Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e shtunë, korrik 01, 2006

Jeta e VIP-ave

Seksi, preferencat në Hollivud

Angelina Jolie: Jam eksperte në lesbizëm, kam fjetur me shumë femra

Ka nga ato që e bëjnë veshur dhe nga ato që arrijnë orgazmën vetëm duke folur në tele fon. Ka edhe nga ato të tjera që duan burrat dhe preferojnë gratë. Këta shembuj hasen kudo, madje edhe në jetën e VIP-ave. Disa nga ata i marrin eksperiencat me anë të manualeve tantrike, ndërsa të tjerë mjaftohen, duke mësuar nga eksperiencat e tyre. Të gjithë janë kuriozë të dinë mënyrën që përdorin të tjerët. Më poshtë ju do të njiheni me strategjitë që ndjekin yjet për të arritur kënaqësinë më të madhe seksuale. Shumë zarzavate dhe fare mish: ja se cili është sekreti i Pamela Anderson për të bërë seks si asnjëherë më parë. Biondja tepër seksi ka vendosur t'u tregojë fansave të saj jetën e saj intime. Në datë 14 maj në rastin e "Giornata nazionale dell'Orgasmo", Pamela ka thënë për dashurinë: "Për të arritur një orgazëm të paharrueshme nevojitet dieta vegjetariane". Shumë njerëz lexojnë pafundësisht manualin e Kamasutrës dhe fantazojnë gjëra të ndaluara. Të gjithë mundohen të gjejnë këshillat për të kaluar një natë të paharrueshme dhe Pamela për këtë gjë këshillon: "Për të bërë mirë seks duhet të dish të bësh mirë pazarin". Përveç kësaj, këshillat e Pamelës vazhdojnë më larg, ato kalojnë mes kuzhinës. Në mbështetje të ish-kujdestares së plazhit të "Baywatch", vjen një lajm nga zëdhënësi i "Peta" (People For The Ethical Treatment Of Animals), që heq çdo dyshim të krijuar...



“Vegjetariane për një orgazëm perfekte” - Pamela Anderson

Shumë zarzavate dhe fare mish: ja se cili është sekreti i Pamela Anderson për të bërë seks si asnjëherë më parë. Biondja tepër seksi ka vendosur t’u tregojë fansave të saj jetën e saj intime. Në datë 14 maj në rastin e “Giornata nazionale dell’Orgasmo”, Pamela ka thënë për dashurinë: “Për të arritur një orgazëm të paharrueshme nevojitet dieta vegjetariane”. Shumë njerëz lexojnë pafundësisht manualin e Kamasutrës dhe fantazojnë gjëra të ndaluara. Të gjithë mundohen të gjejnë këshillat për të kaluar një natë të paharrueshme dhe Pamela për këtë gjë këshillon: “Për të bërë mirë seks duhet të dish të bësh mirë pazarin”. Përveç kësaj, këshillat e Pamelës vazhdojnë më larg, ato kalojnë mes kuzhinës. Në mbështetje të ish-kujdestares së plazhit të “Baywatch”, vjen një lajm nga zëdhënësi i “Peta” (People For The Ethical Treatment Of Animals), që heq çdo dyshim të krijuar: “Mishi influencon negativisht në arterie, duke i mbyllur ato. Kjo nuk i bën mirë zemrës dhe rrjedhshmërisht organeve të tjera vitale”. Kjo vërteton plotësisht këshillën që Pamela ka dhënë për fansat e saj.

