Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e diel, korrik 23, 2006

Serbia e ka humbur rrugen ne pashallekun e Beogradit!

Kryecetniku serb Vojislav Koshtunica dite me pare deklaroi se "Kosova ka qene dhe do te mbetet pjese e Serbise". Por ndryshe nga cka pretendon cetniku sllav Koshtunica dhe shteti serb per Kosoven, Wayne Merry, ekspert ne Keshillin per Politike te Jashtme ne SHBA, jep disa nga arsyet se pse Kosova nuk do te mund te vazhdoje te jete pjese e Serbise dhe pse kjo e fundit e ka humbur tashme luften me Kosoven.
Ne nje interviste per Radio-Kosoven, Merry shpjegon se ne zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves do te influencojne tre faktore te rendesishem, qe jane esencial ne te gjitha aktivitetet diplomatike ne bote: demografia, ekonomia dhe lufta. “Demografia ne forme te theksuar shkon ne favor te shqiptareve. Kur behet fjale per ekonomine, Serbia mbase eshte vendi i vetem evropian qe ka zgjedhur rrugen e autarkise e izolimit dhe jo te integrimit, qe ia ngushton hapesiren manovruese ne bisedimet per statusin e Kosoves. Dhe se fundi, eshte zhvilluar lufta te cilen Serbia e ka humbur”, ka sqaruar eksperti amerikan per politike te jashtme.

I pyetur me opsionin e pavaresise se kushtezuar qe do te coje deri ta pavaresia e plote e Kosoves, Merry, ka vleresuar se kete vendim nuk e ka marre as SHBA, as BE-ja, por kjo eshte nje zgjidhje e imponuar nga fakti qe serbet nuk deshirojne te jetojne ne Kosove dhe per faktin qe Milloshevici futi Serbine ne lufte te cilen nuk arriti ta fitoje ate. Pra, - sqaron Merry - pavaresia e Kosoves do te jete pasoje e nje vargu vendimesh katastrofale te Beogradit.

“Ne viziten qe presidentet e Serbise dhe Kosoves do te zhvillojne ne Uashington me ftese te sekretarjes amerikane te shtetit Kondoliza Rajs, do te diskutohet kryesisht per Kosoven. Por, Shtepia e Bardhe ftesen e ka derguar edhe per arsye tjera. Administrata e presidentit Bush e sheh se pavaresia e Malit te Zi dhe zgjidhja per Kosoven , mund te forcojne tendencat per veteizolim ne Serbi. SHBA-te kane interes qe edhe Serbia si vendet tjera te Ballkanit te mos behet shtet i pa shprese, reakcionar dhe nacionalist qe jeton ne boten e fantazmave. Nje rruge e tille ne 15 vitet e fundit Serbine e ka çuar ne katastrofe dhe kjo mund te perseritet. Serbia duhet te niset ne rrugen qe e kane zgjedhur te gjithe ne Evrope dhe kjo eshte rruga e integrimeve. Por, kete vendim nuk mund ta marre as Brukseli dhe as Uashingtoni. Kete duhet ta beje Beogradi. SHBA-te deshirojne t'i afrohen Serbise, ta bindin qe te jete realiste rreth çeshtjes se Kosoves, se nuk mund te jetoje ne te kaluaren mitike, por ne shekullin XXI dhe te mesoi leksionet nga gabimet e bera gjate 15 viteve te fundit per te mos i perseritur me vone”, vijon Merry.

I pyetur per qendrimin e SHBA-se nese ne pushtet ne Beograd vjen Partia Radikale Serbe, Merry eshte pergjigjur se nese Serbia zgjedh rrugen e e izolimit, autarkise dhe kthimit te e kaluara mitologjike, SHBA-te do te heqin dore nga ajo. Keshtu nuk do te veproje vetem Amerika, por edhe te gjitha vendet tjera