Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, korrik 28, 2006

Një letër e pnajohur e Mr.Ukshin Hotit nga burgu

http://floart.blogspot.com/2006/07/nj-letr-e-pnajohur-e-mrukshin-hotit.html


Në vend të përkujtimit:

Një letër e pnajohur e Mr.Ukshin Hotit nga burgu

Publicisti dhe shkrimtari gjakovarë Mr.sci.Kadrush radogoshi ruan me dashuri të madhe një letër të politologut tone të ndjerë Mr.sci. Ukshin Hotit,të shkruar në Burgun e Qarkut në Prizren,më 7 gusht 1994,qelia numër 20(vetmi).
Letra është shkruar në faqën e fundit të zbrazët,të romanit “Jeta artistike e Ilir Shkretës” të Magjistrit tone të mirënjohur Kadrush Radogoshi.Letra i dërgohet një të burgosuri politik,i cili i kishte dërguar romanin për ta lexuar.Ky i burgosur ishte Deli Haxhosaj nga Gjakova(Kosovë),i cili pas daljes nga burgu,e kryen porosinë e Mr.sci.Ukshin Hotit duke ia dhënë letrën shkrimtarit dhe publicistit të romanit Mr.sci.Kadrush Radogoshi.
Teksti i letrës së panjohur për lexuesin është ky:
“Deli,
Më pare nuk e njihja këtë shkrimtar.Ky libër i tij-më bëri përshtypje për pjekurinë me të cilën e ka kuptuar thelbin e një procesi.
Do të dalësh më herët se unë nga burgu.Do të kesh mundësi ta takosh shkrimtarin.Të lutëm,përcjellja përgëzimet e mia dhe lutjet që t’i thellojë edhe më tutje shkrimet e veta rreth procesit në fjalë.Përdorimi i figures së Laokontit është madhëshjtore,por nuk duhet të mbetët më aq.Le të vazhdojë.Besoj se do të behët shkrimtar i madh, po qe se do të dijë t’i shmangët kurthës se zëvendësimit të një urrejtjeje(ndaj komunizmit p.sh)me një dashuri të tëpruar(ndaj demokracisë formale p.sh).
I shpëtuar nga kjo kurthë,një shkrimtar si ky,do të dijë ta begatojë demokracinë me vlera që i përkasin kombit.Të lutem uroje në emrin tim,duke ia transmetuar këto fjalë pike për pike.
Ukshini
Burgu i QWarkut
PZ.7.08.’94
çelia 20(vetmi)

Kjo letër e Mr.sci.Ukshin Hotit është më interes për disa arsye,të cilat do të përpiqemi t’i vemë në spikamë sot(28 korrik 2006).
Është letër e panjohur për lexuesit e forumeve virtuale(art-café;floart,flori-press) e të ndjerit Ukshin Hoti,njerit prej intelektualëve më të ndritur të kombit tonë,të cilin pa asnjë ngurrim se mund të gabojmë,mund ta quajmë Promethe shqiptar.
Gjykimi i tij,2300 vjet pas atij të Sokratit,u bë në Prishtinë,në Gjykatën e Qarkut.Largësia kohore dhe vendore e gjykimit nuk mund të zbehë ngjajshmërinë e çuditshme me gjykimin e Sokratit,thotë shkrimtari dhe publicisti i njohur prishtinas
Abdullah Konushevci.

Gjykimi i Ukshin Hotit e ka edhe një përmasë të veçantë,sepse fati i tij është i trishtë,sublime,vuajtje dhe mjerim…

Romani “Jeta artistike e Ilir Shkretës” i Kadrush radogoshit është lexuar në burg,në vetmi,në çelinë numër 20 të Burgut të Qarkut të Prizrenit,prandaj edhe letra-nxitur nga ky lexim u shkrua në rrethana,të cilat i dijnë vetëm ata që kanë kaluar në për istikamet e burgjeve mesjetare në bastilën serbosllave.
Lexuesi i romanit dhe shkruesi i letrës,e cila nuk shpreh vetëm mbresa,por ka edhe vlerësime interesante,nga Mr.sci.Ukshin Hoti,i cili nuk ishte letrar,por politolog,megjithatë e këshillon shkrimtarin Radogoshi,për një çështje më rendësi siç është urrejtja dhe dashuria,të cilat nëse nuk shprehen nga largësia e domosdoshme e vlerësimit objektiv krijojnë një kurth për shkrimtarët,publicistët dhe gazetarët shqiptarë.

Vlerësimi i lartë i romanit nga Ukshin Hot ii bashkohet kritikës sonë letrare në mënyrë dinjitoze.
Vlerësimi i tillë ndesh me fushatën e organizuar ku këtij romani dhe autorit të tij Kadrush Radogoshit nga ithtarët dhe kritikët policor të djeshëm dhe të sotëm si tutorë kulturorë sulmojnë dhe përsekutojnë edhe sot e kësaj dite Mr.Kadrush Radogoshin.
Letra e Ukshin Hotit dëshmon se sa ishte gjallë ky martir i kombit,ishte më të vërtetë intelektual i madh …

Por çfarë bënë shokët e burgut ,apo shteti i tashëm i Kosovës ,për të zbardhur fatin dhe eshtrat e tij kanë mbetë në mëshirën e kohës! …

Flori Bruqi