Diaz: “Më pëlqen të bëj seks veshur”

Natyrale, nuk është nevoja e të brendshmeve seksi për të ngrohur atmosferën. Të pasionuar saqë mos të kenë mundësi të heqin rrobat e njëri-tjetrit. Ja sesi është seksi sipas Cameron Diaz: “Bëni dashuri të veshur. Në takimin e parë nuk duhet të prezantoheni me veshje sensuale, por me xhinse, të cilat duhet të jenë të puthitura pas trupit. Pamela Anderson ka treguar se ndihet pak aktore edhe në krevat dhe se rëndësi të madhe ka ushqimi. Për Sandra Bullock është vendi që bën diferencën dhe mesa duket taksia është vendi i saj ideal. Ndërsa Cameron Diaz tha më lart se i pëlqente të bënte seks me rroba veshur, sipas revistës britanike “New Woman”. Ajo vazhdon se: “Më pëlqen kur e ndiej që jam aq e pasionuar, saqë nuk kam kohë të heq as edhe rrobat”. Kjo gjë vlen edhe për të dashurin e saj, i cili duhet të veshë patjetër pantallona të ngushta, por tepër të ngushta. Duhet ta ketë të qartë këtë gjë i dashuri i saj, Justin Timberlake... Vajza çapkëne nuk mund të heqë dora nga gardëroba e saj e preferuar, e cila është e gjitha në xhins.

Jolie, një eksperte në ... seks“lesbik”

Biseksualiteti i Angelina Jolie është tashmë i njohur dhe nuk përbën lajm. Duket sikur Lara Croft jo vetëm që i konsideron femrat po aq tërheqëse sa meshkujt, por është një eksperte në seksin e lesbikeve. “Kam dashur shumë femra dhe kam fjetur me pjesën më të madhe të tyre. Është shumë më e thjeshtë me femrat, sepse e di se çfarë ato duan dhe di si të sillem”. Pas dy martesave të dështuara me Jonny Lee Miller dhe Billy Bob Thorton, Jolie i ka thënë stop raporteve ekskluzive. Ajo ka provuar shumë dhe mes tyre i pëlqejnë femrat: “I adhuroj femrat, kam fjetur me to dhe janë absolutisht tepër seksi. Madje jam një eksperte në seksin që ato përdorin”, ka thënë Jolie për “Sun”. “Është më e lehtë të dish se çfarë kërkon femra”, përfundon ajo. Më gjitha këtë dashuri që ka për femrat, ku mund ta gjejë kohën për t’u marrë me Bratt Pitt?



Bill nën hijen e Hilarit, loja e çiftit për famë

Tani i takon asaj jeta e re e Clintonve

Muajin e kaluar Bill dhe Hilari Clinton, udhëtuan së bash ku në të njëjtin avion për në Chigago, ku u duhej të mbanin dy fjalime të veçanta edhe pse në një distancë të vogël nga njëri-tjetri. Ata që i kanë parë kështu kanë menduar se pas këtij fjalimi, do të uleshin për të darkuar së bashku por kjo është paksa e pamundur kur je martuar me një Clinton. Ish presidenti ka mbajtur një qëndrim sekret dhe ka shkuar menjëherë në Washington, në mënyrë që të evitojë median.

Shumë më vonë shkuan së bashku në shtëpi. Është e çuditshme që Bill Clinton shëtit pa partneren e tij. Shpesh frekuenton lokalet e natës të Los Angelosit më mikun e tij Ronald Burkle ose shkon të dëfrehet në ndonjë festë, ose eveniment që organizohet për bamirësi në Manhattan, ndërkohë që gruaja e tij është e detyruar të punojë në Washington ose Nju- Jork duke parë që karriera e saj në Senat dhe ambiciet e saj politike po përcillen gjithmonë e më tepër nëpër gazetat lokale. Sigurisht që të vjen menjëherë ndër mend të flasësh për Bill dhe Hilary Clinton, për martesën e tyre, sa do të ndikojë ajo në kandidaturën e ardhshme të zonjës Clinton për zgjedhjet presidenciale në 2008-ën, është një nga tematikat më të debatuara në Amerikë. Për demokratët është e paevitueshme që një fushatë mund të risjellë sërish ish-presidentin në Shtëpinë e Bardhë, disa zgjedhës mund të jenë të preokupuar nga roli politik i Clintonit dhe sidomos nga episodi(çështja Lewinski).

