka shkrue more nji rresht per gegnishten, ne gegnisht. E pengesa ma e madhe ne kete drejtim asht administrativo-politike: nenshtrimi ndaj Tiranes ne kembim te humbjes se profesionalizmit dhe patriotizmit. Ndoshta ne burg s’kane me i fute, por dele e zeze mund te bahen sakaq… E gjithsesi, Shkodra ka me vijue me qene Shkoder, don apo s’don Tirana, “metropoli”, si dhe geget e toskizuem.

Islamaj shprehet tek “Shekulli” se “…Eshte teper e cuditshme pse z. Kelmendi nuk eshte ne gjendje te shohe se gjuha e perbashket letrare i ka fituar betejat shkencore, kulturore e kombetare ne jeten e popullit shqiptar – ajo nuk eshte vetem gjuhe e se sotmes, po edhe e se nesermes sone!...”, por kjo asht vec nji miopi dhe anderr e saj, qe ne fund te fundit asht e detyrueme me e shpike dhe me e shqiptue si mashe qe asht. Per cfare betejash te fitueme bahet fjale, zonja Islamaj? Per masakrimin e gjuhes shqipe tue ia krasite krahun ma te shndetshem, gegnishten, me 1972? Per vorfnine e “standardit” qe mbron ajo e qe nuk lejon shprehjen e shqiptareve? Per bllokimin me argumente jashtgjuhesore te procesit gjuhesor? Por Islamaj asht e detyrueme me u shprehe keshtu, sepse mundet me u ba edhe ajo dele e zeze, mos me e ftue neper sesione shkencore ne Tirane, ne “metropol”, mos me ia botue librat ne Tirane, ne “metropol”, e te tjera e te tjera.

Sa i perket Migjen Kelmendit, po zonja Islamaj, ai asht nji nga ATA, jua vertetoj kete. Njeriu qe po jua thote keto fjale asht lektori i numrit te pare te gazetes “Java”, si dhe njeriu qe ju ka botue juve ne revisten “ars”, ku jane trajtue shum here ceshtje gjuhesore, por ndoshta ju keni lexue vec ato cka ju intereson dhe keni mbylle sy e veshe per te tjerat. Une vete jam nji nga ATA! Sa profesionale asht me synue me rrite numrin e bibliografise vetjake tue u botue ne nji organ letrar me reputacion qe asht absolutisht periodiku ma i mire shqiptar dhe mos me marre parasysh trajtimet ne kete organ, zonja Islamaj? Ketu due te jeni e qarte, shum e qarte, sic ia kemi qartesue edhe Podrimjes dhe sic jemi te gatshem me ja sqarue kujtdo tjeter: Shqipnia nuk asht Tirana! Nese JU nuk doni me e marre parasysh kete fakt dhe me vazhdue me iu jargavite Tiranes, ketij “metropoli”, asgja s’ka me na pengue NE mos me ju marre parasysh neser juve dhe punen tuej. Me jau gjuejte ne kosh me t’paren!

Ka gjana ku edhe une nuk jam dakord me Kelmendin, por ju nuk keni piken e te drejtes dhe t’argumentit te mos i merrni parasysh tezat e tij, sic shpreheni “…per arsyen se i konsideroj te artikuluara nga njeriu jokompetent per ceshtje gjuhe…”. N’fund t’fundit ju kundershtoni vetveten menjihere mbrapa me citimin e Hajdegerit. Po nji gege i thjeshte, njeni prej 80 perqind te krejt shqiptareve te rruzullit, qe ky standard artificial ia shtrembnon gojen kur flet a asht kompetent, zonja Islamaj? Po akuzat e shqiptareve te Shqipnise se kosovaret nuk dine me fole e me shkrue shqip e prandaj s’ua marrim librat me i shite, i keni harrue? Jane po ata qe po ju botojne ju, Podrimen e kryeministra te Kosoves… Po pse nuk pajtohet gjuhetarja Islamaj me gazetarin Kelmendi? Nese e shohim kete ne kontekstin e nji deklarate nenshkrue nga Islamaj bashke me gjuhetare te tjere te Kosoves ne tetor 2004, ku thuhet mes tjerash: “…Toskerishtja, me prestigjin e bazes se gjuhes se perbashket, ushtron tryshi efektive qe disa elemente te saj te shqiptimit, te morfologjise, te sintakses, te leksikut etj. te trajtohen me vlere te normes se gjuhes se standardizuar. Kjo le pershtypjen per nje kthim te toskerishtja ne realizimin e standardit dhe krijon efekte psikologjike per motivimin e refuzimeve me te gjera. Synimi i tille mund te ngreje ndjenjen e pabarazise subjektive gjuhesore qe pasqyrohet si pabarazi shoqerore…”, dhe nese shohim mandej deklaraten e perbashket te gjuhetareve te Kosoves dhe te Shqipnise qe erdhi mbas kesaj, arsyeja asht e qarte si kristali. Gjuhetarja Islamaj, bashke me gjuhetaret e tjere te Kosoves, mendoi n’at kohe se duhej fillue me e fute paksa nga gegnishtja ne “standard”. Kjo asht ideja e deklarates se Kosoves. Kurse deklarata e Tiranes nuk i bjen fare asaj ane, ne te ka vetem suksese, fitore, realizime planesh pesvjecare 120 perqind etj., etj.. Thue te kene harrue ata te Tiranes per deklaraten e Kosoves? Thue te mos jene kujtue ata te Kosoves per deklaraten qe vete kane ba? Jooooooo, por nuku paska ardhe ende koha me u marre me gegnishten, prandaj ju kosovaret rrini urte se i dime ne te shtetit “eme” keto pune ma mire se ju… E, ngaqe Islamaj s’ka cka u ban atyne, i sulet Kelmendit ne shpine.

Nuk kam asnji qellim qe me kete shkrim me mbrojte Kelmendin, por te verteten. “Jokompetenti” Kelmendi, zonje gjuhetare, ka ba thirrje per debat. Ju, sic shprehet ai, kerkoni “dogme”. Kelmendi thote nji te vertete te madhe kur ju ban me dije se asht “…i cytur nga po te njejtat “interesa kombetare”…”. Pse duhet me e marre si te mireqene Islamajn patriote e kombtare qe mbron “standardin” dhe mos me e marre palen tjeter? Logjika ta do qe, simbas diskursit “profesional e shkencor” te Shefkije Islamajt qe po e mbroka “standardin”, NE qe mendojme ndryshe jemi tradhtare, antikombtare! Sa poshte keni ra, zonje gjuhetare! Me keto argumenta asht masakrue shqipja ne vitin 1972, me keto argumenta jane mbrojte deri tashti akademikomisaret e Shqipnise, tashti jua kane percjelle me i perdore ju. Kjo asht arsyeja pse ju perfshiva tek “mashat”, e jo per t’ju denigrue ose fye.

Tashti te kthehemi tek pyetjet e fillimit. Ka zane ne Shqipni qe kerkojne rishikimin e “standardit”, bile vete ky shkrim asht shkrue “i rishikuem”, por Tirana, “metropoli”, i ka fute veshet ne lesh. Ka organe shtypi ne Shqipni qe e kane trajtue, e trajtojne dhe kane me e trajtue kete teme, tue shkrue gegnisht. E te gjitha keto bahen nga njerez – s’po perdor fjale si individe a personalitete se keto jane shprehje te rezervueme per tironcit dhe ata kane alergji nese perdoren per tjerakend – qe jane publike, i shkruejne gjanat te zeze ne te bardhe dhe nuk paguhen as nga “shkijet” e as nga “helenet”, po deshet as nga “Vatikani” e as nga “al-Kaida”. Jo se ka gja te keqe qe shtypi ne Shqipni me botue kosovare, shum mire, por motivimet e ketyne botimeve jane te pandershme. Konkretisht, disa muej ma pare M. Kelmendi habitej kur autori i ketij shkrimi i thoshte se ne Shqipni nuk na i botojne shkrimet gegnisht. “Mue m’i botojne”, u shpreh i habitun. Por, botohet si “kosovar”, si “i huej” qe s’ka lidhje me Shqipnine. Sidomeqene, cfaredo teze me hedhe, botuesit mund te shfajsohen “hajde, ore, se kosovar eshte…” Kurse keta “tanet” nuk lejohet me shkrue ne gegnisht, “sepse ne e kemi nje gjuhe standard”...

Po si trajtohen nga Tirana, nga “metropoli”, keto zane? Gazetat e revistat e Tiranes, “metropolit”, nuk botojne gegnisht, shpijat botuese te Tiranes, “metropolit”, nuk ta pranojne leksikun gege e lene ma te tjerat, nismat ligjvenese te Tiranes, “metropolit”, synojne cimentimin e “standardit” si ne projekt-ligjin per gjuhen ashtu edhe n’ate per librin. Konferencat shkencore te Tiranes, “metropolit”, vec shkence nuk kane, se fjalologji boshe ka me kuintale. Simbas shtjellimit te masiperm i bjen qe Tirana, “metropoli”, asht kunder gegeve e kunder gegnishtes, edhe pse tre cereket e tij jane gege, qe flasin gegnisht, por nuk bahet fjale per qendrime kombtare a antikombtare. Ma fort, asht idiotizmi gjuhesor, paaftesia gjuhesore me dallue cka asht keq e cka asht mire, dembelia tipike e shqiptarit qe i pret gjanat e gatshme me ja ndreqe te tjeret – mundesisht te huejt, si dhe mistreclleku dhe skuthesia e atyne qe jane t’interesuem me mbajte medoemos nji “tosknishte letrare” si standard te krejt shqiptareve. Kjo asht bomba e vertete me sahat e shoqnise shqiptare-londineze, persekutimin qe ia ban nji pjese te mire te shoqnise

se vet dhe “diaspores” nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, tue ia ndalue perdorimin e gjuhes se nanes.

Por dicka asht ma shqetesuesja nga te gjitha. Shqiptaret – neper shekuj dhe tashti – nuk i bashkon feja, as politika, as krahinat. I bashkon gjuha shqipe. Nese kemi mbijetue si shqiptare, kemi mbijetue sepse te tane i themi ujit uje e bukes buke. Dhe nese nuk kemi nji trupe te shendoshe akademike gjuhesore, nuk jemi ne gjendje me e mbajte, me e pasunue dhe me e fuqizue perbasin e vetem te bashkimit kombtar. Kjo asht katastrofa gjuhesore dhe kombtare e kesaj kohe: mungesa e nji grupi njerzish te ditun qe te jene aq te zot, aq profesioniste, sa me e mbajte te paplasaritun perbasin historik te bashkimit kombtar te shqiptareve. Tue mos marre parasysh asnji gja prej gegnishtes, sfera akademike shqiptare deshton profesionalisht e kombtarisht dhe humbet arsyen e qenies se vet. Intoleranca e sotme krijon heretiket e neserm. Dhe injoranca nuk asht argument, qe neser me thane “nuk kam dite gja”.

Edhe dicka te fundit lidhun me Tiranen, “metropolin”. Po flitet shum dhe me kenaqesi te madhe per “metropolin” e vetem shqiptar, por Tirana asht vec nji katund i madh dhe kaq. Monopolizimi i gjithanshem qe ka ba Tirana po i shkatrron pak nga pak rrethinat e Shqipnise londineze, dhe kjo bahet pa u kuptue. E jo vetem qe ketyne rrethinave u hiqet e drejta e fjales dhe e pronesise ne proceset shqiptare, por tashma asht i vertete kercnimi i nji “metropoli” qe ka ne dore celesat e hapjes apo bllokimit te ketyne proceseve, ne varesi te konjukturave ose meskiniteteve e mediokriteteve te castit. Sikur Tirana t’ishte me t’vertete metropol, do te vlonte nga debati, polemikat, idete dhe alternativat, por n’t’vertete ba me e gervishte pak cipen del shqiptari me comange. Shpresoj qe thonjzat e shpeshta tek metropoli t’jua kene nxjerre pak prej qejfit Tiranen…

Sa i perket asaj se a ka me u botue ky shkrim nga “Shekulli”, asht ne nderin e kesaj te perditshmeje me e kuptue se ka ardhe koha me ja hape deren – ma ne fund! – debatit dhe botimit te mendimit ndryshe. Ne faqet e “Shekullit”, por edhe te te perditshmeve te tjera te Shqipnise, nuk ka mbete ftyre socrealiste pa u shprehe per “fitoren e madhe te gjuhes se njesuar”. A ka me u shembe bota nese qenkan do vete qe nuk i mendojne gjanat keshtu?...





Gjuha asht fort e randesishme per t’ua lane vec gjuhetareve




Blendi Kraja




Maksima e vume ketu nalt si titull i ketij shkrimi, m’u ba objekt hulumtimesh disaditeshe neper internet. Ajo u shfaq mbrenda nji debati qe kish plase te gazeta “Shekulli” mes Migjen Kelmendit, botues i gazetes “Java” ne Prishtine, dhe Shefkije Islamajt, gjuhetare me profesion. Mbasi debati kish marre njifare hovi, Shefkije Islamaj e shfrytezonte maksimen ne fjale tue na thane se qenka nder thaniet “e njohura, te cituara e te shfrytezuara shume” te filozofit gjerman Martin Heidegger. Lexuesi i njohun me qendrimet e zotit Kelmendi, do te pyese pse i duhet nji gjuhetareje me ia sherbye nji maksime si kjo atij ne pjate? Ne pergjegjen e dyte qe Kelmendi ia bante Islamajt, e ftonte me ia dhane adresen e njikesaj maksime. Ku e ka lexue, nga e ka shkepute? Por, pyetja ma interesante asht: A asht ajo e vetedijshme se cka po i sherben ne pjate zotit Kelmendi? Intuita me bindi fill se ajo nuk do t’i jepte pergjegje ndojhere kerkesave te zotit Kelmendi, prandej i hyna gjurmimeve vete: pse, kur, tek e qysh paska thane keshtu Heidegger-i? Gjetjet ishin njaq interesante sa caren s’e kam pa i shpalue botnisht.

Por, ta rrefej, fillimisht, edhe nji fije histori, sa me e ndrite pakez ma mire kontekstin per ata qe polemiken nuk e kane ndjeke. Ne repliken qe ia bante Migjen Kelmendit, Shefkije Islamaj kambengulte se nuk pranon polemizime me te, tue e cilesue si “jokompetent ne ceshtje gjuhe”, e fill mandej, tue dashte me e intelektualizue kete refuzim, i lypte ndihme kesaj maksime, qe po e sjell njiketu tue e citue prej saj: “gjuha eshte ceshtje aq serioze sa nuk mund t’ia (lexo: t’ua) leme vetem gjuhetareve”. Por, nuk asht gabimi i evidentuem gramatikor i zojes Islamaj ai qe do ta marrim ne shqyrtim ketu; nuk asht as vetem maksima e citueme, porse edhe pjesa tjeter e fjalise se zojes Islamaj qe vijon fill mbas kesaj maksime, e te cilen lexuesit do t’ia shpaloj pakez ma poshte, sapo t’ia kemi sqarue gjetjet e hulumtimeve.

Kurrkund ne e-hapesinen kibernetike, lyp sa te duesh n’anglishten nderkombtare a ne gjermanishten amtare te Heidegger-it, nuk do ta gjesh kete maksime kaq “te cituar e te shfrytezuar shume” te ketij filozofi gjerman. Krejt c’jepet prej thanieve te tij per gjuhen asht kjo: "Njeriu hiqet si t’ish formesuesi e zotnuesi i gjuhes, nderkohe qe asht ne fakt gjuha ajo qe mbetet zotnuesja e tij". Kaq gjen prej maksimave te tij per gjuhen. T’ishte aq “e cituar”, dhe “e shfrytezuar shume”, a s’kish me u gjete menjihere e me lehtesine ma te madhe? Se mbrami, i zdrituem prej mendimit se zoja Islamaj nuk ka gjase te lexoje as anglisht, as gjermanisht, e ngushtova fushen e kerkimit: me duhet me i pa vec e sall faqet ne shqip te e-hapsines. Dhe se mbrami: Bingo! E gjeta burimin! Ajo maksimen e merr nga nji burim fort i dyshimte. Nji studim cilesish te mangeta, i publikuem n’adresen http://tirana-linguistic.com/botime_bidollari.php e jep maksimen ne krye si citat prej Heidegger-it. Pra, zoja Islamaj nuk asht se e ka lexue filozofin gjerman; ajo citatet i nxjerr po prej citateve (me copy-paste), madje prej citateve te burimeve te dyshimta, sa per te tingellue si kompetente e informueme.

Mirepo, pa e tjerre gjate, thelbi i maksimes, kushdo qofte autori i vertete i saj, asht bash ai qe fare lehte e zberthen intelekti i shendoshe: shumdimensionaliteti i cashtjeve gjuhesore asht i tille qe gjuha te mos mundet me qene lande studimi e trajtimi vec e pos e gjuhetarit. Edhe filozofi, psikiatri, etnografi, antropologu, muzikologu, etnomuzikologu, shkrimtari, avokati, hoxha e prifti, politikani, e doren ne zemer, gazetari, (per mos me e zgjate listen pafundesisht) kane c’me thane e c’me dhane per cashtje e aspekte te ndryshme gjuhesore. Wittgenstein-i e Derrida, e Descartes-i para tyne, nder shum te tjere, nepermjet gjuhes kridhen ne filozofi. Antropologu, si fjala vjen Levi-Strauss, tue ia shqyrtue perrallat, mitet e legjendat gojore e te shkrueme aksh fisi (pra, tue ia shqyrtue gjuhen), synon me depertue ne shpirtin e tij. Gazetari – per t’u kthye ma shpejt aty ku e lame – permes gjuhes jo vec na e kumton lajmin, por, ta zame, edhe e interviston politikanin, tue i shtrue ndonjihere edhe pyetje te zhdervjellta e te sikletshme, e ky i mbrami, po permjet gjuhes, te njejtave kqyr me u ba bisht e lak. Te tane keta njerez, ne te tana keto profesione, japin e marrin me gjuhen. Te tane keta, fjala vjen, krijojne fjale e shprehje te reja qe u hyjne ne pune fushave e profesioneve te tyne perkatese; nuk presin as nuk mendojne se ato duhet t’ua krijoje gjuhetari.

Heidegger-i, tue pase qene filozof, e jo gjuhetar, nuk do ta kishte shqiptue me kurrfare domethanieje tjeter nji mendim te tille. Por, ne repliken qe ban me zotin Kelmendi, Shefkije Islamaj, mbasi e citon maksimen, tue na deftue se “gjuha eshte ceshtje aq serioze sa nuk mund t’ia (lexo: t’ua) leme vetem gjuhetareve” fill mbas kesaj shton – mbahuni tash fort per mos me u trondite – “aq me pak gazetareve”. Ha-ha-ha, do te jesh tue qeshe, ti lexues i dashtun. Nuk u trondite pra. Qeshe. Qesha edhe une. Dje. E pata kryefjale dite me tane intelektualet e Shkodres qe i takova, rastesisht ose per kafen e rendomte. Ua spjegoja, tane qef, perplasjet e kundershtimet logjike te tri postulateve te shprehuna mbrenda jo ma shum se dy fjalive. Postulati i pare: “per gjuhe nuk kuvendohet me njerez jokompetente”. I dyti, kundershtim i te parit: “gjuha asht shum e randesishme per t’ua lane ne dore vec gjuhetareve”. I treti, kundershtim i te dytit: “aq ma pak gazetareve”. Ne te vertete, e pame keshtu, ne tanesi, cfare kuptimi ka nji fjali e ketij tipi: “X nuk mund t’i lihet vetem A-se, aq ma pak B-se”. Nese X nuk mund t’i lihet vetem A-se, a nuk i bjen kjo vetvetiu se nji hise e X-it duhet me iu lane edhe B-se? Ka gjase, me thane te drejten, qe te postulati i trete, zoja Islamaj te kete metue me thane “aq ma pak vetem gazetareve”. Por, mbasi nuk e thote, e gjuhetare asht, na mbetet me besue se nuk don me thane keshtu. Nuk pelqejme me spekulue e me thane se edhe sintaksa po i rreshqet prej duersh.

Njiketo ua spjegoja, sic thashe, tane qef, miqve, tue ua ba ne fund pyetjen: a thue cili mundet me qene dedukcioni i dale prej ketyne tri postulateve te tfillueme me kaq dliresi? Qeshnin edhe ata. Por une, sot, nuk po mundem ma me qeshe. Sot po me vjen me qa: nji gjuhetare thote se refuzon me debatue per gjuhen me nji jogjuhetar, per t’ia hape pernjihere gropen vetes, me nji peshjtellim te mynxyrshem te nji maksime aq transparente. Nese gjuhen nuk mundemi me ua lane “vetem gjuhetareve”, dhe nese ate “aq ma pak duhet me ua lane gazetareve”, e dashun zoje, dedukcioni i vetem logjik i ngelun asht se me gjuhen nuk mundet me u marre as gjuhetari e as gazetari, madje kush tjeter jo vec Zotit, atij i qofshim fale. Sot me vjen me qa e dashun zoje, sepse nji te menduem kaq llahtarisht alogjik nuk kisha kujtue se kisha per ta deshmue ndojhere as prej nji intelektuali te rendit te shtate.

Po, e dashuna zoja Islamaj, gjuha asht pernjimend fort-fort e randesishme per t’ua lane ne dore vetem gjuhetareve, e posacerisht gjuhetareve si ti e si cifti yt, qe nuk dine me ia ba nji zberthim te thjeshte semantik nji maksime aq t’ashiqarshme e aq te drejtperdrejte si kjo ne fjale. Nese Heidegger-i asht vertet shqiptuesi i kesaj maksime, dhe nese sot do t’ish gjalle, e ta kish lexue kund kete zezone tanden, me ta kuptuem se qenke edhe gjuhetare, kish me brite plot krenari: “Qe o njerezi, a po e shihni se sa te drejte kam pase? Mos ua lini gjuhen vec gjuhetareve, se e bajne bernut”.

