Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e enjte, korrik 13, 2006

HEROJI I PAQES RAMUSH HARADINAJ

Shkrim i botuar në Floart dhe Flori-press, enjte, korrik 13, 2006

Hero në luftë-hero në paqë:Ramush Haradinaj

Ndonëse i popullarizuar si ish kryeministër, ish komandanti i UÇK-së duhet ti mohojmë informatat e gazetave slave ,si dhe shumë informative tjera të MUP-it Jugosllavë si informative të rreme nga informatorët dhe bashëpunëtoret e komandant Ramushit,që gjeja gjenerali më trim i Kosovës ,ka “patur” aktivitete kriminale në pjesëmarrjen e tij në vdekjen e civilëve.
Në Ballkan shpesh thuhet se heroi i një personi është kriminel për personin tjetër. Ky përshkrim nuk do të mund të ishte i saktë se në përshkrimin e ish kryeministrit të Kosovës Ramush Raradinaj, i cili në mënyrë dinjitoze dha dorëheqje me 8 mars 2005 pasiqë tribunali i Hagës lëshoi aktakuzën për krime të luftës kundër tij.
Për rrafshin e Dukaxhinit,Ramush Haradinaj është hero i modelit klasik-djali i vrazhdë dhe trim nga fshati që bëri vepra të mira duke pasur guximin të luftojë për idealet e tij.
Por për popullatën serbe nëKosovë, Ramush Haradinaj është simbol i dhunës dhe padrejtësisë. Ai konsiderohet si bandit i paskrupullt- vrasës që mbizotëroi një regjim terrori në Dukaxhin, regjionin perëndimor të Republikës së Kosovës në vitet 1998-1999 duke lënë nga pas gjurmë të kufomave civile,sipas informacioneve të MUP-it Jugosllavë.
Njeriu që do të arrinte të ushtrojë respekt në masë të madhe nga ana e shqiptarëve dhe të nxisë hidhërim nga ana e serbëve ka lindur në fshatin Gllogjan më 3 korrik, 1968, fëmija i dytë nga nëntë femijë në familjen e tij.
Sikur të gjithë shqiptarët e Kosovës të lindur në vitet e gjashtëdhjeta, Ramush Haradinaj vijoi mësimet në shkollë etnikisht të përzier, dhe mësoi të flasë serbo-kroatisht.
Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1987, ai e kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në APJ, duke treguar talent të mjaftueshëm ushtarak, gjë që çoi në gradimin e tij si oficer komandant-gjë e rrallë kjo për shqiptarët.
Pas ushtrisë, Ramush Haradinaj fillimisht deshi të studionte astronomi në Univerzitetin e Prishtinës, në atë kohë të udhëhequr nga rektori serb Radivoje Papoviç. Por ai deklaroi se i ishte pamundësuar një gjë e tillë për shkak se disa nga anëtarët e familjes së tij kishin pasur probleme me autoritetet komuniste në komunën e vogël Deçan,rrënzë Alpeve Shqiptare.
Në vend të studimit, ai shkoi në Lucern, Zvicër, ku së bashku me xhaxhanë e tij e krijoi një biznes për ndërtim. Gjatë një vizite të tij në Kosovë në mars të vitit 1991, Ramush Haradinaj u zu në mes të një vale protestash dhe kryengritjesh që po ndodhnin në Kosovë si reagim ndaj një numri të ligjeve anti-shqiptare të implementuara nën urdhërat e liderit serb Slobodan Miloseviq.
Ramush Haradinaj ishte mbajtur në paraburgim për një natë dhe ishte marrë në pyetje nga policia serbe e MUP-it të Deçanit dhe të Pejës. Pas lirimit të tij, ai u kthye në Zvicër ku u paraqit dhe më vonë iu dha azili politik.
Nga ekzili, Ramush Haradinaj përcjellte gjersa Sllobodan Miloseviq vazhdonte ta dezintegronte Kosovën duke i larguar shqiptarët nga univerziteti dhe duke i përzënë ata nga pozitat shtetërore të punës.
