Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, korrik 28, 2006

TRAUMAT PSIKOLOGJIKE PAS LUFTES NE KOSOVE

Floart,e premte, korrik 28, 2006

TRAUMAT PSIKOLOGJIKE PAS LUFTES NE KOSOVE

Kur kane kaluar 7 vjet nga perfundimi i luftes ne Kosove, nje numer gjithnje e me i madh njerezish vuajne nga probleme emotive te lidhura me konfliktin.
Pas me teper se tre vjetesh nga lirimi i tij nga nje burg ne Serbi, A. U. e ka ende te veshtire te ndeze driten ne dhomen e gjumit pasi zgjodhet.
"Kur ndizej drita ne burg, gjithsecili duhet te zgjohej me shpejtesi dhe duhej te kthehej me fytyre nga muri me duar prapa dhe te ulej ne gjunje - ata te cilet nuk ishin shume te shpejte u nenshtroheshin torturave dhe rradhjeve," kujton ai.
Kujtimet dhe frika e e tij eshte vetem nje prej disa mijera kujtimesh te tilla te cilat vazhdojne te shqetesojne te mbijetuarit nga konflikti i vitit 1999 ne Kosove gjate te cilit me teper se 10,000 vete kane humbur jeten dhe mbi 800.000 njerez jane debuar me dhune nga shtepite e tyre, perpara se nderhyrja ushtarake e NATO-s te detyronte terheqjen e forcave te armatosura Serbe.
7 vjet pas perfundimit te luftes, korridoret e Spitalit te Neuro Psikiatrise ne Prishtine jane plot me njerez te cilet presin te vizitohen dhe te kurohen per shqetesime te shkaktuara nga ajo qe mjeket e quajne shqetesim dhe stres post traumatik. Ne te vertete, per ta mund te behet shume pak: Ne Kosove ka vetem rreth dyzete psikiater dhe psikologe dhe qeveria nuk ka ndonje program per te ndihmuar ne trajtimin e traumave te tilla.
Pavaresisht kalimit te kohes, problemi eshte gjithnje ne rritje, dhe nje studim ka treguar se numri i rasteve te njoftuara mund te dyfishohet ndermjet viteve 2006 dhe 2007.
A.U ka udhetuar per ne Qendren per Rehabilitimin e Viktimave te Tortures te Kosoves nga Podujeva, rreth 40 km ne veri te Prishtines. Dhembet qe i mungojne jane nje kujtese per torturat qe ka kaluar gjate burgimit te tij prej dhjete muajsh ne burgun e Leskovac ne Serbi, me akuza se kishte rrembyer nje Serb etnik.
Ai thote se vuan nga dhimbje stomaku dhe nje depression i thelle, te cilat shoqerohen nga nje etje e perhereshme dhe gjume i shqetesuar.
Ai kujton ne nje interviste se si rojet e burgut i kane detyruar te gjithe te burgosurit Shqiptare te hynin ne uje te ftohte duke hequr rrobat dhe me pas jane detyruar te ecin neper bore.
Duke mbajtur me veshtiresi lotet, ai gjithashtu thote se ai eshte abuzuar seksualisht ne burg. "Kisha ndjenjen se do te cmendesha atje - dhe kohe pas kohe vazhdoj te kem shqetesime," thote ai. Numri i pacienteve te trajtuar per shqetesime psikiatrike eshte rritur nga 1,187 ne ne 2,812 …
Nuk eshte per tu habitur qe gjithnje e me teper njerez po diagnostikohen me shqetesime te tilla… Menjehere pas perfundimit te luftes, njerezit duhet te mendonin per problemet me imediate te tyre si bashkimi i familjeve te tyre, rindertimi i shtepive te shkaterruara, dhe perballja me realitetin e ri, por tani qe keto ceshtje mund te jene zgjidhur pjeserisht, njerezit po fillojne te vuajne me teper shimbjen shpirterore…
Ne Shtator te vitit 1999, Qendra Amerikane per Kontrollin e Semundjeve, CDC, ka arritur ne perfundimin pas nje studimi te kryer mbi 1,358 njerez se 18.7 % e atyre te cilet jane pyetur tregojne shenja shqetesimesh. Nje studim i ngjashem(viti 2000) ka treguar se rreth 25 % e njerezve kane shqetesime te tilla.
Femijet jane ate te cilet jane me te prekeshem nga kjo gjendje, se bashku me grate e perdhunuara dhe ato te cilat kane humbur anetare te familjes si edhe ata te cilet jane arrestuar dhe torturuar ne burgjet Serbe.
Studimet e CDC kane treguar se 67 % e Shqiptareve te Kosoves po vuajne nga shqetesime psikologjike. Disa kane kujtime te keqia te shoqeruara nga emocione te forta, frika, ankthi dhe reagime te pakontrolluara.
Shumica e Kosovareve perpiqen te mbajne brenda ate qe ndjejne dhe te mos kerkojne ndihmen e mjekeve deri sa simtomat behen vertete te renda. Kjo eshte edhe aresyeja qe ekspertet mendojne se numri i vertete i njerezve te cilet vuajne nga depresioni i thelle eshte shume me i madh se sa tregojne studimet.
Psikologet fajesojne problemet e shendetit mendor per shkallen e larte te krimeve, vetevrasjeve, dhunes ne familje dhe divorceve gjate vitit 1999-2006.
Por problemi me i madh eshte se Kosova nuk e ka ekspertizen mjeksore dhe stafin mjeksor per te trajtuar pacientet me probleme te tilla emocionale. Ne te gjithe Kosoven ka 40 neuro psikiater, psikologe klinik , psikiater per femijet. Si rezultat, shume pak paciente marrin kujdesin e nevojeshem ne Kosove.
Veshtiresite sociale, politike dhe ekonomike me te cilat perballet tani Kosova po sjellin nje shtim te rasteve te shqetesimit emocional.
Sipas raportit vjetor te ministrise se punes dhe ceshtjeve sociale, 57.1 % e popullsise se afte per pune jane te papune, gjysma e popullsise jeton nen nivelin e varferise dhe 12 % nuk kane as kushtet minimale te jeteses(2002).
Ministria e shendetesise (Msh)nuk ka ndonje program te vecante ose financim per njerezit te cilet vuajne nga shqetesimet e streseve post traumatike.
Projekte te tilla nuk jane parashikuar sepse shendeti mendor konsiderohet si nje specialitet teper kompleks dhe ne nuk kemi pasur ndonje propozim nga specialiste kompetente ne kete fushe te cilet do te ishin ne gjendje te zbatonin projekte te tilla per njerezit te cilet vuajne nga keto trauma,thone ne Msh.

Flori Bruqi

posted by Flori Bruqi | 10:25 PD