Madje, jane bash guhetaret si ti qe na kane pru ne kete derexhe e qe, gegnishten e perzane prej letrave shqipe, gegnishten e pushkatueme prej komunizmit shqiptar, sot, kur ajo po ringjallet, po e perjetojne si ndoj lugat te kultures shqipe, i cili mbase do te zbythet e do te bahet fire po ia vune perpara kryqin dogmatik. Jane gjuhetaret si ti qe, tue i shtrue pyetjet ne rrafshe te ngushta e miope si ai kryetitulli yt “A i duhet Kosoves nji gjuhe e re letrare?”, nxjerrin tevona perfundime vetekenaqesie qe nuk duen me e pa tanesine e vertete te cashtjeve te shqipes. Thirrja per rikqyrje te standardit, qe ta dish ti e dashun zoje, po shqiptohet pajada edhe kendej ne Shqipni qyshkurse ne Tirane ra shtatorja gjigante e Dulles, per mos me thane e “Vellait te Madh” qe po i mbikqyrte mvartesit, te cileve ua kishte imponue neoshqipen. Por gjuhetaret e nahijeve kulturore, si cifti yt, nuk shohin pertej hundes dhe nuk dine e as munden me i kuptue fenomenet ne tanesine e tyne. Ti na thue se standardi i paska fitue te tana betejat, bash ne kohen kur, si gjuhetare, do te duheshe me i kerkue spjegimet e plota ne pyetjet e tilla si: Pse pakenaqesia me kete norme gjuhesore po vjen tue u shtue? Pse nji numer gjithnji ne rritje intelektualesh te rij, ne Shqipni e ne Kosove, po e braktisin kete standard per me e vazhdue e me e lavrue ma tej traditen shekullore te gegnishtes letrare? Cka na thote kjo per “sukseset e standardit ne te tana betejat”? Dhe fundja, pse kjo pakenaqesi po shqiptohet gjithnji e ma zashem nder gege dhe jo nder toske? T’ishte se standardi i ka fitue te tana betejat, sic na thue ti, a s’kish me qene i njejti standard tashma i mishnuem ne lande organike edhe te intelektualit gege, kudo qofte ai? Ngado ne boten e qytetnueme, intelektuali, cilido dialekti i tij vetjak, parapelqen me e braktise ne favor te nji gjuhe ma prestigjoze. Pse kaq shum intelektuale nuk po e shohin gegnishten thjesht si “dialekt”, e po i kthehen asaj, megjitheqe te shkolluem fund e krye simbas standardit aktual? Keto jane pyetje qe duen pergjegje, zoja Islamaj, por, ba me i lype prej atij/asaj qe as edhe nji maksime te thjeshte nuk arrin me e zberthye e e keqinterpreton per faqe te zeze, asht cok si me lype sy prej qorrit.

Ti, e te tjeret si ti, i shtroni pyetjet mbrenda nahijeve tueja, sepse ashtu mundeni me i pasqyrue njerezit qe mendojne ndryshe lehtesisht si rebele lokale, tue i erresue kesisoj permasat e verteta te cashtjes. E njoh mirefilli realitetin kosovar, zoje, dhe e di fort mire se gjuhetaret qe shtrojne pyetje te tipit “A i duhet Kosoves nji gjuhe e re letrare?” pergjegjen e parapelqyeme ne kete lloj te pyetjeve e kane bash njate qe ua nderron renditjen gjymtyreve te fjalise. Ata “gjuhes letrare” do t’ia deshironin nji “Kosove te re”. Nji Kosove qe nuk frymon gegnisht me secilen pore te saj. Nji Kosove te spastrueme gjuhe e historie gjuhesore te saj. Nji Kosove utopiste qe, njikeshtu e spastrueme, ma ne fund do te “integrohej” (simbas jush) ne hapesinen mbareshqiptare. Sepse “gjuha i ka fitue tashma krejt betejat”. I kane mbete pos do gege te rebeluem, porse nji beteje e lehte kjo e mbrama: hajde t’i anatemojme dreqnit, sterpiki me ujte e bekuem te vitit 72, le t’u djege korp e shpirt.

Por jo zoje. Pergjegjja ne te cilen duhet me mberrite gjuhesia shqiptare asht shum larg prej asaj qe e shqipton ti. Shqiptareve, e jo vec Kosoves, u duhet nji standard i ri. Ma i hapun, ma i laberguem, ma gjithperfshis. Me gegnishten te kthyeme ne lande organike te tij, sepse standardi caktohet per tane bashkesine folese te ciles synon me i sherbye, jo vec per nji krahine te saj. Elemente te perbashketa, zoje, gegnishtja shfaq prej Mitrovice e ne Elbasan, prej Ulqini e ne Kumanove, tue e mberthye kesodore pjesen derrmuese te shqiptareve. Standardi keto elemente nuk i pasqyron kund. “Nuk perkojne me ‘bazen dialektore’ te tij”, rreken te na spjegojne gjuhetaret si puna jote. Epo, t’ia zgjanojme pra bazen dialektore. Standardin t’ia nenshtrojme shqiptareve, jo shqiptaret standardit. Nuk ka shkue ndojhere mali te Muhamedi, zoje, asht Muhamedi ai qe, perhere e gjithmone, ka shkue te mali.

Por, jam fort i bindun se keto kotnasikoti po ia thom dikujt qe nuk arrin me ia nxjerre kuptimin e synuem qofte edhe nji maksime te thjeshte e aq transparente dhe qe, permbrenda nji fjalie, me cdo fraze te re, e kundershton te maparshmen. Meqe u ktheva te maksima – e pandehun – e Heidegger-it, me duhet me shtue: si shum njerez te letrave ne Kosove, e njoh mire edhe zotin Kelmendi. E di edhe se asht mjaft zevzek e ngucakeq nga natyra. E di mire se ka me hulumtue ma tej per ta pa nese kjo maksime asht vertet prej thanieve te Heidegger-it, sepse nepermjet saj ia ke servire ne pjate nji burim te forte batutash e shpotitjesh n’adrese tanden. Qysh tash po i shoh, tue u nenqeshe, do kryetituj thumbues te “Java”. E di se Migjen Kelmendi ka edhe miq te shumte nderkombetare ne Prishtine e ngjeti. E di se ka me e perdore shembullin tand si batuten e preferueme te tefericeve e te koktejeve me ta. Ndodh qe ndonjani prej tyne ta publikoje, tue i dhane te plota referencat e koordinatat, kete lamsh te ngaterruem tandin ne ndonji gjuhe botnore. Dhe nese thania asht vertet e Heidegger-it, do te bahesh e njohun, mbasandej, botnisht, si gjuhetarja e cila, me shembullin personal, e deshmoi vertetesine e thanies se tij. Nuk asht fort me randesi pse e qysh, me randesi asht se ti, Shefkije Islamaj, do te bahesh e njohun nderkombetarisht.

Ne fund, due me ta thane edhe nji gja. Nuk kam kurrgja kunder teje zoje. Asht e vertete se nuk kam mujte e nuk do te mundem me krijue respekt per ty si profesioniste, por me duhet me e perserite, tue e nenvizue, se nuk kam gja kunder teje si njeri. Kete apostrofim jam i detyruem me e ba, sepse, nji “gjuhetare” qe nuk arrin me e kuptue drejt nji maksime aq te thjeshte, aq transparente e madje krejt te neperdukshme, qe e kundershton cdo mendim te maparshem te vetin me mendimin pasues, kushedi se sa e sa mundet me keqkuptue prej nji artikulli te tane. Per mue, zoje, ky asht kallauzi qe me tregon se ti nuk je dhe nuk mund te jesh gjuhetare. Paradoksalisht, tue iu kthye maksimes e cila, qe a s’qe e Heidegger-it, asht shum e goditun, del se ke te drejte me u marre me gjuhen edhe ti, por jo ndryshe nga une. Jo ma shum se une. Jo ma shum se zoti Kelmendi. Jo ma shum sesa cilido jogjuhetar. Zoti Kelmendi ne fund te replikes, te ftonte ne debat televiziv. Ti do te vazhdosh me e refuzue. Kurse mue me bahet se asht ai qe do te duhej me e refuzue cfaredo debati me nji gjuhetare te formimit tand.
Blendi Kraja



Po, ne po bajme manifest!


Te “ars”-i nr. 25 i marsit te ketij viti, I. Jubica thote se ka ardhe koha per nji manifest letrar, tue lane me goje hape shkrimtaret e mocem te ketij vendi dhe mirmidonet e tyne qe flisnin e ende flasin cdo jave per vlerat e patundshme te letersise shqiptare perfaqesue patjeter prej veprave te te mocmve e t’atyne vete. E goja hape e tyne u zevendsue shpejt me avangardiste qe u zbuluen prej zanafilles se letersise shqiptare e deri te ata qe po e cecenizojne letersine shqipe; ndersa publiku shqiptar gojen hape e mbajti per sport, se s’kishte cka me thane…

Marsi nder ballkanas asht muej i rrezikshem. Por tash, nande muej mbas marsit, shohim se vuejtje ka pase e ka me pase, por as te vrame e as te lenduem s’ka. Kjo asht gja e mire e na ban me jetue n’paqe me vetveten.

Pikspari, ne qe e pergatisim “ars”-in s’kemi heshte n’asnji cast. Muej per muej kemi punue tue mos heshte, se kjo ishte pika paraprake e manifestit: mos me heshte, me fole, me komunikue; shtoji kesaj qe kemi marre me vete gjithnji e ma shum njerz tu’ia hape vendin n’“ars” simbas deshires e mundsive te tyne. Ajo qe ka ndodhe asht qe “ars”-i si fryme, dhe si njerez, i ka kepute pothuejse te tana hallkat qe e lidhin me kete shoqni shqiptaresh te bjerrun e te rregjuem prej te keqes, qe po i ban me hanger perdite buke me turp. Asht e nevojshme me ju shpjegue njerzve qe na lexojne se vecimi jone asht i vetdijshem dhe i bame me nji qellim te percaktuem qarte: duem me qene, me jetue e me krijue si artiste, e jo si autore-politikane. Artisti duhet me qene vetvetja, qe me aq fuqi e krijueshmeni sa ka, me e thane at’ cka ka me thane, tue kundershtue krejt ata qe “po e bajne” letersine nder shqipare. E kjo don shpjegim.



Me qene ma te mire



Nuk duhet me qene, pikspari, hajdute si plaku i mocem me profesion shkrimtari i madh, i cili vjedh prej shqiptarve idete, andrrat e punen tu’i paraqite si te vetat, qe vjedh idete tona, idete e “ars”-it. N’intervisten e tij te Shekulli (7.11.2004) ai thote se shqiptaret “…kerkojne nje Shqiperi serioze dhe te moralshme…” e kete e ka vjedhe prej nesh. Ai thote aty lidhun me ceshtjen e dosjeve se “…ndotja morale ne Shqiperi eshte teper e thelle. Shqiperia po behet e ndergjegjshme per ndotjen mjedisore, dhe kjo duhet pershendetur…”; edhe kete plaku i mocem me profesion shkrimtari i madh e ka vjedhe prej nesh. Vecoria tipike e ketij plaku te mocem me profesion shkrimtar i madh asht se tue metue me qene shqiptari ma i mecem i ketij vendi mendon se ka te drejten m’i mbledhe krejt mendimet e shqiptarve e pa citue askend m’i paraqite si prirje te shoqnise shqiptare te zbulueme, perpunueme dhe te paraqituna prej tij.

Ma e bukra vjen ma mbrapa: “… Persa i perket ndotjes morale, Shqiperia nuk po tregohet e gatshme ta perballoje. Ka mbrojtje te krimeve te shkuara, prej njerezve qe i kane kryer ato. Ka solidaritet te ish-xhelateve kunder ish-viktimave… Ka nje fushate per pranine e tyre ne shtyp… Ka perpjekje per diskretitimin e atyre personaliteteve qe deshmojne kunder tij. Ka nje batalion servilesh, midis te cileve shkrimtare, publiciste, gjysmeshkencetare qe shkojne naten te marrin udhezime… Keta i gjen kudo neper borde, neper komisione e forume, ashtu si dikur…”; edhe kete plaku i mocem me profesion shkrimtar i madh e ka vjedhe prej nesh, mjafton me ja hedhe nji sy numrave t’“ars”-it, ku gjen cdo gja qe i mungon trajtimit te moralshem neper gazeta e gazetocka shqiptare ku ky “batalion servilesh” shfaqet si fillimi e fundi i letrave shqipe. I keni te shkrueme aty. Por “batalionit te servileve” s’i intereson cfare t’vertetash shkruejme ne, qe duem m’u dallue si estetikisht, ashtu edhe moralisht e njerzisht prej modelit zyrtar te shkrimtarit shqiptar.

Nuk duhet me qene, se dyti, tregtare vitesh burgu si Visar Zhiti. Ky (qe ne kohen e arrestimit s’kishte ba ndonji kryeveper disidente pervec se mund te jete spiunue prej te fejuemes dhe te cilin e fusin tash neper komisione shtetnore per meshire, per buke goje, se asht gjynah) asht ba nji tregtar i mrekullueshem i burgut te vet, te cilin e shet ne forma te ndryshme, nganjihere e jep edhe me qira sic ishte rasti kur duhej me barazpeshue post-mortjen e Shuteriqit. Mediokriteti artistik tash mshehet me pervuejtnine e rreme t’ish te burgosunit dhe objektet qe shiten jane: prangat, qelia, vitet e burgut, gardiani, liria.

Kjo ndodh sepse s’ka cka shitet tjeter. Tue qene autor qe shkruen poezi me fryme te vjeter si kafshate qe t’mbete n’fyt (deri edhe perkthyesit e letersise shqipe ne gjuhe te huej po ia hedhin larg e larg shqiptareve se bota s’e kaperdin ma burgologjine) dhe po ashtu proze qe s’ka lidhje me prozen, e gjen shprehjen e talentit te vet tue ba aleance mediokrish me Ali Podrimjen e tue shkembye recenca panegjerike qe kur i lexon thue se paska ardhe Mesia nder shqiptare. Si dhe tue kopjue keqas shkrime postmoderne (!) per me ba poezi qe tregojne se si shkruen nji njeri pa shtylle kurrizore.

S’duhet me qene as si Shaban Sinani, mendimet e te cilit per jeten dhe shkencen nuk i kalojne numrat me nji shifer, mendime me te cilat mundesh me jetue, por jo me qene mendimtar.

Nuk duhet me qene as si Mehmet Kraja, i cili fyen pa piken e turpit e me urdhen shkrimtare disidente, i fyen jo estetikisht, por banalisht, si njeri rruge, si rrugac i thjeshte. Me qene disident, i dashtun Kraja, duhen plotsue tre kushte: 1. me qene pjese e sistemit; 2. m’e kuptue se sistemi asht keq dhe me dale kunder tij; dhe 3. prej castit kur shpall kundershtimin mos me qene kurre ma pjese e atij sistemi. E Kasem Trebeshina i ploteson te tre keta kushte, ti qe thue se ke zbulue ujin e vokte me ribotimin e vjershes se tij per Stalinin por s’i pergjigjesh pyetjes se pabame se a ka marre ma pjese ky shkrimtar mbas vitit ’53 ne sistem, a ka shkrue a ribotue ma mbas vitit ‘53?

Ketu dalim te nji ceshtje tjeter: qendrimi jone karshi realsocit, dosjeve, spiuneve dhe disidenteve. Pse s’i kerkon Kraja urdhendhanesit te vet qe te bajne trysni te shteti shqiptar qe metimeve te Trebeshines se ka mbi 100 tituj te shkruem ne diktature ky shtet t’i pergjigjet me gjetjen e jo ma shum se 100 mij Eurove per me ja botue vepren e plote qe meton se e ka ketij autori, gjithmone mbas analizimit te dorshkrimeve per me vertetue autenticitetin? Por kjo s’i intereson as Krajes, as urdhendhanesit te tij, sepse po qe se jane te verteta shqiptaret marrin vesh se gjate realsocit paska pase edhe njerez qe s’kane shkrue simbas urdhnave (ose qe autori ka rrejte, gja qe s’ka fort gjasa me ndodhe). S’asht ceshtje e jona a asht disident a jo ky autor por e autorit ne fjale, s’asht ceshtje e jona a jane autentike dorshkrimet e tij por e sherbimeve te specializueme per verifikim qe mundet m’i ngrite nji shtet normal, ceshtje e jona asht qe Mehmet Kraja mos me fole pa lidhje per gjana qe s’don m’i kuptue e s’ka m’i pranue kurr si t’verteta.

Meqe jemi ketu, s’duhet me qene as si “kangtaret e ishullit kosovar” ne Panairin e fundit te librit ne Tirane (gjysa spiuna) e as si perfaqsuesit e librit te Kosoves qe shiten te Fatmir Toci vec per do Euro ma shum dhe per te cilet nuk perban asnji shqetsim fakti se “Buzuku” s’ka marre pjese ne kete Panair. Por, per Mehmet Krajen ne televizionet e Tiranes: cdo gja asht mire, libri mire, botuesit mire, shkrimtaret mire, perkthyesit mire, mbetet m’e edukue vetem lexuesi; ai ka pervoje ne kesi deklaratash, edhe mbas disa viteve qe e ka kritikue Panairin e Prishtines erdhi nji cast kur tha te njejtat gjana si keto, se Panairi i Prishtines u ba ma n’fund, e u ba mire, tue harrue se asht i njejti njeri, i njejti grup pune qe i ka organizue te tane.

Ketu s’kemi asgja te re, por asht dukuria qe Ramadan Musliu e permbledh me emnin “falanga intelektuale” te “ars”-i nr. 26, tue thane se “…Inteligjencia shqiptare nuk dialogon, nuk e ka rivleresuar te kaluaren qe te merret me te tashmen, ajo vegjeton ne ligatinen politike qe e ka krijuar vete, duke u barrikaduar pas idealeve te medha qe jane fantazmagori e kulluar…”; e kesaj duhet m’i shtue ate cka thote Astrit Cani po n’at numer: “…Krimi ma i madh i realsocit asht se ai e ka kthye letersine tone ne nji letersi diletante dhe kopjace te pangime, dhe lexuesin tone ne nji lexues te fjetun…” E pra, ne qe i kemi kuptue keto gjana nuk duhet m’i ndejte prap nen sqetull ketyne falangave e ketyne realsocave. Kur kupton dicka, s’asht asgja si ma pare, e nuk kemi pse e pranojme letersine e gjymte shqiptare ne menyren qysh duen me na e servire.

S’duhet me qene as si “studiuesi” Tonin Cobani, i cili te “Shtegtimet letrare 2” (zhvillue gjate Panairit te Tiranes) kur ban renditjen e periodikeve kulturore s’e rendit “ars”-in. Jo se ka mbete ky botim m’u permende prej nji te pamoralshmi intelektualisht, jo se po merzitemi pse mediokriteti e dashakeqesia e shqiptareve me mentalitet zuluje shpaloset dykrenare ne mes te Tiranes, por tash e mbrapa duhet me e ba praktike pune (edhe pse kerkon vetpermbajtje te madhe) qe shqiptareve zulu jo vetem me ua thane t’verteten ne sy pa frike, por edhe me vazhdue me qendrue nalt, teper ma nalt se ata, ashtu sic jemi.

S’duhet me qene si Gezim Tafaj, botuesi i nji antologjie proze bashkekohore shqiptare botue ne tetor 2004 (e dyta mbas “Antologjise se prozes bashkekohore shqiptare”, botue ne maj 2004 nga revista “ars”, perpilue prej Irhan Jubices), i cili te shenimi i vet ne fund t’antologjise, qe asht pergatite prej Shpetim Kelmendit, thote se “Kriteret e perzgjedhjes jane bere me seriozitet duke u nis vetem nga vlerat e teksteve dhe jo preferenca per autoret apo vepra te vecanta. Nje botim i ketij lloji gjithmone i mundeson gabimet… Kjo antologji eshte jashte konceptit klanor dhe eshte gjitheperfshirese. Botuesi i saj i kerkon ndjese te gjithe atyre qe jane “harruar” dhe kane mbetur jashte kesaj permbledhjeje…”

Me duhet me thane se kam qene i pranishem ne promovimin e kesaj antologjie. U cova me ike kur ky botues tha se “po te flasim me gjuhen e futbollit keta autore jane njembedhjeteshi i pare i ekipit kombtar”, sepse kjo tregon se si e shohin letersine keta botues futbollista (e mbani mend I. Karabushin permende ma pare n’“ars”?). Sa i perket shenimit, kriteret nuk bahen, por percaktohen ose perdoren, e Tafaj s’e din as se “nis” asht gabim e duhet “nisur”. Si u niska vetem nga vlerat e teksteve dhe u mundesokan gabimet? Perderisa botuesi asht nise prej kriteresh vlerash estetike, si asht e mundun qe thote se antologjia asht jashte konceptit klanor dhe aq ma teper gjitheperfshimese? Kurse xhevahiri asht se botuesi i kerkon ndjese atyne qe “jane “harruar” dhe kane mbetur jashte”: pse duhet m’i kerkue ndjese dikujt qe s’ka vlera? Pse duhet me e fute mes thonjzash fjalen “harruar”, apo me tregue se i kemi lane me deshire jashte disa autore, ua kemi “fute”?

S’asht e cuditshme qe kjo antologji, e cila ma s’paku asht nji abuzim flagrant sa i perket volumit tue pase munde m’u ba me gjysen e faqeve e normalisht edhe me gjysen e cmimit [po kush pyet per keto gjana per sa kohe qe rrofshin tenderat], del e tille perderisa “mbledhesi dhe pergatitesi per botim” s’i ka ba balle tundimit me e perfshi n’antologjine e vet edhe nji kulturolog (qe krejt-krejt ka shkrue tre-kater tregime) i cili e ka quejte “mizus ere mutis, rrote karakurve, [qe niset] si ...idhi ne dasem, teveqel” (TemA, 20-21 korrik 2003). A thue ka gjete pergjigje ky kulturologu qe atbote pat shtrue pyetjen: “Kush te fshihet pas pseudonimit Shpetim Kelmendi, kur asnje shkrimtar me emer te tille nuk ekziston?”Por per ma gjate ne kete ceshtje, ma vone...

S’duhet me qene as si tipi i Fatmir Tocit qe, mbasi ja terhoqen veshin per deklaratat jo fort te mecme karshi Kosoves dhe letersise e gjuhes se saj, tashti i ka zbulue autoret kosovare dhe po i boton me te madhe tue tregue se sa i dhemb zemra per bashkatdhetaret matane kufinit, qe gjithsesi nuk se s’po ja ndreqin do tregtina fort te leverdisshme.

AvangardalinistAt po i lame rehat kete numer se ia kemi shpeshtue aq shume frymen sa po i mbushet me pshtyme dhe detyrohen me e hedhe sa andej-kendej e munden me ndote ndonji shef te tynin e hajde banu ma avangardist.



Gegnishtja dhe mendimi ndryshe, gjuhe fakultative ne gjimnaze



Morem vesh me shum knaqsi se mbasi greket te na e ndreqin historine tone, e cila asht e atille sa helmon marrdhaniet te shkelqyeme dypalshe me perfitime te njianshme dhe ka ende ide per Shqipnine e Madhe, greqishtja ka me u fute ne gjimnaze si gjuhe fakultative. Kjo asht nji ide e shkelqyeme, qe shyqyr zotit, ka me mundesue qe geget me kerkue futjen e gegnishtes si gjuhe te huej, fakultative gjithmone, e po ashtu duhet me kerkue futjen e gjuhes “Mendim ndryshe”.

