Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, gusht 20, 2006

Aktorja Anxhelina Xholi

Anxhelina Zholi kudo paraqitet me nje pamje teper pragmatike dhe te mrekullueshme. Kjo, ne fakt, mund te jete ngaqe ajo eshte rritur ne nje familje aktoresh.

Babai i saj eshte fituesi i cmimit Oskar, Jon Voight. Mamaja eshte ish-aktorja Archeline Bertrand, e cila tashme drejton Anxhelinen per te pasur sukses ne karrieren e saj.

Ne menyre qe te shmangte krahasimet me babain e saj, Anxhelina perdor fundin e emrit te tij, duke formuar keshtu emrin e artit qe perdor ne kinematografi. "Une e dua shume babain tim, por nuk jam vetja e tij", eshte shprehur aktorja per te atin.

Xholi kaloi femijerine e saj ne Los Anxhelos dhe me vone mori mesime trajnimi ne Institutin e Teatrit "Lee Strasberg", ku u shfaq ne shume prodhime. Ajo, gjithashtu, ne te njejten kohe punoi dhe si modele profesioniste ne Londer, New York dhe ne Los Anxhelos, nderkohe qe gjate kesaj periudhe eshte shfaqur ne videot muzikore te emrave me te medhenj te muzikes si te Leni Kravitz, Antonello Venditti, Meat Loaf dhe Lemonheads.

Anxhelina Xholi u shfaq per here te pare ne kinematografine e filmit "Hackers", ku ajo takoi edhe yllin e kinematografise John Lee Miller me te cilin u martua, por martesa nuk funksionoi shume dhe u ndane brenda nje periudhe te shkurter.

Me vone Xholi shfaqet ne "Foxfire", nje film i paharruar per publikun, dhe roli i saj ne kete film sherbeu edhe si pretekst per te shfaqur trupin e saj. Por, ishte "Gia, The tragic Story of a supermodel" qe Xholi e gjeti veten e saj me se miri dhe u njoh ne mbare publikun duke shfaqur nurin e saj te mrekullueshem dhe profesionalizmin e saj si aktore.



Anxhelina Xholi fitoi Golden Globe per deputimin e saj ne dokumentin dramatik HBO. Rolet qe Anxhelina Xholi ka pasur gjate kane qene role teper te zakonshme, por ajo dukej se e gjente veten e saj me se miri ne role qe kane te bejne me psikologjine femerore. "Zakonisht, perpiqem te bej dicka qe nuk e kam bere me pare, thote ajo, te gjej dicka nga vetja ime qe kurre nuk e kam zbuluar. Aktrimi ka te beje me shpirtin, me ndjesine, me te verteten. Une kur luaj, perpiqem te jap maksimumin, te shfaq aftesine time".

Anxhelina ka marre vleresime kritike ne rolet qe ajo ka luajtur ne filma te tille si ne "Pushing Tin" dhe "Bone Collector". Megjithate roli me intrigues i Anxhelina Xholi eshte ne filmin "Girl Interrupted". Xholi perseri nderohet me Xolden Globe si aktorja me e mire dytesore dhe gjithashtu merr cmimin Oskar per te njejten kategori.

Mendohet se tashme bukuroshja Zholi do te konsiderohet dhe si vajza poster e kinematografise se filmit per shekullin XXI. Xholi eshte e dashur, pasionante dhe terheqese. Ajo konsiderohet si simbol i botes femerore.