Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, korrik 29, 2006

Parlamentarizmi i "demokratizuar"shqiptare?!

Materiali eshte huazuar nga web faqja Floart ,e shtunë, korrik 29, 2006

Shqiptaret dhe Parlamenti i "demokratizuar"asgjekundi(?!)...

Presidenti i Kosovës,prof.dr. Fatmir Sejdiu: Pavarësia është e panegociueshme

Fatmir Sejdiu ka njoftuar deputetët për takimet që ka pasur me sekretaren amerikane të shtetit Kondoliza Rajs dhe ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të e OKB-së.
Sejdiu tha se në të gjitha këto takime ka shprehur qëndrimi e palëkundur se pavarësia e Kosovës është pa alternativë dhe se ajo është e panegociueshme.

Të njëjtin qëndrim Sejdiu tha se delegacioni i Kosovës e ka shprehë edhe në takimin e të hënës në Vjenë ku kanë kundërshtuar me argumente qasjen e Serbisë për autonomi.

Deputetët e PDK-së dhe Ora-s, në momentin e raportimit të kryetarit Sejdiu para Kuvendit, lëshuan sallën me arsyetimin se Kuvendi nuk lejoi që të hapet debat për fjalimin e Sejdiut.

Në konferenca të veçanta per media, ata u fokusuan në temën e ndarjes së përgjegjësive por dhe meritave, në kuadër të mandatit të përgjithshëm të Ekipit Negociator. Raporti i Fatmir Sejdiu nuk ka ka kaluar ndonjë procedurë të miratimit nga Grupi Negociator i Kosovës.

-------------------------

Partia Radikale e Vojisllav Sseshelit kërcënon se "do të luftojë për Kosovën"

Partia Radikale e Serbisë-parti kjo e kriminelit çetnik Vojsillav Sheshelit, kërcënon edhe kësaj radhe se "do të luftojë për Kosovën", nëse ajo e fiton pavarësinë.

Lideri çetnik i kësaj partie, Tomislav Nikoliq, ka thënë se në Serbi nuk ka udhëheqës që do ta pranonte pavarësinë e Kosovës.

"E gjithë bota duhet ta dijë se Serbia do të luftojë për Kosovën", ka thënë çetniku Tomisllav Nikoliq.

Partia Radikale e Serbisë drejtohet nga Tribunali i Hagës nga sociologu prof.dr.Vojisllav Sheshel i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte.
--------------
Banditët sulmuan JozefinaTopallin

Deputetët e opozitës –ish banditët që e kallën Shqipërinë në vitin 1997, sulmuan kryetaren e Kuvendit popullor , Jozefina Topallin pas diskutimit të tensionuar për zgjedhjen e një anëtari të KQZ-së.

Opozita si të ishte në “delirium tremens”pretendon se ky anëtar i takon asaj dhe i quajti të padrejtë paraqitjet e një kandidature nga forcat e djathta.

Kryetarja e Kuvendit ndërpreu punimet dhe u mbrojt nga Garda e Republikës, për të mos pësuar nga sulmi në rritje, i deputetëve opozitar që kërkonin gjak në parlamentin shqiptarë.

Më të zëshmit ishin kush tjetër përpos Ilir Meta,Edi Rama edhe disa banditë tjerë që e kallën 10 vjetë më parë Shqipërinë dhe tash i thonë vedit shqiptarë.

Flori Bruqi
---------------------------------


Votohet pas mesnatës me 77 deputetë të pranishëm kandidati i PD për KQZ

Arben Ristani është zgjedhur me 73 vota anëtari më i ri i KQZ-së, ndërsa kandidati i LSI-së, Genti Shala ka arritur të marrë vetëm 4 vota nga deputetët e djathtë.

Në mesnatë ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Për herë të parë parlamenti është zhvendosur nga selia e tij. Maxhoranca ka vendosur që séanca parlamentare të mbahet në zyrat e Kryesisë së Kuvendit pa praninë e opozitës.

Ndërkohë që opozita vazhdonte protestën e saj në sallën e parlamentit, kundërveprimi i pozitës ka qenë krejt i paparashikueshëm. Rreth orës 12 pa një çerek në mesnatë, deputetët e maxhorancës dhe kryeministri Berisha janë futur në zyrat e Kryesisë së Kuvendit në zonën e Bllokut, dhe Topalli ka hapur “seancën” me deklarimin: “Në ora 11 e 15 u mblodh byroja parlamentare.

Deputetët e opozitës nuk morën pjesë, por ishte kuorumi i mjaftueshëm që të merrnim vendimin për të mbledhur këtë seancë”.

Më pas kryetarja e parlamentit ka shpallte një tender të menjëhershëm për riparimin e sallës së Kuvendit. Ajo ka lexuar më pas emrat e deputetëve të pranishëm në sallë. Pas këtij apeli u pa se në sallë ishin të pranishëm 77 deputetë, të cilët kanë nisur rreth orës 12 e 05 të natës votimin e dy kandidaturave për KQZ-në, Genti Shala që duhej të votohej sipas marrëveshjes dhe Arben Ristani, i futur “pykë” në orët e fundit nga Partia Demokratike në thyerje të plotë të marrëveshjes që kandidati propozohej nga partitë e vogla të opozitës.

Zgjedhja e Ristanit në këtë mënyrë, pritet të shkaktojë sot një tjetër ditë të nxehtë politike, pas asaj të djeshmes. Krerët e LSI kanë mohuar zërat e përhapur pas mesnatës se ishin future në një grevë urie.