Që kur kanë lënë Shtëpinë e Bardhë, Bill dhe Hilari Clinton kanë ndjekur nga një vijë të veçantë, secili duke ndjekur synimet e veta politike. Ajo që duan të përcjellin, është që figura e senatores të pësojë një ngritje publike duke vënë në plan të dytë figurën e Bill Clinton,i cili u ka thënë miqve të tij se prioriteti i tij absolut është që të mos t’i hapi asnjë lloj problemi gruas së tij. Çifti është parë bashkë në publik dhe ka rënë në sy një përkrahje shumë e madhe që Bill i jepte të shoqes. Në fillim të 2005-ës Clintonët kanë qëndruar mesatarisht 14 ditë në muaj së bashku, sipas bashkëpunëtorëve që kontrollojnë jetën e tyre. Në 73 fundjavat e fundit, ata kanë kaluar bashkë vetëm 51.

Për gruan të jesh një senatore është më mirë se të jesh vetëm zonja e parë dhe aq më tepër tani, që çdo gjë duhet ta arrijë nëpërmjet forcave të veta. Bill Clinton është një figurë shumë e komplikuar. Demokratët që po përgatisin terrenin për zgjedhjet presidenciale më 2008-ën e përshkruajnë skenarin e sfidës politike në këto terma: zonja Clinton mund të ketë shumë sukses si kandidate, por rikthimi i Clintonëve në Shtëpinë e Bardhë mund të sjellë shumë kujtime jo të mira. Kanë kaluar pak vjet kur debatet televizive dhe librat e tyre ishin nga më të dëgjuarit dhe më të shiturit. Miqtë e çiftit thonë se nuk kanë vënë re asnjë lëkundje në jetën bashkëshortore. Të paktën deri tani, çifti është në një fazë konstante, atë të të kuptuarit të njëri-tjetrit mes politikës dhe martesës.

Ndërkohë që dhjetorin e kaluar u shfaqën të dy në një mbrëmje bamirësie në Manhattan, ish-presidenti tha “praktikohu shumë që t’ia dalësh vetë në krye” për ta inkurajuar atë për t’u bërë kandidate për presidente. Kur Hilari i shkoi afër, Bill Clinton i dha një puthje në publik dhe më pas u ndanë. Hilari u ndje shumë mirë pas këtij akti. Pas pak minutash, duke kujtuar 30 vjetët e tyre të martesës u përpoq ta prekte Billin. Më në fund ajo tha : “Kudo qofsh Bill, të jam shumë mirënjohëse për gjithçka”.
Bill Clinton Hilary Clinton


Rezidenca - Shtëpia e bardhë
Gjatë presidencës së Bill Clinton (1993-2001), çifti kalonte shumë kohë së bashku në Shtëpinë e Bardhë, për Hilari përveç detyrimeve të saj si zonjë e parë kishte edhe impenjime politike

Koha - bashkë
Në vitet e qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, Bill dhe Hilari Clinton ishin të pandashëm dhe shfaqeshin bashkë në të gjitha ceremonitë

Në publik
Një komunikues i shkëlqyer dhe shumë orator, Bill ka luajtur gjithmonë rolin kryesor. Ndërsa Hilari dukej më e ftohtë dhe më indiferente

luku - BABY BOOMER
Presidenti i parë “babyboomer” kishte një imazh shumë rinor dhe pop në të njëjtën kohë. Ndërsa luku i Hilarit, një gruaje në karrierë po pësonte ndryshime
Rezidenca - NY DHE UASHINGTON
Tani Clintonët kanë 2 shtëpi: një në Chappaqua, Nju-Jork ku qëndron më tepër Bill dhe tjetra në Uashington ku senatorja Hilari kalon pjesën më të madhe të kohës

Koha - të ndarë
Sot çifti është ndarë mes jetesës në Uashington dhe Nju-Jork. Në 2005-ën kanë kaluar së bashku rreth 14 ditë në muaj

luku - në karrierë
Hilari ka një luk të një gruaje në karrierë. Billi është dobësuar shumë pas një diete që ka ndjekur në publik

E pavarur
Sot senatorja Clinton nuk humbet rastin për të përsëritur shpesh se ka një pavarësi të plotë