Ne nga “ars”-i marrim persiper me furnizue sistemin arsimor shqiptar me lande te pare dhe arsimtare per keto lande, sidomos per “Mendimin ndryshe”. Ndryshe nga ndonji mesimdhanes i “Luigj Gurakuqit” qe ka frike m’e ekspozue brezin e ri te studenteve ndaj dukurive te sotme letrare e jashteletrare sepse asht brez qe s’lexon dhe don me e ruejte, ne mendojme se duhet m’e fillue qysh nga klasat e fillores pastrimin e ndergjegjes te nxanseve shqiptare me kete lande dhe me vijue pastrimin e brezave tashma te pisllekizuem, perfshi te rritunit neper shkolla nate. P.sh., s’kishte me pase ma knaqsi te madhe per ne m’i dhane mesim Ismail Kadarese, Visar Zhitit, Shaban Sinanit, Mehmet Krajes, Ali Podrimjes, Fatmir Tocit, Bujar Hudhrit, Sadik Bejkos, Edmond Tupjes, Tonin Cobanit e shum te tjerve qe u kerkojme falje per harresen; dhe me ua fillue mesimin keshtu: “Cila asht fjala qe shkruhet ndryshe dhe shqiptohet ndryshe?”…



Nji risi ne letrat shqipe



Te editoriali i fundit i “ars”-it thuhet se ky botim s’asht ma nji reviste me te cilen dikush mundet me konkurue, por asht nji reviste qe konkuron veten. Tue lane anash modestine ose friken se po na quejne mendjemdhaj, tue krahasue punen tone dhe te bashkpuntorve tone me botimet alternative, tue paramendue gjasat per ardhmenine e rrugtimit tone, duhet me ua ba te qarte te tanve ne Shqiptari (me shkrimtare te mocem e avangardalinistA t’ri) se po i shohim prej naltsive te cilat ata s’munden m’i kape kurre dhe me ua nise nji sfide qe, po munden, m’u perpjeke me na kape.

Kjo le t’jete edhe nji pergzim per tane bashkpuntoret e “ars”-it, te cilet kane ba te mundun qe ky botim te jete NUMRI NJI ne letrat shqipe. Ju lumshin duert e mendja! Ju falenderojme sepse pa punen tuej, pa lodhjen e vizionin tuej, ne kishim me qene te manget, kurse te tane bashke tash fillojme me qene gjithnji e ma te forte, s’bashku me lexuesin, i cili duhet m’e kuptue se cmimi me qene nr. 1 nuk asht i shtrejte…

Ardian Marashi shprehet te “ars”-i nr. 31 se “…Per t’i sjelle dicka te vlefshme shoqerise duhet guxuar. Duhet tejkaluar modeli qe vete shoqeria priret ta imponoje me force. Duhen shkelur shtigje te reja. Doemos. Se po te ecnim gjithmone vec ne gjurmet e babes, do te mberrinim ne buzembremje ne te njejten shpelle prej nga majmuni i pare u cua ne dy kembe…”

E tash qe ne s’kemi heshte por kemi guxue e kemi shkele shtigje te reja, duhet me thane se s’ka nevoje m’u diskutue pika e dyte e manifestit, e as pikat e tjera. Manifesti jemi ne!!!



“ars” 33, dhetor 2004
23 gushti 2003: 155 vjetori i gazetaris shqiptare

Fillimet e shtypit shqiptar deri m 1900

23 gusht 1848 - Jeronim De Rada boton "L'Albanese d'Italia" (Shqiptari i Italis) n Napoli t Italis. Gazeta e par q njihet zyrtarisht e shqiptarve. U botuan 27 numra, n italisht, deri m 1849, afro 3 numra n muaj ku u trajtuan kryesisht probleme t arbreshve t Italis.

1 janar 1860 - Anastas Byku boton "Pellazgu" n Lamia t Greqis, e prjavshme politike e shoqrore. U botua pr dy vjet.

2 gusht 1871 - Vilajeti i Kosovs boton "Prizren" n Prizren. E para gazet n trojet etnike, porse n gjuh t huaj, turqisht dhe serbisht, dhe q vijoi deri m 1874. E pason "Kosova" e Prishtins, 1877 - 1888), edhe kjo n turqisht dhe serbisht.

24 qershor 1879 - Hysen Pasha boton "Ishkodra", gazetn e par n gjuhn shqipe t botuar n trojet etnike n Shkodr. Filloi si organ i Vilajetit t Shkodrs, por me themelimin e degs s Shkodrs s Lidhjes s Prizrenit, do t vihej krejtsisht n shrbim t Lidhjes, me prirje thellsisht kombtare. Ishte javore dhe u botua rregullisht pr 24 vjet.

29 shtator 1879 - Anastas Kullurioti boton "Zri i Shqipris" n Athin t Greqis, e prjavshme politike, shoqrore e kulturore q vijoi pr 40 numra deri m 1880, n gjuhn greke dhe pjesrisht n shqip.

20 korrik 1883 - Jeronim De Rada rikthehet n sken duke botuar "La Bandiera dell' Albania" (Fiamuri Arbrit), e prmuajshme politike, shoqrore, kulturore dhe letrare. U botua n Kozenc t Italis n shqip dhe italisht, me 32 numra deri m 15 nntor 1887.

10 gusht 1884 - Shoqria e Stambollit boton t prmuajshmen "Drita", e prmuajshme kulturore, letrare e arsimore, drejtuar nga Pandeli Sotiri. "Shoqria e Stambollit" thirrej shkurt "Shoqria e t shtypurit t grmave shqip" e drejtuar nga Sami Frashri dhe me pjesmarrjen e Abdyl Frashrit, Pashko Vass, Koto Hoxhit, Zija Prishtins, Hasan Tahsinit, etj. U hartua nj alfabet i unifikuar, i cili u prdor n botime deri n Kongresin e Manastirit. U botuan vetm 4 numra, sepse iu ndrrua emri n "Dituria" dhe vijoi edhe pr 12 numra deri m 1885.

7 gusht 1888 - Nikolla Naco boton "Shqiptari" n Bukuresht t Rumanis, e prjavshme n shqip, rumanisht dhe frngjisht. Kishte 4 faqe, dhe vijoi botimin deri m 1903.

1891 - Kolegji i Jezuitve i Shkodrs boton "Elija i zemers s'Jezu Krishtit" pr 22 vjet me rradh, gazeta dhe mandej revista m jetgjat shqiptare deri m 1944. Drejtori i par i saj ishta Jak Jungu, dhe n t kontribuan mjaft personalitete katolike dhe jo katolike t Shkodrs dhe Shqipris.

1 gusht 1896 - Kongresi I Gjuhsor i Karilianos s Kalabris, nn drejtimin e J. De Rads, boton "Illi i arbreshvet", revist e prmuajshme kulturore, letrare e shoqrore. U botua n italisht dhe pjesrisht n arbrisht, duke nxjerr gjithsejt 4 numra deri m 1897.

Janar 1897 - Anselmo Lorekio boton "Kombi shqiptar" n Itali. Ishte e prdyjavshme dhe shkonte nga 4 deri n 16 faqe, dhe ishte gazeta m jetgjat e arbreshve t Italis, 28 vjet zgjati botimi i saj.

25 mars 1897 - Faik Konica boton "Albania" n Bruksel t Belgjiks, q vazhdoi pr 12 vjet. Kishte 12, 32, 48 dhe deri 64 faqe kur kishte mjetet e duhura financiare. Ishte e prmuajshme politike, kulturore dhe letrare. N Bruksel u botua deri m 1903 dhe me nj periodicitet t rregullt, por me vajtjen e Konics n Londr botimi vijoi rregullisht.

10 maj 1897 - Komiteti i Shqiptarve t Rumanis boton t prjavshmen "Shqipria" n Bukuresht t Rumanis deri n qershor 1899.

N gazetarin shqiptare, ku Shkodra z nj vend nderi, mjaft personalitete gjetn nj terren pjellor n kt qytet pr t botuar gazeta dhe revista t ndryshme. Ndoc Nikaj, q njihet edhe si nj nga romanciert ton t par, botoi 4 gazeta, duke u br nj nga emrat m t njohur t gazetaris shqiptare t kohs. Kshtu n gazetarin e Shkodrs hasim si botues e gazetar Hil Mosin, Gjergj Fishtn, Mustafa Qullin, Nikoll Ivanajn, Sali Nivicn, Kristo Floqin, Karl Gurakuqin, Lazr Shantojn, Mirash Ivanajn, Harapin, Prennushin, Rrotn, Myzafer Pipn, etj.

nntor1920 - Marka Pllana boton n Shkodr "Grueja shqyptare", t parn gazet pr vajza dhe gra e cila jetoi dy vjet. Kjo gazet mujore botohej nga Komiteti "Grueja shqyptare" me qendr n Shkodr dhe doln 9 numra rregullisht. U mbyll n fund t vitit 1921.

19 nntor 1913 - Botohet e pavarura "Taraboshi", gazeta e par e prditshme, pr rreth 3 vjet gjithsejt. N t u shkruajt n gjuhn shqipe dhe at italiane. Doln gjithsejt 283 numra, i fundit m 1921. Ky botim kishte varsisht 2 dhe 4 faqe dhe ishte i karakterit informativ. U drejtua nga T. Tocci dhe gazeta u pozicionua si politike dhe shoqrore, n nj koh q pr 5 vjet gazeta e ndrpreu botimin, duke vazhduar pas ndrprerjes.

"Elija i zemers s'Jezu Krishtit" pr 22 vjet me rradh gazet e mandej revist, m jetgjata deri m 1944.

Shumica e gazetave e revistave t Shkodrs botohej jo vetm n shqip, por edhe n disa gjuh t huaja. Rekordin duket se e ka mbajtur "Hylli i Drits" (1913) me shqip, italisht, frngjisht, gjermanisht dhe latinisht.

N vitin 1944 n Shkodr botoheshin rregullisht rreth 40 gazeta, revista, buletine, etj.

Gazetaria shqiptare ka folur n gjuh t ndryshme, prve shqipes botimet kan qen n turqisht, italisht, gjermanisht, frngjisht, latinisht, serbisht, greqisht, rumanisht, bullgarisht.

Diskursi tymc i nji shkrimtari pa t’ardhme


- Ose me i kerkue te falun Shkodres pse hyn ne goje te padenja -


Kohet e fundit, ne letrat shqipe ndodhi nji dukuni e hatashme, e pabesueshme, fantastike. Mehmet Kraja shkaperceu gardhin e katundit te vet dhe doli para shqiptareve me shkrimin “Diskursi anti-Kadare”, botue tek e perditshmja Tema e Tiranes me 12 shkurt, ku guxon me paturpesine ma te madhe me perfole Shkodren, gegnishten dhe ate cka ai e quen “i ashtuquajturi qark kulturor i Shkodres”. “Katundi” i M. Krajes asht nji shtojce e te perditshmes “Koha Ditore” te Prishtines, dhe prej aty ai percakton kishe-standarde letrare per ata qe e lexojne dhe ku ai rreket me thane se din dicka. I betonosun ne drejtim te kesaj shtojce per qellime qe nuk dihen por mund te kuptohen, ai vetem standarde nuk mundet me percaktue sepse ne vetvete nuk ka asnji standard. M. Kraja, tue harrue se dikur Shkodren e ka pase kojshi ngaqe prejardhjen e ka nga malesite e Krajes ne Mal te Zi, tue harrue se cka perban Shkodra, duket sikur ka marre nji komande “gjumashesh” (sleepers), qe jane celulat ose njerzit qe e kane nji mision te caktuem dhe qe rrine si kamaleoni, ne qetesi, por me ta marre komanden aktivizohen per ta krye at’ mision. Per arsye se s’ka cajre pa e krye misionin, ai nuk kujdeset me i mshehe gjurmet, por e permbys tryezen me rrapellime te madhe tue i thye tana enet e tue ba nji zhurme qe shkaktohet nga cmira dhe shpirti i zi. Po cilat jane idete qe shpreh M. Kraja ne shkrim? E para, i paska ba pershtypje pse shkrimi qenka perkthye ne gegnisht. Ky asht vete gege, dhe i qenkan vra syte, gja qe deshmon se asht kunder identitetit te vet dhe te njerzve te vet. Ky e mban veten per shkrimtar, por qenka kunder perdorimit te gegnishtes, nji gja shum e ulet dhe joprofesionale per nji njeri te letrave. Sa keq per kete “gjumash”! Sa keq qe iu paska bjerre kaq shum shtylla kurrizore, sa keq qe pahtesohet kunder trashegimise kombtare shqiptare ne menyre kaq te drejtperdrejte! Sa turp ky deklarim i tij, i nji shkrimtari qe ka shkrue me gjuhen e Buzukut. Sepse ndoshta lexuesit nuk e dine qe M. Kraja ne nji nga librat e tij perdor gjuhen e Buzukut, ate gjuhe qe po “bdarete…”, lexuesit nuk e dine se autori i ketij shkrimi – dhe njikohesisht perkthyesi i shkrimit per te cilin reagon M. Kraja – i ka botue pjese nga ai liber tek revista e vet Orana. Por komanda per M. Krajen ka qene e pakundershtueshme… Ideja ma e mbrapshte qe me ka tmerrue prej peshes se te keqes qe mbart asht terrori psikologjik qe po don ai me shkaktue ne Kosove tue e lidhe ceshtjen ne fjale me fondamentalizmin islamik. Tue thane qe paska gjete nji fotografi te Stephen Schwartz-t tue u fale para vorrit t’Alija Izetbegoviqit (i mjeri M. Kraja, nuk e din se S. S. asht musliman…) dhe tue thane qe sulmet e gjasshme ndaj nji shkrimtari perfshihen ne fondamentalizmin islamik ky njeri i ban nji shantazh te mirfillte vetdijes kritike te Kosoves, aftesise per me debatue dhe per fjale te lire te Kosoves. E shpetimi i vetem i M. Krajes nga ngritja e nji padie gjyqesore per nxitje urrejtjeje, qe mund ta nise i prekuni drejtperdrejt, mundet me qene vec fakti se nuk asht qytetar i nji shteti te pavarun, por i UNMIK-ut. Asht UNMIKas. Ideja tjeter asht qe paska nji fushate t’orkestrueme shqiptaro-nderkombtare kunder nji shkrimtari shqiptar, pjese e se ciles paska qene i ndjeri Arshi Pipa dhe tashti “pasardhesit” e tij, dhe tiparet e kesaj fushate qenkan sadomazohizmi dhe provincializmi. Ketu del ne pah qarte mendesia totalitariste e diskursit tymc te Mehmet Krajes, i cili si intelektual, si shkrimtar, si njeri i ditunise, duhet me qene pro debatit dhe fjales se lire. Por ai nuk asht per keto, ai krijon prej hini komplote e gracka me mistere e cudina dhe shfaqet cullak ne pafuqine e tij per ta mbeshtete me argumenta tezen e vet. Ka guximin ta pergojoje edhe Pipen, nji personalitet me vite drite larg vete M. Krajes, i cili sikur edhe shekuj me jetue s’mund t’i afrohet as tek nyja e kambes kesaj figure madhore, dhe tue perzie fjalen “provincializem” ne ceshtje te debatit dhe fjales se lire rrezikon t’i kthehet mbrapsht ajo fjale dhe t’i bjere ftyres. Mbrapshtija e M. Krajes arrin kulmin kur permend “te ashtuquajturin qark kulturor i Shkodres”. Si ka guxim ky njeri me e fute Shkodren ne gojen e vet? A ka ndonji pengese morale, njerzore, etike, ose qofte edhe letrare e kulturore? A thue nuk i kane kallxue tek shpija e vet ne katund sa ka qene i ri dhe i pashkolluem se kush asht dhe cka asht Shkodra? A thue kur ka shkue me u shkollue ne nji nahije ma te madhe si Prishtina nuk i kane mesue se cka perfaqeson dhe cka mban mbi shpine Shkodra? A thue nuk i ka nxjerre perfundimet gjate pervojes se vet se Shkodra ka qene, asht dhe ka me qene gjithmone pjellore, nismetare, bartese, e fuqishme, kryenalte, e rrebte dhe e vyeshme n’art, kulture dhe ne shum fusha te tjera? Kaq pak paska mesue ky njeri nga familja, nga shkolla dhe nga jeta? Cka po flas bre? Si nuk i din keto M. Kraja, i din, i din mire fort! Por e keqja asht tek komanda qe ja ka prishe gjumin. Per kete arsye ai nuk duhet me e pranue se ky qark kulturor i Shkodres qe vec sa po konturohet i fuqishem dhe ndikues ka me u zhvillue dhe ka me i marre zhag te tjeret drejt nji perparimi te ndritshem lirie e dinjiteti. Ai nuk mundet me e shprehe dhe me e shkrue qe qarku kulturor i Shkodres nuk rrezohet perdhe vec pse M. Kraja shkroi disa percartje te mbas-gjumit i urdhnuem me justifikue besimin qe asht investue tek ai. Asht shum i kompleksuem per t’u marre me argumentat e ketij qarku, asht shum i vogel per t’u barabite me te dhe me secilin nga ata, prandaj ka me ndejte tek ai “katundth” i vogel qe ja kane caktue me rrnue deri sa te desin. Tue hanger buke me turp…



botue te "Koha Jone", Shqipni



Truprojat letrare t’Ismail Kadarese ne zbor te perhershem



Viti 2006 asht shpalle “viti i Kadarese” prej shtetit shqiptar, por mendoj se, meqe jemi ende pa u mbylle mueji shkurt, pra, kemi kohe, ky vit te shpallet “viti i Kadarese, tribuse se tij ne tane trojet etnike, dhe ne vecanti i truprojave te tij letrare si Mehmet Kraja, Sadik Bejko, Ylber Memia, Beqe Cufaj, Agron Alibali e me radhe, si dhe i zborit estetik”. Edhe pse asht pak i gjate si emertim, mendoj se nuk ka dert mbasi tipat si te naltpermendunit jane ne gjendje vetsakrifikimi te perhershem (lexo: zbor patriotik kadareistik) tue vuejte per problemin madhor kombtar sic asht me e cu ne qiell furnitorin e tyne te mirqenies tokesore edhe kur ka re te zeza. Tipari karakteristik i ketyne truprojave asht se sillen si ne nji stervitje me spektatore, te cilet e dine fort mire se objekti i mbrojtjes se tyne asht i sigurte e prandaj i shohin si marioneta qe thjesht luejne rolin. Bajne medemek. Luejne “mini, mini, cka po ban?”. Nuk mundesh mos me u habite per zellin e madh, te terbimshem, te llahtarshem, per me e ruejte objektin e vet me xhelozi si femija qe ruen nji akullore per te cilen ka nji jave qe ka andrrue me ja ble baba. Per ta zbori asht i detyrueshem, i patjetersueshem, bile bile kane fillue me gjete edhe knaqsi ne te. Kjo po theksohet se pami tek Mehmet Kraja, te cilit iu paskan duke pak gjanat qe ia kane thane kohet e fundit disa njerz qe nuk i shohin gjanat si ai dhe tashti iu fut tek e perditshmja Tema e Tiranes para do ditesh percartjeve logjikisht te dobeta, gjuhesisht te zbehta dhe stilistikisht te paqarta ne nji shkrim ku tashti i sulet mbi shpine vetem Stephen Schwartz-it; tue e harrue Shkodren se me sa duket paska pase dobi kritika jone dhe tue e permende vec turbullt fondamentalizmin islamik, bile tue u terheqe sepse e ka kuptue peshen e zullumit ku te con ajo ide. Fatkeqesisht, M. Kraja mendon qe ka ekskluzivitetin e dijes, te te shprehunit, te zborit dhe t’idhujtarise; kujton se ka dhunti te shqueme ironie, sarkazme e shpotie aq sa me ta kape lapsin njerezia kane me mbete me goje hape para mrekullinave te tij dhe kane me i shku mbrapa si grigje e bindun ndersa ai si bari i qete, largpames e fisnik, ka me vu drejtesine ne bote. Ka me vu rend! E rendi, per M. Krajen, don me thane ma s’pari me e pase nji mundesi me ba zbor. Pa zbor jeta asht e merzitshme. Pa pase dike qe t’urdhnon ne zbor, pra te ban me shijue ambelsine e idhte t’urdhnit pa te drejte shmangieje, jeta per te s’ka kuptim. E drejta e njeriut qe don guidance me u cu ne zbor me detyrim e percaktim asht e shenjte. Pa e ba zborin s’ka me pi makiato tue ba llogje tane diten e lume per gjana kotnasikot. Pa e ba zborin s’mundesh me e pase permbushjen shpirtnore qe ta sjell kotesia njerzore kur e ke arrite nji fare statusi. Pa e ba zborin s’mundesh me e pase t’ardhmen te sigurt, te shkelqyeshme dhe, c’asht ma e randesishmja, te clirueme nga do krijesa psikopate qe ta prishin rehatine e ti vec me nji levizje gishti i fshin nga gaqja e dheut. Pra, ma shkurt e trup, M. Kraja s’po mbron as vlera kombtare shqiptare, s’po mbron as personalitetin a dinjitetin e cenuem te vetin, por thjesht po ban zborin e radhes per Ismail Kadarene, si tane ata qe duen me u ba dikush ne letrat shqipe. Sepse, per ata qe s’e dine, nese don me ece para ne fushen e letrave te zbukurueme shqiptare, ke vec nji pagese me ba, ose nji dere me gercite: me lavdue te pakten nji here IK-un dhe mos me e kritikue ate publikisht (vetem privatisht, para njerzve te besuem). Sa i perket replikes me Schwartz-in, nuk ia vlen me dale ne mbrojtje te tij sepse M. Kraja nuk po ia del me u rendite si polemist, nuk po mundet me ba shkrime te godituna drejtperdrejt antologjike ose te permenden si te qellueme, por po shfaqet si ksenofob patologjik i llojit te vecante, si njeri i kompleksuem ne skaj qe edhe pse ne moshe te thyeme tmerrohet pse s’i merren parasysh tezat e veta publike. Qe me iu nenshtrue ketij lloji, duhet qe: 1. Me qene i huej dhe me qene i ftohte ndaj masazheve universale perbotshmenisht tronditese te shkrimtarit ma te madh shqiptar te para e mbas eres se re, shefit te M. Krajes, IK-ut; 2. Me qene me mendje te pamvarun estetikisht, me dite me dallue cka asht e mire dhe e keqe, e bukur dhe e shemtueme, kategori estetike qe arti nuk i perzien me shefa dhe zborista; 3. Mos me pase as edhe nji te drejte me dashte dike si Shkodra ose geget sepse perndryshe realisht prish balancat gjeostrategjike botnore dhe rrezikon paqen ne bote. Paqendrueshmenite e pergjigjes se M. Krajes ndaj Schwartz-it jane disa sepse ai asht selektiv ne nji kahje te keqe: merr prej shkrimit t’atij me te cilin replikon gjana jashte kontekstit ose i perdor ne nji kontekst te gabuem qellimisht. Ne fillim ai len jashte citimit te titullit origjinal emnin e Kadarese, sepse tek Tema, ku u botue ai artikull, titulli e perfshin edhe Kadarene. Ai shpall dy motive per me iu pergjigje Schwartz-it, por ato s’jane motive, jane kriteret qe perdor ai per klasifikimin e te huejve. Tue perdore vec dy masa, ai ushqen respekt per te huejt qe kane ndihmue shqiptaret nderkohe qe nuk ushqen respekt per te huejt qe “i bejne edhe me rremuje” punet tona. Me pak fjale, kuti i M. Krajes u dashka perdore si percaktues i vlersimit te te huejve nga shqiptaret, sepse paska pervoje te gjane ne keto pune. E pse jo, perfundimi i tij asht qe “ky fare Schwartz-i” “eshte nje ekzemplar i vecante ne kete kuader te shemtuar”. Mbaje Schwartz, e hangre, te piu e zeza, u ngule, t’u hap dosja, ta hodhen, te mori lumi: Mehmet Kraja ta vuni etiketen! Ishte nji pamje e re e Mehmet Krajes qe na u shfaq: M. Kraja qesharak qe s’ka lidhje me kritiken letrare. Tue e padite Schwartz-in qe “e mohon Kadarene dhe vepren e tij pa asnje argument letrar”, ai shfaqet si injorant i fushes se kritikes letrare. Shprehjet qe perdor Schwartz-i ne shkrimin e vet jane: “nji atmosfere rastesore kercnimi e pezullsie, si dhe grimcave te romancave”, “rendi tjeter i rrefimeve kadarejane asht politik”, “shkeputja stilistike”, “pershkrimet”, “nuk shquhet ne pershkrim”, “referenca”, “natyra e tyne limonate”, “thurja e tyne e dobet”, “ne nji toke te perfytyrueme quejte ma mire “Kadaria””, “fabula zbavitese, te thjeshta, shum te mira per me i lexue ne plazh”, “tema te hapta politike”, “stili i tij i papercaktuem dhe me shabllone”, “roman clef”, “eponimisht”, “trillim”, “intriges”, “hamendesime”, “rrefimi i Pasardhesit mbi rastin Shehu asht jeteshkurte, tue mbarue ne corodi. Futen kotnasikot shprehje ne hungarisht dhe mongolisht, me gjase me e randue ndjesine e cudise. “kaptina e fundit”, “monolog”, “e len “misterin” te pazgjidhun”, “analize ngjarjesh (backstory)”, “vertet i trilluem ne shtrembnimin e tij te qellimshem te fakteve”, “medites letrar komunist”, “qe “perkthen” prej dores se dyte”, “referencat dhe ngjyresat te pranishme ne nji idiome te huej”. A nuk gjeni asgja kritike e teorike ne keto shprehje, z. M. Kraja? Qe M. Kraja s’paska lidhje me kritiken letrare, kjo po merret vesh. Se pse i hyn llugave ne fusha ku s’din, kjo te len shum per te dyshue e deshirue. Dhe, a e dini si i lan duert ai prej diskutimit te temave te rrafshit kritik e teorik? Tue thane se “sa i perket argumenteve letrare, nderkaq, une nuk e quaj te nevojshme qe keto ceshtje t’i diskutoj me kete Schwartz-in, ose me dike te ngjashem me te, sepse jane pune teper te holla, qe ata t’i marrin vesh”. Urrrrraaa! “Ky Schwartz-i” nuk asht i holle. Te ngjashmit me te “nuk jane te holle”. Vetem M. Kraja asht “i holle” dhe din. Ne kete pike, po ja perplasi ftyres nji doreze sfide M. Krajes: hajde provoje me Blendi Krajen, z. Mehmet Kraja, se sa i holle je ne fushe te kritikes e teorise letrare! Po te ftoj publikisht, eja t’i analizojme publikisht veprat e Ismail Kadarese (une po t’i hedh poshte estetikisht, ti mbroji), atij per te cilin ti thue se akuzohet vec per fakte jashteletrare, pra politike. Po te sfidoj tue te thane publikisht se Ismail Kadareja ka shum pak vepra per t’iu marre ne konsiderate, po te sfidoj tue te thane publikisht se jam ma i zoti se ti ne fushe te kritikes e teorise letrare dhe ti nuk ke lidhje me ato sfera. Nese e pranon sfiden, jam i gatshem kur te duesh e ku te duesh. Sigurisht, mundesh me zgjedhe me u mshehe, mundesh mos me me marre parasysh, me i fute veshet ne lesh, por a je i sigurte se kjo asht vlere e nji intelektuali, e nji fushe letrare, e nji estetike? Mund t’ia fillojme qysh tashti. Ne paranteze, po te them se Ismail Kadareja ne tekstet shkollore shqiptare quhet nji nga poetet ma te mire shqiptare. Une po te them se z. IK nuk asht poet, nuk ka lidhje me poezine, poezite e tij s’kane sjelle asgja te re ne poezine shqipe dhe nuk kane me u mbajte mend pervec se si poezi plejbojsh qe ndiejne mall para qelqeve te kafeneve per Tatjankat, Natashat e Ljudmillat. Bani detyrat e shpise per kete teme, e mbasi ta zhdavarisim kete ceshtje, mund te kalojme tek proza e tij. Mendimi im asht qe M. Kraja, si adhurues i Ismail Kadarese, vepres se tij, vlerave te tij te perbotshme njerzore e letrare, si dishepull i tij besnik, vetmohues dhe i bindun, duhet t’ia bajne kete sherbim ketij shkrimtari (pervec zborit): ta mbroje edhe ne fushen letrare pervec se n’ate te politikes, te te shkuemes, disidences etj. Aksionet e tij mandej kane me shkue ne qiell si kritik i shquem, ndersa vlerat e IK-ut do te perjetojne nji forcim e qendrueshmeni ma te madhe sepse po i perballojne “rrebeshet dhe tufanet e kohnave”. Nese M. Kraja s’ka me pranue t’i hyjme nji dueli letrar, kritik, per Ismail Kadarene, edhe pse e simpatizoj tej mase Mbretnine Shqiptare t’Ahmet Zogut si dhe trashegimtaret e tij, jam i detyruem me e marre nji kthese te tejskajshme dhe me e pranue idene e shprehun nga Hans-Joachim Lanksch: “Shqipnia me u b mbretn dhe Ismail Halit Kadare monarku i saj! Dhe te gjithe kemi me mbajte mbi kryet tona me krenari kapele me shkronjat e ndrituna si xixellonja te arta I.K.!” Eh, keto ishin pra krajatat e Krajes…



