Flori - Press

Mire se vini ne faqen tone virtuale "Flori-Press" te moderuar nga stafi redaktues Flori Bruqi, Engjell Shehu,etj.

e premte, korrik 14, 2006

Edhe kjo ndodhë në televizionet tona

Lexoni ne Floart,Flori-Press shkrimin e botuar diten e premte, korrik 14, 2006

DUSHK-PËR GOGLA SHESIN MANTILBARDHËT

Edhe kjo ndodhë në televizionet tona

Me shkas :Shumë zhurmë-për asgjë

Mbremë televizioni i pavarur 21,filloi “serialin televizivë meseleshën- ZOOM”
më titull simbolik “QKUK 2006”.

Aktorë të këtij seriali-filmi të viztuar –animuar ishin aktorët e specializuar të serive televizive për filma horror Dr.Pleurat Sejdiu,sekretar i përhershëm i MSH,Dr.Fadil Beka,drejtor ekzekutiv në QKUK,Prof.dr.sci.Hasan Ahmetidrejtor
mjekësor në QKUK dhe Ibrahim Tërshnjaku,z.kryeinspektor sanitaryë pranë MSH-së.

Aktorët ishin ulur në 5 karrika pranë hipodromit të emërgjencës së QKUK-së në pike të zhegit dhe gjironin filmin e “qëlluar” më autorë seriali z. Bahtir Cakollin, i cili për fat të keq rolin nuk e dinte ta loz mirë më këta aktorë.

Emisioni “Zoom” është një turp i rradhës për vetë Radio Televizonin 21 si dhe vetë Ministrinë e Shendëtësisë që lejon debate të tilla pa kritërpara opinionit!

Apo qëllimi ishte diku tjetër,ti tregohet popullit se QKUK-ja mirret me tepër më bizneset tjera:qebaptore,restorante…pilare,se sa më shëndetin e qytetarëve të sajë.

Nuk u tha asnjë fjalë për barërat e skadura,hajnitë dhe korrupsionin,pislleqet që mbretëronë mbrenda QKUK-se etj.etj.

Aktorët më bindës në këtë serial të “mirëpritur”nga shikuesit ishin Prof.dr.Hasan Ahmeti dhe Ibrahim Tërshnjaku,që shkencërisht folën për gjendjen e mjeruar në QKUK dhe elaboruan se si mund të dilet nga kjo situate, të këtij seriali që po mbretëron tash e 7 vjetë...Por fjaët e tyre ishin për Fadil Bekën...,sikur të derdhësh ujë në një kacë të shtjerrtë...

Dy aktorë tjerë(mjekët Pleurat Sejdiu dhe Fadil Beka) ishin shumë nervozë në ketë serial meseleshen veror.

I pari ,posa ishte kthyer prej pushimi dhe nuk e dinte se si është gjendja në QKUK,kurse i dyti vazhdonte në stilin e tij të vjetër “Qentë lehin ,karvani vazhdon”(Vallë athua cilët qenë të Qeverisë apo të Fadilit kur i ruante lopët në Drenicë)...

Shikuesi i serialit,me siguri e ka pa sikletin dhe djersitjet e madha që shifeshin në fytyren e zbehtë më zdrallë të qulltë nga djersët e Fadil Bekës,i cili edhe kësaj radhe nuk dijti mirë të loz rolin e tij prej despoti.

Po ku ta dijë ky "drejtor" të menaxhojë 3000 dele (kërkoj falje publike për këtë shprehje)sepse brenda orarit të punës gjymsen e tyre si ka në punë !

Të menaxhosh më QKUK-në është njësojë sikur të menaxhosh më popullin,apo me Qeverinë!

(Në vend se të menaxhojë Hasan Ahmeti,Ilir Tolaj,Avdyl Krasniqi,Bedri Zahiti,Gani Bajraktari apo dikush tjetër me QKUK-në duhet të menaxhojë nxënësi i tyre i dobët,që nuk di të bejë një zorrë qorre operacion,e le më të menaxhojë më QKUK-në).


Nuk e di si kanë fytyrë (disa nga aktorët e këtij seriali verorë) të dalin para auditoriumit dhe të rrejnë haptas se gjendja është për bukuri në QKUK dhe MSH!

A është gjendja e mire apo jo e dijnë edhe këta të Parlamentit,Qeverisë,të partive politike.

Ku është Kryetari i Kryesisë së Kosovës prof.dr.Fatmir Sejdiu,Kryetari i Qeverisë së Kosovës gjeneral Agim Çeku,gjeneralet Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaqi etj.që nuk po ndërrmarin masa ndaj qebaptorëve,burektoreve etj.(apo edhe këta kanë dëshirë t'ju bije n gojë ndonjë qebabë prizreni apo Drenice në gojë…)

Ndofta më së pakut kjo situatë i konvenon z.minstrit Dr.Fadil Kryeziut,i cili më aktoret e tij është duke u munduar më mish dhe shpirtë të zgjedhë ketë pandorë!
Ministri Sadik Idriz ,i ka shtije veshët në leshë,se më sa duket ia ka zenë dikush petën,e spo bën zë,mu sikur aktorja jonë e njoftur -hajnesha R.Mumcu,ish ministër në Qeverinë Rexhepi!

Po, është e vërtettë se dikujt kjo situatë po i konvenon,por më së pakut i konvenon z.Pleurat Sejdiu! ...

Dihet mirë se familja e Dr Pleuratit, me babe Shefkiun,profesorin e ndritur të UP-së dhe agjë Fatmirin,kryetarin e kryesisë së Kosovës , nuk dëshirojnë që djali -nipi i tyre të jetë aktorë i keq në këtë pasul shëndetësorë,por i njajti (Pleurati) duhet të merr masa radikale që të dalë nga kjo situatë për hirë të familjës dhe reputacionit të sajë në popull që e ka.


Flori Bruqi

Prishtinë,14.07.2006.

posted by Flori Bruqi | 8:34 PD