Ai u inkuadrua në Lidhjen Popullore të Kosovës, LPK, grup radikal i shqiptarëve emigrantë me banim në Zvicër, të cilët që një kohë ishin duke thirrur shqiptarët të përdorin çdo mjet të mundshëm-përfshirë këtu kryengritjen e armatosur- për të siguruar pavarësinë e krahinës.
Gjatë kohës në ekzil, ai u dashurua me një femër finlandeze dhe filloi të jetonte me të. Nga koha në kohë, ai kthehej në Kosovë ilegalisht duke kaluar nëpër male nga Shqipëria, nganjëherë duke sjellur edhe armë me vete.
Në mars të vitit 1997, një varg investimesh mashtruese piramidale u shembën në Shqipëri, duke e sjellur vendin në një gjendje anarkie. Gjersa popullata atje ndërrmori një aksion të gjerë shkatërrimi-duke zbrazur arsenalet e miliona kallashnikovëve, granatave, minave tokësore, minahedhësve dhe municionit-Ramush Haradinaj fluturoi për në aeroportin e Rinasit ,në Shqipëri dhe filloi grumbullimin e armëve. Ai e dinte se tragjedia në Shqipëri do të shërbente për pajisjet për ushtrinë çlirimtre të Kosovës, UÇK.
Ai mblodhi një grup të njerëzve, duke përfshirë këtu edhe vëllain e tij, Luanin, në aksion të bartjes së armëve përtej kufirit. Në maj të vitit 1997, grupi i Ramush dhe Luan Haradinaj i ngarkuan armët në shpinë dhe kaluan kufirin për në Kosovë. Mirëpo pak pasiqë kaluan kufirin, ata u zunë në pritë nga trupat serbe. Luani u vra heroikisht nga soldateska serbe , dhe një nga personat tjerë u plagos rëndë.
Grupi u tërhoq dhe Ramush Haradinaj e barti trupin e vëllaut të tij përtej kufirit për ta varrosur dhe pastaj u kthye në Zvicër. “Kam qenë i humbur pas asaj ngjarje,” i tha Ramush Haradinaj mediave më vonë. “Ndjehesha përgjegjës për vdekjen e vëllait tim. Doja të vazhdoja, por nuk mundesha gjatë asaj kohe.”
Dy muaj më vonë, Haradinajt iu kthye vullneti. Ai u kthye në Shqipëri, kapërceu Alpet Shqiptaro-Shqiptare prapë për të ardhur në Kosovë dhe e themeloi bazën e tij në fshatin e lindjes në Gllogjan. Ai e shëndrroi shtëpinë e familjes së tij në bazë të UÇK-së dhe ndihmoi në ndërtimin e ushtrisë guerile të rajonit të Dukaxhinit, duke e transformuar një grup të paorganizuar të djemve të rinjë në një forcë që do ta trondiste regjimin serb.
Në mars të vitit 1998, gjatë përpjekjeve të tyre për ta eliminuar UÇK-në, trupat serbe ndërrmorën një sulm në bazën rebele në Gllogjan, duke përdorur helikopterë dhe makina të blinduara.
Duke iu falenderuar një vargu të rastësive fatlume dhe konfuzionit nga ana serbe, grupi e mbijetoi sulmin, edhepse Ramush Haradinaj u plagos disa herë.
Gjatë dy viteve të ardhshme,Ramush Haradinaj do ta humbte edhe vëlla tjetër dhe disa nga shokët e tij të ngushtë në luftime. Por gjersa UÇK shëndrrohej në një forcë guerrile,Ramush Haradinaj e fitoi reputacionin e një lufëtari që nuk i frikësohet asgjëje.
Së shpejti ai zhvilloi marrëdhënje me zyrtarët e SHBA-ve duke u bërë i vlefshëm për ta ushtarakisht dhe për intelegjencë.
Mirëpo, edhepse ai respektohej në mesin e bashkëluftëtarëve të tij dhe konsiderohej i vlefshëm nga amerikanët, ai ngjallte frikë tek secili që guxontë ti vinte në dyshim veprimet e tia.