Blendi Kraja



Ngallmim futurist


Ose rrefimi per plakun e mire dhe metropolin



Keshilla e katert



Shty Prej Pasionit te Pergjithmonshem, te Pandryshuem, fytPervlues e djegagjoks m’i ba gjanat e mos me ndejte kambeoduerkryqi hyna n’ATdheun AME si me hy ne nji shkretine jeshile. Kudo jeshil e fryme paK. Absurditet si togfjaleshi i ATdheut me AMEn. Me nji parabole mendoj se ATi me AMEn jane te ndame e me duket sikur kam shkue me jetue per do kohe te baba. Nsa per grate thuhet n’gjini, une i bjen me qene n’babni.

Gjithsesi, meqe kam ece me mija kilometra male e besa edhe kohe, m’lejohen disa keshilla fluturimthi per ata qe duen me ece, me vrapue, me fluturue ose me shperthye tejpertej:

1. Kurre mos hyn ne male i deshperuem se mali te han;

2. Kthesat merri me turr t’kujdesshem se ose ka me t’ike koha ose ka me t’hanger koha;

3. Po s’pate njeri me vete n’udhetim e je i vetmuem, mendo per dike, asht ma mire me qene i shoqnuem kur bahet fjale per male e per kohe.

T’i thashe keto sepse ne nji udhetim dy gjana kane me t’u shfaqe: blerimi e shkretimi. E para ka me nise me te ftue me fillue me mendue me vendose m’u ule me pushue tue mrizue m’e shijue vendin tand, kurse e dyta ka me t’i pre forcat e me t’i erre syte prej dhimbjes. Mos u merzit, se kjo i ndodh gjithkujt qe i ka ATin e AMEn te ndame. Ajo qe ke me ba asht m’i ndjeke kater rregullat qe t’i permenda ma nalt. E tash pyetja e pare qe te jepet me ma ba asht se cila ishte keshilla e katert qe s’duket kerkund?

I dashtun, ajo asht mbrenda teje edhe e din vetem ti…



Qyteti K.



Qyteti K. asht kontakti im i pare me AMEn dhe paraqitet si paradoksi qe shoqnon absurditetin e fillimit. AMA duhet m’i pase dy cica te medhaja ku qyteti K. duhet m’e vu gojen e vet t’vogel me thithe tamel. Por, ndodh e kunderta: ama, me cicat e medhaja jashte i thith ketij qyteti ujin e dritat dhe e len ne terr e ne zhurme gjeneratoresh. Si krejt veriun. Due shume, as sa shume due me mendue se geget nuk jane budalle po s’mundem.

Me kujtohet nji film qe kam pa ne TV K. para tre vjetesh: heroi sovjetik i vret krejt amerikanet dhe i plagosun per vdekje cohet e ia shpraz karikatorin e fundit amerikanit te fundit deri ne plumbin e fundit para se m’i ardhe fundi atij vete, filmit se dyti e se treti bindjes sime se ne shqiptaret jemi popell i anshem kah amerikanet (TV K. po mundohet me drejtpeshue krejt cak norrisat).

Por ani! Si gjithhere i sulem maleve e greminave qe qeveria demonkratike i sheh ose kur ban gjume te keq naten, ose kur i duhen votat.

Fundi i Fundit, Malesoret e ketyne Maleve Malore jane qytetare te Dores se Trete dhe duhet me punue shume derisa te shkojne ne metropol, ku mbasi t’u rrjedhe djersa per lug te shpines (ne Shkoder i thone ndryshe asaj qe vjen mbas lugut) ka gjasa m’u (de)gradue ne qytetare te Dores se Dyte.

Dora e Pare asht kompetence e rezervueme.

Kajhere ndodh qe kojshite e qytetit K. qeveria i con “jashte shtetit” si talente te padiskutueshme e te padamcueme per specializim (ose arealsocializim). Krejt fisi i tyne lumtunohet se tash ka me pase ku me fjete kur te shkojne ne metropol. Kane m’u mbledhe krenare m’e pa ne televizor se si me trimni, drejtesi e mendje te kthjellet ban kuvend me burrat e metropolit. E kujtojne tek lodronte neper zabele kurse tash asht ba elitar. O bo tironc.



Tironci, specie ne shumezim e siper



Nese ju kujtohen ato cicat e medhaja qe po i pemend vec sa me ju cue nervat, tipari kryesor i tironcit ne keto kohe hero-ekonomike asht m’u struke nen hijen e tyne (cicave, pra!) e m’i thithe fort se ka per te tane (tironcit). Ai qe i thith ma fort asht ma metropolitani. Tamli i metropolit asht ba si Kisha e Lacit: nse don m’u sherue prej impotences artistike, n’se don me (ta) shti emnin nk’analet (ulluqet, hendeqet) shqiptare duhet me shkue n’metropol.

Tipari i dyte i tironcit del si veti, duhet me dite me ke me pi kafe e cfare muhabeti perkates me leshue n’tavoline. Per shembull, nese rrin me tironc gjinokastrit, duhet me thane se sapo je trondite prej librit te fundit te smajlit, qe edhe pse s’ja mban mend titullin asht ma i miri (libri, jo titulli) liber botue tek ATI, AMA e fryma e shenjte. Po t’rastisi me ndonji gege budalle duhet me thane se sala asht trim e se me ciklin e fundit te llapa besniku asht poet i madh. Nse rrin me tocin a hudren, te parit shaja tane kosovaret, te dytit shkodranet, dhe e ke sigurue nji jave pushim ne panairin e Ulqinit (ulqinak shkrimtare sa pak!).

Mundet me te ndodhe me ndejte me kanalista. Keta ndahen n’ata qe s’dine e n’ata qe s’duen. Para mustafes duhet me ndejte gojehape sikur po mrekullohesh prej thellesise se mendimeve te tij, fatosit (qe hala asht i bindun se shkolla e pare shqipe asht hape ne Korce) mos i thuej kurrgja se mendon ai edhe per ty dhe lene rehat me cue para demonkracine shqiptare.

Tironci asht unikat, monument kulture qe rritet e mbareshtrohet (mbrapshtohet?) ne metropolin me histori te lashte treqindvjecare dhe me kryetar bashkie te gjate… shume te gjate. Tironci asht qenie krenare qe ka marre mbi shpatulla peshen kombetare shqiptare, bile ka marre persiper edhe strehimin e koncepteve mbi shumicat kombetare jo-shqiptare si greket, podgoricanet, vllahet, magjypet, goranet, maqedonasit e me radhe, qe neve, pakices shqiptare ne shqiptari na e paskan ba historine, kulturen e gjuhen. Po more, (q)ysh(!) jo…

Cdo gja kombetare ndodh ne metropol, kurse ne qytetin K., prej nga hyna une e ne qytete te tjera me ose pa K. nuk ndodh kurrgja asnjihere. Tironci ka nenspecien “goca ekrani” ( prodhim mashkullor) qe si gra-merimanga te shtijne m’u rrenqethe prej xhestikulacioneve impulsive te pakontrollueme shkaktue prej piliherdhjes prej drejtorit n’drejtor (prit kur t’hidhen ne prehen edhe ty si shikues), qe t’i tundin skenderbegat (heroi kombetar-leku) para fytyres si A-ja dhe Zh-ja e moralit dhe qe alfabeti i tyne ka formen e nji goje plake (kane ra shkronjat). Nenspecia tjeter asht nji djalosh me shume varese ari rreth qafes me pak lesh me jake te bardhe mbi xhakete me disi duer te lira prej unazave te shtrenjta me vlefte m’u pajtue te dyqani i bukes m’e marre buken falas per 37 vjet, “tregtar mielli” me pare me dashnore artiste (prodhim Enkeleida)

Metropoli asht edhe inkubator tironcish me cuna e goca ministra e ministresha, drejtora e drejtoresha ekzekutive qe jetojne shume siper nivelit te vorfnise (sondazhet e fundit i nxjerrin shqiptaret ma te vorfnit n’Evgrope, po ne shqiptaret jemi te lume).



Te rrajet



Prej ATIt, tue hy te AMA tue kalue neper qytetin K. per ne me-trAp-ol, kthej te RRAJET e mia, ku shof nji qytet qe e ndjesoj me zemer e jo me sy. S’kam nevoje me pa kend, sepse ndij. Eci me sy mbylle pa u rrezue, i mbylli veshet e ndigjoj krejt zhurmat perreth. Kjo asht forca e rrajeve. Edhe pse jeta perbahet prej nji rrethi, diku asht rrfana, nisja e fundi. E rrfana asht ne kete qytet qofte edhe pa jetue ne te. E s’mundesh me ba kurrgja nse nuk ke themele, nse s’ke rraje.

Te ky qytet jeton nji plak i mire qe don me shkue ne metropol po s’din se si me udhetue. E ka provu me hype ne lokomotiven arsh kur ky nuk i prishte pune kurrkujt, ishte i urte e i bute, nuk e shprishte tangarin, po kur tangarit iu hoq hini e dolen gacat, u terhoq se s’ia mori mendja se tironcit kishin me qene aq meskine sa m’e vu para alternativave ekzistenciale te paperballueshme. Fundi i fundit arshi asht lokomotive qe ose i merr njerezit m’i cue larg, ose i len ne toke me ece ne kambe. Nuk ka rruge te mesme, sepse vete jeta asht udhekryq ku ke m’e marre nji drejtim.

Mandej filloi me perkedhele fiqen taotao (se cka asht fiqa pyet ne trojet heroike shqiptare n’ish-Jugo). Ky taotao asht nji arush njyra-njyra rondokop, as i shkurte e as i gjate, as i gjane e as i holle, Ku Kajhere Ka ndonji gja te mire ne te, por ka Tul per Te Tane (jo vec per TironciT, dhe ku jepen honorare, se lene ma te tjerat, aq sa kushton bileta e arshit). Tul ka, tul, as kilet e marmalates s’ia kalojne. Ate tul filluen m’e hanger edhe dibranet (qe ndreqin shpija) mbasi kishin hanger marmalate, kurse plakut te mire i mbeti thate. Ose me hanger marmalate, ose me hanger tul. Prej ketyne alternativave plaku i mire zgjodhi te treten: m’u puthe jo me milon (jo politikanin se ai s’din), po me llapen…

…qe asht si makinat e para ne filmat bardh e zi - shume buje e pak gja, asht e pavarun edhe pse krejt i ka me miell hua. Asht si lekura e shagrenit ne kah te kundert. Per ata qe s’marrin ere nga shkenca, shagreni vjen prej frengjishtes “chagrin” [disa shqiptare te shqpuem, me shume gjasa gege budalle, e nxjerrin prej gjedhes se shqipes “ca grin”, qe don me thane “ah ca grin sallate mire”] per te cilen disa etimologe thone se asht lekure e ashper me te cilen pastrohen e lustrohen gjanat. Kahu i kundert ka te bajne me faktin se ku lepin llapa s’dalin qimet [versioni modern i thanies se popullit tone heroik e mitik “ku shkel turku nuk mbin bar”] sepse perpjete qimet i ka cue kahere, aq nalt, sa u kane dale krahe e kane fluturu prej tmerrit.

Pra plaku duket se asht ne rruge te mbare me shkue ne metropol. Aty Te Tane Thithin Tamel e Tuten Tamam qe me shkue mire me Te Tane, se aTy ka Tul per Te Tane Tironcit e meTropolit. Askush s’asht ne gjak me kerkend, sepse atje gjaku asht ba uje. Gjak ka vetem kur metropolit i del kush para (prej jashte metropolit) dhe ia thote se cka asht metropoli n’t’vertete. Ia prish rehatine. Nuk i len tironcit me shkue neper pika turistike me ia ba qejfin njeni-tjetrit me brusha te gjana e te medhaja qe botohen menjihere te nesermen si ngjarje te permasave botnore. Pamje perverse e nji trupi pa krye, ose e nji Kryti me Krymba, qe jane Krymba te perKryem se jane Krymba metropoli.

A ka me mbete plaku ne metropol kjo asht ceshtje tjeter. Sepse pavaresisht se atje Te Tane Thithin Tamel, lufta s’ka marre fund ende ku llapa e taotao kane armepushim tash per tash. Ma perpara, ishin shue gjaqet ne malesi por u ndezen ne letersi, aq sa duhej ba nji kanun si ai i Leke Dukagjinit, p.sh. nji artikull lan borxhin e nji artikulli, artikullshkruesi s’ka te drejte me shkrue prape pa prite pergjigjen e gjaksit, kur ka gjak me marre varet artikulli me gjak ne tel te shpia ose redaksia, kur e vret nji artikull duhet m’e kthye gazeten mbare me ftyre kah dielli, ose kur ta kane drejtue nji artikull e ti s’i je pergjigje ende ta japin gazeten nga poshte kambes se s’e ke marre gjakun.

E une s’e due krahinen si metropoli. Jam jashte e anash tij tue qene ma mbrenda tij se tironce e gege budalle. Kam vendose, shty Prej Pasionit te Pergjithmonshem, te Pandryshuem fytPervlues djegagjoks m’i ba gjanat e mos me ndejte kambeduerkryq, me ece, me vrapue, me fluturue e me shperthye tejpertej ATit e AMEs te ndame

KOHA JONE, LETERSIA, SHKENCA LETRARE

Konference letrare

“Ne kuadrin e 45-vjetorit te clirimit te Atdheut dhe fitores se revolucionit popullor, me 13 nentor ne nje nga sallat e Pallatit te Kongreseve, filloi punimet Konferenca Shkencore “Koha jone, letersia, shkenca letrare”, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise…”



Ismail Kadare



Letersia e sotme dhe koha e sotme



Koha e letersise se sotme shqipe, ajo qe zakonisht e quajme letersi e realizmit socialist, perben gati nje te dhjeten e periudhes se letersise se shqiptareve ne pergjithesi, nderkohe qe letersia e Rilindjes ze nje te pesten, kurse ajo e pavaresise nje te njezeten e saj. E beme kete krahasim per te rikujtuar dimensionet fizike te kater periudhave kryesore te letersise sone, cka nuk eshte pa lidhje me dimensionet dhe vlerat e krijuara prej tyre. Sic shihet, ndonese realizmi socialist eshte periudha e fundit dhe kulmore e letrave shqipe, nga madhesia ajo ze vendin e trete, pas mesjetes dhe Rilindjes kombetare. Qysh tani ajo eshte dyfish me e shtrire se periudha e Pavaresise, dhe duke u rritur cdo vit, nuk do te jete e larget dita kur do t’i afrohet koheshtrirjes se Rilindjes.

Kjo permase kohore na ndihmon per ta patur me te qarte vizionin tone per kete periudhe, qe eshte me e aferta per ne, ngaqe eshte pjelle e kohes sone dhe e rendit tone shoqeror socialist. Ajo na ndihmon qe kerkesat tona per te te jene tejet serioze, qe vleresimet dhe pesha e fjales sone per to te jene sa me te sakta dhe reale.

Kohe e socializmit ne Shqiperi eshte koha e jashtezakonshme e emancipimit me te madh qe ka njohur ndonjehere populli shqiptar gjate gjithe historise se tij. Kultura dhe letersia e tij gjithashtu kane njohur ne kete kohe nje zhvillim te pazakonshem. Nderkaq, ne vleresimin e letersise sone te sotme ne krahasim me periudhat e tjera te letersise ne nuk do te tregoheshim objektive ne rast se meritat e kohes, meritat e revolucionit, do t’ia kalonim automatikisht letersise duke e vene ate ne pozite te privilegjuar ne krahasim me periudhat e tjera. Keshtu ne do t’i jepnim vetes te drejten per eufori, vetekenaqesi dhe mungese te plote te sensit vetekritik per punen tone.

Letersia e sotme shqipe eshte vertet pjelle e kohes, por ajo duhet te vleresohet pas meritave te saj dhe jo te perfitoje nga rrethanat jashteletrare. Per ta konkretizuar kete mendim le te hamendesojme nje krahasim midis jetes se sotme dhe nje periudhe njeqind vjet me pare, ta zeme vitin 1889, ose gjashtedhjete vite me pare, vitin 1929. Kurrfare elementesh krahasimi s’mund te gjendeshin dhe cdo perpjekje per kete do te ngjante qesharake. Nderkaq si ne vitin 1889, si ne vitin 1929 jane shkruar kryevepra letrare qe do te perballonin me sukses cdo krahasim.

E ngrita kete problem ne hyrje te ketij referati, ngaqe ai ka lidhje me qendrimin vetekritik ndaj krijimtarise sone. Ky qendrim eshte nje nga faktoret kryesore per te ecur perpara. Ne qofte se nuk jemi ne, shkrimtaret e kohes, qe te aplikojme te paret kete sens vetekritik, atehere kush do ta beje ate?

Sensi vetekritik eshte nje vlere e re autonome qe ka krijuar etika jone e re. ai eshte nje norme, nje garanci qe siguron zhvillim te metejshem e te pandalshem.



Letersia e sotme socialiste shqipe i ka fillimet e saj ne kohen dramatike kur populli shqiptar i udhehequr nga komunistet bente nje lufte per jete a per vdekje me pushtuesit dhe feudalet e borgjezine vendase per clirim kombetar e shoqeror. Ajo u zhvillua e u rrit vit pas viti e dekade pas dekade ne kohen e ndertimit te socializmit, u zgjerua e u pasurua duke kapercyer veshtiresi te njepasnjeshme, te parashikueshme e te paparashikueshme, te natyres ideore e artistike, te drejtimit te djathte apo te majte.