Zvillimet e mbrëmjes

Lufta e nervave dhe tensioni ka vazhduar për orë të gjata deri në mesnatë dje në parlament, e për pasojë seanca parlamentare e planifikuar të fillonte në orën 18:00 të mbrëmjes nuk ka filluar.

Deputetët e opozitës kanë vazhduar të qëndrojnë pa ndërprerje në sallën plenare, duke mos lejuar as punëtorët e teknikës të riparonin foninë e zërit të prishur, apo edhe pastrueset që sistemonin rrëmujën e shkaktuar që në seancën e paradites.

Ndërkaq, as Konferenca e Kryetarëve e mbledhur rreth orës 22:00 nuk ka arritur të dalë me një zgjidhje të pranueshme nga palët. Kryetarja e Kuvendit dhe përfaqësuesit e tjerë të maxhorancës kanë propozuar që seanca të filloj me shqyrtimin nen për nen të buxhetit suplementar.

Por propozimi i tyre është kundërshtuar nga opozita, përfaqësuesit e së cilës kanë kërkuar që të vijojnë debatet për çështjen e ditës. Pas debateve të shumta që kanë përfshirë mbledhjen, opozita ka braktisur punimet e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa kryetarja Topalli ka vijuar vetëm me përfaqësuesit e maxhorancës.

Majko tha se në konferencë nuk ishte arritur asgjë. Gjithsesi, edhe pas kësaj nuk është arritur të dilet nga kriza e thellë që ka përfshirë Kuvendin në këtë legjislaturë. Ndërkohë, një pjesë e deputetëve të opozitës , përfshirë dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta, gjatë kohës që qëndronin në sallë, kanë zënë vendet e ministrave si dhe kanë vendosur disa karrige para vendqëndrimit të kryetares Jozefina Topalli, duke u ulur aty.

Ndërsa në tavolinën e Topallit kanë qëndruar deputetët e PS-së, Arta Dade, Namik Dokle dhe Ndriçim Hysa. PO kështu në vendet e tyre të zakonshme kanë qëndruar edhe deputetët e maxhorancës, që kanë ruajtur qetësinë si pasojë dhe e porosisë që ishte marrë paraprakisht në mbledhjen e grupeve parlamentare të shumicës.

Deputetë të opozitës kanë pohuar se në sallën e parlamentit, kishte një numër të konsiderueshëm gardistësh, gati 100. Por pala tjetër e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Përfaqësuesit e medies nuk kanë mundur të hyjnë në llozhën ku qëndrojnë zakonisht, duke qëndruar në pritje të fillimit të punimeve. Duhet thënë se për gati një orë gazetarët dhe operatorët e televizioneve, kanë qëndruar jashtë kangjellave, pasi oficerët e gardës nuk kanë lejuar hyrjen e tyre si zakonisht as në oborrin e Kuvendit.

Përfaqësuesit e partive të majta, kanë marrë ushqime dhe ujë, duke konsumuar drekën në sallën e Kuvendit

Anila Rama
----------------------
Opozita 13 orë ngujim: Nuk futemi në zgjedhje


TIRANË- Edhe pse seanca nuk rifilloi pas ndërprerjes, që erdhi si pasojë e precipitimit të situatës dhe tensionit të krijuar, të gjithë deputetët e opozitës kanë qëndruar pa lëvizur në mjediset e sallës së seancave plenare. Ndërsa rreth orës 12.00, është njoftuar nga Zyra e Shtypit të Kuvendit, se seanca do të rifillonte në orën 18.00 të pasdites, deputetët opozitarë kanë qëndruar në sallë dhe ambientet e tjera të saj, duke deklaruar edhe në komunikimet telefonike, se edhe nëse nuk do të lejonte Topalli rifillimin e seancës, ata do ta drejtonin vetë atë. Ndërkaq, gjatë orëve të pasdites, kur deputetët e majtë kanë qëndruar të ngujuar në Parlament, asnjë nga gazetarët nuk është lejuar të futet brenda. Kjo, edhe si pasojë e rregullit, se në mjediset e seancave plenare deputetët, gazetarët, por edhe zyrtarë të tjetë lejohen të hyjnë, vetëm kur janë duke u zhvilluar seanca parlamentare. Por, nuk ka qenë shumë i lehtë dhe i përballueshëm qëndrimi i deputetëve të opozitës në sallën plenare, ku pas orës 13.00, aty është ndërprerë edhe energjia elektrike. Pavarësisht nga kjo, e në kushtet e mungesës së një mjedisi të përshtatshëm e me ajër të kondicionuar, për të përballuar vapën e madhe që mbizotëronte jashtë, parlamentarët opozitarë nuk janë tërhequr nga vendimi tyre, për të pritur fillimin e seancës brenda në sallë. Disa prej deputetëve të PS-së kanë dalë dhe janë furnizuar me ujë e ushqime në lokalet që ndodhen pranë Kuvendit, për të përballuar edhe një tjetër element që ishte i pashmangshëm në këtë situatë, konsumimin e vaktit të drekës. Por, më pas asnjë nga deputetët nuk ka dalë, pasi siç është mësuar prej tyre, oficerët e gardës nuk do t’i lejonin të hynin sërish.
Anila Rama

posted by Flori Bruqi | 11:07 PD

<< Home