Sipas scenareve të MUP-it të Beogradit,gjegjsisht krerëve të MUP-it të Pejës,Deçanit,Prishtinës thuhet se “…njësiti i UÇK-së i Ramush Haradinaj ka kidnapuar dhe vrarë 40 civilë serbë të cilët konsideroheshin të zhdukur në vitin 1998 dhe 1999. Disa nga këto kufoma gjëja janë gjetur në faza të ndryshme të dekompozimit në kanale që derdhen në liqen afër Gllogjanit. Trupat e disa civilëve tjerë janë gjetur në fund të puseve”.
Gjithashtu,poashtu sipas mediave të Beogradit “… supozohet se njësiti i Ramush Haradinaj ka vrarë shqiptarë”. Në fund të dhjetorit të 2002, vëllau i Haradinaj, Dauti, u dënua nga gjykata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë(në Pejë) me pesë vjetë burgim për pjesëmarrjen e tij në kidnapimin, torturimin dhe vrasjen e katër anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), të cilët ishin rivalë të UÇK-së gjatë konfliktit.Dauti,para 5 muajsh u lirua nga burgu I Dubravës dhe u prit nga bashkëvendasit e tij për here të dytë si hero I popullit,ngase edhe është hero!
Pas luftës, Ramush Haradinaj u zgjodh zv.komandant i Trupave për Mbrojtjen e Kosovës (TMK), forcë kjo e krijuar sipas modelit të Gardës Kombëtare të SHBA-ve. Sidoqoftë, pas një kohe Haradinaj dha dorëheqje nga posti i tij dhe e themeloi partinë e tij politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK.
I rrjedhshëm në gjuhën frënge dhe angleze, politikani i ri la përshtypje të mira tek zyrtarët e huaj dhe gazetarët, dhe gjersa partitë tjera politike përqëndroheshin kryesisht në çështjen e pavarsisë, Ramush Haradinaj mbështeste rëndësinë e ndërtimit të rrugëve dhe shkollave.
Edhepse shumica e respektonin të kaluarën luftarake të Ramush Haradinaj, partia e tij politike në fillim nuk gëzonte përkrahje të gjerë popullore, dhe mbetej e treta në distancë pas partisë së Akademik Ibrahim Rugovës Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe partisë së liderit të UÇK Hashim Thaçi, Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
“Ramushi nuk është njeri i politikës,” I tha IWPR një nga bashkëluftëtarët e tij në vitin 2000 kur Ramush Haradinaj hyri në skenën politike për herë të parë. “Kur flas me të, mund ta bëj të qesh një minutë, dhe ta bëjë të më vrasë minutën tjetër. Nuk mund të jesh emotiv në politikë.”
Në fakt, gjatë garës për zgjedhjet komunale në Kosovë në vitin 2000, temperamenti i Ramush Haradinaj shpesh dilte jashtë kontrollit.Ramush Haradinaj përfundoi në një përleshje fizike me ushtarët rusë paqeruajtës në një kalim kontroll.
Disa muaj më vonë, ai ndërmorri një veprim politik të gabuar edhe më të madh. Pasi disa nga rivalët e tij nga koha e luftës-familja Musaj-e konfrontuan babanë e tij duke kërkuar të dijnë se ku ishin familjarët e tyre të zhdukur, Ramush Haradinaj u zemërua tej mase.
Ai dhe disa nga përkrahësit e tij udhëtuan tek shtëpia e familjes Musa në fshatin Strellc në ora një të mëngjesit, u ngjitën mureve dhe e konfrontuan familjen. Një shkëmbim zjarri pasoi në vijim ku u përdorën edhe granata, dhe Ramush Haradinaj përfundoi i plagosur .
Pas incidentit, Ramush Haradinaj u bart me helikopter në bazën ushtarake amerikane në Kosovë, dhe më vonë u trajtua për plagë të shkaktuara nga granatat në një spital ushtarak amerikan në Gjermani. Më vonë, zyrtarët amerikanë në Kosovë do të akuzoheshin për ndërhyrjen e tyre në hetimet e OKB-së të incidentit.