Asnjehere ne historine e gjate te shqiptareve letersia nuk kishte krijuar kontakte aq te gjera me popullin dhe asnjehere populli dhe koha nuk bashkepunuan me te si mbeshtetes, si frymezues dhe si dashamires e entuziaste te saj. Por ketu duhet shtuar se, pavaresisht nga meritat e letersise, ishte vete natyra e rendit te ri shoqeror, natyra e vete kultures socialiste qe krijuan nje komunikim te tille te papare. Te gjithe keto percaktuan rolin dhe karakterin emancipues te saj ne nje shkalle aq te gjere, saqe nuk qe ndeshur e s’mund te ndeshej ndonjehere ne jeten e shqiptareve.

Ishte nje letersi e re, e nje tipi te ri, sic qene te reja atmosfera, koha, krejt rendi i ri qe u vendos ne kete vend. Ne veshtrim te pare dukej sikur s’kishte gje te perbashket me letersine e meparshme, por dalngadale, kur mendimi i kohes u be me i pjekur, dhe vizioni u be me i plote, u pa se ajo ishte pjese e letersise qindvjecare shqiptare, me e perparuara pjese e saj, qe bashke me mesazhet e reja, trashegonte mesazhet e perjetshme te letrave shqipe, ashtu si koha e re trashegonte traditen me te mire te dikurshme.

Letersia e sotme komunikon me te tre periudhat e tjera te letrave shqipe dhe me vlerat e saj te padiskutueshme bashkon vlera e cilesi te tyre, gje qe tregon se ajo eshte vec tjerash nje art i vertete kombetar i Shqiperise.

Me letersine e vjeter shqipe, ate te mesjetes, qe duket me e largeta e te gjithave, letersia e sotme ka nje gje te perbashket: njohjen nderkombetare. Per nje paradoks te historise, pikerisht keto dy periudha, me e mocmja dhe me e reja kane qene me te njohurat jashte kufijve te vendit.

Letersia e vjeter shqipe, letersi gjysmefetare, e zymte dhe tejet elitiste, me shume pak lexues ne Shqiperi, ka lojtur megjithate nje rol te rendesishem per krijimin e te gjitha mekanizmave te te shprehurit te njeres prej gjuheve me te vjetra e me te bukura te Evropes, si edhe per njohjen e Shqiperise, te kombit shqiptar e te gjuhes shqipe ne te kater anet e botes. Per kete te fundit mjafton te permendim vetem dy fakte: e para, qe ajo me botimet e saj te shumta ne vende te ndryshme beri te njohur kudo epopene e Skenderbeut dhe dramen e shqiptareve, e dyta, qe nxiti studimet e para per gjuhen e qyteterimin e tyre. Ishin pikerisht dy libra te kesaj letersie te autoreve Pjeter Budi e Frang Bardhi, qe treqind vjet me pare i rane ne dore shkencetarit me te madh te kohes Gotfrid Lajbnic, nismetarit te studimeve te prejardhjes se gjuhes shqipe e te vete shqiptareve prej ilireve.

Denigrimi qe iu be vite me radhe prej studiuesve e kritikeve tane kesaj periudhe monumentale te letersise shqipe, e ngarkon rende ndergjegjen e tyre, aq me teper qe ky denigrim u shoqerua me insinuata te palejueshme.

Me Rilindjen tone letersine e sotme shqipe e afron misioni i madh emancipues kombetar, militantizmi dhe angazhimi pa kurrfare rezerve ne ceshtjet jetike te vendit. Ate e afron gjithashtu karakteri i gjere popullor, humanizmi, qyteterimi i larte dhe fisnikeria e artit si ure bashkimi midis popujve. Sot, kur ne gadishullin ballkanik kane shperthyer ernat e zeza vulgare te shovinizmit, keto cilesi ngjajne edhe me te mrekullueshme.

Nga letersia e Pavaresise, periudhes me te shkurter, por teper te dendur te letrave shqipe, letersia e sotme perfitoi mesazhin shoqeror, tonet dramatike te kontradiktave shoqerore, si edhe perkryerjen e metejshme artistike.

Te gjitha keto vlera e cilesi te periudhave te ndryshme te artit shqiptar, letrat shqipe te sotme i pasuruan me idete e reja te epokes, iu dhane nje vitalitet e nje shkelqim te ri, te papare ndonjehere. Bashke me vetveten ato ndertuan nje lexues te mrekullueshem qe u be mbeshtetja me e gjere dhe me e mencur e tyre ne rrugen e zhvillimit.

Rruga e zhvillimit dhe e perkryerjes se letersise se sotme socialiste, nuk ka qene as e thjeshte, as e lehte. Ne njefare menyre ajo ka qene e lidhur dhe ka pasqyruar veshtiresite dhe tensionet qe i eshte dashur te perballoje gjithe jeta e vendit.

Faza e pare e saj, ajo qe afersisht shkon nga mesi i viteve dyzet gjer ne fund te viteve pesedhjete esht enga me interesantet pikerisht per ndeshjen e koncepteve te kunderta per artin. Nga nje ane ishte gjithe entuziazmi, dehja optimiste qe zgjonte clirimi i vendit, besimi dhe ndjenjat me fisnike qe shkaktonte fillimi i epokes se re, nga ana tjeter, si nje dush i ftohte u shfaq, sidomos ne vitet e para, mosbesimi meskin ndaj letersise dhe intelektualeve.

Sektarizmi i kocixoxisteve, urrejtja ndaj kultures dhe identitetit kombetar i shkakto deme te ndjeshme letersise, pikerisht sepse ajo ishte ne nje faze fillestare, ende e brishte dhe e plagosshme lehte. Keta armiq te kultures e te kombit shqiptar ne perpjekjet e tyre per ta paralizuar letersine shqipe, ne kuadrin me te gjere te paralizimit te krejt inteligjencies, u rreken te perdornin nje mekanizem te vjeter, ate te kompleksit te fajit. Duke e ngarkuar inteligjencien, e bashke me te shkrimtaret, me nje kompleks faji, ata mendonin se keshtu e kishin lehte per t’i nenshtruar ndaj qellimeve te tyre, per t’i carmatosur, per t’i depersonalizuar, shkurt, per t’i kthyer nga militante te kohes ne lolo te dikurshem te oborreve feudale.

Varrosja e kocixoxisteve e groposi pa dyshim edhe kete mendesi reaksionare e injorante, por kjo s’do te thote se ajo nuk vazhdoi te shfaqej me pas aty-ketu, ne po ate mase qe perpiqej te rigjallerohej sektarizmi i majte.

Veshtiresi te tjera me te cilat u ndesh letersia e re shqiptare ishin keqkuptime te ndryshme lidhur me misionin dhe rolin e artit. Ato vinin nga drejtime te ndryshme, te djathta e te majta. Po ndersa klima politike, karakteri i theksuar antiimperialist i gjithe jetes se vendit e bente te qarte dhe efikase luften kunder pikepamjeve djathtiste qe mbronin karakterin e perjetshem te artit dhe largimin nga problemet shoqerore, nuk mund te thuhet e njejta gje per skematizmin. Pjelle e pjesshme e vete artit te ri, por me teper ndikim nga skematizmi sovjetik, ai ishte nje semundje e perkedhelur dhe mjaft e veshtire per t’u luftuar.

Pikepamjet skematike per heroin pozitiv, teoria famekeqe e mungeses se konfliktit, ose e konfliktit jo midis te keqes dhe se mires, por midis se mires dhe me te mires, si dhe keqkuptime te tjera si keto, ndonese paraqiteshin me nje petk revolucionar, nuk ishin vecse shfaqje te nje lloj dekadentizmi, imitime te letersise roze mikroborgjeze te njohur ne Perendim si letersi bulevardesh. Asgje te perbashket s’kishte kjo lloj letersie me revolucionin, ndonese me arrogance dhe intolerance pretendonte te ishte e vetmja perfaqesuese e tij. Perkundrazi, ne thelb ajo ishte shprehje e nje servilizmi ndaj artit medioker e vulgar borgjez, ngaqe imitonte mekanizmat e tij.

Te gjitha keto sollen pa dyshim zbehtesi, cektesi dhe merzi ne letrat shqipe. Megjithate, ndersa e kishte me lehte te luftonte dhe te kapercente disi kete sulm te vulgaritetit, me veshtire e pati letersia jone te sqaronte me kohe probleme te tjera me te nderlikuara, si raportet mes kombetares dhe socialistes ne letersi, midis tipikes dhe antitipikes etj. Disa nga keto probleme vazhdojne ende sot te mbeten te tilla dhe eshte detyre e ngutshme e kritikes, e gjithe mendimit tone letrar te merret me ftillimin e tyre.

Per veshin tone eshte teper familjar formulimi “permbajtje socialiste dhe forme kombetare”, por mendoj se per letersine tone te sotme kjo formule nuk ka shume kuptim. Pyetja e pare qe do te behej do te ishte: perse kjo ndarje e tille, perse kombetares i ka mbetur vetem forma? Nuk po zgjatem me pyetje te tjera te mundshme, te veshtira per pergjigje.

Formulimi i mesiperm, ka lindur dhe ka patur kuptim ne nje vend shumekombesh socialist, ku kombe te ndryshme perbenin megjithate nje popull, dhe nje letersi unike, letersine sovjetike. Ne vendin tone qe eshte homogjen kjo ndarje komponentesh nuk qendron.

Por ndersa raportet permbajtje-forme, ne kete rast, nuk mbeteshin vec ne kuadrin e nje formule, shume me e nderlikuar paraqitej ceshtja e tipikes dhe jo tipikes ne letersi.

Teoria e tipikes, e zhvilluar si e tille ne Bashkimin Sovjetik ne mesin e viteve 50-te, pikerisht ne prag te proceseve revizioniste, i ka sjelle coroditje dhe deme te pallogaritshme letersise socialiste ne te gjitha vendet.

E nxjerre ne menyre metafizike nga nje leter e Engelsit drejtuar nje shkrimtareje gjermane te kohes, per nje problem konkret te nje lloj letersie konkrete, nje fraze e drejte e Engelsit, duke u shkeputur nga konteksti konkret, duke u veshur me dimension universal, u shnderrua ne teori, ndonese po ta shikoje me kujdes kjo vinte ne kundershtim me vleresimin e njohur te Marksit dhe Engelsit per letersine boterore.

Ligjet e letersise s’mund te nxirren ne kete menyre, qofte dhe nga nje personalitet i madh si Engelsi. Ligjet e letersise e te artit lindin dhe perpunohen gjate shekujve prej vete letersise dhe artit, prej proceseve dhe praktikes se tyre shekullore.

Ne kundershtim me cdo dialektike te zhvillimit, e ashtuquajtura teori e tipikes, ne ate menyre si u servir, shpallte tipike, pra te lejueshme, per letersine socialiste, cdo ngjarje, rrethane a personazh qe takohej me shpesh ne jete, dhe atipik, cdo ngjarje, rrethane a personazh te pazakonte.

Ne kete menyre letersia i hiqte vetvetes ngjarjet e personazhet e paperseritshem e tejet origjinale, qe jane thesari i pacmuar i artit.

E gjithe kjo vinte ne kundershtim me thelbin e artit dhe arritjet mijevjecare te tij. Personazhet e letersise antike, heronjte e eposeve popullore, Don Kishoti i Servantesit e Fausti i Getes, ferri i Dantes e historia e shpirtrave te vdekur te Gogolit, e dhjetra e dhjetra ngjarje, rrethana e karaktere origjinale te letersise boterore, me shume se tipike ngjanin atipike, sipas kesaj teorie. Te pazakonta e origjinale jane ngjarjet e medha qe ka jetuar e vazhdon te jetoje vendi yne qe prej shume vitesh ne kete gjysme shekulli.

Teoria e tipikes, ashtu sic u servir, ishte baza teorike e mediokritetit, themeli ku ai do te mbeshtetej per te shkaterruar artin e madh. Ajo ishte drejtuar ne radhe te pare kunder cdo noviteti e origjinaliteti ne art. Ajo ishte per nje art uniform, per konformizmin dhe kunder militantizmit, kesaj cilesie themelore te artit socialist.

Ndonese me fjale e pranonte militantizmin, ajo e mohonte ate katerciperisht, sepse e carmatoste shkrimtarin dhe nuk i jepte asnje mundesi qe ne vepren e tij te trajtonte probleme te shoqerise. Cdo personazh i kritikuar mbrohej prapa kategorise shoqerore qe perfaqesonte dhe keshtu personazhi negativ s’mund te ishte as mjek, as artist, as polic e as zyrtar, e aq me pak mund te qe fshatar e punetor, sepse keta tipikisht s’mund te ishin me te meta.

Nuk eshte nevoja te zgjatem me shume per te kuptuar se sa fatale do te ishte kjo teori ne qofte se do t’i imponohej letersise. Ketu duhet thene se ndonese ne planin teorik, megjithese jane bere perpjekje, ajo ende nuk eshte hulumtuar e hedhur poshte prej kritikes sone letrare, cka tregon dobesine e kesaj kritike, qe praktiken e saj letersia jone e ka mohuar ate prej kohesh. Qendresa qe letersia jone e re i ka bere kesaj pseudoteorie te huaj, perben nje nga meritat e medha te saj. Ajo eshte vec te tjerash nje deshmi e vitalitetit te saj dhe e trungut te shendoshe mbi te cilin mbeshtetet.



Ne fillim te viteve 60, atehere kur ndodhi nje ngjarje atipike, dhe Shqiperia e vogel sfidoi hrushovianet, keta te fundit bene per letersine shqipe nje profeci te zymte. Ata dhane dy alternativa: ose letersia shqipe do te shfytyrohej duke u shnderruar ne letersi tipike borgjeze, ose do te shperbehej, duke perfunduar ne nje llomotitje propagandistike, sic ndodhi me disa letersi dogmatike te asaj kohe.

Letersia shqipe e sfidoi ne menyren me te bujshme kete profeci dashakeqe. Ajo jo vetem nuk u shperbe duke u kthyer ne nje corbe propagandistike, ajo jo vetem nuk degradoi duke u kthyer ne nje imitim te letersise dekadente, por perkundrazi, kunder cdo parashikimi u shendosh, u hovzua e njohu nje zhvillim te papare gjer atehere. Me kete ajo tregoi se ishte nje letersi e vertete dhe jo nje flakez e perkohshme qe mund te shuhej nga furtuna me e pare.

Zhvillimi i hovshem i te gjitha gjinive u shoqerua me nje emancipim te krijuesve, me clirim te mendjeve te tyre prej klisheve e dogmave, me nje risi te gjinive e te formave. Vepra te fuqishme novatore krijuan nje klime letrare nga me te bukurat ne historine e letrave shqipe. U rideshmua edhe nje here me force e verteta e madhe se letersia dhe artet jane te perjetshme nepermjet perteritjes dhe ndryshimit.

Ishte nje gje qe pritej qe ne vitet 70, trysnia kineze, e cila nuk kaloi pa gjurme ne disa vende, te kthehej mbrapsht nga letersia jone. Ajo ishte tashme mjaft e konsoliduar per t’u tronditur nga presione te jashtme nga cilido drejtim qe te vinin. Por ndersa nuk arriti te linte dot gjurme ne letrat shqipe, ajo trysni, per arsye rrethanash jashteletrare ndikoi per keq ne tekstet dhe programet shkollore me ane te te cilave brezi i ri njihej me letersine tone dhe me letersine boterore ne pergjithesi.

Vitet 70-te u karakterizuan nga nje lufte e ashper ne te dy frontet: kunder ndikimit te liberalizmit borgjez, nga njera ane, dhe kunder skematizmit konservator nga ana tjeter. Ketu duhet pohuar se ndersa ne frontin kunder djathtizmit, ashtu si edhe me pare, lufta qe vertet efikase, nuk mund te thuhet e njejta gje per luften kunder majtizmit. I inkurajuar nga trysnia kineze, ai, u perpoq te ringjallej, te rifitonte pozitat e humbura dhe t’i paralizonte letrat shqipe. Por ato ishin tashme mjaft te forta per t’u vene ne gjunje prej skematizmit. Ky ishte ndoshta edhe shansi i fundit i skematizmit, ndaj edhe sulmi i tij qe me se i deshperuar.



Dhjetevjecari i fundit i letersise sone ka qene po aq i pasur ne mos me teper, me probleme qe kerkonin sqarim e zgjidhje me perpjekje te perbashketa te shkrimtareve per te kapercyer veshtiresi te parashikuara e te paparashikuara qe nxirrte procesi letrar.

Zhvillimi joharmonioz i gjinive te ndryshme, sidomos i poezise dhe i romanit, prapambetja e teatrit dhe e kritikes letrare krijuan shqetesime disa here te perligjura e disa here jo. Nje problem i ndeshur edhe me pare, por qe jeta letrare e nenvizoi me me force, ishte ai i temave te quajtura te medha e te vogla. Ishte shenje pjekurie e mendimit te perbashket letrar e shoqeror konsensusi i arritur per kete problem, domethene shmangia e nje ndarjeje te tille metafizike dhe vleresimi i veprave letrare jo nga nomenklatura e temave, por nga niveli ideoartistik.

Zgjerimi i tematikes, perfshirja ne letersi e sferave me te ndryshme te jetes, e problemeve te nderlikuara shoqerore, filozofike e psikologjike kane qene nje tjeter preokupim i shkrimtareve. Vecanerisht kjo lidhej me disa tema qe pa u deklaruar prej askujt, ne menyre tinzare e te vetvetishme dukeshin si tema tabu. Mendoj se per keto te fundit shkrimtaret tane nuk duhet te kerkojne shkaktaret jashte radheve te tyre. Jane ata vete qe nuk paten ose talentin, ose kurajon te kapercenin nje pengese plotesisht te kapercyeshme. Keshtu, ne letersine tone ka ende boshesi me tema e motive te sferes etiko-morale, impulse e pasione, pa te cilat nuk mund te perfytyrohet jeta njerezore, trazime te tjera te nderlikuara, te pranishme ne jeten e cdo njeriu por te pagjetshme ne faqet e librave. Jane te trajtuara pak ose mungojne tema te tjera te mprehta e dramatike qe lidhen me raportet e njeriut me shoqerine, ceshtje te demokracise, te luftes kunder burokratizmit, te legjislacionit etj. Te gjitha keto ceshtje motra te letersise qe e kane shoqeruar letersine qysh nga koherat antike krijojne me mungesen e tyre nje bosh te ndjeshem. Historia e shtetit tone socialist, dokumentacioni i botuar i Partise, veprat e Enver Hoxhes jane te mbushura me fakte, ngjarje e personazhe, qe lidhen me temat e mesiperme, kurse ne letersi takohen rralle ose aspak.

Per te perligjur nje mungese te tille disa nga kritiket tane kane perdorur mekanizmin e tipikes. Te tjere, perhere duke u nisur nga tipikja, kane shkuar edhe me larg. Pyetjes se perse nuk duhet te trajtohen ne letersi ceshtje qe figurojne ne historine e vendit, i jane pergjigjur me argumentin se letersia pergjitheson, tipizon, ndaj eshte me delikate. Duhet te jesh i pajisur vertet me nje logjike barbare qe te pranosh se fakti i trajtuar ne romanin ose novelen e nje shkrimtari, e perseris, ne romanin ose novelen qe ka ne kopertine emrin e nje prej shkrimtareve te shumte te vendit, paska me shume force pergjithesuese, pra tingellon me shume delikat sesa fakti i permendur ne librin e themeluesit te Shqiperise se sotme.

Kapercimi i keqkuptimeve te mesiperm, kontaktet me te aferta me jeten jane nje domosdoshmeri e ngutshme. Ato do t’i freskojne e do t’i zgjerojne mushkerite letersise sone.



Ka kaluar tashme njefare kohe qe ndaj letersise dhe arteve tona u fomulua nje kerkese themelore: ngritja e cilesise dhe lufta kunder ambientimit me mesataren dhe kunder mediokritetit. Problemi i ngritur nga shoku Ramiz Alia eshte i natyres madhore, nga ata qe lidhen me fatin e metejshem te nje letersie.

Ashtu sikurse skematizmi dhe letersia roze, ashtu sikurse perfytyrimi banal i heroit pozitiv, ashtu sikurse moralizimet e thata dhe fundet e lumtura optimiste, mediokriteti nuk eshte aspak cilesi e letersise socialiste, por semundje universale e letersise qe ka lindur bashke me te e qe do ta shoqeroje ate gjithmone. Nje lufte totale per jete ose per vdekje eshte zhvilluar e vazhdon te zhvillohet midis artit te madh e medioker qe nga koha kur Homeri kendoi vargun e pare te Iliades, e gjer ne ditet tona, gjer ne kete ore qe jemi mbledhur sot per te folur per letersine.

Nga fati i kesaj ndeshjeje te gjate dhe sfilitese eshte percaktuar fati i letersive te tera, i lulezimit ose zbehjes, i ngritjes ose renies se tyre.

Zakonisht shtetet dhe administratat, duke filluar nga Roma e lashte, nuk e kane perkrahur kete te fundit kunder artit te madh. Dhe kjo eshte ne logjiken e gjerave, sepse dihet qe arti i madh eshte shqetesues per administraten shteterore, kurse mediokriteti eshte komod.

Fakti qe shteti yne socialist e ka ngritur kete problem ne sensin e kundert tradicional, domethene kunder mediokritetit, eshte kuptimplote dhe shkrimtaret dhe artistet tane duhet te dine ta cmojne ate.

Ne socializem aksioni i mediokritetit kunder artit te vertete vazhdon gjithnje i furishem, ndonese ka dia karakteristika te vetat. Ashtu si nje semundje qe stimulohet prej semundjeve te tjera dhe qe stimulon nga ana e vet gjithashtu te tjerat, mediokriteti ushqehej prej skematizmit e ushqen skematizmin dhe gjithe nenproduktet e tij. Ata bashkeveprojne keshtu ne nje front te gjere per te fituar pozita dominuese ne letersi, cka nuk eshte e veshtire per ta, ne qofte se letersia dhe shoqeria e humbasin syceltesine.

Ne socializem mediokriteti perpiqet te joshte nepunesit burokratike ne menyre qe te realizoje nje nga endrrat e tij kryesore, te njihet qofte dhe pa u shpallur si letersi zyrtare.

Koncepti “letersi zyrtare” eshte i papranueshem ne socializem, ashtu sic ishte i papranueshem e kunderta e tij “letersi jozyrtare”. Nje ndarje e tille do te ishte nje diversion me pasoja fatale qe do ta shfytyronte letersine.

Duke folur per mediokritetin si dukuri negative, eshte theksuar edhe me pare dhe me shume te drejte se krijuesit medioker nuk kane asnje faj qe jane te tille. Por kjo mungese faji mbaron ne castin kur ata kerkojne ta kthejne mediokritetin ne norme, shkurt kur mediokriteti behet agresiv.

Ky lloj mediokriteti kerkon te beje ligjin ne art. Ai perdor per kete menyra te ndryshme. Nje nga keto eshte perpjekja per te vendosur perfaqesuesit e vet ne poste drejtuese qe merren me punet e letersise dhe te arteve. Kur krijuesit medioker, e sidomos krijuesit medioker pretencioze e megallomane, zene poste te tilla, ata behen te rrezikshem, sepse shijet e tyre, revanshet dhe preferencat e tyre perpiqen t’ua imponojne letersise dhe artit.

Keta lloj zyrtaresh-shkrimtare ne vend qe te ndihmojne per vendosjen e raporteve te besimit midis forcave krijuese dhe administrates shteterore, qellon te bejne te kunderten. Dhe kjo ndodh qysh ne castin e pare kur ata perpiqen te nenvizojne se ata kane vulen dhe monopolin e besnikerise ndaj shtetit, besnikeri qe sipas tyre nuk e kane ose e kane te manget krijuesit. Sipas kesaj logjike te mbrapshte keta te fundit, dmth. krijuesit, eshte e nevojshme te mbikqyren e te mbahen nen tutele. Me koncepte e praktika te tilla ata thyejne unitetin e forcave krijuese dhe krijojne carje te dhimbshme midis shkrimtareve dhe Shtetit.

Te gjitha keto vijne ne kundershtim te plote me vijen e Partise per letersine dhe artet. Vertetimi me i sakte i kesaj eshte fakti qe ne Shqiperine e pasclirimit nuk ka ekzistuar asnjehere dhe nuk ekziston institucioni i Censures, cka eshte ne nderin e shtetit tone socialist. Ne qofte se ka njerez qe nuk u pelqen kjo gje, ata jane jashte kohes dhe kunder zhvillimit e perparimit te vendit, kunder demokracise socialiste dhe kunder perspektivave qe hapi per kulturen shqiptare Plenumi i 8-te i Partise.



Problemet e ngritjes se cilesise te letersise e te arteve, te luftes kunder ambientimit me mesataren dhe te luftes kunder mediokritetit jane te nderlikuara e nuk mund te zgjidhen pa nje bashkerenditje te forcave me te mira krijuese, te mendimit kritik e studimor, te shtypit, te botimeve dhe te gjitha institucioneve te kultures.

Letersia ka ligjesite e zhvillimit te saj. Mekanizma te ndryshme te brendshme e mbrojne ate nga mortifikimi dhe sigurojne rifreskimin e saj, me fjale te tjera jeten e saj. Nje nga keto mekanizma eshte procesi i seleksionimit te vlerave.

Seleksionimi eshte nje nga proceset baze dhe me vitale te ekzistences se nje letersie. Seleksionimi ne letersi eshte njelloj si procesi i metabolizmit te qeniet e gjalla. Nderprerja e tij do te thote nderprerje e jetes.

Dhunimi i procesit te seleksionimit eshte nje nga aktet me te renda qe mund te kryhen kunder nje letersie. Megjithate, per fat te keq, qellon qe ky dhunim arrin te realizohet. Arsyet jane te ndryshme: ne radhe te pare presioni i mediokritetit, i cili kerkon qe me cdo kusht te zere vend ne thesarin letrar te nje populli. Arsye te tjera jane sentimentalizmi, tarafet letrare, mungesa e parimeve dhe keqkuptimi i demokracise.

Lufta kunder mediokritetit nuk mund te kryhet pa respektuar seleksionimin. Mediokriteti ben cmos qe ta shkele me kembe kete parim, arti i vertete ben te kunderten.

Nje dhunim i rende i parimit te seleksionimit eshte bere dhe vazhdon te behet sot te ne me programet dhe tekstet shkollore. Ne to kane zene nje vend te gjere vepra mbi te cilat koha ende nuk e ka bere seleksionimin e saj. Te futesh para kohe veprat e paseleksionuara ne tekstet studimore do te thote te fiksosh te keqen bashke me te miren.

Merret me mend se c’pune kolosale do te duhet me pas per te shkulur te keqen e fiksuar. Kurse ne rastin kur vepron parimi i seleksionimit e keqja del ne menyre te natyrshme nga letersia cdo dite dhe cdo ore.

Eshte kjo arsyeja qe ne praktiken studimore boterore letersia bashkekohore futet me kujdes dhe pa ngut. Eshte e vertete se ka shkolla konservatore borgjeze qe jane kritikuar rende per injorim te plote te letersise bashkekohore. Por edhe skaji i kundert, vershimi i kesaj te fundit, nuk i sjell asgje te mire kultures.

Tek ne shkrimtaret bashkekohore zene nje vend teper te madh ne krahasim me letersine e kaluar. Raportet nganjehere jane skandaloze. Puna rrin gjer aty sa nje shkrimtar i zakonshem i kohes sone ze vend sa nje epoke e tere. Kjo nuk eshte vetem ceshtje etike, mungese modestie dhe mungese e plote e sensit vetekritik. Kjo eshte ne radhe te pare mungese respekti per kulturen e popullit tend.

Nje dukuri e tille ka patur dhe vazhdon disa here te kete akvokatet e vet. Ka nje simbioze te cuditshme midis mendimit kritik skematik dhe letersise mediokre. Te dy palet jane teper komode per njeri-tjetrin, ushqejne dhe mbajne gjalle njeri-tjetrin, duke krijuar keshtu nje rreth vicioz, ne dem te artit.

Lufta per ngritjen e cilesisse se letersise dhe arteve tona, eshte vec tjerash edhe lufte kunder kesaj simbioze te rrezikshme.



Letersia shqipe eshte thesar i madh shpirteror kombetar dhe si e tille ajo meriton tere energjite, tere pasionin dhe perkushtimin tone.

Ajo eshte pjese e ndergjegjes dhe e dinjitetit te popullit shqiptar. Pjese e lirise se tij.

Kudo qe krijohet, ne radhe te pare ketu ne atdheun meme e pastaj jashte kufijve shteterore, atje ku shqiptaret jetojne ne trojet e veta, ajo mban vulen dramatike te nje prej popujve me te lashte e te qyteteruar te Evropes, races fisnike te shqiptareve.

Flitet shume sot ne bote per lirine e te shkruarit, per dhunimin e saj, e disa here vete shkrimtaret akuzojne te tjeret per kete dhunim. Lirine e te shkruarit, kete dhunti sublime te shkrimtarit, nuk ka force ne bote qe mund t’ia heqe atij. Asnje administrate nuk e jep ate dhe asnje administrate nuk e merr. Ate mund ta ruaje ose ta dorezoje vete shkrimtari, dhe per kete ai nuk duhet as te kerkoje alibi e as te akuzoje askend, por te pergjigjet para ndergjegjes se vet dhe kombit te vet.

Flitet shume sot ne bote se si duhet te jete letersia: me mision apo pa mision, e angazhuar ne problemet e medha te kohes apo mosperfillese ndaj tyre.

Shkrimtaret shqiptare prej kohesh e kane bere zgjedhjen: angazhimin pa asnje rezerve ne anen e popullit te vet, te gjithe popujve te botes qe marshojne drejt perparimit. Per kete ata nuk kane asnje dyshim dhe nuk impresionohen nga asnje lloj filozofimi. Te angazhuar kane qene tragjiket greke, i angazhuar ka qene Dantja, te angazhuar kane qene Servantesi, Viktor Hugoi, Brehti e dhjetera korifej te artit boteror. Shkrimtaret e sotem shqiptare e ndjejne veten mire e te nderuar ne kete shoqeri dhe nuk kerkojne nje tjeter klub.

Letersia jone e sotme eshte nje nga me te emancipuarat ne kete rajon te Evropes. Ajo ruan traditen e madhe te emancipimit te letersise se vjeter shqipe, te Naim Frasherit e de Rades qe ishin nga mendjet me te ndritura ne kete zone te Mesdheut, te Migjenit, Nolit e Poradecit, qe ishin ne krye te emancipimit ballkanas ne kohen e tyre.

Shume prova kane kaluar letersite e vendeve ballkanase, keto dy shekujt e fundit. Disa nga keto prova kane qene aq te renda, saqe kane shkaktuar deformime te ndryshme ne to. Nje nga deformimet ka qene shovinizmi, kjo semundje mortore e letersise. Ne kemi qene e jemi deshmitare se si shkrimtare e akademike shoviniste ballkanas, prapa etiketes e fjaleve te bukura, prapa titujve e diplomave fshehin natyren e tyre barbare, urrejtjen e zeze, ligesite dhe xhelozine ndaj popujve te tjere e kulturave te tjera.

Eshte merite e jashtezakonshme e letrave shqipe, merite qe buron nga kultura e fisnikeria e popullit shqiptar, mosrenia ne keto nivele te ulta e vulgare. Kjo letersi mund te krenohet per shume gjera, por nje nga krenarite e para te saj eshte padyshim dashuria ndaj popullit te vet, dhe bashke me te, e pandare prej saj, dashuria per popujt e tjere dhe per krejt njerezimin perparimtar.

Ka gati gjysme shekulli qe populli shqiptar jeton e ushqehet me letersine socialiste shqiptare. Nevoja e tij per te eshte e madhe, dashuria e tij per te eshte prekese. Kjo nevoje e kjo dashuri e nenvizojne edhe me shume pergjegjesine tone perpara popullit qe i perkasim, perpara kohes qe jetojme, perpara socializmit per te cilin kemi dyzetepese vjet qe punojme e luftojme papushim.



Nentori, Nr. 1, viti XXXVII i botimit, janar 1990, f. 56-67.




Pretendues jo fort i fisem



Letersia s’mund ta mshehe te vertettn e Ismail Kadarese



Stephen Schwartz



Ismail Kadareja asht i vetmi intelektual shqiptar i mirnjohun jashte tokave ku flitet shqipja. Pasardhesi, fillimisht botue me 2003, asht romani i tij i fundit i kthyem n’anglisht. Fjala “perkthim” nuk mundet me u perdore ketu ngaqe David Bellos, profesor frengjishteje ne Princeton, nuk e din shqipen dhe e ka punue kete version, si dhe perpjekjet e tij te tilla te mahershme me shkrimet e Kadarese, nga botimet franceze.



Romanet e Kadarese futen ne dy renditje. Vellime si Doruntine, botue ne ShBA me 1990, The Three-Arched Bridge (1997), Broken April (1998) dhe Spring Flowers, Spring Frost (2002) perthekojne legjenda te vjetra ballkanase (shen.perk.: titujt jane lane n’origjinal per shkak te kontekstit). Ato nganjihere perqendrohen mbi nji tradite te trishtueme, por te qendrueshme, si gjakmarrja, qe mbetet problem serioz ne Shqipnine e Veriut.



Keta tituj kane qene te suksesshem para lexuesve perendimore fale ekzotizmit te tyne, nji atmosfere rastesore kercnimi e pezullsie, si dhe grimcave te romancave. Rendi tjeter i rrefimeve kadarejane asht politik, perfaqesue nga The General of the Dead Army (botimi amerikan me 1996) dhe The Concert (1998). Ata riprodhojne ceshtjet ideologjike dhe marrdhaniet e nderlikueme ne Shqipnine komuniste nen diktaturen shtazarake krijue nga Enver Hoxha, qe e sundoi vendin prej vitit 1944 deri sa vdiq me 1985.

Perbasi i perbashket ne gjithe letersine e Kadarese asht shkeputja stilistike. Mjedisi i tokave shqiptare asht i larmishem dhe nganjihere spektakular, perfshi majat e nalta, habitshmenisht te vetmueme, te njohuna si Bjeshket e Namuna, si dhe vargjet e tjera mbreselanese e liqejte e medhej e fushat jeshile te Kosoves. Pershkrimet greke, romake, sllave, venedikase dhe osmane jane te shumta. Por Kadareja nuk shquhet ne pershkrim dhe duket si i huej ne vendin e lindjes, edhe pse tregimet e tij, qe ndodhin kryesisht ne mendjet e personazheve te tij, mishnojne nji kumt shum t’erret. Keto perfshijne referenca ndaj Kanunit, apo ligjit zakonor shqiptar, qe s’mundet me u kuptue aspak prej te huejve. Ai qe ka udhtue ne mesin e shqiptareve kishte me e pyete veten se cfare pershtypjeje bajne rrefenjat e Kadarese tek ata qe nuk e kane ba nji gja te tille.



Prapseprap, natyra e tyne limonate dhe thurja e tyne e dobet, vendose ne nji toke te perfytyrueme quejte ma mire “Kadaria”, e grishin lexuesin perendimor europian, qe i merr ato si fabula zbavitese, te thjeshta, shum te mira per me i lexue ne plazh.

Pasardhesi qendron mes atyne veprave te Kadarese me tema te hapta politike, por stili i tij i papercaktuem dhe me shabllone sherben si qefin i holle per temen e vet: vdekja e vertete ne dhetor 1981 ne kryeqytetin e Shqipnise, Tirane, e Mehmet Shehut, 68-vjecarit qe ishte dora e djathte e Hoxhes. Libri mund te quhet nji roman clef (shen.perk.: me celes muzikor), por me zor, ngaqe kemisha e librit dhe landa tjeter publicitare qartesisht e identifikojne ate me ranien e Shehut. Ai s’i permend kurre me emen dy figurat kryesore, Hoxhen dhe Shehun, pervec se si Prijsi dhe (eponimisht) Pasardhesi. Megjithate, nji shenim hymes nga Kadareja thote qe perngjasimi i personazheve e rrethanave ne liber me njerz e ngjarje te verteta asht “i pashmangshem”. Sic ka me u pa, ai asht vertet trillim, po ne nji menyre te fatzueme m’u shperfille nga shumica e perendimoreve.



Kadareja e paraqet vdekjen e Shehut si mister. Enigma kryesore perfshin ate se Shehu a vrau veten apo e vrane? Futen nji numer te dyshimtesh te mundshem, qe shkojne prej diktatorit deri tek bashkshortja e te vdekunit, dhe prej nji pasardhesi te mundshem te Pasardhesit tek nji arkitekt qe punon ne banesen e Pasardhesit. Shumica e intriges asht e mbushun me hamendesime, bile edhe andrra lidhun me keto figura. Gjithashtu shpalohet, disi ne kalim, qe vajza e Pasardhesit, Suzana, asht ngatrrue me nji burre familja e te cilit i ka rranjet n’epoken parakomuniste dhe qe per kete arsye asht politikisht i dyshimte. Ne citimet e Kadarese nga retorika e kohes, Pasardhesi “e kishte hedhur vajzen e vet ne kthetrat e armikut”.



Por ne fund, rrefimi i Pasardhesit mbi rastin Shehu asht jeteshkurte, tue mbarue ne corodi. Futen kotnasikot shprehje ne hungarisht dhe mongolisht, me gjase me e randue ndjesine e cudise. Kaptina e fundit asht nji monolog nga i vdekuni Shehu, i cili e len “misterin” te pazgjidhun.

Dhe tashti, analize ngjarjesh (backstory). N’t’vertete, pak ka te cuditshme ne vdekjen e Mehmet Shehut, pervec asaj se a e vrane drejtperdrejt apo e detyruen me ba “vetvrasje”. Qysh prej castit te vdekjes se tij, te tane ne Shqipni dhe jashte e kuptuen se i frikshmi Hoxha, i sunduem nga paranoja, kish heqe qafe nji rival – assesi te parin, jo se jo te vetmin, asgjesimi i te cilit ishte arbitrar dhe i vrazhde. Mehmet Shehu, aventurier dhe ushtarak, dukej se gjithmone kish ngjalle xhelozi tek i koti dhe shterpi Hoxha, i cili pelqente kostumet e kepucet e shtrejta italiane dhe parapelqente zyrat partiake para fortesave ushtarake.



Per dallim, Shehu ishte veteran i Brigadave Nderkombtare te luftes civile spanjolle, ku si shqiptaret e tjere kish kundershtue me u fute ne nji batalion drejtue nga oficere komuniste jugosllave. Shqiptaret parapelqyen me luftue krahakrah antifashisteve italiane, qe duket logjike ngaqe Musolini dergoi mercenare ne Spanje ndersa qe ndiqte plane imperialiste ne token e vogel ballkanase. (C’asht ma e randsishmja, shqiptaret i friksoheshin dhe s’u besonin krejt serbeve, perfshi serbeve komuniste.)



Shehu kish qene komandant betejash me partizanet shqiptare gjate Luftes II Botnore dhe u ba drejtues mizor komunist me emen. Kur Shqipnia iu bashkue Kines kunder Rusise ne levizjen botnore komuniste ne vitet 1960, simbas diplomatit sovjetik Anastas Mikojani, Shehu kish thane se “Te gjithe ata qe s’pajtohen me drejtimin tone ne ndonji pike do te marrin peshtymen fytyres, grushtin hundes e, nese eshte e nevojshme edhe plumbin ballit”.



Preteksti i drejtperdrejte i ranies se Shehut asht dite prej kohesh – lidhja me gjase e parandesishme romantike e te birit me nji pjestare te nji familjeje jo-komuniste, sic permendet tek Pasardhesi pa u shtjellue gjate. Ne ndodhine e vertete, djali i Shehut, e jo vajza e tij, u fejue me nji t’aferm t’Arshi Pipes, autor e studiues disident. Pipa u arratis me 1958 ne ShBA; ketu ai vdiq me 1997, ne Uashington DC. Megjithese musliman, Pipa ishte mbrojtes i forte i pakices katolike ne Shqipni, nji bte noire (shen.perk.: i pakandshem per te tane) i vecante i Hoxhes. Mbas vdekjes se Shehut, Hoxha prodhoi nji liber te trashe quejte Titistet, tue e portretizue Shehun si tradhtar tue fillue qysh me sherbimin e tij ne luften e Spanjes, e vecanerisht tue e denue per lejimin qe nji pjestar i fisit te tij te bashkohej me fisin e Pipes.



Ismail Kadareja, funksionar afatgjate i Frontit Demokratik, pushteti sundues shqiptar nen komunizmin, nuk vjen tek rasti Shehu-Pipa me duer te pastra. Me 1990, ndersa komunistet shqiptare ende kishin pushtet absolut, autori i ardhshem i Pasardhesit botoi nji liber te quejtun Ftese ne studio. (Ai mandej ia mbathi ne France, ku shitjet e librave te tij te perkthyem ia kishin mundesue nji llogari bankare te majme.) Tek “Ftese ne studio”, Kadareja e denoncoi Pipen si “…perdor… metoda me djallezore… per fat te zi te tij eshte aq medioker… ben nje kallezim [ne polici, shen.perk.] e ka spiunuar… si nje hiene plake, ky Salier i ri…” Kadareja iu drejtue ketij kundershtari musliman te diktatures me emnin serb Pipic, qe e krahasoi me tingullin e pshurrjes. Vete Kadareja keshtu dha ndihmese ne mistifikimin zanafillor dhe jo te mistershem lidhun me vdekjen e Shehut. Nese ndokush i gjalle e din te verteten si u zhduk Shehu, ai asht Kadareja – por ai ka zgjedhe mos me e tregue.



Pasardhesi asht, pra, vertet i trilluem ne shtrembnimin e tij te qellimshem te fakteve ne rastin e Shehut – jo per qellime letersie, por me e mbrojte vete Kadarene. Prej ikjes nga Shqipnia ne fund t’epokes komuniste, shkrimtari shqiptar ka ba nji perpjekje te jashtzakonshme me e paraqite veten si disident anti-Hoxhe, ne nji kohe kur n’t’vertete ishte figure kryesore per rendin ma tiranik ne historine e Ballkanit dhe nji persekutor i neveritshem i intelektualeve disidente. Kadareja ka qene fort i suksesshem ne kete loje ne mesin e jo-shqiptareve; ne fillim te ketij viti atij iu dha i pari Man Booker International Prize ne Britani nga antare jurie pa pike ideje, qe e trajtuen si mbrojtes te lirise krijuese. Por kjo coi ne protesta te shumta te shqiptareve e miqve te tyne, si dhe t’eksperteve te kultures e historise shqiptare, qe s’u mashtruen. Coi edhe n’angullima te zhurmshme mbrojtese nga profesor Bellos i Princeton-it, i cili e ka vu promovimin e Kadarese ne krye te CV-se se vet



Kjo asht gjendja e letersise botnore sot: nji medites letrar komunist e paraqet veten si martir te lirise; librat e tij, ne nji gjuhe pak te njohun, i paraqiten lexuesve amerikane prej nji njeriu qe “perkthen” prej dores se dyte, tue huqe referencat dhe ngjyresat te pranishme ne nji idiome te huej. Cmimet jepen dhe krahnoret e bien-pensants-eve fryhen nga krenaria.



Kadareja asht perpjeke prej vitesh me e marre vete Cmimin Nobel per letersi. Tue pase parasysh historine e fundit t’Akademise Suedeze qe ia jep at’ nder sharlataneve te tille, si kete vit dramaturgut demagog Harold Pinter, Kadarejase s’ka me ju dashte me prite shum. Por shqiptaret kane kujtime te forta – aq te forta aq sa me e kujtue rastin e Shehut pa ndihmen e nji romancieri ngatrrestar – dhe nese Kadareja e merr Nobelin, shqiptaret dhe miqte e tyne te vertete nuk kane me u mashtrue.



(Stephen Schwartz ka botue tre libra ne shqip, perfshi nji perkthim te sapobotuem te bestsellerit te tij Dy ftyrat e islamit)



Perktheu: Blendi Kraja
“…Plenumi IV i KQ te Partise e theksoi edhe nje here me force se c’rrezik permban ne vetvete, jo vetem per letersine dhe artet, por per fatet e revolucionit zbehja e kesaj fryme heroike dhe krijimi i iluzioneve pacifiste, qe propagandohen sot me aq zell ne boten borgjeze-revizioniste.”



Gazeta “Drita”, nr. 10, f. 3, 1974



“…hap pas hapi me revolucionin-kjo ka qene dhe mbetet rruga e vetme e letersise sone ne shekuj dhe e letersise sone realiste socialiste ne keta tridhjete vjet lufte per socializem… Populli yne i talentuar, artist ne shekuj, i ndricuar sot nga revolucioni komunist eshte ne radhet e para per mbrojtjen e poezise… S’eshte e rastit qe nje shkrimtar i yne reaksionar e quajti vendin e vet “Zululand”… Poezia jone… eshte e armatosur me partishmerine komuniste…”



Gazeta “Drita”, nr. 42, f. 1, 1974



“…Fierza hyn ne veprat e medha te epokes se Partise. Ne tridhjete vjet keto vepra epokale kane nje dendesi te papare. Eshte pikerisht madheshtia e tyre, qe, e inkuadruar ne aksionet madheshtore politike e ideologjike te Partise, na jep te drejten qe kohen tone, kohen e socializmit ne Shqiperi, ta quajme ne menyren me te natyrshme: kohe te madhe.”