Në vitet që pasuan, stili i jetës së Ramush Haradinaj shkaktonte ngritje të vetullave në Kosovë. Ai u nda nga partnerja e tij finlandeze, u martua për së dyti dhe u vendos në një shtëpi luksoze në lagjën Arbëria në Prishtinë. Edhepse shtëpia thuhej ti ishtë dhënë nga miqtë e tij, shume anmiqë të tijë politikë e vështronin një gjë të tillë me zili,ngase vetë Ramushi më vëllëzër dhe baban e tijë e ndërtuan.
Ndërkohë, mediat e ndryshme si fjala vjen “Koha ditore” e Veton Surroit,shpifte më të madhe “ se ai kishtë bërë krime lufte dhe ishte i përfshirë në tregëtinë e paligjshme të duhanit”.
Përkundër komenteve kontraverze të Beogradit,kundërshtarëve të tij politikë,Ramush Haradinaj mbetej person më i popullarizuar në Rrafshin e Dukaxhinit dhe në tërë Kosovë...
Biografia e tij në dy pjesë në formë të intervistës së zgjatur u publikua nga bashkëvendasi I tij ,publicisti I shquar shqiptar Bardh Hamza, në “Zëri” të Prishtinës ( nga një ndër shtëpitë botuese më të famshme në Kosovë), dhe ishte ndër librat më të shitur.
Në Rrafshin e Dukaxhinit , ai gëzonte përkrahje besnike. “Ne kemi njerëz tjerë për politikë,” thonin fshatarët e rajonit të Dukaxhinit. “Por nëse serbët kthehen, ne e kemi Ramushin.”
Pas zgjedhjeve , AAK hyri në koalicion me partinë në udhëheqje LDK dhe Ramush Haradinaj u zgjodh kryeministër i Kosovës.
Emërimi i tij i zemëroi si serbët ,kundërshtarët politikë tjerë,poashtu edhe diplomatët perëndimorë, shumica prej të cilëve i bënë thirrje Misionit të OKB-së në Kosovë të pengojnë emërimin e tij. Gazeta “The New York Times” kritikoi ashpër emërimin e tij në një editorial.
Mirëpo, Soren Jessen-Pettersen, shefi i Misionit të OKB-së në Kosovë, refuzoi të intervenojë, duke deklaruar se, “Nëse unë do ti thoja Jo këtij emërimi, unë do ti thoja Jo demokracisë.”
Sipas të gjitha burimeve, pasiqë u emërua, Ramush Haradinaj dëshmoi të jetë një lider efektiv dhe dinamik, duke mbështetur një pilot projekt që i ofronte Kosovës një pavarësi(të kushtëzuar).
Më 8 mars 2005, pasiqë gjykata për krime të luftës pranë OKB (Hagë)e konfirmoi aktakuzën kundër tij, Ramush Haradinaj e shpalli dorëheqjen e tij prej kryeministri dhe u betua se do të udhëtonte për në Hagë të ndeshej me akuzat e Karla Del Pontës, kundër tij.
Gjatë dorëheqjes, Ramush Haradinaj thirri popullin për qetësi dhe apeloi kundër protestave të dhunshme.
Por kur ai do të thirret të përgjigjet për të kaluarën e tij si komandant I forcave guerrile, shumë frikësohen se temperamenti i tij do të del në sipërfaqe, gjë që mund të sjellë trazira dhe mund ti jape fund paqes së brishtë në Kosovë.
“Ai mund të jetë në paraburgim nga tribunali, por përkrahësit e tij vetëm janë duke bërë plane,” thoshin banorët e fshatit tim,Isniqit,në një tubim masiv kur u burgos Ramushi.
Ramushi gjatë vitit 2007 duhet edhe një here të përballohet më akuzat e Tribunalit të Hagës,por gjithsesi ai do të lirohet nga aktakuza ngase gjenerali,guerili dhe heroi I Dukaxhinit nuk ka bërë krime lufte,por ka mbrojtë popullin nga soldateska e satrapit dhe kriminelit Sllobodan Millosheviqit.

Flori Bruqi

posted by Flori Bruqi | 5:49 MD

<< Home