Gazeta “Drita”, nr. 25, f. 3, 1976



“Nje nga detyrat kryesore qe shtroi Kongresi 7-te i Partise perpara letersise dhe arteve tona eshte zhvillimi i luftes se parreshtur kunder presionit te artit borgjez-revizionist. Ne raportin e shokut Enver, mbajtur ne Kongres thuhet shprehimisht: “Arti yne i realizmit socialist, me idealet e tij revolucionare dhe me synimet per t’i sherbyer socializmit dhe popullit ngrihet perballe artit te coroditur dekadent borgjez dhe revizionist. Rrethimi kulturor eshte pjese perberese e rrethimit borgjez revisionist, pra rrjedhimisht, lufta qe bejne shkrimtaret dhe artistet tane kunder presionit te tij eshte pjese perberese e luftes qe ben populli yne i udhehequr nga Partia per shpartallimin e rrethimit ne teresi. Historia ka njohur shume luftra midis shkollave te ndryshme letrare, midis rrymave dhe drejtimeve. Lufta e artit realist socialist kunder artit borgjez revisionist, eshte e pangjashme me to. Kjo esht enje lufte e nje tipi te ri, pjese e luftes se klasave, lufte e revolucionit kunder kunderrevolucionit, nje lufte per jete ose per vdekje e artit tone te shendoshe kunder artit te semure, prej te cilit vjen ere vdekjeje, te borgjezise dhe revizionizmit…



Letersia e sotme borgjeze dhe revizioniste, duke shprehur ne teresi gjendjen shpirterore te borgjezise dhe revizionizmit, pershkrohet tejembane nga nje fryme e semure… asaj i ka rene cerja e vdekjes… Ajo ka frike nga arti i madh i revolucionit, nga realizmi socialist… Sundimi i tyre eshte iluzor, sepse marksizem-leninizmi na meson qe nuk ka asnje force qe te ndale zhvillimin e historise… Shoku Enver, duke zberthyer ne menyre te thelle marksiste-leniniste esencen konservatore te borgjezise dhe revizionizmit te sotem, ka thene per ta: “konservatore jane ata qe na quajne ne konservatore”… Ambiguiteti i shkrimtareve te tille reaksionare si Fishta, Koliqi e Konica, te cilet bashkuan ne vetvete liberalizmin me te skajshe me konservatorizmin me te skajshem, eshte nje shembull i qarte per kete. S’eshte e rastit qe Konica, ky bej ne sherbim te mbreterise arkaike shqiptare, ishte i afert me rrethet moderniste dekadente evropiane, madje edhe mecenat i tyre…”



Gazeta “Drita”, nr. 13, f. 13, 1977



“Vitet e fundit Partia dhe shoku Enver disa here kane terhequr vemendjen per nje studim me te gjere e me te thelle te problemeve te ndryshme te artit popullor…”



Gazeta “Drita”, nr. 5, f. 5, 1979



“Duke folur per luftrat per ekzistence te popullit shqiptar, shoku Enver Hoxha ka thene se populli yne nuk do te mund t’u bente nje rezistence te tille armiqve, ne qofte se nuk do te kishte, vec te tjerash, edhe kulture te madhe… Sic u tha edhe ne raportin e shokut Ramiz Alia, kultura jone socialiste jo vetem e ka trasheguar, por e ka ngritur ne nje shkalle me te larte misionin e unitetit kombetar… kultura jone socialiste iu gjet gjithmone prane popullit e Partise. Nen shembullin e luftes se Partise ajo beri luften ne frontin e saj kunder kulturave borgjeze e revizioniste dhe nen shembullin e Partise do ta vazhdoje kete lufte sa te jete jeta… Moto levizese e kultures sone nuk kane qene kurre pasionet shoviniste e nacionaliste, sherbimin e te cilave kultura jone gjithmone e ka refuzuar, por jane shkenca dhe filozofia e proletariatit, e marksizem-leninizmit, porosite e Partise dhe te udheheqesit te saj shokut Enver Hoxha. Ne kohen qe po jetojme, duke permbushur porosite e Partise, kultura socialiste e Shqiperise se re do te rrite perhere e me teper kombativitetin e saj, do te forcoje rolin e saj si nje faktor i rendesishem i unitetit kombetar, do te jete e gatshme te kryeje gjer me nje detyrat e saj ndaj popullit e Partise, si dhe ndaj kultures boterore te proletariatit…”



Gazeta “Drita”, nr. 23, f. 3, 1979



“Kur shoku Enver, qysh ne fjalet e para te raportit te tij ne Kongres tha se Shqiperia eshte ngjitur nje shkalle me lart, ne te gjithe provuam gezimin e vecante, ate gezim qe ndien familja e madhe kur punet e saj vene mbare… Ndaj, duke qene kroniste te kohes, shkrimtaret e artistet jane te ndergjegjshem per misionin dhe pergjegjesine e tyre perpara kohes.”



Gazeta “Drita”, nr. 45, f. 5, 1981



“Kompletimi i tablose se epokes socialiste eshte nje nga orientimet baze qe dha Kongresi i 8-te i Partise per letersine dhe artet. Duke folur per kete ne raportin e tij, shoku Enver Hoxha thote: “Eshte kerkese e kohes zgjerimi i games se temave te letersise dhe te arteve, perfshirja ne to perhere e me teper e gjeresise dhe larmise se jetes, ne menyre qe dalngadale te kompletohet prej shkrimtareve dhe artisteve tane tabloja e madhe e epokes socialiste ne Shqiperi”… Ajo lidhet ne menyre te natyrshme e organike me orientimet e tjera baze qe shtroi Kongresi i 8-te, me forcimin e partishmerise proletare… Shtrimi qe shoku Enver i beri ketij problemi ne Kongresin e 8-te duke qene ne vazhden e orientimeve te perhershme te Partise, per pasqyrimin e jetes socialiste ne letersine tone, ka njekohesisht nje element te ri. Ky element i ri, eqe eshte formulimi “plotesimi i tablose, ka lidhje me konsolidimin e socializmit ne Shqiperi, me soliditetin dhe stabilizimin e metejshem te jetes sone dhe, kryesorja, me faktin qe epoka e Partise ne Shqiperi ka mbushur dyzet vjet dhe pas disa vitesh do te mbushe gjysmen e shekullit. Eshte pra e kuptueshme qe kjo kerkese, e cila nuk mund te shtrohej ne vitet pesedhjete, vitet e para te socializmit, dhe ishte ende heret te shtrohej nga vitet gjashtedhjete, te shtrohet tani ne kete stad te ri te zhvillimit te socializmit ne Shqiperi… e pare nga pozitat e sotme marksiste… vete thelbi i socializmit… realiteti dyzetvjecar i epokes se socializmit… per ne shkrimtaret, ashtu si per gjithe krijuesit, eshte plotesisht e kuptueshme kerkesa e Partise qe kete jete te madhe qe vlon rreth nesh, ta futim ne veprat tona, duke kompletuar keshtu me te tabllone e gjere te socializmit… letersite borgjeze - revizioniste… arti i semure borgjez apo revizionist… Kete e dine mire dekadentet…”



Gazeta “Drita”, nr. 16, f. 5, 1982



“Prej kohesh eshte peshperitur jo pa baza, se ka qene KGB-ja sovjetike ajo qe ka cuar e para doreshkrimet e Solzhenicinit ne perendim dhe e ka furnizuar ate rregullisht me materiale sekrete per veprat e tij… Jane keto menyra misterioze, qe, sic thote shoku Enver ne librin e tij “Titistet”, krijojne gjithfare kanalesh te ndyra me ane te te cilave komunikojne sherbimet sekrete te superfuqive…

Aleksander Solzhenicini, i cili jeton dhe punon tani ne keshtjellen e reaksionit boteror ne SHBA, ne nje shtepi, gjysmen e se ciles e ka kthyer ne kishe, eshte pa dyshim nje nder shkrimtaret me reaksionare te te gjitha kohrave. Ai eshte, vec te tjerash, nje vertetim i qarte se ku te con revizionizmi ne politike, ne ideologji dhe ne kulture. Disa here Lenini e ka theksuar se kultura e re proletare eshte trashegimtare e vlerave me te cmuara, e gjithe thesarit te kultures dhe te artit te madh boteror. Dhe Solzhenicini, duke iu kundervene kesaj kulture, iu kundervu njekohesisht gjithe tradites se kultures perparimtare boterore. Ndihet, p.sh., menjehere qendrimi i tij jo vetem kunder figurave te tilla te revolucionit borgjez francez si Robespieri e Marati, por ne pergjithesi kunder ideve te ketij revolucioni, qe atij i duket se jane pararendes te “fatkeqesise”, qe do t’i ndodhte me vone Rusise se carit. Eshte krejt ne logjiken e gjerave, qe ai, si monarkist dhe fetar i terbuar, te sulmoje haptas iluministet franceze apo gjermane, enciklopedistet, Volterin, Diderone apo Rusoin…”



Gazeta “Drita”, nr. 6, f. 14, 1984

Ismail Kadare

Realizmi socialist – arti i madh i revolucionit

Midis profecive te shumta teper te zymta qe behen sot ne boten borgjeze dhe revizioniste nga fallxhoret e klasave sunduese, nje pjese u perkasin letersise dhe arteve. A do te vazhdojne te ekzistojne letersia dhe artet ne te ardhmen? Kjo pyetje, here ne menyre te drejtperdrejte, here ne menyre te terthorte, vertitet ne te gjitha propagandat e tyre. Pergjegjesia e saj perbehet nga nje radhe parashikimesh sa fataliste aq edhe absurde: pritet vdekja e romanit, vdekja e poezise, vdekja e letersise dhe e gjithe arteve ne pergjithesi. Cili eshte shkaku i ketij "de profundis" qe tellallet e borgjezise e perserisin pa pushim prej kohesh? Pergjigja eshte e thjeshte: ashtu si nje pjese e profecive, edhe kjo nuk eshte tjeter vecse nje deshire e vjeter e klasave sunduese, e trasheguar brez pa brezi prej tyre bashke me etjen per pushtet dhe shfrytezim.

Dihet se qysh nga kohet me te lashta strukturat e medha burokratike militariste, pra shtetet e medha agresive, si p.sh., Perandoria Romake, duke perkrahur letersine zyrtare kane rene shpesh here ne konflikte te hapura me letersine dhe artin perparimtar. Kjo ka qene e natyrshme, sepse ky art ne pergjithesi nuk mund te pajtohej me frymen agresive, me deshiren per hegjemoni dhe sundim te botes, e cila ishte promotori i gjithe propagandave te ketyre shteteve. E njejta ndodh sot me superfuqite e kohes sone, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Letersite dhe artet e ketyre vendeve prej kohesh jane perpara nje alternative: ose te deformohen plotesisht sipas interesave antipopullore te ketyre regjimeve, ose te zhduken. Pra, profecite per vdekjen e tyre ne fund te fundit, nuk jane tjeter vecse kercenime te terthorta qe u behen letersise dhe artit ne qofte se ato nuk knformohen plotesisht me qellimet hegjemoniste agresive te ketyre superfuqive.

Persa u perket popujve qe luftojne per liri e pavaresi, historia ka treguar dhe vazhdon te tregoje se tek letersia dhe artet ata kane gjetur gjithmone nje mbeshtetje te sigurte ne luften dhe ne aspiratat e tyre. Historia e vendit tone e rikonfirmon me force te vecante kete. Shoku Enver ka thene se "populli yne nuk e ka ndare kurre "dyfekun me gjalme" nga libri, shpaten nga pena, trimerine nga dituria...". Dhe kjo eshte nje e vertete e madhe. Populli yne, qe e ka pasur gjithmone ne qender te kujteses se tij kombetare Skenderbeun, nuk e ka nxjerre kurre ne periferi te saj Naim Frasherin. Popullit tone i eshte dashur shume here te ngrihet i vetem kunder rrezikut te zhdukjes nga faqja e dheut. Por as agresioni, as vdekjet, as uria, as rrebeshet e historise nuk ja kane humbur atij asnjehere bukurine e fjales, te gdhendjes, te tingullit. Perkundrazi, ky fat i veshtire ja ka perfeksionuar ato gjer ne virtuozitet. c’art i mrekullueshem duhet te jete ai per te cilin populli ka nevoje ne dite te mira e te keqija, c’prove e madhe eshte per letersine dhe artet kjo dashuri e popullit per te ne momentet kyce te historise dhe sa qesharake duken ata estete pozamedhenj qe me sofizma te pafund ne kabinetet e tyre belbezojne ne se duhet ose nuk duhet te ekzistojne letersia dhe arti.

Fakti i madh qe populli, midis varferise se tij te thelle, i pangrene e i paveshur, midis halleve, keto male te dyta te vendit, e deshi gjithmone artin, tregon se ai ka pasur aresye te thella per kete. Populli gjithmone ka aresye te medha per te bere nje gje. Aresye te medha per te dashuruar, aresye te medha per te urryer. Ai e ka dashur poezine shqipe, letersine dhe artet e tjera sepse ato kane qene te lidhura me fatet e tij. Kjo lidhje me fatet e popullit dhe te kombit eshte tipari kryesor, me i rendesishmi dhe me i pavdekshmi i letersise dhe i arteve tona. Te gjitha vlerat e tjera te ketij arti shekullor do te asgjesoheshin pa kete vlere thelbesore te tij. Kjo lidhje ka qene fati me i madh i kesaj letersie, ashtu sic do te ishte fatkeqesia me e madhe e saj ndarja prej popullit. Letersia jone e realizmit socialist e trashegoi si thesarin me te shtrenjte kete lidhje, duke pasuruar e ngritur ne nje shkalle me te larte ate me idete e revolucionit dhe te komunizmit. Partishmeria proletare e letersise sone te realizmit socialist eshte shprehja me e larte e lidhjes se plote te saj, si asnjehere tjeter, me fatet e popullit.

Te gjithe ne shkrimtaret e realizmit socialist kemi nje pergjegjesi te madhe per ta ruajtur te paprekur kete thesar shpirteror te pacmuar.

Ne te 30 vjetet e moshes se saj letersia jone e re e realizmit socialist ka njohur suksese dhe gezime te medha. E vene pa asnje rezerve ne sherbim te revolucionit, komuniste dhe kombetare njekohesisht, ajo i ka lare nje here e pergjithmone llogarite me gjithe ndryshkun shekullor te artit feudal-borgjez, me misticizmin, irealizmin, sentimentalizmin, bulevardizmin, me historite iluzive te vajzave te te varferve me "princet e kalter", me nje fjale me gjithe trillimet e kuzhinave shekullore te botes se vjeter. Ajo ka vazhduar te beje nje lufte te suksesshme kur keto trillime, pasi i ka debuar nga dera, jane perpjekur te hyjne nga dritarja te veshura me petkun modern. Detyra e ruajtjes se pastertise se artit tone eshte sa e veshtire aq edhe madheshtore, sidomos ne kohen e sotme, plot furtuna revolucionesh e kunderrevolucionesh. E verteta eshte se me gjithe sukseset qe jane arritur, megjithse trungun kryesor te letersise dhe te arteve e kemi ruajtur te paster, nuk mund te themi se i kemi mbrojtur si duhet te gjitha deget e tij. E perplasur mbi to, vala e ndikimeve ka bere deme, disa here thyerje, dhe per kete pergjegjesia na takon ne te gjitheve. Por letersia dhe artet tona kane nje lidhje te tille te thelle me revolucionin dhe me kombin, sa qe per nje kohe te shkurter jane ne gjendje te rigjenerojne plotesisht deget e demtuara. Por kjo nuk duhet te na vere ne gjume. Ne te ardhmen nuk pritet asnje dobesim; perkundrazi, do te kete gjithmone dendesim te ketyre valeve goditese. Agresioni eshte po aq i vjeter sa edhe shoqeria me klasa. (Homeri, shkrimtari i pare i planetit tone, nuk shkroi vecse per nje agresion). Por ne asnje shekull ai nuk ka qene aq global, tinzar dhe i shumefytyrshem sa ne kohen tone. Dhe kjo eshte e kuptueshme, per derisa kjo eshte epoke e permbysjeve te medha revolucionare. Agresioni nuk tregon forcen e agresoreve, por perkundrazi, friken, panikun e tyre perpara historise. Gjysma e dyte e shekullit tone po behet deshmitare e nje intensifikimi te pashembullt te agresionit. Nuk eshte me agresioni i vjeter klasik, prania e te cilit ndihej vetem kur shkelte cizmja e te huajit mbi token tende. Tani armikun mund ta kesh mijra kilometra larg, me te mund te mos shkembesh asnje pushke e, megjithate, pa e kuptuar mund te fillosh te biesh viktime e agresionit te tij. Agresioni kultural, agresioni i fjales, i tingullit, i ngjyrave nuk eshte me pak i rrezikshem se agresioni i cizmes se ushtarit.

Nje nga deshirat e drejtuesve te superfuqive eshte qe bota te jete memece, ne menyre qe ajo te mos i gjykoje dot krimet e tyre. Mirepo njerezit kane lindur me gjuhe. Atehere, aresyetojne ata, ne qofte se njerezit nuk i detyron dot te mos flasin, perpiqu qe ata te belbezojne ne menyre sa me te pakuptueshme, si te marret. Dhe keshtu vazhdon gara e etheshme per te krijuar libra sa me te degraduara, poezi hermetike, proze te coroditur, tinguj kafshore, kompozime abstrakte. I gjithe ky belbezim, qe shpesh u ngjan belbezimeve te te semureve psikike, eshte nje sherbim i madh qe i behet borgjezise se sotme, sherbim te cilin ajo e cmon se tepermi. Historia e dekadentizmit, ashtu si ajo e gjithe artit, eshte shekulore, por ne asnje shekull ai nuk ka pasur nje shperthim te tille si sot. Kjo ndodh sepse ne asnje shekull klasat sunduese nuk jane gjendur ndonje here kaq prane humneres si ne kete shekull. Ne nje gjendje te deshperuar, ato ndodhen vazhdimisht ne nje aktivitet te ethshem ne te gjitha fushat – ekonomike, ushtarake, politike, morale, ideologjike, artistike, ne menyre qe t’i shmangen katastrofes. Ne terrenin e letersise dhe te arteve, duke kuptuar se lidhja e letersise dhe e arteve me fatin popullit eshte fatkeqesia me e madhe per ta, shpejtojne ta shkallmojne me te gjitha menyrat kete lidhje. Ne qofte se do te kerkonin te gjenin dy fjale qe te permblidhnin sa me qarte esencen e gjithe asaj morie izmash te asaj flore te sotme te helmatisur borgjeze e revizioniste, keto fjale do te ishin "ndarja nga populli". Kjo ndarje eshte synimi i perbashket i gjithe propagandave te sotme reaksionare.

Mirepo borgjezia dhe revizionistet, duke e kuptuar se thirrja per ndarjen e artit nga populli ka ne vetvete rrezikun e diskreditimit, kerkojne rruge me te sterholluara e te maskuara per te realizuar kete ndarje. Ata e fillojne rrethimin shume me larg. Per te humbur gjurmet, ata nuk bejne thirrje per ndarje nga populli, por per ndarje nga njeriu ne pergjithesi. Keshtu shpjegohet ai pasion per dehumanizimin e artit, per menjanimin e njeriut dhe per zevendesimin e tij me fetishe e maska. Superioriteti im eshte se une s’kam zemer, ka thene nje poet dekadent. Keshtu shpjegohet pasioni per primitivizmin, per mendimin paralogjik, i cili, sipas tyre, eshte me i thelle, sepse vjen qe nga larg, nga barbaria. Lidhur me keto jane perpjekjet per shthurjen e kohes ne vepren letrare, per shkaterrimin e ligjeve te kompozicionit, te sintakses dhe, me ne fund, te gjuhes. (Nje nga kryedekadentet, Xhojsi, eshte perpjekur, per shembull, te krijoje ne nje veper te tij gjuhen e ujit dhe te eres).

Edhe ne rastet kur dekadentet e pranojne njeriun ne veprat e tyre, ky nuk eshte njeri ne kuptimin normal te kesaj fjale. Me teper se njeri, ai eshte nje surogat i tij, nje qenie biologjike, jashte kohes, hapesires dhe shoqerise. Pikerisht nje njeri te tille dekadentizmi perpiqet ta beje hero tipik te kohes. "Njeriu pa cilesi", eshte titulli i romanit voluminoz te Myzilit, nje nga katekizmat e dekadentizmit modern. Dihet se njeriu qe nuk i perket asnje shoqerie, humbet identitetin e vet dhe kthehet keshtu ne nje maske. Per te tilla maska ka shume nevoje sot reaksioni boteror. Keshtu, arti borgjez perpiqet sot te krijoje nje model te ri antiheroi, nje autsajder (ai qe eshte jashte), sic e kane pagezuar ne Perendim. Ky autsajder, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botes borgjeze e revizioniste, misheron ikjen nga bota jone, dezertimin e turpshem nga koha. Ai nuk eshte ndonje shpikje e re; perkundrazi, rrenjet e tij duhet t’i kerkojme thelle tek Bibla dhe Kurani, keto puse te pashtershme idesh reaksionare. S’eshte e rastit qe nje nga ideologet e sotem borgjeze ka shkruar: "Individi e nis kete udhe te gjate si ausajder dhe do ta mbaroje, ndoshta, si nje shenjt". Hipite e sotem, autsajderet, antiheronjte e Kamysit ose te Beketit, nuk jane tjeter vecse modifikime te shenjtoreve mjekergjate qe bridhnin qysh para 2000 vjeteve e me pas neper shkretetiren e Sinait, heremitet, pelegrinet jezuite ose musulmanet qe niseshin per haxhillek ne Meke. Gjithe ky arsenal erresire dhe myku eshte trasheguar nga arti i sotem borgjez e revizionist. Duke e trasheguar ate, ky art i degraduar, megjithse pretendon te jete i kohes e modern, ne te vertete tregon se eshte i vjeter e dogmatik sa s’ka ku te veje me.

Ne Plenumin e 4-te te Komitetit Qendror te Partise shoku Enver, ne nje menyre thellesisht marksiste, zbertheu esencen e vertete konservatore te borgjezise dhe te revizionizmit te sotem. "Karakter konservator, - thote shoku Enver, - kane jo vetem ideologjite e vjetra qe vine nga thellesite e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithe liberalizmi e modernizmi i tyre". Duke zbatuar tezen e shokut Enver ne terenin e letersise dhe te arteve, nuk eshte e veshtire te dallojme ne kohen tone aleancen e shenjte te konservatorizmit me te terbuar me modernizmin me te shthurur. Le te kujtojme disa fakte nga historia e letersise sone. Cili ka qene konservatori me i madh i letrave shqipe, dhe jo vetem i letrave, por i gjithe kultures sone? Pergjigja eshte e qarte per te gjithe: ky konservator ka qene Gjergj Fishta. Fanatik i terbuar, idealizues i cdo gjeje patriarkale, apologjet i fese, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i eger i cdo perparimi, - ky eshte portreti i ketij letrari prift. Mirepo, nga ana tjeter, po te bejme pyetjen se cili ka qene liberali me i madh i letersise sone, pergjigja eshte po ajo: perseri Gjergj Fishta. Filo italian i papermbajtshem, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i ckombetarizimit dhe i romanizimit te kultures sone. Pra, nga nje ane kryekonservator fanatik, nga ana tjeter kryeliberal. Shovinist i terbuar dhe njekohesisht kozmopolit i terbuar. Kur ishte fjala per fatet e Atdheut, per lirine, per kufijte ai ishte liberali me i madh.

Te njejtin shembull na jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i itij ekstrem nuk e pengoi te shfrytezonte ne vepren e tij reaksionare nje teori aq te shtrenjte per modernizmin e sotem, frojdizmin. Keshtu ne tregimet e tij, ai here na paraqitet si nje namuslli turkoshak, here si nje gagarel evropian.

Dhe ne pergjithesi eshte veshtire te gjendet nje teori tjeter qe t’u kete sherbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje per kthim drejt barbarise, nuk i pengon aspak, perkundrazi, i ndjell akoma me shume drejt tij dekadentet e te gjitha ngjyrave.

Kjo aleance e shenjte midis konservatorizmit dhe liberalizmit eshte plotesisht e shpjegueshme po ta shikojme problemin nga pikpamja marksiste. Ne fund te fundit, qellimi i te dy paleve, konservatore dhe liberale, eshte nje: kthimi ne boten e permbysur, rifitimi i "parajses se humbur".

Ndersa sulen me terbim per te shkallmuar spirancen qe e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqerine dhe komunitetin njerezor dekadentet nuk harrojne per asnje cast te sulmojne spirancen tjeter, ate qe i mban njeriun dhe artin e tij te lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombetar. Ata godisin me terbim keto dy spiranca, sepse e dine qe me shkallmimin e tyre vlerat shpirterore do te mbeten ne meshiren e eres e te dallgeve te terbuara te reaksionit boteror.

Nuk eshte e rastit qe pseudoshkrimtari dhe armiku i partise Fadil Pacrami i linte te mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerez. Nuk eshte e rastit qe ai bashke me T. Lubonjen ishin kundershtare te terbuar te karakterit kombetar ne artet tona. Ne poezi F. Pacrami urrente figuren e baballareve, ne skulpture figuren e nenes, ne proze perbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skenderbeut me keq se nje pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgje qe kishte lidhje me themelet e popullit e te kombit. Nga kjo pikpamje ai te kujtonte ata pseudodijetare te Ishullit te Laputeve, per te cilet Suifti tregon se kerkonin te shpiknin nje metode per te filluar ndertimin e shtepive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjes e F. Pacramit, kozmopolitizmi, urrejtja per folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan edhe nje here se lufta e klasave ne terrenin e letersise dhe te arteve eshte e gjalle dhe do te jete e tille per nje kohe shume te gjate.

Si pjese perberese e mekanizmit te revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka e do te kete po ata armiq qe ka revolucioni. Terbimi i tyre, rrufete qe ata leshojne mbi te, nuk tregojne gje tjeter vecse fuqine dhe rrezikshmerine e tij per klasat sunduese. Akuzat per gjoja ngushtesine e tij, per pamundesite e tij, per rregullat kufizuese qe i shkurtojne jeten, koha i ka hedhur dhe do t’i hedhe poshte njeren pas tjetres. Realizmi socialist eshte art i se ardhmes. Asnje art i gjertanishem nuk mund te jete i krahasueshem me te per nga mundesite, epiciteti, thellesia, dramaciteti dhe niveli i larte ideoartistik. Kete omnipotence ia jep atij revolucioni komunist. Lirika qe zberthen revolucioni eshte me e madhja liri qe eshte pare ndonje here mbi kete rruzull, sepse ajo eshte liri e milionave. Perpara kesaj lirie zbehen si qirinj lirite e tjera te kenduara ose te pakenduara ne odet e poeteve. Realizmi socialist, si pjelle e revolucionit gezon po ate liri te revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave e dogmave, sic pretendojne armiqte e tij te hapur ose miqte e tij te rreme. Ai u bindet vetem ligjeve te revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikerisht ne kete qendron jo dobesia dhe jeteshkurtesia e tij, por perkundrazi, forca dhe pavdekesia e tij. Nganjehere vete ne, shkrimtaret dhe artistet e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i perdorim dot mundesite e pakufishme te ketij arti. Marksizmi na meson se shpesh here qellon qe shija e pare e klases se fitimtareve bart me vete elemente te shijes se fundit te klases se te mundurve. Shkeputja nga kjo shije eshte nje detyre e vazhdueshme e te gjitheve, dhe vecanerisht e ne krijuesve.

Duke hedhur poshte rrenjesisht teorine e "realizmit pa cak" te revizionistit freng Rozhe Garodi, i cili ka per qellim integrimin e nje pjese te dekadentizmit ne realizmin socialist, ne jemi gjithashtu kunder kufizimeve artificiale te fushes se veprimit te artit te ri te klases punetore. Realizmi socialist ka nje force te tille te brendshme sa qe eshte ne gjendje te shtjelloje ne gjirin e tij te gjitha temat, duke filluar nga revolucioni proletar e gjer ne legjendat me te thella te shekujve. Ai eshte ne gjendje ta rishikoje dhe ta rishpjegoje artistikisht gjithe boten, qe nga rrethimi i Trojes e gjer ne rrethimin imperialisto-revizionist. Kete aftesi te re ndircuese ja jep atij vete revolucioni. Dhe pikerisht ketu qendron esenca e novatorizmit te tij te madh. Kufizimi ne kohe dhe ne hapesire i sferes vepruese te realizmit socialist, nuk ben gje tjeter vecse, nga njera ane, i shkeput rrenjet e ketij arti nga themelet kombetare dhe, nga ana tjeter, i njeh sundimin e plote mbi pese mije vjet te historise se popujve tiranise kulturale te te gjitha superstrukturave te vjetra.

Epoka e kapitalizmit eshte ne perendim dhe tonin artit boteror, kulmet e tij po i jep e do t’i jape akoma me shume ne vitet e ardhshme jo borgjezia, por klasa punetore. Realizmi socialist eshte akoma ne dekadat e tij te para. Ne vitet e ardhshme ai do ta ngushtoje gjithmone e me teper perandorine kulturale borgjeze-revizioniste, gjersa me ne fund, ta rrethoje ate. Letersia jone e re shqipe, per vete poziten pararoje te partise dhe te vendit tone ne lufte kunder botes se vjeter, ne kuadrin e artit boteror komunist, ka sot nje pozite te privilegjuar dhe mundesi te pakufishme per vepra te medha.



Zeri i popullit, 13 janar 1974

Zanafilla e nji hajnie


- Mbi vjedhjen e perkthimit te nji libri nga Xhevat Lloshi, Xhevdet Shehu e Fatmir Toci -


Bahet fjale per librin e historianes britanike Miranda Vikers (Vickers) Between Serb and Albanian: A History of Kosovo, vjedhjen e perkthimit te te cilit e ka nise Xhevat Lloshi, e ka vazhdue Xhevdet Shehu dhe e ka permbylle Fatmir Toci, pronar i shtepise botuese Toena.

Ne vitin 2002, me pelqimin e autores, z. Xhejms Petifer (James Pettifer) na pajton neve me e perkthye kete liber, pune qe e perfundojme ne fillim te vitit 2003 dhe per te cilen marrim pagesen e caktueme. Ngaqe kishte veshtiresi ne gjetjen e nji shtepie botuese ne Kosove, doreshkrimi mbetet ne kompjuter i paprekun deri ne pranvere-vere t’atij viti. Me rastin e promovimit ne kete kohe te librit Blue Guide te Petiferit ne Prishtine, ku vjen edhe perkthyesi i ketij libri Xhevat Lloshi, zoti Petifer na autorizon t’i japim Lloshit dy disketa qe kishin perkatesisht doreshkrimin e perkthimit te librit te Vikersit (per t’u redaktue prej Lloshit) dhe librin e Petiferit Kosovo Express (me u perkthye po prej Lloshit).

Edhe pse ishte hera e pare qe kishim nderin e madh ta takonim Xh. Lloshin, qysh at’ dite qe e kemi takue per here te pare e kuptuem se cfare formimi kishte (sic). Te nesermen ne mengjes kemi lane takim me z. Petifer ne Hotel Grand ne Prishtine dhe i kemi thane fjale per fjale: “Z. Petifer, une i qendroj mbrapa perkthimit tim, por me at’ njeri une kam me pase probleme…” Miku i mire Petifer u perpoq me na qetesue por ne ia shprehem edhe ne nji menyre tjeter dyshimin per aftesite e Lloshit: “Teksti asht i perkthyem shum mire, jam gati me u pergjegje per kete, ka nevoje vetem per redakturen e zakonshme.” E, n’t’vertete, vec per redakture kishte nevoje, sic ka me u pa ma poshte.

Ne gusht 2003, Xhevat Lloshi vjen ne Prishtine dhe kerkon me na takue. Na thote se “nuk kam kohe ta redaktoj perkthimin qe i ke bere librit te Mirandes, prandaj sugjeroja Xhevdet Shehun asaj si redaktor” (dhe nderkohe tue na dhane dy flete me disa “kritika” te tij per perkthimin), tue mos e pase as burrnine njerezore me ja thane ne sy nji njeriu qe puna e ketij nuk vlen dhe se, sipas mendimit te tij, ai e hedh poshte. Sepse Lloshi asht jo vetem frikacak dhe shpirtulet, por ka nder mend tjeter gja…



*

* *



Ne vitin 2004, z. Petifer na thote se Xhevat Lloshi e ka hedhe poshte perkthimin tone si te pavlere dhe autorja, tue pranue rekomandimin e tij, ia ka dhane librin nji perkthyesi tjeter. Ia perserisim ne sy mikut tim, sic edhe ia shkruejme po at’ dite ne email autores, qe perkthimi asht i mire dhe ka nevoje vec per redaktim edhe ta cojne perkthimin te nje pale e trete, qe s’e njeh as Krajen e as Lloshin dhe ne kemi me ju binde ketij gjykimi cilido qofte ai. Por si miku jone, si autorja, na thone mos u shqeteso, s’ka problem, mbaji paret. Por kjo nuk asht cashtje paresh…

Ne fund te vitit 2004 botohet libri “Midis serbeve dhe shqiptareve, nje histori e Kosoves” i Miranda Vickers-it, “perkthye” prej Xhevdet Shehut, botue prej shtepise botuese Toena. Kqyrja e ketij libri nga ana jone na bani me kuptue se Xhevat Lloshi ka rrejte kur e ka hedhe poshte perkthimin tone si pa vlere, Xhevdet Shehu ka rrejte kur e ka paraqite perkthimin si te tijin dhe Fatmir Toci ka rrejte kur e ka botue nji doreshkrim te vjedhun.

Pervec kapitullit I, te cilin edhe pse i perkthyem prej Xh. Lloshit e kemi riperkthye, ne kete shkrim po krahasojme perkthimin tone nga fajlli i cili ruhet ne kompjuter (dhe ka si atribut daten se kur asht vu dore per here te fundit ne te) dhe “perkthimin” e Xh. Shehut nga libri, tue botue vetem disa rreshta nga paragrafet e pare te secilit prej 13 kapitujve te tjere. Teksti i perkthimit qe botohet ketu asht ai i perkthyem prej nesh dhe, per ta ba lexuesin me kuptue se sa mire e ka “perkthye” tekstin Xh. Shehu, po japim ne kllapa me forcim variantin e tij (fjalet me vize ne mes jane te hequna prej Xh. Shehut ndersa shenja tregon se fjala asht shtue, ne krahasim me perkthimin tone):



Kapitulli 2

Mergimet (migrimet) e medha serbe dhe forcimi (konsolidimi) i sundimit otoman (osman)



Pushtimi otoman (osman) i Ballkanit pati pasoje levizjet e he­re­pa­s­hershme te popullsise, ndersa banoret vendas le­viz­nin o ne jug o ne veri (banoret vendas leviznin ne jug ose ne veri), ndersa ne lindje u shfaqen kombesi te reja (ndersa elemente te rinj etnike u shfaqen ne lindje). Ush­t­ria otomane (osmane) ne Kosove ishte e shoqeruar nga anetare te fi­se­ve tartare turke (turko-tartare) qe u vendosen kryesisht ne qytete. Ketyre iu ba­shkuan me vone arixhinjte (romet) dhe cir­kazianet, qe u nxiten nga pushteti otoman (autoritetet osmane) te vendoseshin ne treven (rajonin) e sa­po­ko­lo­ni­zuar te Ballkanit. Ky eshte shka­ku per atmosferen relativisht ko­zmopolitane qe u zhvillua ne qytete te tilla si Prizreni, qe e rua­jti popullsine e tij te pasur e te perzier deri ne shpe­r­n­gu­l­jen e turqve ne vitet 1950. Nga fundi i shekullit XVI, barinj te maleve te Shqiperise veriore kishin filluar te zbrisnin ne fu­shat e Kosoves ku dalengadale u vendosen ne ngulime (krijuan vendbanime) te vo­g­la. Shumica erdhen nga rajoni i ashper i Dukagjinit per t’i shpe­tuar gjakmarrjes apo nga mungesa e kullosave (kullotave)… te cilat japin pershtypjen qe (sikur) luzma shqi­p­ta­resh te dhunshem, prire (te prirur) nga perdhunimi e grabitja, po de­r­dhe­shin ne Kosove…



Kapitulli 3

Kosova dhe renia otomane (e Perandorise Osmane)



Ceshtja e Kosoves u nderkombetarizua ne Ceshtjen (Krizen) e Ma­dhe Lindore te vitit 1875, qe (e cila) ngriti pikepyetjen (shtroi ceshtjen) e mbi­je­te­ses se Perandorise Otomane (Osmane) dhe e solli kete krahine te hu­m­bur evropiane (europiane) drejt e ne vemendjen e Fuqive te Me­dha. Pas nje varg kryengritjesh kunder otomaneve (osmaneve) ne Bosnje e He­r­ce­govine me 1875, Portes iu ngarkua (imponua) nje plan reforme pro­pozuar nga Aus­tro-Hungaria me qellim te parandalimit (per te parandaluar) ose te pakten paraprirjes (per t’i paraprire) se nder­hyr­jes ru­se. Nje Sulltan i ri, Ab­­dyl Hamiti, kishte hypur ne fron me 1876 kur kriza e ja­sh­t­me dhe e brendshme ishte ne kre­shten (kulmin) e saj; ai i dha fund po­­litikes se meparshme te reformes modernizuese (Tanzi­ma­tit) e (dhe) filloi nje ko­he e (periudhe te) gja­te sundimi autokratik. Ai u pe­r­poq te rithemelonte ligjshmerine (legjitimitetin) e shtetit ( osman) dhe ( te) dinastise oto­ma­ne (x) mbi mbrojtjen e (ne mbrojtje te) vle­rave e (dhe) interesave islame nga ajo… Ne Ko­­so­ve kjo kish kuptimin (u nenkuptua), ne thelb, te nxitjes se popullsise shqi­ptare per t’i lare (si inkurajim per popullsine shqiptare per te lare) hesapet me pjesen vendase sllavo-or­to­­do­k­se…



Kapitulli 4

Turqit e rinj (Xhonturqit) dhe Luftrat Ballkanike



Gjate fundshekullit (Nga fundi i shekullit) XIX nje faktor i ri politik kish nxje­rre krye (ishte shfaqur) brenda Perandorise Otomane (Osmane), me rre­­­nje (rrenjet e te cilit zinin fill) ne vitet 1860. Kjo ishte Levizja e Turqve te Rinj ( Xhonturqit), qe per­ben­te nje kundershtim (formoi nje opozite liberale) ndaj regjimit te Sulltan Ab­dyl Ha­mi­tit. Tur­qit e Rinj (Xhonturqit), prodhim i reformave te hershme dhe edu­ki­mit (arsimimit) me te mire ne shkolla modeluar si­pas vijave pe­ren­­di­mo­re (te modelit perendimor), kerkuan ta rigjalleronin, rindertonin e riperterinin Pe­randorine. Nje ndjesi kryenxjerrese (ndjenje ne rritje) e identitetit kom­betar ‘turk’ ishte shfaqur tashme dhe rizbulimi i teksteve ne Kuran (Kur’an) qe mbeshtetnin (duke mbeshtetur) qeverine me ane te shtje­lli­mit (diskutimit), nderthurur me nje levizje te re letrare me themel (te bazuar) ne modelet franceze, the­meluan (krijuan) nje atmosfere ndry­shimi e perparimi. U hodhen themelet, pra, per nje shtet te vecante turk te dallueshem (shtet perfundimtar turk) nga Perandoria Otomane…



Kapitulli 5

Lufta e (viteve) 1914-1918-es



Shkeputja e Kosoves nga Shqiperia shkaktoi tronditje te rende (thelle) e ankth mes (midis) shumices se shqiptareve te Kosoves. Pervec pasojave te kuptueshme psi­kologjike, kufiri i ri kishte nderlikime te renda tregtare (ekonomike) per gjithe shqi­pta­ret e veriut, pa marre parasysh anen e kufirit ku ( ata) gjendeshin. Sipas Suajerit (Swire-it), Ser­bia tani i ndalonte shqiptaret te kalonin kufirin e saj te ri e (dhe) keshtu ia ndalte (ua ndalonte) popullsive te tera fshatare tregjet e tyre tradicionale qe lidheshin nga nje rruge e lashte prej Shkodres ne Gjakove e Prizren, qe ishin tani (tani ishin) toke serbe. Gjakova ishte qyteti i tregut per banoret e Nikaj-Merturit, Gashit, Tropojes e Pukes, qe (por) tani fshikulloheshin (rriheshin) ose gjuheshin (qelloheshin) me arme kur perpiqeshin te kalonin kufirin. Alternativa e tyre e vetme ( tani) ishte nje rrugetim katerditor per ne Shkoder. Ne lindje, edhe me shume fiseve shqiptare iu pre rruga per ne qytetet e tregjet e tyre, si Lura qe ishte (ndodhej) ne burimin e Zallit te Milthit dhe shtrihej mbi qafen ne luginen e Males (Lurja Mala), qe e zinte (dhe zbriste poshte) deri ne Drin. Dibra, qytet pazari ( per Luren), tani perfshihej ne Maqedoni…



Kapitulli 6

Programi i kolonizimit



Ndersa vitet ’20 (1920) kalonin, brenda shtetit jugosllav doli nje problem the­me­lor mbi ceshtjen e identitetit kom­be­tar. Me gjithe shpresat e disa in­te­le­k­tua­­leve e politikaneve para vitit ’14 (1914), s’lindi nje kombesi ju­go­s­lla­ve (nje kombesi jugosllave nuk mundi te krijohej). Si­pas Ba­r­­­bara Jelaviqit, ne kete kohe drejtpeshimi kombetar (perberja etnike)


--------------------------------------------------------------------------------











============================================


Blendi Kraja ka linde ne Shkoder me 1973. Asht arsimue ne qytetin e lindjes, ku ka ndjeke per tre vjet studimet per gjuhe e letersi shqipe dhe asht diplomue per anglisht.
Ne vitet 1990 ka punue ne fushen e OJQ-ve, tue qene kryetar i shoqates social-kulturore "Kristal", nji nga ma te medhajat dhe ma te suksesshmet ne Shqipni si dhe ka pase poste te ndryshme ne Keshillin Rinor Shqiptar – nenkryetar dhe shef i Departamentit te Veriut mes tjerash. Ka punue si perfaqesues per Veriun i Forumit t’OJQ-ve e Fondacionit Shqiptar te Shoqerise Civile dhe per disa muej antar i Bordit te Rinise te Fondacionit Soros. Gjate kesaj kohe ka qene botues i gazetes rinore "Thyerje", i revistes letrare "Orana" dhe revistes elektronike "Albagen".

Ne vitet 2000-2005 ka punue ne Kosove si gazetar e perkthyes i pavarun, si dhe ka perfaqesue "ars"-in, revisten letrare shqiptare ne Prishtine. Ne kete reviste ka botue shumicen e shkrimeve dhe perkthimeve te tij ne kete kohe, por ka botue edhe ne gazeta e revista te tjera te Shqipnise, Kosoves e Maqedonise.


Arsimi:


2004-Diplome ne Fakultetin e Anglistikes t’Universitetit te Shkodres.

’92-’96 Studime ne Fakultetin e Gjuhe-Letersise n’Universitetin e Shkodres.


Autor i librave:


Procesioni i perkushtimit, poezi, Pen-Club ORANA, Shkoder 1996;

Tinguj gri, proze, Pen-Club ORANA, Shkoder 1996;

Albagen, poezi, Ars, Tirane 2003.


Ka ne dorshkrim nji studim socio-linguistik mbi gjuhen shqipe, nji antologji anglisht-shqip te perkthimeve te tij dhe nji permbledhje te shkrimeve te tij te fundit mbi zhvillimet e artit dhe kultures nder shqiptare qe kane me u botue se shpejti.


Perkthyes i librave:


1. Teori letrare e Jonathan Culler, Sh.B. ERA, Prishtine 2001.

2. Sir Vidia 2001 [Paraqitje e nobelistit letrar te vitit 2001 VS Naipaul], Sh.B. ERA, Prishtine 2002.

3. Ceshtja came: metimet kombetare dhe pronesore shqiptare ne Greqi e Miranda Vickers-it, Sh.B. ERA, Prishtine 2002.

4. Sa e veshtire te besosh! te Danielle Steel, Botimet Dudaj, Tirane 2003.

5. Mes serbeve e shqiptareve: nji histori e Kosoves e Miranda Vickers-it, [dorshkrim]

6. Ferdinand de Saussure i Jonathan Culler, Botimet Ars, Tirane 2005.

7. Teoria diplomatike nga Makiaveli te Kisinxheri, Dukagjini, Prishtine 2005.

8. Diplomacia e Sir Harold Nicolson, Brezi ‘81, Prishtine 2005.

9. Synor femne: nji kritike feministe per shkembimin e Genevieve Vaughan, Botimet Ars, Tirane 2005.

10. Dy ftyrat e Islamit – fondamentalizmi saudit dhe roli i tij ne terrorizem i Stephen Scheartz, Botimet Ars, Tirane 2005.

11. Makiaveli i Patrick Curry-t dhe Oscar Zarate-s, me u botue nga Rrokullia, Prishtine 2006.

12. Politics e Andree Heyeood [ne perkthim]

13. Sarajevo Rose e Stephen Scheartz [se shpejti]

14. On Deconstruction i Jonathan Culler [se shpejti]

15. E-mail i shkrimtarit shkodran Ridvan Dibra [se shpejti me u perkthye nga shqipja n’anglisht].


Pervoja e fundit e punes:


Aktualisht- Botues i te perkohshmes Rozafat; perkthyes i pavarun (Shkoder)

Gusht 2002- Prill 2003 Perkthyes per projektin "Ndihme juridike falas" financue nga AER-i ne KMDLNJ (Prishtine)

Shkurt 2002-Gusht 2002 Perkthyes ne sh. b. ERA (Prishtine)

Shtator 2001-Shkurt 2002 Asistent zyre n’IFES, International Foundation for Election Systems (Prishtine)

Prill 2001-Tetor 2001 Perkthyes ne sh. b. ERA (Prishtine)

Shkurt 2001-Mars 2001 Gazetar e perkthyes ne ditoren Bota Sot (Prishtine)

Tetor 2000-Janar 2001 Gazetar n’agjencine e lajmeve Kosovalive (Prishtine)

Qershor 2000-Shtator 2000 Gazetar ne javoren Pasqyra (Prishtine)


Gjuhet e hueja:


Shqip – amtare, Anglisht – rrjedhshem, Italisht – rrjedhshem.